Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279

    Gatimet e mia..:)

    Grosh me mish.


    0.5 kg mish i preferencave personale, qe mund te jete mish vici,qingji,derri, ose mund te jete edhe pasterma gje qe i jep edhe me shume shije gjelles.

    4 kuti konserve me groshe te zier,por pa salce domatesh brenda.

    Niset me mishin e prere ne copa te vogla sa gjysma e gishit. Hidhet ne tenxhere e me pak dhjam te shkrire e ne flake te ulet nis kaverdisa . Pasi mishi te ket marre pak ngjyre hidhet qepa e grire holle,1 kokerr, e nja 4-5 thelpe hudhrash te prera holle ose nje luge caji me pure hudhre e kaverdisen per disa minuta perseri. Me pas i hidhet dy luge gjelle me salce domatesh e pas disa minutash kur shikon se salca po ndryshon ngjyre i shtohet nje gjysem gote me uje e vazhdon kaverdisja derisa salca ka krijuar nje fare mase rreth e qark copave te mishit. Shtohet kripe e piper sipas deshires. Mbasi mishi eshte gati trecerek i skuqur e ziere njekohesisht nga ky proces kaverdisjeje me salcen,hudhrat e qepet i shtohen groshet e i hidhet uje per ti lene te zine per rreth 15 min. Ne pjate gjelles mund ti shtosh edhe pak vaj ulliri.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Mos je gje kundra rrymes ti? Lol.. Aman pse i ndryshoni keto emra si mbreti grate

  3. #3
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Tave alla Tironci

    0.5 kg mish i llojit qe perkon me preferencat personale.
    1 patllixhan
    3 kokra patate te medha
    1 koker qepe.
    4-5 thelpe hudhrash

    Mishi i prere ne copa te vogla vihet ne nje tenxhere te vogel e lihet te ziej per rreth 10 minuta ne flake mesatare. Me pas merren thelat me kujdes e vihen ne tave duke i shperndare ne te gjithe siperfaqen e saj.Po ashtu shperndajme ne kete siperfaqe edhe patllixhanin e patatet e prera ne copa te vogla.

    Qepet nisen te skuqen lehtas ne nje tigan,sa per te ndryshuar pak ngjyre,se bashku me hudhrat, e me pas shtojme tre luge gjelle me salc domatesh e pasi i kaverdisim per disa minuta ,e gjitha kjo ne flake te ulet, shtojme gjysmen e lengut te mishit e vazhdojme per disa min te tjera kaverdisjen derisa te shikojme nje mase qe duket si supe .Kjo mase i hidhet mbi mishin e zarzavatet e shperndara ne tave me pak kripe rigon e biber te zi e futen ne furre per tu lene te piqet e zihet njekohesiht ne flake te ulet te furres. Cdo 15-20 min shtohet nga pak nga lengu i mishit te mbetur e kthehen here pas here zarzavatet e mishi.

    Patatet mund te jene te qeruara ose mund te jene lare me uje te nxehte duke i pastruar mire,por pa ju hequr lekura.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

Tema tė Ngjashme

  1. Gatimet e detit!
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •