Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Unë, izraelitja që ndjehem vlonjate

    INTERVISTE/ EDHE NE AMERIKE JETOJ MES SHQIPTARESH

    Unë, izraelitja që ndjehem vlonjate
    Ana Kohen, mjekja që ndihmoi luftën në Kosovë


    --------------------------------------------------------------------------------

    Zenepe Luka


    VLORE

    Shumëkush e njeh në Vlorë. Madje, edhe rrugica ku ka jetuar është quajtur jozyrtarisht "Rrugica e izraelitëve". Quhet Ana Kohen, është izraelitja e lindur dhe rritur në Vlorë. Pas shumë vitesh në Shqipëri, familja e saj ka ikur në Amerikë, ndërsa para pak ditësh, 18 vjet pas kësaj periudhe, Ana ka ardhur në Vlorë. Kërkon shtëpinë në lagjen "Kume", ku ka lindur. Kërkon shoqen e ngushtë Stelën, varrin e gjyshit, shokët e maturës. Ajo ka takuar edhe kryebashkiakun Shpëtim Gjika në zyrën e këtij të fundit. "Jam vajzë e Vlorës dhe nuk mund të rrija pa trokitur tek kjo derë", i ka thënë ajo.
    Edhe pas ikjes nga Shqipëria, Kohen ka vazhduar të ndihet shqiptare. Doktoresha e famshme, njëkohësisht edhe kryetare e shoqatës "Motrat Qiriazi", e cila njihet për kontribut të madh në luftën e Kosovës, ka treguar për Gazetën diçka nga jeta e saj.

    Si ka ardhur fisi Kohen në Vlorë Dr. Anna?
    Prindërit e mi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u larguan nga Janina dhe janë vendosur në fshatin Trevllazën të Vlorës, duke ndërruar emrat. Këhtu, babai quhej David, u quajt Daut. Nëna Nina u bë Bule, ashtu dhe gjyshi e gjyshja. Pas luftës lindën 4 fëmijë, unë jam e dyta. Lindëm në qytet, unë kam lindur në kabinën e plazhit në lagjen Kume, në muajin gusht.

    Në çfarë rrethanash jeni larguar nga Vlora?
    Në rrethana krejt normale dhe i takon vitit 1966. Babi ishte shumë i sëmurë dhe kur doli në një komision mjekësor në Tiranë, e këshilluan të operohej jashtë shtetit. I shkroi disa letra Enver Hoxhës, duke i kërkuar dhe familjen dhe u aprovua. Me anë të ambasadës franceze, jemi larguar me Al Italian dhe u vendosëm në Greqi, sepse ne kishim nënshtetësi greke. Greqia ishte shumë e varfër, kështu që prindërit dhe tre fëmijët u larguan për në Amerikë. Unë vazhdova Universitetin për stomatologe, sepse dy vjet i kisha mbaruar në Tiranë.

    Ç'lidhje keni me komunitetin shqiptar në Amerikë?
    Përfundova universitetin, çela një klinikë private. Për të qenë e sinqertë, deri në vitin 1988, nuk kam pasur lidhje me komunitetin shqiptar, madje kisha harruar edhe gjuhën shqipe. Shkak ka qenë një paciente që më erdhi në klinikë dhe kur po plotësonte kartelën, lexova emrin Trëndafile. E pyes nëse ishte shqiptare. "Po më tha". Unë jam vlonjate, iu përgjigja. Që nga ajo ditë u lidha fort me komunitetin shqiptar.

    Njiheni edhe për ndihmë gjatë luftës në Kosovë...
    Në vitin 1988 jam zgjedhur presidente e shoqatës "Motrat Qiriazi", që ishte formur nga disa gra kosovare. Në Kosovë filloi lufta dhe kërkova të flisja në një televizion amerikan në emër të shoqatës dhe u shpreha që unë jam një shembull që dëshmoj se si shqiptarët kanë ndihmuar izraelitët në kohën e luftës: "Jam sot këtu për të thënë se duhen ndihmuar shqiptarët, kosovarët". Majftoi kjo thirrje dhe u mblodhën izraelitë të Amerikës, ku ishte edhe kongresmeni Lantos. Ata u prekën kur tregova historinë time dhe ndihmën që ka dhënë Shqipria. Pas kësaj bisede, u mblodhën gjysmë milioni dollarë dhe unë në emër të shoqatës "Motrat Qiriazi", jua kam dorëzuar zyrtarisht dy shoqatave në Tiranë, si dhe shoqatës "Motrat Qiriazi", dega e Kosovës. Dimë që janë përdorur për refugjatët kosovarë në Shqipëri, ndërsa 120 mijë dollarë që i dërguam për familjet shqiptare që mbanin kosovarët në shtëpitë e tyre.


    Kohen merr medalje nga Presidenti Moisiu

    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i dorëzoi dje gjatë një takimi në Presidencë medaljen "Për merita të veçanta civile" Dr.Ana Kohen, me motivacionin "Për kontribut të vyer në ndihmë të popullsisë shqiptare, në periudhën e krizës humanitare kosovare; për ndihmesë të çmuar dhënë emigrantëve shqiptarë të sapovajtur në SHBA", akorduar në 13 Janar 2004, me propozim të Ministrisë sonë të Jashtme. Znj. Kohen, Dr. kirurge stomatologe, qytetare amerikane me origjinë izraelite, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për nderimin që i bëhet tha se, përkushtimi ndaj vendit tonë, në të cilin ka kaluar një pjesë të jetës së saj, do të jetë i pakursyer dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen

    gazeta shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir ke ba tiran qe e postove ket artikull..

    uroj qe her tjera doktoresh ana te mos takoj ma gjiko dardho dredhat e Vlores por te gjej ne zyrat e qytetit atdhetare e demokrat e humaniste e jo si tash qe cdo zyre e Vlores eshte mbush me bandit e kriminele den babaden..

    edhe kur dergojne ndihma ne PARA le ti cojne nepermjet bankave sepse atyku i kan cue deri tash jan vjedh.. ne xhepat e mafies se shoqatave qe kan ba villa e benza me ato miliona te atdhetareve..

    sikurse qaj Ed Mazi me grue qe vec danezve u vodhi mbi 1 milion dollare..

    qashtu..

    suksese Anes..mikes tone e Paqe popullit izraelit qe na don e na eshte mirnjohes..

    qashtu..

Tema të Ngjashme

  1. Muzika qytetare vlonjate
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 01:15
  2. Anekdota Vlonjate
    Nga KoTeLja_VL në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 00:26
  3. Pershendetje nga nje Vlonjate
    Nga DirrtyBabe në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 27-02-2003, 19:50
  4. Ndjehem Shume E Merzitur!
    Nga elonaJ10 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 16:25
  5. Ahh duhej dhe 1 Vlonjate per te mos marr sy forumi:P
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •