FIKS FARE, nderpret per disa kohe transmetimin e emisionit te tyre, per tu rikthyer serisht ne shtator. Te gjithe e kemi ndjekur nga pak kete emision , e kemi pelqyer , e kemi vleresuar dhe kemi admiruar goxha punen e bere nga i tere stafi , i cili me ane te satires , humorit dhe fokusit te kameras , kritikuan , demaskuan dhe ndikuan ne ndryshimin e disa problematikave vertet shqetesuese per Kombin tone. Prandaj mendoj se FIKS FARE nuk eshte vetem nje emision televiziv , por edhe nje pasqyre e realitetit ...edhe nje arme e forte e cila goditi (aq sa mundi) korrupsionin , inkompetencen , mashtrimin , dhunen etj!
Dicka me zgjeruar rreth FIKS FARE , mund te lexoni me poshte :
Cfare eshte FIKS FARE ?!
FIKS FARE eshte nje emision kritik dhe problemor, I cili nepermjet humorit dhe satires denoncon dukuri negative te jetes sone si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtareve, shkeljen e te drejtave te njeriut, etj.
Ky emission eshte njekohesisht edhe argetues ne saje te formatit qe ka, te valleve dhe muzikes qe e shoqerojne nga fillimi deri ne fund.
Per here te pare emisioni FIKS FARE nisi transmetimin ne 19 dhjetor 2002. Pregatitjet per realizimin e ketij emisioni kishin filluar shume muaj me pare. Dy drejtuesit e atehershem te emisionit zgjodhen stafin, u zgjodhen dy prezantuesit e emisionit, mes shume konkurrenteve u perzgjodhen edhe dy balerinat e para te FIKS-it. Me pas stafi u pasurua me gazetaret dhe kryeredaktorin e redaksise.
FIKS FARE u krijua si nje domosdoshmeri e mungeses se emisioneve te ketij lloji ne mediat tona.Me inisiativen dhe mbeshtetjen e drejtuesve te Televizionit TOP CHANNEL per te kontribuar sadopak ne zgjidhjen e halleve dhe problemeve qe perballon vendi ne kete tranzicion te gjate.
FIKSI lindi dhe u be I njohur si nje emision I pandikuar nga politika e dites, nga klanet zyrtare, duke u shnderruar dalengadale ne nje opozite reale ne Shqiperi edhe per shkak te mungeses se opozites se vertete dhe konstruktive ne politiken shqiptare.
Perballja me zyrtaret e korruptuar, me premtime qeveritare te parealizuara, me korrupsionin ne te gjitha nivelet e administrates shteterore , me trafikante dhe hajdute shpesh e ashper deri ne dhunen fizike dhe psikologjike qe ushtrohet ndaj gazetareve dhe operatoreve te ketij emisioni.
Gjate nje viti ne te gjitha emisionet e tij kritike dhe sensibilizuese FIKS FARE arriti te krijonte besimin tek njerezit e thjeshte, te cilet ne te gjitha rastet shohin si te vetmen zgjidhje te problemeve te tyre nderhyrjen e gazetarev te FIKS-it. Ne mjaft raste jane trajtuar histori te shtresave te varfera te popullsise ne shqiperi te cilat jetojne ne mjerim te plote. Per mese nje vit FIKS FARE, tashme ne rolin e opozitarit te vetem ne Shqiperi, ndergjegjesoi ekszekutivin dhe politiken shqiptare. Kjo eshte bere publike mese nje here nga ish-kryeminsitri Ilir Meta, nga politikanet si Skender Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Namik Dokle, Arben Malaj dhe nga qindra letrave te popullit te mberritura ne redaksine e FIKS FARE.
Denoncimet dhe faktet e publikuara ne FIKS Fare sherbyen si shtyse per marrjen e masave administrative nga institucionet shteterore. Duke pasur bindjen per vazhdimin e kesaj pune te nisur, per ti sherbyer shtresave ne nevoje, FIKS FARE ka marre persiper te trajtoje me perkushtim ndihmen e mohuar per te gjithe njerezit ne shqiperi , duke u perballur me hallet e perditshme sociale te familjeve.Ky projekt i realizuar nga emisioni FIKS FARE ne televizionin TOP CHANNEL eshte pershendetur disa here ehde nga institucionet nderkombetare qe veprojne ne shqiperi dhe qe kane njohur nga afer relitetin qe shoqeron familjet dhe institucionet shqiptare.
Puna dhe kontributi i FIKS FARE ne ndihme te Shqiperise!
FIKSI ka ngritur dhe realizuar porbleme te medha, te cilat kane ndikuar jo vetem ne opinionin publik shqiptar, por edhe ne sektore te caktuar, duke I vene ne levizje dhe duke dhene zgjidhje.
1.Shkaterrimi I shtreterve te lumenjve.
Pas disa emisioneve radhazi ku FIKS FARE denoncoi publikisht me Pamje ekskluzive gerryerrjen e paligjshme te shtreterve te lumenjve ne te gjithe territorrin e Shqiperise , nga ekskavatore pirate; Vetem pas kesaj Qeveria mori masa per ndalimin e ketij shkaterrimi. Ministria e Rregullim Teritorrit dhe Turizmit dhe Policia Ndertimore nisen aksionin ku u ndeshkuan edhe shkelesit e ligjit.
2.Shkaterrimi I pyjeve dhe prerja e paligjshme e drureve.
Ėshte nje tjeter teme e trajtuar nga FIKS FARE, filmimet ekskluzive te te cilit ndergjegjesuan si forcat e policise pyjore ashtu edhe drejtorine e pergjithshme te pyjeve ne Shqiperi. Prerja e paligjshme e drureve ne Shqiperi eshte nje fenomen qe zgjat prej rreth 12 vjetesh ku jane shkaterruar nje pjese e mire e Parqeve Kombetare, por qe pas denoncimit te FIKS FARE nisi te zbatohej ligji I mbrojtjes se pyjeve. Se bashku me gazetaret e FIKS FARE, polica pyjore, policia tatimore dhe ajo e rendit nisen aksionet per bllokimin e kamioneve qe transportonin lende drusore kontrabande.
3.Mbrojtja dhe zbatimi I statusit te femijve jetime.
Kjo teme e trajtuar nga FIKS FARE solli largimin nga puna te drejtorit te korruptuar te shtepise se femijes Zyber Hallulli ne kryeqytet, I cili shperdoronte fondet e pageses mujore te femijve. Pas denonocimit te femijeve ne FIKS FARE, u moren masat e para ne mbrojtje te ketyre femijve ne nevoje. Ne te njejten kohe FIKS FARE nisi edhe nje fushate sensibilizimi per mbledhjen e fondeve ne ndihme te femijeve jetime. Brenda pak kohesh jo vetem banoret e kryeqytetit, por edhe institucione te tjera shteterore dhe private dhuruan prane redakise se FIKS FARE fonde te caktuara parash per keta femije. Pervec fondeve ne para, per femijet jetime u dhuruan edhe mjaft ndihma te tjera ne mjete shkollore, ushqimore, veshmbathje dhe lodra argetuese.
4.Gjakmarrja.
Historite tronditese te familjeve dhe femijeve te ngujuar ne Veri te Shqiperise per shkak te gjakmarrjes, nepermjet filmimeve te FIKS FARE sollen ne vemendje te te gjitha forcave politike dhe institucioneve me te larta shterore kujtimin e ketij realiteti te dhimbshem. Per me shume se nje jave FIKS FARE me inervistat e realizuara tregoi se ne vendin tone 1200 femije nuk shkojne ne shkolle, duke kerkuar ne radhe te pare ndergjegjesimin e Ministrise se Arsimit, e cila nuk kishte marre asnje mase per kete kategori femijesh qe po rritet analfabet, si edhe te krejt opinionit publik ne vend.. Vemendje te vecante FIKS FARE i kushtoi sensibilizimit te Policise se Shtetit per kapjen e autoreve te krimit qe mbajne peng keto familje.
5. Tregtia e paligjshme e ujit te pijshem.
FIKS FARE me filmimet ekskluzive solli per here te pare ne ekranin shqiptar abuzimin me te madh ne vend qe ndodh me ujin e pishmem. Shume biznese ne Shqiperi te paliēencuara tregtonin uje te mbushur direkt nga rubinetat e ēezmave, te paanlizuar, duke e shitur ate si te tille, bile edhe te ambalazhuar mire. Pervec kesaj kjo tregti teper e lulezuar ne ate kohe ne shqiperi ishte prezente gjithandej dhe asnje institucion qeveriar nuk kishte marre asnje mase per te parandalaur kete fenomen. Vetem pas denoncimit ne FIKS FARE qeveria mori masa per largimin nga puna te dy Zevendesministrave ne ministrine e Shendetsise, te cilet nuk kishin marre asnje mase per kontrollin e ketyre impianteve ku mbusheshin ēdo dite bidonat me uje.
Pervec kesaj ne levizje u vune edhe institucione te tjera si policia tatimore, policia e rendit duke bllokuar aktivitet e paligjshme dhe cuar ne ndjekje penale personat pergjegjes.
6.Kontrabanda e cigareve.
Denoncim tjeter publik, i cili pati jo pak reagime nga institucionet e larta te shtetit ishte edhe kontrabanda e cigareve. FIks Fare solli fakte nga tregtimi i paligjshem i markave te ndryshme te cigareve te cilat hyjne kontrabande ne Shqiperi. Fiks Fare me pamjet filmike ekskluzive tregoi rrugen e hyrjes kontrabande qe nga pikat e kalimit kufitar te Shqipersie deri tek tregtimi i lire ne rruge. Ne kete rast investigimi i bere nga FIKS FARE kishte kaluar permasat edhe te strukturave me te larta te shtetit,Sherbimit sekret dhe Policise.Vetem pas ketij denoncimi nisen aksionet e bllokimit te cigareve kontrabande.
7.Kontrabanda e viēave
Te njejtin perkushtim FIKS FARE tregoi edhe per rastet e tjera te kontrabandes qe zhvillohet ne vend, per mishin dhe produktet e tjera ushqimore qe vijne nga Bullgaria dhe Polonia, vende keto te ndaluara nga Komuniteti Europian.Gazetaret e FIKS FARE sollen fakte sesi keta viēa kontrabande kalojne ne dogane dhe shiten ne treg te lire. Menjehere pas denoncimit ne FIKS FARE policia e Tropojes bllokoi 37 viēa kontrabande , te cilet kishin hyre nga Kosova.
8.Mitmarrja.
FIKS FARE ka denoncuar me filmime ekskluzive ne jo pak raste persona te korruptuar, te cilet me pas jane akuzuar nga organet e hetimit per mitmarrje. Keshtu jane ndaluar me kete akuze disa doganiere te cilet jane filmuar ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije, duke marre para per kalimin e cigareve kontrabande. Ka pasur raste kur edhe forca te policise se shtetit jane perfshire ne kete akuze pas denoncimit te bere nga FIKS-i.
Me kujdes dhe force eshte trajtuar edhe korrupsioni ne mjeksi ku abuzimet ne mjaft raste ka qene ne shkalle te larte.
9.Fabrika e Bukes Tirane.
Me fakte FIKS FARE tregoi hapur permbytjen e fabrikes se bukes ne Kryeqytet nga carja e tubacioneve te ujrave te zeza, ku rrezikohej furnizimi me buke i qendrave spitalore dhe reparteve ushtarake. Vetem pas sensibilizimit publik te FIKS-it, firma ndertuese e rruges mori persiper kryerjen e punimeve per zhbllokimin e kanalizimeve dhe permiresimin e situates. Me kembenguljen e gazetareve te FIKS-it te cilet shkonin ēdo dite ne Fabriken e Bukes u godit papergjegjshmeria e punimeve, si edhe u moren masat e menjehershme nga institucionet e shendetit publik per shmangien e epidemive qe mund te shkaktohej nga carja e tubacioneve te ujrave te zeza.
10.Asistenca sociale ne Peqin.
Pas kekeses se banorve per nderhyrjen e FIKS-it per te marre asistencen sociale ne qytetin e Peqinit,e cila kishte 2 muaj qe ishte bllokuar nga bashkia e ketij qytetit pa te drejte, u be e mundur realizimi i kesaj pagese ndihmese.250 familje paten besim vetem tek FIKS FARE sepse kishin mese 2 muaj rresht qe u ishte mohuar e drejta per marrjen e asistences dhe endeshin me burokracine ne te gjitha zyrat e pushtetit vendor.Vetem me nderhyrjen e FIKS-it u be e mundur dhenia e kesaj pagese ndihmese per te 250 familjet e varfera ne qytetin e Peqinit. Vete banoret e Peqinit ne momentet e marrjes se perkrahjes sociale, falenderon stafin e FIKS FARE.
11.Tregjet e paligjshme.
Ne disa raste Fiksi ka realizuar mbylljen e tregjeve pa leje ku nuk plotesohej asnje kusht higjeno-sanitar.Pamjet filmike sollen fakte para bashkise per largimin e tregtareve nga keto vende , si edhe per krijimin e vendeve te reja te tregtimit, kjo jo vetem per produktet ushqimore. Reagimi erdhi menjehere dhe tregu prane shkolles Vasil Shanto u shperngul.
12. Ndotja e mjedisit.
Me nje menyre te veēante FKS-i ka trajtuar edhe temen per ndotjen e mjedisit, nga ish nderrmarrjet dhe fabrikat e dikurshme te prodhimit te lendeve kimike dhe industriale, (sot rrenoja te kohes se diktatures ku banojne familjare) fakt qe ne shqiperi eshte ne permasa te medha ku rrezikohet jeta e banoreve.Ne kete rast gazetaret e FIKS FARE nuk treguan vetem pamje filmike, por bene te mundur edhe realizimin e provave te ndotjes se ajrit, tokes dhe ujit te pijshem duke sjelle ne vemendje te pushtetareve shqiptare me fakte, rrezikun qe kanoset nga infektimi i lendeve kimike te perhapura gjithandej ne keto zona.Qeveria shqiptare pas publikimit te fakteve ne FIKS FARE ngriti nje grup pune te perbashket me donatore nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi per menaxhimin e ketyre zonave, projekt i cili vazhdon edhe sot, por qe do edhe shume pune per tu relizuar.
13 Aparatura e kobaltit ne spitalin onkologjik ne Tirane.
FIKS FARE denoncoi Ministrine e Shendetsise e cila neglizhonte per gati 1 muaj ne blerjen e elektrodave qe sherbejne per aparaturen e kobaltit, e vetmja e tille ne te gjithe Shqiperine, ku kryejne egzaminimin te semuret me kancer.Pas ngritjes se zerit nga FIKS-i u be e mundur,qe aparatura e kobaltit te regullohej, te bliheshin pajisjet teknike dhe te niste puna e diagnostikimit per me shume se 100 te semureve, qe kishin 1 muaj qe prisnin.
14. Hemodializa
Per disa muaj aparatura e Hemodializes ne Qendren Spitalore Universitare Nene TEreza nuk funksionoi, duke rrezikuar jeten e shume pacienteve.Vetem pas denoncimit te ketij fakti ne FIKS FARE, u arrit riparimi i kesaj aparature dhe shpetimi i jetes se shume te semureve te cilet jetojne nepermjet kesaj Hemodializes.
15.Ndertimet pa leje.
FIKS FARE i ka kushtuar vemendje edhe ngritjes se ndertimeve pa leje ne shqiperi duke i argumentuar me fakte te pakundershtueshme. Nje rast i tille ishte edhe shfuqizimi i lejes se nje ndertimi 5-katesh ne qytetin bregdetar te Durresit, i cili binte ndesh me studimin urbanistik te zones.Ky ndertim i perkiste zevendesministres se Ministries se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.Pas fakteve te dhena ne FIKS FARE, Keshilli i Rregullimit te Territorrit te Shqiperise, qe drejtohet nga Kryeministri, vendosi shfuqizimin e lejes se ndertimit te dhene nga bashkia e qytetit te Durresit.
PO ne Durres FIks Fare denoncoi edhe prishjen e ndertimeve pa leje gjate vijes bregdetare. Prokuroria e ketij qyteti mori si prove materiale pamjet filmike te transmetuara ne FIKS FARE.
16.Te drejtat e njeriut.
Fiks fare denoncoi ne dy raste dhunen e ushtruar nga policia ndaj qytetareve. Ne rastin e pare dy policet e Qarkullimit Rrugor te Tiranes u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre filloi procedimi penal. Ne rastin e dyte, ku disa police keqtrajtojne nje tifoz ne stadiumin e Shkodres, Avokati i Popullit filloi hetimet, duke i kerkuar redaksise se FIKS FARE kaseten filmike.
17. Turizmi.
Menjehere pas ēeljes se sezonit turistik per vitin 2003 Fiks Fare solli fakte te gjendjes se mjerueshme ne te cilat ndodheshin qytetet bregdetare te Shqiperise, hotelet, mugesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem. U sollen fakte dhe shifra per papergjegjshmerine e qeverise ne lidhje me Turizmin, gje qe solli edhe largimin e Ministrit te Turizmit.
18.Hekurudha
Gjendja e mjerueshme ne te cilen ndodhet sot Hekurudha e Shqiperise u pasqyrua ne disa emisione te FIKS FARE. Mbikalimet e paligjshme, mungesa e sigurise se pasagjereve ne trena u denoncuan nga gazetaret tane. Menjehere u mbyllen disa mbikalime te paligjshme.
(Copyright Top Channel.tv - 2003)
Per informacion me te zgjeruar mund te vizitoni faqen e tyre (www.top-channel.tv)
--------
Jo pa qellim e hapa kete teme ne kete nenforum. Ndoshta nenforumi (Problematika Shqiptare) mund te ishte me i pershtatshem per kete teme... Mendoj se puna e ketij emisioni televiziv i perket nje rangu me lart , sesa thjesht Televizioni dhe Kultura!I uroj pune te mbare ketyre djemve (dhe vajzave) te cilet me punen e tyre , rrezikun qe u kanoset dhe mjetet e pakta qe kane , arriten te grushtojne problemet me shqetesuese tonat , duke bere te mundur edhe permiresimin e menjehershem te tyre!(te disave)
Suksese te metejshme...
Gardhi yne ka shume vrima per te mbyllur ...por avash avash , behet qingji dash!
_______________
Krijoni Kontakt