Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610

    Skandal me vizat ne Ambasaden Gjermane

    E Diele, 11 Korrik 2004
    Ministria e Jashtme e Gjermanise ka vertetuar raportimet e te perjavshmes "Der Spiegel" per abuzime ne dhenien e vizave per shqiptaret, ne ambasaden ne Tirane, duke shtuar se te gjithe ata punetore te Ambasades se Gjermanise, per te cilet do vertetohet qe jane te implikuar ne skandalin ne fjale, duhet te llogarisin, jo vetem pasoja profesionale, por edhe "hapa te drejtesise"

    Beqe CUFAJ

    E perjavshmja gjermane "Der Spiegel", ne numrin e saj te djeshem ka bere te ditur, se Ministria e Jashtme e Gjermanise eshte duke hetuar se a ka patur korrupsion me rastin e dhenies se vizave per qytetare shqiptare ne Ambasaden e Gjermanise ne Tirane. Jane rreth 60 deri ne 70 raste konkrete te dhenies se vizave "Schengen", ku supozohet qe ka patur "parregullesi", gje kjo, e cila do te thote qe ka patur edhe keqperdorime dhe mitmarrje per leshim vizash, eshte bere e ditur nga e perjavshmja "Der Spiegel".

    GjithCka ka nisur pas nje denoncimi anonim. Ministria e Jashtme e Gjermanise kishte derguar nje Komision te posaCem ne Ambasaden e Gjermanise ne Tirane. Komisioni ne fjale kishte mundur te konstatoje, qe ka patur raste korrupsioni, sherbimesh miqesore apo edhe leshime te renda profesionale. Pas ketyre rasteve, Ministria e Jashtme e Gjermanise mori vendimin qe disa punetore te saj prane Ambasades se saj ne Tirane t'i ktheje prapa ne Gjermani apo edhe t'i pezulloje. Qeveria italiane, siC ka bere te ditur "Der Spiegel" ka bere presion mbi Berlinin qe te shikoje edhe njehere proceduren e dhenies se vizave per qytetaret shqiptare ne Tirane.

    Nje zedhenese e Ministrise se Jashtme te Gjermanise ka vertetuar dje raportimet e "Der Spiegel", duke shtuar se te gjithe ata punetore te Ambasades se Gjermanise, per te cilet do vertetohet qe jane te implikuar ne skandalin ne fjale, duhet te llogarisin, jo vetem konsekuenca profesionale, por edhe "hapa te drejtesise". Nje hetim nga nje prokurori gjermane ende nuk eshte nisur, pasi priten ende hetime te Komisionit te posaCem te Ministrise se Jashtme te Gjermanise, i cili po qendron ne Tirane.


    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Mu habit dhe mos me ta marre mendja.
    Si eshte e mundur more vella qe ne ambasadat e shteteve demoktaike perendimire si ne kete te Gjermanise,por ma heret edhe ne ate tye USA te ndodhin keto gjera.Hiq mos me ta marre mendja???
    Jo more po valla bash keta jane ata qe vjedhin me se shumti e veten nuk e shohin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Mani pse cuditesh miku im, pse kujton ti qe u ngrihen leshet perpjet ketyre kur i thua pse nuk liberazoni vizat pasi ne kete menyre po penaloni popullin e thjeshte.
    Tani nje punonjes i ambasades merr nje rroge normale per punonjes administrativ plus dieta se po jeton ne nje vend te veshtire ja 2000 euro ne muj. Ej my 'MEN' po nje vize qe ben 2500-3000 euro e mos me keq, hiq sherbimet e mafies shqiptare, te fut ne xhep 1500 euro neto, po ja ta zeme minimumi 10 viza ne jave, i bie 15.000 euro qe po ta shumezosh me 4 shkon ke 60.000 euro ne muaj qe per nje vit shkon ne djalli ta marre 720.000 euro, qe do te thote te besh nje sherbim 5 vjecar ne shqiperi, edhe sikur te kesh marre gjysmen e atyre lekeve te mesiperme, e ke siguruar nje retirement duke bere xhiro me luxury cruise neper ku ke deshire, po ste pelqeu mesdheu ke vendet karaibe e se po te kane dale dhe ato nga qefi, ke brazil e kompnai, so je ne rregull me jeten.
    Kjo te ben te mos cuditesh kur degjon lajme te tilla, si psh po zien ne rome se kush do te vihet ambasador ne shqiperi, pse i nderrojne kaq shpejt ambasadoret ect. East Europe po zhduket si koncept e term, so ketyre barkderrave raciste si ka ngel gje ne dore vec te mbahen forte te ajo qe ka ngel, sa pas saj jetesa e ndershme me djersen e ballit do jete nje kafshate e hidhur mate.
    Kroksi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga krokodili_73 : 11-07-2004 mė 05:06

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Mjere kurrizi i shqiptareve dhe palcen po ja "thithin".
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Ministria gjermane e Punėve tė Jashtme pushon nga puna 3 shqiptarė tė ambasadės. Priten shkarkime tė tjera

    Skandali i vizave pushon 3 punonjės shqiptarė tė Ambasadės Gjermane


    Shekulli

    TIRANĖ- Skandali i vizave nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė largon nga puna tre punonjės shqiptarė tė ambasadės si dhe pritet shkarkimi edhe i njė punonjėsi gjerman. Lajmi ėshtė pohuar dje nga radioja gjermane Doiche Welle. Sipas saj, pas skandalit tė vizave nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė, Ministria Gjermane e Punėve tė Jashtme pushoi nga puna tre punonjės shqiptarė tė ambasadės. Ndėrkohė, radioja gjermane pohon se pas kėtij skandali politikanė konservatorė gjermanė kėrkojnė ashpėrsimin e procedurės sė vizave.
    Shkeljet
    Radioja gjermane ka publikuar dje njė lajm nė lidhje me skandalin e vizave tė lėshuara nga Ambasada Gjemane nė Tiranė. Sipas saj, ky skandal ėshtė publikuar ditėt e fundit nė revistėn gjermane "Der Spiegel". Sipas artikullit tė kėsaj reviste, ka pasur njė sėrė shkeljesh tė vazhdueshme dhe parregullsi nė dhėnien e vizave nga Ambasada Gjermane nė Tiranė. Ndėrkohė, shkejet e evidentuara nė kėtė ambasadė nuk janė tė vetmet. Revista ka bėrė njė hetim personal dhe ka arritur qė tė zbulojė edhe raste tė tjera. Sipas radios gjermane, njė rast i ngjashėm ishte konstatuar nė muajin mars nė ambasadėn Gjermane nė Kiev. Duke u bazuar nė artikullin e revistės gjermane, njė komision i posaēėm i inspektorėve tė Ministrisė sė Jashtme gjermane qendroi disa ditė nė Tiranė dhe kreu verifikimet pėrkatėse. Nė pėrfundim tė qendrimit tė tij nė Tiranė, komisioni pėrpiloi edhe njė raport tė detajuar nė lidhje me Ambasadėn Gjermane si dhe pėr procedurat dhe mėnyrat e dhėnies sė vizave nga zyrtarėt e saj. “Pas skandalit tė vizave nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė, Ministria Gjermane e Punėve tė Jashtme pushoi nga puna tre punonjės shqiptarė tė ambasadės. Ndaj njė diplomati gjerman do tė merren gjithashtu masa zyrtare. Pėrveē masave qė kanė tė bėjnė me personelin, parashikohen tė merren edhe masa juridike dhe organizative”, -tha dje radioja gjermane.
    Reagimet
    “Nisur prej kėtyre njoftimeve, ministri bavarez i Punėve tė Brendshme, Günter Beckstein, politikan konservator dhe mbrojtės i zjarrtė i ligjeve tė ashpra ndaj tė huajve, kėrkoi ashpėrsimin e procedurės sė vizave pėr Gjermaninė”,- thuhej nė lajmin e publikuar dje nga radioja gjermane. Sipas saj, ministri bavarez i Punėve tė Brendshme, Günter Beckstein e sulmoi rėndė nė gazetėn konservatore "Die Welt, Ministrinė Gjermane tė Punėve tė Jashtme tė drejtuar nga politikani i Partise Ekologjike, Joshka Fisher. Ai deklaroi pėr kėtė gazetė se "Ministria e Jashtme gjermane po shndėrrohet gjithnjė e mė tepėr ne njė rrezik pėr sigurinė e Gjermanisė". Po ashtu, Beckstein kėrkoi qė tė shfuqizohet i ashtuquajturi “ligj” "Volmer". Ish-ministri gjerman i shtetit, Ludger Volmer, u kishte dhėnė urdhėr tė gjitha zyrave konsullore gjermane nė botė qė nė rast se ishin nė dyshim pėr dhėnien ose jo tė njė vize, mė mirė ta lėshonin atė se sa jo. Ministri Beckstein nė lidhje me kėtė “ligj” pohoi se njė gjė e tillė ėshtė e padurueshme dhe kėrkoi qė zyrat konsullore tė mos jenė mė nėn kujdestarinė e Ministrisė sė Jashtme por nėn kujdestarinė e Ministrisė sė Brendshme. Njė zėdhėnės i Ministrisė sė Jashtme gjermane i hodhi poshtė kritikat e Becksteinit duke thėnė se ndėrmjet ligjit tė Volmerit dhe dhėnies sė parregullt tė vizave nuk ka asnjė lloj lidhjeje.



    24/07/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Racizmi dhe skandali i vizave gjermane
    E Diele, 25 Korrik 2004
    Nga Mentor Kikia

    Ditet e fundit, Ambasada Gjermane ne Tirane u perfshi nga i ashtuquajtur skandali i vizave. Kjo, pasi nje reviste gjermane shkruajti se shefi sektorit te vizave Tomas Vek, u kishte dhene ca si shume viza shqiptareve dhe disa vende te marreveshjes Shengen, si Italia, ishin zemeruar keqaz. Diplomati u pushua nga puna dhe dje paketoi bagazhet per ne Gjermani, ne pritje madje edhe te ndonje penalizimi. Po keshtu, edhe disa nepunes shqiptare te ambasades u detyruan te lene vendet e punes.

    Gazetat e Tiranes dje, me nje etje verore per skupe, reklamonin fuqishem skandalin e madh te vizave ne Tirane. Ne fakt cfare ka ndodhur ne Ambasaden Gjermane? Vek, punonjesi i ambasades gjermane, ishte nje njeri qe nuk i paragjykonte shqiptaret, sikurse bejne homologet e tij greke e italiane. Ai u akuzua se u ka dhene viza shume personave pa patur garanci nga Gjermania. Por parimi i tij ishte: Me mire i jap vize nje njeriu qe ka nje pune te mire dhe para ne Shqiperi, se sa nje njeriu hallexhi qe e siguron gjithesesi nje garanci emigrantesh nga Gjermania. Me kete logjike ai nuk la pas dere intelektuale, biznesmene e gazetare, por i paisi ata me viza sic do te bente per cdo shtetas te ndonje vendi tjeter. Dhe kjo eshte cilesuar si skandaloze.

    Nga mediat gjermane nuk mund te presesh gje tjeter, kur i referohen nje nacionalisti te vonuar, sikunder eshte ministri i brendshem bavarez, i cili e ka cilesuar dhenin e vizave shqiptareve si rrezik per integritetin e Gjermanise dhe me tej, gjithe BE-se. Por cudia percillet me me shume eufori nga gazetat ne Tirane. Eshte vajtueshmerisht e rende te shikosh tituj te medhenj qe flasin per skandalin e vizave ne Tirane, kur skandali i vertete nuk qenrdon tek puna e nepunesit gjerman. Ai eshte vetem nje diplomat realist, europian dhe jo racist. Skandali duhet kerkuar pak me tutje, ndoshta prapa dyerve te ambasadave greke dhe italiane.

    Konsullata greke ka refuzuar dheninen e vizave per gazetaret qe kerkonin te shkonin thjeshte per pune dhe jo per te mbledhur domatet e fermereve greke. Si kurre ne ndonje vend tjeter, shqiptaret u hodhen ne proteste pikerisht para Ambasades Greke ne Tirane, sepse ajo i refuzoi atyre vizat e punes, edhe pse dokumentet vinin nga Ministria e Punes ne Athine. Konsullata Italiane le me muaj te tere njerezit te piqen ne diell e te thahen ne te ftohte. Le studentet qe kane fituar te drejten e shkolles, le biznesmene qe, te pastra apo jo, kane para sa per te mbajtuar personelin e ambasades 10 vjet me paga dhe nuk kane ndermend te punojne ne Itali. Le pa viza ekipe artistesh e sportistesh.

    Perkunder ketij refuzimi te rrepte, trafikantet e droges, hajdutet e makinave e tutoret e prostitutave i kane vizat shume te sakta e te rregullta dhe nuk eshte cudi t'i kene marre tek e njejta konasullate ku i kerkojme edhe ne te tjeret. Dhe per te siguruar nje sherbim te tille, dihet se per kete duhen paguar mijera dollare nen dore. Ketu ndoshta duhet kerkuar skandali i vertete i vizave ne Tirane dhe jo tek veprimet e diplomatit gjerman, qe "leshoi" doren per ata njerez qe nuk kane ndermend te arratisen nga ky vend, e aq me teper te transportojne ndonje traste me droge. Dhe mjerisht mediat shqiptare, fare pak ose aspak, kane shkruar per kete realitet.

    Ndaj, ne radhe te pare ne gazetaret dhe me pas edhe politika, duhet te ndergjegjesohemi dhe te themi se skandali i vertete qendon tek perbuzja qe na behet ne dyert e ambasadave dhe jo tek veprimet e nje diplomati qe paisi me viza nja 70 njerez te nderuar ne Tirane, te cilet me milionat qe harxhojne ne zonen e Shengenit, nuk kane si ta rrezikojne "integritetin e BE". Jemi ne qe te gjithe ngreme zerin per lirine e levizjes dhe zoti Vek tentoi te na ndihmonte per nje gje te tille, pa abuzuar. Ndaj per kete arsye, gazetat ne Tirane duhet ti perkthenin ndryshe artikujt e mediave gjermane dhe jo thjeshte t'i zmadhonin titujt e tyre, ne versionin shqip.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 17:57
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 10:06
  3. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •