Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Kerry zgjedh Eduards si kandidat për nën president

    Kerri filloi sot fushatën së bashku me kandidatin nën president, senatorin Eduards

    Jim Malone
    7 korrik 2004


    Kandidati i pritshëm demokrat për president, Xhon Kerri filloi sot fushatën së bashku me kandidatin që zgjodhi për nën president, senatorin nga Karolina e Veriut, Xhon Eduards.
    Xhon Kerri dhe politikani që ai zgjodhi për nën president Xhon Eduards, daljen e parë së bashku në publik e bënë në qytetin Pitsburg, para se të niseshin për një turne elektoral në shtetet Ohajo, Florida dhe Karolina e Veriut.

    “Njerëzit mezi presin të besojnë përsëri se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Kjo është ajo që përfaqëson Xhon Kerri për popullin amerikan. Ai përfaqëson shpresën”, tha senatori Eduards.

    Senatori Kerri thotë se fitorja e demokratëve do ta bëjë Amerikën më të fortë brenda dhe më të respektuar jashtë.

    “Ne i hymë kësaj gare me besimin e thellë se amerikanët mund të jetojnë më mirë dhe sot ne po e vazhdojmë udhëtimin së bashku, jo për vete, por për vendin”, tha zoti Kerri.

    Ndihmësit e presidentit Bush thonë se dyshja Kerri-Eduards është një nga kombinimet më liberale në histori. Por sipas një ankete të fundit, zgjedhja e zotit Eduards, i ka dhënë një shtytje të re përpjekjeve të senatorit Kerri për në Shtëpinë e Bardhë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Cili është Senatori Xhon Eduards?

    6 korrik 2004

    Senatori Xhon Eduards, që u zgjodh të martën nga kandidati i pritshëm demokrat për president Xhon Kerri për postin e nënpresidentit, është një avokat i suksesshëm, që u konsiderua si një ndër yjet në rritje të politikës, kur u zgjodh para 6 vjetësh për në Senat. Senatori nga Karolina e Veriut, doli si demokrati numër dy gjatë zgjedhjeve paraprake, për të sfiduar presidentin Bush në zgjedhjet e nëntorit. Por cili është ky politikan?

    Senatori Eduards shihet si një figurë karizmatike dhe si një politikan energjik, megjithëse ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e duhur për të dalë mbi Senatorin Kerri gjatë zgjedhjeve paraprake mes demokratëve.

    Ai fitoi vetëm në një shtet, në shtetin e tij të lindjes, Karolinën e Jugut dhe më pas u tërhoq nga gara në muajin mars. Por që atëhere ai ka zhvilluar fushatë intensive në mbështetje të ish rivalit të tij brenda partisë, Senatorit Kerri.


    “Njeriu që do të na nxjerrë nga kaosi dhe do të na sjellë prapë shpresën, shpresën se në Amerikë gjithshka është e mundur, dhe njeriu që do të ndërtojë një Amerikë që është për të gjithë, është presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Senatori Xhon Kerri”

    Senatori Eduards e ka kritikuar vazhdimisht Presidentin Bush se, siç shprehet ai, ka krijuar dy Amerika, një për të pasurit dhe një për të varfërit.

    Senatori 51 vjeçar, që në ditët që punonte si avokat, e ka portretizuar veten si kampion të amerikanëve të thjeshtë. Gjatë dy dekadave si avokat mbrojtës, ai ka përfaqësuar qytetarët në ankesat e tyre ndaj korporatave të mëdha dhe spitaleve dhe në këtë proces ai u pasurua.

    Përvoja si avokat e ndihmoi atë të bëhej një folës i shkathët dhe një debatues i fortë, cilësi që do t’i duhen shumë kur të zhvillojë debat elektoral në tetor me nën presidentin Dik Çeni.

    Kritikët e zotit Eduards thonë se atij i mungon përvoja politike, duke vënë në dukje se ai ka shërbyer vetëm një mandat në Senat dhe nuk ka asnjë përvojë në politikën e jashtme.

    Duke u përpjekur të qetësojë këto kritika, Senatori Kerri, duke shpallur zgjedhjen e tij për nën-president, theksoi shërbimin e zotit Eduards në Komisionin e Senatit për Çështjet e Zbulimit.

    “Si anëtar i Komisionit të Senatit për Çështjet e Zbulimit dhe si një prej politikanëve në krye të luftës kundër bio-terrorizmit, si një njeri që i kupton rreziqet që na kërcënojnë sot, ai ka të njejtin angazhim të patundur sikurse edhe unë për të patur një ushtri të fortë, që është më e mira në botë, por po ashtu për të rikrijuar dhe rindërtuar aleanca të reja që e bëjnë Amerikën më të fortë.”


    Senatori Kerri dhe zoti Eduards, janë dakort për shumicën e çështjeve politike. Të dy e mbështetën vendimin për luftën në Irak, të dy votuan kundër paketës prej 87 miliardë dollarësh për shpenzimet në Irak dhe Afganistan.

    Të dy e kritikuan kredibilitetin e Presidentit Bush kur në Irak nuk u gjetën armë të shkatërrimit në masë, një nga arësyet kryesore se përse Shtetet e Bashkuara shkuan në luftë.

    Senatori Eduards bëri këto komente kur Drejtori i CIA-s që po largohet nga kjo detyrë, Xhorxh Tenet, e pranoi se faji ishte i informacioneve të pasakta të zbulimit.


    “Unë kam disa shqetësime kryesore se këtu bëhet fjalë për besueshmërinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kur Presidenti flet, ai flet në emër të popullit amerikan. George Tenet e pranoi përgjegjësinë dhe kjo është gjë e mirë. Por në fund të fundit, kur presidenti flet, ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë. Përgjegjësia nuk është e CIA-s, nuk është e askujt tjetër, ajo është përgjegjësia e presidentit”

    Por ka edhe çështje për të cilat zoti Eduards dhe zoti Kerri nuk janë dakort, siç janë problemet tregëtare.

    Senatori Kerri votoi në favor të Marrëveshjes për Tregëtinë në Amerikën e Veriut. Ndërsa Senatori Eduards, i cili u zgjodh në Senat pasi ajo ishte miratuar, bëri fushatë kundër kësaj marrëveshjeje, duke thënë se ajo do të sillte humbje të vendeve të punës.

    Në politikën e brendshme, zoti Kerri është kundër dënimit me vdekje, ndërsa zoti Eduards e mbështet atë. Zoti Kerri votoi kundër ligjit që ndalon abortin në muajt e fundit të shtazanësisë, ndërsa zoti Eduards abstenoi në këtë votim. Ligji u miratua nga Kongresi.

    Senatori Eduards vjen nga një familje punëtore. I ati i tij punonte në një fabrike tekstilesh. Dhe shpalljen e kandidaturës së tij për president ai e bëri në njerën prej fabrikave ku kishte punuar i ati, por që tani është e mbyllur. Senatori Edwards dhe e shoqja e tij Elizabeth kanë tre fëmijë. Fëmija i kartët, djalë, humbi jetën në moshën 16 vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1996.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Zhvillohet në Boston dita e dytë e Konventës Kombëtare Demokrate për të mbështetur kandidaturën e Kerry-t

    Zgjedhjet në SHBA, Klinton elektrizon demokratët


    Shekulli

    BOSTON – Ish -presidenti amerikan Bill Clinton ka kritikuar dje ashpër presidentin aktual Bush gjatë ditës së dytë të Konventës Kombëtare Demokrate. I prezantuar nga bashkëshortja e tij si “presidenti i fundit i madh i demokratëve” por duke preferuar ta quante veten një “Ushtar” të John Kerry, Clinton mori fjalën në Boston për të sulmuar mënyrën e qeverisjes së Bushit. “Forca dhe zgjuarsia nuk janë vlera të kundërta”, -tha Clinton duke iu referuar Bushit. “Ndërsa senatori Kerry i ka të dyja”. Në fjalimin e tij ish-presidenti Bill Clinton e sulmoi administratën Bush për një numër çështjesh, përfshirë luftën në Irak. Zoti Clinton ngriti lart shërbimin e kandidatit John Kerry në luftën e Vietnamit dhe sulmoi politikën e jashtme të presidentit Bush. Amerika, tha ai, nuk mund të vrasë, burgosë apo pushtojë gjithë armiqtë e vet. Nga ana tjetër ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore u ka bërë thirrje delegatëve në konventën e Partisë Demokratike për ta kthyer indinjatën pas humbjes së tij në vitin 2000 në përqëndrim për ta çuar kandidatin John Kerry, në Shtëpinë e Bardhë. “Për të gjithë ata që u ndjenë të zemëruar me rezultatin e vitit 2000 unë dua t’ua kujtoj këto ndjenja. A do të ishte më mirë një president që nuk do t’i digjte të gjitha urat me aleatët tanë, dhe që mund të rifitojë respektin për Amerikën në botë?” Katër mijë delegatët në konventë do të miratojnë senatorin Kerry si sfiduesin e presidentit republikan Bush. Udhëheqësit e partisë kanë premtuar se folësit në konventë do të përqëndrohen në pikat e forta të zotit Kerry dhe jo në dobësitë e presidentit Bush. Zgjedhjet do të zhvillohen më 2 nëntor, ndërkohë që dyshja demokrate Kerry-Edwards dhe ajo republikane Bush-Cheney janë shumë pranë njëra -tjetrës me pikë sipas sondazheve. Gara do të jetë e fortë dhe mendohet se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të varet nga qëndrimi që kanë amerikanët për luftën e drejtuar nga Bush për rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit në Irak.


    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    A mund te postoni ndonje lajm per fjalimin e Heinz Edwards ne Konventen demokrate?
    flm.

    m.a

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Yjet e mëdhenj, aktorët dhe regjisorët në shërbim të dy kandidatëve amerikanë që pas tre muajsh do të luajnë për të marrë Shtëpinë e Bardhë katër vitet e ardhshme

    Hollivudi: Tifo për Kerry-n

    Julia Roberts, Ben Affleck, Alec Baldwin, Jessica Parker, Whoopy Goldberg, të gjithë kundër Bush

    B. Budini

    Fushata presidenciale amerikane është gjithnjë një lojë ku rregullat harrohen dhe ku edhe kësaj radhe ka gjetur vend sulmi i drejtpërdrejtë i kundërshtarit. Dhe në garën për Shtëpinë e Bardhë janë përfshirë të gjitha mjetet e shoubiznesit. Mes tyre më me peshë janë sigurisht divët e Hollivudit të cilët, qoftë për shkak të idealeve të tyre, qoftë për arsye të një kontrate milionëshe, nuk i kursejnë fyerjet në drejtim të kundërshtarit. Demokrati Kerry është ai që ka arritur të tërheqë më tepër simpati në sistemin e yjeve hollivudianë dhe fushata e tij zgjedhore ka arritur kulminacionin me personazhe tepër të rëndësishme dhe jo rrallë edhe fitues të çmimeve Oscar.

    Hollivudi pro Kerry-t
    Një nga fitueset e statujës dhe mbështetëse e Kerry-t është Julia Roberts që për Bushin thotë: “Është i bezdisshëm, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë presidenti im” dhe shton” “Republikanët vijnë në fjalor pas fjalës reptil dhe para fjalës i neveritshëm”. Më pak i vrazhdë në deklarimet e tij, por gjithaq i vendosur, është aktori Alec Baldwin, i gatshëm të deklarojë “Amerika për Kubën, nëse rizgjidhet Bush”. Këngëtarja Cher deklarohet antirepublikane duke u shprehur me vendosmëri kundër linjës politike të partisë së Bush: “Nëse je i zi në këtë vend, nëse je një grua në këtë vend, nëse i përket ndonjë pakice të çfarëdolloji, çfarë arsyeje mund të të shtyjë të votosh si republikan?”. Gjithashtu pro Kerry-t është edhe Sarah Jessica Parker. Aktorja e serisë së shkëlqyer televizive “Seksi dhe qyteti” deklarohet “e shqetësuar për Presidencën Bush dhe në veçanti për shkurtimet e tij në programet e asistencës që janë jetike për shuma persona”. “Frika e Parker shkon deri aty sa të imagjinojë që edhe familja e saj mund të gjendet në një pozitë të atillë që të duhet të hyjë në një mensë për të varfrit”... Deklaratë kjo jo aq bindëse kur flitet për një grua që fiton diçka tek 150 mijë dollarë për çdo episod të serisë televizive. Edhe më të pazakonta kanë qenë ndërhyrjet e mbështetësve të tjerë të kandidatit demokrat. Artistë të kalibrit të Whoopy Goldberg, John Mellencamp dhe Chevy Chase, i kanë dhënë zë ideve të demokratëve për presidentin aktual me një vulgaritet jo të pranuar nga të gjithë, por të cilin Kerry e ka quajtur “përfaqësim i vlerave të vërteta amerikane, zemra dhe shpirti i vendit tonë”. Edhe yjet evropianë e mbështesin Kerry-n si për shembull këngëtari i grupit “U2”, Bono. Sigurisht nuk do të mund të votojë në zgjedhjet e afërme (është me origjinë dhe shtetësi irlandeze), por është e padiskutueshme që prania e tij në “Convention” demokratike të Bostonit ka patur efekt duke treguar “vlerësimin ndërkombëtar” të konkurrentit për Shtëpinë e Bardhë. Jo i pranishëm në Boston, por sidoqoftë i deklaruar “besimtar” demokrat, është edhe i “Born in the Usa”, Bruce Springsteen. Mes financuesve historikë të Partisë Demokratike janë emra që e bëjnë të dridhet Hollivudin si Jack Nicholson, Robert De Niro, Al Pacino, Dustin Hoffman. Edhe pse për momentin nuk mund të dihet me siguri, është e ligjshme të mendohet se nga ana e tyre nuk do të mungojnë financimet për fushatën elektorale të Kerry-t. Tifo për Kerrin bëjnë edhe Gelenn Close dhe Ben Affleck që është afeksionuar shumë me dy vajzat e kandidatit demokrat.

    Tifo për Bushin
    Të gjesh artistë dhe shoumenë që mbështesin fushatën e presidentit Bush është pak e vështirë. Menjëherë pas ndërhyrjes në Irak, në fakt, pikërisht yjet e Hollivudit kishin deklaruar distancimin e hapur nga lufta dhe kundër politikës së presidentit. Aktorë si Richard Gere dhe regjisorë si Steven Spielberg, kishin lëshuar një manifest në emër të artistëve të Hollivudit me të cilin kundërshtonin betejën kundër islamikëve. Kush nuk e mban mend pastaj filmin-denoncues të Michael Moore, “Fahrenheit 9/11”, që është një kritikë e vazhdueshme, fotogramë për fotogramë, e Presidencës Bush dhe e luftës në Irak? Megjithatë ka edhe republikanë të famshëm si aktori e producenti Bruce Willis, fituesi i “Luanit të Artë” për karrierën Clint Eastwood dhe Bo Derek, që ishte shquar qysh në vitin 2000 për mbështetjen e fushatës presidenciale të Bushit.
    Një rast më vete është ai i Arnold Schwarzenegger. Me origjinë austriake, ai ka fituar shtetësinë amerikane në 1983 dhe pas një karriere si aktor i është kushtuar politikës, duke u bërë guvernator demokratik i Kalifornisë. Gjithmonë nga Hollivudi, në ndihmë të kandidatit demokrat është edhe protagonisti i paharruar i Magnum P.I, Tom Selleck, modernët e Texas Ranger, Chuck Norris dhe Kurt Russel. Me një fjalë edhe kjo fushatë zgjedhore luhet në terrenin e famës. Të vetmit ndoshta që janë në gjendje të thonë hapur atë që mendojnë për Presidencën dhe kandidatët e saj, duke përdorur edhe deklarata të forta-me efekt të sigurtë- dhe sigurisht të pacensuruar. Hollivudi dihet që është një fabrikë e jashtëzakonshme yjesh, por është e lehtë që nga duart e zhdërvjellta të një truktuesi a skenografi të dalë edhe presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    John Kerry mban fjalim "live" perpara popullit amerikan...


    Sonte ne oren 9:00' Zoti John Kerry si kandidati i mundshem per President te SH.B.A i krahut Demokrat, ju drejtua popullit amerikan nga podiumi i qytetit te tij te lindjes, Boston.

    I perkrahur nga simpatizante prej Boston dhe veterane lufte, J.Kerry mbajti nje fjalim me nota mjaft entuziaste te cilat nxorren ne pah, duke e bere akoma edhe me te qarte misionin dhe vendosmerine e tij, dhe ne te njejten kohe duke justifikuar kandidaturen e tij ne rrugen e konkurrences per Shtepine e Bardhe.

    J.Kerry e çeli fjalimin e tij prej 60 minutash me nje permbledhje te shkurter biografike te jetes se tij. Me pas ai shpalosi programin e tij ne lidhje me aspektin ekonomik dhe ate politik sipas te cilit ai eshte optimist se do te ndryshoje gjendjen ne te cilen ndodhet aktualisht ekonomia amerikane.

    Ne lidhje me fjalimin e mbajtur J.Kerry i tregoi popullit amerikan se ai eshte i vendosur, i pergatitur dhe mëse i gatshem ne kryerjen e detyres si President i ardhshem i Sh.B.A-se.

    Ne pergjithesi do te shkruaja se fjalimi i mbajtur nga pikepamja strukturore dhe menyra shprehese kishte ngjyrat e nje njeriu i cili e meriton te jete konkurrent per nje post te tille si ai i Presidentit te Sh.B.A-se.

