Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 147
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Mesazh Privat

    E hodhe monedhen ?
    Po ajrin si e perzieve?
    Ti zgjodhe kuajt e bardhe te me ndjekesh.
    Me mbylle ne torrat e zeza te pritjes.
    Ato jane te tejdukshme.
    U bene te tilla nga tundja e ajrit
    prej frymen tende dhe
    aromes se endrres se pardjeshme.
    Une di t'i lexoj largesite.
    Kam marre nje cmim per kete.
    Mund ta ndaje me ty , meqe askush nuk e di.
    Meqe askujt s'guxoj t'ia them.
    Ty po ta them, pa guxuar.
    Kuajt e tu fluturojne.
    Edhe tejdukshmeria kaleron.
    Mbi nje enderr qe dua ta shoh.
    Ne nje enderr qe dua te te kem.
    Ti s'me le as te enderroj
    Me genjen me kuaj te bardhe te drunjte-loje serioze.
    Pres e pres duke toritur gjumin.
    Thone se ; Ne gjume je i pergjysem me vdekjen.
    Ben mire qe nuk fle.
    (qe nuk fleme).
    Ata qe pine kafe, duhan e pagjumesi te perzier me merzi,
    thone; se mund te vdesin shpejt.
    Epo te vdekshem se te vdekshem ,
    pse nuk flasim te pakten.
    Te pakten e te paktes, le te mendojme per njeri tjetrin.
    Edhe mendimet mjaftojne per te zvogluar boten.
    Boten sa nje grusht.
    E di ku je ti tani ne grushtin tim- bote?
    Ne kurriz te gishtit te vogel,
    majen e te cilit e kafshoj pas cdo letre qe te nis."
    Kafshohem... jo prej pendimit, por se...
    here me duket se thashe shume e teper
    e here me duket se nuk i thashe te gjitha ato qe desha te te them.
    ose qe ti deshe .

  2. #2
    ... Dhe ..., mbetem, (ashtu sic u shprehe) - Une, Ti edhe ... Tymi!!!

  3. #3
    Monedha eshte dyaneshe
    Kemi rene ne ane te ndryshme
    Elefantet qe mbajne boten do te nis
    ndoshta te nxjerrin nga rrokada e ngujimit
    Mbretereshe e zeze
    akoma nuk e kupton se levizesh shpejt?
    edhe bota eshte monedhe
    e hedh, e pret gjygjtari
    e na ndan vendet, figurat
    nuk di ne eshte loje a lufte
    mendimtare te rreshkur
    si peshq te thare ne tym
    a boksiere ne ring
    a femije qe lozin ne oren e mesimit me tanke
    Ne pushim me fanitesh ti si stjuardese
    me paralajmeron raundin e dyte...
    Te bardha ditet, te zeza netet
    jetojme ne ane te ndryshme te botes
    ne kembe ti, kokeposhte une
    jaz e turre, knock out,sheh,xing,
    "Sa e bukur ka dale nusja!"
    Nusen nuk e ka pare askush
    Supet i tunden e dridhen ne denese
    vello resh, duvak gazetash
    Dhendrri eshte ngujuar ne kulle
    Oficer e akoma me uniforme e spaleta...
    Prape do flasim per Doruntinen?
    Une ne lufte nuk kam qene kurre
    Lufta po tek une, apo eshte loje
    Me dergo nje dite,te jap nje nate
    e takohemi ne mes mbase
    ne muzg a agim, pra ne gri
    do me njohesh nga tymi qe nxjerr
    Dragua i pagjume me cigare ne buze
    dukem ca serioz po nuk jam mbreti prej druri
    ushtar i thjeshte, here kronikan,here klloun
    me kompas ne dore te shoh ne enderr
    tek mat largesite e arave te gjumit
    kur zgjohesh ti bie edhe une
    e monedha e botes rrotullohet akoma ne ajer
    shah mat, shqiponja kerkon te fluturoje akoma
    ndersa shifrat i kane lidhur kembet
    ashtu sic me rendohet edhe mua koka
    te lodhshme jane cmimet,kurorat
    dafine, gjethe ullinjsh,apo rubine
    peshqire te lagur na duhen
    caj,regjim shtrati e ca aspirina
    natyrisht qe do te vdesim shpejt
    e ndoshta vdesim bashke ne te njejtin cast
    Mos thuaj jo, gjera te tilla ndodhin
    e fluturojme bashke ne tunel
    si monedha qe akoma ne ajer luhatet
    shqiponje me peshqir te lagur ne koke...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 04-07-2004 mė 05:38

  4. #4
    Po pres te zgjohesh
    Ndoshta gjej burimin e Drinit
    e le enderren tende pa uje...
    Ne zall do perpelitesh pastaj
    ndersa une mbytem
    ti, peshk ne te thate
    une, Noe ne gjume...

    Kam futur nje kafaz ne akuarium
    kafe me qumesht
    (au lait thone francezet)
    Nuk kam te bej fare me shpezet
    gardalina a papagaj qofshin
    merlucet,krapet,peshqit kineze
    korbat,pulat,krokodilet,levreket
    evolucioni nuk me intereson

    une dua te thur vargje me sende
    natyra te qeta me ndonje veze syze
    e ha dhe mishin e derrit,bretkocat
    e lopen e shenjte rrugeve te Kalkutes
    kryqet qe mbani ju ne qafe,gjysmehenat
    ylli i davidit apo pesecepesh qofte
    vicat e arte apo statujat e Enverit
    kali i skenderbeut apo vjershat e Mjedes
    jane per mua vec mish, hajmali e bronx

    Mure,ura,rruge,qeli,pranga apo unaza
    kepuce,doreza,pallto,bicikleta,pc
    shifra,perqindje,pershendetje te thata
    dyer,pagjumesi,ilace,birre,berbere...
    po te vazhdoj do biesh prape ne gjume
    po e le me mire e ndez nje cigare tjeter..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    Mace te lumt sa bukur shkruan. Te uroi gjithere te na e freskosh forumin me shkrimet e tua . Je talente, rrall qe kam lexuar. Knaqem kur i lexoi vargjet e tua e sidomos keto te fundit"Mesazh privat"

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    A te pata thene
    ......................dikur,
    ............................atehere,
    ......................................tani?!


    ***
    Mundohem dhe mundem ta kontrolloj
    mungesen time ne ty,
    nepermjet mugeses tende ne mua!
    Kjo parashikon ate qe na lidh- ndasisht
    dhe qe nese nuk eshte rrezik, si rreziku eshte.
    Keshtu ngaqe ne , as nuk mund
    ta kemi njeri tjetrin
    as nuk mund ta humbasim.
    Ne vetem mund te krijohemi
    e te zhbehemi njekohesisht ne te njejten kohe
    brenda secilit.
    Ti ke bere dicka ne , me unin tim
    ma ke cunguar, m'i ke rremebyer kuptimin
    atehere kur
    E kisha varur vigjilencen ne gozhden bindje
    se ti s'kishe si te ishe....
    ...
    Tani... sado qe iki duke ma matur ti largesine
    me mall'
    behesh ne njefare kuptimi, kuptimi im.
    Genjehem ,me mire keshtu e lire prej kuptimit dhe unit
    ...
    I vjen fundi bukurise se tortures
    bukurise se boshit
    bukurise se lirise.
    Behem gati te te vras...!
    Po ti as i vrare-vdekur nukdoma kthesh ate
    qe me more.
    ndryshoj mendje
    vendos te te le gjalle per hakmarrje.
    te te torturoje njesoj mungesa e kuptimit tend
    qe ta mora une , ne te njejten kohe
    kur nuk i kuptuam gropat qe i shkaktuam njeri tjetrit
    Dhe ne mungohemi tashme pergjithmone
    mungohemi edhe kur jemi duke e c'mallur
    Mungohemi edhe te perqafuar
    (kur te perqafohemi).
    ...Nese vendosim te rrime bashke
    Nese do te durohemi te rrime bashke
    thjesht do mashtrohemi ndryshe
    e do te mungohemi njesoj.
    ....
    Tashme asgje ndreqet (po qe se eshte prishur)
    asgje nuk zhbehet(po qe se eshte bere)
    Eshte si fatkeqesia me mire
    .......................e prap fatkeqesi.
    ...
    Mendja ime , flet nje gjuhe
    pervec atyre te gjithave.
    Edhe po ta bej te zeshme
    askush s'me pergjigjet
    vec teje!
    Kjo eshte fatmiresi e keqe!
    Po eshte fatmiresi!
    ....
    Ne fund te shtegut te tregoj
    se kam dashur te te vras
    Vritme!
    Edhe ti hakmerresh duke me lene gjalle
    Kuptimet tona , po ti kembejme serish
    jane bere mungesa!
    ....
    Ndryshimi midis njellojshmerise tone
    eshte;
    Une te urrej persos'shmerisht
    urrejtja e persosur eshte fillimi i dashurise.
    Ndersa ti me do keshtu
    dhe deri ku fillon urrejtja!
    ...
    kuptimet tona nuk jane
    ndjenja te thjeshta
    jane MUNGESA!
    ....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    o sa me pelqeu kjo e poezi e fundit . Je poete eliiiiiiiiiiiiiiii, te lumt .

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***

    Lulja lėndohet nga ai
    qė i jep jetė, Dielli.
    Zambaku mė i bardhė i kopshtit
    zbradhet torturueshėm
    nga bleta e radhės...
    Pema nė krye tė rrugės
    ka mė shumė gjethe tė thata
    se sythė.
    Tjetra atje nė fund
    ėshtė thyer krahėsh
    prej peshės sė vet.
    Lumturia nuk kalon as nė kopshtin
    mė tė pafajshėm tė botės.
    ...
    Ndėrsa...
    unė vuaj lumturinė e tė jetuarit vdekshėm
    edhe pėr pak kohė....
    Duke u penduar pėr faje qė nuk i kam bėrė!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    (DO MOS DO SH'MERI)

    Prej mėngjesit ne mbrėmje,
    dita m'a rrit nevojėn pėr
    tė tė patur...
    deri nė domosdoshmėri!
    Mė mban peng mundėsia
    qė nuk e kam, tė tė kem!!!

    Prej mbrėmjes nė mėngjes,
    nata mė rrit tė vertetėn
    e dyshimtė.
    Nuk fle, ėndėrroj tė vdes
    si tė mos kisha qėnė!

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pėrfektėsia e gabimit tim ėshtė,
    nė mos reshtjen sė dashuruari
    tė njėjtėn zemėr
    qė mė ka pėrjashtuar
    prej pėrkėdheljeve!
    (!!!)

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimi privat ne Shqiperi.
    Nga AIPR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 21:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  4. mesazh privat (hahaha)
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-07-2002, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •