Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    RENDESIA E ARSIMIMIT PER GRUAN

    Gruaja ėshtė mėsuesi mė i shkėlqyer i fėmijėve. Qė gruaja tė mund t’i japė fėmijės njė arsim tė shkėlqyer pėr njė kohė tė gjatė nė periudhėn e rritjes, ėshtė kusht arsimimi i saj, njohja dhe pėrgatitja praktike mėsimore dhe moralo-etike e saj. Pėr tė gjithė ėshtė e njohur rėndėsia e shprehive qė fitohen nė moshė tė vogėl. Eshtė thėnė: "Ē’hyn nė djep, del nė varr".

    Njė grua e arsimuar kalon njė jetė me marrėveshje me burrin dhe, po qe e nevojshme, e ndihmon nė punėt e tij. Hz. Pejgamber thoshte kėshtu pėr Hz. Hatixhenė: "Betohem se Allahu nuk mė dha mua njė grua mė tė mirė se Hatixhenė. Ajo mė besoi kur njerėzit s’mė besonin, ajo mė dha tė drejtė kur ēdokush mė pėrgėnjeshtronte, ajo mė ndihmoi materialisht kur ēdokush mė braktiste!"

    Pretendohet se mėsimi i shkrim-leximit, arsimimi, bėhet shkak te gruaja, nga pikėpamja moralo-etike, pėr shfaqjen e sjelljeve tė kėqia. Kjo nuk ėshtė e drejtė. Eshtė me rėndėsi tė sqarojmė se injoranca kurrė s’mund tė ketė vlerė dhe dobi nė raport me diturinė.

    Sigurisht, nuk ka ndonjė lidhje midis diturisė sė vėrtetė, arsimit dhe edukatės, nga njera anė dhe sjelljeve jomorale, nga ana tjetėr. Veēse, morali i tė rinjve pikėrisht nė moshėn e rritjes mund tė prishet po qe se sistemi arsimor i largohet kritereve tė edukatės, kur mungojnė rregulli dhe disiplina. Arsimimi i femrės nė shoqėrinė Islame s’do tė thotė jetesė e pėrzier me meshkujt dhe flirt, s’do tė thotė qė femra tė bredhė e pėrqafuar me shokun e saj nėpėr korridoret e shkollės, nė parqe e lulishte. Dituria nuk kėrkon rekuizitėn si tė njė valltareje ose makiazhin si tė njė aktoreje. Nė tė kundėrt, neveritet nga kėto.

    GJENDJA ARSIMORE E GRUAS

    SIPAS SUNNETIT

    "Mos i rehatoni gratė nė qoshe, mos i mėsoni tė shkruajnė, vetėm i mėsoni tė endin dhe tė lexojnė suren Nur". Njė hadith qė qarkullon me njė kuptim tė tillė, ėshtė e sajuar. Njė porosi e tillė nuk ėshtė dhėnė nga i Dėrguari i Allahut. Nė tė kundėrt, i Dėrguari i Madh ka kėrkuar mėsimin e shkrim-leximit pėr gratė, madje, kėtė gjė e ka urdhėruar. Konkretisht, nga Shifa Hatun kishte kėrkuar qė t’i mėsonte gruas sė vet Hafsa shkrimin dhe t’i jepte nga pėrvoja e saj. Nė njė porosi tė tij kishte bėrė tė qartė se Providenca Hyjnore do t’i jepte dyfish shpėrblim atij personi qė... "edukon dhe arsimon skllaven e tij..." Kur arsimimi dhe edukimi i njė femre jo tė lirė pėrbėn njė vepėr tė mirė, sigurisht e tillė do tė jetė edhe pėr tė tjerėt.

    Gratė e Medines sė Ndritshme (Medine-i Munevvere) kishin shkuar pranė tė Dėrguarit tė Allahut dhe i kishin thėnė: "Burrat gjithmonė vijnė pranė jush dhe marrin dituri, mėsojnė pėr ato qė s’dinė. Ndėrsa ne, pėr shkak tė tyre nuk gjejmė mundėsi. Na caktoni edhe neve njė ditė tė vijmė t’ju dėgjojmė e tė mėsojmė". Dhe i Dėrguari i Madh u kishte caktuar njė ditė. U predikonte atyre dhe u jepte urdhėra. Ajniu, nė shpjegimet e kėsaj ndodhie, nėnvizon se ėshtė e lejueshme qė gratė tė pyesin pėr problemet fetare dhe pėr kėtė mund tė bisedojnė me burrat. Hz. Aishe thotė kėshtu: "Aq tė mira qė janė gratė ensare, turpi nuk u ėshtė bėrė pengesė pėr tė mėsuar fenė".