    Do ju lutesha me miresjellje per te gjithe ata te cilet ndoqen fjalimin e mbajtur nga J. Kerry, te shprehin mendimet e tyre ne lidhje me te pa kaluar ne anesime politike apo muhabete me karakter politiko-monopolistiko ---> "vetem une kam te drejte"!


    P.S. Ajo cka me beri pershtypje (duke e lidhur me prejardhjen se ciles i perkasin te gjithe ata te cilet do te lexojne kete shkrim) ishte momenti kur J.Kerry nder te tjerash u shpreh se ndersa ishte duke sherbyer ne Vietnam, dhe konkretisht kur ndodhej mbi anijen luftarake, Flamuri amerikan (simboli me i larte i cdo kombi) i valvitej mbas shpine, ashtu edhe pse i shpuar prej plumbave dhe po ashtu ndersa shihte ushtaret e tjere kaskat e te cileve ledhatoheshin prej flamurit te cilin ata mbanin ne krahe, nuk kish ndjenje me te zjarrte patriotike sesa ai moment i vecante.
    Ky moment i vecante perkoi me ndjenjen patriotike per vendlindjen...kush jam une... e prej nga vij...

    Po ashtu ai u shpreh se Flamuri nuk i perket asnje grupim politik, ideologjik, apo partiak, por vetem popullit amerikan (ne kete moment le te bejme nje analogji me Shqiperine dhe flamurin shqiptar). Besoj se e njejta ide ka vlere edhe per Shqiperine dhe shqiptaret...
    Komentet e mesiperme te cituara nga une dhe te shprehura prejt tij kane nje vlere shume te madhe ne lidhje me nje komb dhe qeverisjen e tij.
    Ne lidhje me zgjedhjen e drejtuesit/sve te nje kombi, vendos vecse mileti (e drejte e cila i takon vecse atij) se kush e meriton te drejtoje vendin...e jo pislleku, hajdutlleku, dhe dhuna sic ndodh ne disa vende qe ju i njihni fare mire...)

    Kushtrim:Le te mesojme dhe te behemi shembull edhe NE e ardhmja e Shqiperise nga keta individe me kualitete te pakrahasueshme patriotike se cdo te thote te jesh ai qe je. (Shqiptar pra...)

    Diskutim te mbare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 30-07-2004 më 01:15

  7. #7
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Se [ari po e filloj me disa korrigjime ne postimin tend. Jo se jane shume te rendesihsme, por thjesht per te qene korrekte.

    Citim Postuar më parë nga EXODUS

    Sonte ne oren 9:00' Zoti John Kerry si kandidati i mundshem per President te SH.B.A i krahut Demokrat, ju drejtua popullit amerikan nga podiumi i qytetit te tij te lindjes, Boston.

    John Kerry nuk ka lindur ne Boston, por ne nje spital ushtarak ne Fitzsimmons, Colorado.


    Citim Postuar më parë nga EXODUS

    I perkrahur nga simpatizante prej Boston dhe veterane lufte, J.Kerry mbajti nje fjalim me nota mjaft entuziaste te cilat nxorren ne pah, duke e bere akoma edhe me te qarte misionin dhe vendosmerine e tij, dhe ne te njejten kohe duke justifikuar kandidaturen e tij ne rrugen e konkurrences per Shtepine e Bardhe.

    Delegatet ishin rreth 5000 dhe ishin nga te gjitha shtetet e Amerikes. Veteranet e luftes qe hapen seancen e sotme ishin shoket e tij te skuadres se luftimit ne Vietnam. Ish-senatori Max Kleland (personi ne karrige handikapatesh qe prezantoi Kerryn ne salle) ka qene shok luftimi me te gjate luftes ne Vietnam.

    Une sapo u ktheva nga puna, punoj ne ate stadiumin ku u zhvillua kongresi i Partise Demokratike. Po ju them qe eshte tjeter gje ta shohesh ne TV dhe tjeter te jesh aty. Edhe po te mos jesh demokrat, pasi ke pare 5-6000 veta te brohorasin si te cmendur per dyshen Kerry-Edward, te prishet mendja dhe shkon voton per ta. I vetmi problem qe ndodhi sot ishte qe gjysma e tullumbaceve nuk u hapen, por ngelen ne tavan. (Gjithe tullumbacet ishin lidhur me rrjeta ne tavan dhe supozohet te hidheshin sot pas seances se fundit, por vetem gjysma e tyre u hapen, te tjerat jane akoma ne tavan.)
    Nejse, kjo ishte thjesht sa per muhabet.

    Per sa i perket fjalimit te Kerryt ishte i mire. Nuk mund te them i persosur, por megjithate foli mire. Ai arriti te bente ate qe kerkonin shumica e analisteve te medias dhe delegateve, qartesoi planin e tij dhe u tregoi degjuesve pozicionin qe do te ndiqte. Megjithate sic thone ne Amerike "Talk is cheap".Mua si plan mu duk tej mase optimist prandaj dhe nuk i besova shume. Ne vecanti me bene pershtypje dy gjera:
    1- Kur tha qe nuk do te rriste taksat, por perkundrazi do t'i ulte ato (per shtresat e uleta dhe te mesme) ndersa taksat e perfituara nga personat qe bejne me teper se $ 200.000 ne vit do te investohen per programe sociale e me the te thashe.
    2-Kur "me vendosmeri" tha qe prioriteti kryesor i tij do te ishte mbrojtja kombetare.
    (Per te gjithe te apasionuarit dhe njohesit e politikes amerikane) besoj se e shihni qe te dyja keto gjera bien deri diku ndesh me platformen politike te Partise Demokratike.
    Se pari, Demokratet amerikane asnjehere nuk kane patur prioritet mbrojtjen kombetare, por reformat shoqerore, mireqenien e sistemit ekonomik e shoqeror, edukativ, mbrojtjen e ambientit etj. te kesaj natyre duke patur gjithmone nje qendrim paqesor. Sa per ilustrim kujtoni qe Klintoni nuk u perpoq te qellonte Al-Qaiden kur mori vesh qe kjo e fundit goditi aeroplanmbajtesen Cole ne gjirin e Yemen-it duke vrare 18 ushtare amerikane, apo qofte edhe te ndermerrte ndonje ndeshkim ushtarak pas sulmit te pare ndaj kullave binjake ne vitin 1993.
    Se dyti, gjithmone ne politiken amerikane Demokratet kane qene per taksa te larta dhe republikanet per taksa te uleta, ndersa John Kerry doli ndryshe. Ai sugjeron qe sipas planit te tij e gjithe ekonomia dhe shoqeria do te mund te mbeshtetet e zhvillohet prej taksave te 2% te popullsise qe paguhen $ 200.000 e me teper.
    Gjithashtu Kerry sugjeroi qe kompanive do t'u ofrohen perfitime ( ne pikepamje taksore) ne menyre qe te mos i largojne operacionet e tyre nga Amerika. Sado perfitime taksore te kene keto kompani, nese nuk mund te ulin kostot, do ta kene te veshtire te konkurrojne dhe do te shkaterrojne ekonomine vendsa nese dalin nga tregu. Kostot e larta jane arsyeja kryesore pse keto kompani po i largohen Amerikes. Bile dhe kompania e gruas se Kerry-t, HEINZ, ka larguar rreth 45% te operacioneve te saj ( Kompania vleresohet te vleje rreth $ 700 milion).
    Per keto dhe per arsye te tjera, fjalimi i Kerryt nuk mu duk se ishte dhe shume realist. Megjithate sipas sondazheve te deritanishme, ai gjendet perpara Presidentit Bush, por zgjedhjet duan edhe 84 dite qe te zhvillohen dhe per me teper kongresi i partise Republikane zhvillohet ne gusht ne New York. Deri atehere shume gjera mund te ndodhin. Personalisht nuk besoj se Bush do te fitoje.
    Hajde take it easy...
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  8. #8
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Post


    Të shohim se çka do të ndodhë...
    Sypozohet se Richard Holbrook është kanditati i Kerry-it për Sekretar Shteti...
    ... edhe Gjenerali Wesley Clark sypozohet se është kanditati i Kerry-it për Ministër të Mbrotjes së SHBA-ve.
    Nëse këto sypozime (janë)dalin të vërteta ,... !
    Bazuar në shkrime të tjera(në gjuhën angleze etj.,,,) , mbretëron një shqetësim i dukshëm në qarqet serbo-sllave , nëse do të fitonte Kerry në garën për President të SHBA-ve!

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846



    Riding the convention momentum, John Kerry and John Edwards hold a rally Friday morning, kicking off a two-week tour.

    http://www.cnn.com/2004/ALLPOLITICS/...ain/index.html
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    John Kerry nuk ka lindur ne Boston, por ne nje spital ushtarak ne Fitzsimmons, Colorado.
    Te pakten isha i perafert ne lidhje me Kontinentin dhe nuk pohova se kish lindur ne ndonje qoshe te Afrikes (lol)
    Po adresen e spitalit e di ti grupo? (j/k)

    Persa i perket


    Se dyti, gjithmone ne politiken amerikane Demokratet kane qene per taksa te larta dhe republikanet per taksa te uleta, ndersa John Kerry doli ndryshe. Ai sugjeron qe sipas planit te tij e gjithe ekonomia dhe shoqeria do te mund te mbeshtetet e zhvillohet prej taksave te 2% te popullsise qe paguhen $ 200.000 e me teper.
    Eshte e drejte ajo cka shkrove ne lidhje me taksat...por mendoj se kane erdh kohe te reja dhe Demokratet jane duke reformuar platformen e tyre ne lidhje me menyren e qeverisjes pas ardhjes ne pushtet.
    Ai pohoi se do te ule taksat per shtresen e mesme te popullsise, ulje taksash per 98% te amerikaneve, po ashtu ulje taksash per 99% te bizneseve amerikane. (C'eshte e drejta kjo tingellon e egzagjeruar sodomos nese marrim prasysh faktin e deficitit te cilin ai mendon ta pergjysmoje gjate 4 vjecarit te pare te qeverisjes duke u mbeshtetur ne rritjen e taksave per shtresen e larte dhe duke ju dhene fund perfitimeve prej sigurimeve shoqerore (apo welfare) te Korporatave .
    Sipas statistikave te dhjetevjecareve te fundit, Demokratet gjate viteve te tyre ne pushtet kane qene me te suksesshem ekonomikisht se Republikanet dhe politika e jashtme ka qene me trasparente ne kuadrin e bashkepunimit bilateral!


    I vetmi problem qe ndodhi sot ishte qe gjysma e tullumbaceve nuk u hapen, por ngelen ne tavan. (Gjithe tullumbacet ishin lidhur me rrjeta ne tavan dhe supozohet te hidheshin sot pas seances se fundit, por vetem gjysma e tyre u hapen, te tjerat jane akoma ne tavan.)
    Terrsllëk hesapi...mos kishe gje te beje me kete muhabet ti miku?!(lol) (j/k)

    zgjedhjet duan edhe 84 dite qe te zhvillohen
    Pak korrigjim ketu: duhen edhe 96 dite! Zgjedhjet mbahen Te Marten e pare te Nentorit!

    Ndersa po ndiqja fjalimin me kapi syri edhe Jerry Springer i cili brohoriste kerry kerry...eh thashe edhe ky ish mangut...tani do shkojne muhabetet vaj! (lol)
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 30-07-2004 më 12:43

  11. #11
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Me ne fund Bostoni i kthehet jetes normale,nga zhurma dhe stresi i 4-diteshit demokrat ne qytetin e vjeter.
    Per fjalimin Kerry,ashtu si te gjitha fjalimet ne raste zgjidhjesh ,pompoz,shpresedhenes dhe pak me heroik se c'duhet.

    "I sherbeva vedit si i ri (ushtar),do ti sherbej edhe si president."
    Nder te tjera Kerry shtoi se duke qene nder ata qe e kane ndjere dhembjen e luftes do kerkoje vertetesi dhe argumenta,pasi te coje vendin dhe ushtaret ne lufte.
    Ashtu sic tha edhe Joniani me lart me cuditi pak alazonia e atyre qe tha Kerry ne lidhje me taksat.Ndoshta 8-vjecari Klinton e ben me optimist sec duhet.
    Brohoritjet nuk mbaronin kur u shpreh se realiteti nuk shtremberohet nga politika,dhe se ne keto dite te veshtira ka nje menyre te drejte dhe nje te gabuar per te qene i fuqishem,i zote.
    Shpresedhenes u degjua kur permendi rritjen e nivelit te jeteses per amerikanet ,mbeshtetjen dhe reformat mjeksore.
    Si zakonisht nuk munt te gjente rast me te mire per te sulmuar kundeshtarin e tij Bush,dhe lufta ne Irak do ishte ne krye te menuse.
    Pasi kritikoi ashper nderhyrjen e pabazuar ne Irak,shprehu optimizmin se do ktheje imazhin dhe besimin e humbur te opinionit boteror ndaj politikes amerikane drejtuar ndaj Bushit.Dhe se do te gjeje menyra me efikase dhe te zgjuara te luftoje terrorrizmin.(Amin)

    Sa bindes ishte dje Kerry nga salla legjendare e Fleet Center,ku kane shkruar histori Larry Bird me kompanine jeshile te Celtics,do ta tregojne zgjedhjet e 2 Nentorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 30-07-2004 më 16:00
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  12. #12
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Si behen rregjistrimet per te votuar ne zgjedhjet presidenciale? Eshte hera e pare do votoj ne jeten time.

  13. #13
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Kjo faqe të ndihmon me regjistrimin
    http://www.rockthevote.com/index.php
    Edi

  14. #14
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    thanks. U rregjistrokam 29 dite para elections.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Fjalimi i Kerry ishte shume i kendshem dhe ne fakt i gjithe kuvendi ishte shume i kendshem per mua qe i ndjek me interes te vecante debatet politike ne vend. Gjerat qe me bene me shume pershtypje ishin:

    1. Kuvend i demokrateve me shije republikane.

    Kuvendi i demokrateve do te mbahet mend ne histori si kuvendi i vetem ne historine e tyre ku demokrateve iu mbyll goja dhe iu ndalua qe te ofendonin e sulmonin direkt presidentin Bush. Ne kish nje ndjenje qe i bashkon me shume se cdo gje demokratet eshte urrejtja e tyre ndaj Bush. Por ja qe kampi i Kerri vendosi te kopjoje dicka nga fushata e presidentit Bush ne 2000 ku ai asnjehere nuk e sulmoi Gore apo Klinton ne menyre direkte. Jo vetem aq, por edhe sllagane si "Ndihma po afron" qe Cheney perdori ne 2000 i degjuam kesaj rradhe nga goja e Kerry dhe Edwards.

    2. John Edwards, nje politikan amator qe di te qeshi bukur

    Zhgenjimi me i madh i kuvendit ishte fjalimi qe mbajti kandidati per zv. president, Xhon Edwards. Pavaresisht nga permbajtja qe Edwards percolli, menyra se si ai e percolli mesazhin e tij ishte aspak impresionuese. Ishte nje prej fjalimeve me pak te duartrokitura dhe me pak elektrizuese. Edhe mbeshtetesit me te medhenj te Edwards u zhgenjyen nga toni i fjalimit te tij. Ai mbetet nje politikan amator qe nuk eshte ende gati per "prime time".


    3. Kerry nxjerr nje fytyre humane, por i ben bisht pyetjeve te ngritura

    Suksesi me i madh i kuvendit te demokrateve ishte krijimi i imazhit te Kerry, si jo nje senator formal me nje pamje te fjetur, por krijimin e imazhit te Kerry ushtar ne Vietnam, Kerry burre i perkushtuar ndaj familjes, Kerry baba i mire. Kjo eshte e rendesishme per kandidatin demokrat i cili vuan nga steriotipet qe ekzistojne ne media dhe ne opinionin publik amerikan ne lidhje me kongresmenet dhe senatoret e karrieres.

    Kerry ia doli me sukses qe te zbukuroje imazhin e tij ne syte e publikut, por u beri bish pyetjeve qe te gjithe prisnin qe ai tu jepte pergjigje te prere, pyetje qe ishin ne ajer te mbarsura me plot spekullime. Pyetje si perse ai votoi pro luftes ne Irak dhe me vone votoi kunder financimit te luftes? Cfare do te bente ai ndryshe ne Irak? Cfare do te bente ai ndryshe kur vjen fjala tek lufta kunder terrorizmit? Ketyre pyetjeve Kerry u dha vetem nje pergjigje: "Une do te angazhohem te riparoj maredheniet me aleatet tane evropiane dhe do krijoj aleanca te reja". Kjo pergjigje nuk impresionion njeri dhe nuk perben nje plan te qarte ndryshe nga ai Bush. Kerry u beri bisht edhe te gjitha problemeve te mprehta sociale si aborti, institucioni i marteses dhe homoseksualet. Toni i zerit te Kerry qe ne nivelin e duhur, ndryshe nga fjalimet e tij te meparshme dhe ky ishte impresionimi i vetem i mediave dhe publikut me Kerry.


    4. Kuvendi demokrat nje show i bukur por nje fiasko politike

    Pasi i mblodhi dasmoret demokrate ne Boston dhe nuk u dha mish (mish = sulme ndaj Bush), Kerry priste qe te mesonte se sa pike kishte fituar ne sondazhet e fundit fale 4 diteve qe dominoi mediat amerikane. Sondazhet sollen nje zhgenjim te dyte per Kerry. Disa jave me pare keshilltaret e tij i profetizuan se po te zgjidhte Edwards si shok ne fushate, ai do te fitonte nje avantazh ndaj Bush ne sondazhe. Kjo nuk ndodhi ashtu si kuvendi jo vetem qe nuk i shtoi pike, (gje qe nuk ka bere ndonjehere vaki ne historine e demokrateve) por sondazhet treguan se Bush nderkohe kishte rifituar 3-4 pike te humbura disa jave me pare.

    Si mund te presesh te elektrizosh elektoratin e moderuar amerikan kur ti nuk elektrizon dot elektoratin tend demokrat?! Ne vend qe te perdornin karten anti-Bush ne kuvend dhe tu jepnin dasmoreve mishin qe kerkonin, Kerry zgjodhi tu serviri atyre nje pjate alla-republicana.

    Te presim tani te shohim kuvendin e republikaneve ne fund te muajit.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Një individ në SHBA ka sajuar një teknikë të re për të ndikuar tek zgjedhësit

    Zgjedhjet, kundër Bushit me biçikletë-printer




    Biçikleta kundër Bushit ose “Bikes against Bush”, kështu quhet projekti më i fundit i një individi të çuditshëm në SHBA.

    Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrojnë, fantazia apo “marrëzia” fillon e ndizet. Jemi në Amerikë, gjithçka mund të ndodhë. I tillë është edhe rasti i Xhoshua Kinberg nga Nju Jorku. Për të qenë më të sigurtë, se presidenti Bush në nëntor nuk do të mund të rizgjidhet dot më, kundërshtarët e tij kanë shpikur një metodë të çuditshme. Njujorkezi ka shpikur një “printer” biçikletë, i cili bën të mundur derdhjen e pluhurit të bardhë mbi rrugë, sipas shablloneve të përcaktuara nga ai vetë, në të cilat kryesisht bëhet thirrje që të mos votohet për Bushin. Teknika është një kopje e keqe e asaj të kohëve të para, kur u shpik shtypi. Asokohe u vendosën tetë gërma mbi letër. Më vonë ky numër arriti në 24 dhe më pas sigurisht teknika u përmirësua ndjeshëm, duke mos shtypur vetëm formate të vogla të letrave, por edhe pankarta etj. Xhoshua Kinberg është i kënaqur me pesë doza pluhur, për të shkruar parullat e tij mbi rrugë. Kinberg duket se përdor atë që në Nju-Jork nuk të bën të kesh fare kosto, në krahasim me shumë mjete e sipërfaqe të tjera të nevojshme për reklama apo njoftime, siç janë pjesët e parapaguara nëpër gazeta, sheshe e dyqane: Pra është asfalti, që në Nju-Jork është me shumicë. Pesë dozat e Spray-it në çantën e tij të shpinës janë të mbushura me pluhur shkumësi. Kinberg gjithsesi nuk dëshiron të rrezikojë, për të mos ngrënë ndonjë gjobë për ndotje të mjedisit. Në çantën e shpinës ai mban edhe një laptop, i cili menaxhon punën e pesë dozave spray. Për një “I” të madhe derdhen të pesta dozat në të njëjtën kohë, tek “L” për shembull kapaku i poshtëm qëndron më gjatë i hapur sesa tek gërmat e tjera të “I love New York”. Nëse biçikleta ecën më shpejt, atëherë gërmat zgjerohen.


    panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #17
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dita dites kalon ndersa lobi i Kerryt po rritet,ndikon edhe kengetaret:

    DO TË KËNDOJ PËR JOHN KERRY-N


    Bruce SPRINGSTEEN

    Artistët dhe muzikantët zënë një vend të veçantë në jetën sociale e politike të një kombi. Personalisht, gjatë gjithë kohës jam përpjekur të reflektoj mbi faktin, se çfarë do të thotë të jesh amerikan, mbi identitetin specifik dhe mbi rolin planetar të vendit tim, dhe më në fund mbi faktin, se si ky rol mund të luhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam përpjekur të bëj këngë, të cilat pickojnë krenarinë dhe qortojnë veset tona.
    Pyetjet që ngrihen përballë nesh në prag të zgjedhjeve të nëntorit janë shumë të thjeshta: kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë, për çfarë luftojmë? Personalisht, gjatë 25 viteve të fundit, kam parapëlqyer të qëndroj përherë larg militantëve politikë. Megjithatë, kam qenë po unë që kam marrë pozicione partizane, kur ka qenë fjala për të mbrojtur apo mbështetur disa ideale: drejtësinë ekonomike, të drejtat civile, një politikë të jashtme më njerëzore, lirinë dhe krijimin e kushteve të një jete dinjitoze për të gjithë qytetarët. Por sivjet, ngaqë në lojë janë vënë gjëra tepër të rëndësishme, për shumë prej nesh do të ishte një luks i madh të mos merrnim pjesë në betejën politike e të prisnim si sehirxhinj rezultatin e zgjedhjeve.
    Nëpërmjet punës sime kam kërkuar gjithmonë të ngre pyetje, të cilat ua kanë prishur rehatin shumë njerëzve. Pse kombi më i pasur i planetit e ka kaq të vështirë të mbajë premtimet e bëra për qytetarët e vet më të dobët? Përse na qënka një gjë kaq e pamundur të hedhësh vështrimin përtej perdes së paragjykimeve raciale? Si duhet të sillemi në momente të vështira pa shkatërruar megjithatë atë që ne njimend e dashurojmë? Përse mbajtja e premtimeve, ndërsa duket të jetë një gjë e lehtë për psikologjinë tonë kolektive, na rezulton praktikisht një gjë kaq komplekse?
    Nuk besoj se John Kerry e John Edwards i kanë të gatshme përgjigjet e këtyre pyetjeve, por besoj amá që këta të dy kanë një interes të sinqertë për të ngritur pyetjet e duhura e për të dhënë përgjigje të ndershme. Këta të dy e kuptojnë që ne kemi nevojë për një administratë, e cila t’i japë përparësi barazisë, kureshtjes, qartësisë, përunjësisë, interesit për të gjithë qytetarët amerikanë, kurajos e besimit. Njerëzit i konceptojnë vlerat njerëzore në mënyra të ndryshme dhe i jetojnë gjithashtu në mënyra të ndryshme. Kam tentuar të flas mbi disa prej këtyre vlerave në këngët e mia; kam edhe një opinion timin mbi domethënien e tyre. Kjo është arsyeja që kam vendosur të bëj gjatë muajit tetor një tournée në të gjithë vendin, së bashku me artistë të tjerë si Dave Matthews Band, Pearl Jam, REM, Dixie Chicks, Jurassic 5, James Taylor dhe Jackson Browne. Do të këndojmë të gjithë nën emrin e një grupi të ri, “Voto për Ndryshimin”. Synimi ynë është që në nëntor të ndryshojmë drejtimin e qeverisë dhe administratën aktuale.
    Si shumë të tjerë, menjëherë pas 11 shtatorit, kam parë një komb aq të bashkuar, sa mua nuk më vjen më mendje asgjë e ngjashme në të kaluarën. Mbështeta vendimin për të hyrë në Afganistan dhe shpresova që dramaciteti i atij momenti do të prodhonte tek udhëheqësit tanë forcë, urtësi e përunjësi. Nuk ndodhi kështu. U hodhëm kryengulthi në një luftë të padobishme në Irak, duke sakrifikuar kështu jetët e të rinjve tanë në rrethana që duken të pajustifikueshme. Kemi një deficit publik që rritet, e në të njëjtën kohë, janë katandisur në minimum shërbimet sociale, si fjala vjen, studimet e kualifikimet passhkollore. Kemi bërë një politikë të gabuar fiskale, duke zgjeruar kështu hendekun ekonomik, i cili nga ana e vet e përqesh kontratën sociale dhe e kthen në hiç premtimin për një “komb të pandashëm”.
    Falë ushtrimit të ndershëm të cilësive më të mira njerëzore – respekti për të tjerët, ndershmëria ndaj vetes, besimi në idealet tona – ne bëhemi të denjë në sytë e Zotit. Eshtë pikërisht në këtë mënyrë, që shpirti ynë, qoftë si komb, qoftë si individë, manifestohet ditë për ditë. Qeveria amerikane është larguar mjaft nga vlerat tona. Eshtë çasti për të rifilluar marshimin. Vendi ynë, të cilin e kemi aq shumë në zemër, po pret.
    Marrë nga New York Times Përktheu: M. Nano
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2004
    Postime
    5
    "Every daring attempt to make a great change in existing conditions, every lofty vision of new possibilities for the human race, has been labeled Utopian."

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8
    Edwards e barazonin nga bukuria me Kennedy dhe kjo eshte arsyeja pse u ndezen Amerikanet pasi shemtaqi John Kerry e zgjodhi Edwards si shoqe. Mua nuk ma mbushte syrin. E kam fjalen, me duket si cunak i inatosur qe sublimon thartimet psiko-emocionale ne fushen e politikes.

    Shiko, megjithese mund te jete qe vdekja e te birit t'i kete dhene shkendijen ndonje flake altruistike, mund te jete po ashtu qe politika eshte per Edwards nje shteg rrugedaljeje per te shfryre zemerimin dhe inatin. Ne pjesen e pare te karrieres se tij, Edwards perfaqesonte konglomeratet e medias, perfshire nje gazete ne Wilmington, NC te zoteruar nga New York Times, ne gjyqet e shpifjeve. Ne moshen 31-vjecare fitoi nam per te sjellit rrotull te proceseve gjyqesore te demeve personale kur fitoi nje verdikt prej $6.5 milion per familjen e nje femije qe vuante nga demtime trunore per shkak te nje operacioni kirurgjikal te gabuar. Me andej, mori nje vendim gjyqesor $3.7 milion per Howard E.G. Sawyer nga North Carolina, qe kishte kalu ne overdoze me nje ilac qe perdorej ne terapi ne nje spital.

    Rastet tipike per Edwards kishin te benin me kliente qe qene demtuar ne menyre katastrofike. Dhe ato procese gjyqesore varionin prej rasteve te keqpraktikimit mjekesor qe kishin te benin me mjeket ne ato qe lidheshin me kompanite e kamionave, infermieret, spitalet, Kryqin e Kuq dhe nganjehere korporatat si spitalet carter. Te akuzuarit ishin zakonisht njesite korporative. Kesisoj, pas asaj buzeqeshjes se gjere dhe fasades te t'u shqetesuarit per te vobektin, Edwards mund te jete nje viktime shume e inatosur qe kerkon kompensim permes jetes politike per humbjet e tij ne jete. Fushata e tij do te jete nje lutje bere jurise se votuesve Amerikane.

    Dhe ne fund te fundit, a nuk beri te njejten gje Al Gore me 1992 kur pati idene per te frrymezuar ligjeraten politike duke hedhur meselene e te birit te goditur nga makina?! Me 1996 Gore na tregoi per motren qe po i vdiste nga beteja me kancerrin. Shyqyr qe Gore nuk do bente me fushate me andej se do t'i dilnin per te vdekur tere anetaret e familjes! Po Dick Gelphard? Na tregonte per te birin qe gjesh i vdiq nja tre dekada te shkuara! E po, po qe se nje tragjedi familjare eshte e detyrueshme per t'u bere kandidat presidencial nga Partia Demokratike, c'pret Mishel Schiavo?! Edwards eshte si nje politikan qe e thote dhe e thote dhe e perserit pa pushim qe nuk do t'a perdore rekordin kriminal te kundershtarit per avantazh politik. A nuk do t'a refuzonin absolutisht te permendnin emrin e femijes suaj te ikur te vrare ne nje aksident me makine, qe te preku ty jashtezakonisht, per te fituar ca pike?!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Postime
    6

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Nevzat Halili kandidat për president
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 18:46
  3. Imer Selmani kandidat për president
    Nga Eugen22 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 10:22
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •