Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Question Ku qëndron kuptimi i jetës?

    Te gjithe ne pajtohemi me vdekjen , por ajo qe ne nuk pajtohemi eshte jeta .
    Dhe jeta megjithe vuajtjet, problemet e sfidat qe sjell, ajo eshte e embel. Jeta ka jo vetem dite te mira por dhe te keqija . Meqe ne , njerzit jemi emociale, kemi ndjenja, shpesh nga deshtimet, pesimet apo kur humbim te dashurit tane ofshajme, ngrejm zerin edhe kunder vete jetes. Dhe ne keto çaste te veshtira te jetes, shume prej nesh pyesim...

    A ka jeta kuptim?! Pse me eshte shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojme shpesh me mendimet tona duke thene po „c`fare Zoti eshte ai qe na torturon me vite per t`na sprovuar“?!

    Nese jeta ne pergjithesi ka kuptim, atehere duhet te kete kuptim edhe vuajtja.

    Vuatja eshte pjese e jetes sikurse edhe fati dhe vdekja dhe se pa vuajtje dhe vdekje jeta nuk do te mund te ishte e teresishme . Menyra se si njeriu e pranon fatin e tij dhe te gjitha vuajtjet qe ai fat i kerkon i jep mundesi te mjaftueshme .. edhe nen rrethanat me te veshtira.. te shtoj nje kuptim te thelle ne jeten e tij. ... Dhe se forca e brendshme e nje njeriu mund ta ngrise ate dhe mbi fatin e jashtem.



    Dhe mendoj se shume prej nesh i kemi shtruar vetes te pakten njehere pyetjen, se ku qendron kuptimi i jetes, a ka jeta kuptim?

    Ju ftoj te diskutojm ne kete teme .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Vuajtja eshte pasoje, jo vlere. Natyrisht qe jeta ka kuptim pa vuajtje, dhe mendoj se vuajtja eshte pasoje e veprimeve tona (njerezve) ne jete.
    Mos valle sa me shume te vuash aq me e kuptimshme dhe me e mire eshte jeta?
    Natyrisht qe jo, ndryshe njerezit do te synonin vuajtjen, jo lumturine

    Ngaqe vuajtja eksiston per nje kohe te gjate dhe relativisht eshte prezente kudo, ajo eshte bere pjese shoqeruese e jeteve tona, dhe kjo i ben disa te mendojne qe vuajtja eshte e domosdoshme per ti dhene kuptim jetes. Nuk jam dakort me te.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pershendetje!


    Filozofet dhe studiues te fushave te ndryshme jane perpjekur gjate gjithe koherave dhe kane "derdhur" lesht e tulles e ju eshte "plasaritur" cipa e trurit per ti dhene nje pergjigje dhe ne te shumten e rasteve te pjesshme pyetjes qe keni shtruar.

    Mendoj se jeta merr kuptim atehere kur projektohet synimi i njeriut per arritjen e nje qellimi. Jeta e humbet kuptimin atehere kur njeriu devijon nga realiteti atehere kur ai sundohet prej iluzoneve te cilat heret a vone do te zbardhin realitetin e hidhur.

    Kuptim i jetes qendron tek aftesia e njeriut per ti krijuar kushte te pershtatshme vetes per te mbijetuar ne ket bote "shumengjyrshe".
    Besimi tek Zoti si dhe Edukimi i njeriut jane dy prej kushteve themelore per ti dhene kuptim kesaj jete.

    Njerezit jane te prirur ose me mire te them e kane me te lehte te perdorin vuajtjet apo fatin si faktore te nje jete pa kuptim.
    Nese nuk do te egzistonte vuajtja nuk do te kishte as gezim pasi te dy keto pervoja ne jeten e njeriut "jetojne" ne funksion te njera tjetres.

    Fati dhe Jeta ---> Nje thenie: "Fati favorizon mendjet e parapregatitura"
    Ne te shumten e rasteve fati eshte ne doren e njeriut.
    Fati nuk eshte rastesi por eshte kurorezim i perpjekjeve per arritjen e nje qellimi!
    KUJDES!!! Te mos ngaterrohet (mo e beni pilaf me miza) e t'i humbase vlera diskutimit dhe te vendoset ne te njejten peshore "fati" i shendetit tone apo te fatkeqesive natyrore apo te humbjes se jetes ne aksidente me "fatin" e arritur permes aftesive vetjake.

    "Jeta s'eshte nje dite jeta s'eshte nje jave a mendoni pak more se cfare ju pret...?" thone disa prej fjaleve te huazuara nga nje tekst kenge (qe nuk po me kujtohet se kush e kendon) Besoj se tek fjalet e mesiperme te lidhura me fragmentin kohor gjendet edhe kuptimi i jetes...

    Zoti dhe Jeta Zoti na dhuroi jeten dhe cdo te mire qe vjen me te!
    Kusuri i taksiratit i takon njerezise. Nuk do te kishte kuptim jeta dhe qellimi per te jetuar nese gjithcka dot e ishte e gatshme nese vuajtja nuk do te shponte zemrat dhe nese trishtimi nuk do te brengoste shpirtin!
    Thuhet se vuajtjet forcojne apo pergatisin zemren dhe ne te njejten kohe maturojne trurin (rrudhosin dhe kacurrelosin trurin lol)

    Si thote mileti ndonjehere: ---> " I ka jeta keto..."

    Kuptimi i jetes do t'i humbiste vetem atehere kur mungon "liria" (padyshim me limite) atehere kur mendja dhe shpirti vuajne pas hekurave te skllaverimit prej paditurise.
    Jeta do e humbiste kuptimin vecse atehere kur njeriu ti hapte udhen demoralizimit ne mase apo atehere kur te mungoje plotesisht bindja ndaj normave te moralit.

  4. #4
    Alba te rekomandoj te lexosh Alkimisti nga Paulo Coelho!
    Vec provo ta lexosh ne gjuhe te huaja (meqe flet gjermanisht) po e gjete, se ne Shqip s'e kane perkthyer gje (ai varjant qe me ra ne dore mua te pakten).
    Shko lexoje dhe eja prape te kjo teme.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  5. #5
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Jeta merr cfaredo kuptimi qe i jep vete ti

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431
    Bukuria e jetes qendron ne gjithe altenativat qe afron ajo .
    Vdekja e ku do kishte kuptim jeta pa vdekje ne nje roman se mbaj titullin tani supozohej nje njeri qe kishte lindur dhe sdo vdiste jetoi sa jetoi aq gjate dhe pastaj u merzit me jeten vetem gjera monotone dhe kishte shume deshire te vdiste.
    Ku do kishte kuptim shendeti pa semundjen .
    Ku do kishte kuptim dashuria pa zenka.
    ku do kishte kuptim pasuria pa varferi.
    Te gjthe keto kundershtime e rigjallerojne jeten dhe ia largojne monotonine e saj.
    Nese dy njerez duhen dhe asnjehere nuk zihen atehere dashuria e tyre behet pak monotone avash avash ajo bie ne shkalle me te ulta .Ne momentin qe lind nje konflikt midis tyre sa sa njerez duhen dhe mbas kesaj grindje dashuria e tyre ka fituar nje gjallerim vleresohet me shume momenti qe ishin te pazene vleresohet me shume dashuria dhe i jepet me shume perkushtim asaj.

    Imagjino nje person i cili nuk semuret kurre nuk ia di vleren shendetit dhe kur semuret ai shikon tek ai gjallerim jete e vlereson me shume shendetin mundohet me shume ta ruaje veten nga semundjet dhe te keqiat eshte me i motivuar per gjera qe sjellin me shume dobi.

    Je i lire dhe e harxhon kohen kot kur ngarkohesh me pune thua te kem pak kohe te lire ta shfrytezoj per shume gjera qe kur ishe i lire si beje.

    Lufta po lufta a duhet .Shume shtete kane arritur teknologji te larta dhe zbulime shkencore prej luftrave si gjermania amerika etj.Lufta eshte shume here e dobishme per njerzimin sepse i jepet te drejta me ane te saj te drejtit dhe prej saj humb i keqi Do thoni ju po njerzit e pafajshem qe vriten ,Atehere dalim tek kuptimi i jetes qe kjo jete nuk eshte parajse kjo jete eshte perpjekje per tu bere te mire me veten, me shoqerine dhe me cdo gje qe ne duhet ta vleresojme.

    Pra nese sdo ishte vdekja sdo kishte kuptim jeta ose ajo do ishte monotone meqe egziston vdekja atehere dhe vdekja eshte e dobishme pse sepse ajo e frenon njeriun per te bere keq i jep atij ndikim psikologjik se cdo njeri do vdesi dhe nje dite do kete llogari per te pra vdekja ne mendjen njerzore ka ndikim drejtesie .

    Nqs njeriu do ta leje te jetonte per shume kohe vete mynyra se si eshte ndertuar kjo jete me te mira dhe te keqia do ja bente jeten atij monotone dhe do kerkonte vdekjen vet cikli njerzor rini plakje e ben te domosdoshem vdekjen .Imagjino je semure dhe po vuan shume do kerkoje vdekjen po te ishe moshe e madhe .Sigurisht qe po sepse ke shijuar shume prej jetes dhe e shikon se kjo jete nuk te jep kenaqesi mosha forca jote tashme te ka lene dhe eshte natyrshme te kerkosh mbarimin e kenaqesive te tua sepse ato tashme per ty jane bere monotone dhe te kane lodhur duke i shijuar .Pse pikerisht do kerkoje vdekjen.Sepse shume njerez me vdekjen ngushellojne veten nga fundi i kenaqesive monotone ose fatkeqesive te tyre .E gjithe kjo vjen prej mungeses se kuptimit te qellimit te jetes tone.Le ti bejme nje pyetje veteve tona .
    Ja i shijuam gjithcka gjithe te mirat ne kete bote do vij nje kohe do plakemi dhe pastaj do vdesim po pastaj cdo ndodhe me ne .A thua se ky eshte perfundimi i qellimit tone .Sa pa kuptim duket jeta lindje dhe plakje pa nje qellim tjeter .

    Dikush ishte semure dhe thirri vdekjen kur i erdhi vdekja i tha te lutem mund te ma thuash se ku e kam rradhen .Vdekja i tha po ti a me thirre mua tani.Faktikisht te thirra por nuk e dija qe ti ishe e tille .

    Pra njeriu kerkon vdekjen por kur ajo i vjen kerkon jeten .E cuditshme kjo.

    Pra le te zbulojme me mendjen tone pse jetojme .
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Kuptimi i jetes!

    Pyetja qe i ka sfiduar filozofet dhe gjithe mendimtaret e koherave te ndryshme. Megjithate pergjigja ekziston dhe eshte sa e lehte aq edhe komplekse, varet se sa jemi te gatshem ta pranojme. Universi qe shohim sot, me gjithe larmine e tij dhe dukurite e tij, na tregon se ekziston nje e Vertete absolute qe ne nuk mund t'i shmangemi dot.

    Per te gjetur kuptimin e jetes njeriu duhet me pare t'i pergjigjet pyetjes mbi origjinen e saj. Jeta nisi nga nje Krijues dhe pikerisht ketu ne duhet te kerkojme edhe pergjigjen mbi kuptimin e saj. Perendia qe krijoi jeten dhe njeriun, krijoi edhe qellimin e saj dhe ne pergjigjen duhet ta kerkojme atje ku mund te gjendet. Po perjashtuam Perendine nga origjina e jetes dhe kuptimi i saj atehere ne i hapim udhe arsyetimeve te kota qe ne fund fare na cojne ne deklarata te tilla shpuese qe mbartin ne vetvete deshperimin dhe dhimbjen: "Kotesi e kotesive, gjithshka eshte kotesi." (Predikuesi 1:3).

    Ne rast se largojme Perendine nga jeta jone dhe jetojme nje jete moskokecarese dhe jetojme me idene se gjithshka ne kete bote ka ardhur nga rastesia dhe pikenisja e cdo gjeje eshte e paqellimte, atehere cdo lloj arsyetimi mbi jeten dhe kuptimin e saj do te arrinte ne asgje. Pikerisht Ai qe krijoi gjithshka, edhe jeten eshte Ai qe i dha edhe kuptimin e saj.

    Perendia e krijoi njeriun qe ai te mund te kishte maredhenie me Te, dhe njeriu eshte i lire te zgjedhe te jetoje me dhe per Perendine por ai eshte i lire te jetoje edhe pa Ate. Ne secilin rast pasojat ndikojne dretper dret tek njeriu vete. Vdekja eshte rrjedhoje e rebelimit tone ndaj Krijuesit, perpara saj stepet çdo filozofi dhe asnje dije apo njohuri nuk ka mundur deri me sot te kaloje kufirin e saj. Pertej vdekjes cfare ka, cfare ndodh me ata qe vdesin, ku shkojne dhe perse ata nuk kthehen me pas.

    Fjala e Perendise, Bibla ka pergjigjen e gjithe ketyre pyetjeve:

    -- Nga erdhem? Zanafilla 1:1:
    "Ne fillim Perendia krijoi qiejte dhe token." Perendia eshte Krijuesi i gjithshkaje.
    -- Qellimi qe u krijuam, Zanafilla 1:26-27:
    26 Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".
    27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.
    28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë"

    Njeriu eshte krijuar ne imazhin e Perendise dhe eshte kryevepra e Krijimit
    -- Vdekja, Zanafilla 2:16-17:
    16 Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;
    17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".


    Askush nuk mund te jape nje pergjigje se si kapercehet dhimbja qe shkakton ndarja dhe vdekja eshte ndarja me e dhimbshme. Por Perendia Vete ne Personin e Jezu Krishtit e mposhti vdekjen dhe triumfoi mbi te dhe sot cdo njeri qe beson ne ringjalljen e Krishtit do te arrije t'i jape kuptimin e vertete te jetes.

    Dikush tha njehere qe dhimbja qe ne perjetojme mund te jete fare mire megafoni i Perendise drejtuar nje bote te shurdher moralisht. Ne cdo dite shohim dhimbjen perreth nesh tek te tjeret dhe shpesh ajo na prek edhe ne. Le te degjojme me ane saj thirrjen qe Perendia na ben per t'u kthyer tek Ai dhe per t'i shpetuar denimit qe po vjen.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Gabimi qe njerezit bejne eshte perpjekja per te "mesuar" misteret e Perendise, ku Perendia eshte ajo qenie e gjithepushteshtme qe ka krijuar gjithcka, perfshi ketu edhe njeriun. E mbani mend veten kur keni qene femije te vegjel dhe sa te lumtur keni qene? Nuk keni punuar, nuk keni mesuar, nuk keni studiuar as teorira dhe as filozofira, keni jetuar ne krahet e prinderve dhe cdo pyetje qe keni patur ua keni drejtuar atyre.

    Kuptimin e jetes fillon ta shohesh vetem atehere kur ti e shikon jeten dhe boten me syte e nje femije.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Comes With Attitude
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Leeds
    Postime
    94
    Per mendimin tim ka dy rruge qe do ndihmonin ne berjen e nje jete me stabel, te besonim gjithshka ose te dyshonim gjithshka.
    Te dy keto opsione do na lehtesonin nevojen e te menduarit.

  10. #10
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Citim Postuar më parë nga xxxbledixxx
    Per mendimin tim ka dy rruge qe do ndihmonin ne berjen e nje jete me stabel, te besonim gjithshka ose te dyshonim gjithshka.
    Te dy keto opsione do na lehtesonin nevojen e te menduarit.

    Ketu gabohesh miku im se s'mund te jesh ne dy skajet e boshtit ne te njejten kohe. Per cdo situate duhet te gjesh balanicin mes te dyjave.

    Nese nje goce te thote ty "Te dua" do ti besoje apo jo????

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2004
    Postime
    19
    Cdo gje shte krijuar ne cift, plus-minus, mashkull-femer, dite-nate, etj etj. Vetem nje eshte i vetem dhe pa shoke...Eshte Ai i cili krijoi cdo gje nga asgjeja dhe i krijoi ne cift.

    Jeta fillon te marri kuptim kur ti fillon ti besh vetes pyetje te tilla si ku qendron kuptimi i jetes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga MtrX : 09-07-2004 më 11:19

  12. #12
    Vajze e mire
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Andej Kendej Gjitheandej
    Postime
    21
    Kuptimi jetes qendron ne te gjeturin e lumturise .
    A eshte lumturia shume e veshtire per ta gjetur?
    Gladiola_2005@hotmail.com

  13. #13
    HI EVERYBODY Maska e CUFO
    Anëtarësuar
    21-08-2003
    Postime
    78

    Thumbs up kuptimi i jetes

    Citim Postuar më parë nga Adiola
    Kuptimi jetes qendron ne te gjeturin e lumturise .
    A eshte lumturia shume e veshtire per ta gjetur?
    problemi eshte se ke quan lumturi se mendoj se kuptimi jetes nuk mund te jete vetem lumturia pasi ajo nuk zgjate pergjithmone pasi sic thote dhe fjala jeta ka ngjitje dhe zbritje prandaj them se eshte i komplikuar kuptimi i jetes nuk mund te gjesh nje fjale te vetme,lumturia eshte pjese e jetes ky eshte mendimi im and see you later!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga CUFO : 22-07-2004 më 07:39 Arsyeja: gabim
    IT IS NICE TO BE IMPORTANT BUT IS MORE IMPORTANT TO BE NICE

  14. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Heh,
    Njerezit pacin edhe 100 jete te jetojne asnjehere nuk ia marrin vesh dot kuptimin.Disa thojne qe vet jeta dhe ditet qe i jeton jane kuptimi i saj,disa e perkufizojne jeten me besim disa te tjere thone se jeta nuk eshte e dhene per te patur nje kuptim po vet njeriu duhet t`i jep kuptim jetes se vet.
    Cilat nga keto teza jane te verteta,nuk e di.
    Nuk e di per te vetmin shkak qe ende nuk jam ka gjetur kuptimin jetes sime.
    Cdo te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #15
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Heh,
    Njerezit pacin edhe 100 jete te jetojne asnjehere nuk ia marrin vesh dot kuptimin.Disa thojne qe vet jeta dhe ditet qe i jeton jane kuptimi i saj,disa e perkufizojne jeten me besim disa te tjere thone se jeta nuk eshte e dhene per te patur nje kuptim po vet njeriu duhet t`i jep kuptim jetes se vet.
    Cilat nga keto teza jane te verteta,nuk e di.
    Nuk e di per te vetmin shkak qe ende nuk jam ka gjetur kuptimin jetes sime.
    Cdo te mire

    hahhahahahhah po po StormAngel ke te drejte ne jemi bere si puna atit qe thote : ehhhhhh sikur ta dija qe do vdisja do i beja varrin vetes ne me kapak Floriri.

    Askush s`ja di kuptimin jetes as long as we breath everyday I am happy
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Ku qendron kuptimi i jetes !


    uni im mendon qe kuptimi i jetes qendron,, tek une

    ndersa une mendoj qe kuptimi i jetes qendron,,, ne pafundesi

    kurse pafundesia qendron ,, ne skajin e pafundesise

    kurse,,,,,,,,,,

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Master^Divine
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    12
    Ku qendron kuptimi jetes?
    Kuptimi jetes per cdo njeri eshte i ndryshem?Te kuptosh jeten do te thote te kesh nje Qellim
    Rruget per te arritur ate qellim jane te shumta te lehta e te veshtira.Por e rendesishmja eshte qe ti te kesh besim se do tja arrish qellimit.Atere te jesh i bindur se jeta jote nuk ka qene pa kuptim.Pra jeta e merr kuptimin ne baze te qellimit.

  18. #18
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    ehhhhhhh kot si thone take one day at a time.... jeta eshte e shkruter shume edhe duhet te mundohemi ta shijojme ate sa me shume.... kur njeriu plaket edhe i ka provuar po thuajse gjerat e veshtira e te bukura ne jete thote: eh lem o zot te rroj edhe kto pak dite..... kuptimi i jetes eshte te arrish pak a shume ato qe do edhe te shikosh te dashurit e tu ne harmoni etj.
    JUST LIVE LIFE TO THE FULLEST and dont worry about tomorrow
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e stolen
    Anëtarësuar
    26-09-2004
    Vendndodhja
    gr
    Postime
    13
    kuptimi i jetes?ta jetosh.te besh dicka sepse te pelqen.si psh.te besh sex ne publik te bertasesh ne kishe ne mes te nje liturgjie sepse u merzite te te thone si te jetosh.te thyesh rregullat dhe pse e di qe do te denohesh.te jesh i lire ashtu sic ke lindur por prangat e njerezimit te mbajne te lidhur.kuptimin jetes ja japim vete ne.dhe kur te vdesim nuk ka rendesi nese ishim nje kokrrize rere rreze malit apo mali vetemjafton qe te kemi JETUAR

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SeXy^-^ElBa
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Postime
    117
    ne jete ne nuk vuani ska kuptim jeta sdo vuani ne rini por do vuani ne vdekje dhe jeta pa vuajtje ska kuptim do qeshesh do qash si gjithmone jeta pa vuajtje skalohet
    te them te dua eshte pak te fal zemren e ke hak me mire te them te verteten, i yti do jem per jete, dashuria ime do te perfundoj kur deti te shteroj kur dielli te me ndricoj, kur mua ne varr te me mbulojn atehere jam e detyruar te harroj
    Ne syte e tu,heshtje kozmike,ne fytyren tende heshtje romantike,ne fjalet e tua as po as jo,me thua te lutem:"me do apo jo


    LoVe^-^BeBy

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  2. Katekizmi i Krishterë Orthodhoks
    Nga Eni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Kuptimi i përemrit “Ne” siç është i përdorur në Kur’an?
    Nga ЯinoR në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •