Ne fushat dimerore
Debora e thinjur perulet
si bard plak mbi telat e mpire;
Tutje fushes telat trishtohen
per sa ndarje qe mbartin ne hapesire.
Ti ke qene ne keto fusha me mua,
ke kpute lule buze udhe dikur;
Dua t'i zbuloj gjithe fushat nga debora
te me kujtohesh ti
me lule nder duar.
Do me kujtohet dhe kenga e vjeter
qe kendova per ty
ketu nje nate;
Ja, debora e thinjur po u bie
si bard plak, telave te gjate...
Krijoni Kontakt