    Nė kohėn e Pejgamberit, njėra nga gratė qė i jepnin rėndėsi diturisė, ishte edhe bashkėshortja e tij, Aisheja. Hz. Aishe merrej me nxėnien e diturive, kur dėgjonte diēka qė s’e dinte, pyeste gjersa ta bėnte tė qartė dhe pėrpiqej ta kuptonte mirė. Nga Pasuesit, Ebu Musai, thotė: "Pėr ne si Pasues tė tė Dėrguarit tė Allahut, nuk ka asnjė ēėshtje nė dukje me zgjidhje tė vėshtirė, pėr tė cilėn Hz. Aishe tė mos ketė njohuri". Pėrsėri, nga Pasuesit Musa b. Talha, thotė: "Nuk pashė njė njeri qė tė fliste mė qartė dhe shtruar se Aisheja". Gjithashtu dimė se Hz. Aisheja ka treguar 2210 hadithe nga Pejgamberi. Pėrveē kėsaj, ishin bėrė tė njohura edhe Hz. Fatime, vajza e Ebu Bekrit, Esmaja, si dhe Ummu'd-Derda me dhėnie vėndimesh (fetva) pėr ēėshtje tė ndryshme.

    * * *

    Hz. Omeri, nė periudhėn e kryesimit tė vet, njė ditė, tek kish hipur nė vendin e predikimit (minber) tė tė Dėrguarit tė Allahut, i kishte kėshilluar muslimanėt qė nė martesė tė mos u jepnin grave njė garanci kurore tė madhe. Nga radhėt e grave ishte ngritur njė zonjė shtatlartė dhe i kish thėnė: "Ej, Omer, nuk ke tė drejtė tė thuash kėshtu!", duke i pasuar dhe vėrtetuar fjalėt e saj me ajete tė Kuranit. Atėherė Hz. Omeri i kish marrė prapė fjalėt e tij duke thėnė: "Allah, Allah! Njė grua bėn debat me Omerin dhe ia mbyll gojėn!"

    Pėrsėri njė ditė, Omeri me shokėt e tij, duke ecur nė rrugė, pėrballet me Havlen, vajzėn e Malikit, dhe e pėrshėndet. Pas shkėmbimit tė pėrshėndetjeve, Havleja e porosit nė kėtė mėnyrė atė dhe ia mėson etikėn dhe detyrat e udhėheqėsit tė shtetit: "Pa ndalu, Omer! Nė panairin e Uqazit ty tė thėrrisnin "Omerkė" dhe mė kujtohen kohėt kur i trembje fėmijėt me shkop. Pa shkuar shumė, filluan tė tė thėrrisnin "Omer". Pėrsėri, pa shkuar shumė, more titullin e udhėheqėsit tė muslimanėve (emiru'l-mu‘minin) e tė shtetit. Ki frikė Allahun tek e drejta e njerėzve qė ke nėn qeverisje. Dije mirė se kujt ka frikė nga ndėshkimi i Allahut, i duket afėr kiameti qė pėrgjithėsisht duket larg. Ai qė ka frikė nga vdekja, duke qėnė njė hiē, frikėsohet nga asgjėsimi..." Njėri nga ndihmėsit e Omerit, Xharudi, i thotė Havles: "Zonjė, sikur e zgjate shumė fjalėn para udhėheqėsit tė muslimanėve!" Kurse Omeri ia kishte tėrhequr vėrejtjen kėshtu: "Lere, Xharud, a s’e njeh ti kėtė? Kjo ėshtė Havleja, bashkėshortja e Ubade b. Samitit, ankesėn e sė cilės Allahu i Madhnueshėm e ka dėgjuar nga lartėsia e shtatė qiejve. Sa pėr Omerin, betohem nė Allahun qė ai e ka pėr detyrė ta dėgjojė kėtė mirė e mirė!"

    Pas periudhės sė Pasuesve, numri i grave qė merreshin me arsimim, me predikim, me dhėnie vendimesh (fetva), veēanėrisht me tregimin e haditheve, qe i madh. Nė veprėn e Haxhi Zihni Efendiut, Meshahiru'n-nisa "Gratė e njohura", pėrfshihet biografia e disave prej tyre. Midis tyre, pėrshembull, janė tė njohura (me zė) Fatima Fakihe dhe Fatima Bagdatase.

    Vetėm brenda pesė shekujve tė parė tė historisė sė Islamit, numri i grave qė u morėn me tregimin e haditheve dhe me mėsimin e tyre, qe mbi treqind e pesėdhjetė.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #52
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    JETA E LIRE, JETA NE PUNE

    DHE NEPUNESIA

    "(O gratė e Pejgamberit) Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme..."

    (Kurani, Ahzab, 33/33)

    JETA E LIRE

    Nga ata qė shprehen pėr problemin e gruas, ka njė grup qė mbrojnė pikėpamjen se ajo duhet ēliruar nga tė gjitha kufizimet, tė lihet plotėsisht e lirė. Por kėta nuk flasin pėr virtytet e gruas dhe pėr ruajtjen e kėtyre virtyteve. Kėta e shohin tė natyrshme qė gruaja tė shėtisė e zbuluar, tė marrė pjesė nė pije, kumar dhe dėfrime sė bashku me burra tė huaj. Kėshtu do tė thotė t’i jesh pėrqasur prioriteteve tė qytetėrimit perėndimor, tė jetosh lirinė sipas standarteve perėndimore. "Nė Perėndim gruaja ra nė treg, nė sokak, nė fabrika, nė bare duke kėrkuar pjesėn e vet tė pėrfitimeve atje. Me kėtė pėrfundoi nė zhvlerėsim. Gruaja u shfrytėzua pėr tregti, u bė shitėse dhe manekine. Nė fillim u nxorr nė treg feminiteti dhe personaliteti i saj. Ndjenja e respektit pėr vetveten (izzetu'n-nefs - amour propre), nderimi pėr vetveten u asgjėsua. Ajo ėshtė sot njė skllave e lirė, ėshtė hedhur nė pazarin e xhambazėve nėn kamzhikėt e nevojės dhe varfėrisė. Si nė periudhat e vjetra, nuk ėshtė mė pėr shėrbimin nė shtėpi, ajo shitet si krah pune nė mjediset e tregtisė. Atje asaj, nė shkėmbim tė vlerės sė pėrfitimit tė njė kafshate qė do t’ia shuante urinė, i kėrkohet mė e vlershmja e ekzistencės sė saj, qėnia si femėr, pikėrisht si njė plaēkė, pranė plaēkave tė tjera".

    Grupi i dytė, nė ekstremitet me tė parin, bartin qėllimin qė gruan tė mos e lėnė edhe tė marrė frymė.

    Midis kėtyre dy grupeve ka njė rrugė tė mesme qė i pėrshtatet Islamit. Sipas saj, gruaja nuk ėshtė njė qėnie djallėzore qė mbėrthen ēdo mundėsi me epsh dhe rrėmbim. Ajo ėshtė njė njeri i virtytshėm, i ndjeshėm dhe me njė ndėrtim delikat qė, pėr pasojė, ėshtė shumė e favorshme pėr t’u shfrytėzuar.

    Cili ėshtė synimi qė ndiqet duke lėnė mėnjanė njė detyrė esenciale tė femrės si amėsia duke e hedhur nė jetėn e lirė? Vetėm pėr tė jetuar dhe pėr t’ia jetuar lirinė e natyrshme?

    "Autorėt qė mbrojnė ēlirimin e gruas nga ēfarėdo kufizimesh dhe tė rinjtė qė mbajnė anėn e tyre, vallė, a janė tė sinqertė nė ēėshtjen e tyre? Me tė vėrtetė, mos vallė i ka bėrė tė prekshėm ata prapambetja e gruas dhe privimi nga liria? Mos vallė u ėshtė tretur zemra dhe u janė derdhur lotėt pėr gratė qė vėrtiten tė pashpresa mbi tokė? Mos vallė feministėt aspirojnė ndėrgjegjėsimin e personalitetit tė grave dhe evidentimin e qėnies sė tyre esenciale?

    Secili nga feministėt, a dėshiron qė tė ketė njė bashkėshorte "tė ēliruar nga ēdo lloj kufizimi", ashtu siē e konkretizon vetė nė pėrfytyrim, gjė tė cilėn ai e mbron? Njė bashkėshorte tė tillė qė tė futet nė debate hapur me meshkujt, qė pėr ēfarėdo ēėshtje tė bėjė tė njohur qėndrimin e saj, qė i shoqi tė mos mund tė bėjė diēka qė asaj s’i pėlqen... Njė grua tė tillė qė tė dalė nga shtėpia kur tė dojė, tė kthehet kur tė dėshirojė dhe kudo tė bjerė e tė ngrihet me meshkuj!

    Zotėria pėrkrahės i tė drejtave tė gruas a i dėshiron tė gjitha kėto, apo i mėrzitet shpirti nga njė bashkėshorte e tillė dhe mallkon atė qė i dha liritė bashkėshortes? Sigurisht, kuptohet i zoti i kėsaj ēėshtjeje...

    Mos vallė ėshtė i sinqertė nė njė ēėshtje tė tillė, apo pas saj ka "shkaqe tė tjera"?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #53
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    DETYRAT BAZE TE GRUAS

    Nė ndarjen e detyrave nga Krijuesi, pėr shkak tė veēorive fizike dhe cilėsive shpirtėrore, femrės i janė dhėnė katėr detyra tė mėdha: tė bėhet shatzėnė, tė lindė, t’i japė gji fėmijės dhe tė edukojė. Tri detyrat e para, secila mė vete, kanė veēori bazė dhe, madje, aspekte tė rrezikshme. Pėr t’i kryer me sukses kėto, gruas i duhet tė mos konsumohet nga punėt e rėnda e tė lodhshme. Nė lidhje me kapacitetet shpirtėrore tė fėmijės, duke filluar qė nga shtatzania, ndikimi i jetės sė nėnės ėshtė i madh. "Ndikimi mbi mendėsinė dhe karakterin e edukatės ėshtė i padyshimtė". Mjekėt qė i japin sot rėndėsi shumė tė madhe trashėgimisė, tė mos harrojnė ligjet e zhvillimit dhe tė pėrshtatjes tė Darvinit, tė mos harrojnė ndikimin e edukatės e tė mjedisit. Eshtė ndikimi i edukatės nė shfaqjen e shumė neurozave. Pa dyshim, edukata ndikon nė llojin e pėrēartjeve dhe format e reaksioneve pėrkatėse tė psikozave, edhe po qe i vogėl roli i saj.

    "Fėmija nuk mund tė edukohet ende pa lindur; organet e pėrceptimit fillojnė e edukojnė ngadalė nervat; pretendohet se qė kur fėmija ndodhet nė mitėr, edukohet pėrmes regjimit tė nėnės nė ngrėnie, fjetje e pushim. Kur lind, duket ndikimi i kėtij edukimi dhe kėshtu, fėmija fjetka dhe u zgjoka nė kohėn e duhur. Fėmija mėsohet me rregullin dhe regjimin qysh nė periudhėn e gjirit. Edukata e parė qė mund t’i jepet fėmijės, ėshtė tė dhėnit gji ditėn ēdo tri orė e natėn ēdo gjashtė orė".

    Njė grua e hedhur nė punė, a ka mundėsi t’i kryejė gjithė kėto detyra? Zaten, gruaja nė punė konsumohet trupėrisht e shpirtėrisht. Vjen nė atė gjendje qė tė mos mund tė kryejė edhe detyrat mė tė natyrshme. "Qė nė kohėt e vjetra, meshkujt janė ata qė ndodhen nėn presionin e profesionit. Kohėt e fundit, edhe gratė, si burrat, mbeten tė detyruara tė hidhen nė grindjen e jetesės. Natyrisht, edhe ato do tė dėmtohen nga ndikimi i profesionit. Tani mėsuesit mė histerikė, nevrastenikė e melankolikė, janė vajzat dhe gratė. Profesioni mė i natyrshėm dhe mė i shėndetshėm pėr femrėn, ėshtė bashkėshortėsia dhe amėsia. Rritja e fėmijėve, kujdesi pėr tė sėmurėt, punėt e kopshtit dhe tė shtėpisė janė punėt mė tė shėndetshme pėr gruan. Bashkėshortėsia dhe amėsia janė njė profesion qė rekomandon higjiena mendore pėr zhvillimin e ndjenjave altruiste.

    Biologjia krahasuese vėrteton se i vogli i njeriut i ardhur nė jetė, ėshtė qėnia mė e dobėt dhe e pashpresė dhe gjallesa me periudhėn mė tė gjatė tė fėmijėrisė. Nė lidhje me kėtė, Claparčde pyet: "Fėmijėria pėr ēfarė vlen?" Nė periudhėn e gjatė tė rritjes kush mund ta shohė fėmijėn mė me kujdes se nėna? Kush mund t’i pėrgjigjet nevojave, kėrkesave dhe dėshirave tė tij qė ndryshojnė paprerė? E vėrteta, pėr tė voglin s’mund tė gjendet njė i dashur mė i afėrt se nėna e vet, askush sa nėna s’mund tė tregojė mėshirėn e duhur pėr tė. Kurse nėna e hedhur nė jetėn e lirė, nė punė e nėpunėsi, nuk mund t’i tregojė fėmijės kėtė afėrsi dhe kujdes.

    Njė rrezik tjetėr i futjes sė gruas nė punė, ėshtė edhe mosdhėnia e rėndėsisė sė duhur edukimit seksual tė fėmijėve tė saj. Kėta fėmijė, ose rriten kokėbosh, ose nė spontaneitet, ose bėhen lojra ndjenjash nė duar tė dadove e kujdestareve.

    "Vajza martohet. Brenda mjedisit familjar gjen fushėzbatim tė kapaciteteve tė posaēme vetiake. Bėn fėmijė!

    Nė periudhėn e mėpastajme, bėhet epiqendra jo e nazeve dhe e pėrkėdheljeve, por e fėmijėve dhe e shpirtit tė familjes. Gruaja tėrheqjen seksuale e shpėrndan nė flladin e njė atmosfere tė re.

    Nė se shpirti i gruas nuk gjen njė pėrshtatshmėri tė tillė dhe familjen si vendin dhe sheshin e pėrshtatshėm ku tė derdhė shfaqjet e burimeve tė tij, nė se i zgjaten nazet dhe "problemi seksual" qė nė kohėn e vet patėn kėrkuar amėsinė, do tė dalė nė shesh tipi i femrės me moshė mesatare qė luan rolin e vajzės sė re tė pėrjetshme. Te gruaja nxjerrin krye kontradiktat shpirtėrore, tė metat e shprehive. Kjo gjendje mund tė shkojė gjer nė anormalitet.

    Jo rob i fisit, i familjes a i bashkėsisė, gruaja bėhet rob i egoizmit mortor tė vet.

    Kėto anormalitete janė shkaqet e fatkeqėsive qė shihen nė kinema, nė romane, nė skenat e jetės sė vėrtetė".

    Hedhja e gruas nė nėpunėsi, pėrgjithėsisht nė veprimtarinė prodhuese jashtė shtėpisė nuk ka edhe ndonjė pėrfitim tė madh. Lekėt qė do tė fitonte, nuk do tė pėrbėnin ndonjė sasi tė madhe pėr shkak se do tė shpenzonte pėr punėt e shtėpisė, pėr kujdesin e fėmijėve, pėr veshjet dhe gjėra tė tjera tė kushtėzuara nga qėndrimi jashtė midis njerėzish. Nga ana tjetėr, dėmet moralo-shpirtėrore qė do tė ridhnin nga papunėsia e meshkujve, nga mungesa e profesioneve, do tė shndėrroheshin nė elementė tė dėmshėm qė do t’i sillnin shqetėsime shoqėrisė.

    Duke u larguar gruaja nga shtėpia dhe mjedisi familjar, edhe lidhjet martesore fillojnė e dobėsohen. Duke kaluar njė pjesė tė rėndėsishme tė njezetekatėrorėshit me veprimtari nėn urdhėrat dhe komandėn e tė tjerėve, gruaja me anatomi dhe shpirt delikat, e rrėgjuar midis dallgėve tė pėrpjekjeve pėr jetėn, dalėngadalė fillon tė bėhet nervoze dhe e pasjellshme. Kur vjen nė tė errur nė shtėpi, e lodhur dhe e rraskapitur, i bie nė qafė tė shoqit, grindet me fėmijėt. Ndaj askujt nuk mundet tė tregojė dobėsi e mirėsi. Bukėn e vet e fiton me dorė tė vet. Kur tė dojė vjen nė shtėpi, kur tė dojė del, merr pjesė nė ēfarėdo mbledhjesh e argėtimesh qė tė dojė.

    Statistikat tregojnė se shumica e ndarjeve dhe shkurorėzimeve pasojnė moslindjen e fėmijėve. Dhe njė nga shkaqet e rėndėsishme tė moslindjes ėshtė hedhja e gruas nė jetėn e lirė.

    * * *



    Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohen gratė e Pejgamberit dhe tė gjitha gratė muslimane qė tė rrinė nė shtėpi mes rėndėsisė vetiake dhe seriozitetit, qetėsisė dhe kėnaqėsisė. Ky urdhėr nėnkupton se shtėpia pėr gruan ėshtė vendi i zakonshėm, mjedisi i natyrshėm dhe vendi i punės i saj. Por kjo s’do tė thotė se gruaja nuk mund tė dalė asnjėherė nga shtėpia. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Allahu ju ka lejuar tė dilni pėr nevojat tuaja".

    Dimė se nė Shekullin e Lumtur (Asri Saadet) gratė shkonin pėr tė falur namaz nė mesxhid pas tė Dėrguarit tė Allahut. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Mos i pengoni nga mesxhidet gratė, robėreshat e Allahut!" Dhe, gjithashtu: "Mos i prapėsoni gratė nga tė shkuarit natėn nė mesxhid!"

    Nuk ka dyshim se ata qė shkojnė nė xhami, edhe i pėrshtaten edukatės sė xhamisė. Pejgamberi, pasi mbaronte falja, priste njėfarė kohe gjersa tė dilnin gratė, pastaj ngrihej vetė. Gjithashtu, nė mesxhidin e Medines, i Dėrguari i Allahut kishte veēuar njė portė pėr hyrje-daljen e grave. Edhe Abdullah b. Omeri sa qe gjallė, nga ajo derė kurrė nuk pat kaluar.

    Nė lidhje me edukatėn e grave nė xhami, urdhėrohet kėshtu: "(O gra) cila nga ju do tė shkojė nė xhami, tė mos lyhet me erėra. Gruaja e lyer tė mos vijė nė xhami".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #54
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    GRUAJA DHE NEPUNESIA

    Siē u parashtrua nėn titullin "Detyrat bazė tė gruas", jeta e lirė, jeta nė punė dhe nėpunėsia janė gjėra qė nuk i pėrshtaten krijimit tė gruas, zhvillimit shpirtėor tė saj. Gruaja e larguar nga shtėpia dhe mjedisi familjar, ose humb cilėsitė femėrore, ose punėn dhe nėpunėsinė e saj e shndėrron nė shtėpi. Nuk janė tė pakta gratė qė nė zyrė vazhdimisht bisedojnė pėr punėt e shtėpisė dhe fėmijėt, qė nė orėt e punės merren me punėdore ose tė ngjashme me to.

    Nė kapitujt e mėsipėrm ėshtė treguar pėr gratė qė s’pengohen qoftė nė jetėn e lirė, qoftė nė nėpunėsi dhe nė jetėn e punės si dhe pėr situatat kur ato vihen ballėpėrballė me burrat. Nėn kėtė dritė si dhe nė kuadrin e masave tė posaēme tė marra nga Islami, duhet tė mos shihet ndonjė rrezik nė suksesin e nėpunėsive qė mund tė bėjnė gratė.

    Edhe kjo duhet bėrė e qartė qė kėtu bėhet fjalė pėr "gruan Islame" nė kuptimin absolut tė fjalės. Eshtė e nevojshme, nė kėtė mes, tė mendohet Islami nė tėrėsinė e tij tė plotė, pa marrė si model ndonjė nga shtetet Islamike tė kohės sė sotme. Kur thuhet "shoqėria Islame", shėnohet shoqėria ku zbatohen urdhėrat e Islamit. Nė njė shoqėri tė tillė nuk ekziston asnjė pengesė qė gruaja tė bėhet tregtare, mjeke...

    Edhe diēka tjetėr, jeta ėshtė identiteti i aftėsisė sė pėrsosur. Nuk ka dyshim se rezultatet mė tė larta pėrftohen nga secili pėrmes veprimtarisė qė i pėrshtatet veēorive tė krijimit dhe natyrės vetiake tė tij.

    Nga muslimanėt e Mekės, nga emigrantėt e parė dhe nga ata qė ndėr tė parėt iu bindėn e iu dorėzuan Hz. Pejgamberit, Shifaja Kurejshe ishte nga gratė mė tė zhvilluara tė Shekullit tė Lumtur. Nėnės tonė Hafsa i pat mėsuar shkrim e lexim. Kalifi Hz. Omeri i jepte rėndėsi mendimit tė Shifasė, e pyeste pėr kujtesėn, e pohonte vlerėn e saj dhe shumė herė e ngarkonte me detyrėn e kontrollit tė tregjeve dhe pazareve.

    A mund tė bėhet gruaja gjykatėse?

    Nė lidhje me ēėshtjen nė se gruaja mund tė pėrvetėsojė pozitėn e gjykatėsit, nga juristėt Islamė janė mbrojtur pikėpamje tė ndryshme.

    1. Dijetarėt Shafii, Maliki dhe Hanbeli, duke ia pėrngjasuar pozitėn e gjykatėsit udhėheqėsit tė shtetit, qenė shprehur se gruaja s’mund ta pėrvetėsojė kėtė pozitė. Ata qė mbrojnė pikėpamjen se gruaja s’mund tė bėhet gjykatėse, se veēanėrisht pozita e pėrcaktuesit tė fatit tė tjetrit bart njė pėrgjegjėsi tė madhe, se kėrkon pedantizėm gjer nė fund, gjakftohtėsi dhe paanėsi, shprehen se, pėr shkak tė veēorive tė krijimit, gruaja nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr kėtė.

    2. Sipas Hanefive, pėrcaktimi i fatit, jo me detyrėn e udhėheqėsit tė shtetit, ai ngjan me detyrėn e dėshmitarit. Gruaja qė bart cilėsinė e tė drejtės prindėrore, po qe se ėshtė e pėrshtatshme pėr dėshminė, ėshtė po ashtu edhe pėr gjykimin. Pėr pasojė, nė ato ēėshtje ku gruaja mund tė bėhet dėshmitare, edhe gjykatėse mund tė bėhet. Sipas kėsaj, gruaja mund tė bėhet gjykatėse nė tė gjitha ēėshtjet e jashtėzakonshme pėrveē had dhe kisas.

    3. Me njė tregim tė ardhur nga Imami Maliki, sipas Ibnul Kasemit, Ibni Hazmit, nga Shafiitė sipas Ibni Tirazit dhe veēanėrisht sipas Ibni Xheriri Taberiut, gjykimi ėshtė njė detyrė qė i pėrngjet dhėnies sė vendimeve fetare (fetva). Pėr pasojė, gruaja e autorizuar pėr tė dhėnė fetva, mund tė bėhet gjykatėse pėr ēdo ēėshtje, pėrfshirė edhe ato had dhe kisas. Nė drejtėsi, ajo qė ėshtė esenciale, ėshtė e zakonshmja, normalja (mubah). Pėrjashtohen vetėm ato qė mund tė pėrbėjnė dogmė. Kur nuk ekziston ndonjė dogmė qė do tė pengonte gruan tė bėhej gjykatėse, pėrvetėsimi prej saj i pozitės sė pėrcaktuesit tė fatit pėrbėn diēka tė zakonshme (mubah), tė lejuar (xhaiz).

    Pėrfundim

    Nuk ka ndonjė argument tė qartė qė tė pranojė ose kundėrshtojė aftėsinė gjykuese tė gruas. Nga ky kėndvėshtrim kanė pasuar pikėpamje tė ndryshme. Po qe se mendohet qė femra nga krijimi, nga vlerat shpirtėrore dhe nga akoma aspekte tė tjera, ėshtė e njėjtė ose e barabartė me mashkullin, duhet thėnė edhe se, ashtu si burri, gruaja ėshtė e aftė pėr tė gjykuar. Njėkohėsisht, "aftėsia pėr diēka nga pikėpamja e drejtėsisė sė pėrgjithshme, nuk lind domosdoshmėrinė pėr t’iu kushtuar vetėm asaj. Ēėshtja shihet me syrin e pėrfitimeve shoqėrore. Nė tė vėrtetė, nė kohėn tonė, pėr disa funksione tė rėndėsishme si gjykatės, deputet, ėshtė pranuar njė moshė e caktuar, aftėsia juridike nuk ėshtė parė e mjaftueshme. Kurse Islami i ka pranuar tė drejtat njerėzore tė gruas. Disa ndryshime nė lidhje me situatat e posaēme tė saj, janė pėr ta mbrojtur atė ose pėr ndonjė ēėshtje tė veēantė, pėr shendetin ose pėr delikatesėn e saj".

    Sė fundi, le tė pėrsėrisim: Sė bashku me detyrėn bazė, nė njė shoqėri Islame, nuk pengohet funksioni i gruas si gjykatėse me kusht qė tė paraqitet e nevojshme kjo gjė dhe nė kėtė punė ajo tė jetė e dobishme.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #55
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    SHERBIMI USHTARAK, LUFTA

    DHE GRUAJA

    "Nė luftėn e Uhudit, sa herė hidhja sytė majtas e djathtas, shihja pranė meje Ummi Umaren tek luftonte."

    (Hadithi sherif)



    SHERBIMI USHTARAK DHE GRUAJA

    Sipas tė drejtės Islame, femra nuk ėshtė e detyruar tė kryejė shėrbim ushtarak dhe tė marrė pjesė nė luftė. Ndėrsa pėr burrat "Parajsa ndodhet nėn shkėlqimin e shpatave", pėr gratė, "Parajsa ndodhet nėn kėmbėt e nėnave". Nė tė vėrtetė, gruaja ėshtė njeriu qė perpiqet mė shumė pėr mbrojtjen e atdheut. Qėnia qė vetėflijohet pėr tė pėrgatitur forcėn njerėzore tė njė populli, ajo qė e rrit dhe e lidh atė pas atdheut, ėshtė gruaja. Gratė janė ato qė heqin brengėn e pėrgatitjeve pėr luftė dhe triumf, dhe pas kėtyre, janė ato qė heqin ankthet dhe vojtjet e pasojave nė mendje e nė zemra.

    Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Madh (Mėshira dhe Paqja e Zotit qofshin mbi Tė), ndėrsa luftėtarėt Islamė derdhnin gjakun me bujari dhe flijonin shpirtin, edhe gratė kishin kėrkuar tė merrnin pjesė personalisht nė fitore, tė merrnin titullin e triumfatorit (gazi) ose tė dėshmorit (shehid). Me kėtė qėllim gratė kishin dėrguar njėrėn nga radhėt e tyre pranė tė Dėrguarit tė Allahut dhe i kishin shprehur personit tė tij ndjenjat e tyre nė kėtė mėnyrė: "O Pėrfaqėsues i Allahut, unė jam pėrfaqėsuesja e grave pranė Jush. Nuk ka asnjė grua nga ato qė njihni ose qė nuk njihni, qė tė mos dėshirojė tė vijė pranė Jush kėshtu si unė. Allahu ėshtė Zoti edhe i burrave, edhe i grave. Dhe ti je Pejgamberi i dėrguar si pėr burrat, ashtu edhe pėr gratė. Allahu i Madhnueshėm e ka bėrė luftėn tė detyrueshme (xhihad) pėr burrat. Po fituan, quhen triumfatorė, fitojnė shpėrblim dhe mirėsi; po ranė dėshmorė, duke mos vdekur nė tė vėrtetė, ngjiten nė Lartėsinė e Zotit. Pėrballė kėsaj, gratė, ē’detyra dhe mundėsi kanė?" I Dėrguari i Allahut dha kėtė pėrgjigje: "T’u binden burrave, tė njohin tė drejtat dhe detyrat e tyre. Tė jeni tė sigurta se ato qė e bėjnė kėtė sinqerisht, janė shumė pak".

    Njė grua nga tė bijtė e Kudaa-sė kishte kėrkuar nga i Dėrguari i Allahut leje pėr tė marrė pjesė nė marshimet e ushtrisė. Pejgamberi e kishte prapėsuar. Gruaja i kishte thėnė: "Nuk dua tė luftoj, dua tė marr pjesė vetėm pėr tė mjekuar tė sėmurėt e tė plagosurit dhe pėr t’u dhėnė ujė". Pejgamberi kishte urdhėruar e folur kėshtu: "Po tė mos bėhej traditė dhe po tė mos pėrfolej se aksh grua doli nė luftė, do tė tė jepja leje. Por ti duhet tė rrish nė shtėpi".

    Kėto hadithe flasin pėr faktin qė, nė parim, gratė nuk janė tė detyruara pėr shėrbim ushtarak e pėr luftė dhe se nuk mund tė marrin pjesė nė to. Por, sipas juristėve Islamė, po qe se armiku sulmon gjer nė brendėsi tė vendit dhe po qe se situata kthehet nė njė ēėshtje pėr jetė a vdekje, edhe gratė, u japin apo s’u japin leje burrat ose baballarėt, marrin pjesė nė luftė. Kurse nė kohė tė tjera, me dėshirėn e vet tė tyre dhe me lejen e tė afėrmėve mund tė marrin pjesė nė luftė si tė pėrkushtuara.

    Gruaja nuk ėshtė njė luftėtare. Pėr pasojė, gruaja armike nė luftė nuk vritet. Kur Hz. Pejgamberi i dėrgonte nė luftė njerėzit e tij, i porosiste nė kėtė mėnyrė: "Nė emėr tė Allahut, shkoni duke u mbėshtetur te Allahu e duke u bashkuar rreth fesė qė shpalli i Dėrguari i Tij. Mos vrisni pleqtė e rrėgjuar, fėmijėt e vegjėl dhe gratė. Mos vini dorė mbi mallin e shtetit. Bashkojeni plaēkėn e luftės (ganimet). Tregohuni tė matur, ndihmoni dhe bėni mirė. Jashtė ēdo diskutimi, Allahu i do ata qė bėjnė mirė". Porse mund tė vritet gruaja qė luan njė rol mendor dhe drejtues nė luftė.

    Gruaja nė Armatėn Islame

    Nga koha e Hz. Pejgamberit gjer nė ditėt e sotme, gruaja Islame, edhe ka rritur pėr armatat luftėtarėt mė tė guximshėm nė botė, herė herė edhe vetė personalisht ka marrė pjesė nė luftė. Nė fazėn e lindjes sė Islamit, gratė kanė dhėnė dėshmorin e parė nė synimin drejt tij. Gruaja, nė "Periudhėn e Mekės", njė kohė ankthesh e shqetėsimesh, pėr fenė u ėshtė nėnshtruar lloj-lloj torturave sė bashku me burrat, kohė mė kohė ka emigruar nė vende tė huaja. Nė rrethimet e zbatuara nga politeistėt e Mekės kundėr muslimanėve dhe nė periudhėn e urisė, gratė kanė hequr hidhėrimin e padurueshėm tė vdekjes ndėrsy tė fėmijėve pėr shkak tė urisė. Nė marrėveshjet e posaēme e tė fshehta me karakter politik e fetar qė u lidhėn ndėrmjet medinasve dhe tė Dėrguarit tė Madh nė periudhėn e fundit tė Mekės, edhe pėrfaqėsueset e grave ishin treguar tė gatshme.

    Si pėrfundim, shpėrngulje nė Medine dhe njė jetė tė tėrė mbrojtje dhe pėrhapje e Islamit... Gruaja kishte marrė pjesė nė tė shumtėn e luftrave tė Armatės Islame dhe kishte shėrbyer pėr tė mjekuar luftėtarėt e plagosur, pėr tė transportuar dėshmorėt, pėr tė gatuar, pėr tė mbushur ujė, pėr tė ruajtur furnizimet e punė tė tjera si kėto. Veēanėrisht, gratė kishin pėrdorur vetė shpatėn dhe shigjetėn, kishin vrarė armiq dhe vetė kishin merituar titullin e dėshmorit ose tė fitimtarit.

    Nga Muslimanėt ensarė, zonja Ummi Umare (Nesibe), kishte marrė pjesė nė luftėn e Uhudit. Kur, si pasojė e njė paniku tė krijuar nė njė moment nė Armatėn Islame, rreth tė Dėrguarit tė Allahut kishin mbetur dhjetė vetė e ca, midis tyre ishin Ummi Umare, i shoqi dhe dy djemtė e saj. Ummi Umare kishte nxjerrė shpatėn dhe luftonte rreth Profetit. Kishte vrarė njė kalorės armik dhe vetė ishte plagosur nė disa vende. Hz. Pejgamberi kishte thėnė: "Nė luftėn e Uhudit, sa herė hidhja sytė majtas e djathtas, shihja pranė meje Ummi Umaren tek luftonte". Ummi Umare, qė kishte marrė pjesė nė disa luftėra, me tė dėgjuar se djalin e saj, Habibin, ia kishte vrarė pejgamberi i rremė, Musejlimi, ishte betuar se do tė luftonte me tė dhe kishte marrė pjesė nė luftėn e tradhtarėve (murted) nė Jemame, nėn komandėn e Halid b. Velidit. Nė kėtė luftė i ishte prerė krahu dhe ishte plagosur nė dymbėdhjetė vende. Edhe Musejlime ishte vrarė. Testamenti i Ummi Umares ishte ēuar nė vend!

    Ndėrsa folėm pėr njė shembull, numri i grave luftėtare ėshtė mjaft i madh. Eshtė jashtė objektit tė kėtij libri qė tė flasim pėr to. Nė lidhje me luftėtaret Islame tė Shekullit tė Lumtur, kanė pėrcjellur hadithe kėta specialistė tė hadithit: Buhari, Muslim, Ebu Davud, Tirmidhi, Ibni Maxhe, Ebu Nuajm, Abdurrezak, Taberani. Nė periudhat pasuese shėrbimet e grave luftėtare nė Armatėn Islame janė fiksuar nė faqet e arta tė historisė. Heroizmat e luftėtareve Islame tė luftės pėr pavarėsi, bie fjala te gratė algjeriane, akoma ruajnė nė kujtesė gjallėrinė e tyre.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #56
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Keto jane shkrime te prof dr Bekir Topaloglu
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •