Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 236 prej 236
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,393
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Ne fushat dimerore

    Debora e thinjur perulet
    si bard plak mbi telat e mpire;
    Tutje fushes telat trishtohen
    per sa ndarje qe mbartin ne hapesire.

    Ti ke qene ne keto fusha me mua,
    ke kpute lule buze udhe dikur;
    Dua t'i zbuloj gjithe fushat nga debora
    te me kujtohesh ti
    me lule nder duar.

    Do me kujtohet dhe kenga e vjeter
    qe kendova per ty
    ketu nje nate;
    Ja, debora e thinjur po u bie
    si bard plak, telave te gjate...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,393
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Refugjat

    Shpejt e shpejt muret e nates
    ngriten vetmine time.
    Nena ime! Ketu s'njoh njeri,
    as druret, as folklorin e zogjve.

    Mbi nje kale te vogel gjethesh
    garentina ne enderr me vjen.
    Ah, c'do te me vrase rrufeja e huaj
    neper shira qe s'i njoh!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,393
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Rapsodia e vjeter e lahutes

    Kam percjelle drejt varreve trimat,
    kur gjamataret rrihnin gjoksin duke vallezuar.
    Neper gryka cirreshin leket: ho, ho!
    Zeri im prej lotesh,
    zeri im prej gjaku
    superene mbi drurin e trishtuar...

    Zeri im i uritur, zeri im i tmerruar,
    duke larguar shpirtrat nga femijet,
    duke thirrur rete dhe shiun,
    duke u mbrojtur nga legjendat, nga Mikprerja,
    zeri im pagan...

    Enisé, enisé!

    Ne krye te korteut te zymte, ne darken e te vrarit,
    ne shitjen e kaut te vetem dhe tokes,
    ne pengjet e vajzave, ne vetevrasjet, ndarjet, dashurite,
    vura duarkryq zerin tim mbi gjithe kete dhembje dhe thashe:

    Enisé, enisé!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,393
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Jeniceret

    Ne mbremjen verore, kur yjet flene,
    ne fund te perrenjve argjendore
    vijne jeniceret nen gjysem hene:
    -Ku eshte varri i te madhit Skenderbe?

    E kembet e kuajve trazojne perrenjt,
    trokellimat e tyre nder kenge jehojne;
    Ngrihen te renet qe nga fundi i kengeve
    me leshra te pergjakura,
    therrasin shoqi-shojne.

    ...Dhe ikin jeniceret mes fshatrave arbereshe,
    mes kasolleve me thekrishte qe turku na i dogj;
    I mallkon pas era e fushave te gjera,
    i mallkojne kasollet,
    thekra qe s'u poq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 02-11-2011 mė 12:42
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,393
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Largesi

    Atje larg te ishujt e kalter
    pashe portretin tend ne horizont.
    C'ben atje larg dhe perse u bere re?
    Une do te mbetem ne kete toke qe quhet Shqiperi.

    Ate dite ti zbrit dhe sillme nje trendafil prej shiu.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #226
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Frederik Rreshpja



    "FREDERIK RRESHPJA - I FTUAR TE “GAZETA E ATHINĖS”



    Me kėnaqėsi tė veēantė po paraqes poetin Rreshpja, njėrin nga miqtė e mi mė tė mirė tė rinisė. Me Frederikun jemi takuar disa herė, por sidomos kemi ndenjur bashkė disa ditė nė fundvitin 1971, kur sėbashku me poetin Dhori Qiriazi dhe shkrimtaren e re Adelina Gina na ēuan nga Lidhja e Shkrimtarėve nė Azotik tė Fierit pėr “tė njohur nga afėr klasėn punėtore”. Pastaj ndodhi ajo qė ne e quajmė “lufta pėr shkatėrrimin e kulturės dhe letėrsisė shqipe”, terrori i Plenumit tė katėrt. Nė gazetėn “Koha Jonė” tė datės 15 gusht 2005 Skifter Kėlliēi, mes tė tjerash shkruan...
    “F. Haliti u degdis nė humbėtirat e Lushnjės, Xh.Spahiu, dy herė i kritikuar nga vetė Enver Hoxha pėr poezi surealiste, shpėtoi ēuditėrisht pa u dėnuar. H.Mecaj u dėrgua me dėnim nė Vlorė, M. Zeqo u hoq nga gazeta "Drita". Tė dy pėr hermetizėm nė poezitė e tyre, kurse njė tjetėr, Frederik Reshpja, poet i talentuar, pėrfundoi madje nė burg e pas tij edhe poetėt J.Bllaci, Z.Morava, P.Taci. Kurse poeti i ri, poeti I.Blloshmi madje u pushkatua...”.
    Pas shumė vitesh, mė 1991, Frederiku kishte krijuar njė ndėrmarrje botuese. Mė dėrgoi letėr me prozatorin e njohur Shefqet Tiganin ku mė kėrkonte libėr me poezi se donte ta fillonte punėn e tij me mua. Megjithėse nuk kisha gati ndonjė libėr, u emocionova deri nė mallėngjim. Shkova nė Tiranė, e kėrkova, por askush nuk e dinte me saktėsi se ku mund ta gjeja. Kėshtu ka qenė gjithnjė Frederiku, pa adresė.
    Kurse studiuesi dhe pėrkthyesi i mirėnjohur Hans-Joachim Lanksch shkruan “Frederik Rreshpja (a Reshpja, tė dhanat luhaten), i lindun mė 1941, a 1940, āsht nji legjendė pėr sė gjalli. Njohėsit seriozė tė poezisė ia nisin kuvendit tė entuziazmuem sapo pėrmendet emni i Fred Rreshpes. Nė jetėn publike dhe nė skenėn letrare tė Shqipnisė, ai nuk āsht i pranishėm. Pėrmbledhjet e poezisė sė tij nuk gjenden mā nė shitje. Kritika letrare nė Shqipnķ, me sa ekziston, nuk e merr mā nė dijeni poetin Reshpja.
    Reshpja s'āsht poet i gazėllimit himnik, pa lėre ekzaltimin kombėtar. Temat e tij janė humbja, individualiteti dhe bukurie prekėse. Larg gjithė toposėve avazesh albanocentrike, poezia e Frederik Rreshpes āsht letėrsi e dorės sė parė tė kalibrit evropian”.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė "Gazeta e Athinės", shtator 2005)

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Frederik Rreshpja, ky antikonformist galant!

    Arlinda Guma

    Rreshpja ėshtė i pėrjashtuari i madh nga tekstet mėsimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetėm) qė nė vend tė edukojnė, ē’edukojnė frikshėm gjeneratėn e re….Rreshpja ėshtė ndėrgjegjja inekzistente e shkrimtarėve tė glorifikuar podiumeve tė diktaturės…Rreshpja ėshtė denoncuesi tronditės i njė shoqėrie cinike qė nuk ka veshė tė dėgjojė

    Pak-kush e di se mė 17 shkurt 2014 ishte 8-vjetori i vdekjes sė poetit Frederik Rreshpja. 1381590_570833599657233_388777726_nMidis debateve ezauruese mbi Shėn Valentinin komercial, statusit tė tiranasit aristokratiko-autentik dhe stėr-shfaqjeve bajate tė politikanėve nėpėr ekrane, nuk u gjend askund, as edhe njė cep i vogėl e i parėndėsishėm, disa-sekondash, ku tė pėrmendej emri i tij. Asnjė! Tek e fundit pėrvjetori i vdekjes sė njė rebeli tė pakompromis nuk pėrbėn lajm pėr turmėn e konformistėve qė di tė gjendet gjithmonė nė anėn e duhur dhe mė tė volitshme. Ēdo herė kur dua tė mbrohem prej agresionit qė mė dėrgon realiteti i pėrditshėm, ndėrsa kaloj bezdisshėm nėpėr duar tė gjithė librat nė bibliotekėn time, pa ndalur askund dhe e alarmuar, si ai kuzhinieri qė ka humbur aftėsinė pėr tė shijuar gatime tė reja, kam njė dėshirė kėmbėngulėse pėr tė shfletuar e ri-shfletuar poezitė e tij. Dhe ēdo herė ndjej se pas kėtij leximi ndjesia e alarmit brenda meje zbutet dhe mė jep sigurinė se shijet e mia kanė mbetur ende tė paprekura, edhe pse mė pas, kėsaj sigurie ia zė vendin njė pikėllim i thellė pėr faktin se e kam ndeshur kaq vonė kėtė poet.



    Shpesh pėr fatalitetin qė shoqėron talentet ekstreme, ka njė lloj pėrligjje nga njeriu i rėndomtė, njė lloj certifikimi cinik (e pse jo, ndonjėherė dhe hakmarrės), pėr pamundėsinė e menaxhimit prej tij tė personalitetit tė fuqishėm tė kėtyre talenteve. Si rrjedhojė, harresa dhe indiferenca duket se janė fatalitetet mė tė zakonshme pėr individė kaq tė pazakontė. Por ndonjėherė mė ndodh tė pyes veten, ashtu naivisht, nėse poetėt e tjerė kanė patur ndonjėherė ndonjė ndjesi faji pėr faktin se nė kohėn kur glorifikoheshin bujshėm podiumeve tė diktaturės, njė poet i pėrmasave tė jashtėzakonshme si Frederik Rreshpja dergjej nė burg. Nėse nė kohėn e diktaturės nuk guxonin ta pėrmendnin, pėrse tani heshtin dhe nuk e pėrmendin si tė mos ketė ekzistuar kurrė? Si ėshtė e mundur tė mos jenė tė ndėrgjegjshėm pėr pėrmasat e kėtij poeti lėnė nė harresė nga tė gjitha regjimet?

    Ca prononcime sipėrfaqėsore snobėsh insistojnė nė idenė se artisti nuk duhet tė pėrzihet me politikėn. Tė tjerė, kritikojnė artin e angazhuar…

    Po si ėshtė e mundur tė bėsh art brenda njė sfere kristali? Po si ėshtė e mundur tė mundėsh tė mbetesh NJERI brenda kullės sė fildishtė? Po si ėshtė e mundur qė si individė, kėta shkrimtarė e poetė tė mos kenė kurajėn fisnike dhe pėrgjegjėsinė qytetare tė thonė me zė tė lartė, qoftė dhe tani, vonė, pas diktaturės, se Rreshpja ėshtė njė poet i pėrmasave tė jashtėzakonshme? Ėshtė detyra e tyre, para sė gjithash; si individė, si pjesėtarė tė kėsaj shoqėrie qė shpesh demonstron njė mungesė tė theksuar ndėrgjegjeje sociale. Dikur kam lexuar njė shkrim tė Moikom Zeqos, apo diēka tė shkruar prej Vrion Gaēit kushtuar poetit, por emrat mė me zė tė akademikėve nuk i kam dėgjuar ta pėrmendin. Njėlloj sikur ai tė mos ketė ekzistuar. Ka njė lloj aleance tė heshtur tė tė gjithėve pėr tė mos e pėrmendur emrin e tij, apo ėshtė thjesht harresė e zgėrlaqur, nė kėtė realitet po aq zgėrlaqės, qė as njė godinė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nuk e ka mė?

    Ėshtė kjo njė prej atyre smirave dhe zilive tipike ballkanike, delirante, narcizėsh qė shtyhen me bėrryla pėr pak vend nė diell, edhe pse nė kėtė vend diell kemi me shumicė? (aq shumė sa ndonjėherė na bie nė kokė!)

    Frederik Rreshpja duket sikur ka jetuar nė njė jetė tjetėr, njė jetė paralele; Kur isha fėmijė, bisedoja me delet/qė mė flisnin gjėra tė menēura/Ēudi! Kur rritemi, dhentė nuk flasin mė/…

    Nė njė kohė tjetėr. Mbase ky ka qenė njė lloj vetė-imunizimi krejt i ndėrgjegjshėm pėr ta shpėtuar artin e tij. Ndoshta ky ka qenė dhe bekimi i vetėm dhe i madh qė mundi tė marrė nga jeta e pamerituar qė pat. Sepse nė artin e tij nuk ka pikė skematizmi, siē e gjen ngado nė krijimtarinė e tė gjithė artistėve tė tjerė tė asaj kohe. Njė skematizėm, tė cilit nuk i kanė shpėtuar as artistėt disidentė; ata tė ashtuquajturit apo vetėquajturit kėshtu, e tė tjerėt me radhė. Kur e kam lexuar pėr herė tė parė Frederik Rreshpjen, mendimi i parė qė mė ka ardhur nė mendje ka qenė: – Ē’elegancė e pėrkorė! Pastaj kam shfletuar tė gjej datėn e lindjes sė tij. Isha gati, krejt e sigurt, se duhej tė ishte poet i postdiktaturės. Por jo! Pėr habinė time mėsova se Rreshpja kishte lindur nė vitin 1940. Po si ėshtė e mundur kam pyetur veten, si ėshtė e mundur qė nė atė kohė kufizimesh e pėrēudnimesh shpirtėrore dikush tė mundte tė shkruante kėshtu? Nė mėnyrė kaq tė kristaltė, kaq tė hijshme, kaq tė shpenguar, kaq moderne, kaq delikate, kaq tronditėse, kaq tė thellė? Poezia e tij ėshtė si njė ekografi ku ai vizaton hijshėm me dhimbjet e vrajave dhe lėndimeve tė brinjėve tė shpirtit tė ciflosur. Unė nuk kam hasur nė asnjė poet tjetėr tė asaj periudhe njė elegancė tė tillė vargjesh. Unė nuk kam hasur as nė kėto kohė qė jetoj njė pėrsosmėri tė tillė, artistike. Jo rrallė poetėt shqiptarė e kanė groteskėzuar poezinė pėr hir tė rimės, pėr shkak tė cungimit apo kushtėzimit qė mund t’i shkaktojė ajo vargut apo mendimit, ndėrkohė qė Frederik Rreshpja arrin tė shkruajė pėrsosshmėrisht kėshtu; Rrėzohet nga drurėt trishtimi i dėborės/lugina me hėnė e lyer/dhe drerėt e erės vėnė kujėn nė dhembje/me brinjėt prej akulli thyer…

    Teksa lexon kėto vargje, tė duket sikur tė kalon pėrpara syve i gjithė peizazhi dimėror qė Rreshpja ka pikturuar me ato pak penelata; tė pikėlluara, po aq tė sigurta pėr nga teknika mjeshtėrore. Dhe rima nuk duket fare njė kufizim pėr tė.

    Nė njė nga intervistat e tij, tė pakta, dhėnė pėrpara disa viteve, Rreshpja ka cituar Heminguejin, i cili pak a shumė thekson se njė poet duhet tė kalojė shumė vėshtirėsi pėr t’u bėrė njė poet i mirė. – Po unė nuk jam Jezu Krishti! – thotė Rreshpja. Ndėrsa nė njė intervistė tjetėr ėshtė shprehur se shpesh i ka ndodhur tė gdhihet nė qiell tė hapur, se ndonjėherė ka tentuar tė vrasė edhe veten, se i duhej tė bėnte njė operacion nė zemėr, i cili kushtonte, dhe ai nuk e pėrballonte dot financiarisht.

    Me ē’duket, pėr qeverinė e atėhershme (e jo vetėm atė) kjo nuk ka qenė njė klithmė SOS-i. Ēfarė duhej tė bėnte mė tepėr qė shoqėria t’i siguronte sė pakti disa vite dinjitoze tė fundit tė jetės?

    Nėse lexon me vėmendje intervistat e pakta qė ka dhėnė ai disa vite pėrpara se tė vdiste, duket se ka qenė plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr talentin e tij, prej tė cilit, ashtu shpėrfillshėm, nuk ka patur kurrfarė pritshmėrie, sepse duket plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr kohėrat absurde qė jeton. Nė kėto intervista ai flet fare pa dorashka pėr; antologji poetėsh promovuar bujshėm ku atė nuk e kanė pėrfshirė, pėr autorė tė patalentuar qė librat ua sponsorizojnė prindėrit e pasur, pėr njė mbrėmje poetėsh nė Durrės ku atė nuk e kanė ftuar. (E si mund tė pretendosh ta pėrmendin nė pėrvjetorin e vdekjes?) Flet pėr politikanė indiferentė, tė afėrm e miq qė i ngulin thikėn e fundit pas shpine, fjali tė cilat ai i mbyll pikėrisht me atė lloj shpėrfillje prej njeriu qė ka humbur gjithēka dhe nuk e impresionon mė asgjė. I vrarė nga kjo pranverė e kotė/braktisur nga bota e tėrė

    Por ēuditėrisht, nė atė jetėn tjetėr, paralele, ku ai bėn art, dhe art tė vėrtetė, pa hile apo efekte sterile, Rreshpja ėshtė njė impresionist. Rreshpja ėshtė Moneja shqiptar i fjalės, por jo vetėm kaq; Rreshpja ėshtė edhe njė poet denoncues brenda galantėsisė sė tij, tė pėrkorė dhe fjalorit poetik aq tė pasur, mbushur tragjikisht me dhimbje tė bukura.

    Natyrisht qė prononcime tė tilla, tė pakompromisshme, krijojnė armiqėsi nė kėtė Shqipėrinė tonė, tė vogėl, mbushur me njerėz po aq “tė vegjėl”, qė ia numėrojnė biografinė njėri-tjetrit njė mė njė. Natyrisht qė nė njė realitet si ky, qė u pret krahėt dhe i cungon pėrjetė shpirtrat e lirė, ai s’do tė mundte kurrė tė gjente rehati. – Shpirtrat e tė vdekurve enden ajėr- shkruan ai. Por unė dua shumė qė nė kėtė pėrvjetor tė tetė, turpshėm; tė shurdhėt, tė kėsaj humbje kaq tė madhe pėr letėrsinė shqiptare, shpirti i tij tė ketė gjetur prehjen e merituar, pas jetės sė pamerituar qė pat. Sot ndjeja se duhej tė ulesha e t’i shkruaja tė gjitha kėto, sepse ēdo herė kur e shfletoj poezinė e tij, seē kam njė lėndim tė madh nė kraharor dhe njė ndjenjė tė vazhdueshme faji qė jam pjesė e kėsaj shoqėrie pa ndėrgjegje sociale, e cila nuk i siguroi njė jetė dinjitoze kėtij talenti te pazakontė. Ndoshta ky shkrim do tė botohet nė ndonjė cep tė vogėl e krejt tė parėndėsishėm tė ndonjė gazete, ndėrkohė qė ballinat do tė vazhdojė t’i pushtojė politika dhe ideologjia, por, i dashur lexues rastėsor qė je ndalur aksidentalisht nė kėtė shkrim, nuk ėshtė asnjėherė vonė pėr tė bėrė njė vepėr tė mirė pėr kulturėn e vendit tėnd. Nuk ėshtė asnjėherė vonė pėr ta korrigjuar sadopak kėtė harresė tė turpshme.

    Rreshpja ka lėnė dorėshkrime tė pasura, romane, ese dhe poezi tė pabotuara. Do tė ishte nė nderin e Ministrisė sė Kulturės, apo tė kujtdo qė mund tė kontribuojė financiarisht t’i qėmtonte kėto shkrime e te mos i lejonte mė tė dergjeshin nė pluhurin e harresės, dhe nėse ėshtė e nevojshme, edhe tė pajtohej njė njeri i specializuar pėr tė deshifruar shkrimin e tij, tė pakuptueshėm, argument me tė cilin justifikohet rėndom indiferenca ndaj veprės se tij. Para disa vitesh, nė fasadėn e njė pallati nė Rrugėn ″Bardhyl”, mė bėnė pėrshtypje fjalėt: ″Faleminderit!”, “Mirupafshim!”, “Ndjesė!”, “Mė fal!”, etj. Njė nismė e shkėlqyer pėr tė edukuar qytetarinė e ē’edukuar nė kaosin post-demokratik, por ē’do tė mendoje lexues, sikur nė fasadėn e njėrit prej kėtyre pallateve tė shkruhej njė strofė prej poezisė sė tij? Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin demokracia/

    mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė/por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme/

    tė lira dhe korrekte/ashtu dhe TV-ten/Pastaj lanė gjakun/te ullishtja me drurėt e spėrdredhur nga dhimbja…/

    Dhe le tė shėrbejė kjo strofė si njė denoncim pėr kujtesėn tonė tė shkurtėr historike.

    Rreshpja ėshtė ai monumenti antik dhe modern njėherėsh, ku prej indiferencės sonė tani atje dergjen bagėtitė…Rreshpja ėshtė i pėrjashtuari i madh nga tekstet mėsimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetėm) qė nė vend tė edukojnė, ē’edukojnė frikshėm gjeneratėn e re….Rreshpja ėshtė ndėrgjegjja inekzistente e shkrimtarėve tė glorifikuar podiumeve tė diktaturės…Rreshpja ėshtė denoncuesi tronditės i njė shoqėrie cinike qė nuk ka veshė tė dėgjojė…Vendosjani njė rruge emrin e tij! Njė rrugice tė vogėl e tė pabujė, ashtu siē qe vetė jeta e tij. Njė rrugice me pemė, lule e zogj qė aq shumė i desh. Mėsojuani fėmijėve poezinė e Rreshpjes! Tregojuni atyre pėr jetėn e tij. Ėshtė njė mėsim i vlefshėm qė kur tė rriten, ata tė mos e gjejnė veten nė anė tė turmės konformiste…Duajeni kėtė poet qė i deshi njerėzit…. qė s’ia kthyen dashurinė…

    http://mapo.al/2014/03/08/frederik-r...ormist-galant/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    KAPELET E NJE BOHEMI

    22 Prill 2014 | : Kulturė | Autor: Alda Bardhyli

    Nė shtėpinė e Frederik Reshpjes… Mes dorėshkrimeve qė Gjovalini i ruan me kujdes dhe kujtimeve tė mbyllura nė bufenė e vjetėr

    Alda BARDHYLI

    Familja Reshpja (1)

    Familja Reshpja (2)

    Familja Reshpja (3)


    Familja Reshpja (4)

    Familja Reshpja (5)

    Familja Reshpja (6)


    Njė dritė rrinte ndezur deri pas mesnate nė shtėpinė e Reshpjave nė lagjen “Gjuhadol” nė Shkodėr. Ishte Frederiku, qė nė dhomėn e thjeshtė, tė mbushur me libra, hidhte nė letėr vargje. Kur qyteti ishte zhytur nė gjumė tė thellė, poeti ishte zgjuar. Gjovalini (i vėllai) kujton ende zėrin e nėnės, e cila i lutej tė fikte dritėn. Ky ishte njė ritual i zakonshėm nė familjen Reshpja, i cili vazhdoi derisa nėna u largua pėrgjithmonė nga jeta. Drandafile, gruaja nga Xhani, tė cilėn lagjja dhe tė afėrmit e thėrrisnin File, ishte njė grua e rrallė pėr bashkėkohėsit. Me njė instinkt tė lindur, ajo i rriti 5 fėmijėt tė lirė, gjė qė reflektohet nė jetėt e tyre, duke u vėnė emra shenjtorėsh. Mikeli u arsimua pėr filozofi, Pasuala u bė piktore, Antoneta arsimtare, Antoncjeta shtėpiake, Gjovalini mjek, e Frederiku poet, ose “rebel” siē e quante veten ai. Nė shtėpinė qė dikur ziente nga zhurmat, tashmė jeton vetėm Gjovalini. Prej kohėsh ka zėnė shtratin pėr shkak tė shėndetit jo tė mirė. Ish-mjeku, tashmė ndan orėt nė dhomėn e mbushur me kujtimet e sė shkuarės. Sapo hap derėn e drunjtė tė shfaqet njė pikturė e Frederikut. Nė ato momentet e tij frymėzuese, me kapelėn nė kokė dhe cigaren qė nuk e hoqi asnjėherė nga dora. Pak mė tej njė fotografi e tė zotėve tė shtėpisė, nė rininė e tyre, para se kjo shtėpi tė mbushej me fėmijė. Nė njė cep tė dhomės njė copėz biblioteke e mbushur me libra. “Janė librat e Frederikut. Gjithė koleksioni i tij”, thotė Gjovalini. Njė libėr i Fatos Arapit me poezi i botuar nė vitet ‘70, ka mbetur i pazverdhur nga koha. Shekspiri, i preferuari i Reshpjes ka mbetur aty…Nė njė dosje tė lidhur me njė lidhėse tė bardhė Gjovalini ka gjithė dorėshkrimet e lėna pas nga i vėllai. Pas vdekjes sė Reshpjes, ai ėshtė trashėgimtari i tyre. “Duhet t’i sistemoj dhe t’i pėrmbledh nė njė libėr. Por unė jam i sėmurė dhe ėshtė e vėshtirė. Shkrimi i Frederikut ėshtė i pakuptueshėm. Jemi munduar t’i deshifrojmė me Moikom Zeqon, por ėshtė e vėshtirė. Ėshtė poezi dhe njė shkronjė i ndryshon kuptimin”, thotė Gjovalini, teksa mban nė dorė njė bllok tė vogėl, ku i vėllai shėnonte numrat e telefonit, tė cilin e mban nė komodinėn bri shtratit. “Vetėm ai mund t’i kuptonte se tė kujt janė numrat”, thotė Gjovalini, i cili kėto kohė ėshtė pėrpjekur tė deshifrojė kodet e tė vėllait. Nė njė bufe tė mbushur me teshat e njė beqari tė pėrjetshėm, Gjovalini nxjerr ngadalė kapelat dhe kollaret e Frederikut. Teksa i vendos mbi divanin kaf, ai tregon historitė e tyre. Pavarėsisht trishtimit qė kishte vitet e fundit tė jetės, pėr shkak tė gjendjes ekonomike e shėndetit, ai nuk e hoqi asnjėherė kapelėn e kollaren teksa dilte nga shtėpia. Kėto dy detaje e veēonin poetin nga njerėzit e tjerė tė zakonshėm. Dhe pse dukej njė tip i shkujdesur, Reshpja vlerėsonte detajet. “Vitet e fundit i kaloi nė kėtė shtėpi. Pėsoi dy infarkte para se tė ikte pėrgjithmonė. I vetmuar dhe dukej sikur e parandiente vdekjen”, tregon Gjovalini. Poezinė “Pėrgjithmonė” ku shkruan: “O ajėr i mbrėmjes mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri/ Kur tė mbyllen sytė e mi, nuk do tė ketė mė det/dhe varkat e lotėve kanė pėr tė ngecur nė stere/ shkoj dhe shirat po i lė tė kyēura/ Por do tė kthehem nė ēdo stinė qė dua/ Unė kam qenė trishtimi i botės/ O ajėr i mbrėmjes, mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri/”, e ka shkruar pikėrisht nė vitet e fundit tė jetės. Poetėt duket sikur e parashkruajnė fatin e tyre. I tillė ishte Reshpja i ndjeshėm si njė ajėr. Gjovalini thotė se e ka njohur mė mirė tė vėllain pas vdekjes. “Kemi qenė natyra tė ndryshme. Unė isha 13 vjet mė i vogėl se ai”, tregon ai, teksa kujton burgun dhe arrestimet e Reshpjas. Ato vite e vranė poetin shpirtėrisht dhe pse u duk sikur pas burgut ai e mori sėrish veten, nuk i shpėtoi dėshpėrimit. Duket sikur ky i fundit ishte prehja pėr tė shkruar vargje. Vetėm njė shpirt i lėnduar mund tė linte pas poezi tė tilla, qė Gjovalini do aq shumė t’i kuptojė. Kur Moikom Zeqo i lexonte poezinė qė Reshpja ia ka kushtuar nėnės”, ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja/se tėrė shirat e botės binin pėr mua/ po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite/ e di se s’ka asnjė kuptim qė bie shi…”, ai kishte pyetur “Po nėna ku ėshtė?”. Pavarėsisht se nuk e njeh botėn e librave, ky mjek qė tashmė i duhet tė kujdeset pėr shėndetin, ėshtė i bindur se ato fletė tė verdha me shkrimin e pakuptueshėm janė gjėja mė e ēmuar qė ndodhet nė kėtė shtėpi, qė duket sikur do tė rrėzohet nga kujtimet.

    Gjithēka ka mbetur ashtu si nė vitet kur Reshpja hynte mendueshėm pėr t’u ndalur te cepi i tij i frymėzimit pėr tė shkruar, nė shtėpinė e Reshpjave. Gjovalini nuk do tė ndryshojė asgjė. Nė kėtė moshė, kujtimet sa vijnė e bėhen mė tė rėndėsishme dhe shpirti i tė vėllait duket sikur jeton nė kėto dhoma tė vogla, ku hyn mundimshėm ky shi i lehtė i prillit. Ai e kujton si vėllain e dashur, qė nuk pranoi asnjėherė kompromisin me botėn, dhe qė tėrhiqej i heshtur nė kėndin e tij dhe shkruante. “Frederiku ishte ndryshe”, kaq mund tė thotė tani, teksa kujton se burgu ishte i rėndė pėr tė. Reshpja u arrestua pėr herė tė parė nė moshėn 17-vjeēare, kur ishte nė vitin e tretė nė gjimnaz. Motivacioni ishte “agjitacion dhe propagandė”, por poeti nė njė intervistė tė dhėnė dikur shprehej se shkaku ishte dashuria. “Ajo fatkeqėsisht ishte vajza e nėnkryetarit tė degės sė brendshme, i ati u hakmor duke mė futur nė burg, u hakmor mizorisht edhe ndaj sė bijės, e cila u vetėvra”, shprehej poeti. Pas burgut, ai nisi tė merrej me tregti, por si njė bohem i pėrjetshėm marrėdhėniet e tij me paratė do tė ishin fatale. Pėr 25 vjet rresht do tė jetonte nė Burgun e Spaēit, Burrelit, Ballshit e shumė kampe tė tjera, gjithmonė pėr politikė. Reshpja besonte se jeta e ēdo njeriu ėshtė njė libėr mė vete, dhe e tija nuk ndryshon shumė nga librat qė lexoi. “Jeta ime ėshtė njė kėngė e pakėnduar e mbushur me vaj e trishtim, njė dramė e pashkruar, njė dashuri e tradhtuar, njė det i trazuar, njė meteorit i dalė jashtė orbite i shkapetur dhe i rrėzuar. Jeta ime ėshtė njė aventurė dhe njė plagė e pashėruar. Unė kam provuar skllavėrinė prandaj e di sa e shtrenjtė ėshtė liria, unė kam provuar vetminė prandaj zemra mė digjet flakė nga dashuria, unė kam provuar pėrēmimin prandaj e di sa e rėndė ėshtė pėrbuzja, unė kam provuar dashurinė dhe e di sa e turpshme ėshtė tradhtia, unė kam provuar ferrin, prandaj e di sa dritė ka parajsa, unė kam fluturuar drejt lartėsive prandaj e di sa e dhimbshme ėshtė tė zvarritesh pa krahė, unė jam marrė me politikė prandaj e di ē’ėshtė kurvėria, unė kam qenė milioner dhe di sa e fėlliqur ėshtė paraja, unė jam pa asnjė kacidhe prandaj e di sa e rėndė ėshtė varfėria, unė jam dehur nga poezia femrat e rakia prandaj e di sa vulgare ėshtė pija, unė humba rininė, sakrifikova jetėn tė bėhesha njė bilbil kėngėtar ndonėse e di se poeti nė kėtė botė tė pistė nuk vlen as sa njė putanė. Gjithė jetėn mblodha dashuri dhe korra vuajtje e urrejtje. Njerėzit ndoshta nuk mė quajnė njeri, por askush nuk mundė tė mos mė quajė poet. Unė jetova ferrin e kėsaj jete dhe tani jam i lodhur e ndoshta e vetmja dashuri qė mė ka mbetur ėshtė dashuria tė vdes dhe tė shkoj nė parajsėn ku prehen shpirtrat e poetėve”, do tė shprehej Reshpja nė njė intervistė. Poezinė e nisi me njė poezi pėr nėnėn, kur ishte 9 vjeē dhe nuk reshti kurrė sė shkruari pavarėsisht disfatave derisa mbylli sytė pėrgjithmonė. Njė bohem i pėrjetshėm, e kujtojnė kolegėt, teksa rrėkėllente gotat e alkoolit dhe pinte cigare duke recituar poezi. Nė shtėpinė e Reshpjave rakia ishte traditė. I ati, ishte marrė me tregtinė e rakisė dhe Frederiku trashėgoi pasionin pėr ta shijuar atė. Gjovalini vėshtron tablonė e tė vėllait, duke thėnė se i mungon, ashtu siē i mungon gėzimi i dikurshėm nė kėtė shtėpi. Por ka njė mision pėr tė bėrė, njė mision qė ndodhet nė fletėt e pafundme tė dorėshkrimeve qė rrinė nė kėta sirtarė tė vjetėr.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...-e-nje-bohemi/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Pres

    Keshtu cdo nate te pres ty, si skllav;
    Rri e veshtroj yjet si ngrejne statuja
    mbi pirgjet e keshtjellave qe vizatojne erresiren.

    Keshtu cdo nate zbresin nga druret perendite ilire,
    me tunikat e prera nga mjegullat e lashta
    dhe lulekambanat si per mort tingellojne.

    Dhe eshte nje zog i zi qe mallkon,
    me zerin e baladave te pergjakura.

    Keshtu cdo nate vjen verdalle neper kopesht nje hije,
    me nje qiri prej hene ne dore.

    Por, ah! Kur te vish ti,
    une do te jem tretur neper keshtjellat e ftohta,
    qe vizatuan egersisht erresirat.

    Frederik Rreshpja.

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Rri sonte te une!

    Hena mbi lume vizaton
    nje ure per endrrat e yjeve;
    Reja gri, si mall i harruar,
    ve kryet mbi duart e pyjeve.

    Ti erdhe neper udhen e henes,
    celi gonxhe edhe pragu i portes.

    Rri sonte te une,
    sa te behen trendafilat e drureve te vdekur!

    Frederik Rreshpja.

  11. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Vdekja e Lores

    Rri ne muzg sikur te jane rrezuar koherat persiper,
    gati per perjetesi.
    Nuk me flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
    Por ti ne kete bote erdhe per mua, jo per qiejte.
    Kemi qene perhere bashke, qe te rinj,
    dhe tani me le!
    Mua me trishtojne stinet. Ti e ke ditur,
    dhe me boten me ndan nje udhe me kilometra vetmi.
    Kemi thene gjera qe s'kane per t'u kuptuar kurre.
    Kemi ecur ne tere shekujt, para piramidave.
    Emrat tane kane qene gdhendur
    edhe kur nuk kishim shkembinj.
    Por keto s'kane per t'u perseritur me kurre.
    Si ungjijte.
    Te dy kemi qene gjithmone te bukur, por ti tani,
    je akoma me e bukur, keshtu, me pak vdekje ne sy.

    Frederik Rreshpja.

  12. #232
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Lerme te vij me ty

    Ne fushe ecin ciganet dhe mbi supe
    daullet u varen si kufoma,
    ku shpirtrat e shkretetires
    s'kane per t'u zgjuar kurre.

    Nga cerdhja e shiut fluturoi
    kenga e reve tere gjeme.

    Lerme te vij me ty!
    Ky eshte muzgu im i fundit.
    Une vij tek ti te vdes, s'e ke kuptuar?

    Me duhet te vdes dhe me duhet pastaj
    te shperndaj gjakun tim mbi trendafilat.

    Frederik Rreshpja.

  13. #233
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    DASHURI E HUMBUR

    Dola nga guernika e kesaj nate
    I vrare egersisht,
    Kali i zi i pikellimit
    Ne shtegun e vjeter me priste.

    Kali i zi i pikellimit ē’me rrezoi
    Dhe rashe si ne ballada;
    Gdhendur ne gravurat e vjetra,
    Permbys mbi shqytin e nates.

    I vrare nga nje pranvere e kote,
    Braktisur nga bota e tere,
    Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull
    Dhe qan per te zotin e vjeter.

    Rreshpja.

  14. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    imzot,
    si me kembeve me nje qytet,
    ti qe s'me kembeje as me zotat?

    Rreshpja.

  15. #235
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Testament

    Qe femije e kam kuptuar se kisha lindur
    i mallkuar me art.
    Gjerat i shihja ndryshe:
    Neper shirat e vdekur
    peshqit fluturonin drejt cerdheve, te yjet.
    Ne vend te bores binin zogj ne cdo dru.
    Era si keter brente deget.
    Qante mbi mua nena, shenmeria ime. Ave nena ime!
    Mos e paste njeri kete fat!

    Kam dashuruar nje Aferdite ne Olimpin e trendafilave.
    Pastaj erdhe ti tere ikje.
    Me vone vije vetem neper endrra, si perendite ilire.
    Keshtu iku dhe rinia, filigrami i djalerise,
    i mallkuar me art.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Tani qe po vdes enderroj vetem nje kryq te koka,
    dhe te harrohem, se nuk dua qe edhe pas vdekjes
    te me ndjeke mallkimi i artit.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Po kur te vdes, portreti im ka per t'u shfaqur neper gjethe,
    Se une kam patur miqesi me cdo dru.
    Ne stinen kur bien gjethet
    do te bien edhe syte e mi.
    Tani e tutje shirat do te jene lotet e mi.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Frederik Rreshpja.

  16. #236
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Me rri nen yjet me shpaten e ndarjes ne dore;
    A mos valle kerkon t'a vrasesh kete nate?

    Shkoi dhe marsi i kesaj nate!
    Jo, ne kete bote nuk do kete me mars.

    Me rri me shpaten e luftes se klasave ne dore.
    Nata e prere ra tek kembet e mija,
    dhe shpirti i henes kullon yje si teh celiku.

    Pranvera qe rron mbi shelgjet,
    vdes dhe shnderrohet ne vjeshte.

    Frederik Rreshpja.

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 14-01-2020, 09:53
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 07:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 01:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 07:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •