RENDESIA E ARSIMIMIT PER GRUAN
Gruaja ėshtė mėsuesi mė i shkėlqyer i fėmijėve. Qė gruaja tė mund ti japė fėmijės njė arsim tė shkėlqyer pėr njė kohė tė gjatė nė periudhėn e rritjes, ėshtė kusht arsimimi i saj, njohja dhe pėrgatitja praktike mėsimore dhe moralo-etike e saj. Pėr tė gjithė ėshtė e njohur rėndėsia e shprehive qė fitohen nė moshė tė vogėl. Eshtė thėnė: "Ēhyn nė djep, del nė varr".
Njė grua e arsimuar kalon njė jetė me marrėveshje me burrin dhe, po qe e nevojshme, e ndihmon nė punėt e tij. Hz. Pejgamber thoshte kėshtu pėr Hz. Hatixhenė: "Betohem se Allahu nuk mė dha mua njė grua mė tė mirė se Hatixhenė. Ajo mė besoi kur njerėzit smė besonin, ajo mė dha tė drejtė kur ēdokush mė pėrgėnjeshtronte, ajo mė ndihmoi materialisht kur ēdokush mė braktiste!"
Pretendohet se mėsimi i shkrim-leximit, arsimimi, bėhet shkak te gruaja, nga pikėpamja moralo-etike, pėr shfaqjen e sjelljeve tė kėqia. Kjo nuk ėshtė e drejtė. Eshtė me rėndėsi tė sqarojmė se injoranca kurrė smund tė ketė vlerė dhe dobi nė raport me diturinė.
Sigurisht, nuk ka ndonjė lidhje midis diturisė sė vėrtetė, arsimit dhe edukatės, nga njera anė dhe sjelljeve jomorale, nga ana tjetėr. Veēse, morali i tė rinjve pikėrisht nė moshėn e rritjes mund tė prishet po qe se sistemi arsimor i largohet kritereve tė edukatės, kur mungojnė rregulli dhe disiplina. Arsimimi i femrės nė shoqėrinė Islame sdo tė thotė jetesė e pėrzier me meshkujt dhe flirt, sdo tė thotė qė femra tė bredhė e pėrqafuar me shokun e saj nėpėr korridoret e shkollės, nė parqe e lulishte. Dituria nuk kėrkon rekuizitėn si tė njė valltareje ose makiazhin si tė njė aktoreje. Nė tė kundėrt, neveritet nga kėto.
GJENDJA ARSIMORE E GRUAS
SIPAS SUNNETIT
"Mos i rehatoni gratė nė qoshe, mos i mėsoni tė shkruajnė, vetėm i mėsoni tė endin dhe tė lexojnė suren Nur". Njė hadith qė qarkullon me njė kuptim tė tillė, ėshtė e sajuar. Njė porosi e tillė nuk ėshtė dhėnė nga i Dėrguari i Allahut. Nė tė kundėrt, i Dėrguari i Madh ka kėrkuar mėsimin e shkrim-leximit pėr gratė, madje, kėtė gjė e ka urdhėruar. Konkretisht, nga Shifa Hatun kishte kėrkuar qė ti mėsonte gruas sė vet Hafsa shkrimin dhe ti jepte nga pėrvoja e saj. Nė njė porosi tė tij kishte bėrė tė qartė se Providenca Hyjnore do ti jepte dyfish shpėrblim atij personi qė... "edukon dhe arsimon skllaven e tij..." Kur arsimimi dhe edukimi i njė femre jo tė lirė pėrbėn njė vepėr tė mirė, sigurisht e tillė do tė jetė edhe pėr tė tjerėt.
Gratė e Medines sė Ndritshme (Medine-i Munevvere) kishin shkuar pranė tė Dėrguarit tė Allahut dhe i kishin thėnė: "Burrat gjithmonė vijnė pranė jush dhe marrin dituri, mėsojnė pėr ato qė sdinė. Ndėrsa ne, pėr shkak tė tyre nuk gjejmė mundėsi. Na caktoni edhe neve njė ditė tė vijmė tju dėgjojmė e tė mėsojmė". Dhe i Dėrguari i Madh u kishte caktuar njė ditė. U predikonte atyre dhe u jepte urdhėra. Ajniu, nė shpjegimet e kėsaj ndodhie, nėnvizon se ėshtė e lejueshme qė gratė tė pyesin pėr problemet fetare dhe pėr kėtė mund tė bisedojnė me burrat. Hz. Aishe thotė kėshtu: "Aq tė mira qė janė gratė ensare, turpi nuk u ėshtė bėrė pengesė pėr tė mėsuar fenė".
Nė kohėn e Pejgamberit, njėra nga gratė qė i jepnin rėndėsi diturisė, ishte edhe bashkėshortja e tij, Aisheja. Hz. Aishe merrej me nxėnien e diturive, kur dėgjonte diēka qė se dinte, pyeste gjersa ta bėnte tė qartė dhe pėrpiqej ta kuptonte mirė. Nga Pasuesit, Ebu Musai, thotė: "Pėr ne si Pasues tė tė Dėrguarit tė Allahut, nuk ka asnjė ēėshtje nė dukje me zgjidhje tė vėshtirė, pėr tė cilėn Hz. Aishe tė mos ketė njohuri". Pėrsėri, nga Pasuesit Musa b. Talha, thotė: "Nuk pashė njė njeri qė tė fliste mė qartė dhe shtruar se Aisheja". Gjithashtu dimė se Hz. Aisheja ka treguar 2210 hadithe nga Pejgamberi. Pėrveē kėsaj, ishin bėrė tė njohura edhe Hz. Fatime, vajza e Ebu Bekrit, Esmaja, si dhe Ummu'd-Derda me dhėnie vėndimesh (fetva) pėr ēėshtje tė ndryshme.
* * *
Hz. Omeri, nė periudhėn e kryesimit tė vet, njė ditė, tek kish hipur nė vendin e predikimit (minber) tė tė Dėrguarit tė Allahut, i kishte kėshilluar muslimanėt qė nė martesė tė mos u jepnin grave njė garanci kurore tė madhe. Nga radhėt e grave ishte ngritur njė zonjė shtatlartė dhe i kish thėnė: "Ej, Omer, nuk ke tė drejtė tė thuash kėshtu!", duke i pasuar dhe vėrtetuar fjalėt e saj me ajete tė Kuranit. Atėherė Hz. Omeri i kish marrė prapė fjalėt e tij duke thėnė: "Allah, Allah! Njė grua bėn debat me Omerin dhe ia mbyll gojėn!"
Pėrsėri njė ditė, Omeri me shokėt e tij, duke ecur nė rrugė, pėrballet me Havlen, vajzėn e Malikit, dhe e pėrshėndet. Pas shkėmbimit tė pėrshėndetjeve, Havleja e porosit nė kėtė mėnyrė atė dhe ia mėson etikėn dhe detyrat e udhėheqėsit tė shtetit: "Pa ndalu, Omer! Nė panairin e Uqazit ty tė thėrrisnin "Omerkė" dhe mė kujtohen kohėt kur i trembje fėmijėt me shkop. Pa shkuar shumė, filluan tė tė thėrrisnin "Omer". Pėrsėri, pa shkuar shumė, more titullin e udhėheqėsit tė muslimanėve (emiru'l-muminin) e tė shtetit. Ki frikė Allahun tek e drejta e njerėzve qė ke nėn qeverisje. Dije mirė se kujt ka frikė nga ndėshkimi i Allahut, i duket afėr kiameti qė pėrgjithėsisht duket larg. Ai qė ka frikė nga vdekja, duke qėnė njė hiē, frikėsohet nga asgjėsimi..." Njėri nga ndihmėsit e Omerit, Xharudi, i thotė Havles: "Zonjė, sikur e zgjate shumė fjalėn para udhėheqėsit tė muslimanėve!" Kurse Omeri ia kishte tėrhequr vėrejtjen kėshtu: "Lere, Xharud, a se njeh ti kėtė? Kjo ėshtė Havleja, bashkėshortja e Ubade b. Samitit, ankesėn e sė cilės Allahu i Madhnueshėm e ka dėgjuar nga lartėsia e shtatė qiejve. Sa pėr Omerin, betohem nė Allahun qė ai e ka pėr detyrė ta dėgjojė kėtė mirė e mirė!"
Pas periudhės sė Pasuesve, numri i grave qė merreshin me arsimim, me predikim, me dhėnie vendimesh (fetva), veēanėrisht me tregimin e haditheve, qe i madh. Nė veprėn e Haxhi Zihni Efendiut, Meshahiru'n-nisa "Gratė e njohura", pėrfshihet biografia e disave prej tyre. Midis tyre, pėrshembull, janė tė njohura (me zė) Fatima Fakihe dhe Fatima Bagdatase.
Vetėm brenda pesė shekujve tė parė tė historisė sė Islamit, numri i grave qė u morėn me tregimin e haditheve dhe me mėsimin e tyre, qe mbi treqind e pesėdhjetė.
Krijoni Kontakt