Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Fundi i Botes - Apokalipsi

    Ne kohera kur instikti, miti, besimi dhe realiteti bashkohen per te tronditur jeten e perditeshme me shkaterrime masive, njerzit tremben. Vetem atehere shume nga ne fillojne besojne ne fundin e botes.

    Ne internet midis shume faqeve te ketij lloji, eshte dhe faqja www.raptureready.com e cila jep nje permbledhje mbi profetsi dhe ngjarje te cilat "vertetojne" kete fund.

    Bazuar ne Librin e Eksperiences/Zbulimeve*, Tim Lahaye dhe Jerry B. Jenkins kane shkruar 10 libra ne te cilet japin qarte fundin botes.

    Jane keto 10 libra te tjera te bazuar ne imagjinaten njerzore dhe asgje me shume, apo vertet egziston nje rrjedhshmeri ngjarjesh te cilat do na cojne ne kete fund.

    Une kam lexuar shume pak ne lidhje me ate cfare duhet besuar apo cfare eshte e vertete. Jam kurioze te lexoj nga ju, cfare mendoni ne lidhje me kete ceshtje?!!

    Me krijimin e mediave te tilla si TV dhe internet, do na jepet rasti te shikojme "Mesine" dhe "Djallin" kur debatojne mbi fatin tone??

    Jane keto thjesht imagjinate apo egzsitojne dokumente, vertetimi i te cilave gjate viteve na tregon se vertet do te ndodhe keshtu..?!?


    Pershendetje...

    p.s. Jam kurioze te lexoj pergjigjet nga ata te cilet i kane studiuar me shume librat si fetare dhe shkencore ne lidhje me kete ceshtje edhe pse me lart mu duk vetja si drejtuesi i " Unsolved Mysteries"

    _________
    *Ne anglisht quhet The Book Of Revelation - nuk jam e sigurt si perkthehet ne shqip, pasi nuk kam njohuri ne lidhje me terma te tilla. E di qe eshte pjese e bibles.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 21-02-2008 mė 13:21

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Fiori...tema eshte interesante, por sikur i perket forumit fetar!

    Megjithate une do te marr kohe e do them mendimin tim se shpejti!

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    E vura ketu si teme pasi nuk dua nje pergjigje 100% fetare. Dua njerez qe flasin me "mendje te hapur" e diskutojne si anen fetare dhe ate shkencore. Duhet patur parasysh se ka njerez qe nuk besojne ne fe te vecanta dhe perseri mendojne se keto profetsi egzistojne.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Fiori..mos kujto se te haruam...

    Kete lajm e nxora nga nje faqe katolike, e cila e ka marre nga BBC News

    Gur i hapesires ne kurs perplasjeje

    Nje asteroid mund ta shkateroje token

    Nga Dr David Whitehouse/BBC News online science editor

    Nje asteroid i zbuluar vetem disa jave me pare eshte bere nje objekt kercenimi i zbuluar ne hapesire.


    Nje parapershkrim i orbites se 2002 NT7 eshte ne nje kurs te njejte me token edhe mund te perplaset me planetin ne 1-Shkurt 2019, megjithese pasigurite jane te medha.

    Astronomet i kane dhene objektit nje perpjestim ne baze te ashtequajtures shkalle teknike Palermo prej 0.06, duke e bere NT7 objektin e pare qe i eshte dhene nje vlere pozitive.

    Nga ndricimi, astronomet e vleresojne me gjeresi dy km, madhesi e mjaftueshme per te shkaktuar nje shkaterim mbare kontinentar te tokes.

    Megjithese astronomet thone se duhet kushtuar teper vemendje, ata presin per me teper vezhgime qe te shohin nese eshte ose jo ne trajektore nderhyrese me token.

    Eshte verejtur per here te pare naten e 5-Korrikut, i kapur nga programi survejues i automatizuar ne qiell ne nje vije me observatorin ne New Mexiko, US..........

    [po e le me kaq lajmin se eshte i gjate ne trajtim]

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me sa lexova sot 2002 NT7 eshte nje nga 449 Asteroidet, te cilet jane emertuar si te rrezikshem per planetin Toke.

    Para pak vitesh (1997) mbaj mend se ka qene nje asteroid tjeter i cili mendohej se do godiste Token. Ka qene periudha kur une po ikja nga Shqiperia dhe nuk e mbaj mend shume mire nese asteroidi thjesht ndryshoi trajektore apo u thermua gjate rrenjes (do kerkoj sot dhe do shkruaj me vone mbi te).


    Me poshte eshte fotografia e trajektores se 2002NT7



    Shtypni mbi figure, per te pare nje pamje me te zmadhuar te trajektores se ketij asteroidi ndaj planeteve.


    Tek kjo faqe e NASA-s do te gjeni informacion mbi rreziqe per perplasje te asteroideve te ndryshem me Token. Informacioni eshte cdo dite i fresket, keshtu mund ti ndiqni nga afer levizjet planetare.


    -Duke u kthyer tek Apokalipsi.

    Me sa lexova tek faqet e NASA-s, nga llogarite shkencore ka shume mundesi qe ky meteor te godase Token. Edhe pse eshte akoma ne nje trajektore te larget dhe nuk mund te percaktohet 100% nga aparaturat e perdorura per keto llogari.

    Klod me lart thua se informacionin e ke mare nga faqe fetare. Si e mbeshtet apo jo kete informacion feja?


    Ne pritje...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Me lejoni tju jap nje pergjigje nga ambjenti i krishtere. Megjithese faktet jane te mbeshtetura me shume ne zhvillimet e fundit boterore, por me renditje biblike..Kur flasim per fundin e botes une dua ta lidh me ardhjen e dyte te Krishtit ne kete toke..

    E fillojmė me atė qė vetė Krishti, Biri i Perėndisė tha pėr Ardhjen e Tij tė Dytė:
    “..vini re fikun dhe tė gjitha pemėt. Kur ato nisin e mugullojnė, duke i parė ju vetė e kuptoni se vera ėshtė afėr; kėshtu edhe ju, kur do tė shikoni se po ndodhin kėto (ngjarje) ta dini se mbretėria e Perėndisė ėshtė afėr. Nė tė vėrtetė, ne tė vėrtetė po ju them se ky (ai) brez, nuk do tė kalojė, derisa tė gjitha kėto tė kenė ndodhur.. (Luka 21:29-33)”.

    Atėherė cilat janė kėto ngjarje qė po ndodhin?

    Krishti parashikoi rėnien e Jerusalemit disa dekada me parė se tė shkatėrrohej dhe pushtohej nga perandori Tito nė vitin 70 Ps.K. (Luka 21:24). Por Perėndia na zbulon se pėrpara se tė vijė fundi do tė rimbledhė pėrsėri kombin e Izraelit (Zaharia 14:10). Kjo ndodhi nė 14 Maj 1948, kur kryeministri i parė i Izraelit David Ben Gurion, duke lexuar nga Ezekieli 37 dhe 38 shpall pėr herė tė parė nė histori, Izraelin shtet tė pavarur. Nė 5-10 Qershor 1967 zhvillohet “Lufta 6-ditėshe” me anė tė sė cilės gjenerali Moshe Dajan shpall Jeruzalemin kryeqytet tė pėrjetshėm tė Izraelit (Isaia 62:12). Plotėsimi i profecive tė para u realizua.

    Kėtu fillon edhe historia jonė…
    Pėrpara Ardhjes se Dytė tė Krishtit do tė ketė njė shkatėrrim tė pėrgjithshėm tė normave, ligjeve etj.. (Luka 21:25). Qė nga viti 1967-68 ne botė ndodh njė ndryshim rrėnjėsor. Mėkati filloi tė marrė pamje tjetėr, pėr herė tė parė kemi kishat satanike, terrorizmin e organizuar, lirinė e shfrenuar, drogėn.. d.m.th. “kohėn e Noes - Mateu 24:37-39”, dhe.. njeriu shkon pėr herė ne Hapėsirė. Sot me zhvillimin e teknologjisė mėsojmė nga gazeta TA NEA se si njeriu i sotėm ka ndėrmend tė zgjidhe problemin e madh tė thatėsirės. Dhe a e dini c’farė pėrgatitet? “..do tė realizohet me anė tė njė shpėrthimi bėrthamor diku nė hapėsirė spostimi i tokės disa metra mė tej diellit..” Shikojeni vecse edhe paralajmėrimin e Krishtit 2000 vjet mė pare! (pėr ata qė kanė parė filmin Armageddon do ta kenė mė tė qartė parasysh cdo tė thotė kjo).

    Gjithcka duket se ėshtė gati pėr ardhjen e Antikrishtit (2 Selanikasve 2:3-4). Kėshtu pėr herė tė parė ne 1992 kemi njeriun e vetėm superfuqi “Planetarin”, gjithashtu edhe formimin e Europės (si superfuqia e ardhme mė e madhe e botės) dhe sė shpejti vendosja e njė njeriu tė vetėm mbi tė nuk do na cudisė qė pas pak vitesh tė dėgjojmė pėr vetė Antikrishtin.
    Nė kohėt e fundit do tė ketė sėmundje tė cuditshme (Zaharia 14:12). Ėshtė pėrshkrim i saktė i pasojave tė njė bombe atomike qė mesa duket do tė shpėrthejė pėrsėri sė afėrmi. Po ashtu do tė ketė tėrmete, luftra.. (Mateu 24:37)”. Kohėt e fundit janė aktivizuar nė mėnyrė masive tėrmetet dhe tė tjera dukuri natyrore. Po ashtu luftrat nė Ballkan dhe nė Arabi mesa duket do tė vazhdojnė edhe pėr njė kohė.

    Kėto janė njė pjesė shumė e vogėl e atyre profecive tė shkruara 2000 dhe 3000 vjet mė parė, tė cilat me sa duket nuk do tė vonojnė tė plotėsohen.
    Ceshtja nuk eshte thjesht kur do te vije fundi i botes, por ti personalisht a je i pergatitur per te???!!!

    ..por tė gjithė atyre qė e pranuan ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė.. (Gjoni 1:12)
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  7. #7
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    ja

    Njehere ne shqiperi vajten disa per te shpallur fundin e botes, edhe vene tek nje fshatar i ulur nen hijen e nje fiku. Shkojne keta edhe ja bjne shume alarmante, "shiko se ne 2000 eshte fundi i bote" por ai hiē, e perseriten edhe disa here keta qe shpallnin fundin e botes per vitin 2000, atehere fshatari kthen koken edhe ju pergjigjet me qetesi" ohua, Shqiperia eshte 100vjet mbrapa"!!!

    nuk e tregova kete sepse nuk besoj per fundin e botes, por per te qeshur pak.

    tani fundi i botes nuk eshte akoma afer. mund te themi qe eshte afer rrembimi i kishes se Perendise, mund te themi eshte afer edhe ardhja e antikrishtit. por fundi nuk eshte akoma afer, mund te themi qe eshte afer ardhja e krishtit, por pa shikoni pak ka shume gjera per te ardhur para fundit. kur te rrembehet kisha e Perendise do te quhet dita e dhimbjes se madhe, sepse atehere do te filloj gjitheēka(ardhja e antikrishtit ne toke me veprat e veta)!
    shikoni nuk duhet te shqetesohemi per fundin e botes por per kohen e hirin ose te dhurates qe po mbaron. qe nga ikja e Jezusit edhe deri tani jemi nen hirin e Perendise(dmth eshte shume e thjeshte per tu shpetuar). kur te rrembehet kisha e Perendise do te rrmbehet edhe fryma e shenjte ne qiell edhe atehere do te mbaroji koha e hirit, edhe nuk do te jete aq e lehte per tu shpetuar!!!

    mos shpallni fundin e botes ne fillim por mbarimin e hirit te Perendise( mbarimi i kohes qe Perendia mund ta dhuroj falas shpetimin), sepse kur te vije anti krishti njerezit do te marrin vulen per tu njohur edhe per tu dalluar!

    keto ishin ato pak qe kisha harritur qe te zbuloja nga fjala e Perendise!!!

    ne dashurin e Zotit ju le!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KinG_MousE
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Te semafori i pare kthehesh majtas
    Postime
    60

    Exclamation 1 shkurti 2019

    A do bjeri me te vertete asteroidi ne toke? Apo tallen shkencetaret?

    Nese po si mund te shpetoje toka cilat jane mjetet qe do perdorin shkencetart?

    Apo do na ndodhi si te filmi armagedon?

    Cfare demesh mund te krijoje ajo nese do bjeri ne nje vend te Botes?

    A eshte e rezikshme per shqiperine nese ajo bie ne nje oqean?


    Ceshte e verteta nuk kam lexuar shume per kete meqenese die e mora vesh por dua te di nese eshte e vertete apo tallen astronomet dhe populli ?!!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Firma juaj u pezullua pasi perben shkelje te rregullave te ketij forumi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Duke mbeshtetur dhe mendemit e mesiperme do doja te paraqisja disa pika qe jane dhene si shenja ne lidhje me ardhjen e dyte te Zotit
    apo siē e quani apokalipsi. Shenjat jane te shumta dhe tregojne se jemi teper afer fundit.
    1)Nje menyre jetese e paranueshme.
    "Dhe ashtu siē ndodhi ne ditet e Noes, keshtu do te jete dhe ne ditet e Birit te njeriut. Njerzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ne diten kur Noeu hyri ne arke; dhe erdhi permbytja dhe i zhduku te gjithe. (LLuka.17:26,27)
    2)Largim prej besimit
    "Dhe Fryma e thote shkoqur se ne ditet e fundit disa do ta mohojne besimin, duke u vene veshin frymeve genjeshtare dhe doktrinave te demoneve" (1Timoteut 4:1)
    3)Korruptim i doktrines
    "sepse do te vije koha kur njerzit nuk do ta durojne doktrinen e shendoshe, por, sipsas endjeve te tyre, do te mbledhin grumbull mesues per te gudulisur veshet" (2Tim.4:3,4)
    4)Mekat i tejskajshem dhe korrupsion
    "Ne ditet e fundit do te vine kohe te veshtira, sepse njerzit do te jene egoiste, lakmues parash, mburravece, krenare, blasfemues, te pabindur ndaj prinderve, mosmirnjohes, te paudhe, te padhembshur, te papajtueshem, shpifes, fodulle...te perendishem ne dukje, por mohues te fuqise se saj".(2 Timot.3:1-4)
    5)Ungjillizim mbareboteror
    "Por me perpara ungjilli(Lajmi i Mire) do t'u predikohet gjithe kombeve" (Marku 13:10)
    6)Mungese aspirate(pritjeje)
    "Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do te vije ne ate ore qe nuk e mendoni" (Mateu 24:44)
    7)Izraeli
    "Ai do te ngrere flamurin per kombet, do te mbledhe te debuarit e Izraelit dhe do et grumbulloje ata qe u shperndane nga Juda ne te kater anet e dheut" (Isaia11:12, LLuka21:24 Jeremia 23:3,8,etj)
    8)Uria, semundje, termete, luftra
    "Do te ngrihet pra popull kunder populli dhe mbreteri kunder mbreterie; do te kete zi buke, murtaje, termete ne vende te ndryshme" (Mateu24:7,8)
    9)Ankthi i kombeve
    "Dhe do te kete shenja ne diell,ne hene, ne yje, dhe mbi toke ankth popujsh, ne perhumbjen prej gjemes se detit dhe te valeve te tij" (Luka 21:25)
    10)Frike njerezore
    "Njerzit do et mpaken nga frika dhe nga pritja se ē'fare do ta pllakose boten, sepse fuqite qiellore do te lekunden" (Luka21:26)
    11)Kuvende paqeje
    "sa per kohet dhe per stinet vellezer, nuk keni nevoje t'ju shkruaj, sepse ju vete e dini shume mire se dita e Zotit do te vije si nje vjedhes naten. Sepse kur thone: "paqe, siguri" atehere nje shkaterrim i papritur do te bjere mbi ta..."( 1SELANIKASVE5:1-3)
    12)lUFTRA DHE ZERA LUFTRASH
    "Do te degjoni te flitet per luftra dhe zera luftrash" (Mateu 24:6)
    13)DASHURIA DO TE FTOHET
    "Dhe duke qene se paudhesia do te shtohet, shumekujt dashuria do t'i ftohet..." (Mateu 24:12)
    Vete ju mund te gjykoni per realitetin e atyre qe jane shkrojtur qindra vjet me pare te plotesohen ne ditet e sotme. Thelbesorja qendron ne ate qe ne ē'fare pozicioni do te marrim...???

    "Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme"(Gjoni3:16)
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  10. #10
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Thumbs up

    AMEN

    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  11. #11
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Mundem qe me keto 60 vjete zhvillim toka te pesoj nje c'ekuilibrim te madhe,po per 60 vjete te tjera do mundet te na mbaje me?
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  12. #12
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

  13. #13
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    po me habit qe ti nuk merr pjese ne keto tema
    vetem hahahahahahahahah

    apokalise !
    nje tjeter drit
    jam ne kohe
    kush e di
    nje tjeter
    logjika ime
    jam nje shaka
    nuk kam lind
    jam nje iluzion
    e pafundeshm
    mendimi im
    gllaberoj
    njeriun
    jam nje shaka
    tronditese
    koha
    kush e di
    eshte e trembur
    prangat
    ne zemer
    ushqimi im
    historia nje presje
    jam nje shaka
    ndertova
    nje kulle
    e madhe
    ishte vet koha
    genjeshter
    jam nje shaka
    ngjyrat
    te kuqe
    nje harmoni
    perseri mendimi im
    oj natyre jam nje hiq

  14. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Per fundin e botes Albert Einstein ka thene:
    Nuk e di me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por e di qe ne Luften e Kater do te luftohet me shkopinj dhe me gurre.


    p.s. Elda dhe Tim nuk jeni ne chat -- pergjigjet e fundit u fshine, flisni ne privat kur doni te shkembeni mesazhe private.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73

    jam plotesisht dakort me Anjshtanjin

    Qe ka thene:

    Nuk e di me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por e di qe ne Luften e Kater do te luftohet me shkopinj dhe me gurre.
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  16. #16
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Nuk e di ku po kete mendim te Ajnshtainit e kam lexuar edhe diku tjeter.
    Me duket se eshte nje profetesi e nje Profeti
    Do mundohem ta gjej
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

Tema tė Ngjashme

  1. Ajo qe po ndodh, eshte...apokalipsi shpirteror!
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-07-2009, 03:35
  2. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. 50 grate e Nanos ne Beograd - Apokalipsi
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 04:34
  4. BIBLA: Numrat & Apokalipsi
    Nga Eni nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-07-2002, 05:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •