Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, tregon ngjarjen më të bujshme të diktaturës, kur shqiptarët mësynë masivisht ambasadat e huaja




    Dilaver Bengasi

    Dilaver Bengasi, ish-drejtori i Policisë shqiptare në vitet 1985-1990, tregon eksodin e shqiptarëve më 2 Korrik 1990. Në mënyrë krejt të natyrshme, me mijëra qytetarë u dyndën në dyert e ambasadave. Policia në atë kohë ishte e papërgatitur për një eksod të tillë, por edhe vetë diplomatët e ambasadave të huaja, që ndodheshin në vendin tonë, nuk e kishin menduar se mund të përballeshin me këtë situatë. Por ditëve të nxehta të korrikut të ’90-s, iu shtua edhe një tjetër “temperaturë”, ajo e qëndrimit që do të mbante qeveria e Partisë së Punës së Shqipërisë, rreth kësaj ngjarjeje. Situata e tensionuar mund të rrëshqiste nga çasti në çast dhe vendi të përfshihej në një kaos të paparë. Por, pavarësisht se eksodi e tronditi pushtetin, përsëri qeveria ishte ende e fuqishme. Prindërit e të rinjve që kapërcyen kangjellat e ambasadave dhe më pas, në mënyrë të organizuar kaluan në Evropë, ishin akoma nën frikën e pasojave që mund të kishte më pas. Ndërsa një rol të rëndësishëm luajti edhe policia, e cila ishte në udhëkryqin e dy mendimeve: të ruante rendin dhe qetësinë me kompetencat që i jepte ligji, apo të shmangte gjakderdhjen, por duke lejuar që qytetarët të kalonin lirshëm për t´u futur në ambasada. Çfarë ndodhi më 2 Korrik të vitit 1990. Kush ishin ambasadat që u bënë streha e mijëra qytetarëve. Çfarë qëndrimesh mbajti policia. Cila ishte dilema e madhe ndërmjet ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe të lejimit të qytetarëve për t´u larguar. Si u shembën muret e ambasadës gjermane. Takimet e krerëve të policisë me përfaqësuesit e lartë të shtetit. Dhe të gjitha enigmat e tjera, që lidhen me prapaskenat e korrikut të vitit 1990, i shpjegon ish-drejtori i Policisë Shqiptare, Dilaver Bengasi.



    Që në ditët e para që u bë hyrja masive nëpër ambasada, në Shqipëri erdhën përfaqësuesit e OKB-së. Ata merrnin takim me të gjithë personat që ishnin futur në ambasadë. Më ka ngelur në kujtesë një rast ku kam qenë i pranishëm tek ambasada irlandeze. Njëri prej tyre, me këshilla prindërore, ndër të tjera u thoshte shqiptarëve: “Do të shkoni jashtë shtetit. Mos mendoni se çdo gjë është e gatshme.

    Si vendi juaj, askund nuk keni për të gjetur. Dashuria për njerëzit dhe të mirat që mendoni, i ka vetëm vendi që u ka lindur. Asnjëherë mos e shani vendin tuaj”.

    Takimi me diplomatin francez
    Disa ditë pas largimit të atyre që hynë në ambasadat e huaja, pata rastin të takohem me Marseli, diplomat francez, në hotel “Tirana”, me ftesën e personit në fjalë. Më shoqëronte në këtë takim një shoku im. Që në fillim të bisedës, francezi më pyeti: “A i keni thënë ambasadorit tonë, në takim, se për këtë që po bëni, populli francez do t’ju zërë me gurë?” E kuptova që ai ishte i mirinformuar për bisedën time me eprorin e tij, dhe pohova atë që më tha. Marseli kishte përgatitur një raport për ngjarjen e 2 Korrikut dhe ndër të tjera, informonte qeverinë e tij edhe për çfarë i kisha thënë unë ambasadorit francez. Nuk mund ta harroja bisedën me ambasadorin, edhe për faktin se ai më priti shumë ftohtë kur u prezantova dhe u tregua mospërfillës ndaj atyre që i thashë, pra, konkretisht se shumë nga ata që kishin hyrë në ambasada, ishin kontigjente të policisë dhe se përkrahja e tyre, apo dërgimi i tyre në Francë, do të kishte pasoja. Me këtë, doja të thoja se një pjesë e tyre do të përballeshin me drejtësinë, pasi nuk mund të rrinin pa kryer ndonjë vepër penale.

    Francezi Marsel, që më kishte ftuar për kafe, më sqaroi se kisha pasur të drejtë në atë që i kisha thënë ambasadorit të tij. Madje, ai deklaroi se nga 50 veta që kishin shkuar në Francë, brenda 2 javësh 14 prej tyre ishin arresuar nga policia, pse kishin konsumuar vepra penale. Ky është një fakt domethënës, pasi persona të tillë prishën edhe imazhin e Shqipërisë në Evropë. Deri atëherë, shqiptarët respektoheshin kudo ku shkonin; më pas do të ndodhte e kundërta.

    Të larguarit në shifra
    Ndërkohë, ato ditë u bënë regjistrimet e të gjithë atyre që kishin hyrë në ambasada, madje u përgatitën pasaportat e secilit. Në të gjitha ambasadat, rezultoi se kishin hyrë rreth 5200 persona, nga të cilët, vetëm në ambasadën gjermane 3200 veta. Nga verifikimet që u bënë në lidnje me ta, dilte se rreth 1300 veta ishin të dënuar për krime ordinere dhe shumë prej tyre, ishin përsëritës në krim. Mbas përgatitjes së pasaportave, rreth orës 21.00 të datës 12 Korrik 1990, në të gjitha ambasadat ishin vendosur autobusët. Në rregull, në rresht për një, dilnin nga ambasadat dhe futeshin në autobusë. Boshatisja e ambasadave përfundoi rreth orës 24.00. Autobusët u nisën të gjithë për në portin e Durrësit, pa asnjë incident zyrtar. Kështu përfundoi problemi i këtyre 5200 personave. Ata u nisën për në Evropë. Mijëra të tjerë kishin mbetur këtu, me të njëjtin qëllim. Këtë e treguan eksodet e mëvonshme dhe tentativat për eksod, që vazhduan në forma të ndryshme. U zhvilluan disa eksode dhe më vonë nisi trafiku i refugjatëve. Një ndër rastet e fillimit, ishte në ditët e para të janarit 1993. Agjencitë e lajmeve informuan se një peshkarexhë kishte marrë 11 shtetas shqiptarë dhe i kishte hedhur në brigjet e Pulias në Itali; 10 prej të cilëve ishin mbytur. Trafikantët grekë dhe italianë në det, në bashkëpunim me kriminelë shqiptarë, të lidhur me klane të posaçme deri në strukturat shtetërore dhe policeske, nëpërmjet trarikut me refugjatët shqiptarë, u majmën me njerëzit tanë te varfër.

    Mitingu
    Pas largimit me pasaporta të 5200 shtetasve shqiptarë jashtë shtetit, udhëheqja parti-shtet, organizoi një miting të madh në Tiranë, me të cilin duhej treguar se shteti vazhdonte të ishte i fortë dhe njëherësh, të tregohej se ata që ikën nuk ishin “njerëzit e ndershëm shqiptarë”. Kishte shumë zëra se “mitingu mund të dështonte ose të kishte edhe efekt të kundërt. Megjithatë, porositë u dhanë që ai të bëhej i organizuar. Dhe kështu, në orët e pasdites, u grumbulluan me mijëra njerëz, të cilëve u prinin përpara përgjegjësit dhe drejtuesit e ndërmarrjeve. Pritej të vinte vetë Raaamiz Alia në miting. Po ashtu, thuhej se në emër të organizatave të masave, rinisë, gruas dhe intelektualëve të kulturës, do të ishin përfaqësuesit më në zë të tyre. Në fakt, R. Alia nuk erdhi. Kur erdhi edhe Ismail Kadareja, që ishte ngarkuar të fliste në emër të inteligjencës, megjithëse në opinion thuhej se të ikurit nëpërmjet ambasadave, i kishte quajtur “jashtëqitje e kombit”. Thunej se R. Alia nuk erdhi se “mos ndodhte si me Çausheskun”. Por njerëz të arërt me R. Alinë, thoshin se arsyeja e vertetë ishte se ai nuk kishte qenë entuziast për znvillimin e atij mitingu. Të tjerë udhëheqës kishin këmbëngulur që mitingu të zhivillohej dhe Ramiz Alia, duke mos qenë këmbëngulës në mendimin e vet, kishte lejuar të bëhej duke u marrë masa organizative të forta. Fjalën e rastit para mitingut, në emër të KQPPSH-së, e mbajti Xhelil Gjoni, i cili theksoi se të larguarit nga Atdheu, nëpërmjet ambasadave, nuk përfaqësonin popullin e shëndoshë shqiptar, por ishin disa “rrugaçë”. Ky miting u zhvillua për konsum politik të brendshëm dhe të jashtëm. Populli i mbledhur nuk po thërriste më me “duartrokitjet” e mëdha që ndodhnin më parë në mitingje të tilla. Opinioni ishte copëtuar; disa e mirëpritën, por të tjerë shprenin të kundërtën.

    Analiza në Ministrinë e Brendshme
    Vrasja e një njeriu të pafajshëm në Kavajë dhe konkretisht, i ndjeri Josif Budo, solli një reagim të ruqishëm, veçanërisht ndaj udhëheqjes partiake në Kavajë dhe Durrës. Për këtë ngjarje, më 14 korrik u bë një analizë, ku u liruan nga detyra tre oficerë, që u quajtën si përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje. Në këtë analizë, Hekuran Isai, ndërmjet të tjerave theksoi se edhe këtu në Tiranë u qëllua me armë më 2 Korrik dhe “partia do ta analizojë”. Me këtë mendim që shprehu Hekuran Isai, kuptohej se masat ndaj kuadrove të policisë do të thelloheshin. Dilte pyetja: përse nuk u analizua problemi i 2 Korrikut, në ato ditë që ndodhi, por tani pas ngjarjes së Kavajës? Mos vallë, segmente të caktuara kishin, veç faktorëve ekonomikë, edhe ato të vetizolimit. Kishte edhe interesa nga segmente të caktuara e individë të ndryshëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Me masat ndëshkuese që kërkoheshin të merreshin ndaj nesh, drejtuesve të policisë, udhëheqja e partisë-shtet, kërkonte të largonte përgjegjësinë e saj dhe të justifikohej para opinionit të brendshëm dhe sidomos, atij të jashtëm. Në orën 10.00 të datës 18 korrik 1990, më njoftuan të ndodhesha në zyrën e Hekuran Isait. Kur po prisja në paradhomë, nga zyra e tij doli Xhemal Dymylja, duke qeshur me ministrin që e shoqëroi për ta përcjellë. Pasi u nda me Xhemalin, më tha mua të shkoja në zyrën e tij. Shkova dhe pasi ai u ul, pa më parë në sy, por duke vështruar tavolinën më tha: “Me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, lirohesh nga detyra e drejtorit të Policisë”. Në mënyrë të prerë i thashë: “Nuk jam dakort me vendimin që keni marrë. Skenarët e kujt kam prishur më 2 Korrik 1990? Thuaja shokut Ramiz dhe kërko takim me të. Me vjen keq, se do të gjunjëzoni mbarë policinë në ushtrimin e detyrës dhe rendi e qetësia do të marrin të tatëpjetën”. U largova pa e përshëndetur. Sapo hyra në zyrën time, ra teleloni. Ngrita receptorin dhe dëgjova zërin e ministrit, i cili më tha: “Dilaver, më bëj një informacion të hollësishëm si u zhvillua ngjarja e 2 Korrikut dhe ma sill”. Ju përgjigja, duke i thënë se tani do t´i bëj një letër Ramiz Alisë. Ndërkaq, i dërgova një letër Ramiz Alisë ku ndërmjet të tjerave i thashë se fill pas largimit të familjes Popaj në Itali, pati një tendencë që sa vinte e rritej, për të hyrë në ambasada, duke kapërcyer muret e kangjellat rrethuese. Format e futjes në to u bënë të organizuara në grupe dhe me automjete të rënda, duke rrëzuar muret, kangjellat dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Më tej, sqarova se gjendja sa vinte dhe rëndohej.

    Ambasadorët shqiptarë në zyrën e Reil Maliles
    Për këtë, më 2 Korrik 1990, paradite, Reiz Malile ka thirrur ambasadorët për t’i vënë në dijeni se shtetasit shqiptarë do të ishin të lirë të venin në ambasadë për të marrë viza. Në fakt, ky vendim do të ulte tensionet dhe do të plotësonte, sipas rregullave nga vetë ambasadat, dëshirat dhe kërkesat e shumë shtetasve që kishin tendenca për të ikur. Në zbatim të këtij vendimi, kuadrot dhe shërbimet tona ishin porositur që më 3 korrik hyrja për viza në ambasada të bëhej normalisht, nga dera. Por, rreth orës l9.30 të kësaj dite (2 Korrik), një automjet i rëndë me 34 persona, çau murin rrethues nga mbrapa ambasadës gjermane dhe, duke rrezikuar edhe jetën e policit, hyri brenda. Ndërkohë, në ballkonet e ambasadës dhe deri te muri i rrëzuar, kishin dalë punonjës të asaj ambasade, të cilët i ftonin me dorë turmat e njerëzve në periferi, për të hyrë në territorin e saj. Të njëjtën gjë bënin edhe punonjësit e ambasadës greke. Në këto rrethana, në drejtim të këtyre ambasadave, nxitimthi u sulën turma të organizuara. Jo më pak se 6000-8000 veta të irrituar, duke sulmuar me gurë drejt policisë, po afroheshin drejt hyrjes së ambasadës greke, ku unë ndodhesha në zgjidhje të një situate të vështirë. Instiktivisht, pashë se pantallonat më ishin bërë me gjak, në drejtim të kërcirit të majtë, nga një goditje me gur nga pjesëtarët e turmës së çoroditur. Nga shtëpitë pranë ambasadës greke, m’u afruan 4 familjarë, ku njëri më kërkoi të zbatohej ligji, pasi, veç policisë, edhe atyre u rrezikohej jeta. Në situata të tilla të tensionuara, ngarkesat psikologjike janë nga më të mëdhatë. Vendimet që duhen marrë janë nga më të vështirat, aq më tepër, kur turma kalon në veprime të dhunshme ndaj policisë apo njerëzve të pafajshëm që kërkojnë ndihmë nga policia për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre. Pasojat që mund të vinin nga vërshimi i turmave ishin shumë të mëdha, deri në incidente ndërshtetërore me ambasadat e akredituara ne Tiranë.

    Veprimi
    Me bindje, vendosa kur turma u afrua rreth 10 metra, që të nxjerr pistoletën dhe të qëlloj në ajër. Ky veprim i paparashikuar nga ajo mori djemsh, që kishin kaluar në veprime të palogjikshme, bëri që të kufizohej lëvizja e tyre. Në të shtënat e mëvonshme në ajër, turma jo vetëm ndaloi ecjen përpara, por u kthye në panik prapa dhe iku me vrap. Të shtënat e pistoletës në ajër, e dhanë efektin e tyre, duke parandaluar pasoja nga më të paparashikuarat. Ky rast i përdorimit të pistoletës, përputhet plotësisht me kriteret ligjore të sanksionuara nga shteti ynë dhe ato ndërkombëtare, aq më tepër, kur përdorimi i pistoletës nuk solli asnjë pasojë në shëndetin apo jetën e askujt. Përafërsishit, në këtë mënyrë e mbylla letrën. Mbas disa ditësh që ia dërgova atë Ramiz Alisë, më mori në teleron Vaskë Çifliku, sekretar në paradhomën e presidentit dhe më dha një përgjigje telefonike, që për mua ishte kuptimplote. Është fakt se nuk ishte më ajo frika e dikurshme ndaj shtetit partiak. Për shkarkimin e drejtorit të Policisë, pati reagime të fuqishme nga radhët e policisë dhe sidomos, nga Reparti 326. Një ndër motivet e lirimit, ishte shkarkimi i përgjegjësisë tek ata që nuk kishin përgjegjësi.

    Cilët ishin të interesuar për 2 Korrikun
    Për 2 Korrikun ishin të interesuar mjaft segmente, jashtë dhe brenda vendit. Kishte nga ata që kërkonin përmbysjen e regjimit dhe që kishin qenë beniaminë të njohur të partisë-shtet, të cilët me intuitën e tyre po e shikonin se atij shteti “po i binin patkonjtë dhe tashmë donin të përvetësonin flamurin e antikomunizmit, duke harruar se kishin qenë komunistët më sektarë e ndër më të privilegjuarit. Për 2 Korrikun ishte e interesuar, veçanërisht, UDB-ja jugosllave, e cila si gjithmonë, kur acarohej situata në Kosovë, kurdiste ngjarje dhe incidente në Shqipëri. 2 Korriku i Kaçanikut, jo rastësisht koincidonte me 2 Korrikun e ambasadave në Tiranë. Të gjitha segmentet e interesuara, duke ditur se ambasadat janë pikat më të nxenta dhe krijimi i incidenteve ndaj tyre, krijon situata ndërshtetërore nga më të rëndat, sa për përputhje interesash aq edhe për llogari të veta, u bënë nxitësit kryesorë për dyndjen drejt ambasadave. Pavarësisht nga situata e kurdisur, policia arriti ta kapërcejë, duke parandaluar pasojat e një prej ngjarjeve më të vështira.

    Ngjarja e 2 Korrikut 1990, megjithëse mori karakter kombëtar e ndërkombëtar, nuk u analizua as nga sektorët përkatës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe as nga Drejtoria e Policisë, që mbajti barrën kryesore për parandalimin e pasojave të paparashikuara. Pra, nuk u bë. Pse? Vështirë është që të gjesh psenë e saj. Por, analiza profesionale e asaj ngjarjeje do të evidentonte shkaqet e vërteta, të cilat do të shërbenin jo vetëm për përvojën e policisë, por edhe për pasqyrimin me objektivitet të së vërtetës para opinionit që të mos u linte shteg dashakeqëve të keqinterpretonin dhe të disinformonin brenda dhe jashtë vendit.

    U diskutua më vonë për 2 Korrikun?
    Për herë të parë për 2 Korrikun u diskutua në takimin që bëri Ramiz Alia më 6 gusht 1990 me disa intelektualë të njonur të Tiranës. Por, në auditore të tilla jo profesionale, ështe e vështirë të bënen analiza reale, përveç se të jepen opinione të përgjithshme. Kjo, sepse të pranishmit nuk kishin njohuri të drejtpërdrejta dhe të mjaftueshme, si për rrjedhën e ngjarjeve para 2 Korrikut, edhe pas tij. Trajtimi i asaj ndodhie u bë sipas thashethemeve, hamendjeve vetjake dhe mashtrimeve. Madje, u arrit deri atje sa dikush nga të pranishmit tha se gjatë 2 Korrikut ishin vrarë nga policia aq shumë njerëz, sa që ishte mbushur Mali me Gropa. Çfarë nuk u tha, deri dhe në stacione “serioze” të informacionit publik dhe zyrtar. Për pyetjet apo mendimet e të pranishmëve, Ramiz Alia bëri sqarimet e nevojshme, duke argumentuar, për aq sa i kishte njohuritë, duke pasqyruar më mirë të vërtetën. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare, në fjalën e tij, bëri objekt diskutimi drejtorin e Policisë, për të cilin vuri në dukje se vërtet që ai ishte liruar nga detyra, por “atë unë kam pasur rastin ta shikoj vetë, që qytetarët e përshëndesin sikur të jetë ndonjë militant në Tiranë, kur ai duhet ndëshkuar se populli kënaqet” etj., etj., fjalë pa pergjegjësi. Ndoshta, në periudhën fillestare pas 2 Korrikut, lajthitje të tilla edhe mund të justifikoheshin. Kjo, edhe për faktin se informacione të sakta për rrjedhën reale të ngjarjeve të qershor-korrikut, ende nuk ishin dhënë, as nga mjetet e inrormacionit dhe as nga organet shtetërore. Por, është për të ardhur keq që “lajthitje” të tilla vazhduan edhe më vonë. Disa gazetarë, bashkë me gazeta partiake, sindikaliste apo të “pavarura”, e frynë aq fiktivisht situatën e 2 Korrikut, sa që krijuan idenë se në Tiranë ishte bërë luftë civile me fronte të armatosura. Por, kush i mbolli dhe fabrikoi shpifje të tilla? Ishin nga ata njerëz, që për vetë karakterin e tyre të dobët, donin t’u shisnin mend të tjerëve, sikur ata dinin me hollësi edhe “probleme” nga më sekretet, që nuk i njihnin të tjerët. Tipa të tillë kënaqen kur të tjerët i besojnë, qoftë edhe pjesërishit, apo kur shohin se mbjellja e dyshimeve të tyre, sadopak çorodit opinionin. Të tjerë janë nga ata që kanë motive më të dobëta, sepse përhapin “lajme” të rënda familjare e shoqërore e deri shtetërore, mbi bazën e një ngjarjeje që ka ndodhur, por që nga “specialistë” të tillë, përpunohen e fabrikohen, duke e bërë qimen tra dhe mizën buall. Edhe kur agumentohej se më 2 Korrik 1990, nuk pati pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve, përsëri mendja e tyre e çakërdisur, nuk pranonte të largohej nga ato që kishte fantazuar. Në këtë periudhë, dolën edhe një kategori personash, të cilët morën pozicion qitjeje nga “poligonet” e opozitës. Këta tipa menduan se me “faktet” e fabrikuara mund të fitonin pushtet, mund të rrëmbenin karrige e kolltuqe në shtet. Këta tipa që u morën me trajtimin e mbrapshtë të 2 Korrikut, ku më shumë e ku më pak, në fazën e fillimit, ia arritën qëllimit, krijuan një çoroditje të përkohshme. Tjetër është fantazia dhe tjetër është e vërteta. Shpifjet, mashtrimet e fabrikimet, siç zënë vend shpejt, po aq shpejt edhe harrohen. Për më tepër, mendoj se në këtë kuadër duhet vënë në punë, sidomos logjika e fortë larg emocioneve të çastit. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që pas vitit 1992 e në vazhdim, u bënë me qindra gërmime e zhvarrosje të njerëzve që diktatura komuniste (për turp të saj) i pati ekzekutuar grykave apo honeve. Atëherë, si mundet të njiheshin “kufomat” e dy viteve më parë (pra, në korrikun e vitit 1990) Si mundet të kërkohej në Malin me Gropa, rreth 20 kilometra larg Tiranës, dhe të mos gjendej asnjë kufomë. Si nuk u thirr asnjë polic i thjeshtë, oficer policie, madje, një shofer furgoni që të dëshmonte për ketë “masakër”? Rezultati ishte ky: të gjithë sbqiptarët që patën hyrë në ambasada, ishin shëndoshë e mirë, pa përjashtim. Ata do të fillonin jetën e tyre të re (ashtu siç e zgjodhën vetë), ndërsa mjergulla e Malit me Gropa, do të davaritej përfundimisht.



    Historia e fotos

    Kur hynë 34 veta në ambasadën gjermane me makinë, pasi e çanë murin e saj, Dilaver Bengasi shkon në vendngjarje. Atje gjen zbuluesin gjerman, të cilin e pyet nëse e kishte parë policin e shërbimit. Gjermani i përgjigjet se brenda territorit të ambasadës nuk kishte asnjë polic. Bengasi i thotë se po pranonin në ambasadë njerëz me precedente penale që, sipas tij, mund të ishin të rrezikshëm edhe për Trupin Diplomatik aty. Zbuluesi qëndroi ftohtë dhe nuk tha asnjë fjalë, por kërkoi që Bengasi të largohet. Ministri i Jashtëm gjerman, Gensher, në takimin që pati me disa persona që kishin hyrë në ambasadën gjermane, Ylli Bodinakun etj, ndërsa i falenderoi për veprimin, u jep atyre foton duke u thënë: “Ja drejtori i Policisë Shqiptare, me diplomatin tonë”
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... e kisha lexuar dhe me pare kete artikull, por nuk ka qene kaq i shkurter dhe ne te kishte deshmi qe binin ne opozite me njera-tjetren. Shef Bengasi nuk e paska parandjere qe Padroneve te tij po i vinte fundi, por paska qene i vendosur te luftoje deri ne fund per "Pushtetin Popullor" ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... e kisha lexuar dhe me pare kete artikull, por nuk ka qene kaq i shkurter dhe ne te kishte deshmi qe binin ne opozite me njera-tjetren. Shef Bengasi nuk e paska parandjere qe Padroneve te tij po i vinte fundi, por paska qene i vendosur te luftoje deri ne fund per "Pushtetin Popullor" ...
    Hidhe pjesen tjeter ne e mban mend , se dhe une e kerkova dhe u habita pse eshte vetem gjysma ne gazete , sepse ne fakt duhet te vazhdonte .....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... me vjen keq, por nuk e mbaj mend, pasi ka shume kohe qe e kam lexuar. Nese do te me kujtohej do ta kisha hedhur direkt ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

    Por, në fakt, hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël. Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

    10 - 20 qershor, plane të dështuara
    Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët. Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në "ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri", por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

    Goditja e parë, 20 qershor
    Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë. Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. "Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel 'Dajti', ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, - thotë Bujari. - Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se 'për t'ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme'. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave. "Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, - thotë ai. - Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje". Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare. Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: "Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje".

    23 qershor, sulm mbi ambasadën italiane
    "Në orën 22.00 një tjetër ngjarje e bujshme ndodhi në ambasadën italiane, kur skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e hekurit duke u futur në mjediset e brendshme të saj. Në këtë makinë ndodheshin, përveç shoferit Burhan Kalaja, edhe Gëzim Tota, Ilia Miri, Luli e disa të tjerë. Në fakt LIAZ-i kishte tentuar një herë shumë orë më parë, por kishte ndërruar destinacion për shkak se përpara portës qëndronin ulur disa policë, të cilët mund të rrezikonin jetën duke përfunduar në rrotat e makinës. Pas ngjarjes në ambasadën greke, kjo ishte një iniciativë që tronditi rëndë sistemin e kohës. Unë kisha biseduar më parë me përfaqësues të ambasadës dhe me një gazetar, të cilët më kishin siguruar se nuk do të na dorëzonin," ka thënë për këtë ngjarje njëri nga protagonistët e saj, gazetari Luan Laze. Ndërsa Burhan Kalaja, në letrën që i dërgonte dy ditë më parë Bujar Alikajt në ambasadën greke nëpërmjet Leonidhës, shkruan se këto ditë do të hyjnë patjetër në ambasadën italiane, sepse ky sistem duhet shembur.

    Thasë rëre dhe qingja në tokën gjermane
    Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup. Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë.

    Arratisje me makinën e plehrave
    Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel "Arbëria", ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

    2 korrik, luftë para ambasadave
    Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre. "Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin," thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

    2 ditë më pas
    Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t'u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t'u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: "Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit".

    Pasojat e familjarëve
    Babai i Bujarit, Ymer Alikaj, kishte qarë vetëm një herë në rininë e tij, atëherë kur fashistët gjermanë kishin bastisur zonën dhe kishin vënë para murit të pushkatimit disa pjesëtarë të familjes. Për herë të dytë Ymeri qau fshehurazi më 21 qershor, jo aq për heqjen e teserës së partisë, sesa për faktin që idealet komuniste që kishte mbrojtur kishin shkatërruar perspektivën e jetës së fëmijëve të tyre në atë masë saqë në semaforin e viteve '90 nuk dukej asnjë dritë jeshile. Përveç kësaj, ingranazhet e diktaturës qysh më datën 22 qershor përjashtuan nga puna si mësuese fshati në Vlorë motrën e Bujarit. Gjithashtu, me familjet e Fatosit, Kastriotit, Burhanit, Edmondit, Fredit, Ilirit etj. ndodhi e njëjta gjë: përjashtim nga puna dhe akuzë e rëndë për njollosje biografie. Mbledhjet që dukeshin sikur ishin harruar disi, rifilluan përsëri në këtë periudhë me një intensitet të paparë. Nga kupola komuniste ishte dhënë një urdhër i prerë për masat ndaj familjeve të të ikurve: përjashtim nga partia dhe largim nga puna në rastet kur bëhej fjalë për funksione ose punë intelektuale, por me sa duket ishte tepër vonë që diktatura të kamuflonte kafshimin e saj të helmuar. Kjo sepse familjarët, pasi dilnin nga mbledhjet e organizatave ku ishin përjashtuar për shkak të veprimit të fëmijëve, papritur takoheshin në rrugë me njerëz të thjeshtë, të rinj ose të vjetër, që i pyesnin "Si është djali?" dhe u jepnin zemër: "Mos u mërzit, im bir ka vendosur të futet nesër në ambasadë".

    Trajtimi...
    Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale. Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më - thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t'u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty. "Arbenit i ka vdekur nëna", "Iliri ka motrën të sëmurë" , ose "Dilni, sepse ata kanë vendosur t'ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit" etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, - thotë Edmondi.

    Finalja Gjermani-Argjentinë
    Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin "Gjermani, Gjermani". Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç'mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

    Lamtumirë, do të kthehemi!
    Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të ikurve. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore. Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si "Nënës sime si kujtim", duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë. Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpërisnin me lot në sy fjalët: "Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi". Ndërkaq, në portin e Durrësit njerëzit e policisë shihnin me urrejtje të rinjtë që largoheshin. "Ikni, por të paktën mos flisni kundër pushtetit," tha njëri prej njerëzve të policisë. "Deri tani kemi dëgjuar se si keni folur ju, ndërsa tani ka ardhur koha të flasim ne për të thënë të vërtetën," është përgjigjur atje Ilir Demalia.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Me 1 korrik duhej te arratiseshin ata qe mbajten gjalle diktaturen

    Me 1 korrik duhej te arratiseshin ata qe mbajten gjalle diktaturen

    Shume shqiptare u arratisen me 1-2 korrik 1990 per ne perendim. Po Shqiperine kujt ja lane ne dore?

    Sot pas 20 vjeteve shume shqiptare jane emigrante ne shume vende te Evropes dhe ne Amerike. Deri vone keta shqiptare te arratisur tashme veterane emigrante dergonin ndihma ne te holla per te afermit e tyre, nderkohe qe sot nje pjese e tyre kane vendosur te terheqin ne vendet ku jetojne prinderit, vellezer e motra. Fatmiresisht nuk ndodhi me ta ajo cfare ndodhi me ata qe u arratisen ne periudhat e diktatures. A ishte zgjidhje per ata dhe per gjithe shqiptaret ,arratisja, nderkohe qe bijte e atyre qe ushqyen nje rregjim me gjithe farelloj intrigash dhe mbajten pushtetin me dhune e terror jane edhe sot nje pjese e tyre jane ne pushtet?
    Ne shume vende te Evropes lindore shume njerez guxuan te dilnin kunder komunizmit, shume shkrimtare, politikane sakrifikuan veten por tek njerezit e thjeshte dhe tek politikanet serioze mbijetoí ajo cfare sakrifikuesit jo per nje bote ideale por te ngjashme me ate te popujve te tjere te krishtere,prosperonin.

    Neqoftese do te ishin pak besimtare shqiptaret sot nuk do te kishte PS dhe LSI parti qe rrjedhin nga PPSH dhe PK pasi ne ndryshim me Evropen qe partite e tyre nuk kane te perbashket me keto parti shqiptare, jemi vendi i vetem ne Evrope qe luftoi kishat dhe burgosi klerike e realizoi revolucione persembrapshti por edhe drejtuesit veterane te diktatures nuk do te qendronin akoma edhe sot ne krye te institucioneve.
    Me kete lloj pluralizmi dhe me keto lloj partish nuk mund te behemi pjese e Evropes prandaj edhe Evropa e sheh se nuk jemi te vete ndergjegjesuar se nuk kemi nxjerre jashte ligjit PS dhe LSI por u be edhe gabim nga shqiptaret qe nuk kuptonin se ligjerimi i ketyre partive do te thote fjala vjen se nuk pyesin per Zot ashtu sic nuk pyeten per tre dekada ateizem por votohen akoma keto parti

    Iken dhe ikem. Cfare ndodhi me te vertete me 1-2 korrik? Duhej qe shqiptaret te arratiseshin apo duhej qe Shqiperine te mos e shihnin keta te arratisur vetem gjeografikisht ne harte. Perbente demokraci arratisja e tyre, piramidat bankare fallco qe ne mes te dites lulezonin, eksodet, shkaterrimet ne vitin 1997 dhe vellavrasjet si pasoje e shperthimit te depove te armatimit?

    Ps: Sali Berisha e krahasoi Shqiperine me Kuben. Ku jeton ky zotni? Ne zemer te Evropes apo kerkoi qe shqiptaret ne Shqiperi te mos e ndien veten te vécante ne rruzullin tokesor. Sot na bene edhe kubaneze. Nuk mjafton ajo larmi nacionalitesh qe lulezon ne Shqiperi prej kohesh?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ja keta jane disa nga politikanet aktuale qe drejtojne Shqiperine dhe Evropa po perpiqet te na hape syte qe ta duam veten tone ne menyre jo te verber por Evropa na do qe edhe ne harten e Evropes te mos eksistojme figurativisht


    Lexoni me poshte

    Berisha:Përmendore për nder të 2 korrikut, Ruçi: S'donin pushtet që merrej me pushkë

    TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka replikuar ashpër pas propozimit të bërë nga kryeministri Sali Berisha, për ngritjen e një përmendoreje për 2 korrikun, "në nderim të djemve dhe vajzave që shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë".


    Berisha
    "Këta djem dhe vajza, që përfaqësojnë më shumë se cdo gjë tjetër guximin dhe trimërinë e një kombi të shtypur deri në palcë duhen nderuar. Ata u ngritën për të shprehur qoftë dhe me sakrificën më sublime vullnetin e qytetarëve për t'u bërë të lirë. Le të mendojmë për të ngritur një përmendore në nderim të trimërisë, guximit të atyre mijërave djem e vajza, burra e gra që e shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë"- tha Berisha.

    Sipas tij, shembulli i atyre që u vërsulën në muret e ambasadave në 2 korrik u bë frymëzues për rininë shqiptare, atë që menduan se ngritën murin, nuk bënë tjetër vecse ngritën turpin.

    '2 korriku fillimi i lëvizjes që solli përmbysjen e diktaturës, ndaj të vendosim në parlament të ngremë një përmendore për ta, si akt madhor i nderit të tyre, në këtë 20 vjetor që e gjen vendin krejt tjetër, anëtarë të NATO-s, që ecën drejt integrimit evropian"- tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.



    Ruçi
    Kreu i grupit të PS-së, Ruçi, i kujtoi kryeministrit se ka një dallim të madh mes asaj që pretendoni ju dhe asaj që pretenduan ata djem e vajza. "Ju mendoni se e përmbushni misionin duke u ngritur një përmendoren, ata u ngritën për për të shembur përmendore. U ngritën kundër pushtetit që merrej me pushkë dhe mbahej me pushkë dhe kërkuan pushtet që merrej me votë e mbahej me punë. Thuaji sot shqiptarëve se e ke marrë me votë dhe a e mban me punë pushtetin?"- tha Ruçi.

    Sipas tij, sot Berisha dhe ai vetë duhet të jenë kokulur për ata 5 mijë djem e vajza që hapën dyert e ambasadave e që sot janë bërë 1 milionë nëpër botë. "Jemi kokëulur për ata të dimpoluar që bëjnë punë të rëndomta, pasi nuk u kemi siguruar kushtet më elementare në vendin e tyre"- tha Ruçi.



    "shekulli"




    Ramiz Alia: Si u hapën ambasadat

    Më 2 korrik 1990 u hapën një sërë ambasadash të huaja në Tiranë e mijëra qytetarë vërshuan në to. Kjo ngjarje historike dha edhe sinjalin e rënies së regjimit komunist dhe të ndryshimeve demokratike në këtë vend.
    Por si e përjetoi ish-Presidenti i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia këtë ngjarje dhe si e vlerëson ai tani rrugën që ndoqi kjo udhëheqje për gati 50 vjet?


    Zoti Alia, 20 vjet më parë, në Tiranë, mijëra qytetarë vërshuan në ambasada në shenjë të kundërshtimit të hapur ndaj diktatures komuniste. Si e përjetuat ju atë ngjarje historike?

    2 korriku, futja e 5 mijë vetëve në ambasadat e huaja është një ngjarje që padyshim ka lënë vragë në jetën politike të vendit. Ngjarja e 2 korrikut ishte një paralajmërim, që situata në vendin tonë po acarohej. Natyrisht kjo qe një gjë e papritur për neve, ajo dyndje masive e njerëzve. Edhe shqetësim ngjalli. Problemi ishte që ajo duhej kapërcyer me qetësi. Në mënyrë që të mos ndodhte asnjë konflikt me masën e njerëzve, që të çonte në përdorimin e forcës. Ky ishte dhe shqetësimi kryesor ato ditë. Prandaj ne u morëm vesh në atë kohë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Peres de Kuilar, i cili dërgoi një person të ngarkuar zyrtar të tij, që u mor vesh me ambasadat e huaja për të hyrë ato në marrëdhënie me qeverinë. Pra me ndërhyrjen e zotit de Kular u bë e mundur që ambasadat e ndryshme të na dorëzonin emrat e të gjithë shqiptarëve, që kishin hyrë nëpër ambasadat e huaja dhe qeveria jonë përgatiti pasaporta për të gjithë, të gjithë u pajisën me pasaporta shqiptare në mënyrë që largimi i tyre, i cili u bë në mënyrë të organizuar, të ishte jo më si refugjatë ilegalë, por si njerëz me pasaporta dhe ata shkuan në vendet ku ata dëshironin. Në këtë mënyrë mori fund si të thuash ajo etapë. Por kjo nuk do të thotë që situata në Shqipëri nga ky moment ndryshoi në kuptimin as pozitiv, as negativ.


    Zoti Alia, ndërkohë rënia e Murit të Berlinit, vetëm një vit para ngjarjes së ambasadave ne Tirane, kishte ngjallur shpresa të mëdha edhe në Shqipëri. A e kuptuat ju se rënia e atij Muri ishte një sinjal i qartë që edhe socializmit shqiptar po i vinte fundi?

    Këtë ide që të hiqnim dorë nga socializmi, nuk e kishim. Rënia e Murit të Berlinit, ose më mirë përmbysja e sistemit komunist në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik krijoi edhe tek ne një shqetësim, flas për udhëheqjen tonë. Unë në atë kohë padyshim mendova që duheshin bërë ndryshime në vend. Dhe ne filluam të marrim disa masa për një demokratizim të mëtejshëm të jetës së vendit tonë. Pra duke hequr dorë nga disa dogma edhe nga fusha e ekonomike dhe nga ajo politike si dhe nga disa vendime, që ishin marrë më përpara. Por e theksoj që të gjitha ato masa, që po mernim për demokratizimin e vendit nuk çonin në likuidimin e shtetit, në likuidimin e sistemit socialist. Midis masave të ndryshme vendosëm që në shtyp të linim mendimet e lira që të publikoheshin, te shfaqeshin mendime te ndryshme, ku pati në atë kohë artikuj të ndryshëm që dolën dhe nuk u morëm masa kundër këtyre njerëzve, përkundrazi pati diskutime mbi to. Natyrisht ishte një rrugë që ne kërkonim të kapërcehej kjo fazë, jo duke forcuar sistemin e diktaturës së proletariatit, por përkundrazi duke e dobësuar atë, duke hequr dorë nga ajo, por pa rrezikuar, pa hequr dorë nga socializmi.


    Zoti Alia, komunizmi provoi të ishte një ideologji dhe sistem që dështoi. A mendoni se i hytë një rruge të gabuar?

    Unë mendoj që nuk mund të konsiderohet e gabuar; sepse ne i hymë një rruge: ndërtimit të socializmit në vendin tonë.


    Ajo që ju e quani ndërtimi i socializmit rezultoi në një politikë ekstreme e izolimit të Shqipërisë nga gjithë bota. Pse ju trembnin kontaktet me botën?

    Pro izolimit ishte një zgjedhje e jona. Qysh në 48 jugosllavët kërkuan të vënë shtypjen mbi ne. Kërkuan që Shqipërinë ta shndërronin në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Pra nuk iu mjaftonte Kosova, po donin edhe Shqipërinë ta fusnin në suazën e shtetit të tyre, të federatës së tyre jugosllave. Në vitet '60 filloi kontradita tjetër me rusët, e cila nuk ishte vetëm në plan ideologjik, por ishte në plan kombëtar. Ne mbronim lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, sepse Hrushovi u lidh me Titon dhe bashkëpunoi me Titon dhe i dha të drejtë Titos në synimet e tij ndaj Shqipërisë. Pra ne pamë një rrezik, që po i kërcënohej vendit tonë. Tashmë jo vetëm nga Tito, por edhe nga rusët. Dhe ky ishte edhe shkaku që u prishëm me të. Më vonë ndodhi që u prishëm edhe me Kinën, e cila kjo prishje erdhi sipas mendimit tim për fajin tonë. Nga Kina nuk patëm asnjë kërcënim, siç kishim nga jugosllavët apo rusët. Përkundrazi ne u treguam brutalë, sepse ne u zemëruam pse Kina po realizonte marrëdhëniet e saj me SHBA-në.


    Por ju nuk e kishit kuptuar që nga izolimi me botën po mjerohej populli, vendi?

    Këtë pyetje ma kanë bërë edhe të tjerët lidhur me izolimin. E vërtetë është që ne u izoluam, por edhe italianët, fqinjët tanë, çfarë bënë për ne shqiptarët, iu drejtova disa politkanëve italianë gjatë një takimi. Ne nuk e ndihmonim dot Shqipërinë, sepse e konsideronim Shqipërinë zonë të influencës sovjetike. Dhe nuk na e mbante. Izolimi nuk ishte faktor vetëm i joni. Ne kemi faj, por edhe të tjerët nuk bënë asgjë për të na dhënë dorën.


    As Gjermania? Si është parë Gjermania federale gjatë kohës së diktaturës? Ju jeni dëshmitar i përpjekjeve tu saj për t'u afruar me Shqipërinë, kam parasysh këtu ardhjen e Shtrausit dhe të Gensherit?

    Ardhja e Shtrausit në vitin 1984 sigurisht që ishte një eviniment me rëndësi për ne. Me rëndësi në dy aspekte, edhe në aspektin politik, sepse të vijë nga Gjermania një delegacion i atij niveli ishte një sinjal pozitiv për politikën shqiptare, por ishte me rëndësi edhe nga pikëpamja ekonomike. Sepse edhe në atë kohë mendonim që me Gjermaninë mund të kishin marrëdhënie të mira ekonomike. Gjë që do ta lehtësonte zhvillimin e vendit tonë në atë periudhë, që ishte shumë e vështirë për ne. Vitet '80 kanë qene më të vështirat në ekonominë shqiptare. Në vitin '84 ishte dhe më e keq. E pritëm mirë ardhjen e Shtrausit. Këtu duhet të sqaroj një gjë. Shtrausi nga ana e tij mbajti qëndrim shumë korrekt, si nga ana politike ashtu edhe ekonomike me Shqipërinë. Ne, natyrisht nisur edhe nga interesi jonë, i ngritëm Shtrausit çështjen e reparacioneve të luftës, të dëmshpërblimeve. Ju e dini që Shqipëria ka qenë totalisht e angazhuar në luftën kundër fashizmit. Edhe unë që po ju flas, që 15-16 vjeç kam qenë në LANÇ, dhe në atë kohë janë vrarë njerëz dhe janë shkatërruar rrugë, ura fshatra dhe nuk kemi pasur asnjë reparacion nga ana e Gjermanisë. Lufta ka qenë kundër fashizmit dhe ne kërkuam dëmshpërblime që është legjitime, por Gjermania edhe Shtrausi e kundërshtoi, jo pse kundërshtoi luftën tonë, përkundrazi ai ishte shumë dakord me luftën, por ai nisesh me faktin se me mbarimin e luftës, zonat sovjetike duhet t'i plotësonte Bashkimi Sovjetik. Ka qenë një marrëveshje mes tyre. Kjo bëri që të zgjasnin bisedimet me Shtrausin, sepse ne këmbëngulnim me arsyetimet tona. Më në fund Shtrausi i dha me duket 20 milionë marka falas qeverisë shqiptare dhe 20 milionë të tjera si kredi në fushën e industrisë, mjekësisë.


    Zoti Alia, nga biseda me Shtrausin, a u fol edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve? Cila palë ishte iniciatore, Shqipëria apo Gjermania?

    Në atë kohë kur diskutuam ne e shtruam problemin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe ai ishte dakord me këtë. Bisedimet me Shtrausin ndodhën në vitin 1984 dhe pasojat e saj kanë vazhduar më tej. Ka pasur një grup përfaqësuesish shqiptarë që kanë shkuar në Bon, në Vjenë deri në vitin 1987 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Në këtë vit erdhi në vendin tonë Hans Ditrih Gensher, ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë.
    Unë e takova vetë personalisht. Çështja kryesore e bisedimeve me të ishte që Shqipëria duhet të futet në organizmat ndërkombëtare. Ai këshilloi që ne të futeshim ne KSBE, dhe unë menjeherë i thashë dakord. Fakt është që vitin tjetër, kur u mblodh KSBE -ja, ne dërguam ministrin e jashtëm Reis Malile dhe ne u pranuam si kandidat, sipas rregullit që ishte, dhe pastaj jemi futur përfundimisht. Pra me Gensherin kemi bërë hapin e parë për të dalë nga izolimi. Ky është një eveniment për ne, por edhe për mua personalisht në takimin me Gensherin.


    Zoti Alia, pse e shndërruat socializmin, që u përpoqët të ndërtoni në Shqipëri, në një përndjekje të egër me ekzekutime dhe me krijim të armiqve imagjinarë, që rezultoi deri në vrasjen e shokëve tuaj të luftës?

    Ka shumë faktorë të ndryshëm. Unë mendoj se edhe faktori i jashtëm luan rol. Pasi në fund të fundit, në vendin tonë hidheshin edhe diversantë. Ne jemi vend i vogël, një bandë diversantësh që vinte turbullonte fshatra të tërë. Por në radhë të parë, kjo e gjitha ka të bëjë me ideologjinë, me konceptin tonë ideologjik. Luftën e klasave ne e kishim, sepse derisa ne thonim që jemi për rrugën socialiste të zhvillimit, përjashtonim borgjezinë, përjashtonim të pasurit, agallarët, pronarët e mëdhenj, ndaj tyre bëhej luftë klase. Unë megjithatë nuk e justifikoj edhe pse bëhej nga rrethanat e vendit. Çfarë nuk justifikoj tjetër? Veçanërisht teprimet që kemi bërë me këtë luftë klasash, zgjatjen e saj. Sepse kjo mund të ishte e tillë në fillimet tona, por më pas mund të mos ishte kështu, mund të ishte ndryshe. Une nuk justifikoj luftën e brendshme, që kemi patur brënda gjirit tonë. Mos harro disa grupe që janë dënuar, pushkatuar apo internuar, për këto mendoj se ishte e tepërt. Nuk është në të mirë edhe të zhvillimit shoqëror. Këto kanë qenë dobësi, gabime tona. Mohimi i institucioneve fetare, ishte e tepruar. Janë bërë gabime. Një nga masat pas '90 ishte rivendosja e institucioneve fetare. Kjo nuk ishte bërë mirë dhe ne menjëherë i rikthyem hoxhallarët, priftërinjtë.


    A duhen hapur dosjet e komunizmit? A duhet zbardhur e kaluara komuniste dhe të mësohet e vërteta?

    Unë për dosjet nuk mendoj kurrë se duhen mbajtur mbyllur. Dosjet duhen mbajtur hapur dhe që e vërteta të dalë në shesh, por jam i rezervuar në qoftë se njerëzit nisen nga koncepti që të marrin hak. Kjo është e gabuar, nuk na duhet gjë të ringjallim hakmarrjen, grindjet, të cilat nuk kanë më vlerë. Megjithatë unë jam plotësisht dakord që ato dosje të hapen, të njihet kush kanë qenë njerëzit që kanë bashkëpunuar me organet e sigurimit.


    Ju zoti Alia, e keni nisur procesin e demokratizimit të vendit me Sali Berishën; atëherë një mjek, intelektual, sot Kryeministër, me Fatos Nanon, edhe ai ish-kryeministër, dikur një intelektual, kur ju ishit President. Në këto 20 vite sa ka ndryshuar Shqipëria, kam parasysh këtu kontributin e këtyre dy liderëve, por edhe të të tjerëve si të Ilir Metës, Edi Ramës, Pandeli Majkos etj.?

    Për sa i përket këtyre 20 vjetëve nuk ka dyshim që situata ka ndryshuar. Ajo ka ndryshuar në të tëra aspektet, si politike, kulturore, ekonomike. Por unë mendoj se Shqipëria akoma vuan, vuan pikërisht nga njollat e këtyre 20 vjetëve, të këqiat e këtyre 20 vjetëve. Lufta e klasave ekziston edhe sot. Grevë urie 200 vetë, mijëra të tjerë nëpër rrugë. Pra s'ka paqe, s'ka dialog. Këtë nuk e quaj normale në një shoqëri demokratike 20 vjeçare. Në këto 20 vjet populli ynë ka pasur protesta, pakënaqësi dhe kjo sjellje, ky qëndrim, më duket mjaft negativ për zhvillimin e vendit, imazhin dhe realitetin e Shqipërisë. Nga ana ekonomike Shqipëria ka rënë shumë. Tek ne kriza do të jetë më keq. Një situatë tepër e rëndë, nuk e uroj një situatë të tillë.

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Sa shpejt kalojn vitet.

    Po na qan hallin Gramoz ruci!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Neqoftese ky lajmi i meposhtem eshte i vertete Drague , kjo tregon se ne cfare lartesie jane shqiptaret ne Shqiperi dhe sa eshte bere per te ndryshuar veten tone sot pas 20 viteve. Neqoftese i bllokojne vizat per shqiptaret, edhe njehere tjeter ndoshta u teket shqiptareve te gjejne menyren se si te largohen nga Shqiperia per ne Evrope. Eshte bere rruge e shkelur largimi nga Shqiperia


    BRUKSEL- Kancelaria gjermane Angela Merkel i ka imponuar BE-së qëndrimin në lidhje me zgjerimin, që të pranohet vetëm Kroacia e asnjë shtet tjetër, shkruan gazeta kroate “Nacional”. Gazeta shkruan se të gjitha shtetet që pretendojnë të anëtarësohen janë informuar me këtë lajm ditët e fundit në fshehtësi dhe në mënyrë diplomatike.

    Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të BE-së ka vendosur të premten e kaluar që Kroacisë t’i lejohet hapja e tre kapitujve të mbetur të negociatave për hyrjen në BE, duke refuzuar diskutimin e kërkesës së Serbisë për anëtarësim.

    Me mbylljen e negociatave me Kroacinë dhe anëtarësimin e saj në BE synohet të përfundohet periudha e rëndësishme, procesi i zgjerimit, i cili ka zgjatur 15 vjet dhe i cili duhet të përfundojë më 2012, me anëtarësimin e Kroacisë.

    Sipas “Nacional”, Kroacia do të jetë vendi i fundit që do të anëtarësohet në BE, dhe pas asaj nuk do të ketë më anëtare të reja, të paktën për dhjetë vitet e ardhshme. Dhe atë jo për shkak të ngurrimit të kandidatëve potencial, por që Brukseli është i vendosur që të mos pranojë më anëtare të reja. Ky vendim është marrë me iniciativën e politikanes më të fuqishme të Evropës, Angela Merkel.
    (m.a/koha/BalkanWeb)

  10. #10
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Per mua paraqet varferine tende mendore kur mundohesh te tregosh nje kryeminister si shkaktar te te gjitha problemeve shoqerore.

    Si varferia, si vullneti i njerezve per te emigruar, si korrupsioni ashtu dhe mosheqja e vizave apo mospranimi ne Europe jane te mendueshme edhe pa qeverisjen e Shqiperise nga Sali Berisha.

    Keto probleme qenesisht jane te kushtezuara dekada e shekuj me pare, jo sot, as dje e as qe nga viti 1990 dhe do te largohen vetem atehere, kur jo vetem Sali Berisha apo ndonje Kryeminister tjeter, por kur e tere shoqeria shqiptare i do te larguara dhe eshte e vendosur te kontriboje ne kete qellim.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Per mua paraqet varferine tende mendore kur mundohesh te tregosh nje kryeminister si shkaktar te te gjitha problemeve shoqerore.

    Si varferia, si vullneti i njerezve per te emigruar, si korrupsioni ashtu dhe mosheqja e vizave apo mospranimi ne Europe jane te mendueshme edhe pa qeverisjen e Shqiperise nga Sali Berisha.

    Keto probleme qenesisht jane te kushtezuara dekada e shekuj me pare, jo sot, as dje e as qe nga viti 1990 dhe do te largohen vetem atehere, kur jo vetem Sali Berisha apo ndonje Kryeminister tjeter, por kur e tere shoqeria shqiptare i do te larguara dhe eshte e vendosur te kontriboje ne kete qellim.
    Nese nuk do te ishte Sali Berisha,Shqiperia ndoshta do te ishte me mire sot.Pra deri ne prove te kundert ky eshte shkaktar ashtu si edhe kryeministra e tjere,per situaten aktuale.

    Saliu ska faj per dritat,per ujin,per korrupsionin,per mos heqjen e vizave,per varferine,per pensionistet qe mezi arrijne ne fund te muajit.
    Pra fajtor eshte populli qe vetem te qahet dije.
    Kjo po qe eshte pasuri mendore e pafund.
    Ketu pikerisht duhet te ndryshoje mentaliteti i popullit dhe ti japi nje shkelm mbare politikaneve,sepse jane shkaktaret e vetem,nese sot jemi katandisur si populli me i varfer ne Europe.Kjo eshte pikenisja,sepse te tjerat vijne me kohen.

    Kur nje kryeminister qendron 15 vjet ne qeveri ka te beje qe çke me te problemet e shoqerise.
    Nese ministra e kabinetit tend jane te gjitha me vila ne bregdet,dhe biznese,ateher duhet edhe te lindi pyetja,si ja bejne keta me nje rroge te thjeshte deputeti.

    Por nese edhe per kete nuk duhet tja vejme fajin kryeministrit ateher eshte me mire te shperngulemi ne Afrike dhe te fillojme te praktikojme gjahun,se te pakten mbajme frymen gjalle.
    Po nuk te heci me gjahun ateher qe nuk mund te vesh fajin Berishes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Sali Berisha nuk shkatrroi vetem Shqiperin por ate qe beri ai asnje kriminel tjeter nuk arrita ta bej : ai shkaterroi Shqiptaret..ata njerez te ndershem dhe dinjitoz jan kthyer ne monstra qe jan gati te shesin dhe organet e femijeve per para, te shesin dhe motart e tyre per para, te vrasin e te presi e te helmojn te rinjt e botes me drogen qe shesin ...kjo esht tragjedia me e madhe Shqiptare...se sa per vendin dihet qe e shkaterroi por ajo nuk esht problem ,do vij 1 njeri normal 1 dit qe do ta ndryshoj ket vend por te ndryshosh keta njerez esht e pamundur...per ate tragjedi Sali Berisha me shok do dergjen ne hell...

  13. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Nese nuk do te ishte Sali Berisha,Shqiperia ndoshta do te ishte me mire sot.Pra deri ne prove te kundert ky eshte shkaktar ashtu si edhe kryeministra e tjere,per situaten aktuale.
    Kush te ka mesuar kete gje? Sipas mendimit tim duhet te jete e kunderta: Pa prova nuk eshte askush shkaktar. Po deshem te punojme me parime te shtetit te se drejtes, kjo eshte keshtu. Ndersa ne komunizem apo diktatur eshte ndryshe. Eshte ashtu sic thua ti.

    E di se me se largu atehere, kur kjo formula te perdorej ne rastin tend, do distancoheshe nga ajo. Pra sikur ti te gjykoheshe per nje veper dhe te kerkohej nga ti te sjellesh deshmi per cfajesimin tend.

    Saliu ska faj per dritat,per ujin,per korrupsionin,per mos heqjen e vizave,per varferine,per pensionistet qe mezi arrijne ne fund te muajit.
    Askush nuk tha se Saliu eshte kryeministri optimal, me i miri qe mund te kete. Por ishte fjala per nje akuze te pavend fare. Lexo titullin cila akuze. Kjo akuze nuk qendron dhe pike. Kete gje e sheh njeriu prej se largu, pa patur nevoje per ndonje dije specifike. Faji per problemet qe ke cekur eshte ne rend te pare tek forca prodhuese e shoqerise shqiptare, me nje fjale tek zhvillimi i vendit. Ndersa zhvillimi i vendit eshte dukuri qe rezulton nga nje proces shumeshekullor. Asnje qeveri nuk ka arritur te ze brenda nje kohe te shkurter kohen e humbur shekuj me pare nga tere shoqeria. Andaj as akuza se Saliu mban gjalle diktaturen, as akuza se eshte shkaktar kryesor i problemeve ne fjale nuk qendron. Saliu nuk mund te fajesohet per cdo problem te ndodhur apo trasheguar ne te kaluaren. Per probleme, te cilat i takon t'i zgjedhe, i premton t'i zgjedhe, mund t'i zgjedhe, per keto ka faj. Dhe ky nuk eshte faj i vogel qe te kete nevoje per ekzagjerime e shipfje. Qe shoqeria shqiptare momentalisht nuk ka arritur qellimet e saja, kjo nuk e legjitimon aske te flasi per politiken apo qeverine aktuale si lopa kur leshon bajgen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 01-07-2010 më 14:23

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Kush te ka mesuar kete gje? Sipas mendimit tim duhet te jete e kunderta: Pa prova nuk eshte askush shkaktar. Po deshem te punojme me parime te shtetit te se drejtes, kjo eshte keshtu. Ndersa ne komunizem apo diktatur eshte ndryshe. Eshte ashtu sic thua ti.

    E di se me se largu atehere, kur kjo formula te perdorej ne rastin tend, do distancoheshe nga ajo. Pra sikur ti te gjykoheshe per nje veper dhe te kerkohej nga ti te sjellesh deshmi per cfajesimin tend.



    Askush nuk tha se Saliu eshte kryeministri optimal, me i miri qe mund te kete. Por ishte fjala per nje akuze te pavend fare. Lexo titullin cila akuze. Kjo akuze nuk qendron dhe pike. Kete gje e sheh njeriu prej se largu, pa patur nevoje per ndonje dije specifike. Faji per problemet qe ke cekur eshte ne rend te pare tek forca prodhuese e shoqerise shqiptare, me nje fjale tek zhvillimi i vendit. Ndersa zhvillimi i vendit eshte dukuri qe rezulton nga nje proces shumeshekullor. Asnje qeveri nuk ka arritur te ze brenda nje kohe te shkurter kohen e humbur shekuj me pare nga tere shoqeria. Andaj as akuza se Saliu mban gjalle diktaturen, as akuza se eshte shkaktar kryesor i problemeve ne fjale nuk qendron. Saliu nuk mund te fajesohet per cdo problem te ndodhur apo trasheguar ne te kaluaren. Per probleme, te cilat i takon t'i zgjedhe, i premton t'i zgjedhe, mund t'i zgjedhe, per keto ka faj. Dhe ky nuk eshte faj i vogel qe te kete nevoje per ekzagjerime e shipfje. Qe shoqeria shqiptare momentalisht nuk ka arritur qellimet e saja, kjo nuk e legjitimon aske te flasi per politiken apo qeverine aktuale si lopa kur leshon bajgen.
    Me fal,por provat i don si te Pangos,apo te mjafton qe jemi vendi me i varfer i Europes?
    Ose me mire te themi qe fajin e kane turqit qe na pushtuan,pardon shpetuan doja te thoja, per 500 vjet
    Ti si qytetar shqiptar,sot je pa pune,nuk ke shpres te fillosh pune,do te emigrosh larg familjes.Ashtu si bene rreth 2 milione shqiptare te cilet mbajne me buke edhe familjaret qe kane ngelur ne Shqiperi,sepse po te ishte per rrogat dhe pensionet do kishin vdekur me kohe.
    Eshte faji yt si qytetar apo i pasoje e keq qeverisjes,e cila nuk permbush nevojat jetike te qytetarit?


    Per ty cili eshte shpjegimi qe shoqeria shqiptare nuk ka force prodhimi?

    Per mua eshte kjo qe vijon:

    biznesi i materialeve te ndertimit eshte ne doren e nje ministri x
    biznesi i gazit dhe teknologjise monopol o nje ministri y
    biznesi i frutave qe vijne nga Maqedonia i nje ministri z
    biznesi i lendeve narkotike ne duart e z.kryeministrit

    me kete monopol, ti çfare pret te prodhoje shoqeria shqiptare.as breke nuk i prodhon dot.
    Politika eshte e rendesishme per ekonomine,dhe fale ligjeve te mira ose te keqija,rruget qe vijojne nga pasojat jane shume te ndryshme.
    Absolutisht qe nuk eshte gjithçka faji i Berishes,por mendoj qe nese nuk do te ishte,sot do ishim me ndryshe,ndoshta me mire,dhe kjo vlen pak a shume per mbare politiken shqiptare.

    kalofsh mire
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Heronjtë e 2 korrikut gjunjëzuan në rrugët e Tiranës diktaturën më barbarë të njerëzi

    Berisha: Heronjtë e 2 korrikut gjunjëzuan në rrugët e Tiranës diktaturën më barbarë të njerëzimit

    01-07-2010 / Leonard Quku


    Vijmë në këtë 20 vjetor të Shqipërisë së lirë, me Shqipërinë që ndryshon në shekuj nga ajo e vitit 1990-ë. Të rinjë më 2 korrik nisën marshin e tyre të pandalshëm të lirisë, gjunjëzuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, diktaturën më barbare që kishte njohur njerëzimi



    Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot gjatë një mitingu madhështor në Qytetin Studenti, veprën e të rinjve dhe të rejave, të cilët 20 vite më parë, “prenë” zinxhirët e regjimit më të egër që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi, pas Luftës së Dytë Botërore. Përmes një takimi me studentë dhe studente, Berisha tha se “kurajoja dhe guximi juaj bënë që në Shqipëri të binte përfundimisht perdja e hekurt”. “2 korrik 1990-të Shqipëria do të fitonte lirinë dhe dinjitetin e saj, do të shembte “Murin e Berlinit”, që e mbante atë jashtë botës së lirë dhe demokratike”- u shpreh kryeministri Berisha. Sipas tij, Shqipëria erdhi në vitin 90-të, atëherë kur përjetonte skllavërinë dhe pjesa tjetër ishte transformuar nga qenie njerëzore në qenie shtetërore.

    “Në një kohë kur për shqiptarët pothuajse nuk besonte se do të merrnin guximin për të hedhur menjanë shtypjen njerëzore. Djemtë dhe vajzat, me një guxim të pashembullt, shndërruan rrugët dhe sheshet e qytetit në një betejë vendimtare për liri dhe dinjitet. Për ditë të tëra, ata vazhduan sulmin e tyre drejt botës së lirë. Ata ishin njerëz të thjeshtë, punëtorë, furnitorë, mekanikë, marangozë, hidraulikë, të papunë, por që të gjithë ishin kreshnikë të vërtetë në guximin e tyre. Të gjithë ata së bashku, u ngritën në një guxim dhe trimëri të paparë. U dhanë zemër shqiptarëve që përjetonin tmerret, i dhanë mesazhin Evropës dhe Botës se ky komb nuk ka të ndalur, se ky komb është i gatshëm për çdo sakrificë për liritë dhe të drejtat e tij. Ata me aktet e tyre të burrërisë, i dhanë shpresë këtij populli të pashpresë. I dhanë zemër dhe trimëri njerëzve të cilët, u ishte kallur frika dhe tmerri deri në palcë, u dërguan atyre thirrjet për t’u ngritur njëlloj si popujt e tjerë të Evropës, për t’u çliruar nga tirania komuniste”- deklaroi para mijëra të rinjve në Qytetin Studenti, kryeministri Sali Berisha.

    Kreu i qeverisë tha se guximi i pashembullt i të rinjve që me guximin e tyre u futën në dyert e ambasadave të huaja, mposhti makinerinë vrastare shtetërore të udhëheqësbve komunistë, pavarësisht se ishte një betejë e pabarabartë. Në këtë aspekt, kryeministri nderoi të riun Agim Pasha, i cili u ekzekutua nga forcat e sigurimit të nomeklaturës.

    “Ju burrat dhe gratë, djem dhe vajza, që me vetëdije të plotë në vitin ‘90-të u vërsulët drejt ambasadave të vendeve të lira. Nuk e dinit, nuk kishit siguri se do të arrinit botën e lirë apo natën e përjetshme, siç e pësoi i pavdekshmi Agim Pasha, që ra mbi muret e ambasadave që vetëm e vetëm, për t’u bërë i lirë. Me 2 korrik, në një betejë të pabarabartë, të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, mposhtën regjimin dhe diktaturën, ata u përcollën në vende të tjera. Regjimi montoi makinerinë e vet të shpifjes, dhunës dhe territorin. Sërish nisi burgjet, nisi torturat, persekutimin. Ngriti de facto Murin e Berlinit, por flaka e Lirisë që ndezet, heronjtë e 2 korrikut nuk pushuan kurrë. Vetëm pak muaj më vonë, këtu në këtë shesh në dhjetor të 90-ës do të shpërthente uragani i fuqishëm i lirisë, nga zemrat e studenteve dhe studentëve shqiptarë. Uragani, nën udhëheqjen e Azem Hajdarit, në këtë qytet do të themelonte pluralizmin politik, Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe do marshonte drejt zemrave të shqiptarëve. Flladi i lirisë do zhdukte regjimin më të egër. Regjimin të cilin Evropa do ta cilësonte si regjimin e Hitlerit të pas Luftës, regjimin e Enver Hoxhës. Sot ne përulemi me nderim të madh para heronjve të 2 korrikut, guximtarëve, trimave që shkatërruan dyert, për lirinë e Shqipërisë”- tha Berisha.

    Duke iu referuar plot 20 viteve nga ngjizja e pluralizmit në Shqipëri, Berisha tha se vendi është shekuj larg atyre viteve të zeza.
    “Sot ne festojmë së bashku me ta, me një krenari legjitime, sepse Shqipëria që nisi marshimin e lirisë në 90-ën, sot pas 20 vitesh, është jo dekada, por shekuj larg Shqipërisë së 20 viteve më parë. Vendi që renditej i 3-ti apo i 4-ti në botë për skamje dhje mjerim, është shkëputur sot përfundimisht nga grupi i vendeve të varfra dhe ka aktualisht nj prej ekonomive më të qëndrueshme, më dinamike, më entuziaste në rajon dhe Evropë. Vendi që 20 vite më parë ishte i zhytur në izolimin më të thellë, nderon sot bijtë e saj si vend anëtarë i NATO-s si vend që ecën i sigurt drejt integrimit evropian. Vendi që 20 vite më parë ishte i rrethuar me tela me gjemba, sot është në prag të lëvizjes së lirë pa viza, të qytetarëve në mbarë Evropën. Vendi që 20 vite më parë ishte vendi i lirive të dhunuara, sot është vendi i zgjedhjeve të lira, i shtetit ligjor, i të drejtave të njeriut dhe me shpresë dhe besim të madh tek e ardhmja, dhe me shpresë e besim tek Evropa. Ky 20 vjetor na fton të gjithëve të bashkohemi, për të shndërruar sa më parë në realitet ëndërr tonë evropiane, idealet tona evropiane”- deklaroi më tej, kryeministri Sali Berisha.

    Në përfundim shefi i ekzekutivit Sali Berisha përshëndeti të rinjtë, duke marrë prej tyre mesazhin e qartë, për një Shqipëri të ndryshuar dhe të denjë për renditjen përkrah vendeve të demokratizuara evropiane, e cila mund të realizohet vetëm nëpërmjet qeverisjes së Partisë Demokratike, partia e vlerave të lirisë dhe dinjitetit.

    http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=13799
    "They will not control us, We will be victorious"

  16. #16
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    nje artikull i gazetes 55 e cila dihet qe eshte e Saliut pritej qe te bente artikuj te tille,kta sikur nuk kane jetur ate kohe,e para nuk e rrezuan keta diktaturen,me renian e Enverit,diktatura mori fund edhe pse u mundua Ramiz Alia po ai u dorezua dhe normalisht qe pritej qe sistemi te nderrohej nga komunizem ne demokraci,pastaj nisi epoka Berisha,te gjithe gezohemi per ato dite po mos ti hiperbolizojme disa gjera se po e bejme gomarin luan
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  17. #17

    Pa politikë: sot si është Shqipëria

    Do të kisha dëshirë të shoh shkrime që flasin për të sotmen e Shqipërisë dhe për planet afatgjata për të mirën e shqiptarëve.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #18
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Keshtu e ka monopoli ne Shqiperi, qe kalon nga nje minister tek tjetri.
    Biznesi i ndertimit kaloi nga Spartak Poci tek Lul Basha dhe pastaj tek Olldashi.
    Po ashtu edhe biznnesi i hashashit kaloi nga ish drejtori i Policise Gjirokastres Asllan Dogjani tek Dasha Kaja dhe deri tek ky qe eshte tani.
    Biznesi i ilaceve dhe medikamenteve mjekesore eshte monopol i ministrit dhe kaloi nga ministrat e PS tek keta te PD-se.
    Monopoli luftohet vetem me denoncim te korupsionit dhe jo me llafe.
    Me protesta paqesore dhe jo me grava te dirigjuara nga Gramoz Ruci dhe Arta Dade e Ed Rama qe akoma skane dhene llogari per milionat e tyre.
    Behet duke u bashkuar rreth mendimit intelektual te paster dhe jo pas diplomave fallce te Tom Doshit.Jo pas bizneseve te Ndricim Babasit, por pas intelektualeve si Artan Fuga.
    Shqiperia te dyja anet e politikes i ka te zhyta deri ne gryke ne korupsion,puna eshte sesi te pastrohemi nga kjo e keqe qe i ka zene frymen shoqerise.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Shyqyr.. qe kemi Gramozin qe po lufton per demokracin....e Saliun qe po lufton komunizmin....
    Apo eshte e kunderta!.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Keshtu e ka monopoli ne Shqiperi, qe kalon nga nje minister tek tjetri.
    Biznesi i ndertimit kaloi nga Spartak Poci tek Lul Basha dhe pastaj tek Olldashi.
    Po ashtu edhe biznnesi i hashashit kaloi nga ish drejtori i Policise Gjirokastres Asllan Dogjani tek Dasha Kaja dhe deri tek ky qe eshte tani.
    Biznesi i ilaceve dhe medikamenteve mjekesore eshte monopol i ministrit dhe kaloi nga ministrat e PS tek keta te PD-se.
    Monopoli luftohet vetem me denoncim te korupsionit dhe jo me llafe.
    Me protesta paqesore dhe jo me grava te dirigjuara nga Gramoz Ruci dhe Arta Dade e Ed Rama qe akoma skane dhene llogari per milionat e tyre.
    Behet duke u bashkuar rreth mendimit intelektual te paster dhe jo pas diplomave fallce te Tom Doshit.Jo pas bizneseve te Ndricim Babasit, por pas intelektualeve si Artan Fuga.
    Shqiperia te dyja anet e politikes i ka te zhyta deri ne gryke ne korupsion,puna eshte sesi te pastrohemi nga kjo e keqe qe i ka zene frymen shoqerise.
    O Bel ami ke shume te drejte ne ato qe shkruan por lexoje edhe intervisten e Ramiz Alise ku une e fokusova ne dy aspekte. Njera se ata qe drejtonin Shqiperine ne diktature ishin njerez te pjerdhur nga trute dhe politiken dhe diplomacine e tyre e quanin te barabarte apo donin ta ngrinin ne ato nivele te ngjashme me ate te nje vendi te industrializuar. Kina dhe Rusia e kane gojen si te peshkaqenit se te tilla shtete me potenc jane. Po Shqiperia 28.000 km katrore cfare mund te pertypte nga ato qe i jepnin keto vende?

    E dyta eshte se per here te pare ne kete interviste ky Ramiz bir kurve pranon se eshte bere gabim me mbylljen e kishave ne diktature por ai nuk pranon te largohet nga Shqiperia e as te marre me vete ata kelyshe apo tu thote atyre qe ka akoma nen komando se duhet te mbyllin gojen te marrin ndonje lek vjedhurazi sikur e kane zakon dhe te zhduken nga Shqiperia ose te largohen nga politika.

    Kane kaluar 20 vjet dhe vetem eksodi njihet nga shqiptaret. Ceshtja eshte ti largohesh problemit apo ta zgjidhesh ate? Shqiptaret zgjodhen ashtu sic shkruan Frrok Cupi ne gazeten koha jone si alternative te arratiseshin por me ta u arratisen edhe operativet qe u vune veten ne rolin e viktimes.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 13-02-2014, 18:12
  3. Duan shqiptaret te hyjne ne BE?
    Nga Robbery në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-11-2011, 20:27
  4. 2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 03:10
  5. Ambasadat 1990
    Nga Tironcja_BLN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 14:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •