NGRIHET SIPARI I FESTIVALIT TE VENEZIAS 2004
ROMA - "Ky nuk eshte nje "superLokarno", nje "superTorino" ose nje "superRoterdam", kjo eshte Mostra nderkombetare e kinemase se Venecias, nje moster e firmave te medha qe nuk lajmeron me per te zbuluar talente te reja": Marko Muller kesisoj foli ne te 61-tin edicion te kinemase se Venecias, e para e drejtuar prej tij, dhe e paraqitur ne Hotel Ekselzior te Romes se bashku me presidentin e Bienales, Davide Croff. Dejtori i ri foli pa rezerva, me entuziazem: "Do te sjellim ne Venecia filmat me te medhenj te vitit" siguroi ai.
Debutojne kartonat
Filmi i animuar nga Mostra e Venecias nuk ka qene pare kurre keshtu, kaq i pranishem, por kete vit, perkundrazi, do te kete nje bum te kartonave te animuar. Ne konkurs gjendet edhe mjeshtri i animacionit, japonezi Miyazaki (La cittą incantata), qe ne ne te parin festival boteror paraqet "Hoel's moving castle". Steven Spielberg, qe tashme i ben homazh Venecias me filmin e hapjes "The Terminal" me Tom Hanks, i ka dhene drejtorit Muller per boterorin e pare "Shark tale", filmin Dreameorks, drejtuar nga Viktoria Jenson dhe Bibo Bergeron me zerat e De Niro, Zelleeger, Jolie dhe Scorsese, qe do te shihet ne sheshin San Marko si nje ngjarje e veēante. Ne mbyllje nga Japonia do te mberrije Steamboy e Otomo Katsuhiro, historia e nje gare mes dy shkencetareve te ēmendur per te ndertuar arme vrasese per te shkaterruar Londren ne fund te viteve 800 (jashte konkursit).
Italianet- Duke pershkuar filmat italiane jane tre te tille ne konkurs: "Ēelsat e shtepise", i Gianni Amelios, "Te punosh me ngadalesi" i Guido Chiesa dhe "Ti je ngado" i Michele Placido. Tre filma te tjere do ta paraqesin Italine jashte konkursit: "Eros" i Michelangelo Antonioni, "Si e halletosim kinemane italiane" i Ciprģ dhe Maresco, dhe "Dashuria e rigjetur" e Carlo Mazzacurati. Ndermjet ngjarjeve te veēanta do te jete filmi "Fundi i asgjeje" i Antonietta de Lillo, ndersa "Venezia horizonte" Italia do te paraqitet nga "Te lexoj ne sy" i Valia Santella, "Saimir" i Francesco Munzi dhe "Era e tokes" i Vincenzo Marra.
Per "Venecia mesnate" do te jene ne program metrazhet e gjata: "Do te doja vetem te flija mbi shpinen e saj" i Eugenio Cappuccio, dhe "Sy te kristalte" te Eros Puglielli. Te shumte jane titujt italiane ne sezonin "kinema dixhitale": rreth shtate filma, mes te cileve "Ora e drites" i Mimmo Calopresti dhe "Nje qetesi e veēante" e Stefano Rulli.
Parada e yjeve
Duke kaluar nga filmat te protagonistet, ne lagune, kete vit parashikohet nje shi i pashoq i yjeve hollivudiane. Mes yjeve tashme te bere te njohur Quentin Tarantino, deshmitar i retrospektives "Historia sekrete e kinemase italiane", apo Spike Lee, i shoqeruar nga nena e ardhshme Monica Bellucci, protagoniste e filmit te tij "Ajo me urren", dhe Scarlett Joahnsson. Ne hapjen e festivalit do te jeneSteven Spielberg dhe Tom Hanks, respektivisht regjisor dhe interpretues ne "Terminal", por nuk do te jete Catherine Zeta-Jones, e impenjuar mbi serialin e "Zorro". Te konfirmuar si te pranishem jane edhe Robert De Niro dhe Martin Scorsese, per here te pare bashke ne Lido per te paraqitur filmin-ngjarje "Shark Tale", nje film me kartona per te cilin zerat e tij kane huajtur para e per te cilin ne Venecia do te mberrijne edhe Angelina Jolie, Renee Zelleeger dhe Eill Smith. I pritshem ne konkurs me dy filma eshte edhe Stefano Accorsi.
Ne Lido do te kthehen te zakonshmit George Clooney, ne cilesine e producentit per trrillerin "Crimen" dhe Nicole Kidman per "Birth". Me keta bashkohen edhe Johnny Depp protagonist i "J.M. Barry's Neverland, film biografik mbi shpikesin e Peter Pan, interpretuar edhe nga Kate Einslet, Julie Christie dhe Dustin Hoffman, dhe Denzel Eashington e Meryl Streep, protagoniste te "Shko dhe vra" te Jonathan Demme, i rifutur ne konkurs nga i ngjashmi triller i vitit '62 nga John Frankenheimer me Frank Sinatra.
Jashte Luanet
Nga Martin Scorsese ne arkitekturen fashiste: Davide Croff ka thirrur skenografin Dante Ferretti per t'i ridhene smalt Pallatit te Kinemase. Dhe keshtu reklamohet nje skenografi moster e Mostras: 60 yje te lartesive te ndryshme, secili mbi vete nje luan te arte ne dy metra xham. "Nje ide per te sjelle nga jashte brenda historine e kinemase, deri tashme e ndertuar brenda Pallatit", thote Ferreti.
Nje poster i madh per Pallatin
Eshte ideuar nga Matteo Thun, i gjate 11 metra ai do te mbuloje fasaden e Pallatit te Kinemase. Posteri, realizuar me nje perberje te ndriēueshme, do te ripasqyroje ngjyrat e ndryshme gjate dites per te ndezur gjate nates imazhe te projektuara, si per shembull sigla e re e ketij edicioni te 61.
Krijoni Kontakt