Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    DISA ĒESHTJE RRETH JETES SEKSUALE

    Situatat e posaēme tė gruas

    Ka disa urdhėra tė posaēme kushtuar tė pėrmuajshmeve (hajz) dhe lehonisė (nifas) tek gratė. Njė herė nė kryemuaji, te gruaja qė s’ėshtė shtatzėnė, ndodh njė gjakrjedhje me zgjatje 3-10 ditė. Lehoni quhet periudha pas lindjes gjer mė 40 ditė, gjatė sė cilės ndodh gjakrjedhje.

    Gruaja me tė pėrmuajshme ose lehonė, gjatė gjithė periudhės pėrkatėse, nuk mund tė falė namaz, nuk mund tė agjėrojė, nuk mund tė hyjė nė xhami, nuk mund tė kryejė adhurimin rreth Qabes, nuk mund tė kėndojė Kuran ose ta prekė atė. Posaēėrisht nė ato gjendje nuk mund tė kryejė marrėdhėnie seksuale.

    Nė kohėn e Hz. Pejgamberit, ēifutėt qė jetonin pėrreth Medines, nuk rrinin bashkė me gratė me tė pėrmuajshme, nuk hanin bashkė, nuk flinin bashkė. Kurse Profeti Islam kishte pohuar ēdo formė tė bashkėjetesės me to pėrveē marrėdhėnieve seksuale. Nė kėto kushte, ushqimi i gatuar nga gratė me tė pėrmuajshme ose lehonė, hahet, me to rrihet, flihet. Vetėm se ėshtė i ndaluar afrimi seksual. Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet kėshtu: "Tė pyesin ty pėr menstruacionin. Thuaj: Ajo ėshtė njė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre derisa tė pastrohen. E, kur tė pastrohen, afrohuniu atyre ashtu siē ka le juar Allahu". Nė kėtė ēėshtje le tė dėgjojmė shpjegimin e specialistit: "Nė tė pėrmuajshmet gruaja nuk duhet tė afrohet me burrin. Gruaja qė humb gjak, qė kalon njė shqetėsim tė madh, nė kėtė periudhė duhet pranuar si mjaft e paqetė dhe i duhet ndejtur larg ēfarėdo afrie seksuale. Nė tė pėrmuajshmet, rrugėt e organeve gjinore tė riprodhimit janė plot gjak, vazat e mitrės tė fryra dhe tė acaruara. Madje edhe te gratė mė tė kujdesshme e tė pastra ka miliona mikrobe qė presin nė fshehtėsi gati pėr t’u zhvilluar. Nė tė pėrmuajshmet kėto menjėherė prodhohen me shpejtėsi, shumėzohen, fuqizohen kapen pas rastit dhe, me njė shkak tė vogėl, menjėherė pėrhapen nė organet e riprodhimit tė acaruara, nė mitėr, nė vezoret dhe, afrimi seksual eventual, nė kėtė rast, bėhet shkak pėr pėrhapjen e tyre nė ēdo anė. Kjo gjendje e godet gruan, e sėmur. Po ndodhi vazhdimisht, bėhet shkak pėr lindjen e shumė shqetėsimeve serioze tipike tė gruas si gjakrjedhjeve me sasi, dhimbjeve tė belit dhe vitheve. Nga ana tjetėr, gruaja me tė pėrmuajshme ka njė kundėrmim tė rėndė tė posaēėm. Ky kundėrmim pushton trupin dhe djersėn e grave edhe mė tė pastra. Nga kjo edhe vetė gruaja neveritet. Ne rast tė njė afrimi seksual, ky kundėrmim e neverit edhe burrin. Duke i ditur kėto, nė kėtė periudhė gruaja duhet tė tregojė mė shumė kujdes dhe t’i rrijė larg tė shoqit, tė mos kryejė afėrsi me tė.

    Edhe nė lehoni ėshtė i ndaluar afrimi me burrin pa kaluar tė dyzetat. Sepse nė situatėn e lindjes mitra fryhet e acarohet, shumė herė shfaqen ēarje. Afria me gruan nė kėto kushte e dėmton mjaft keq atė, fillimi i menjėhershėm i veprimtarisė mikrobike bėhet shkak pėr shfaqjen e shqetėsimeve tė rėndėsishme posaēėrisht femėrore. Prandaj nė asnjė mėnyrė nuk i duhet afruar gruas pa u zvogėluar mitra dhe organet e riprodhimit pa marrė formėn e tyre normale. Tolstoi e bėn pėr turp atė burrė qė e shqetėson gruan nė kėto situata: "Kur njė burrė pėrkėdhel gruan "e dashur" lehonė, nė tė njėjtėn kohė s’duhet tė harrojė se ajo ėshtė njė nėnė. Njė grua nuk mund tė pėrballojė nė tė njėjtėn kohė tė jetė edhe njė e dashur, edhe njė nėnė e lodhur, edhe njė njeri i sėmurė.

    Po qe se burri nuk ėshtė shumė i zjarrtė e i padurueshėm, pa iu afruar plotėsisht gruas, mund t’i plotėsojė dėshirat e tij edhe duke e pėrkėdhelur atė. Pėr njė burrė tė respektueshėm, kjo kėnaqėsi ėshtė e mjaftueshme".

    Duhet vepruar drejt nė marrėdhėniet seksuale sipas ndalesave fetare nė periudhėn e tė pėrmuajshmeve e tė lehonisė. Veprimet e tjera jashtė kėtyre (pėrkėdheljet, etj.), nuk janė tė ndaluara. Vetėm me kusht qė tė jesh i sigurtė nė vetvete dhe veprimin tė mos e shmangėsh drejt ndalimit.

    Nga pikėpamja fetare, nuk ka ndonjė pengesė a shmangie pėr marrėdhėniet seksuale me gruan shtatzėnė. Vetėm se mjekėt flasin pėr shmangien e kėtyre marrėdhėnieve midis tre muajve tė parė e tė fundit tė shtatzanisė. Nė kėto periudha ekziston mundėsia e abortit (dėshtimit), e lindjes sė parakohshme dhe e gjakrjedhjes. Nė kėtė ēėshtje duhet vepruar me shumė kujdes, nė pėrputhje me gjendjen shėndetėsore tė gruas.

    Afrimi seksual

    Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet: "Gratė tuaja janė vendmbjellja juaj". Njė nga synimet e martesės ėshtė edhe vazhdimi i brezit. Dhe kjo ėshtė e mundur me marrėdhėnie nė rrugėn e caktuar. Nė ajetin e cituar mė lart, urdhėrohet marrėdhėnia me gratė e pastruara vetėm "nė vendin e urdhėruar nga Allahu". Pėr pasojė, burri, pėrveē rrugės natyrore tė riprodhimit, nuk mund t’i afrohet gruas nga pas. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi jonormale. Nuk ėshtė as morale dhe etike. Nė hadith urdhėrohet: "Eshtė i mallkuar ai qė i afrohet gruas nga ana e pasme". Nė njė hadith tjetėr thuhet kėshtu: "Allahu nuk e sheh me mėshirė atė qė i afrohet njė mashkulli ose nga pas njė gruaje".

    Pengimi i fekondimit

    Nė afrimin seksual, derdhjen e spermės jashtė me qėllim qė tė mos hyjė nė mitėr e tė mos kryhet fekondimi, e quajmė "zhvendosje - azil". Nė lidhje me ēėshtjen nė se kjo "zhvendosje" ėshtė apo jo e lejueshme, janė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. Kur ėshtė pyetur pėr kėtė ēėshtje Hz. Pejgamberi, ka pėrdorur, nė pėrgjithėsi, pohime tė buta. Nė njė hadith ai urdhėron kėshtu: "Nuk keni dėm po tė mos e zbatoni zhvendosjen. Sepse, gjer nė, ditėn e Kiametit, sigurisht qė do tė krijohet njė qėnie qė do tė prezantojė ekzistencėn e Allahut". Xhabir b. Abdullah thotė: Erdhi njė person dhe e pyeti tė Dėrguarin e Allahut: "Unė kam njė mantenutė, nė marrėdhėniet me tė cilėn pėrdor zhvendosjen, ē’thoni pėr kėtė?" Hz. Pejgamber u pėrgjegj: "Kjo nuk mund t’i bėhet pengesė njė qėllimi tė caktuar tė Allahut". Dikur, mė vonė, po ky person vjen e thotė: "O Pėrfaqėsues i Allahut, gruaja pėr tė cilėn tė fola, ka mbetur shtatzėnė". Hz. Peygamberi urdhėroi e foli: "Unė jam robi dhe i Dėrguari i Allahut!" (Pėr pasojė, ēka them, ėshtė e vėrtetė". Nė tė vėrtetė, hyrja e spermės nė mitėr dhe fekondimi mund tė bėhen edhe nė forma tė paparashikuara. Nga spermatozoidet e panumėrt qė ndodhen nė spermėn e mashkullit, ka tė tillė qė i afrohen shumė lehtė mitrės. Nė fund tė fundit, nė afrinė seksuale, qė ėshtė ēast i njė ndjeshmėrie tė lartė, kontrolli i spermės nuk ėshtė i lehtė.

    Disa nga juristėt Islamė, njėkohėsisht, duke shfaqur mospėlqimin pėr zhvendosjen, kanė pohuar se ajo ėshtė e lejueshme. Eshtė i vėrtetė tregimi i pėrcjellur se njė nga Pasuesit ka thėnė: "Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut ne pėrdornim zhvendosjen, nuk na nxirrej pengesė pėr kėtė. Disa janė tė opinionit se lejohet vetėm nė se gruaja e lejon kėtė gjė. Sepse nė marrėdhėnien seksuale kėnaqėsia seksuale e gruas mundėsohet me hedhjen e spermės drejt mitrės. Duke mos u realizuar kėnaqėsia seksuale, tek gruaja diskutohen disa pasoja negative shpirtėrore e trupore.

    Nė tė njėjtėn kohė, zhvendosja ėshtė njė mėnyrė pėr tė penguar shtimin e brezit. Dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim me politikėn e pėrhapjes sė Islamit.

    Si pėrfundim, "zhvendosja", apo "derdhja jashtė" domethėnė derdhja e spermės jashtė kanalit pėrkatės nė marrėdhėnien seksuale, mė qėllim qė tė pengohet shtatzania, nuk pėrbėn njė ndalim fetar. Por me qė nuk bazohet nė ndonjė objeksion, nuk ėshtė as e miratuar. Kushti pėr tė marrė lejen e gruas mund tė konsiderohet njė mospėlqim pranė miratimit. Institucioni Vendimor (makamu'l-fetva) Egjiptian ka dhėnė vendim miratimi pėr mbrojtjen nga shtatzania bazuar nė kushtet e detyruara nga pasoja e lindjes sė grindjeve nė jetėn e pėrditshme ose tė dėmeve tė shtatzanisė.

    Aborti

    Nė Kuranin e Madhnueshėm dhe nė disa hadithe, pėr fazat qė kalon fekondimi i kryer nga sperma e mashkullit nė mitėr, shprehet kėshtu: "Dyzet ditėt e para, 'njė pikė e kthjellėt uji njerėzor - nutfe', dyzet ditėt e dyta, njė copė gjaku e mpiksur dhe dyzet ditėt e treta, njė mish i grirė. Pas kėsaj, domethėnė pas katėr muajsh, formohen organet e fėmijės dhe atij i fryhet jetė". Dijetarėt e vjetėr kishin mbrojtur pikėpamjen se ėshtė i lejuar aborti nė kėtė periudhė, por ende pa i ardhur shpirti. Porse, edhe para kėsaj fėmija ėshtė i gjallė zotėron cilėsitė e tė gjallės. Spermatozoidet janė qėnie tė gjalla. Pėrveē kėsaj, kėtu ka edhe njė gjė tė rėndėsishme: shėndeti i nėnės. Aborti ėshtė mjaft i dėmshėm dhe i rrezikshėm nga aspekti i shėndetit tė nėnės. Pėr kėtė ēėsht je lė tė dėgjojmė shpjegimet e njė mjeku:

    "Eshtė veēanėrisht i rrezikshėm ngacmimi i mitrės gjatė barrės. Ky veprim disa herė e trondit fėmijėn, e vdes ose e aborton dhe, nė shumė raste, para fėmijės, e ēon nėnėn nė varr. Nė shtatzani mitra hollohet, pėr pasojė, ndėrhyrja nė tė pėr abort ose pėr qėllime tė tjera, ėshtė shumė e rrezikshme. Nga prania e vazave tė mėdha tė gjakut pranė hyrjes sė mitrės dhe acarimit tė tyre, mund tė shkaktohet gjakrjedhje vdekjeprurėse pėr gruan ose, me acarimin e mitrės, acarohet edhe cipa e quajtur "periton", barku mbushet me mikrobe dhe papastėrti. Sėmundja e quajtur Peritonit, e ēon gruan drejt vdekjes. Gruaja mund tė vdesė, nė kėto kushte, edhe nga helmimi i gjakut (septicemi, piemi).

    Pėr kėto shkaqe, ndalohet me forcė ndėrhyrja nė mitėr me qėllim aborti, nė ēfarėdo formash qoftė. Kjo situatė pėrvijon njė kuadėr shumė tė hidhur. Kėto rreziqe nuk ndodhin vetėm nė duart e njerėzve tė paditur, por edhe nė duart e obstretėrve, madje edhe nė duart e specialistėve pėrkatės duke bėrė kyretazh (nė rastet e abortit tė detyruar).

    Ashtu siē mund tė vdesė gjatė abortit, gruaja mund tė vuajė shumė edhe pak kohė pas tij.

    Hz. Pejgamber i takonte dhe u merrte fjalėn grave tė kthyer rishmė si muslimane. Njė nga ēėshtjet pėr tė cilėn jepej fjala pėr t’i mbrojtur vetė ato, ishte "tė mos vriten fėmijėt". Nė komentin e ajetit tė Kuranit tė Madhnueshėm ku flitet pėr njė nga pikat e marrėveshjes sė tė Dėrguarit tė Allahut me gratė qė hynin nė Islam, tė formuluar "mosvrasja e fėmijėve", Ibn Kethiri nėnvizon se aborti pėrfshihet nė vrasjen e fėmijėve. Gruaja muslimane Azza, vajza e Habilit, thotė: "Nė marrėveshjen qė bėra me tė Dėrguarin e Allahut, mė vuri kėtė kusht: "Nuk do tė vrasėsh fėmijėn tėnde hapur ose fshehur". Se ē’kuptim kishte fjala "hapur", kėtė e dija (gjendja para Islamit). Pėr kuptimin e fjalės "fshehur", nuk e pyeta, as ai vetė nuk ma tha. Krijova mendimin se "fshehur" do tė thoshte "abort". "Betohem nė Allahun se sa tė jem gjallė, kurrė nuk do tė bėj abort". Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet: "Gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fshehtės". Kėtu nėnkuptohet besnikėria, mbrojtja e fėmijės nė bark pėrkundėr abortit.

    Pa e pėrfunduar diskutimin "gruaja nė familje", tė pėrcjellim njė fjalė qė, nga pikėpamja e rėndėsisė qė i dha Islami gruas, e kuptimit tė revolucionit tė madh qė realizoi tė drejtat e gruas, mbart vlera. Abdullah b. Omer thotė kėshtu: "Nė tė gjallė tė Hz. Pejgamberit, me drojtjen se mos zbret ajet pėr ne, kishim frikė t’u flisnim ashpėr grave tona, t’u silleshim rreptė. Por, pas vdekjes sė tij, mė nė fund, filluam t’u flisnim ashpėr e t’u silleshim rreptė".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #22
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    POLIGAMIA



    "Kush ka dy gra me kurorė dhe ndaj njerės tregon mė shumė interesim, nė Kiamet do tė vijė me njėrėn anė tė trupit tė paralizuar".

    (Hadithi sherif)

    POLIGAMIA NE SISTEMET FETARE

    DHE JURIDIKE TE VJETRA

    Nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr qė nė raport me tė drejtėn greke dhe romake, i njihte gruas tė drejta prioritare, pėrjashtuar priftėreshat, burri mund tė merrte mė shumė se njė grua nėn disa kushte tė caktuara.

    Nė tė drejtėn e Babilonisė, sipas ligjeve tė Hamurabit, po qe se gruaja nuk lindte fėmijė ose e mbėrthente ndonjė sėmundje e rėndė, burri mund tė mbante mantenuta.

    Kurse nė tė drejtėn kineze, po qe se e lejonte pasuria, burri mund tė merrte gra tė rangut tė dytė, tė tilla qė fėmijėt e lindur prej tyre, konsideroheshin si fėmijė tė gruas sė parė tė vėrtetė.

    Nė brehmenasit e vjetėr, sipas librit tė Vichnout, burrat, sipas klasės shoqėrore ku bėnin pjesė, mund tė martoheshin me njė gjer mė katėr gra. Kurse nė librin Apastamba vihen kufizime pėr kėtė ēėshtje: po qe se gruaja i kryente detyrat e saj dhe lindte njė fėmijė mashkull, burri nuk mund tė martohej me njė grua tė dytė. Nė tė kundėrt, po. Nė kodin Manu, burri ishte i detyruar ta zgjidhte gruan nga kasta e vet. Mund tė merrte njė grua tė dytė nga njė kastė mė e ulėt. Dhe, nė pėrfundim, sipas instituteve Narada, pėrsėri, nė vartėsi tė gjendjes klasore, njė burrė mund tė martohej me njė, dy ose tre gra. Sipas disa prej kėtyre instituteve, edhe gruaja mund tė martohej me mė shumė se njė burrė.

    Edhe nė Iranin e Vjetėr ishte e pranuar poligamia.

    Nė tė drejtėn romake pėrfshihej edhe bashkėjetesa me grua pa kurorė.

    Nė Dhjatėn e Vjetėr pėrmendet se Davudi (a.s.) ishte martuar me shumė gra. Gjithashtu, duke folur pėr bazat e rregullimit tė ndarjes sė pasurisė sė babait midis djemve, flitet pėr dy gra si diēka normale, pa u quajtur turp. Pėr pasojė, tek feja e ēifutve pėrfshihet martesa me shumė gra.

    Nė Dhjatėn e Re nuk kishte ndonjė nen qė tė ndalonte martesėn me mė shumė se njė grua. Vetėm se, nė thėniet e profetit Polis, pėr njė njeri qė kishte hequr dorė nga bota, do tė ishte e mirė tė kėnaqurit me njė grua. Nė botėn kristiane, gjer nė shek. XVI, ishte mormale martesa me mė shumė se njė grua. Westermarck flet pėr kėtė gjė duke dhėnė modele nė historinė e tij. Dimė edhe se nė botėn kristiane praktikohej trajtimi i shėrbėtoreve si mantenuta.

    Nė Gadishullin Arabik, qė u bė arena e lindjes dhe e pėrhapjes sė Islamit, pėr kėtė ēėshtje nuk kishte asnjė kodifikim. Ashtu siē njė burrė mund tė martohej me shumė gra, mund tė bėhej edhe kėmbimi i grave midis burrave. Pėrveē kėtyre, kishte edhe prostituta qė trajtoheshin si pronė e pėrbashkėt.



    POLIGAMIA NE ISLAM

    Me anė tė ajetit tė shenjtė tė kaptinės Nisa, feja Islame kishte lejuar martesėn me mė shumė se njė grua. Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė kėshtu: "Nė qoftė se frikoheni se nuk do tė jeni tė drejtė ndaj bonjakeve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, tri e me katra. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni". Nė kėtė ajet flitet pėr "padrejtėsi ndaj vajzave jetime". Nė lidhje me kėtė, Hz. Aishe bėn kėtė sqarim: Vajza jetime ndodhet nėn mbrojtjen e kujdestarit tė saj dhe kujdestari, duke dėshiruar mallin dhe bukurinė e saj, kėrkon tė martohet me tė nė kėmbim tė njė garancie kurore mjaft tė thjeshtė (tė pavlerė). Ja, pra, tė tillėt u ndaluan qė tė martoheshin me vajzat jetime dhe, nė mėnyrė qė tė jepnin garancinė e plotė pėr kurorėn duke u treguar tė drejtė, u lejuan tė martoheshin me gra tė tjera pėrveē vajzave jetime. Ibn Xherir et-Taberi, nė komentin e kėtij ajeti, duke pėrmendur kuptime tė diskutueshme, nėnvizon edhe kėtė: "Disa thonė se kuptimi i kėtij ajeti ėshtė ky: "Ashtu siē do tė frikėsoheshit nga padrejtėsia ndaj jetimeve, frikėsohuni edhe nga marrėdhėniet jashtė kurore (adulter-zina) me gratė. Mos bėni zina, por, ēka ėshtė e miratuar pėr ju, merrni dy, tre e katėr gra me kurorė". Edhe Shevqaniu, nė komentin e tij me titull Fethu’l-kadir, e pėrsėrit kėtė trajtim (IV, 155-160).

    Duket qartė se detyrimi i nevojshėm pėr martesėn me dy, tre, gjer nė katėr gra, nuk ėshtė njė urdhėr i nivelit tė farzit ose vaxhibit, por njė rrugėzgjidhje e varur nga domosdoshmėria pėr t’iu shmangur marrėdhėnieve jashtėkurore (zina-adulter). Megjithatė, kjo rrugėzgjidhje ėshtė pėrcaktuar edhe me kushte ligjore. Me sqarimin e ajetit se martesa me njė grua tė vetme ėshtė mė afėr ruajtjes sė drejtėsisė, bėhet e ditur se baza e martesės ėshtė kėnaqėsia me njė grua.

    Revolucionin qė kreu Islami nė lindjen e tij nė ēėshtjen e martesės me shumė gra (poligaminė), pa asnjė lloj pėrcaktimi gjer atėherė, mund ta pėrmbledhim kėshtu:

    1. Solli kufizimin e tij. Lejohet martesa vetėm gjer nė katėr gra. Duke u mbėshtetur nė ajetin e mėsipėrm, do tė ishte gabim tė pohohej lejimi i martesės me mė shumė se katėr gra. Hz. Pejgamberi i martuar me mė shumė se katėr gra, nė ēastin e zbritjes sė ajetit, kishte urdhėruar ndarjen e grave mbi numrin katėr pėr muslimanėt e kthyer rishmė.

    2. Drejtėsinė e kishte vėnė si kusht.

    3. Kishte urdhėruar mjaftimin me njė grua po qe se nuk zbatohej drejtėsia.

    Do tė ruhej midis bashkėshortėve drejtėsia nė ushqim, veshmbathje, marrėdhėnie seksuale, dashuri e tė tjera. Midis kėtyre, dashuria bart njė veēori mė vete. Mirėpo, a ėshtė psikologjikisht e mundur tė ushqehet e njėjta dashuri si ndaj tė bukurės, tė shėmtuarės, tė resė dhe plakės nė bashkėsinė e grave? Po s’qe e mundur, do tė thotė qė s’ka drejtėsi. E, po s’pati drejtėsi, duhet mjaftuar me njė grua. Nė kushte padrejtėsie nuk lejohet martesa me shumė gra.

    Ka qė thonė se, duke u nisur nga njė gjykim i tillė, nė Islam, ndėrsa nga njėra anė lejohet poligamia, nga ana tjetėr vendosen kushte tė pamundura, do tė thotė se ky lejim ėshtė revokuar. Porse ky ėshtė njė opinion i gabuar. Sepse kėtė nyje e ka zgjidhur ajeti i zbritur mbi urdhėrin e ruajtjes sė drejtėsisė qė po shqyrtojmė.

    Mė nė fund, burri, i ndodhur nėn detyrim me njė deri katėr gra nėn kurorė, pasi tė ketė arritur tė veprojė plotėsisht me barazi ndėrmjet tyre nė ēėshtje materiale si ushqim, veshmbathje, madje tė jetė pranė tyre edhe natėn, ēėshtjen ndiesore, qė s’e ka nė dorė, do ta realizojė sipas kėtij ajeti: "Ju kurrsesi nuk do tė mund ta mbani drejtėsinė mes grave edhe nė se pėrpiqeni, pra, mos anoni plotėsisht nga ndonjera e tė lini tjetrėn si tė varur". Hz. Pejgamberi sillej i drejtė midis grave dhe thoshte kėshtu: "Allahu im! Kjo ėshtė njė drejtėsi aq sa mė vjen ndoresh mua. Mos mė bėj pėrgjegjės pėr njė drejtėsi ku ti je zotėrues, kurse unė nuk jam as kujdestar!"

    Pėrjashtuar specifikat qė s’janė nė dorė tė njeriut si dashuria, nė tė gjitha veprimet e tjera burri tregon kujdes pėr barazi ndaj grave tė veta. Hz. Pejgamber urdhėron: "Kush ka dy gra me kurorė dhe ndaj njerės tregon mė shumė interesim, nė Kiamet do tė vijė me njėrėn anė tė trupit tė paralizuar". Edhe nė se njėra nga gratė ėshtė jomuslimane, edhe ndaj saj praktikohet e njėjta drejtėsi.



    A ESHTE E NEVOJSHME POLIGAMIA?

    Siē dihet, martesa nė Islam nuk ėshtė vetėm kėnaqėsi seksuale, por ka pėr qėllim edhe prehjen, dhembshurinė dhe lumturinė, virtytin dhe vazhdimin e brezit. Edhe Hz. Pejgamber, me urdhėrin "Martohuni, por mos u ndani, sepse Allahu i Madhnueshėm nuk i do burrat e gratė tė pasionuar nė dėshira", e ka ndaluar shfrytėzimin e martesės pėr dėshira tė ulta. Nė kėto kushte, duke hedhur vėshtrimin mbi lejimin e martesės me shumė gra sipas Islamit, nuk ėshtė i drejtė pretendimi se gratė bėhen rob tė dėshirave dhe qejfeve tė burrave. Po pėrsėrisim se nė Islam, martesa me shumė gra, duke mos qėnė njė urdhėr i detyrueshėm i tipit farz ose vaxhib, ėshtė njė mėnyrė zgjidhjeje e pranueshme pėrballė disa rrethanave detyruese. Ashtu siē do ta parashtrojmė edhe mė tej, nuk mund tė mendohet qė feja Islame, nė njėrėn anė, duke zbatuar sanksione ligjore gjer nė dėnimin me vdekje pėr zina (adulter), nė anėn tjetėr t’u lejė shteg shkaqeve pėr zina.

    Dijetarėt Islamė i kanė radhitur kėshtu disa shkaqe qė do ta bėnin tė nevojshme martesėn me shumė gra:

    1. Mungesa e dėshirės dhe paaftėsia seksuale si tė meta tė bashkėlindura tė gruas.

    2. Ndonjė sėmundje kronike qė bėhet pengesė pėr tė kryer detyrėn si bashkėshorte.

    3. Shterpėsia e gruas.

    Nė kėto kushte, nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė ndarja e gruas dhe martesa me njė tjetėr, sepse njė gjė e tillė sjell mė shumė dėm dhe fatkeqėsi. Njė grua e tillė e pafat e ndarė, po s’u martua me njė tjetėr, do tė shkatėrrohet.

    4. Potenca seksuale e gruas pėrgjithėsisht dobėsohet, nė krahasim me burrin, 10-20 vjet pėrpara. Porse mund tė ndodhė qė nė kėtė periudhė pėr familjen do tė duhej lindja e njė fėmije.

    5. Prishja e ekuilibrit midis burrave e grave, kryesisht nė luftė, por edhe nė fatkeqėsitė e mėdha si pasojė e zvogėlimit tė numrit tė burrave. Njė nga shembujt mė domethėnės ėshtė Gjermania pas Luftės sė Dytė Botėrore. E dimė se nė ē’gjendje tė trishtuar ranė gratė gjermane ato vite, aq sa kėrkuan edhe "import burrash". Edhe Faraoni i kohės sė Musait (a.s.) i vriste fėmijėt meshkuj tė ēifutėve, kurse vajzat i linte. Kur"ani i Madhnueshėm kėtė mungesė ekuilibri e cilėson "torturė e trishtuar, torturė e madhe, disfatė".

    Europa qė sulmoi ashpėr martesėn me shumė gra tė Islamit, tė gjitha kėto domosdoshmėri tė radhitura mė lart, deshi t’i fshinte vetėm me njė gjė, duke mbyllur sytė ndaj zinasė (adulterit). U parapėlqye zinaja, prostituta, fėmija kopil ndaj kurorės sė ligjshme, bashkėshortes sė ligjshme, fėmijės sė ligjshėm. Sė bashku me kėtė, filloi shkatėrrimi i jetės dhe i pasurisė sė meshkujve si pasojė e mosekuilibrit femra-meshkuj, shtimi i fėmijėve jashtėkurore dhe i krimeve, i abortit tė tepruar. Ata qė shihnin kėtė gjendje dhe mendonin, kishin filluar tė silleshin pozitivisht ndaj martesės me shumė gra.

    Westermarck, nė historinė e tij, thotė kėshtu: "Pasi nė Perėndim u hoq martesa me shumė gra, kjo nuk do tė thotė se nuk praktikohej. Pastaj, mos vallė mjaftimi me njė grua pas sorollatjeve tė njerėzimit, ėshtė rregullimi mė i shkėlqyer tė cilit i ėshtė drejtuar mė sė fundi?" Pėrgjigjja e kėsaj ėshtė kontradiktore. Sipas H. Spenserit, rregullimi i fundit ėshtė ai me njė grua. Sipas Le Bonit, ligjet europiane sė afėrmi do ta lejojnė martesėn me shumė gra. Prof. Ehrenfel e sheh tė domosdoshme martesėn me shumė gra pėr ruajtjen e gjeneratės ariane. Nė kėtė ēėshtje, shpjegimin mė tė mirė ta marrim nga libri i Prof. Muhammed Hamidullahut:

    "Pėrballė martesės me dy gra, e parė si njė faj i rrezikshėm dhe i rėndė, njė mėkat, e parė si mungesė respekti ndaj gjėrave tė shenjta, martesa pėrkatėsisht vetėm me njė grua nė kuadrin e sė vėrtetės ėshtė shumė e rrallė. Jashtė zhvillimeve relativisht tė vonshme tė kulturės moderne perėndimore, ėshtė e pamundur tė gjesh, nė lidhje me martesėn, njė pikėpamje tė tillė ideale, tė rreptė qė s’bėn lėshime. Madje, as nė doktrinėn kristiane nuk ka ndonjė pohim qė do t’i hapte rrugė njė pikėpamjeje tė tillė. (Shih Encyclopaedia Britannica, termat "Mariage" dhe "Polygamy").

    Askush nuk ka tė drejtė tė thotė se kristianizmi ėshtė ai qė i detyroi botės qytetare perėndimore martesėn vetėm me njė grua. Pėrveē statusit tė peshkopėve dhe dhjakėve, kristianizmi nuk e ka ndaluar haptas martesėn me shumė gra. (Bibla - Dhjata e Vjetėr dhe Dhjata e Re, 1 Timoteut, 3/2, 12)... Asnjeri nga Koncilet e shekujve tė parė tė krishterimit nuk i pat dalė kundėr martesės me shumė gra, nuk i ishte bėrė pengesė vazhdimit tė martesės me shumė gra nga ana e mbretėrve tė atyre vendeve ku kjo gjė praktikohej qė nė kohė tė idhujtarisė. Nė mes tė shekullit tė gjashtė, mbreti i Irlandės Diarmaiti, kishte dy princesha dhe dy mantenuta tė veēanta (D’Arbois de Jubainville, VI, 292). Martesa me shumė gra ka qėnė praktikuar, pa hasur nė ndonjė pengesė, nga mbretėrit Merovingien. Sharlmanji kishte dy princesha dhe shumė mantenuta dhe nė ligjet e tij nuk ishte diēka e panjohur poligamia midis murgjve (Thierry, Narratives of the Merovingian Era, faqe 17 etj.; Hellwald, Die Menschilche Familie, f. 558, nr. 1; Hallam, Europe During the Middle Ages, I, 420, nr. 2.) Mė vonė, Philipe de Hesse dhe Frederic-Guillaume de Prusse, me miratimin e murgjve tė juridiksionit tė Luther-it, morėn nga dy gra (Friedberg, Lehrbuch des kath., u. evang. Kirchenrecht, 436, nr. 2. paragraf 143). Luther'i personalisht e pa tė pėrshtatshme qė njeri nga tė sipėr pėrmendurit tė merrte dy gra dhe Melantahon'i bėri tė njejtėn gjė (Koestlin, Martin Luther, II, 475 etj.). Nė mjaft raste, vetė Luteri flet pėr martesėn me shumė gra me mjaft tolerancė: Kjo gjė (martesa me shumė gra) nuk ėshtė e ndaluar nga Zoti... Pa dyshim, martesa me shumė gra parapėlqehet ndaj divorcit (e njėjta vepėr, I, 347. II, 693 etj.). Pak mė vonė nga marrėveshja e Vestfalisė, nisur nga pakėsimi i meshkujve si pasojė e luftės tridhjetėvjeēare, parlamenti i luftės i Franconie-s (Kriegstag) mori vendim pėr lejimin e martesės sė ēdo burri me dy gra (Hellwald, faqe 559, etj.). Disa fraksione kristiane luftuan shumė pėr poligaminė. Mė 1531 nė Mynster, Anabaptistėt u pėrpoqėn ta pėrhapnin atė krejt haptas dhe thanė se njė kristian i vėrtetė duhet tė ketė shumė gra (e njėjta vepėr, nr. 1, 558) Dhe Mormon-ėt siē dihet nga tė gjithė, e panė martesėn me shumė gra si njė institucion hyjnor (Westermarck, III, 50-51).

    Nė instruksionin e dhėnė nga princi gjerman Philipe de Hesse nė lidhje me kėrkesėn drejtuar teologut Martin Bucer pėr tė pyetur teologėt Martin Luther dhe Philipe Melancheton, lexohet: "Paragrafi i dhjetė. E di se Luteri dhe Melancheton-i i kėshilluan mbretit anglez martesėn me njė grua tė dytė pa e ndarė gruan e parė" (J. P. Bossuet, Histoire desvariations des Eglises Protestantes, libri VI, 1537-1546: Oeuvres completes de Bossuet, nouvelle ed. Bar-le-duc 1877, III, 233-250, veēanėrisht nė f. 244). Shihni Dictionnaire de la Bible, F. Vigoureux, Paris, 1912, Tema "Poligamia", IV, 513).

    Nė martesėn me shumė gra, gruaja e parė, nga martesa e burrit tė saj me njė grua tjetėr, do tė ndiejė zili dhe keqardhje, do t’i thyhet respekti pėr vetveten (izzetu'n-nefs). Por, pėrkundėr kėsaj, nė marrėdhėniet e paligjshme, nė jetėn jashtė kurore me metresa, diskutohen kėto dėme: asgjėsimi i virtiytit tė gruas dhe burrit qė bėjnė zina; bashkėshortja e burrit qė bėn prostitucion, duke e ndjerė veten grua tė njė burri tė pavirtytshėm, do tė dėmtohet edhe ajo, dhe, pėr tė marrė hak ndaj burrit, ekziston mundėsia qė tė bjerė nė rrugėt e prostitucionit e, si pėrfundim, dėmi qė do tė pėsojė burri. Nga ana tjetėr, po qe se gruaja me tė cilėn shkon burri, do tė jetė e martuar, tradhtia qė do tė bėjė burrit i saj, madje hakmarrja qė do tė kėrkojė tė marrė pėr burrin tjetėr, do tė jetė tė shqetėsojė gruan e tij e, kėshtu, kjo do tė dėmtohet. Nga gjithė kėto bashkime tė paligjshme do tė dalin nė shesh krime fėmijėsh, infeksione me sėmundje veneriane, hasmėri midis palėve... Shihet se po u pengua martesa me shumė gra nė kushtet e nevojės dhe domosdoshmėrisė sė saj, ashtu siē shthuret njė ēorap, do tė vijnė fatkeqėsi njė pas njė.

    Le tė themi edhe se nė tė drejtėn Islame gruaja, duke u pėrgatitur akti i martesės, mund tė vejė si kusht qė burri tė mos martohet mbi tė. Me mėnyrėn e formulimit tė aktit, respektohet rregullimi kontraktual pėr moslejimin e martesės sė burrit me grua tė dytė ose, nė se martohet, pėr tė drejtėn e gruas sė parė pėr divorc. Nė njė hadith ėshtė urdhėruar: "Kushti mė i denjė qė do tė zbatonit, do tė ishte pėrftimi i bekuar i nderit tė grave (duke lidhur kurorė me to). Nė kėtė rast, nė martesėn me shumė gra, gruaja do tė ishte dėshmitare e gjithēkaje dhe dėmet morale qė mund tė pėsonte, do tė shuheshin. Si pėrfundim, mund tė thuhet se feja Islame, e vėnė pėrballė disa domosdoshmėrive, e ka pranuar martesėn me shumė gra. Nė se njerėzimi qė aktualisht i ēmon pėrfitimet e saj, ende nuk e ka pranuar atė, kjo nuk do tė thotė se pas njė pėrvoje relative, njė ditė nuk do ta pranojė.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #23
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    SHKUROREZIMI



    "Martohuni, por mos u ndani. Sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratė tė pasionuar pas dėshirave".

    (Hadithi sherif)



    SHKUROREZIMI NE HISTORI

    Nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr qė njihet pėr respektin ndaj tė drejtave tė gruas, shkurorėzimi ndodhej nėn autorizimin e burrit. Vetėm i duhej dhėnė njė sasi parash gruas qė do tė shkurorėzohej. Posaēėrisht ngarkonte lėnien si trashėgim fėmijėve tė lindur nga ajo kurorė tė pasurisė qė zotėronte nė ēastin e shkurorėzimit dhe qė do tė zotėronte mė vonė. Pas pushtimit tė Egjiptit nga maqedonasit, si rezultat i ndryshimeve nė fushė tė sė drejtės, i ishte dhėnė edhe gruas e drejta e shkurorėzimit, duke iu afruar, kėshtu, tė drejtės greke.

    Sipas ligjeve tė Hamurabit, e drejta e shkurorėzimit i pėrkiste burrit. Vetėm se gruaja, nga burri qė e ndan, merrte njė lloj pagese nė monedhė ose nė njė formė tjetėr. Kjo pagesė ndėrronte nė vartėsi tė asaj qė gruaja e ndarė ishte me fėmijė apo jo. Po qe se gruaja bėhej vetė shkak ndarjeje, i shoqi, mbi bazėn e mosdetyrimit pėr t’i dhėnė diēka, e braktiste atė ose, edhe pa e shkurorėzuar, e pėrdorte nė shtėpinė e tij si shėrbėtore dhe mund tė martohej me njė grua tjetėr.

    Sipas tė drejtės kineze, shkurorėzimi mund tė realizohej me marrėveshje dhe pėlqim tė dyanshėm. Vetėm nė shtatė rrethana tė pėrcaktuara burri mund ta shkurorėzojė gruan duke vendosur vetė. Ishte i detyruar shkurorėzimi nė rrethana shkeljeje kurore. Burri mund ta shiste gruan qė kishte shkelur kurorėn dhe paratė t’i merrte vetė. Nė tė drejtėn e hershme brahmane kishte forma tė ndryshme shkurorėzimi. Burri mund ta ndante gruan pėr ēdonjerin nga shkaqet e pėrcaktuara. Gruan e keqe, hileqare dhe zemėrashpėr burri mund ta ndante dhe ta hidhte nga shtėpia.

    Nė kodin romak tė familjes, prishja e bashkėsisė familjare fillimisht bėhej nė dy mėnyra:

    1. Prishja e martesės pėr shkaqe tė jashtėzakonshme tė burrit ose gruas. Kėto ishin vdekja ose rėnia rob e burrit ose gruas, humbja ose dobėsimi i statusit ligjor personal si humbja e tė drejtės sė qytetarisė.

    2. Me kėrkesėn e gruas ose burrit pėr t’i dhėnė fund martesės. Kjo ndarje, nuk ishte e lidhur me ndonjė vendim gjykate, siē ndodh nė tė drejtėn moderne. Fillimin e martesės e mbėshteste si akt tė lindur drejtėsisht dhe ndarjen e quante "contrius actus" - "kundėrakt".

    a. Nė formėn e martesės mbėshtetur sundimit tė burrit, nė se pas blerjes sė vajzės ose bashkėjetesės me tė pėr njė vit, martesa realizohej, ndarja bėhej duke ia shitur gruan njė personi tjetėr, sikur tė ishte vajza e familjes e jo gruaja. Natyrisht, shkurorėzimi bėhej vetėm nga ana e burrit, gruaja kėtu s’luante asnjė rol. Mė saktė, kjo ishte, mė shumė se njė ndarje, njė refuzim i gruas nga ana e burrit. Po qe se martesa do tė ishte bėrė me njė ceremoni fetare, procesi i shkurorėzimit ndiqej nga priftėrinjtė. Nė mungesė tė ndonjė preteksti bazė tė njohur nga tradita fetare dhe ligji, prifti i bėhej pengesė prishjes sė martesės.

    b. Nė martesat e pambėshtetura sundimit tė burrit, martesa mund tė prishej me shkak ose pa shkak, me dėshirėn e secilit prej bashkėshortėve ose me kėrkesėn e njėrit prej tyre.

    Nė Romė, me kalimin e kohės, ishte pėlqyer martesa e pambėshtetur sundimit tė burrit. Ndarjet pėrhapeshin pa kufi. Nuk kishte vendime ligjore qė tė pengonin shkurorėzimet e pashkak. Edhe nė se mė vonė ishin vėnė detyrime pronėsore, kėto s’kishin patur ndonjė ndikim tė madh.

    Nė Librat e Shenjtė

    Sipas Dhjatės sė Vjetėr, burri, po pa diēka qė nuk i pėlqen te njėra nga gratė me tė cilat ėshtė i martuar, i bėn shėnim nė letrėn e bardhė, ia jep dhe e pėrze nga shtėpia. Dhe kjo grua, pasi tė kėtė dalė nga shtėpia e burrit tė parė, mund t’i shkojė njė mashkulli tjetėr. Po qe se burri i dytė nuk e pėlqen, ia plotėson letrėn e bardhė, ia jep nė dorė dhe e largon nga shtėpia e vet. Nė kėtė rast, ose nė se burri i dytė vdes, burri i parė nuk mund ta rimarrė si bashkėshorte "pasi ajo ėshtė ndotur".

    Duke ardhur te Dhjata e Re, sipas Ungjillit tė Shėn Mateut, farisenjtė, me qėllim pėr tė provuar Hz. Isanė, e kishin pyetur kėshtu: "Atėherė iu afruan disa farisenj pėr ta provokuar dhe i thanė: A ėshtė e lejueshme qė burri ta ndajė gruan pėr njė shkak ēfarėdo? "Dhe ai, duke u pėrgjigjur u tha atyre: A nuk keni lexuar ju, se ai qė i krijoi qė nė fillim, i krijoi mashkull dhe femėr? Dhe tha: Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babanė dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet; dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm. Dhe kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm; prandaj atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu te mos e ndajė. Ata i thanė: Atėherė pėrse Moisiu urdhėroi tė jepet letėrndarja dhe tė lėshohet? Ai u tha atyre: Moisiu ju lejoi t'i ndani gratė tuaja pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrave tuaja, por nė fillim nuk ka qenė kėshtu. Por unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet, pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn". Sipas kėtij kuadri, nė kristianizėm shkurorėzimi ėshtė i ndaluar. Vetėm shumica e dijetarėve protestantė, po qe se burri e braktis tė shoqen pėr njė kohė tė gjatė, mundėsinė e lejimit tė ndarjes midis bashkėshortėve e mbrojnė mbėshtetur si mė poshtė: "Kurse tė martuarve u urdhėroj, jo unė por Zoti, qė gruaja tė mos ndahet nga burri, dhe nė qoftė se ndahet, tė mbetet e pamartuar, ose tė pajtohet me burrin e saj. Dhe burri tė mos e lėrė gruan"?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #24
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    SHKUROREZIMI NE ISLAM

    Nė Kuranin e Madhnueshėm na ėshtė urdhėruar tė shkuarit mirė me gratė, madje edhe nė se ato disa herė nuk na vijnė pėr shtat. Sepse ėshtė e mundur qė, po qe se ndonjė gjė nuk na vjen pėr shtat, nė ato kushte, duke bėrė durim, te qėndresa jonė Allahu ka vlerėsuar shumė gjėra tė dobishme pėr ne. Ashtu si ndėrtimi fiziologjik i njerėzve nuk i ngjan plotėsisht njėri-tjetrit, edhe bota shpirtėrore e tyre, dėshirat dhe kėrkesat janė pak a shumė tė ndryshme midis tyre. Gruaja pėr burrin dhe burri pėr gruan nuk duhet tė kėrkojė qė tė mendojė e tė ndiejė njėlloj si vetja. Marrėveshja dhe lumturia lindin nė sakrifica reciproke dhe me to vazhdojnė mė tej. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Njė burrė qė ka besuar tė mos i shfaqė mungesė dashurie gruas qė ka besuar. Nė se njė sjellje e saj s’i pėlqen, nga njė tjetėr mbetet i kėnaqur".

    Pėr tė shkuar mirė, bashkėshortėt duhet tė jenė tė gatshėm nė sakrificė dhe tė respektojnė njėri-tjetrin. Vetėm se kjo nė njė pikė pėrbėn momentin e tė qėnit kryengritės ndaj Krijuesit. Sakrifica dhe bindja reciproke nuk mund tė realizohet po qe se kėrkon braktisjen e njėrit prej urdhrave tė Allahut ose kryerjen e njėrit prej gjėrave tė ndaluara prej Tij. Sepse fjalėt e mėposhtme tė Hz. Pejgamberit "Atje ku i bėhet kryengritje Allahut, nuk ka bindje ndaj krijesave". dhe "Nuk ka bindje nė kryengritje, bindje ka nė gjėrat e ligjshme"., pėrbėjnė nga parimet e palėkundura tė Islamit. Por kjo ka njė pėrjashtim. Ndėrsa nė Islam gėnjeshtra konsiderohet njė gjė e shėmtuar, nė tri raste ėshtė lejuar pėrdorimi i gėnjeshtrės: nė luftė, nė mes tė tė zemėruarve pėr tė gjetur pikėn e pajtimit midis tyre dhe burri ndaj gruas e gruaja ndaj burrit pėr harmoninė e familjes. Ky rasti i tretė i lejimit tė gėnjeshtrės midis burrit e gruas nuk ėshtė pėr ēėshtje tė rėndėsishme si p.sh. nė ēėshtjen e nderit ose nė tė drejtat e mėdha; ajo lejohet tek fjalėt dhe thėniet qė tė bėjnė pėr vete kur pėrdoren pėr vazhdimin e harmonisė e tė dashurisė dhe nė premtimet e dashurisė.

    Nė fenė Islame ėshtė diēka shumė e keqe dhe e shėmtuar qė tė hysh ndėrmjet bashkėshortėve dhe t’i hedhėsh ata kundėr njėri-tjetrit. Detyra e muslimanit ėshtė qė tė gjejė tė pėrbashktėn midis besimtarėve, veēanėrisht tė krijojė prehje midis bashkėshortėve. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Ai qė e ēon nė pozitė tė keqe njė grua duke e pėrfolur atė tek i shoqi, nuk ėshtė prej nesh".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #25
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    E PASHKUARA MIDIS BASHKESHORTEVE

    Sipas botėkuptimit Islam, kėnaqėsia psikologjike dhe fiziologjike e martesės mbėshtetet nė elementėt e prehjes e tė kėnaqėsisė, tė dashurisė e dhembshurisė. Kėto elementė zotėrojnė edhe nė jetėn e familjes. Ē’e do qė ēerdhja familjare, e ngrehur mbi qėllime dhe shpresa tė mėdha, nuk mundet tė ndjekė ēdo herė tė njėjtin vizatim. Nė njerėn anė problemet qė lind lufta e njė jete tė vėshtirė, nga ana tjetėr, tiparet e ndryshme trupore e shpirtėrore tė bashkėshortėve, kundėrveprimi i tė cilėve mund tė nxjerrė nė shesh pashkuarje nė ēerdhen familjare. Eshtė e vėshtirė tė gjendet njė familje ku kohė mė kohė tė mos nxjerrė krye njė e pashkuar e lehtė ose tronditėse, gjer te familjet e profetėve.

    Le tė mbetet nė diskutim ēėshtja nė se beqaria apo martesa ėshtė "mbretėrim"; e vėrtetė ėshtė kjo qė ēdo bashkim, ēdo ortakėri njerėzore, mund tė vazhdojė vetėm mbi njė sakrificė dhe mirėkuptim reciprok. Nga ky kėndvėshtrim, nė ēdo punė tė pėrbashkėt ka njėfarė humbje lirie. Ndėrsa sytė qė shohin me dashuri dhe mirėsi, nuk venė re tė metat, sytė e mbushur me neveri dhe urrejtje, mund tė sajojnė edhe shėmti tė paqena. Pa dyshim, familja ėshtė, ndėr bashkėsitė qė historikisht ka krijuar njeriu, mė e rėndėsishmja, mė e qėndrueshmja dhe mė e pakontestueshmja. Themeli i kėsaj bashkėsie ėshtė kushti "tė mos sajohen probleme". Po, secili nga bashkėshortėt duhet ta dijė se ėshtė detyra e tij qė tė sakrifikojė e tė mos nxjerrė probleme dhe kėtė virtyt ta ruajė nga vetvetja. Kur njeriu nuk ka rėnė nėn stresin e pritjes sė mirėkuptimit nga partneri, mirėkuptimi qė do tregojė vetė, bėhet njė veprim akoma mė i thjeshtė.

    E pashkuara e bashkėshortes

    Palėt qė mund tė nxjerrin tė pashkuar nė folenė familjare, janė njėri, gruaja, tjetri, burri. Po tė hedhim sytė nė tė gjithė ajetet dhe hadithet lidhur me shkuarjen e ēifteve, duket kėshilla qė i jepet burrit pėr tė mos u sjellur ashpėr dhe nė mėnyrė tarshanike dhe gruas pėr tė mos u treguar e pabindur. Kur rastis tė dalė nė shesh ndonjė mosmarrėveshje nė ēfarėdo forme qoftė, shihet me pėrparėsi zgjidhja e saj brenda familjes pa ia bėrė tė ditur, madje, as farefisit mė tė afėrt. Nė kėtė zgjidhje, detyrė mė e madhe i ėshtė ngarkuar burrit qė ndodhet nė statusin e udhėheqėsit tė familjes.

    Nė fillim tė japim pjesėn e ajetit nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė: "E ato qė u keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largohuni nga shtrati (e, mė nė fund) edhe i rrihni (lehtė nė se nuk ndikojnė kėshillat as largimi), e nė se ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre". Termi "kryelartėsi" kėtu shpreh njė kundėrshtim sistematik qė ka kaluar nė pashkuarje. Nė kėtė kuadėr kuptimor nuk hyjnė mosmarrėveshjet e vogla kalimtare midis bashkėshortėve. Kėto gjėra tė pahijshme qė mund tė formėsohen nė fusha tė ndryshme tė jetės familjare, me njė gjest tė thjeshtė, me njė fjalė tė ngrohtė ose me njė veprim delikatese mund tė mėnjanohen e harrohen. Veēse duhen marrė seriozisht sjelljet qė bartin inicialet e njė synimi tė vazhdueshėm dhe tė njė kundėrshtimi tė vėrtetė. Pėr shmangien e kėsi pashkuarjesh, nė ajet ka njė plan tri pjesėsh:

    a. E para, kėshillimi. Burri mund tė bėjė shpjegime qė do tė shuanin lėkundjet e gruas; po pati keqkuptime, mund t’i kthjellojė ato. Po e pa veten nė njė veprim tė gabuar, kėrkon falje. Kujton ndjenjat e dashurisė dhe lidhjen midis tyre. Nė kushtet kur gruaja e vazhdon pashkuarjen, duke folur pėr rreziqet qė mund tė dalin nė shesh, burri e paralajmėron atė pėr tė mos prishur lumturinė e ēerdhes familjare.

    b. Po qe se kėshillimi nuk jep ndonjė rezultat, praktikohet masa e dytė. Ajo ėshtė ndėrprerje e marrėdhėnieve seksuale pėr njė farė kohe, pra, jo ndarje shtrati e vėrtetė. Kjo masė ushtron tė njėjtin ndikim si tek mashkulli, ashtu edhe tek femra. Vetėm se duhet tė kujtojmė qė, sipas tė drejtės Islame, nė kėtė pikė mashkulli ka disa pėrparėsi. Islami, nga njera anė, duke ia afruar shėrbėtoren dhe mantenutėn nivelit tė lirisė, nga ana tjetėr kishte hedhur hapat e shkuljes me rrėnjė tė institucionit tė shėrbėtorit. Por edhe Islami, statusin e shėrbėtorit dhe tė mantenutės, qė kishte marrė rėndėsinė e elementit pėrgjegjės tė sundimit pėr shumė shekuj nė botė, e kishte mbartur nė kuadrin e botėkuptimit tė tij. Sipas kėsaj, nė pauzėn e mosmarrėveshjes midis bashkėshortėve, burrit i ndodhet mantenuta. Veēanėrisht, siē u diskutua mė parė pėr martesėn me shumė gra, burrit mund t’i ndodhet njė grua e dytė. Nė kėto kushte, jashtė ēdo diskutimi, forca e veprimit seksual do tė ndikojė akoma mė tepėr mbi gruan. Por nuk ėshtė gjetur e drejtė zgjatja e kėtij veprimi, sepse tek njėra nga palėt ose tek tė dy mund tė lindin shqetėsime tė tjera dhe pėrfundime tė rrezikshme.

    c. E pashkuara qė mund t’u afrohet pėrmasave tė njė revolte te gruaja, e cila pėrbėn shtyllėn kryesore tė ēerdhes familjare, po qe se nuk mėnjanohet me kėshilla dhe bojkot seksual, si duhet vepruar? Kurani i Madhnueshėm porosit kėtu, sė pari, njė veprim tė pėrhapur nė tė gjithė botėn gjatė shekujve tė jetės sė njerėzimit: rrahjen. Shumė vetė qė diskutojnė ēėshtjen e gruas nė Islam, kėtė porosi pėr rrahje e analizojnė me njė gjuhė tė ashpėr. Kėtu ka njė specifikė qė tėrheq vėmendjen: Hz. Pejgamber qė ishte ngarkuar me detyrėn pėr t’ua bėrė tė ditur dhe sqaruar njerėzve revelatėn hyjnore, veprimin e rrahjes nuk e kishte praktikuar as nė familjen e tij, as dhe Pasuesve nuk ua kishte kėshilluar. Mirėpo edhe gratė e tij kohė mė kohė kishin treguar pashkuarje dhe i kishin shkaktuar shqetėsime atij. Ka ajete qė flasin pėr kėtė tė vėrtetė.

    Dihet se Hz. Pejgamber u kishte dhėnė mjaft kėshilla Pasuesve pėr t’ua ndėrruar zakonin e sjelljes sė ashpėr e trashanike ndaj grave, tė trashėguar qė nga periudha paraislamike. Ashtu qė Pasuesit, nėn ndikimin e atmosferės sė re tė krijuar, duke folur pėr faktin qė gratė e tyre tani po vėrshonin mbi ta, herė-herė ankoheshin pėr prishjen e kėnaqėsisė dhe lumturisė sė tyre. Njė ditė, njė Pasues kishte ardhur pranė tė Dėrguarit tė Allahut dhe i ishte ankuar posaēėrisht pėr gjuhėn e hidhur tė gruas sė tij. Dhe Hz. Pejgamberi, pėr tė matur pėrmasat e pashkuarjes sė tyre, i kishte thėnė atij: "Me qė ashtu, ndaje gruan!" Kėtė radhė, Pasuesi ishte pėrgjigjur: "Ē’ėshtė e drejta, ajo ėshtė shok jete pėr mua, pa kemi edhe fėmijė". Nė lidhje me kėtė pėrgjigje, Hz. Pejgamberi kishte urdhėruar e folur kėshtu: "Kėshilloje pėr mirė atė, nė kėshillė qėndro. Po pati ndonjė vlerė nė vetvete, do ta zbatojė kėshillėn. Kujdes, nė asnjė mėnyrė tė mos e poshtėrosh gruan duke e rrahur si shėrbėtore!" Nė njė hadith tjetėr ai thotė kėshtu: "Askush prej jush tė mos e rrahė gruan si tė ishtė njė shėrbėtore. Ndoshta nė mbarim tė ditės bie nė marrėdhėnie me tė".

    A ka tė drejtė burri ta rrahė gruan dhe cilat janė pėrmasat e rrahjes? Me qėllim qė tė shtrohet gruaja e cila bėhet e pashkueshme duke kundėrshtuar, kėshillimi dhe bojkoti seksual qė porositen nga Kurani i Shenjtė, kuptohet qė pėrbėjnė tė drejta pėr burrin. Kurse rrahja, qė pėrbėn formėn e tretė, a ėshtė njė e drejtė, apo njė rekomandim? Po tė vėrehet tradita gojore dhe veprimore e tė Dėrguarit tė Madh, fiton peshė pikėpamja se ajo ėshtė njė rekomandim. Vetėm se dijetarėt Islamė, nė kushtet kur burri mbetet i detyruar tė zgjedhė rrahjen, kanė bėrė tė ditur nė mėnyrė tė prerė kufizimet qė ai duhet t’i mbajė parasysh. Mbi ēdo gjė, sė pari, ėshtė ndaluar goditja nė fytyrė, kushdo qė tė jetė ajo. Krahas kėsaj, janė tė ndaluara edhe veprimet goditėse shumė tė dhimbshme qė shkaktojnė gėrvishtje ose plagė tė konsideruara-si njė ndėshkim i posaēėm ndaj gruas. Njė pjesė e dijetarėve janė shprehur se ajo mund tė rrihet vetėm me njė si top prej lecke qė luajnė fėmijėt, ose me misvakun me tė cilin gruaja pastron gojėn. Sipas kėtyre konsideratave, qė tė shuhet mosmarrėveshja familjare e lindur nga kundėrshtimi i gruas, forma e rrahjes qė do tė praktikojė burri, mė shumė bart njė vlerė simbolike se sa ėshtė njė veprim real dhe njė goditje dėmprurėse. Kjo formė, duke theksuar tė vėrtetėn se pėrmasat e shqetėsimit tė familjes po shkojnė pėrpara, lajmėron se, po vazhdoi kėshtu, ēerdhja do tė prishet.

    Nga koha kur Kurani i Madhnueshėm e pėrmend formėn e tė rrahurit tė gruas - e pėrhapur nė tė gjithė botėn - gjer mė sot, kanė kaluar katėrmbėdhjetė shekuj. Nė kushtet e gjykimit me dashamirėsi, do tė pranohet se kjo formė u praktikua nė kėtė dhe atė shoqėri, nė atė variant dhe nė kėtė variant dhe kėshtu do vazhdojė. Ashtu siē ndodhi nė martesėn me mė shumė se njė grua, a ėshtė mė e dobishme qė disa realitete tė pandara kurrė nga shoqėritė njerėzore t’i rregullosh duke i marrė pėrsipėr me njė vėshtrim realist, t’ua minimizosh tė kėqiat e t’ua shumėzosh tė mirat, apo t’i braktisėsh nė kaos duke mbyllur sytė apo duke iu kundėrvėnė plotėsisht?

    Nė fund tė ajetit qė flet mbi pashkuarjen e gruas, me formulimin "e nė se ju respektojnė, mos u sillni keq ndaj tyre" ėshtė pohuar se format e diskutuara qė do tė pėrdoreshin me qėllim pėr tė mėnjanuar mosmarrėveshjen familjare, janė veprime tė pėrkohshme.

    E pashkuara e bashkėshortit

    Veprimet qė mund tė prishin lumturinė e familjes, mund tė nxjerrin krye edhe tek burri. Edhe pėr kėtė, Kurani i Madhnueshėm pėrdor termin "nushuz" dhe, pėr zgjidhjen e problemit midis bashkėshortėve, i jep rėndėsi pajtimit sepse ai ėshtė forma mė e dobishme. Nuk duhet tė na shpėtojė nga syri edhe kjo qė egoizmi ėshtė gati edhe pėr kopraci dhe zili.

    Siē dihet, Kurani i Madhnueshėm burrin e ka pranuar si udhėheqės tė familjes dhe nė kushte normale, autorizimin e shkurorėzimit ia ka dhėnė atij. E parė nga ky kėndvėshtrim, gruaja nuk ka forcė ligjore vepruese qė mund ta pėrdorė kundėr burrit. Vetėm se ajetet pėrkatėse i japin rėndėsi pajtimit dhe marrėveshjes, dhe pėr tė dy i japin rėndėsi sjelljes delikate duke patur frikė Allahun. Nė tė vėrtetė, gruaja zotėron mė shumė mundėsi fiziologjike e psikologjike pėr tė rindėrtuar dhe mbrojtur lumturinė familjare nė raport me burrin i cili, i nisur nga kundėrshtimi, e merr nė sy prishjen e asaj lumturie. Tėrheqja seksuale e saj, durimi, natyra e butė, dashuria dhe delikatesa, tė shumtėn e herės veprojnė mbi burrin dhe e tėrheqin atė drejt marrėveshjes.



    Vendimi i arbitrave

    Nė kushtet kur mosmarrėveshja dhe pashkuarja eventuale e bashkėshortėve nuk mėnjanohet midis tyre, sipas urdhėrit tė Kur’anit, zgjidhet nga njė arbitėr nga tė dy palėt e familjes. Sipas shumicės sė dijetarėve, ėshtė nė kompetencė tė gjykatėsit tė zgjedhė nga nė arbitėr prej familjeve tė gruas e burrit. Posaēėrisht arbitrat dėgjojnė secilėn palė dhe pėrpiqen t’i afrojnė. Nė ajetin pėrkatės urdhėrohet: "Nėse ata tė dy (ndėrmjetėsuesit) kanė pėr qėllim pajtimin, Allahu ju mundėson afrimin mes tyre (burrit e gruas). Allahu ėshtė i dijshėm, ėshtė njohės i mirė". Arbitrat konsiderohen tė pėrshtatshėm, kur janė zgjedhur nga tė dy palėt e familjes, kur nuk nxjerrin jashtė tė fshehtat e familjes, kur njohin mė mirė e nė mėnyrė tė posaēme gjendjen e bashkėshortėve, kur mund tė thonė hapur para tyre secila palė ankesat e veta.

    Po qe se arbitrat, pėrkundėr gjithė pėrpjekjeve pėr pajtim, nuk kanė sukses e po qe se e gjejnė tė pėrshtatshme t’i ndajnė bashkėshortėt, vendimi i tyre ka fuqi ligjore. Shumica e juristėve islamė janė tė kėtij mendimi.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #26
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    NDARJA SI ZGJIDHJE E FUNDIT

    Pėrkundėr gjithė pėrpjekjeve dhe qėllimeve tė mira, mosmarrėveshja dhe e pashkuara e shfaqur mes bashkėshortėve disa herė nuk kapėrcehet. Nė kėto kushte, vatra familjare kthehet nė njė ferr. Ta bėsh njeriun qė tė shijojė njė vuajtje tė tillė, ėshtė diēka qė durimi nuk e nxė. Mundėsia mė e dobishme pėr tė dalė nga kjo gjendje, ėshtė shkurorėzimi i ēiftit. Nė Kuranin e Madhnueshėm, pasi flitet pėr metodat e afrimit midis bashkėshortėve, pėr pėrpjekjet dhe vendimin e arbitrave, urdhėrohet kėshtu: "Por, nė se ndahen nga njėri-tjetri, Allahu begaton me mirėsinė e Tij secilin prej tyre. Allahu ėshtė bujar i madh, i plotdijshėm".

    Ashtu siē shpjeguam nėn titullin "Shkurorėzimi nė histori", nė tė drejtėn e gjithė popujve tė vjetėr ka ndarje (shkurorėzim) dhe, pėrgjithėsisht, kjo e drejtė i pėrket burrit. Vetėm nė kristianizėm, duke pranuar parimin se "kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm; prandaj atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė", pėr disa shekuj Kisha Katolike e kishte ndaluar ndarjen. Porse nė veprėn e famshme Hukuk Felsefesi (Filozofia e sė Drejtės) tė juristit tė madh gjerman Kohler (f. 121), thuhet me plot tė drejtė se "martesa midis burrit e gruas me pamundėsi shkuarjeje nuk mbetet sė qėni vetėm njė burim vuajtjeje e torture, ajo mund tė bėhet pengesė pėr zhvillimin shpirtėror dhe kapacitetet e mėdha mund t’i zhvlerėsojė gjer nė asgjėsim". Ja, pra, nė gjendjen qė pėrshkruam, pėr shtrėngimin e vazhdimit tė martesės asnjė mendim moral dhe shoqėror nuk vlen. Eshtė njė nevojė sa shoqėrore aq edhe kulturore dhėnia fund e njė martese tė tillė nė njė mėnyrė mundėsisht tė shpejtė. Nė lidhje me kėtė, pikėvėshtrimi i Kishės Katolike, nga ēdo aspekt, ėshtė i tėrhequr.

    Megjithatė, populli ngadalė-ngadalė ėshtė pėrpjekur tė shpėtojė nga ky rregull i kishės i papėrshtatshėm ndaj realiteteve tė jetės, ndaj nevojave dhe detyrimeve tė tij. Edhe kisha, pėrballė kėsaj kėrkese dhe detyrimi tė pėrgjithshėm, kishte mbetur e detyruar tė pranonte disa gjykime lehtėsuese. Kėto rregulla tė emėrtuara "Rastet qė pėrcaktojnė dėmtimin e martesės", esencialisht nuk ndryshonin shumė nga gjykimet nė lidhje me ndarjen (shkurorėzimin). Nė fund tė fundit, protestanizmi bėri reformė nė kėtė ēėshtje dhe pranoi shkurorėzimin pėr shkaqe tė pėrcaktuara.

    Drojtja nga ndalimi i shkurorėzimit ėshtė bėrė shkak pėr pakėsimin e martesave. Sepse, dikush qė e di se, po iu desh tė shkurorėzohet, nuk do tė mundet, tutet nga martesa. Njeriu nuk hyn nė njė derė, pėr tė cilėn e di se do t’i mbyllet pas pėr jetė. Pakėsimi i numrit tė martesave ēon, gjithashtu, nė pėrhapjen e prostitucionit, shpėrbėrjen e familjes dhe nė krim.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #27
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kuadri ligjor i shkurorėzimit

    Nė tė drejtėn Islame shkurorėzimi ėshtė mundėsia e fundit pasi nuk mbetet asnjė mundėsi pėr vazhdimin e jetės martesore. Nė Kuranin e Madhnueshėm, me urdhėrin "Po iu bindėn gratė, mos kėrkoni njė tjetėr udhė pėr to", ndalohet shkurorėzimi pa shtrėngim. Edhe Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Martohuni, por mos u ndani. Sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratė tė pasionuar pas dėshirave". Njė hadith tjetėr thotė kėshtu: "Nė Lartėsinė e Allahut, veprimi ligjor mė i papėlqyeshėm ėshtė praktika e ndarjes". Juristėt Islamė janė bashkuar nė mendimin pėr tė mos miratuar shkurorėzimin pa kushte.

    Sipas Hanefive, baza e shkurorėzimit pėrbėn njė "veprim tė ndaluar - haram". Sepse nė kėtė drejtim ka shumė hadithe tė rėnda. Shkurorėzim, nė tė njėjtėn kohė, do tė thotė prishje e bashkėsisė sė familjes si gur themeli i shoqėrisė, do tė thotė refuzim i dobive tė posaēme qė shoqėrojnė kurorėn. Nė lidhje me kėtė, ėshtė ndaluar ndarja pa ndonjė shtrėngesė. Nga Pasuesit, ata qė janė shkurorėzuar, kanė vepruar kėshtu pėrballė nevojės dhe shtrėngesės.

    Nė hadithin qė bėn fjalė pėr statusin e shkurorėzimit, disa dijetarė qė pranojnė si pikėnisje pėrcaktimin e kėtij veprimi "si miratimi mė i papėlqyeshėm ose ligjshmėria mė e papėlqyeshme nė Lartėsinė e Allahut", janė shprehur pėr shkurorėzimin si veprimi mė i neveritshėm (mekruh) i afėrt me ndalesėn (haram). Porse ndarja, nė rrethana tė ndryshme, ka vlerėsime ligjore tė ndryshme.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #28
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Shkaqet e shkurorėzimit

    Eshtė e nevojshme t’i bėhet shkurorėzimi njė burri i cili nuk ėshtė i aftė tė kryejė detyrimin si mashkull ndaj tė shoqes ose tė sigurojė jetesėn. Sepse, nė tė kundėrt, mund tė lindin probleme morale dhe etike. Nė rastin kur ėshtė e sigurtė se personi do tė bjerė nė situata jomorale, shkurorėzimi i tij ėshtė i ndaluar.

    Situatat qė bėjnė tė lejueshėm shkurorėzimin e gruas pėr burrin, janė "kufinjtė qė pėrcaktoi Allahu". Nė se midis bashkėshortėve urrejtja, pashkueshmėria e rėndė, impotenca seksuale e bėjnė tė pamundur vazhdimin e martesės; edhe kur potencės seksuale nuk i jepet mundėsi pėr shkak tė urrejtjes; gjendje tė tilla i pėrngjajnė njė zinaje.

    Nė periudhėn e Shejhu'l-Islamit Hajri Efendi, me rregullimet pėrkatėse sipas Hejeti Telifijes, tė legalizuara me protokollin e datės 10 mars 1333 me anė tė Kryesisė sė Fetvasė, tė pranuara zyrtarisht nė po atė datė nga Dekreti Juridik i Familjes; nė bazė tė kėtyre, nė kushtet e poshtėshkruara, gruaja mund tė kėrkojė shkurorėzimin nga i shoqi.

    1. E privuar nga afėrsia seksuale pėr shkak tė tė metave qė konstaton si sėmundje tek i shoqi, gruaja ka tė drejtė tė kėrkojė ndarjen duke iu drejtuar gjykatėsit (neni ll9). Nė se sėmundja e burrit ėshtė e pamjekueshme, gjykatėsi merr vendim tė menjėhershėm pėr ndarje. Po qe e mjekueshme, njihet njė vit kohė mjekimi. Nė se brenda kėsaj periudhe nuk shfaqet ndonjė pėrmirėsim dhe gruaja ngulmon nė kėrkesėn e saj, edhe po s’qe dakord i shoqi, gjykatėsi vendos ndarjen (neni 121).

    2. Nė kushtet kur burri ėshtė i prekur nga infeksione kronike tė lėkurės ose sėmundje veneriane tė cilat ėshtė e pamundur tė lejojnė njė bashkėjetesė tė padėmshme, gruaja mund tė kėrkojė ndarjen sapo tė zbulojė njėrėn nga kėto sėmundje tek i shoqi. Po pati shpresė mjekimi, njihet njė vit kohė, nė tė kundėrt, bėhet ndarje e menjėhershme (neni 122).

    3. Pas aktit tė kurorės, nė se burri pėson ērregullime mendore dhe gruaja i paraqet gjykatėsit kėrkesėn pėr ndarje, shtyhet njė vit. Nė se brenda kėsaj periudhe ērregullimet nuk zhduken, vendoset ndarja (neni 123).

    4. Pėrveē kėtyre, kur burri humbet pa lėnė gjurmė dhe tė ardhurat e jetesės bėhen tė pamundura, pas hetimeve tė nevojshme, gjykatėsi vendos ndarjen mbi bazėn e kėrkesės sė gruas (neni 126).

    5. Nė se personi i humbur ka lėnė pasuri qė mundėson jetesėn dhe gruaja bėn kėrkesė pėr ndarje, gjykatėsi bėn hetime nė lidhje me atė person. Pas ēastit kur humbasin shpresat pėr tė marrė njoftim mbi vendndodhjen ose jetėn a vdekjen e personit, caktohet afati i pritjes prej katėr vjetėsh. Brenda kėsaj periudhe, nė se nuk merret ndonjė lajm dhe gruaja ngulmon nė kėrkesėn e saj, gjykatėsi vendos ndarjen (neni 127) Kjo periudhė largimi midis burrit e gruas, konsiderohet ndarje.

    6. Nė se midis bashkėshortėve nxjerr krye e pashkuara dhe njėra nga palėt i drejtohet gjykatėsit, ky i fundit kėrkon nga familjet e tė dy palėve nga njė pėrfaqėsues si arbitėr. Po qe e pamundur njė gjė e tillė nga njėra apo tė dyja palėt, gjykatėsi cakton njė person nga tė tjerėt. Ky kuvend familjar, i sajuar nė kėtė mėnyrė, dėgjon palėt dhe pėrpiqet tė gjejė pikat e bashkimit. Nė pamundėsi tė kėsaj, po qe fajtor burri, bėhet ndarja. Po qe fajtore gruaja, e gjithė sasia e garancisė sė kurorės ose njė pjesė e saj i kalohet burrit dhe vendoset ndarja.

    Ne se kėta arbitra nuk arrijnė nė njė marrėveshje unanime, gjykatėsi komunikon njė tjetėr komision gjykues me cilėsi tė domosdoshme. Vendimi pėrfundimtar i gjykatėsve ėshtė i parevokueshėm.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #29
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Shkurorėzimi pėr ndėrrimin e fesė

    Sipas tė drejtės Islame, martesa, si akt i realizuar nga tė dy palėt muslimanė, bart edhe aspektin e saj fetar dhe tė besimit. Ashtu siē del qartazi nė Ligjėratėn e Lamtumirės sė Hz. Pejgamberit se bashkimi i dy muslimanėve duhet tė bėhet nė emėr tė Allahut dhe me lejėn e Tij. Nė lidhje me kėtė, nė se njėri nga bashkėshortėt kthehet nga feja Islame, kurora e humbet vlerėn menjėherė dhe bashkėshortėt ndahen. Nė se shfaqet pendimi, por njė vdekje eventuale e pengon risimin e besimit e tė kurorės, ēėshtjet trashėgimore midis tyre nuk realizohen.

    Nė se njėra nga specifikat e njohura si detyrime fetare tė patjetėrsueshme nė Islam, pėrshembull, Dita e Gjyqit, namazi, ose detyrime si agjėrimi; refuzohet ose bėhet objekt talljeje, pėr pasojė, shkaktohet kufur (femohim), dhe ėshtė i domosdoshėm risimi i besimit dhe i kurorės. Pėrsėri, sipas librave tė vendimeve fetare ligjore (fetva), poshtėrimi i Musafit, Qabes, Sheriatit, mjediseve tė namazit (mesxhid), tė konsideruara si objekte tė nderuara fetare, sharja e fesė dhe e besimit, quhen femohim. Sharja dhe tallja nė adresė tė Hz. Muhammedit, gjithashtu, janė ndėr mėkatet qė e asgjėsojnė besimin dhe kurorėn.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #30
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    AUTORIZIMI I SHKUROREZIMIT

    Nė tė drejtėn Islame, martesa ėshtė njė akt i pėrjetshėm. Pėr pasojė, kurora e pėrkohshme nuk ėshtė reale. Pėr vazhdimin e martesės, mes bashkėshortėve detyrimisht duhet dashuri dhe dhembshuri. Ky ėshtė themeli i jetės martesore.

    Kur midis bashkėshortėve shuhet dashuria dhe dhembshuria, pėrkundėr gjithė pėrpjekjeve, po s’u arrit njė marrėveshje, ē’ndodh? Sipas shkaqeve tė detyrueshme qė shpjeguam deri tani, s’ka mundėsi tjetėr veē ndarjes. Por autorizimi i ndarjes kujt i pėrket? Le t’i analizojmė kėtu njė nga njė katėr rastet e mundshme:

    1. Ndarja me pėlqim tė dyanshėm

    Nė tė drejtėn romake, njė kohė ishte pranuar dhėnia fund e martesės me pėlqim tė dyanshėm. Edhe nė tė drejtėn kineze dhe gjermanike shihej si e mundur. E njėjta situatė ishte pranuar njė kohė edhe nė Francė. Ka edhe vende Europiane qė pranojnė, krahas shkaqeve tė tjera pėr ndarje, edhe pėlqimin e dyanshėm: Belgjika, Luksemburgu, Rumania, Estonia, Letonia, Skandinavia, shtetet latinoamerikane, Rusia.

    Nė tė drejtėn Islame, pėlqimi i dyanshėm, pa qenė njė formė esenciale e shkurorėzimit, njėkohėsisht, nė kuadrin e disa kushteve tė pėrgjithshme, ėshtė i mundur. Pėrshembull, burri qė, si rregull, bart autorizimin e ndarjes, mund t’i njohė gruas tė drejtėn e ndarjes. Ky ėshtė njė lloj pėlqimi i dyanshėm. Sepse, nė pėlqimin e dyanshėm, pėrveē vullnetit tė burrit, ekziston edhe vullneti i gruas. Kjo situatė nuk ka ndonjė aspekt antagonist ndaj Islamit nga pikėpamja ligjore.

    Kritikė

    Nė pamje tė parė, edhe sikur tė duket si diēka pa rrezik, dhėnia fund e martesės me pėlqim tė dyanshėm nuk ėshtė njė formė praktike. Ta lesh punėn vetėm nė dorėn e dy palėve, gjatė zbatimit u hapet rrugė pengesave. Disa bashkėshortė nuk bien dakord tė ndahen edhe kur ėshtė e nevojshme njė gjė e tillė. Kurse disa tė tjerė, si pėrfundim i njė grindjeje, nervozohen dhe bien dakord, por pastaj pendohen.

    2. Ndarja me gjyq

    Sot ka marrė njė pėrhapje tė gjerė koncepti i ndarjes vetėm nė bazė tė vendimit gjyqėsor mbi shkaqe tė njohura. Kjo kahje ėshtė pranuar posaēėrisht nga ana e tė drejtės sė Kishės Protestante dhe, pėrmes formave tė ndryshme, ka kaluar nė ligjet e shteteve tė ndryshme. Nė njė pjesė tė vendeve qė kanė pranuar kėtė mėnyrė, ekziston institucioni i shkurorėzimit. Edhe Turqia bėn pjesė nė kėtė grup.

    Kritikė

    Eshtė mjaft e vėshtirė qė gjykatėsi tė futet nė tė fshehtat e martesės, pasi ėshtė e pamundur qė njė person i tretė tė njohė mjetin misterioz tė shėrimit qė garanton lidhjen reciproke tė bashkėshortėve ose tė masė nivelin e dashurisė ndėrmjet tyre. Ndarja nėpėrmjet gjykatės kėrkon nga pala qė paraqet kėrkesėn, tė mbrojė shkaqet e saj, tė tregojė rrethana dhe tė sjellė prova. Por gjykatėsi, po shfaqi njė opinion tė nisur nga ndėrgjegjja lidhur me shkaqet qė paraqesin faktet, nuk mund tė japė njė vendim shkurorėzimi. Nė kėtė ēėshtje nuk merren nė konsideratė as betimi ose prova qė mund ta zėvendėsojė atė. Pėr pasojė, gjykatėsi, pėr tė formuar njė opinion, detyrohet tė hulumtojė veēoritė e jetės sė bashkėshortėve, tė njohė, pėrmes pyetjeve, aspektet e fshehta dhe intime tė jetės sė tyre. Kurse kjo s’ėshtė e drejtė.

    Nė shkurorėzimin pėrmes gjykatės, nga nxjerrja nė shesh e intimiteteve para trupit gjykues ose personave tė tjerė tė huaj, dėmtohet mė tepėr gruaja, lindin thashetheme, fyhet personaliteti i saj, pėr pasojė, njė lidhje tjetėr martesore e saj vėshtirėsohet shumė. Jemi duke parė se si barten nė gazeta apo mjetet e tjera tė informacionit kėto lloj thashethemesh.

    Megjithatė, vėnia pėrballė gjykatės, i bėhet pengesė bashkėshortit qė kėrkon tė shembė bashkėsinė e familjes si gur thmeli i shoqėrisė, e ēon nė veprime mė tė matura e mė tė pėrpikta. Por, siē thotė Dr. Mazhar Osman, "ata qė, tė ndodhur nė njė pozicion shtazėror, kėrkojnė tė ndajnė bashkėshorten pėr ndonjė shkak tė vogėl ose pa shkak, edhe po s’u ndanė, me njė mėnyrė tjetėr do ta braktisin bashkėshorten dhe familjen". Tė gjithė e dimė se nė kėto lloj gjyqesh, me qėllim qė tė realizohet ndarja dhe palės tjetėr t’i bėhet sa mė shumė dėm, bėhen mashtrime me forma qė s’ta kap pėrfytyrimi. Po s’u gjetėn prova ligjore ose dėshmitarė sipas mendimit tė gjykatės dhe gjykatėsi nuk pranon shkakun e ndarjes, nė praktikė, shumė herė, bashkėshortėt, pėr tė shpėtuar nga jeta plot tortura siē e paraqesin, pėrpiqen tė kėrkojnė hile tė vėshtira pėr t’i nxjerrė nė shesh, tė bėjnė turli kombinacionesh, tė gjejnė dėshmitarė tė rremė. "Nga shtyrja e afatit tė ēėshtjes sė shkurorėzimit nė favor tė grave nga gjykatat, nga vendimet pėr detyrime ekonomike tė majme nė favor tė tyre, ėshtė shtuar numri i grave qė edhe pėr tė jetuar tė lira pa u kujdesur pėr detyrat e tyre familjare, edhe pėr tė marrė shpenzimet e nevojshme jetėsore, hapin ēėshtje shkurorėzimi ose, pėr tė zgjatur ēėshtjen e hapur ndaj tyre, sjellin dėshmitarė fqinjė ose tė largėt qė s’kanė asnjė lloj dijenie pėr ēėshtjen...

    Praktikisht, ndaj fjalėve tė palės qė pretendon pėr pashkuarje me bashkėshortin (a bashkėshorten), s’mbetet shumė pėr tė bėrė, veēse tė besosh. Po tė mendojmė se ēdo iniciativė pėr tė ndarė ēiftet e lumtur qė duhen, qė janė tė lidhur nė jetėn martesore nė interesa kėnaqėsie dhe raportesh materiale e shpirtėrore, mbetet e pasuksesshme, atėherė, ēiftet qė do tė ndaheshin pa ndonjė shkak, do tė ishin njė pakicė e pakonsiderueshme.

    Pa dyshim qė, edhe t’i dalėsh pėrballė dikujt qė kėrkon t’i japė fund bashkėsisė sė martesės, me qėllim pėr ta ftuar qė tė mendohet dhe tė sillet mė i matur, pėr ta ftuar me fjalė pajtuese qė tė tregojė durim pėr vazhdimin e bashkėsisė, ėshtė njė punė e nevojshme dhe e dobishme. Kėtė mund ta bėjė njė kuvend familjar me nga njė arbitėr nga persona tė afėrt nga secila palė, me persona tė padrojtur e tė dobishėm, me autoritet, me pėrvojė dhe tė respektuar nė fjalėt e tyre.

    3. Shkurorėzimi vetėm me dėshirėn e gruas

    Njė nga format e shkurorėzimit ėshtė edhe ajo e realizuar vetėm me dėshirėn e njėrit nga bashkėshortėt. Kjo formė, mė e lehtė, e zbatuar nė Rusi, po u hap rrugė shumė kontradiktave, pėrzierjes sė gjenealogjisė dhe lėkundjes sė familjes nga themeli. Kėtu do tė analizojmė veē e veē format e dhėnies fund tė bashkėsisė sė martesės nga bashkėshortėt me dėshirėn e secilit prej tyre.

    Te frankėt e vjetėr, e drejta e ndarjes nė disa raste i ishte njohur edhe gruas. Te romakėt, ndėrsa nė martesat patriarkale (tė varura sundimit tė burrit) e drejta e ndarjes i pėrkiste vetėm burrit, nė martesat jopatriarkale, qė me kohė morėn njė pėrhapje tė gjerė, kjo e drejtė i ishte njohur edhe gruas.

    Kritikė

    Gruaja qė zotėron tė drejtėn e fjalės nė aktin e kurorėzimit, po qe e autorizuar edhe pėr ta prishur atė, nė pamje tė parė, kjo gjė, edhe po u duk logjike, pėr shkak se ajo zotėron njė shpirt tė lėkundshėm, duket sheshit qė njė gjė e tillė ėshtė e rrezikshme pėr bashkėsinė e familjes. Dėshira seksuale e gruas ėshtė shumė mė e ndryshme nė raport me atė tė burrit. Njė grua, qė, nisur nga njė ndodhi e vogėl, zemėrohet dhe arrin nė opinionin se jeta martesore i ėshtė bėrė njė vuajtje qė s’shtyhet, do tė parapėlqejė menjėherė rrugėn e ndarjes. Mos vallė gruaja e sotme, brenda njė konstrukti psikologjik tė ndikuar nga dhėnia pėrparėsi veshjes e lidhur me dėshirat e ndryshimit tė modės, a ėshtė e zonja tė marrė vendim mė vete pėr t’i dhėnė fund institucionit tė martesės?

    Sipas tė drejtės Islame, nė martesė burri jep garanci pasurore (mehir). Bėn edhe shpenzime tė tjera. Ashtu siē parapaguan garancinė, ashtu bėn pagesa edhe nė ndarje ose nė vdekje. Gruaja qė do tė ndahet, po qe shtatzėnė, merr nga burri tė ardhura gjersa tė lindė. Po qe se do t’i japė gji vetė fėmijės, i paguhet rrogė pėr kėtė gjė. Atėherė, ashtu si nė martesė, edhe nė ndarje, burri ndodhet para detyrimesh materiale. Nuk ėshtė e drejtė t’i ngarkohen burrit detyrime materiale kur gruaja ndahet nė kokė tė vet dhe pėr qejf (mė sipėr ėshtė sqaruar e drejta e gruas pėr ndarje nė kushte detyruese).

    4. Ndarja vetėm me dėshirėn e burrit

    Nė tė drejtėn e vjetėr turke dhe gjermanike sė bashku me atė romake, nė periudhat e para (nė martesat patriarkale), e drejta e ndarjes i pėrkiste vetėm burrit. Nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr dhe tė Babilonisė, ishte e njėjta gjendje.

    Nė tė drejtėn Islame, kjo ėshtė forma bazė e ndarjes. Nė Kuranin e Madhnueshėm bėhet e qartė se lidhja e kurorės ėshtė nė dorėn e burrit. Pėrsėri nė Kuran, nė ajetet e ndarjes (talak), ndarja, praktika e ndarjes gjithmonė anon nga burrat.

    Kritikė

    Burri, nga krijimi, ėshtė mė i matur se gruaja dhe mė gjakftohtė ndaj ndodhive. Pasojat e veprimeve ėshtė nė gjendje t’i mendojė mė mirė.

    Si nė martesė, si nė ndarje, sipas tė drejtės Islame, burri ka detyrime materiale. Burri qė ndan, edhe nė ndarje edhe nė martesėn pasuese do tė bėjė shumė shpenzime. Kėto, e shtyjnė atė nė veprime mė tė kujdesshme. Pėr pasojė, mashkulli, me ndarje tė njėpasnjėshme, nė tė njėjtėn kohė do tė shembė folenė e tij, fėmijėt dhe punėt e shtėpisė do t’i pėrmbysen.

    Njėkohėsisht, burri mund tė mbetet nėn presion. Edhe pa nevojė dhe domosdoshmėri, me njė vendim tė ēastit, mund tė ndahet. Veēanėrisht burri, duke parė pakėsimin e dashurisė nė lidhjen reciproke, e sheh tė rrezikshėm vazhdimin e martesės dhe mund tė pėrdorė autorizmin e ndarjes, Atėherė edhe gruaja, pse tė mos zotėrojė tė njėjtėn tė drejtė nė se kupton tė njėjtat gjėra si burri? Kjo pyetje ėshtė me vend. Kėsaj do t’i jepet pėrgjigje nė kapitujt "Llojet e ndarjes" dhe "Ndarja e gruas pa pagesė garancie".

    Duhet tė kuptojmė edhe se individi nė Islam nuk ėshtė i varur vetėm nga sanksione materiale. Sanksioni mė i madh ėshtė vetėdija se njė ditė, pėrballė Allahut, do tė japė llogari pėr ato qė ka bėrė. Njė nga parimet bazė tė besimit ėshtė bindja se ajo ditė sigurisht do tė ndodhė. Nė tė gjithė kompleksitetin e ēėshtjeve, martesa, siē ėshtė njė mėnyrė trajtimi brenda rregullave tė caktuara, ashtu ėshtė edhe njė e drejtė hyjnore. Nė Kuran martesa quhet "hududullah -kufinjtė qė vuri Allahu". Ky formulim veēanėrisht pėrsėritet nė ajetet e ndarjes (talak), ku kėrkohet qė nė asnjė mėnyrė tė mos merren nėpėr kėmbė kėto kushte, tė mos kapėrcehen ato dhe qartėsohet se ata qė i kapėrcejnė, quhen mizorė.

    Nė ajetet pėr ndarjen, disa nga pohimet qė pėrsėriten mė shpesh, janė kėto: "Kinie frikė Allahun dhe dijeni qė Allahu di pėr ēdo gjė dhe sheh ēdo gjė qė bėni... kush frikėsohet nga Allahu, fiton njė lehtėsi pėr vete nė ēdo punė". Pėrsėri nė Kuran bėhet e ditur sjellja e mirė me gratė e ndara, kėshillohet pajtimi me urdhėrat e Allahut nė kėtė ēėshtje pėr ata njerėz qė besojnė nė Ditėn e Gjyqit dhe nė Jetėn e Pasosur.

    Allahu i Madhnueshėm qė, pa dyshim, ėshtė ai qė njeh mė mirė sjelljet mė tė bukura e mė tė pėrshtatshme tė njerėzve nė ēdo punė, nė lidhje me ndarjen, urdhėron kėshtu: "E kur t’i keni lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėherė ose i mbani siē duhet, ose i leni siē duhet e mos i mbani sa pėr t’i dėmtuar e tė bėheni tė padrejtė. E kush bėn atė, e ka dėmtuar vetveten. Dispozitat e Allahut mos i merrni pėr shaka".

    Prof. M. Reßid Belgesay, pasi flet pėr autorizimin e ndarjes qė i jep e drejta Islame burrit -nė njė formė tė tepruar- thotė kėshtu: "Porse, duke patur parasysh se kodet morale fetare dhe shoqėrore janė mė tė fuqishme se ligjet nė rregullimin e marrėdhėnive familjare, nga trajtimi si mėkat dhe turp i ndarjes sė gruas nga burri pa ndonjė shkak serioz dhe, nė kushtet e ekzistencės sė shkaqeve tė rėndėsishme, nga detyrimi i burrit pėr tė pranuar nga gruaja kėrkesėn pėr ndarje, ligji i vėnė nga e drejta Islame nė praktikė nuk u kishte dhėnė shumė mundėsi abuzimeve".

    Pėr tė penguar pėrdorimin e autorizimit tė ndarjes tė dhėnė burrit nė dėm tė gruas, nė tė drejtėn Islame janė marrė disa masa. Me pak fjalė, burri i ndodhur nė shtratin e vdekjes, e ndan gruan me njė vendim pėrfundimtar dhe po qe se vdes pa mbaruar periudha e pritjes (koha e pritjes sė gruas sė ndarė ose tė mbetur e ve nga ky ēast gjer nė njė rimartesė, qė zgjat 8-9 muaj), nė zgjatjen maksimale tė mundshme vepron e drejta e gruas pėr trashigim ose pėr tė marrė pagesė dhe, nė parim, ajo i jepet. Nė kundėrshtim me kėtė, brenda tė njėjtės periudhė, nė se nuk vdes burri qė bėri ndarjen, por gruaja, burri nuk mund tė bėhet trashėgimtar i saj pasi, duke pėrdorur autorizimin e ndarjes, e ka humbur tė drejtėn e trashėgimisė.

    Me ē’kuptohet nga kėto shqyrtime, individi qė Islami e mėsoi dhe e edukoi, ėshtė njė njeri i pjekur, qė njeh pėrgjegjėsinė, i ndjeshėm, i drejtė dhe i dashur. Koha kur veproi plotėsisht Islami, formonte njerėz tė tillė me radhė dhe nėnshtetas tė rregullt. Porse, siē ndodh edhe nė fusha tė tjera, nė popujt ku veprimet e individėve, nga pikėpamja fetare, janė dobėsuar, kanė mbetur pas e nė ēdo drejtim janė prishur, nuk kemi tė drejtė t’ia ngarkojmė Islamit tė kėqiat, abuzimet dhe pėrfitimet e tyre dhe, nga ky aspekt, s’kemi tė drejtė ta qortojmė atė.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •