E hodhe monedhen ?
Po ajrin si e perzieve?
Ti zgjodhe kuajt e bardhe te me ndjekesh.
Me mbylle ne torrat e zeza te pritjes.
Ato jane te tejdukshme.
U bene te tilla nga tundja e ajrit
prej frymen tende dhe
aromes se endrres se pardjeshme.
Une di t'i lexoj largesite.
Kam marre nje cmim per kete.
Mund ta ndaje me ty , meqe askush nuk e di.
Meqe askujt s'guxoj t'ia them.
Ty po ta them, pa guxuar.
Kuajt e tu fluturojne.
Edhe tejdukshmeria kaleron.
Mbi nje enderr qe dua ta shoh.
Ne nje enderr qe dua te te kem.
Ti s'me le as te enderroj
Me genjen me kuaj te bardhe te drunjte-loje serioze.
Pres e pres duke toritur gjumin.
Thone se ; Ne gjume je i pergjysem me vdekjen.
Ben mire qe nuk fle.
(qe nuk fleme).
Ata qe pine kafe, duhan e pagjumesi te perzier me merzi,
thone; se mund te vdesin shpejt.
Epo te vdekshem se te vdekshem ,
pse nuk flasim te pakten.
Te pakten e te paktes, le te mendojme per njeri tjetrin.
Edhe mendimet mjaftojne per te zvogluar boten.
Boten sa nje grusht.
E di ku je ti tani ne grushtin tim- bote?
Ne kurriz te gishtit te vogel,
majen e te cilit e kafshoj pas cdo letre qe te nis."
Kafshohem... jo prej pendimit, por se...
here me duket se thashe shume e teper
e here me duket se nuk i thashe te gjitha ato qe desha te te them.
ose qe ti deshe .
Krijoni Kontakt