Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Austriakët: Kosova mund të jetë si Belgjika

    BE diskuton planin austriak për Kosovën. Solana kritikon vendimin e Kuvendit

    Austriakët: Kosova mund të jetë si Belgjika


    Nga korrespondenti ynë në Bruksel, Ernest Bunguri

    25 kryediplomatët e BE-së janë mbledhur dje në Bruksel, për herë të parë, nën drejtimin e Presidencës Holandeze.

    Situata në Kosovë ka qenë edhe kësaj radhe një nga temat e diskutuara gjatë Këshillit të Ministrave, situatë për të cilën një panoramë të shkurtër e ka bërë vetë Havier Solana, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE. ”Ka arritje pozitive, dhe në të njëjtën kohë pika që ngelen problematike”, mësohet t’ju ketë thënë Havier Solana Ministrave të Jashtëm evropianë. Burime zyrtare pranë Këshillit rrëfejnë për “Panorama” se me arritje, Solana nënkupton sinjalet pozitive për thellimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa me pika problematike: vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me ndryshimin e kornizës kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë edhe konkluzionet e tij në lidhje me Kosovën. Edhe kësaj radhe, mbështetje e plotë i është dhënë Soren-Jesen Petersenit, kryeadminstratorit të ri të Kosovës.

    Plani austriak
    Ndërkohë, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, është njoftuar edhe për planin e hartuar nga austriakët, për decentralizimin e Kosovës. Për momentin vetëm në formë letre jo-zyrtare, që i është dërguar 25 kancelarive evropiane për shqyrtim, pasi sipas burimeve zyrtare të Këshillit, Ministrat e Jashtëm të BE-së të mbledhur në Bruksel nuk kanë diskutuar propozimin austriak në takimin e kësaj radhe. Sidoqoftë, sipas po të njëjtave burimeve, plani në fjalë, nëse pranohet, propozon decentralizimin e Kosovës në një formë të ngjashme me atë të shtetit federal Belg. Për shpjegim, Belgjika ndahet në tre krahina autonome : valonët frankofonë në jug, flamandët në veri, dhe në mes, krahina e Brukselit që përfshin të dyja komunitetet. Secila prej këtyre krahinave ka parlamentin dhe qeverinë e vet, si dhe numëron disa portofole ministrash për çështje të ndryshme autonome si arsimi apo edukimi, kultura, bujqësia, ekonomia etj.

    Kosova si Belgjika
    Ndërsa në nivelin federal, Belgjika numëron dhe një parlament federal si dhe qeverinë, me portofole ministrash të kushtëzuar si mbrojtja, që përfshin të gjithë vendin, financat, apo ministria e punëve të jashtme. Ndërkohë, dhe pa hyrë në krahasime të komplikuara, vetë Benita Ferrero-Valdner, Ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë, ka shpjeguar para gazetarëve në Bruksel disa nga pikat kryesore të nismës austriake për decentralizimin e Kosovës. “Eshtë e rëndësishme të bisedohet në fillim rreth disa çështjeve paraprake, para se të preket çështja e statusit përfundimtar të Kosovës”, ka shpjeguar kryediplomatja austriake. Sipas saj, këto çështje janë: siguria, decentralizimi, mbrojtja e pakicave dhe respektimi i tyre, e sidomos respektimi i posaçëm i objekteve fetare serbe të Kishës Ortodokse. “Pas kësaj, ju duhen përcjellur më shumë kompetenca kosovarëve, dhe vetëm kur të plotësohen këto pika, mund të kalohet në fazën tjetër”, sqaroi Benita Ferrero-Valdner, duke patur parasysh statusin e Kosovës. Në lidhje me këtë të fundit, i lënë jashtë planit të austriakëve para plotësimit të kushteve që propozojë këta të fundit, kryediplomatja shtoi se: “Përcaktimi i Statusit Përfundimtar i Kosovës i mbetet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe sigurisht që Kosova duhet të ketë një perspektivë evropiane, pasi të jenë plotësuar kushtet që kanë qenë të vlefshme për të gjithë, e më pas edhe pasi të jetë zgjidhur çështja e statusit”.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo eshte paturpesia me e madhe qe mund te ekzistoj. Po shkojn drejt ndarjes se pashmangashme, dhe me sa cduket te nje lufte te re ne Ballkan. Kosova duhet te jete komplet shtet sovran, ne nje vend qe ka rreth 95 % Shqiptar nuk ka si te behen ndarje te tilla idioteske si ne popullaten e shartuar pa identitet belge.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Kjo eshte paturpesia me e madhe qe mund te ekzistoj.

    Paturpesia filloi qe me 1912. Keta 'udheheqesit' e Europes se Re jane niperit e atyre qe moren vendimin per kufijte ne 1912. Kuptohet qe do plase nje konflikt i ri dhe rrezikon te perseritet masakra e Ulqinit kur nen topat a destrojerve Europiane Sllavet moren ate qytet te bukur shqiptar.

    Analistet thone qe ekstremistet shqiptare ne Kosove po pergatisin rezistence ndaj UNMIK-ut nqs vitin tjeter nuk mbahet referendumi per pavaresine. Fillmiisht do sulmojne ushtaret e rracave jo Europiane...me pas ...dreqi e merr vesh.

  4. #4
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Bashkohem me Cyclon pasi eshte nje marrezi dhe nqs kerkojme te tilla modele atehere kjo duhet te aplikohet ne te gjithe boten si ne greqi...turqi...e me rradhe...Se kuptoj sesi mund te kerkoje serbia dicka me nje pakice qe nuk kalon 5-6%...realisht po te kthehen 6% por po mos te harrojme se sa shqiptar kane ikur...Edhe njehere nuk ka dhe s`ka per te patur shkembim me gjakun qe u dordh per Kosoven....Bota le ta aplikoje demokracine e vet ne shtepine e vet njehere pastaj te shoh jashte....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2004
    Postime
    22
    Nje gje qe smund te funksionoje kurre, sepse Belgjika paraqet nje realitet shume, shume me te ndryshem se Kosova ku 94-95% e popullsise eshte shqiptare.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2004
    Postime
    22
    Nje gje qe s'mund te funksionoje kurre, sepse ne Kosove popullsia eshte ne masen 95% shqiptare, dhe normalisht duhet te jete dominuese mbi popullsite e tjera.

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Hey, pse nuk e aplikuan këtë lloj "ndarjeje" në Maqedoni ku të paktën 30% e popullsisë së saj, me troje gati të "përcaktuara" është farë shqiptare? Në Maqedoni pati edhe luftë për këtë gjë, gjerisa u rrezikua edhe me shpërthimin e një lufte të vërtetë civile në të gjithë popullatën e Maqedonisë.

    Po në Serbinë Jugore me tre qëndrat shqiptare Bujanovc-Preshevë-Metvegjë pse nuk e bëjnë edhe atë në fedaratë me KUVËND dhe KRYEMINISTRI të saj të veçantë?

    PSE zonja Benita Ferrero-Valdner?!...

    Po me Çamërinë pse nuk e kthejnë në federatë të veçantë brënda Greqisë? I ka më shumë sesa 50 mijë serbë që ka Kosova.

    Ky është poshtërim. Kjo nismë është vërtetë e ulët nga ana e "të civilizuarve" perëndimorë. Vërtetë anti-demokratike t'i vendosësh dhe t'u imponosh kufij të rinj një populli dhe mos ta lësh atë të vendosi vetë me votën e tij.

    Kjo më lë të kuptoj se BE-ja nuk është ende një bashkësi institucionesh më të vërtet demokratike, por një bashkësi shtetesh ku për themel janë interesat e tyre vetjake. Se nga njëra anë, në një nga vëndet e BE-së respektimi i të drejtave të pakicave shqiptare në është gati ZERO, dhe nga anë tjetër duan t'na tregoj "demokracinë" e tyre. Zonjës Benita Ferrero-Valdner, dhe ministrisë së jashtme austriake duhet t'u themi që të ndreqin të drejtat e pakicave etnike BRËNDA vëndeve të BE-së, dhe më pikërisht brënda Greqisë, ku qytetarët çam nuk kan ende asnjë të drejtë të marrin pronat e tyre, e jo më të drejtat për të jetuar si komunitet "federal" brënda Greqisë, ku janë edhe më shumë sesa popullsia serbe e Kosovës.

    Statusi i Kosovës shumë thjeshtë zgjidhet me votën e popullit të saj DARDAN, sepse është populli i saj që jeton në Kosovë, e jo zonja "Benita Ferrero-Valdner."

    Turp t'i vij BE-së!


    Drini.

  8. #8
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Mendoj se Frau Ferrero-Waldner më duket se e ka përzie maqedonin me kosovën se nëse duhet të bëhet nji ndarje teritoriale ne federacion shtetesh atëhere duhet maqedonija të ndahet në njësi federative dhe jo kosova e cila është 95 % popullatë homogjene shqiptare,
    por skan faj as europa dhe askush jasht kosovës në vend se të ken nji politikë aktive dhe me fakte politikanët kosovarë ato bredhin rrugëve dhe ju shesin brockulla kosovarëve duke i mashtruar me iluzine si Dr. Rugova i cili kur ska të pije nji gotë uiski sdi se ku gjindet në parlamentin europian ose duke parë pehlivanat në kosovë jep deklarata debile kurse artistët tjerë që para se të dalin para kamerës humbin dy orë duke vënduar GEL që të duken sa ma të bukur se po afrohen zgjedhjet e ardhesme e dini për cilin e kam fjalën shokun komesar Hashim Thaqi i cili ende ska marrë instruksionet nga padroni Fatos se edhe ai është i fundosur në MERDE me vjedhjet e privatizimit........
    A e dini këngën e Gjergj Kastriot Skenderbeut....
    O ku po shkoni o burra .....që vendin ta çlirojm......prej cilit....ore..burra....
    Po prej shqiptarëve........se spo doj me hy në Europë....(Sërbi).......
    Ju përshëndes se po më vlon barku dola prej zyrës që ta pij nji çaj të ftoht...
    Përshëndetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga bond james : 14-07-2004 më 05:42
    :^Globi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Paturpesia e rradhes qe vazhdon te beje Evropa ndaj shqiptareve.
    Shkeljen e nje prej ligjeve themelore nderkombetare :"E drejta e popujve per vetvendosje"!
    .
    Ndoshta me nxitur kete radhe, Austria me sllovaket, polaket, etj. pasi pan ndryshimet e aprovuara ne kornizen kushtetuese te Kosoves :- "Po na iken nga duart gjahu i vllezerve tane sllav- nxitoni te marim masa"!
    Mbase ketu e kuptojne me qarte vet shqiparet nese nuk levizen, nese nuk kerkojn njezeri drejtesin, Evropa kurre nuk ua jep por do te vazhgoje ti perdhose.

    Zeri i yne duhet te jete i forte :shikojini si i kap miza fqinjet tane, sa here qe levizin shqiptaret, alarmojne boten.
    Kembana shqiptare duhet te bjerr forte e me forte....

    Stop- Europe /
    ndale doren tende gjakesore/
    jemi shqiptare ne vatren tone/
    me te hershmit ne ballkan, te tokes arberore/
    kerkojme lirine / te drejten njerezore!
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Analistet thone qe ekstremistet shqiptare ne Kosove po pergatisin rezistence ndaj UNMIK-ut nqs vitin tjeter nuk mbahet referendumi per pavaresine. Fillmiisht do sulmojne ushtaret e rracave jo Europiane...me pas ...dreqi e merr vesh.
    Hallall..... është i pa shmangshem skenari i Iraku-t edhe ne Kosovë.....
    mjaftë me me abuzime,injoranc dhe mosperfillje te Shqiptarve autokton ne vendet e tyre.....,mjaftë me me paturpësit e tyre duke qnjerzuarë goca te reja,duke shtri moralin per toke....,krime te llojeve te ndryshme,narkomania,prostitucioni,kriminaliteti,ko rrupcioni i qarqeve te ndryeshme proserbe ne dem te kombit shqiptarë.

    O qeverisje te plotë(pamvarsi,pa asnje kushtë,o luftë !)


    ne fazen e parë do ishte e nevojshme likfidimi fizik i buzkuqeve perkthyeseve(infromatoreve te UNMIK-ut) dhe snobistave te qyteteve dhe coolerave te degjeneruarë qe shesin veten e tyre per i cik lek edhe behen kishe proevropian,ma katolik se papa. Gjithë bashkpuntorët qe deri sot i kan sherbye unmikut pa dallim gjinie, duhet pastruarë rraca mire e mire ...,ata duhet likfiduarë sepse jan penges e madhe ne planet e radhës sepse shendrrohen ne informator te UNMIK,duhet perseritet viti 96/97 i UCK ne Kosovë,likfidim fiziikë i bashkpuntorve te armikut !
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kundërshtojnë planin austriak për Kosovën

    Prishtinë, 14 korrik - Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kundërshtojnë planin austriak për Kosovën, i prezentuar të hënën para ministrave të jashtëm të BE-së nga shefja e diplomacisë austriake. Sipas tyre, ky plan mund të shkaktojë probleme në Kosovë sidomos kur është fjala për decentralizimin e pushtetit.
    Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari tha se kryeministri Rexhepi e cilëson pjesërisht pozitiv planin, sidomos pjesën ku flitet për marrjen e përgjegjësive nga institucionet vendore dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Mirëpo, shtyrja e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, thotë znj. Kusari, nuk është në përputhje me realitetin e krijuar dhe thekson se parashikimet që zgjidhja e statusit të Kosovës të shtyhet nuk përkon me realitetin.
    Ndërkaq, këshilltari i kryeparlamentarit të Kosovës, Ramush Tahiri, thotë se plani austriak për Kosovën mund të shkaktojë probleme, duke shtuar se ky plan duhet refuzuar. Sipas tij, me këtë plan do të bëhej ndarja faktike e Kosovës. Ai shtoi se ky plan nuk është i mirë, sepse nuk i merr për bazë karakteristikat e Kosovës dhe dëshiron që problemin e Kosovës si pikënisje ta trajtojë si problem serbo-shqiptar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje thike diplomatike ne trupin shqiptar nga ata qe kemi menduar se i kemi ne krahun tone.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Vllezer e motra shqipetar. Te dashur bashkatdhetar ne i dim shum mir poshtersit dhe padrejtsit qe na ka ber evrropa dhe qe vazhdon akoma. Por ne duhet te tregohemi te zgjuar dhe te fort siq e kemi pasur zakon pra armikut duhet ti bejm ball ti bim me qekiq ne kok se ndryshe nuk merr vesh. Dihet se KOSOVA KUQE dhe SHQIPERIA jan nje shpirt nje trup qe smund te jetojn pa njera tjetren si dy flutura qe sjell pranvera . Ne e dim shum mir se as evrropa as serbia ndoshta asnje shtet ne bot, sna e don te mire kjo pra tregon se duhet te behemi te fort te lidhemi me njeri tjetrin; dhe kur te na preken interesat KOMBETARE te ngrihemi te gjith nje zeri coft kunder serbis coft kunder UNMIK-ut e kujtdo tjeter qe mundohet te poshtroj popullin shqipetar. Kush do i ndihmoj interesave kombetare?.. vetem shqipetaret e vertet qe e ruajn shqiptarizmin deri ne vdekje, e jo si Rrugova qe don vec me e nrru Flamurin,Himnin kombetar e poshtersi te tjera. RROFT FLAMURI SHQIPETAR KUQ E ZI RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR RROFT CAMERIA

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Rilexova para disa ditesh nje permbledhje per Lidhjen e Prizrenit.
    Ne ate kohe kur bota e injoronte dhe me paturpesi deklaronte se nuk ka shqiperi
    malesoret nga veriu i shqiperise e atyre trevave u ngriten e kundershtuan me arme e thyen keqas ushtrite malazeze.Malazezet deri ne ate kohe ishin shume te sukseshem kunder turqeve.
    Luftetaret shqiptar frenuan grabitjen e Malazezeve dhe i treguan botes se egziston dhe nuk mund te kalohet ne llogari pa llogaritur shqiptaret.
    Pas kesaj diplomacia europiane foli per here te pare per krijimin e nje shteti shqiptar.
    Historia duhet kujtuar se na meson shume.
    Nje kosove e pavarur eshte dhe ne interes te Austrise pa diskutim.
    Dhe ne te kaluaren Austria me sa na meson historia ka humbur shume qe nuk ka mbeshtetur fuqishem shqiptaret se cdo fuqizim i tyre eshte dhe ne interes te saj.

    Austria ndoshta dhe ketu deshtoi nga qe ne vend te pushtimit te kishte bere shtetet e saj aleate ne ballkan Kroacine dhe Shqiperine.
    Nje Kroaci e madhe dhe nje Shqiperi ne kufijte e popullsise shqipfolese ne ballkan do qene dy aleat shume te fuqishem te saj.
    Gje qe rusia e beri me shtete e krijuara prej saj Greqia,Mali e Zi,Serbia,Bullgaria.
    Jam cuditur me te vertet qe keto shtete e fituan pavaresine pa lufte vetem nga rusia e sidomos serbia e bullgaria.
    Austria ne ate periudhe qe mbeshtetese e shqiptareve po nuk doli qarte e te kerkonte nje shtet shqiptare qe ne fillim gje qe do qe ne interes te saj.
    Ausria me ne fund ne luftes se pare boterore u zgjua nga gjumi e zbriti poshte ne ballkan me trupa po atehere qe teper vone.
    Ajo duhet te kishte vepruar shume me pare qe ne Lidhjen e Prizerenit e kryengritjet shqiptare.
    Nuk berri ate qe Rusia e beri me krijimin e shteteve ne influecen e saj.
    Ajo duhet te kishte mbeshtetur nje shtete etnik shqiptar qe ne fillim per kundrapeshe kunder sllaveve e per arsye historike te trashegimise se perbashket Ilire te Shqiperise e Austrise.
    Kjo per mendimin tim solli ate rrenie te saj e per rrjedhim fuqizimin e shteteve sllave e krijimin e jugosllavise e cila qe nje amalgam popujsh po qe nga emri shprehte invazionin sllav ne ate rajon dhe jo trashegimine historike.
    Kjo sipas meje eshte nje nga arsyet e shumta te renies se Austrise e nga nje shtet i madh u katandis ne nje shtet te vogel.
    Pra sipas mendimit tim Austria e kishte ne dore atehere dhe nga mosberja e saj humbi dhe vete.


    Keto jane disa mendime te miat pas leximit te Lidhjes se Prizerenit e Kryengritjeve Shqiptare per Pavaresi e duke i lidhur ato me temen per diskutim.

    Kjo qe e kaluara.

    QE VITI 1999 QE NJE SUPERSHTET SI AMERIKA KISHTE GADISHMERINE DHE VENDOSMERINE DHE PERDORI FORCEN PER TA CLIRUAR KOSOVEN E BINDI GJITHE ALEATE E NATO-S.

    Ketu shtojeme dhe LUFTEN SHEKULLORE te POPULLIT te KOSOVES dhe me ne fund UCK-ne.

    Ne nuk mund te veme LIRINE E FITUAR ne negociata.

    PAVARESIA ESHTE E PADISKUTUSHME.


    Dhe nuk mund te pranohen plane ku te krijohen territore ne kosove si baza nga ku serbet me paramilitaret e sherbimin e fshehte ti vene zjarrin asaj kur te duan.
    Nje zgjidhje e serbeve per te tejkaluar pamundesine e dergimit te trupave ushtarake ne kosove.
    Nga nje problem si Mitrovica sote te krijohe disa Mitrovica anekend Kosoves.
    Kosava do behet shtet si gjithe te tjere sipas te gjitha standarteve te nje shteti e jo nje shtet me zona te erreta te pa integruara brenda tij.
    Ky model shteti nuk egziston ne asnje vend te botes per te vetemen arsye se nuk mund te egzistoj nje shtet ne kete menyre dhe kjo eshte dhe qellimi i serbise me planet gjasme te decentralizimit.
    Kosova nuk eshte multietnike ajo eshte 95% shqiptare dhe ka dhe minoritet brenda saj e ne kete baze do ngrihet shteti i ri.
    Ka shume menyra per te mbrojtur e respekruar minoritetet qe ne gjithe boten aplikohen.
    Ne planet e mesiperme mbrojtja e minoriteteve eshte vetem preteks.

    Ne fund mendoj se ne vete duhet te punojme me shume per ti bindur aleatet e per te krijuar sa me shume aleat per Kosoven e Pavarur.
    Se nje pjese jo e vogel e luftes per pavaresi eshte dhe diplomacia.
    Dhe tani kjo lufte po behet.
    Ne duhet dhe nuk kemi rruge tjeter vec TA FITOJME DHE KETE LUFTE.

    RROFTE DARDANIA E PAVARUR

    NJE NGA PROVINCAT ME TE VJETRA TE SHQIPERISE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 14-07-2004 më 17:38

  15. #15
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Hehe evropa i afron miliarda euro politikaneve kosovare ne shkembim te nje kompromisi.....Gjithshka behet per para dhe serbia eshte nje vend qe ka resurse te medha dhe ka c`te afroj....Prandaj shume shtete e kane te veshtire te jene te prere me keta gomere serb...Shife Boeing po shkon te shes aviona ne beograd...hekuri po blihet lire nga amerikanet kur cmimi i tij eshte ngritur shume....Austriaket po perpiqen te zbusin mardheniet dhe ti japin nje zgjidhje alla europiane....POR problemi eshte se shqiptaret nuk durojne me dhe cdo vonese eshte ne dobi te nje shperthimi tjeter....Tani problemet jane zhvendosur brenda serbise ku ka zona te tjera qe jane problematike....Mendoj se keto po perpiqen te sigurojne ndonje ndihme ushtarake nga beogradi per ne irak e afghanistan dhe po perdorin karroten e partneritetit...Do ishte mire qe vete Serbia ta pranonte pavaresine e Kosoves dhe te shkeputesh nga enderrat pa bereqet....Keshtu ata vetem rrezikojne te ardhmen e tyre dhe te gjithe kombeve te ballkanit...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  16. #16
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Austria eshte nje nga perkrahesit me te medhenj te shqiptareve dhe ne rastin tone pavarsise se Kosoves.
    Ky plan austriak per Kosoven, eshte ne fakt pluhur ne syte e serbeve, dhe ne kete menyre Austria del e lare perpara ruso-serbeve.Sepse austriaket e dine se ky plan eshte i papraktikueshem.

    Ky plan, sipas meje, eshte nje sihariq i madh, se pavarsia eshte e afert.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Lumjan|Kukësian
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Dike ne shtetet Nordike.
    Postime
    25
    Kosova s´eshte Belgjike , Kosova eshte SHQIPËRI !

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •