Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja

    korrieri

    Mendime rrethrrotulluese

    E Merkure, 07 Korrik 2004
    Nga Fatos Lubonja

    Para disa ditesh nje qytetar dashamires me ndaloi ne rruge dhe me tha: ke kohe qe nuk ke shkruar, si shpjegohet? Instinktivisht iu pergjegja: po cfare te shkruash? Ai me pa si me cudi. Mua m'u desh t'i shtoj: i kemi thene te gjitha.

    I mbetur vetem, fillova te reflektoj rreth kesaj gerdie qe me pengon te shkruaj. Nuk se e kam ezauruar larmine e tematikave, por analizat, shqetesimet, deshmimet, denoncimet - cka me duket se eshte detyra kryesore e atij qe shpreh opinone ne nje vend si ky i yni me plote probleme e shqetesime - i kemi bere e sterbere, thene e sterthene e stersterthene dhe asgje nuk ndodh per zgjidhjen e tyre, ne menyre qe pastaj te kapercejme ne analiza e shqetesime te tjera e ne ide te tjera, qe e cojne edhe mendimin perpara. Eshte nje vide, si ato qe i thone "e spanuar", qe nuk ecen perpara ne spiralen e progresit, por vetem rrethrrotullohet.

    Thashe me vete ate qe nuk ia shpreha qytetarit qe iku, kemi arritur ne nje pike kur, sic thote populli, "kur mbaron fjala, gjykon palla". Pasi me erdhi ndermend ky gjykim i rrepte, qe e kam shkruar edhe ne kohe te Berishes andej nga vitet '96-'97, shtrova pikepyetjen: a ka ardhur vertet puna atje? Per me teper, sepse ajo qe quhet "palla" apo "shpata", ne demokraci eshte nje term shume problematik, sepse me ate nenkuptojme dhune dhe me dhune nenkuptojme, jo vetem rrezikimin e demokracise, por edhe tere ato pasoja qe na sjell dhuna - dhe per kete na vjen ndermend viti 1997.

    Keshtu, pas ketij reflektimi, ndoshta edhe per te larguar idene e frikshme te dhunes, shtrova vetmevete pyetjen, se mos, duke i pare gjithnje gjerat nga pika e idealizmit te deshperuar, njeriu humbet veshtrimin mbi ate progresin e vogel qe ben shoqeria perdite? Dmth., mos valle ka njerez te kenaqur ne kete vendin tone dhe ne nuk i dime ata ose nuk i shohim. Duke shetitur mendjen neper keta njerez te kenaqur qe nuk mungojne, madje edhe ne shtyp, madje qe na akuzojne ne, te pakenaqurve, si depresive, paranojake, nxires te realitetit, me dilte se vertet ka njerez te kenaqur ne Shqiperi, por, per fat te keq, nuk krijoja dot nje binom kenaqesi - moralitet per shumicen e tyre. Me dilnin para sysh lloj e lloj te kufizuarish menderisht e moralisht qe kane vene gojen ne siset e lopes se shtetit (kupto: parase publike) dhe jo vetem nuk e heqin asnje cast, por dhe qe nuk duan asesi qe lopa te levize nga vendi, ashtu qe buzet e tyre te mund te humbasin ate lidhje te cmuar. "Pse Berishes do t'ia leme ne lopen?" - te thone kur u shpreh pakenaqesine dhe fillojne e bertasin. Vetem ndonjehere, kur dikush, me i forte, vjen e i shtyn nga thitha e lopes ku kane ngulur dhembet per t'i zene vendin, i sheh te hapin syte e i degjon te bertasin, madje edhe fort, per demet qe po i behen ketij kombi. Me nje fjale te kenaqurit me rezultuan mu ata te paket qe kane shkaktuar pakenaqesine e te shumeve. Por, prape, pershtypja ime eshte se edhe ata nuk jane ashtu dhe aq te kenaqur, sepse ritmi dhe ankthi me te cilin e thithin qumeshtin e kesaj lope, shqetesimet qe ju sjell per barkun, rivaliteti me thithtaret e tjere, jane nje stres me vete.

    Nderkaq, nga sa takoj njerez ne pergjithesi, nga te tera shtresat shoqerore, ndjej atmosferen e nje depresioni te rende social. Nuk them se ky vjen thjeshte nga ajo qe thithtaret e lopes se shtetit e quajne "ekzagjerim", dmth. nga qenia e shumices ne kushte qe jane nen nivelin minimal te jeteses. Pa dyshim ka nje shtresezim te tille ne kete depresion social, por vetem kjo nuk do ta shkaktonte ate, sikur vendi te dukej se ishte ne rruge zhvillimi. Depresioni thellohet, sepse vendi eshte pa drejtim, pa zhvillim te sigurt, cka i ka futur te gjithe ne stresin e nje perditshmerie pa te ardhme. Por edhe kjo shtrese e dyte, e perditshmerise pa te ardhme, nuk do te ishte e mjaftueshme per te shpjeguar depresionin e thelle social, sikur te mos ishte edhe nje element tjeter. Ky eshte elementi i te ndjerit pa fuqi per ta ndryshuar kete gjendje, sepse shoqeria eshte e shpartalluar moralisht - ndryshe vuan nga simundja e vetshkaterrimit te sistemit imunitar. Depresioni social i kesaj shoqerie mbi te gjitha do te thoja se vjen e merr simptomen me te rende nga perjetimi nga ana e njerezve e asaj qe thote Kanti, se "nese injorohet drejtesia, jeta ne kete bote nuk ka asnje vlere". Njerezit e shohin jeten e tyre, jo vetem ne varferi, jo vetem pa te ardhme, por perjetojne perdite zhvleresimin dhe helmimin e saj per shkak te padrejtesise qe buron nga maja e pushtetit e zbret deri poshte ku ka marredhenie te shqiptarit me shqiptarin e ku po zhduken dita-dites pikat e referimit moral.

    Ne nje vend normal, dmth. ne nje vend ku nuk injorohet drejtesia, do te mjaftonin vetem skandalet e fundit te Kryeministrit Fatos Nanos: ato lidhur me pasurine e tij, qe rezulton e tera e paligjeshme, per te shkaktuar nje tronditje. Ndoshta kriteri me i drejte per te matur normalitetin apo anormalitetin e nje shoqerie eshte pikerish injorimi ose mosinjorimi i drejtesise ne ate shoqeri. Ne nje vend, pra, ku do te kishte drejtesi ose, me thjeshte, njerez te drejte, po te kishte dale ajo qe i doli Nanos se fundi, menjehere do te tronditej i madh e i vogel dhe, nese ky do te ishte cmendur te mos jepte doreheqjen e t'i hapte rrugen drejtesise, atehere Parlamenti do te krijonte mocionin e mosbesimit per ta hequr. Dhe kete do ta benin deputetet e partise se tij, me se pari per te ruajtur moralitetin e tyre, por edhe per te ardhmen e vendit, me se dyti dhe te vete partise se tyre me se treti. Mirepo nje gje e tille as qe i shkon ndermend deputeteve tane socialiste ne kete vendin tone. Pse? Pergjigja eshte shume e thjeshte: sepse jane te gjithe si Nano, ne mos me keq. Nuk ka pergjigje tjeter. Ndaj akuzave kunder Nanos, gazeta e partise "Zeri i Popullit" nuk nxorri asnje pergjigje tjeter, vecse nje mal me akuza per ata qe akuzojne Nanon, te cilat thjeshte vertetonin se edhe akuzuesit e Nanos jane te paligjshem ne kete vend. Por kjo vecse e thellon degradimin. E thelluan socialistet kete degradim, edhe me votimin e fundit kur deshen te kalojne, duke vjedhur votat e shokeve te tyre qe mungonin, ligjin mbi demshperblimin e te burgosurve politike, nje ligj qe, ashtu si e kane hartuar, edhe pa vjedhjen e ketyre votave, deshmon rrenimin e tyre te pashprese moral.

    Me keto mendime ne koke, shoqeruar me idene se edhe i kam thene, edhe duhen rithene, u ktheva ne shtepi dhe u ula per te shkruar. Nuk di se cfare me beri t'i kthehem ndonje shkrimi te fillim vitit 1998. U befasova edhe vete me perseritjen e sterperseritjen qe u paskam bere disa gjerave qysh nga ajo kohe, por edhe me evoluimin e se keqes.

    Ne nje shkrim te fillimvitit 1998, paskam cituar nje raport mbi gjendjen ne Shqiperi, i botuar ne revisten "Eastern Europe Newletter" qe botohet ne Londer nen kujdestarine e Bashkimit Evropian. Ne raport flitet per "Nje Nano qe e humbet humorin kur pi" dhe qe shpejt mund te behet nje "diktator gjysem i intoksikuar"; nje Fino "gjithnje e me i majme"; nje Pashko "qe i eshte rikthyer pijes". "Asnje perparim per crrenjosjen e korrupsionit"."

    Tani nuk kemi me vetem nje diktator gjysem te intoksikuar, por kemi nje Parlament te intoksikuar. Tani nuk kemi me nje Fino gjithnje e me te majme, por kemi nje Parlament te tere qe kullon dhjame dhe shume Pashko qe i jane kthyer pijes dhe vetem pijes.

    Me tej, ne nje editorial te po asaj kohe mbi "shkerdhatokracine", qe rimerr nje artikull te Dritero Agollit me teme "Gjynahet e qeverise" shoh se paksam thene: "shkerdhatokracia... nenkupton pushtetin e atyre njerezve qe karakterizohen nga mungesa e idealeve, paturpesia per te genjyer, per ta dredhur e per te bere marifete, e kombinuar kjo me fodullekun dhe shikimin vetem te interesave personale. Ne jeten politike, kjo perkthehet me papergjegjshmeri, mungese karakteri dhe serioziteti ne raport me hallet dhe interesat e qytetareve."

    Qe nga 1998, kur kjo lloj qeverisje u pagezua me kete emer, kane rrjedhur shume ujra. Sot eshte loder kalamajsh ta quash shkerdhatokraci kete regjim. E per te matur shkallen dhe shpejtesine e degradimit te saj, te vjen ne kujtese fakti se doreheqja e Ilir Metes, dy vjet me pare, per nje numer shume me te vogel akuzash nga keto te sotmet, te duket si nje moment i koheve te arta ne politiken shqiptare persa i perket demokracise dhe pergjegjeshmerise.

    ...

    E lashe pergjysem shkrimin me idene t'ia dergoj apo te mos ia dergoj Alfred Pezes, kur mu shfaq ne televizor Fatos Nano ne Parlament, me nje analize te medias shqiptare. Ne momentin e pare thashe: kjo eshte ngjarje per te cilen qytetari qe takova ne rruge ka nevoje te degjoje nje koment opinionisti. Perqendrova vemendjen: Kryeministri po zberthente probleme te rendesishme, vertet: tere ate superstrukture mediatike qe na qenka krijuar ne sherbim te struktures se ekonomise se paligjeshme me burime te panjohura, por qe, paradoksalisht, drejtohet direkt ose indirekt nga kush? Pikerisht nga Fatos Nano dhe shteti i tij dhe shoket e tij. Prandaj, sa me shume fliste, aq me shume ndjeja se tangoja e Kryeministri, dy hapa para nje hap prapa, nuk me emociononte, nuk me vinte ta kendoja e ta kerceja e t'i beja analize e jehone, sepse ishte nje tango e degjuar dhe e sterdegjuar dhe steranalizuar, e kenduar e kercyer nje here, dy here ne KPD e Kongres e gjetke, duke e hedhur vendin dhe Partine Socialiste, me dy hapa para e nje hap prapa, gjithnje e me thelle ne gremine. Perndryshe, kjo eshte tangoja e shantazhit: mbylle gojen se une t'i di te gjitha, te ciles, ne kete skenen tone, sa absurde, aq edhe te ndotur, i vjen strofa kunderpergjigjese: te vertetat qe thone kengetaret e tjere per bemat e Kryeministrit. Dhe pastaj vjen lejtmotivi, rivendosja e paqes dhe harmonise me ndonje nderrim vendi ne thithat e lopes. E keshtu pa fund, gjersa lopa te bjere e shterur pertoke e t'i hyne pastaj t'i hane edhe mishin. E me sa po duket, kjo dite nuk eshte e larget.

    Shume vape, thashe me vete, dhe e lashe, po te doje Alfred Peza le t'i botoje keshtu keto mendime vape: te pambaruara dhe pa ate, qe aq shume e kerkojne shqiptaret, rrugezgjidhjen.

    -------

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Kot per kunj: pse shkruan Lubonja kur vete thote qe 'jane thene te gjitha'? Po na thote ndonje gje te re? A po! Po te thoshte "Qe Shqiptaret jane dele pa tru" do ishte me mire. Shikoni sa i lezetshem o muhabeti. Ka 15 vjet qe nuk eshte vene dore ne rregjistrat e gjendjes civile ndonse fondet kane qene atje. Kjo do te thote qe te dyja partite nuk jane te interesuara qe te vdekurit, te larguarit te mos votojne, dhe ata qe jane atje te votojne vetem nje here.

    Ndonese sipas nje studiuesi Kanadez(me te cilin do ha dreke neser), ne cdo zgjedhje te dyja palet shqepen duke manipuluar per hesapin e vet sa mund te thuash qe rezultantja eshte vertet ajo qe duhet te ishte sikur te mos kishte manipulim

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    studiuesi kanadez o qafir nuk mund te studioje dot zyrat e shqiperise.. se jan nje pale qe i kan celsat e tyre tash 70 vjet..

    nejse..

    Mbas tos lubonjes ne korrieri mberthen stilografnė e shkruan flak per flak dan klosi ..

    -----

    Karuseli intelektual

    Ardian Klosi

    Dje nė stendėn e gazetave lexova te “Korrieri” edhe fillimin e njė artikulli tė F. Lubonjės ku tregohej se si artikullshkruesin e kishte pyetur njė qytetar i thjeshtė “Pse nuk po na shkruan mė?”. F. Lubonja i ishte pėrgjigjur: “Po ē’tė shkruaj mė, i kam thėnė tė gjitha”. Nuk e lexova mė tej dhe s’do mend qė nuk e bleva as gazetėn, pasi nuk mund tė harxhosh 30 lekė pėr tė lexuar diēka nga dikush qė mendon se i ka thėnė tė gjitha.
    Para disa dekadash nė Zagori poeti K.Th.Spiri shkruante poezi erotike pėr njė femėr tė martuar e cila nuk iu dha asnjėherė, J.P. Vite mė vonė, njė hetues, pikėrisht bashkėshorti i J.P. merrte nė pyetje njė tė burgosur politik qė s’pranonte tė thoshte asnjė fjalė. I tėrbuar hetuesi i ulėriti: “Po pse s’flet, mor maskara?” “Ē’t’ju them, hapi gojė ky mė nė fund, juve jua ka thėnė tė gjitha K.Th. Spiri”.
    Kjo ndodhi mu kujtua pėr arsye se ndonjėherė, edhe kur mendojmė se i kemi thėnė tė gjitha, mund tė kemi thėnė shumėēka pėr njė femėr, a pėr njė mashkull, a pėr njė familje, por kurrsesi pėr njė shoqėri tė tėrė. Kėtė pretendim nuk mund ta ngremė edhe nė qoftė se zotėrojmė gjenialitetin e poetit tė pavdekshėm K.Th. Spiri.
    Pėrtej kėtij krahasimi dhe mėsimi, qė mund tė kishte qenė edhe i Jozef Shvejkut, ngacmon shumė tema e atyre qė quhen intelektualė shqiptarė (ku pėr fat tė keq shpesh mė fusin edhe mua) dhe vendndodhja e tyre sot. Shumė flitet pėr mėkatet, poshtėrsitė dhe paaftėsinė e politikanėve tanė, por shumė pak flitet pėr veset dhe paaftėsinė e atyre qė quhen intelektualė shqiptarė. Shumė shpesh e themi se politika jonė ka mbetur nė ngėrē, por rrallėherė se ngėrēi ka kapur edhe ata qė i quajnė a vetėquhen intelektualė.
    Jam marrė edhe mė parė me kėtė nocion, por shtrėngohem t’i kthehem sepse ka njė keqkuptim dhe keqkuptimi ėshtė i madh. Intelektual tek ne quhet pėrgjithėsisht dikush qė di njė gjuhė tė huaj. Po tė kalosh nga Tirana nė provincė nuk ėshtė e nevojshme as gjuha e huaj, mjafton tė kesh njė diplomė, bile edhe me kurs 6-mujor jurisprudence te Plepat quhesh i tillė. Kėshtu lexon se Sali Berisha u takuan nė Laē me 60 intelektualėt e qytetit dhe tė njėjtėn gjė bėri Fatos Nano nė Tepelenė me 54 tė vetėt.
    Ky ėshtė konceptimi vulgar i intelektualit, por ekziston edhe njė kuptim tjetėr, diēka mė elitar, sipas tė cilit intelektual ėshtė ai qė flet nė publik, nė Opinionet e B. Fevziut dhe Shqip me R. Xhungėn, qoftė edhe nė shtyllat e djathta tė “Shekullit”.
    Nė qoftė se e pranojmė kėtė tip si intelektual tė vėrtetė (ekziston bile edhe shprehja “ėshtė intelektual i kompletuar”), kemi thėnė... s’kemi thėnė asgjė.
    Nė tė vėrtetė keqkuptimi ėshtė ky: Nocioni i intelektualit si njė person i angazhuar, qė sheh mė tej se masa, bile mund tė bėhet forcė tėrheqėse drejt ndryshimeve tė mėdha nė histori, lindi nga disa figura disidentėsh tė Europės Lindore nė kohėn e luftės sė ftohtė. Shembujt e Solzhenicinit, Saharovit, Miēnikut, Havelit etj., njerėz me dije tė thella, por kryesorja, tė gatshėm pėr tė flijuar gjithēka pėr idetė e tyre, qė nuk kishin asnjėlloj frike nga qelitė e burgut, ushtruan njė magji tė jashtėzakonshme edhe mbi njė brez disi tė kulturuar pas 1990-s nė Shqipėri. Njė pjesė e kėtij brezi hyri nė politikė, ndėrsa pjesa tjetėr mbeti “intelektual”, duke iu gėzuar kėtij emri dhe lėvdatave qė merrte nga njerėzit e thjeshtė shqiptarė qė i kishin parė nė emisione lart e poshtė.
    E keni vėnė re se ashtu siē mund tė vazhdojė pa mbarim rrotullimin e tij kaps karuseli i politikės sonė nga Nano te Berisha dhe viceversa po ashtu vazhdon tė rrethsillet pa asnjė problem edhe karuseli i komenteve, analizave, opinioneve tė intelektualėve shqiptarė? Kjo do tė thotė se ky karusel i dytė nuk e dėmton aspak rrotullimin e karuselit tė parė, se nė thelb tė dyja palėt kanė gjetur njė modus vivendi, njė mėnyrė jetese dhe se e duan njėra-tjetrėn.
    E pra keqkuptimi ėshtė qė ndėrsa plejada e ish-disidentėve qė pėrmenda qe dikur e gatshme tė jepte gjithēka nė emėr tė ndryshimit nė shoqėri, intelektualėt tanė tė status quo-sė nuk janė tė gatshėm tė flijojnė asgjė, ata shajnė aq sa nuk humbin asnjė nga privilegjet e tyre (ē’ėshtė e drejta tė fituara me mund), ata bėrtasin pėr aq kohė sa zėri i tyre bie nė vesh tė shurdhėr. Ndonjėri thotė se i kanė vėnė bombė, por ai mbeti rast i veēuar.
    Nė tė vėrtetė sot fjala “intelektual” nuk do tė thotė mė asgjė. Sot ka ose specialistė ose diletantė dhe dashamirė, ose punėtorė ose dembelė dhe llafazanė. Nė Perėndim kjo fjalė ėshtė thuajse nė tė zhdukur; pėrgjegjėsja e intelektualit tė dikurshėm tė Lindjes kėtu ka qenė dhe ėshtė aktivisti i tė drejtave qytetare (p.sh. nė Gjermani Bürgerrechtler). E dimė qė nė shqip fjalė si “aktivist” ose “militant” kanė ngarkesė tė keqe socialiste, por kjo nuk mund tė jetė kurrėsesi alibi pėr tė quajturit intelektualė qė tė mos jenė nė asnjė rast aktivistė e asgjėkundi tė angazhuar pėr ta ndėrruar kėtė shoqėrinė tonė tė ndryshkur.
    Vetė e shoh si fyerje kur mė quajnė intelektual e ca mė keq, intelektual tė kompletuar. Do tė mė mjaftonte tė mė quanin punėtor tė fjalės, ose edhe vetėm njė diēka konkrete si pėrkthyes, a shkrimtar, a gjuhėtar.
    Kjo natyrisht nuk mė veēon nga qerthulli i ngėrēit qė pėrmenda. Por tė paktėn kam besim se kjo shoqėria jonė mund tė ndryshojė dhe duhet tė ndryshojė, po ashtu edhe besimin se s’ka pėr tė ndryshuar aspak nga talk-show-et televizive.
    Fillimi i artikullit tė Fatosit mė kujtoi edhe qėndrimin e tė quajturve intelektualė lidhur me ēėshtjen e importit tė plehrave. Mesa di unė nuk ėshtė prononcuar pėr kėtė temė qė po na merr frymėn prej javėsh. Ja pra qė qenka njė gjė qė s’e ka thėnė dhe kur do tė thotė ai, di tė thotė edhe mirė. E kam tė qartė se ka nė kėtė mes njė nyje qė s’e kapėrdin dot, njė sebep qė ma kanė pėrmendur edhe kolegė tė tjerė qė heshtin (dhe bėjnė sikur nuk e dinė qė malet me mbeturina po mblidhen dalėngadalė drejt Barit): Sebepi ėshtė qė nė kėtė luftė kundėr importit tė plehrave ėshtė angazhuar fort biznesmeni Koēo Kokėdhima, i cili paska njė projekt pėr depozitė plehrash prandaj lufton pėr interesa vetjake. Kjo ėshtė diēka e ngjashme si tė thoshin p.sh. intelektualėt anglezė para 60 vjetėsh, qė ne nuk marrim pjesė nė luftėn kundėr Hitlerit pasi prapa saj ėshtė industria e ēelikut anglez qė do tė thyejė Kruppin dhe Thyssenin. Natyrisht qė ajo industri dėshironte tė pėrfitonte nga shkatėrrimi i Gjermanisė! Po ėshtė e qartė qė Kokėdhima ka interesa! Ku ta gjejmė qė paska interesa dhe na ndihmon nė kėtė rezistencė ndaj aktit mė tė turpshėm qė i ėshtė bėrė kėtij vendi qysh nga 1990 e kėtej! Natyrisht qė do ta shfrytėzojmė atė dhe kėdo tjetėr nė pėrpjekjen tonė qė fėmijėt tanė tė mos rriten anė Kasharit me malet qė do tė na lėrė aty Nano, Beketi dhe gjithė xhonglerėt italianė tė plehrave.
    Po ta vini re, nė gjithė valėn e protestave qė pėrfshiu, ndėr tė tjera faqet e “Shekullit” nė javėt e kaluara, shkrimet mė tė forta vinin nga shqiptarė jashtė Shqipėrie. Ky ėshtė njė tregues i qartė qė tė quajturit intelektualė tanė, nuk se thjesht duan tė distancohen nga biznesmeni KK, por thjesht kanė frikė. Kanė frikė tė humbasin privilegjet e tyre tė fituara me aq mund.
    Kėto radhė nuk janė aspak kundėr njerėzve tė punės mendore, qė gabimisht sot quhen intelektualė. Pėrkundrazi janė pro atyre, pro tė gjithėve qė mendojnė se shoqėria jonė mundet dhe duhet tė ndryshojė, qė shoqėria jonė duhet tė pastrohet dalėngadalė nga klasa politike ekzistuese nė pushtet, pikėsėpari nga fryma e ndėnjur e Nanos dhe e Berishės. Dhe janė kundėr hipokrizisė sė atyre qė e komentojnė me cinizėm ēdo pėrpjekje tė protestės qytetare, duke dhėnė gjithė kohėn mend nga tribunat e analistėve. Do t’u sugjeroja tė ndaheshin publikisht nga cilėsimi “intelektualė” dhe ta quanin veten p.sh. “diplomatė”, meqė kaq vjet mėsuan tė mbijetojnė mjeshtėrisht midis lubive tė politikės sonė.

    TE JESH KUNDER PLEHRAVE ESHTE PATRIOTIKE DHE JO ANTI-ITALIANE

    Nga Dritan Prifti

    Politika e mbrapshte apo gazetaria e pjelle kesisoj, nga leximi i nje projekt-ligji te propozuar nga nje grup deputetesh pozite-opozite kunder importit te plehrave nga jashte vendit, sajoi qe ky projekt ligj qenka kunder investimeve italiane dhe amerikane ne Shqiperi. Keta sajuan se lufta kunder Italise dhe Amerikes kete rradhe po behet nga “aleanca Berisha – Meta” meqe disa deputete te pozites dhe disa te opozites kishin firmosur projekt-ligjin per ndalimin e importit te ketyre plehrave nga Italia apo dhe vende te tjera. Per hir te se vertetes une jam krenar qe jam firmetari i pare i nje projekt-ligji te tille qe do ta mbroje Shqiperine nga shnderrimi ne nje kosh plehrash te botes. Per hir te se vertetes une jam ne grupin e deputeteve qe perfaqesojne alternativen socialiste ndryshe brenda PS e cila udhehiqet nga Ilir Meta dhe qe ndryshe nga grupi parlamentar socialist ne teresi, kemi vendosur te mbrojme zgjedhesit tane dhe Shqiperine nga semundjet, mungesa e investimeve dhe shkaterrimi shpreses. As Ilir Meta dhe as Sali Berisha nuk e kane firmosur kete projekt-ligj, pavaresisht se po ta kishin firmosur do ti kishin bere nder vetes. Por per hir te se vertetes kete projekt-ligj e ka firmosur dhe Durim Hushi apo ndonje deputet tjeter socialist qe mbas thirrjeve publike pro-Nano ne kongresin e 6 te PS askush nuk e etiketon dot Metist apo Berishian. Kete projekt-ligj e kane kundershtuar hapur ministrat e qeverise Nano si Bashkim Fino, Ruka dhe Blushi pavaresisht se fillimisht e kane firmosur marveshjen me kompanine italiane per kete qellim. Edhe keta ministra jane Metiste apo Berishiane? Sigurisht qe te mbrosh nje ligj te tille nuk ka lidhje me Berishen, por me Shqiperine dhe aleancat e sajuara ne menyre te perditshme Meta-Berisha synojne te anashkalojne vemendjen nga fakti qe Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar jane vetem nje shtojce e nje kaste mafioze qe kerkon ta perdore Shqiperine per interesa te veta kriminale apo te eko-mafies nderkombetare. Shqiptaret tashme e kane mesuar faktin qe grupi parlamentar i PS nuk eshte dakord te bllokohet me ligj importi i plehrave. Shqiptaret e kane kuptuar se kush eshte i perfshire ne biznesin e importimit te plehrave dhe cilet xhepa mbushen nga ky biznes. Ata me vendimin e grupit parlamentar socialist dje morren nje shembull tjeter se cilat interesa komandojne segmente vendim-marrese te maxhorances socialiste. Jane keto interesa private apo kombetare? Sigurisht qe askush nuk mund te mburret per patriotizem kur punon per ta kthyer Shqiperine ne kosh plehrash. Cdokush me te drejte mund te pyese se cfare lidhje ka ky fakt kaq denoncues per PS me luften kunder investimeve italo-amerikane? Nuk mund te mbulohen te vertetat kriminale me akuza shterpe.
    Projekt-ligji qe propozuan me firme nje grup deputetesh kishte kete formulim te bere nga Levizja Mjaft dhe ekspert ligjor te parlamentit: “Ne Republiken e Shqiperise ndalohet importi i lendeve ose mbetjeve dhe cdo produkti tjeter i rrjedhur prej tyre me qellim perdorim si lende djegese apo menyra te tjera per prodhim energjie.” Komisioni i ligjeve aprovoi kete projekt-ligj duke hequr fjalen “lendeve” sepse mund te krijoheshin premisa per keqkuptim. Perfaqesues te propozuesit ishin ne komision dhe sqaruan dhe njehere ate qe gjithe shqiptaret e pane neper protestat popullore kunder plehrave se behet fjale vetem per bllokim te importit te plehrave dge jo lendeve djegese si nafta apo gazi, sic perpiqen te spekullojne deputetet apo gazetaret qe jane pro importit te plehrave. Ligji ekzistues bllokon importin e plehrave, por kontrata me kompanine italiane kerkonte shfrytezonte mundesine per import te plehrave per prodhim energjie. Per kete qellim shtesa e projekt-ligjit ndalon specifikisht kete lloj importi, dhe nuk ka asnje lidhje me importin e naftes apo gazit per prodhim energjie.
    Sot ne Kuvend mund te votohet kjo shtese ne ligj dhe gjithe deputetet tane kane dhe njehere shansin te identifikohen me partiotin apo anti-shqiptarin. Te gjithe kane dhe njehere shansin te tregojne nese e ardhmja e femijeve te tyre dhe vendit tone jane me te rendesishme se interesat e nje klani ekonomik brenda PS. Une e kam dhene voten time kunder importit te plehrave duke firmosur i pari kete projekt-ligj. Une kam protestuar paqesisht si qytetar duke dale ne proteste kunder ketij biznesi anti-shqiptar, dhe jam angazhuar seriozisht per te mbrojtur zgjedhesit e mi ne Mbrostar te Fierit nga i njejti fat si populli i Kasharit ne Tirane. Une do te vazhdoj te mos heq dore nga kjo detyre patriotike. Nuk me intereson nese ndonje gazete me quan anti-italian apo anti-amerikan. Para se te akuzojne te tjeret per lufte kunder investimeve te huaja, keto gazeta duhet te sqarojne se pse investimet me financim te huaj ne Shqiperi kane rene nga 19 miliard leke ne 2001 (qeveria Meta) ne 12 miliard leke ne 2003 (qeveria Nano). Keto gazeta te sqarojne pse investimet e huaja direkte kane rene nga 201 milion dollare ne 2001 ne 178 milion dollare ne 2003. Keto jane shifra zyrtare qe konfirmon Fondi Monetar Nderkombetar. Keto tregojne ne drite te diellit nese ishte qeveria Meta apo kjo Nano qe punon dhe mbeshtet me shume investimet e huaja ne Shqiperi. Sigurisht qe shifrat flasin vete, por ndonjehere eshte mire te flasim edhe ne qe kemi punuar per ti realizuar keto shifra. Kompania Amerikane General Electric ka ardhur per here te pare ne Shqiperi e ftuar nga une dhe ka bere dhe kerkuar te beje investime shume-milionshe me fondet e veta dhe jo te ndertoje trena elektrik pa tender dhe me para te taksapaguesve shqiptar. Edhe Lockhead Martin amerikan ka hyre ne Shqiperi ne qeverisjen Meta. Edhe investimet italiane kane qene me te larta ne ate periudhe. Ne nuk akuzojme askend per anti-italian, anti-amerikan apo ndonje anti tjeter, megjithese shifrat flasin qarte. Politika nuk behet mbi manipulime, spekullime faktesh apo mashtrime te paturp. Une dhe shume deputet te tjere jemi kunder importit te plehrave. Ne fakt ata qe jane pro importit te plehrave po e demtojne shume imazhin e investitoreve te ndershem italian ne Shqiperi duke shoqeruar kete imazh me biznese qe demtojne Shqiperine. Po ne perseri nuk po i akuzojme.

    08/07/2004

    -----

  4. #4

    shekulli

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    O Braro: po mire qe Dan Klosi a Tos Lubonja shkruajne se, helbete, atje jetojne...po neve ketej nga Dhiaspora pse na rruhet xhanem? Sinqerisht, nuk mundem ta justifkoj llogjikisht kohen qe shpenzoj ne ket 'mexhlis' te nderuar.
    nesje...

    Mire tha Tosi: te gjitha jane thene...mire e thote ene ai Mbreti Cifut ne librin e "Vajtimeve" (pjese e Dhjates te Vjeter) "NUK PASKA ASIGJO TE RE NEN KET DIELL OR DAJE".Qe ti biem shkurt muhabet: U cane keta 'te kenduarit' (Klosi etj etj) duke thene s'jemi vend normal, te ishte ndonje vend tjeter (zakonisht) europian keto gjona s'bonin vaki gjall ne bote, e terrci e verrci. Shqiptaret e Shqiperise or daj e kane festen sipas menderes...um fal... kaptines. Vendi eshte krejt normal...jane ata te dy qe s'jane. edhe une qe rri e vras mendjen kot e harxhoj minuta ketu me ju kur kom nji MBA per te mbaru e nji nuse me gjet.

    haram ma bofte zoti.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Haram ta bofte , mire MBA po nusen kush ta ka fajin qe s'e gjen

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mezi e gjeta temen me Tos Lubonj..

    ------------

    korrieri

    --

    Populli i te korruptuarve dhe populli shqiptar
    E Shtune, 12 Nentor 2005
    Nga Fatos LUBONJA

    Pandeli Majko mori persiper para dy ditesh te deklaroje ne emer te popullit, jo vetem te "popullit socialist" sic e quajne elektoratin e tyre, por te gjithe popullit se ky, populli shqiptar pra, nuk do t'ia dije se cilet jane pergjegjesit e katrahures se dritave, por thjeshte kerkon drita. Eshte popull i vuajtur i shkreti, i mesuar me abuzimet e politikaneve; nuk mundet ky popull kaq i papjekur, i korruptuar edhe vete, ta gezoje lluksin qe te kerkoje pergjegjesite morale dhe ligjore te baballareve te kombit, si Majko me shoke.

    Nderkaq, teksa Majko leshonte nje deklarate te tille, ne te njejten dite ne debatin ne Parlament nje deputet i ri socialist, Balla, ia perseriti ministrit Ruli oferten e kryesocialistit Rama per t'u dhene demokrateve eksperte socialiste te dritave - kuptohet me kusht qe keta te pranojne publikisht paaftesine e tyre, dmth, te ikin nje sahat e me pare nga pushteti. Do te ishte interesant sikur Berisha apo Ruli t'i pranonin keta eksperte, sepse te gjitha arsyetimet te cojne ne perfundimin, se ne kete rast, o do te provohej qe socialistet mashtrojne, ose qe ata nuk kane ndertuar institucione, por lidhje jashteinstitucionale me biznesin e prurjes se energjise? Megjithate kjo eshte nje ceshtje tjeter. Le te kthehemi tek deklaratat e siperpermendura te lidereve socialiste.

    Duket sheshit se socialistet jane ne krize udheheqesie: nderkohe qe Rama dhe Balla ia dedikojne papergjegjshmerisht mungesen e dritave papaftesise se demokrateve, me ane tjeter Majko me thirrjen e tij per lene menjane pergjegjesine le te kuptosh se te pakten gjysmen e saj e kane socialistet - cka e pranoi publikisht edhe udheheqesi i FRESH, Koja, madje e pranoi publikisht edhe ish-drejtori socialist i KESH-it Harasani ne "Opinion", i cili fajin kryesor per kete krize ia vuri nje avarie te madhe ne Vaun e Dejes qe ka ndodhur ne kohen e socialisteve.

    Deklaratat e Majkos, Kojes dhe Harasanit do te nenkuptonin te pakten qe socialistet te shuanin qirinjte e festes qe kane ndezur, te kerkonin pergjegjesite e tyre e te ndihmonin pa kushte e me perunjesi per zgjidhjen e krizes. Mirepo nuk po ndodh keshtu. Te dy krahet e PS jane ne unison kur vjen puna per te ndezur qirinjte e festes se territ ne Parlament. Si shpjegohet kjo? Kjo ka vetem nje shpjegim, qe mund ta japesh duke patur parasysh dy gjera, se pari se nuk ka njeri te popullit normal qe te mos kerkoje te dije se cilet jane pergjegjesit e te mos kerkoje denimin e tyre jo thjeshte per rastin ne fjale, por edhe sepse eshte tejet i lodhur me kete sistem pandeshkueshmerie kur nje grusht horrash e vjedhesish e mashtron e perdhunon perdite pa u hyre gjemb ne kembe dhe, se dyti, se nuk ka njeri me nje minimum inteligjence qe te mos nxjerre deduksionin se pergjegjesia kryesore per kete krize nuk ka mundesi te jete e demokrateve qe sapo erdhen ne pushtet. Shpjegimi pra eshte se si Rama edhe Majko nuk i ndezin qirinjte ne emer te popullit shqiptar, as te atij socialist, por ne emer te "popullit te te korruptuarve" dhe si Rama dhe Majko japin shenja te qarta se kjo opozite, as qe ka ndermend ta luftoje korrupsionin ne rradhet e veta, madje ka marre persiper te kunderten: te mbroje sistemin e korrupsionit.

    Mirepo, thene kjo qe thashe, vijme ne nje ceshtje tjeter shume delikate per momentin. Ky realitet dramatik dhe reaksionar i opozites sone e ben edhe me te komplikuar luften kunder korrupsionit. Rasti i krizes energjitike mund te sherbeje si nje metafore e problematikes se kesaj situate. Sipas nje fakti qe thuhet me ze jo fort te larte nje nga shkaqet e kesaj krize eshte edhe se qeveria nuk ka dashur te vazhdoje lidhjet e blerjes energji me nje kompani te cilen e ka akuzuar se ka futur ne xhepat e ish pushtetareve rryshfete te majme. Madje, sipas Harasanit, jane ulerimat e kesaj ish-opozite qe penguan ne gusht lidhjen e nje kontrate me kete kompani. Kjo nenkupton se qeveria ka prere urat me kete kompani partnere te socialisteve dhe perforcon dyshimin se "ekspertet" socialiste te dritave mund te jene ish-pushtetaret seksere qe kane mbajtur lidhjet jashteinstitucionale me kompanine dhe qe kane humbur tani fitimet. Dhe nuk eshte pa gjasa qe ne kuadrin e strategjise se reaksionit te sistemit te korrupsionit, puna te shkoje deri aty sa keta te deshirojne ta coje vendin ne kolaps per te rimarre pushtetin dhe rifituar perfitimet e humbura. Aq me teper kur ke parasysh se sistemi ka ne dore edhe shumicen e mediave ku po shohim nje ushtri gazetaresh te ulerijne per krizen e dritave pa hetuar per shkaktaret, te cahen per bllokimin e ndertimeve ne disa rruge, nderkohe qe as kane care koken te shqetesohen e te informojne, pse po hame pluhur e po masakrohemi ne rruget e hapura cprej kur nuk mbahet mend. Aq me teper, po ashtu, kur ke parasysh se njerezit me te kamur te vendit, ndertuesit, shumica edhe pronare te ketyre mediave, pasi nuk u kane lene femijeve as edhe nje pellembe vend per sheshe dhe vend lojrash atje ku banojne, po u kundervihen shembjeve te objekteve qe kane ndertuar pa leje ose me leje qe bien ndesh me ligjet me themelore te shtetit ne vendet qe cdo shoqeri i ka te shenjta - oborret e shkollave.

    Por nese eshte keshtu, sikurse me duket se eshte, kjo ngre edhe nje problem tjeter po kaq themelor per momentin: a ka qeveria nje projekt te qarte ne luften kunder korrupsionit apo lufta kunder tij behet ne menyre pasionante, duke goditur atje ketu pa strategji, pa rradhe te studiuar veprimesh dhe pa mbeshtetjet e duhuara ose, edhe me keq akoma, me synime te tjera nga lufta e vertete kunder korrupsionit? Tashme eshte e qarte se kanceri i korrupsionit nuk eshte me ne fazen fillestare, por eshte ne fazen e metastazave. Ay ka leshuar metastaza gjithandej, ka kapur cdo institucion me ne krye opoziten, prandaj dhe lufta kunder tij eshte shume me e veshtire dhe me e komplikuar. Kur shtrohet problemi i luftes kunder tij duhet patur parasysh nje parim baze i kirurgjise: operimi duhet bere me synimin qe trupi te shpetoje, jo te vdese. Po ashtu nje operim i tille nuk behet dot nga nje njeri i vetem, por ka nevoje per ekip te koordinuar. Rasti i krizes energjitike eshte ay me elokuenti per te ilustruar se lufta ndaj te keqes mund te shkaktoje deme me te medha se vete e keqja nese nuk behet si duhet. Nese qeveria ka refuzuar bashkepunimin me kompanine ne fjale pasi ka te dhena se ajo ka pasur lidhje korruptive me Nanon apo te tijte do te duhej te ishin siguruar burimet e tjera energjitike perpara se te goditej kjo lidhje. Aq me teper po te kesh parasysh se populli, viktime e korrupsionit, per shkak te mosbesimit te thelle qe ka trasheguar ndaj politikaneve, e ka ende te veshtire te besoje se lufta kunder korrupsionit ka dhe do te kete gjithhere synime te mbara dhe jo te mbrapshta, qe do ta bente, keshtu, te gatshem per sakrifica qe me ne fund do ta nxirrnin ne drite.

    Si perfundim, ne baze te parimit se cdo e keqe e ka nje te mire, le te shpresojme se terri i sotem i dritave, qe nuk ka te beje vetem me krizen e energjise, por edhe me ceshtjet e zhvillimit normal te ekonomise dhe te demokracise ne vend, ashtu sikurse ne pergjithesi momentet e krizave te forta, do te ndihmoje te ndricohet e te marre rruge per mbare ky konflikt i shemtuar midis popullit te te korruptuarve dhe popullit te shumevuajtur shqiptar.

    ------

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Percartjet televizive te Berishes
    E Shtune, 12 Nentor 2005
    Nga Mustafa NANO

    Protagonizmi televiziv e publik i Berishes eshte rendom i shfrenuar, furacak, i palatuar, demagogjik, i ngarkuar me nje emfaze bezdisese e me nje bataré cilesoresh te shkalles siperore. Ka ndonje moment sidoqofte, kur protagonizmi i tij eshte me i pashijshem se sa kaq. Eshte fjala vjen momenti kur ai kthehet kinse ngadhnjimtar nga vizitat rutinore te kryera jashte Shqiperise e kur mezi pret te ballafaqohet me kamerat televizive, te cilat e presin prej pesembedhjete vitesh ne aeroportin e shpifur te Rinasit. Eshte momenti pra, kur ai ze te replikoje vetveten deri ne merzi, duke shpjeguar e interpretuar detaje te qena e te paqena me tone kotesisht triumfaliste e me nje zell prej marroku. Ne keto raste ngjan me nje nxenes qe mezi nxe, i cili perpiqet te recitoje me nje fryme leksionin e mesuar permendesh: "Vizita ishte e shkelqyer dhe e suksesshme, takova x-in, y-in, z-en, me thane keshtu, u thashe ashtu, u shpjegova cfare po ben qeveria, me mirekuptuan ne gjithcka, premtuan se do te me mbeshtesin, i ftova te vizitojne Shqiperine, me dhane fjalen se do te vijne sa me shpejt, ata jane miq te medhenj te Shqiperise, etj, etj".

    Ne calltisjet e veta televizive ka raste, kur Berisha duket shejtan, kur raste te tjera kur duket shejtan-budalla, por ne kete rast duket thjesht budalla. Eshte i vetmi politikan europian qe komenton ne menyre orgazmatike cdo palo vizite te bere jashte kufirit. Ja disa fragmente nga seria e djeshme e filmit me titull "Berisha rikthehet ne Shqiperi": "Sot ne dreke pata nje audience te shkelqyer me Papa Benediktin e XVI ... kerkova ndihmen e tij e te Vatikanit ... sikunder e ftova Papen Benedikti i XVI per nje vizite zyrtare ne Shqiperi ... mund t'u them se bisedimet u karakterizuan nga nje mirekuptim i shkelqyer ... u impresionova nga ndjenjat thellesisht miqesore te Atit te shenjte ndaj shqiptareve ... u largova shume i kenaqur nga ky takim ... takova kardinalin Sodano ... e garantova ... me garantoi".

    Dhe kete percartje te pakuptimte e kishin botuar te gjitha te perditshmet e djeshme. E kishin botuar te plote. Germe per germe. Aferim u qofte!

    © Copyright 2001-2004 Korrieri. Te gjitha te drejtat e rezervuara. Termat e perdorimit Powered By WebPhotoPro

  9. #9
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    ... edhe une qe rri e vras mendjen kot e harxhoj minuta ketu me ju kur kom nji MBA per te mbaru e nji nuse me gjet.

    haram ma bofte zoti.

    Hej, po ja mbase MBA e ben ne shkolle dhe nusja te gejen ty ketu ne forum me keto qe shkruan...ku i dihet

    P.S. Mos te ta beje harram thuaj, se pastaj te vete jabana edhe forumi edhe nusja

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqense ne kete Teme kam postuar shkrime te Fatos Lubonjes.. gjej rastin po ketu ta ngushellojme (edhe se nuk na lexon) Tos Lubonjen per humbjen e Babes se tij z. Todi Lubonja.. qe u nda sot nga Jeta..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    ....

    100 ditet dhe dy linjat ne PD

    E Shtune, 24 Dhjetor 2005

    Nga Fatos LUBONJA

    Duke lexuar akuzat e socialistit Petro Kocit se ministri aktual i Brendshem, demokrati Olldashi, ka pasur komisionere njerez te inkriminuar, te cilet e kane ndihmuar ne betejen e tij elektorale kunder ish- ministrit socialist Duka, te cilin Berisha e ka cilesuar "Duka i krimit", nuk mund te mos mendosh, pertej vertetesise apo pavertetesise se ketyre akuzave, per nje fenomen qe ka karakterizuar politiken shqiptare qe nga fillimi i ketij tranzicioni dhe qe sot vazhdon te mbetet rreziku me i madh per vendin. E kam fjalen per rrezikun qe lufta per pushtet midis dy partive kryesore te zhvillohet duke pasur te dyja ne prapavije politiken klienteliste, ku nje peshe te madhe zene njerezit e krimit, ekonomia informale dhe "te forte" gjithfaresoj, te cilet, nga ana e tyre, determinojne vendimet dhe sjelljet e politikaneve. Pikerisht kjo ka bere qe ne vend te sundoje nje sistem ku struktura ekonomike informale dhe kriminale determinon nje superstrukture (politike, te drejtesise, mediatike etj.) ne sherbim te saj ose me fjale te tjera, shteti i kapur nga mafia.

    Per kedo qe kerkon te shohe realitetin ne sy nuk ka dyshim se PD-ja zor se do t'i kishte fituar zgjedhjet elektorale pa pasur edhe mbeshtetjen e nje kategorie qe kete mbeshtetje nuk ia dha per ate se po premtonte vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, por sepse, me marrjen e pushtetit, do te mund te kishte ato perfitime qe deri dje i kane pasur disa prapavija krimi e ekonomie informale te PS-se, (ashtu sikurse nuk ka dyshim se nje pjese e kesaj prapavije socialiste ka filluar te kepute lidhjet e vjetra per te krijuar lidhje me pushtetin e ri.)

    Por, nga ana tjeter, nuk ka as me te voglin dyshim se PD-ja nuk do t'i fitonte kurre zgjedhjet sikur gara e saj me PS te ishte thjeshte dhe vetem gare midis dy prapavijash te tilla. Madje eshte e sigurte se PD-ja i fitoi zgjedhjet, pikerisht sepse shumica e shqiptareve besoi se pasi te vinte ne pushtet do te luftonte baronet e krimit dhe se PS-ja, ndonese i kishte shume me te forta prapavijat e krimit, i humbi ato mu per shkak te tyre. Le te kujtojme se perzgjedhja e kandidateve per deputet te PD-se, ndryshe nga te PS-se, u be duke perjashtuar maksimalisht futjen ne listat e kandidateve per deputete te personave te dyshimte persa i perket pasurise dhe pasurimit.

    Pas 100 ditesh te PD ne pushtet mund te besh vleresime pozitive dhe negative per qeverine aktuale dhe mazhorancen parlamentare, ne gjithfare aspektesh, por thelbesor mbetet vleresimi i asaj qe shprehen votuesit pro PD-se (dhe LSI-se) me 3 korrik: sa eshte realizuar vota e shqiptareve per te filluar nje proces te vendosjes se shteti ligjor ne Shqiperi, te clirimit te shtetit prej kapjes nga mafia?

    Ne kete aspekt, sot pas 100 ditesh mund te thuash se ne PD jane ravijezuar dukshem dy rryma qe bashkejetojne ne kundershti me njera-tjetren, por ende pa konflikt te hapur me njera-tjetren dhe pa nje perspektive te qarte se cila do te fitoje. Njera rryme eshte ajo qe kerkon te qendroje konsekuente persa i perket premtimeve te dhena per instalimin e shtetit ligjor ne Shqiperi, lidhur kjo kryesisht me linjen e luftes kunder korrupsionit. Nuk mungojne akte te ndryshme qe e shprehin kete. Garanti kryesor i kesaj linje duket se eshte Berisha me mitin e tij si njeri i pakorruptueshem materialisht. Nuk mungojne gjithashtu edhe sinjale te qarta politike qe i jane dhene institucioneve qe duhet te jene ne balle te kesaj lufte.

    Rryma tjeter eshte ajo qe kerkon te konkurroje ate qe bene socialistet duke tentuar te marre si te thuash ne dore makinen e korrupsionit nepermjet krijimit te kembeve te tjera te saj te lidhura me PD-ne, keputjen e kembeve te pashkulshme nga PS-ja si dhe perpjekjen per kalimin nga krahu i PD-se te nje numri kembesh me fleksibile. Nuk mungojne gjithashtu shenja te dukshme te ekzistences se kesaj rryme.

    Nuk mund te mungoje midis ketyre dy rrymave edhe nje kategori, e cila do te orientohet nga ajo qe do te mbizoteroje.

    Problemi eshte se nga ballafaqimi dhe fitorja e njeres prej ketyre dy rrymave ne PD do te varen edhe fatet e vendit per nje kohe jo te shkurter, madje edhe tendenca per nga do te shkoje vendi, per me mire apo per me keq. Dhe rreziku i fitores se rrymes qe kerkon ruajtjen e linjes se vjeter eshte shume i madh. Vecanerisht po te kesh parasysh se jashte asaj pjese te PD-se qe kerkon vendosjen e shtetit ligjor ekziston nje teresi aktoresh politike, ekonomike, te administrates e mediatike, me ne krye fatkeqesisht opoziten socialiste, tejet te infektuar nga sistemi i korrupsionit, qe nuk kane asnje interes qe vendi te futet ne shinat e ligjit, sepse kjo do te thoshte falimentim e deshtim per shumicen e tyre. Ketyre i duhet shtuar edhe rryma brenda PD-se, qe qysh para zgjedhjeve fitoren e shihte si nje mundesi "shperndarjeje" me "te drejte" te perfitimeve qe sjell krimi ekonomik, te cilen ("shperndarje") socialistet e kishin kthyer thuajse teresisht ne favor te tyre. Nuk ka pike dyshimi gjithashtu se kultura politike e shumices se PD-isteve nuk mund te ndryshoje nga ajo e socialisteve,- si shqiptare te mire qe jane te dy palet,- sipas se ciles (kulture) hyrja ne politike shihet thjesht dhe vetem si mjet perfitimi personal dhe kaq. Nuk mungon edhe nje pjese, besoj me e vogel, qe thjesht nuk ka besim tek suksesi apo efikasiteti i rrymes se "puritaneve" pa "mbeshtetjen" e segmenteve te se dytes.

    Per te hedhur pak drite ne favor te atyre qe luftojne qe vendi te ece perpara dhe jo te degradoje edhe me tej, mendoj se PD duhet te ndergjegjesohet se zgjedhja e linjes se ruajtjes se sistemit te korrupsionit do te thote deshtim i garantuar i saj, jo vetem ne kuptimin e misionit historik te premtuar per ta kthyer politiken nga grabitje te njerezve ne sherbim ndaj tyre, por edhe ne kuptimin e thjeshte te mbijeteses ne pushtet.

    Se pari, duhen ndergjegjesuar ata qe mendojne se mund te behen te dyja, edhe ca pune te mira, edhe perfitimet e paligjeshme. Nuk ka mjet me te mire per ndergjegjesimin e tyre sesa ftesa qe te kene parasysh eksperiencen e socialisteve. Ajo eksperience provoi se filozofia e berjes se te dyjave degjeneroi shume shpejt ne favor te grabitjes, duke e cuar vendin nga korrupsioni i thjeshte i politikaneve ne kapjen e shtetit nga mafia. Shkaku eshte shume i qarte: politika si sherbim dhe politika si mashtrim dhe vjedhje jane dy principe qe perjashtojne njeri- tjetrin, qe nuk mund te bashkejetojne me njeri- tjetrin. Nuk mund te bashkejetojne me njeri- tjetrin edhe bashkepunimi me mafien, edhe vendosja e shtetit ligjor. Me kete nuk dua te them se nje shoqeri ose mund te jete krejtesisht e paster ose krejtesisht e korruptuar; as se pastrimi duhet bere me cdo cmim, edhe kercenimin e lirise. Asnjehere te mos harrojme parabolen e Krishtit me ate bujkun qe kerkonte te pastronte totalisht fushen me grure nga egjra dhe, duke shkulur tere egjren, prishi edhe grurin. Por, nga ana tjeter, duhet te jemi te qarte se nuk mund te ndertohet dot nje shoqeri ku te kene legjitimitet, madje te bashkohen tek i njejti individ, si njeriu i ndershem edhe vjedhesi, sikurse tentuan ta bejne thuajse hapur fare socialistet me ne krye Nanon dhe Ramen, duke instaluar per kete edhe sistemin e pandeshkueshmerise per politikanet. Te gjithe e dine parullen qe u hap ne kohen e socialisteve: te gjithe vjedhin, por ky/ keta te pakten bejne edhe ca pune. Kjo rezultoi katastrofike, sepse bari i keq i vjedhjes pati nje efekt katastrofik ne nje fushe ku gruri sapo ishte mbjelle.

    Se dyti, duhen ndergjegjesuar ata qe thjesht mendojne te konkurrojne socialistet ne ngarjen e makines qe kane krijuar. Ka edhe me shume argumente per t'i bindur ata se deshtimin e kane te sigurte. Po mundohem te rreshtoj vetem disa prej tyre:

    - PD-ja nuk mund ta fitoje dot kete konkurrence per aresye se nuk mund t'i munde socialistet ne ngarjen e nje makine qe e kane ndertuar ata, te ciles i'a dine tere marifetet, pikat ku duhet "grasatuar" e ku i duhet hedhur vaj etj, etj.

    - Sistemi i ekonomise spekulative informale, i bazuar ne abuzimin mbi pronen publike nepermjet privatizimeve e lejeve abuzive te ndertimit, kontrabandes e krijimit te mundesive te futjes ne qarkulim te parase se piset, te trafiqeve gjithfareshe eshte ne kurben e vet renese dhe jo ngjitese sic ishte ne kohen e socialisteve.

    - Berisha si tipologji politikani mund te kete dhjetra te meta e veti, por kurrsesi nuk mund te kete vetine apo te meten e paturpersise proverbiale tashme te Nanos dhe Rames per te mashtruar e per te hyre ne afera korruptive me kedo dhe per te shitur e blere gjithshka, vecanerisht mediat.

    - Se fundi, nuk duhet te harrojme se karta e vetme qe e solli PD ne pushtet eshte ajo e premtimit ne luften kunder korrupsionit. Ne rast se do te jepen shenjat e para se kjo ka rene, atehere njerezit do t'i pushtoje nje zhgenjim i madh qe do te kete efekte dramatike per kredibilitetin e saj.

    -------

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  2. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  3. 1 nga qindra Plenumet kokmish-ngrenese..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 05:13
  4. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52
  5. Koko kokodhima dhe Lubonja
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •