Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Me fal,por provat i don si te Pangos,apo te mjafton qe jemi vendi me i varfer i Europes?
    I dua provat ashtu si i don ti kur akuzohesh per nje gje.

    Qe jemi vendi me i varfer i Europes, eshte perseri nje kriter i gabueshem. Pse? Per 2 arsye. E para: Nuk eshte deshmuar qe jemi me i varferi. E dyta: Nese jemi, nuk eshte deshmuar se nuk ishim edhe para se te udhehiqeshim nga qeveria aktuale.

    Ktheju lemise tende, se per kete qe ka te bej me akuza e cakuza s'qenke aspak.

    Te fala kolegeve!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Problemi nuk eshte se jemi vendi me i varfer i Europes,problemi eshte se jemi vendi me pa prespektiv i Europes.
    Eshte vend me demokraci te bllokuar.
    Kemi dy parti qe kane monopolizuar politiken,dhe me veprime e ide te qarta enveriste:Sa me i varfer te jete populli,aq me lehte mbikqyret o nenshtrohet.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dëshmi historike, 2 korriku i shqiptarëve, sot 25 vite nga hapja e ambasadave



    Sot 25 vjet nga ngjarja me e rendësishme për shqiptarët, ajo e shpërthimit të ambasadave. Flasin protagonistë të atyre diteve vendimtare që nënshkruan lirinë e Shqipërisë.
    Detaje nga orët e vështira të mijra qytetarëve qe u strehuan në ambasadat e perëndimit për dy javë dhe qe i dhanë një goditje përfundimtare regjimit komunist.
    Mimoza Picari sjell dëshmi historike.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-07-2015 më 11:08

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Hapja e ambasadave, Fatmiri: Si vendosëm të futeshim grup, mendonim se ishim ‘Brezi i Humbur’

    Fatmir Alushi kujton se 25 vjet mё parё ai e miq tё ngushtё të tij u futën nё mjediset e Ambasadёs Gjermane nё Tiranё për shkak të varfёrisë sё skajshme. Njerёzit nuk po e duronin dot mё propagandën.

    Emri:  fatmir-alushi.jpg

Shikime: 503

Madhësia:  27.2 KB
    Fatmir Alushi

    Fatmir Alushi punonte nё repartin e pёrpunimit tё alabastrёs nё Ndёrmarrjen “Artistike” Migjeni nё Tiranё nё vitin 1990. Pavarёsisht etiketimit si “artistike” fronti i tij i punёs vetёm i tillё nuk ishte mё nё atё kohё. Ai kujton se angazhimi nё ndёrmarrje ishte pa asnjё ambicie, pasi situata ekonomike ishte tejet dramatike dhe e padurueshme.

    “Njerёzit kishin filluar tё flisnin, tё ngrinin zёrin, por revolta e tyre mbetej ende spontane, pasi diktatura ishte ende nё kёmbё. Por numri i tё pakёnaqurёve qё shpreheshin ishte rritur shumё. Kur morёm vesh qё ishte shpёrthyer muri rrethues i Amabasadёs Gjermane nё 2 korrik tё ’90-s, lajmi mori dhenё. Nё atё situatё tё pashpresё dhe tё pakuptimtё, papritur u gjendёm para njё zgjidhje.”

    Fatmiri e mban mend mirё “mbledhjen” e grupit tё miqve tё ngushtё, mes tё cilёve ishte dhe e motra, si dhe shoqja mё e afёrt, e cila mё pas u bё bashkёshortja e tij. Duke qenё si “lideri” i grupit prej 12 vetёve e pata shumё kollaj t’i bindë dhe t’i organizoj qё sё bashku tё shkonim pёr te Rruga e Ambasadave, thotё ai pёr Deutsche Welle-n.

    “S’kishim çfarё tё humbnim!”

    Pёr Fatmirin motivi pёr tё ndёrmarrё njё veprim tё tillё ishte varfёria nё tё gjitha drejtimet, ekonomike, sociale, kulturore, ndёrkohё qё pёr çёshtjet politike dhe propagandistike njerёzve u kishte ardhur nё majё tё hundёs. Shumica e atyre qё hynё nё ambasada, sipas tij, mendonin se ishin “Brezi i Humbur”. Sa pak na dhanё dhe sa keq na lanё, thotё ai pёr Deutsche Welle-n.

    “Vёrtet nё atё kohё nё Shqipёri kishte mbaruar gjithçka. Ishte fikur shpresa. Ishim gjithё grupi nё njё mendje se nё ‘shkretёtirёn socialiste’ ishim shndёrruar nё ca gjallesa qё vetёm merrnim frymё. Pa pikёn e perspektivёs pёr tё nesёrmen, ndaj dhe duhej tё ndanim mendjen. Nuk u mundova shumё qё t’ua mbush mendjen pёr t’u bashkuar edhe ne me grupin e njerёzve qё ishin futur nё Ambasadёn Gjermane. Pavarёsisht dakordёsisё, pavarёsisht se kur mbёrritёm te ambasada derёn e hyrjes e gjetёm gjysmё tё hapur dhe ‘tё pambrojtur’ nga autoritetet gjermane tё sigurisё, qёndrimi mbi njё javё nё ato mjedise ka qenё njё kalvar mundimesh dhe mendimesh nga mё tё skajshmet. Njё rrethanё qё herё na bёnte pesimistё e herё optimistё”.

    Duke ju kthyer atyre ditёve brenda mureve tё Ambasadёs Gjermane nё Tiranё, Fatmiri thotё se ai dhe miqtё e tij kishin dalё nga rrjedha rutinore dhe ishin futur nё njё lojё plot pikёpyetje dhe ankth pёr ditёn e nesёrme. Por tё qenurit bashkё i ndihmoi nё pёrballiin e sfidës. Ata ia dolën të plotёsonin njё plan qё askush prej tyre nuk arriti ta mendonte asnjёherё deri nё fund. “Vite mё pas kur i kemi kujtuar ato momente kemi qenё nё njё mendje se ka qenё njё zgjidhje aventureske edhe pёr faktin se s’kishim çfarё tё humbisnim. Mё keq nuk kishte pёr ne. Ky ka qenё ngushёllimi dhe nxitja njёkohёsisht, pёr tё bёrё njё gjё tё tillё. Secili prej nesh kishte nevojё pёr njё ‘refresh’ nё jetёn e tij.

    Gjermanishtja shpejtoi integrimin social dhe ekonomik

    Pёr Fatmir Alushin mbёrritja nё Gjermani ishte plot sfida. Njё njeri nё kulmin e energjive, por pa asnjё zanat. Duhet tё fillonte nga e para. Kishte lёnё pas vendin mё tё varfёr tё kontinetit, pёr tё jetuar nё njё ndёr vendet mё tё zhvilluar tё botёs. “Italishtja ime nuk ёshtё se mё zgjidhte shumё punё nё Gjermani, ndaj dhe prioriteti ishte mёsimi i gjermanishtes. Me mbёshtetjen e qeverisё gjermane, por dhe tё komunitetit avancuam shpejt me gjuhёn, si njё shkak qё shpejtoi dhe integrimin social dhe ekonomik.”

    Emri:  ambasada.jpg

Shikime: 464

Madhësia:  13.5 KB

    2 korriku 1990: Futja në ambasadën gjermane ishte një rrugë drejt së panjohurës për shumë shqiptarë

    Fatmir Alushi e kujton pёrfundimin e shkollёs profesionale pёr kuzhinier si njё investim pёrcaktues pёr tё ardhmen e tij. ” Zanatin nisa ta ushtroj nga nivelet mё tё ulta, duke ja marrё gradualisht dorёn gatimit dhe recetave tё ndryshme. Mё pas synova menaxhimin. Kam preferuar gjithmonё gradualitetin. Jam me fat qё nё angazhimin tim mё kanё mbёshtetur miq gjermanё apo shqiptarё. Nё fillim e kam pasur thjesht si njё ambicie profesionale, ndёrkohё qё tani ёshtё dhe ambicia financiare”.

    Me pёrvojёn e krijuar Fatmiri u bind se dhe ai mund ta kisha njё lokal qё ta menaxhonte vetё. Pas njё rreth njё dekade e gjysmё erdhi momenti. Ja nisi me njё aktivitet nё mjediset e kopshtit botanik tё Berlinit, ndёrkohё qё para tre muajsh menaxhon po njё restorant tjetёr nё kryeqytetin e Gjermanisё.“Kam lexuar dhe dёgjuar qё nё Gjermani dhe Shqipёri kujtohet ngjarja e hyrjes nё ambasada. Kjo ёshtё gjёja e duhur pёr njё moment qё ndikoi shumё pёr Shqipёrinё, qё ndikoi pёr mijёra njerёz qё ikёn nga vebdi pёrt njё jetё mё tё mirё. Janё kujtime tё pashlyera qё vlen t’jua themi brezave mё tё rinj.”

    Panorama

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Ironia e 2 korrikut: 30.000 shqiptarë duan azil në Gjermani

    25 vjet më parë, mijëra shqiptarë do vërshonin drejt ambasadave perëndimore, në kërkim të një jete më të mirë.

    Shumë shqiptarë vërshuan drejt ambasadës gjermane, duke thyer frikën nga regjimi komunist.

    25 vjet më pas, shumë gjëra kanë ndryshuar.

    Megjithatë ironia në rrjetet sociale duket me vend: eksodi vazhdon.

    Pikërisht sot, Presidenti i Zyrës Federale për Emigracionin në Gjermani, ka dhënë një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeinen Zeitung.

    Manfred Schmidt thotë se janë plot 30 mijë shqiptarë që duan azil në Gjermani.

    “Për momentin janë 30 mijë shqiptarë që duan azil në Gjermani. Por këta njerëz paraqesin një realitet të rremë,” tha ai.

    Azilkërkuesit marrin 150 euro për person në muaj, që pak a shumë është sa një rrogë mujore në Shqipëri, shkruan gazeta.

    Shumë shpejt kjo do marrë fund, pasi Shqipëria do përfshihet në vendet e sigurta të origjinës dhe deportimi i emigrantëve do jetë më i shpejtë.

    Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë azil për arsye ekonomike.

    Vetëm 0.1 përqind e shqiptarëve mund të marrin azil në Gjermani.

    MAPO

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Rrëfimi i diplomatit gjerman Werner Daum për ngjarjet e ambasadave në vitet ’90

    Emri:  daum.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  4.0 KB

    Në intervistë me DW Prof. Dr. Werner Daum, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri (1987-1990), flet për hapjen e ambasadës më 2 korrik 1990, periudhën e ndryshimit dhe raportin e veçantë me Shqipërinë.

    DW: Zoti Daum, ju ishit përfaqësuesi i parë i Gjermanisë, që shkuat në Shqipëri me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1987. Çfarë Shqipërie gjetët, cilat qenë mbresat e fillimit?

    Daum: Mua m’u bë shpejt e qartë, se ai ishte një vend gjithë magji, plot bukuri natyrore, dhe për një evropianoperëndimor, të mësuar me nxitimin e shekullit të 20-të ishte një kthim prapa në mënyrën se si njerëzit kanë jetuar për shumë shekuj. Ishte në një farë mënyre një muze, që fillimisht ta mbante të fshehur faktin, që njerëzit dëshironin të iknin me çdo kusht prej tij.

    DW: Nga ky muze shqiptarët mundën të dalin vonë, megjithëse Jofef Strauss i ofroi qeverisë shqiptare një ndihmë qysh në vitin 1984, që u refuzua. Cilat qenë tani prioritetet kryesore të politikës së jashtme gjermane në lidhje me Shqipërinë?

    Daum: Në orientimin e ri në politikën ndaj Lindjes në kohën e Willi Brandit dhe Genscherit Gjermania synonte që të vendoste marrëdhënie të mira dhe të ngushta, edhe pse ishin sisteme të ndryshme politike. Ideja ishte jo vetëm që të bashkëbisedohet, por edhe të ketë shkëmbime njerëzish dhe idesh në sa më shumë fusha, në mënyrë që edhe nëse këto nuk kontribuojnë për kapërcimin e antagonizmit Lindje-Perëndim, gjithsesi është me mirë bashkë, se sa kundër njëri-tjetrit. Ky program u realizua me të gjitha shtetet e Evropës, me të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, përveç Shqipërisë. Shqipëria ishte vendi i fundit, me të cilin ne jo vetëm që donim të vendosnim lidhje për të patur marrëdhënie diplomatike, por donim të vendosnim marrëdhënie në sa më shumë fusha të jetës sociale dhe njerëzore.

    DW: Deri në verën e vitit 1990 jeni përpjekur në mënyrë shumë aktive për të nxitur komunikimin, që i shërbente zgjimit dhe hapjes së vendit. A ishte e lehtë kjo duke patur parasysh ngërçin e sistemit?
    Daum: Ishte e thjeshtë dhe e vështirë njëkohësisht. Menjëherë pasi hapa ambasadën në Tiranë dhe vendosa formalisht marrëdhëniet diplomatike, menjëherë pas kësaj, më duket dy tri javë më vonë kërkova nga ministria ime një kurs të gjuhës shqipe. Mora pushim 14 ditë dhe bëra një kurs intensiv privat të gjuhës shqipe në Paris në Ecole de Langues Orientales dhe pas këtyre 14 ditëve flisja deri diku shqip. Ky për mua ishte çelësi jo vetëm për të kuptuar gjuhën dhe për të lexuar Zërin e Popullit, por për të biseduar gjithmonë me njerëzit, kur ishte e mundshme. Jo vetëm se dija shqip, por për arsye se përfaqësoja vendin më të rëndësishëm evropian, u njoha shpejt me të gjithë ato, që lejoheshin të kishin kontakt me të huajt në Shqipëri dhe sidomos për shkak të preferencave të mia përpiqesha të njihesha me shkrimtarë, artistë, intelektualë dhe kam qenë shumë i lumtur për përzemërsinë dhe çiltërsinë, me të cilën jam pritur nga të gjithë.

    DW: Keni patur një sërë aktivitetesh, disa ekspozita, si ajo e piktorit të njohur gjerman Horst Janssen.

    Daum: Unë kisha bindjen se arti, si klasik edhe bashkëkohor, është çelës për të hapur zemrat e njerëzve. Unë vetë krahas profesionit të diplomatit kam edhe një jetë të dytë intelektuale, kam shkruar disa libra, madje mjaft syresh, kam qenë edhe kurator muzeumi, në vitin 2001 kam bërë ekspozitën e madhe të Shqipërisë në Mynih. Kisha shumë dëshirë që edhe në art t’u jepja shqiptarëve shansin për të parë origjinalet, sepse arti nuk mësohet dot nga librat. Ai mësohet nga veprat origjinale. Përmes aktivitetit tim si kurator në Mynih kisha kontakte të mira në Gjermani. Kemi patur një ekspozitë interesante me lojëra shahu, me figura klasike shahu pjesërisht prej qelibari dhe fildishi të periudhës prej shekullit të 18-të deri sot, që pati një sukses grandioz te shqiptarët, të cilët e duan shahun. Apo Horst Janssen, që ju përmendët, pastaj kisha njohje të tërthorta me shkrimtarin gjerman Martin Waltzer, i cili erdhi dhe banoi tek unë një javë dhe që u entuziasmua ashtu si dhe unë nga njerëzit në Shqipëri. Dhe kjo më hapi shumë, shumë dyer dhe shqiptarët e kuptuan se qënka dikush, që nuk interesohet vetëm për art dhe kulturë, por edhe për ne.

    DW: Dhe me anë një artikulli për Nënë Terezën keni ndihmuar që ajo të marrë vizë për të vizituar Shqipërinë, gjë që i ishte refuzuar deri atëherë pesë, apo gjashtë herë.
    Daum: Po, por jo direkt me një artikull. Siç e dimë të gjithë Nënë Tereza është shqiptare, por e lindur në një kohë, kur nuk ekzistonin ende shtetet moderne të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ajo ka lindur në Shkup si shqiptare, por nëna dhe motra e saj dhe më duket edhe babai kanë jetuar në Tiranë. Nëna e motra kanë qenë dhe besoj se janë ende të varrosura në Tiranë. Nënë Tereza kishte bërë për një kohë të gjatë kërkesë për një vizë si vizitore, dhe nuk ia kishin dhënë. Sigurisht për arsyen se ishte një përfaqësuese e angazhuar e katolicizmit dhe regjimi e urrente fenë në përgjithësi, dhe veçanërisht kishën katolike e urrente dhe e përndiqte dhe e ka shfarosur. Unë kisha dëgjuar për këtë dhe në fakt në një intervistë me një gazetë përmenda që ajo ka dëshirë të vizitojë varrin e nënës dhe motrës së saj në Tiranë dhe një herë i thashë gojarisht ministrit të Jashtëm, Reis Malile, se sigurisht që do të ishte më mirë në interesin e Shqipërisë që ta presë një person me renome botërore si Nënë Tereza, se sa ta merrte vesh bota, që një grua e tillë pengohet të vizitojë varrin e nënës së saj. Dhe kur bëri kërkesën tjetër, Nënë Terezës iu dha viza. Mendoj se kam arsye të besoj, se kjo ka ndodhur, ngaqë unë e pata theksuar dhe më vonë kam marrë një letër falendërimi nga Nënë Tereza, të cilën e kam edhe sot dhe jam shumë krenar, që kam një letër të shkurtër nga Nënë Tereza me nënshkrimin e saj.

    DW: Zhvillime të tilla si vizita e Nënë Terezës e forconin shpresën për ndryshime. Muajt e verës 1990 ishin plot tension, pritje, padurim e ankth se çfarë do ndodhte. Njerëzit e parandjenin ndryshimin, por askush nuk guxonte, duke patur parasysh ashpërsinë e regjimit. Ishte si brenda një tenxhereje me presion, që mund t’i shpërthente kapaku. Si e përceptonit ju këtë situatë?

    Daum: Kjo më ka dhënë shkas që t’i them vetes, unë dua të ndihmoj këtu. Unë duhet t’i mbështes me sa të mundem këto ndjenja shprese, dhe unë isha shumë i vetëdijshëm për faktin, se njerëzit, shumica e njerëzve, kishin një frikë esktreme. Ata e dinin se çfarë u kishte ndodhur më parë atyre, që kishin vënë sadopak në diskutim regjimin, qoftë edhe me fjalë, dhe në këtë situatë ndërmjet frikës dhe dëshirës për ndryshime, shpresa siç e thatë, e kishte shumë, shumë të vështirë të manifestohej. Por që kokat e njerëzve kishin ndryshuar, këtë e vija re qartë.

    Në fund u bënë 1399 vetë gjithsej, që hynë në ambasadë.
    DW: A mund të thuhet se ambasadat perëndimore ndihmuan në mënyrë aktive, që shqiptarët të hynin në oborret e tyre dhe të kërkonin strehim. Tashmë ishte fakt, i provuar në vendet e tjera lindore, se ikja e njerëzve i hiqte legjitimitetin regjimit dhe shkaktonte rrëzimin e tij. A keni kontribuar edhe ju në mënyrë të drejtpërdrejtë?

    Daum: Refugjatët e parë hynë në ambasadën greke, ata ishin shqiptarë të etnisë greke, që flisnin greqisht, nja njëzet të rinj, që shpresonin se në këtë mënyrë do të iknin nga vendi për të gjetur një të ardhme jashtë Shqipërisë. Të tjerë të rinj, që falë historisë, por edhe falë afërsisë me radion dhe televizionin italian, dinin italisht, hynë në amasadën italiane. Në ambasadën gjermane askush. Ato, që kishin kërkuar ndërkohë strehim në ambasada, shpresonin se do të mund të dilnin nga Shqipëria, por kjo objektivisht nuk ishte shumë e sigurtë. Kishte raste precedente, të cilat e venisnin shpresën. Pastaj mendova, këto njerëz që duan të ikin nga burgu Shqipëri, që duan të ikin nga dhunimi jo vetëm i lirisë, por edhe i fesë, shkojnë te grekët dhe italianët, dhe as nuk u shkon ndër mend të vijnë te gjermanët. Dhe thashë me vete, unë dëshiroj që edhe te ne të strehohen njerëz, disi kemi për t’ia bërë, dhe nëse do të ketë sukses me një numër të konsiderueshëm, kjo do ta destabilizojë edhe regjimin. Pas ketij vendimi i hapa portat e ambasadës, dhe mbasdite vonë i ndeza të gjitha dritat, që kishte në ndërtesën e ambasadës dhe në oborr. Dhe me të vërtetë nga ai çast erdhën fillimisht disa, pastaj më shumë, dhe në fund u bënë 1399 vetë gjithsej, që u strehuan në ambasadën tonë.

    DW: Disa të rinj kanë hyrë me kamion në oborrin e ambasadës, duke rrëzuar murin rrethues. Përse kjo hyrje me kamion, kur porta ishte ndërkohë e hapur?

    Daum: Historia me kamionin ka qenë disa ditë më vonë, nuk mund ta them me saktësi se kur, katër apo pesë ditë më vonë, sepse natyrisht situata çdo ditë ndryshonte, madje çdo orë. Kishte vazhdimisht momente, kur shfaqej sigurimi, rrethonte territorin e ambasadës për të penguar që të tjerë njerëz të hynin në ambasadë dhe gjatë një momenti të tillë, tri katër ditë pas fillimit, erdhi kamioni, rrëzoi murin dhe ato, që ndodheshin brenda në kamion, kërcyen në tokë dhe ishin në ambasadë.

    DW: Sidoqoftë ju kishit mbi supe një përgjegjësi të madhe për kaq shumë njerëz (3199) në oborrin e ambasadës suaj. A keni mundur të flini i qetë ato ditë? Kishit frikë, apo mendonit se e gjitha do të përfundonte mirë?
    Daum: Unë natyrisht që kam shpresuar se e gjitha kjo do të kishte një përfundim të mirë. Unë isha në një moshë të kaluar në atë kohë. Unë nuk e kam bërë një gjë të tillë nga entuziazmi rinor, apo për aventurë, por i kisha menduar shumë mirë edhe rreziqet. Unë e kisha mjaft të qartë se Shqipëria mund të reagonte me dhunë policore dhe ushtarake dhe siç mora vesh më vonë, ishte menduar me të vërtetë shumë seriozisht një gjë e tillë. Nga ana tjetër mendoja se në fundin e shekullit të 20-të përdorimi i dhunës në një situatë të tillë është diçka aq e tmerrshme, saqë do të kishte patur si pasojë fundin e menjëhershëm psikologjik të regjimit, një kryengritje popullore, si dhe shkëputjen komplete nga shtetet e huaja. Pra në përgjithësi isha i mendimit se do të kishim sukses.

    Ai ishte edhe një konfrontim, nuk ishte vetëm aksion humanitar, por ishte, siç i thonë në frengjisht një bras der fer, një konfrontim i dhunshëm ndërmjet qeverisë shqiptare dhe meje dhe unë më shumë isha i mendimit se qeveria shqiptare do të ishte e detyruar të lëshonte pe, por përsëri plotësisht i bindur nuk isha. Por duhet ta pranoj, se kam qenë shumë i gëzuar që gruaja ime nuk ndodhej aty, dhe shumë i gëzuar, kur çdo gjë përfundoi mirë, sepse jo vetëm refugjatët, por ndoshta edhe ne do ta kishim paguar me jetë.

    DW: Kjo ishte gati e pamundur, sepse shteti kishte marrë fund ekonomikisht, nuk kishte më ushqime në dyqane. Konfrontimi do të ishte vetëvrasje edhe për regjimin.

    Daum: Kështu mendoj edhe unë, mendja ma thoshte se regjimi do të detyrohej të lëshonte pe, ky ishte vlerësimi im për situatën, përndryshe nuk do ta kisha bërë gjithë atë. Por ama isha i vetëdijshëm se po i hyja edhe një rreziku.

    DW: Kur refugjatët morën lejen për t’u larguar ,duhet të kenë përjetuar një nga momentet më të lumtura në jetë. Por edhe në lirinë e fituar vazhdojnë sfidat e së përditshmes. Në Gjermani atyre u është dashur të përshtaten, të integrohen, ndryshimi ka qenë fillimisht i madh e shokues. A keni takuar ndonjërin prej tyre më vonë në Gjermani?
    Daum: Kam patur vazhdimisht rast t‘i takoj. Është interesante se shqiptarët rradhë dalin vetëm. Shqiptarët shkojnë zakonisht vetë i dytë, apo vetë i tretë. Edhe shqiptaret. Dhe në vitet më pas, në ato raste kur ndodhesha në Gjermani, më qëllonte shpesh që në tren dëgjoja shqip. Madje edhe gjatë një shëtitjeje në natyrë pranë Manhajmit, në një rrugë mes fushave, takova disa shqiptarë dhe u fola. Gati gjithmonë do të ndodhej aty njëri prej të tremijëve, ose së paku vëllai apo motra e njërit prej të tremijëve. Por kur i takoja, ishte fare rastësore.

    DW: A gëzoheshin që ju takonin, a ju kanë shprehur mirënjohje?

    Daum: Patjetër që po.

    DW: Ju i keni hapur dyert e ambasadës pa marrë urdhërin nga Boni. Kjo ishte një përgjegjësi me rrezik. Sa ia vlen të rrezikosh për të marrë vendime pa miratimin e qendrës, kur e kërkon nevoja e momentit?

    Daum: Kjo ështe e imagjinueshme dhe e mundur vetëm në raste ekstreme. Një diplomat është i varur nga qendra. Boni atëherë nuk donte që unë të mbështesja në mënyrë aktive lëvizjen e refugjatëve. Unë kam patur pastaj, për ta thënë në mënyrë të zbutur, vështirësi tepër të mëdha me eprorët e mi politikë. Normalisht krimi më i madh i një diplomati është, kur nuk e bën atë, që i thuhet shprehimisht, por si në rastin tim, bën të kundërtën. Por ka edhe situata të tilla, kur nuk mban më përgjegjësi të drejtpërdrejtë para ministrit tënd, por para vetes dhe Zotit, dhe kjo ishte një situatë e tillë.

    DW: Nganjëherë njeriu pyet veten, si është e mundur që diktatura të tilla si ajo në Shqipëri, të jetojnë rehat, pa u bezdisur nga njëri për dekada të tëra. Dhe askush nga jashtë nuk interesohet të ndryshojë diçka.

    Daum: Për fat të keq bota në 25 vitet e fundit ka ndryshuar politikisht dhe nëse më pyesni mua personalisht, për të keq. Fundi i historisë është se vetëm një fuqi botërore konsideron, se duhet të përcaktojë fatet e kësaj bote. Kjo fuqi botërore e ndan botën në shtete dhe regjime, që e mbështesin atë dhe në të tilla, që nuk e mbështesin. Dhe për fat të keq koncepti i të drejtave të njeriut është zhvleftësuar, saqë fjala të drejta të njeriut përdoret për të kritikuar, apo për t’i margjinalizuar ato shtete, që nuk konkordohen politikisht me SHBA, dhe largohen sytë nga çdo formë e shkeljes të të drejtave të njeriut, nga shtypja e lirisë së mendimit dhe e lirisë se shtypit në ato shtete, që janë aleatë me SHBA.


    DW: Në vendet, ku keni shërbyer, krahas punës së diplomatit jeni marrë edhe me punë shkencore, keni bërë libra për historinë e traditat e Sudanit, të Jemenit, përmbedhje me përalla jemenite. Çfarë nevojitet për t’i bërë të dyja, disiplinë, përkushtim, dashuri?
    Daum: Po, falemnderit për fjalën, që thatë në fund. Kjo gjë kërkon shumë dashuri. Unë i kam dashur të gjitha vendet, ku kam qenë, pavarësisht nga regjimet politike, dhe kjo për arsyen se kam dashur njerëzit dhe sepse në të gjitha këto vende kam gjetur diçka fare të veçantë në historinë e tyre. Secili nga këto vende, që sapo përmendet, është krejt i veçantë, një individualitet unik, ashtu siç janë njerëzit individë të veçantë. Dhe pikërisht Shqipëria është një vend jashtëzakonisht mbresëlënës. Ajo, që më ka mbërthyer më së shumti në Shqipëri, është kultura bizantine, që deri atëherë e njihja vetëm nga këndvështrimi shkencor. Kulturën bizantine unë e kam jetuar të gjallë në Shqipëri me kishat, pikturat murale, ndërtimet, kështjellat, por edhe me mënyrën se si kultivohet bujqësia dhe në raportin me mjedisin natyror real. Kështu duhet të ketë jetuar perandoria bizantine, kështu njerëzit duhet të kenë besuar pak edhe te shpirtrat që jetonin në pyje, të cilët i kanë hedhur në afresket e mrekullueshme. Kjo më ka mrekulluar më së shumti në Shqipëri. Dhe natyra e mahnitshme, egërsia e alpeve, lumejtë në malet e larta, pyjet dhe të gjitha këto të mbajtura bashkë nga njerëzit, të cilët kishin një çiltërsi dhe ngrohtësi dhe një humanizëm, që nuk e prisje kurrë duke patur parasysh regjimin.

    DW: Domethëne jeni përpjekur që thelbin, të bukurën e një vendi t’ia bëni të njohur publikut gjerman?

    Daum: Kjo është njëra anë, ana tjetër është, se unë mësova atje jashtëzakonisht shumë. Ato që përjetova dhe pashë në Shqipëri, më prekën personalisht në shpirt. Më vonë jam marrë me studimin e tyre. Shqipëria më ka dhënë shumë me vete.

    DW: Më vonë keni organizuar një ekspozitë për Shqipërinë në Mynih dhe keni publikuar një libër mbi Shqipërinë.

    Daum: E përmenda, që historia e vendit më ka impresionuar. Dhe një pjesë e kësaj mahnitjeje ishte fakti, se sa pak dihej për Shqipërinë jashtë saj. Ishte një njollë në hartë, por unë po konstatoja, se sa histori kulture dhe arti fshihej në këtë copë tokë. Që në Tiranë mora vendim, që të bëja një ekspozitë për Shqipërinë. E thashë më parë, që përmes profesionit tim, edhe përmes profesionit tjetër timit, kisha lidhje me muzetë gjermane. Muzeu në Mynih u entuziazmua nga ideja për të bërë një ekspozitë për Shqipërinë. Unë që në kohën time në Shqipëri i kisha gjetur bashkëpunëtorët, intelektualët shqiptarë, që do të shkruanin për tema të ndryshme dhe kisha vizituar intensivisht me kuratorët muzetë dhe depot e artit, sidomos të ikonave dhe të artit popullor, duke bërë lista dhe fotografi të objekteve, që vinin në konsideratë për t’u ekspozuar. Pas ngjarjeve në ambasadën tonë në vitin 1990 Shqipëria jetoi vite të vështira, që nuk e bënin të mundur për të realizuar një projekt të tillë të madh dhe të shtrenjtë. Në vitet 90-të kam qenë pastaj disa herë në Shqipëri për të vazhduar me përgatitjen e ekspozitës. Më kujtohet mirë, kur kam qenë në Berat dhe se si kemi marrë nëpër duar të gjitha ikonat në qilarin e kalasë, në fund dukesha si afrikan, i mbuluar me një cm pluhur, ashtu si ikonat, por megjithatë e kisha mbushur bllokun me shënime. Ka zgjatur rreth 10 vjet, derisa në 2001 u hap ekspozita. Ajo përmbante një pjesë mbi prezantimin e historisë dhe kulturës së Shqipërisë dhe një pjesë të veçantë me prezantimin e artit të ikonave. Të dyja u pasqyruan në dy katalogje. Eskpozita qe shumë e suksesshme, pati 3200 vizitorë, pastaj ajo shkoi në Salzburg, e njëjta ekspozitë, ku edhe aty pati një numër të madh vizitorësh. Që andej shkoi në Torino, ku u eskpozua me shumë sukses me disa ndryshime. Besoj se patëm mundur t’u dhurojmë shumë njerëzve pak njohuri për bukurinë e këtij vendi të vogël Ballkanik.

    DW: Ndoshta prezantime të tilla ndihmojnë për të rritur edhe në Shqipëri vetëdijën për rëndësisn dhe vlerësimin e historisë e të vazhdimësisë?
    Daum: Ndoshta. Ekspozita entuziazmoi shumë vizitorë. Dhe unë shpresoj, ashtu siç e formuluat edhe ju, që edhe në Shqipëri t’u ketë dhënë njerëzve ndjenjën, se Shqipërinë jashtë nuk e shohin vetëm si vendin më të varfër të Evropës, por edhe si një vend, që ka kontribuar mjaft për kulturën evropiane dhe për historinë evropiane, jo vetëm me Skenderbeun.

    DW: Ndoshta i keni ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri, si i vlerësoni ato si një vëzhgues i jashtëm?

    Daum: Për këtë nuk dua të them gjë, e them pa asnjë ironi, që politika nuk më ka interesuar kurrë në jetën time. Shqipëria ka statusin e vendit kandidat të BE, Shqipëria është anëtare e NATO-s, kjo është gjë shumë e mirë, por mendoj se gjërat thelbësore në jetën e vetë njerëzve, si dhe të vendeve dhe shteteve nuk qëndrojnë te politika, por tek rrënjosja brenda vetes, te mjedisi që njeh, te shpresat, që lidh me veten dhe familjen tënde, këto janë gjërat thelbësore dhe unë mendoj se një kishë bizantine në Shqipëri është më me vlerë se NATO dhe Bashkimi Evropian të marrë së bashku.

    DW: Vitet e kaluara ka patur raste të demtimit dhe të plaçkitjes së ikonave dhe kishave me vlerë kombëtare.

    Daum: Po e kam dëgjuar, për fat të keq. Kriminaliteti është një gjë e tmerrshme. Atë e shohim jo vetëm në Shqipëri, e shohim kudo në botë, është shumë e tmerrshme, se si shkatërrohen thesaret e artit nga kriminelët, që janë për mendimin tim më keq së vrasësit, sepse kur shkatërrohen veprat e kulturës janë të pazëvendësueshme.

    Radio DW

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada



    ABCNEWS

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada



    Opinion, TV Klan

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    2 korriku - befasi për regjimin komunist

    Ngjarjet e ambasadave në Tiranë, në korrik të vitit 1990, treguan qartë se regjimit komunist në Shqipëri po i rrëshkisnin frerët nga duart. Luan Rama në atë kohë ishte punonjës në Ministrinë e Jashtme.

    shte koha kur Shqipëria po bënte përpjekjet e para për të dalë nga koraca e hekurt e bunkerit komunist. 20 vjet më parë, në korrik të vitit 1990, të rinjtë vërshuan drejt ambasadave të huaja në Tiranë për t'i thënë lamtumirë diktaturës dhe për të dalë në një botë të lirë e demokratike.

    Strukturat qeveritare nuk mundën ta menaxhonin atë krizë dhe të ndalnin revoltën masive.

    Luan Rama, ish-punonjës në Drejtorinë e Shtypit, në Ministrinë e Jashtme, flet për këtë tronditje të shoqërisë shqiptare:
    « Ne sapo kishim filluar punën në Ministrinë e Jashtme (Drejtoria e Shtypit) dhe po përjetonim një moment mjaft interesant të kohës, një lloj « liberalizimi ». Kishim kontakte të vazhdueshme me gazetarët e huaj dhe me agjensitë e ndryshme : gjermane, austriake, franceze, italiane, greke, angleze, spanjolle, amerikane etj. Në këtë kohe filloi nje lloj lëshimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe u pranuan më shumë gazetarë të huaj. Informacioni qarkullonte më lirë. Nga një anë Ramiz Alia kërkonte të jepte pamjen e një liberalizimi të regjimit, por, me sa duket, ai ishte në një lloj dyluftimi me forcat konservatore që nuk pranonin asnje lloj lëshimi. »

    Informacionet vinin nga mediat e huaja

    Në shtypin vendas nuk kishte informacion për atë çka ndodhte, megjithatë njerëzit, përmes stacioneve të huaja radiofonike në gjuhën shqipe, si dhe prej televizioneve të huaja : italiane, greke si dhe ish-televizioni jugosllav, merrin lajmet më të fundit. Kishte disa intelektualë që flisnin me zë të hapur.
    Kadare jepte informacione të vazhdueshme në intervistat e tij për situatën. Ngjarjet e kohës së rënies së Murit të Berlinit influencuan shumë edhe në Shqipëri. Me gjithë censurën që ekzistonte, një pjesë e informacionit kalonte. Ishin disa akte të «Komitetit te Helsinkit » apo te « Amnesty International », të cilat e akuzonin Shqipërine për shkelje të të drejtave të njeriut.

    Luan Rama pohon se edhe vetë Presidenti Ramiz Alia, u detyrua të bëjë disa lëshime :

    « Në këtë prizëm ishte edhe kontakti i parë që u zhvillua me Sekretarin e Përgjithshem të OKB-së, Peres De Kuelar, i cili erdhi në Shqipëri.
    Unë kam qenë në Ministrinë e Jashtme në atë kohë. Kishte një predispozicion për të bërë hapa përpara në drejtim të lirisë së qarkullimit dhe informimit, por duhet thënë se të gjitha këto ishin të detyruara. Ishte një ide dhe një detyrim, që bëhej në bazë të një presioni të madh publik e politik ndërkombëtar. Shqipëria ishte një vend shumë i varfër dhe kishte nevojë për ndihma ekonomike. Në kushtet e një mizerje totale ekonomike, pa dyshim që politikanët shqiptarë nuk kishin se ç'të bënin tjetër veçse të shkonin drejt liberalizimit. »

    Tensioni rritet me dyndjen në ambasada

    Pikërisht në periudhën e nxehtë të 2 korrikut, gradët e temperaturës u rritën edhe nga një tension tjetër, nga dyndja e shumë qytetarëve, sidomos e të rinjve, në ambasadat e huaja në Tiranë: Luan Rama, jo vetëm në profilin e një zyrtari, por edhe nën peshën e ndërgjegjes së një letrari nuk mund të rrinte pa i fiksuar këto ngjarje edhe në ditarin e tij personal:
    « Në atë periudhë kam mbajtur një ditar.
    1 korrik : “Gjëndja është e turbullt. Së shpejti këtu do të publikohet ligji ri i vizave dhe pasaportave. Çdo njeri do të ketë të drejtën për të dalë jashtë. Por shumë njerëz nuk besojnë.”
    2 korrik: “Që nga largimi i Popajve njerëzit janë të pakënaqur, kanë marrë krah, e kuptojnë se nuk ka një rrugëzgjidhje për ta dhe rrugëzgjidhja e vetme janë ambasadat. Para dy ditësh ishin futur nja 7-8 vetë tek ambasada turke. U ra dakort që t'i nxirrnin, t'u jepnin pasaporta dhe të iknin etj”
    Në datën 3 korrik shkruaj : “Sot hyrja u la e lirë, policët u thoshnin njerëzve të mos hyjn ënga muret, por nga porta, se nuk do t'i prekte njeri. Doli dekreti që çdo shtetas mund të shkojë në një ambasadë për të marrë viza. Dyndja ishte e madhe. »
    Në datën 6-7 korrik në Shqipëri mbërrin suedezi Staffan de Mistura, i dërguari special i Sekretarit të pergjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, për të rregulluar të drejtën e lirisë së qarkullimit të njerëzve përtej kufirit. Ndërhyrja e OKB-së ishte vendimtare në atë moment. Ambasadat perëndimore në Tiranë ishin shumë të predispozuara për të ndihmuar, por në pararojë ishte Ambasada Gjermane. Zoti Rama, duke qenë në Ministrine e Jashtme të Shqipërisë nuk mund të linte pa parë nga afër angazhimin e madh të ambasadorit gjerman, Werner Daum :
    «Tani njerëzit po futeshin me mijëra, sidomos në Ambasadën Gjermane. Kjo e zuri në befasi regjimin. Ishte një lloj tronditje që vinte nga lart, deri në Ministrinë e Jashtme. Aty kishte një pritje të jashtëzakonshme nga ana e autoriteteve gjermane. Kishte familje që kërkonin njerëzit e tyre. Mbaj mend se në datën 10 korrik ambasadori gjerman, Werner Daum erdhi në Ministri dhe bëri një presion të jashtëzakonshëm lidhur me mbrojtjen e refugjatëve, që njerëzve t'u jepeshin pasaportat e vizat. Mbaj mend një skenë mjaft filmike. Një nënë malësore kishte ardhur në Tiranë. Ajo kishte kërkuar të takonte të birin e saj, por nuk arriti dot. Në momentin që Daumi po dilte nga ambasada, kjo nënë, e irituar, në revoltim e sipër i theu xhamin e makinës se i kërkonte të birin e nuk merrte një përgjigje. Kjo nënë do ta ketë kuptuar më vonë se cili ishte akti i madh i Daumit, i Ambasadës Gjermane dhe i Gjermanisë, që në atë kohë mbronin fatin e refugjatëve. Ata e shikonin këtë lëvizje si një prelud për lirinë e ardhshme të Shqipërisë. »

    Spontanaitet me burim te revolta popullore

    Gjithçka ishte spontane, por ky spontanitet u krijua nga një revoltë dhe zemërim i thellë popullor. Njerëzit ishin të pakënaqur. Kërkonin dritë, kërkonin të lëviznin.
    Diplomati e publicisti Luan Rama ka shumë mbresa, informacione e fotografi për ngjarjet e asaj kohe. Nga ditari i tij veçojmë njërën prej tyre. :
    « Në Ministrinë e Jashtme, në atë kohë kur përgatiteshin pasaportat, që këta njerëz të mund të iknin, midis fotografive që kam parë ishte edhe ajo e një spikereje të njohur të Televizionit Shqiptar. Ajo guxoi të largohej nga Shqipëria me idenë se kjo ishte një protestë kundër regjimit. Ja se çfarë unë shkruaj për këtë fakt : E titulloj :« Bonjour tristesse ! » - « Mirëdita trishtim ! » … »
    Ngjarjet e korrikut tronditën shoqërinë shqiptare. Në to morën pjesë njerëz të thjeshtë, njerëz të vuajtur, njerëz të protestës, njerëz që kishin përjetuar dhunën e një sistemi diktatorial. Ato ngjarje patën një rrezatim shumë të madh dhe, pa dyshim, ishin shkëndijat e para që i dhanë shtytje një lëvizjeje më të madhe drejt lirisë dhe një jete të re.

    Autor: Artan Kutra/Paris
    Redaktoi: Auron Dodi

    DW

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Familja e parë shqiptare që u ngujua në një ambasadë të huaj

    Emri:  180184.jpg

Shikime: 1431

Madhësia:  51.3 KB

    Teksa të gjithë shqiptarët sot përkujtojnë 25-vjetorin e dy korrikut, ditën kur u hapën ambasadat, pak kush u kujtua për pjesëtarët e familjes Popa nga Durrësi, të cilët pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane.

    Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985, kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, në të cilën do të qëndroni për plotë pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.

    Nermini dhe Zhaneta Popa janë pjesëtarët e vetme të familjes të mbetura gjallë, pasi dy motrat e tjera dhe dy vëllezërit që janë personazhet e kësaj historie kanë ndërruar jetë.

    Dy motrat jetojnë në Durrës në një banesë në periferi të qytetit, teksa vizita e grupit të xhirimit të televizioni A1 Report ishte një surprizë për ta.

    Dy të moshuarat pasardhëse të një familje të njohur durrsake vendosën që të flisnin jashtë banesës për historinë me ambasadën, teksa Nermini e cila mban në kokë një kapele me simbole të partisë demokratike rikujton për A1 Report edhe njëherë atë ngjarje.

    Nermini që po shkon pranë të 80-tave në intervistë për A1 Report rrëfen detaje të panjohura më parë për mënyrën se si mundën të fusteshin në ambasadë, duke ditur kushtet e sigurisë së regjimit komunist.

    Pas takimit me ambasadorin italian, pjesëtarët e familjes Popa që prej 20 vitesh ishin në internim kërkuan të shkonin në Itali, por pala shqiptare nga ana e saj e kundërshtonte ashpër këtë kërkesë, duke kërcënuar më prishje të marrëdhënieve me palën italiane.

    Pritja për të mbërritur në Itali zgjati plot pesë vite, ndërsa çështja u ndërkombëtarizua veçanërisht nga media italiane, ndërsa pas ndërhyrjes së sekretarit të përgjithshëm te OKB -se, Perez de Kuelar, qeveria shqiptare pranoi t’i lejonte pjesëtarët e familjes Popa të shkonin në Itali.

    Para hyrjes së 6 anëtarëve të familjes Popa në ambasadë dy fëmijë të tjerë të kësaj familje kishin mundur të dilnin jashtë vendit në vitin 1952.

    Familja Popa ishte internuar nga Durrësi në fshatin Kullë pasi babai i tyre ish farmacist i njohur në Durrës ishte bashkëpunëtor i fashistëve italiane.
    Italia nuk qëlloi toka e premtuar për 6 pjesëtarët e familjes Popa, pasi ata u kthyen shumë shpejt në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist.

    Shqiptarja

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e taku72
    Anëtarësuar
    23-11-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    115

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Per mbremjen e 2 korrikut ne rrugen e kavajes zoteria ne fjale pervec se qelloi ne ajer me pistolete e shoqeroi dhe me fjale : Shpejt more se na moren pushtetin Ishte nje situate e tensionuar dhe pati arrestime te shumta

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Nuk do ishte keq qe ti rrasen edhe nje here atyre ambasadave ky popull

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    FOTOT/ 31 vite nga shembja e murit të ambasadës, Presidenti Meta kujton ditën e eksodit masiv të shqiptarëve. Ja mesazhi pas takimit me ‘heroin’ e ngjarjeve të 2 korrikut 1990

    Emri:  pjimage-2021-07-02T151119.377.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  82.6 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-07-02-at-1.47.43-PM.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  33.2 KB

    Për të kujtuar këtë ditë, Presidenti Ilir Meta, priti në ambientet e Presidencës Yllbardh Bodinakun, i cili u bë shqiptari i parë që hyri në Ambasadën Gjermane, i hipur në kamionin e tij duke shembur murin e saj.

    Ky gjest për kreun e shtetit, shërbeu atë ditë për të hapur “një dritare shprese, guximi dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total”.

    “Me rastin e 31-vjetorit të eksodit masiv të mijëra shqiptarëve, të cilët në 2 korrik 1990 u strehuan në selitë e ambasadave të huaja në Tiranë, pata sot kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i akordoj “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Heroit të veçantë të ngjarjeve të asaj dite, z.Yllbardh Bodinaku, i cili me ‘Skodën’ e tij, hyri në historinë e Shqipërisë për aktin e pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar, duke i dhënë një goditje të fortë diktaturës, me shembjen e ‘murit shqiptar të Berlinit”, për të hapur një dritare shprese, guximi dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total”, shkruan Presidenti Meta në një postim në rrjetet sociale.

    Sipas kreut të shtetit, ende sot, ëndrra e shqiptarëve për ta bërë vendin si gjithë Europa është ende e paplotësuar.

    “Ëndrra e një Shqipërie si e gjithë Europa vazhdon ende e paplotësuar edhe pas tre dekadash. Ndaj sot është edhe një ditë angazhimi, që të punojmë më fort, me vendosmëri dhe me përgjegjshmëri maksimale për të shlyer këtë detyrim, që i kemi brezit të atyre viteve.

    Njëkohësisht, për të përmbushur detyrimin, që kemi ndaj rinisë tonë sot, për të pasur një Shqipëri plotësisht europiane, ku mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, të lirë dhe me standarde perëndimore.

    Liria ndërtohet mbi guximin. Ndaj ne i jemi gjithmonë mirënjohës z.Bodinaku, por edhe të gjithë atyre shqiptarëve, të cilët treguan një guxim të jashtëzakonshëm më 2 korrik 1990 për të dhënë dhe një mesazh të madh frymëzimi, për të rrëzuar çdo mur dhe për të kapërcyer çdo pengesë, që na ndan nga Europa e Bashkuar, në çdo kohë.

    Mirënjohje heronjve dhe guximtarëve të 2 Korrikut!
    E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTARËVE GJITHMONË!”, shkruan Meta.

    Ndërkohë, kreu i shtetit ka sjellë shembullin e djalit të Yllbardh Bodinakut, i cili 31 vite më parë, më 2 korrik, kur babai i tij shembi murin e ambasadës, ishte vetëm 3 muajsh.

    Sot, ai nuk mendon të largohet nga Shqipëria.

    Emri:  rr2.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  33.7 KB

    “Më 2 korrik 1990, Rikeli hyri 3 muajsh në Ambasadën Gjermane, me “Skodën” e babait të tij, Ylli Bodinaku, që shembi “murin shqiptar të Berlinit”.

    “Foshnja” e Demokracisë sot është 31-vjeç dhe nuk mendon të largohet nga Shqipëria, kjo falë edhe përpjekjeve të palodhura të babait të tij, që pas disa viteve pune në Gjermani, u kthye dhe qëndron në Atdhe, sepse qëllimi i tij është që Rikeli të vazhdojë të punojë dhe të ndërtojë të ardhmen e sigurt europiane në Shqipëri, së bashku me të gjithë gjeneratën e tij.

    Ky duhet të jetë qëllim i përbashkët dhe angazhimi i të gjithëve sot në këtë 2 Korrik!” thekson kreu i shtetit.

    Panorama

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    “Ambasadat, fitore politike e Ramiz Alisë”

    Emri:  repubblica14790.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  58.3 KB

    Një reportazh i “La Repubblica” i 24 viteve më parë
    “Udhëheqësi komunist duket se ka fituar mbi “të ashprit” e regjimit, që janë kundër çdo hapjeje”

    Gërmadhat e makthit shqiptar zbarkojnë nga grykët e zeza të trageteve si një turn minatorësh del në sipërfaqe nga puset më të thella. Dikush i kishte harruar poshtë në minierë, turni i tyre zgjati plot 45 vjet. Ishin vitet e komunizmit, të policisë dhe Sigurimit, të dhunës, spiunllëqeve, të prindërve që denoncojnë bijtë, të një partie të kthyer në përbindësh, shushunjë mbas qafe të një populli të tërë.

    Dështimi i një ëndrre

    Nuk arratisen nga komunizmi refugjatët shqiptarë që u merren këmbët mbi bankinat e portit të Brindizit, arratisen nga ëndrra e dështuar në të cilën shumë prej tyre edhe kanë besuar, një ëndërr që arriti t’i zhgënjejë, por edhe t’i sfilitë. Ora 9:00 ka kaluar prej disa minutash, kur rimorkiatori Vinicio Beretta mbështet turirin e tij në ijën e Espresso Grecia dhe fillon ta shtyjë drejt bankinës. Në hyrje të portit, kur akoma është e fshehur nga muret e gjirit të Levantes, anija lajmëron mbërritjen e saj me tre të rëna të sirenës. Kalojnë pak minuta, dhe pritja e gjatë e një nate të pabesueshme merr fund; nis zbarkimi i refugjatëve.

    Për dhjetë ditë kanë mbetur të dyndur në ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe Francës, numri i tyre është ngritur e është ulur si batica. Në fund mbeten rreth 4.300. Në Brindizi zbarkojnë diçka më pak se 4.000; 2.900 shqiptarët e Ambasadës Gjermane dhe 800 të Italianes. Një anije franceze, “Orient Star”, imbarkoi në Durrës 544 refugjatët që ishin në Ambasadën e Parisit dhe gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes mori detin për në Marsejë.

    E para që shkel, ose më mirë që merret në krahë, mbi truallin italian është një vogëlushe disaditëshe. Nuk është mirë, infermieret e Kryqit të Kuq të imbarkuara në Brindizi para se anija të nisej për Durrës e kanë kuruar vogëlushen me se kanë mundur gjatë kalimit të detit, por tani e çojnë me nxitim drejt e në spital. Prindërit duan t’i ndërrojnë emrin: do ta quajnë Liri, një fjalë që për ne është retorikë, por që shqiptarëve u tingëllon e thjeshtë dhe me vend. Pas foshnjës të sëmurët e tjerë; të sulmuar nga fotografë, kameramanë e gazetarë, të mbrojtur disi nga kordoni i ushtarëve dhe policëve, bëjnë përpara nja dhjetë të lënduar. Shumë kanë një këmbë të thyer: t’i ngjiteshe murit të ambasadave, asaj gjermane për shembull, ishte pak a shumë e lehtë. Më e vështirë të hidheshe nga muri brenda, në oborr, e shumë ranë keq, thyen këmbë e kyçe këmbësh.

    Emri:  u2_ambasada-korrik.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  39.8 KB

    Përparon i trishtë lumi i refugjatëve: me rroba të grisura, të qelbura, shumë vetë pa këpucë, me trupin të përvëluar nga dielli dhe lëkurë të sëmurë (ka pasur edhe ndonjë rast zgjebeje, aq sa shoqëria detare “Adriatica” kreu dezinfektimin e trageteve). U afrohen kuzhinave të fushimit të ngritura nga batalioni San Marco, marrin një kafe të nxehtë, pak qumësht, një shishe ujë e një panine. Pastaj kalojnë pranë një çadre të Kryqit të Kuq, ku sapo ka mbërritur një veturë plot me bluza, çorapë, mbathje e veshje për fëmijë. Është e sikletshme ta shkruash, por refugjatët nga Tirana janë katandisur vërtet në gjendje të mëshirshme, dhe gjëja më e keqe është era e rëndë që kanë marrë me vete nga ditët kur jetuan të mbyllur në ambasada.

    Në diçka më shumë se tri orë, 2.900 refugjatët e Gjermanisë dhe 800 që do të qëndrojnë në Itali drejtohen për në “vendstrehimet” e tyre. Trenat e organizuar nga konsullata gjermane në Romë mbushen e pas pak nisen; e njëjta gjë edhe me dhjetë autobusët e linjave urbane të Brindizit që nisen drejt kampit të përkohshëm të refugjatëve të Restinco-s, një depozitë e braktisur dhe e rrënuar e ushtrisë, që ushtarët janë munduar t’ia përshtatin rastit me sa kanë mundur…

    Çastet e imbarkimit, afrimi i trageteve gjatë natës në portin e Durrësit, janë ndoshta pjesa më delikate, më e mistershme dhe më mbresëlënëse e gjithë këtij operacioni. Për këtë ia lëmë fjalën Giovanni Marmoratos, 55 vjeç, nga Genova, komandant i “Espresso Grecia”, anija e parë që iu afrua Durrësit. “Para së gjithash ju konfirmoj që arritëm deri në tokë – thotë komandanti – kishim frikë se mund të na detyronin t’i merrnim refugjatët me barka, por në fund na lanë të hynim në port. U nisëm nga Brindizi të enjten pasdite, në orën 18:00 dhe ishim në radën e portit të Durrësit në orën 22:30 siç kishim rënë dakord me palën shqiptare. Pilotët shqiptarë që hipën në anije na thanë që e para që do të imbarkonte refugjatët do të ishte e jona, por çastin e fundit plani ndryshoi dhe “Orient Star” u la të kalonte e të ngarkohej para të tjerave. Pas dy trageteve të para arritën edhe tre të tjera”.

    Patëm ca frikë
    Komandanti tregon që, në errësirën e plotë në të cilën kishin lënë portin e Durrësit, papritur në urën e kiçit, ulur mbi bankinë, u shfaq një burrë i gjatë që u foli italisht njerëzve të ekuipazhit. “Mos zbrisni në tokë, rrini brenda se po mbërrijnë autobusët e parë”. Ishte Staffan de Mistura, i dërguari i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që gjatë ditëve të fundit ka ndërmjetësuar mes ambasadave të huaja dhe qeverisë shqiptare, duke organizuar planin që mundësoi largimin me autobusë të refugjatëve nga Tirana dhe imbarkimin e tyre në anijet e ardhura nga Italia. “Thuajse papritur na u rreshtuan përpara syve autobusët – tregon komandanti i dytë i “Espresso Grecia”, Roberto Cardone. – I kishin ngjeshur në mënyrë të pabesueshme, 150 për autobusë që mbajnë maksimumi 80 veta. Ishte edhe një trupë televizive, i filmonte të gjithë një e nga një, por nuk besoj se e bënë për emisionin e lajmeve…”.

    Deri pak orë më parë ishin të gjithë në ambasadat në Tiranë. “Qëndruam aty për dhjetë ditë – tregon një prej refugjatëve që tani ndodhet në kampin e Restinco-s – në një situatë të pabesueshme. Ndonjëherë kemi arritur të ngjishemi brenda edhe 900 vetë, por disa hoqën dorë sepse kushtet ishin të tmerrshme. Autoritetet shqiptare nuk u lejuan diplomatëve italianë të blinin lirisht ushqimet që nevojiteshin për të gjithë ne, ndaj edhe njerëzit filluan të ndihmonin sho-shoqin, të ndanin ato që kishin dhe ato që arrinin të gjenin jashtë.

    Nëse kemi pasur? Si jo. Natyrisht që kemi pasur, hymë në ambasada me forcë, u përleshëm me policinë ditët e para: ne u qëllonim me tulla e ata na përgjigjeshin me pistoleta. Por më pas e kuptuam që po ia dilnim mbanë. Diplomatët italianë na jepnin kurajë, çdo mbrëmje vinte zonja Feliciana, fliste me ne për orë të tëra, qante për ne. Zonja Gabriella, kur arritën formularët që duheshin për pasaportat, qëndroi gjithë natën për të na përgatitur dokumentet. Kur para katër ditëve mbërriti ai zotëria i Kombeve të Bashkuara, De Mistura, e na foli, e kuptuam se ia kishim dalë vërtet mbanë. Na tha që të mos reagonim nëse policët na provokonin, të silleshim me gjakftohtësi, të ndiqnim udhëzimet e tij, t’i besonim”…

    Për ta, për shqiptarët e mbërritur në Itali, odiseja nuk ka mbaruar akoma, shpejt do ta kuptojnë që liria që kërkonin nuk është parajsë, që do ta kenë të vështirë të integrohen në një vend që do t’i mbajë në faqet e para të gazetave vetëm për pak kohë.

    Ndërkohë Ramiz Alia i drejtohet turmës: Tani në Tiranë ambasadat mbeten të mbyllura

    Por ditë të vështira do të ketë edhe regjimi në Shqipëri: a do të mundë Ramiz Alia t’i mbushë mendjen popullit të tij që në Shqipëri gjërat do të ndryshojnë, që në Shqipëri mund të qëndrohet? Pastrim lokalesh apo frikë fluksesh të reja? Regjimi i Ramiz Alisë është munduar të marrë veten nga tronditja e thellë e provokuar nga eksodi i mijëra shqiptarëve, duke organizuar në Tiranë pasditen e 13 korrikut një miting të madh në mbështetje të procesit të demokratizimit. Observatorët e huaj megjithatë e gjykojnë pozitivisht përmbylljen e historisë së refugjatëve në ambasadat e huaja. Bashkë me riformimin qeveritar që ditët e shkuara solli largimin e personazheve të krahut më konservativ të Partisë së Punës, sipas observatorëve, eksodi përbën një fitore politike të Ramiz Alisë. Udhëheqësi komunist duket se ka fituar mbi “të ashprit” e regjimit, që janë kundër çdo hapjeje demokratike.

    Tirana dje në mëngjes u zgjua nën një shi të madh që një diplomat e quajti biblik: jeta e qytetit ka rifituar normalitetin pas orëve dramatike të pritjes dhe atyre të nisjes së anijeve që transportuan në Itali refugjatët që rrinin prej dhjetë ditësh në ambasadat e Italisë, Greqisë, Gjermanisë Federale dhe Francës. Selitë diplomatike të këtyre vendeve thuhet se tashmë janë në gjendje të mjerueshme, aq sa dje nuk kanë hapur dyert për publikun. Zyrtarisht kjo masë u mor për të mundësuar pastrimin me themel të mjediseve të brendshme dhe të oborreve, pas “sulmimit” nga mijëra e mijëra njerëz. Megjithatë, sipas disa burimeve diplomatike, katër vendet e Komunitetit Ekonomik Europian që u përballën me fluksin më të madh të refugjatëve po vlerësojnë edhe mundësinë e mbylljes së përkohshme të selive të veta diplomatike në Shqipëri për të shmangur pushtime të reja. Por katër vendet ende nuk kanë marrë një vendim të përbashkët.

    Italia, në veçanti, ishte e prirur të mos mbyllë krejtësisht përfaqësinë e vet, por vetëm ta reduktojë në minimum. Ndërkohë vazhdojnë kontaktet diplomatike të të dërguarit të OKB-së Staffan De Mistura për të zgjidhur çështjen e disa dhjetëra shqiptarëve ende të mbyllur në seli diplomatike perëndimore. Agjencia zyrtare e shtypit ATSH, me një komunikatë të shkurtër dha dje lajmin e nisjes në refugjatëve. Organi i shtypit shkruante: “Qytetarët shqiptarë të strehuar së fundi në disa seli diplomatike të huaja të akredituara në Tiranë u nisën të pajisur me pasaportë të rregullt, siç parashikohet nga dekreti i Presidiumit të Kuvendit popullor i datës 7 korrik 1990”. ATSH njeh edhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemit nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar.

    546 shqiptarët e strehuar në Ambasadën Franceze, të imbarkuar në anijen “Orient Star” kanë marrë për në drejtim të Marsejës, ku Kryqi i Kuq francez do të merret me shpërndarjen e tyre në kampet e ngritura posaçërisht për ta nga qeveria e Parisit. Gjatë udhëtimit ata kanë ndaluar në portin e Bolonjës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq italian u kanë ofruar asistencë dhe një pjatë të ngrohtë. Në trenin e parë ishte edhe një grua që lindi një vajzë gjatë udhëtimit. Refugjatët e zbarkuar janë ndarë në dy grupe. 3.202 shqiptarët të futur në ambasadën e Bonit në Tiranë, janë hipur në tre trena specialë të nisur për në Bazel, nga ku refugjatët do t’u drejtohen landeve të ndryshëm të Gjermanisë Federale. Refugjatët që kanë mbetur në Itali janë vënë në kampin e Restinco-s, ndërsa vazhdojnë të mbërrijnë oferta asistence e bujtjeje nga komunitetet e shumta shqipfolëse. Në veçanti nga ato siciliane, kalabreze dhe puljeze.

    “La Repubblica”, 14 korrik 1990

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    “Armik i betuar”, zbardhet dosja sekrete e Ilir Demalisë, si survejoheshin nga Sigurimi ambasadat e refugjatët në ’90. Çfarë shkruhej nga Berlini

    I survejuar gjithmonë dhe kudo. Ilir Demalia duket se nuk i ka shpëtuar “syrit vigjilent” të Sigurimit edhe gjatë qëndrimit në ambasadë apo edhe pas largimit në Gjermani. Dokumentet e Arkivit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit qartësojnë se si Ilir Demalia, i njohur gjerësisht në Tiranë si “Syçi”, ka qenë nën survejim. Janë fillimi i viteve 1990, pas hyrjes në ambasada, si tentativa e parë për të kundërshtuar regjimin. Refugjatët u dërguan në Gjermani, por edhe prej andej Demalia vijoi të ishte antipushtet.

    Emri:  ilir-demalia1.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  126.1 KB

    Sot gazeta boton dokumentet e survejimit. Bëhet fjalë për Raporte të Ambasadës Shqiptare në Berlin që i dërgonin Drejtorisë së II të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për aktivitetin e Ilir Demalisë në Gjermani dhe raportet e agjentit “Deti”, I cili kishte qenë i strehuar në Ambasadë. Këtu qartësohet se mes refugjatëve, Sigurimi i Shtetit kishte infiltruar në ambasada edhe spiunët e vet. Raportet, në rastin e sotëm të agjentit “Deti”, japin një pamje se çfarë ndodhte brenda mureve në ambasadave. Nga ana tjetër, Demalia nuk e ndaloi aktivitetin e tij kundër regjimit.

    Emri:  DOKUMENT-ILIR-DEMALIA-4.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  75.1 KB

    Gazeta boton sot edhe peticionin që ai i ka dërguar Ramiz Alisë për hapjen e Shqipërisë, heqjen e yllit nga flamuri kombëtar, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe rehabilitimin e tyre dhe rishikimin e historisë në këto 45 vjet, duke nxjerrë të gjithë ata njerëz që mbajnë përgjegjësi për këtë proces regresiv dhe kriminal që u krijua në Shqipëri.

    Dokumente të Arkivit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. 1. Lënda: Dërgohet një peticion i refugjatit I.D. “Detit”

    Dërguesi i këtij peticioni telefonon në përfaqësi duke marrë nëpër gojë vendin, qeverinë, udhëheqës të veçantë dhe duke bërë presion për të organizuar demonstrata para përfaqësisë, duke folur “në emër të të gjithë refugjatëve politikë e fetarë e atdhetarë”. Pretendon se nuk ka asnjë adresë të qëndrueshme, meqenëse është i rrezikuar nga autoritetet atdhetare dhe shqiponjas të nxitur prej tyre.

    Emri:  DOKUMENT-ILIR-DEMALIA-3.jpg

Shikime: 158

Madhësia:  51.0 KB

    Këtë peticion që ai pretendon ta ketë dërguar në emër të të gjithë refugjatëve e ka nënshkruar vetë dhe jo me shumë firma siç është praktika e peticioneve. Siç duket, më tepër është iniciativë e vet për një veprim të tillë, gjë që ka dalë nga të dhënat e refugjatëve që kanë ardhur këtu për kohën që kanë qëndruar në përfaqësi e luginasve. Në vendin tonë ai ka shkruar peticione të tilla dërguar organizmave ndërkombëtare.

    Zarfi dërguar nuk ka të shënuar adresën e dërguesit vetëm se vula e postës tregon që është postuar nga qyteti i Bremenit, nga ku erdhën në nëntor një sasi refugjatësh për të demonstruar para përfaqësisë sonë, për të cilin jeni njoftuar.

    Një kopje e këtij peticioni i dërgohet me shkresë edhe MPJ, Drejtorisë II. Materiali nuk është konsumuar me telegram nga ana jonë.

    Emri:  DOKUMENT-ILIR-DEMALIA-2.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  85.6 KB

    ***

    I.D. (Syçi) ishte një armik i betuar i Shqipërisë dhe një levë lëvizëse e agjenturave të huaja. Ky kishte iniciativën e atyre peticioneve, të cilat villnin vetëm vrer ndaj politikës që bënte PPSH. Me anën e këtyre peticioneve, I. D. informon opinion botëror se gjoja në Shqipëri njerëzit persekutoheshin, ndiqeshin, burgoseshin e nuk kishin të drejtë fjale, se janë të izoluar, në varfëri të plotë e politika e shtetit shqiptar është një politikë mashtruese dhe diktatoriale për popullin, se populli nuk gëzon asgjë dhe se njerëzit janë kthyer në kafshë pune. Prandaj duhet ndërhyrë sa më shpejt nga jashtë (fuqitë e mëdha) që të shpëtohet populli shqiptar që po vuan këtë epokë sundimi nga komunistët, të cilët po udhëheqin e janë të privilegjuar. Dhe se duhej shkatërruar monopoli që komunistët kanë pushtet duhej të shndërroheshin në një shtet që komunistët të mos udhëheqin si Parti e Punës së Shqipërisë. Se Shqipëria me politikën e saj dështoi, orët i ka të numëruara dhe është “guri i fundit” i komunizmit.

    E theksoj edhe një herë se kjo ishte përgjithësisht përmbajtja e peticioneve që u firmosën nga shumë persona që ishin brenda në ambasadë dhe iu dërgua Vatikanit (Papës); RFGJ (Gensher) Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, OKB-së, SHBA (George Bush).

    ***

    Ne rrinim brenda mureve të saj pothuaj të shkatërruar fare. Në ambasadë binte në sy një person që kishte shumë afrimitet me personelin e ambasadës gjermane dhe përkthente (se njihte mirë gjuhën angleze), i cili thirrej me emrin “S Y Ç I” . Ky ishte nga ata njerëz të betuar për të luftuar me një propagandë shumë të poshtër e diskretituar politikën e Shqipërisë ku fliste se Shqipëria ishte një vend që kishte në fuqi ligjet e inkuizicionit. Këtë ai e bënte me qëllim që të mbante njerëzit brenda në ambasadë.

    ***

    Gjatë kohës së qëndrimit në ambasadë përgjithësisht mbajta një qëndrim indiferent. Më aktivët ishin tiranasit e kryesisht I. Demalia ose siç e thërrisnin -”SYÇI” e disa të tjerë që nuk i kam fiksuar me emra. Aktiviteti i tyre kishte të bënte qysh nga propaganda antishqiptare e deri me rregullat që vendosnin për të gjithë ata që ishin në ambasadë, për sigurimin e ambasadës nga elementë të ndryshëm që mund të hynin etj. Kishte raste kur dikush denonconte, Ilir Demalia e grupi i tij se X-si ishte spiun i sigurimit (nga që njiheshin nga koha para hyrjes në ambasadë) Iliri merrte masa e ai nxirrej me forcë nga ambasada. Iliri organizoi bërjen e një peticioni me 200 firma, të cilat i transmetoi me telexin e ambasadës, Perz De Kuelarit (personalisht) dhe Helmut Kohlit, ku kërkohej ndërhyrja e atyre të fundit për largimin sa më parë nga ambasada të atyre që ishin futur atje. Jepte deklarata para shqiptarëve se në Gjermani pret një jetë e re dhe se të gjithë duhet të mendonin vetëm për këtë se kishin për të ndryshuar si njerëz. Thoshte se njerëzit që kanë dalë këto ditë nga ambasadat janë pushkatuar nga Policia shqiptare. “Syçi” bëri edhe disa peticione, të cilat ia dërgoi qeverisë gjermane, Papës OKB-së, të cilat i firmosën afro 200 persona që ky i bënte për vete.

    Natën, “Syçi” organizonte njerëz për të ruajtur flamurin gjerman që ishte në ambasadë se gjoja pretendohej se do të pritnin litarin nga njerëz që punonin për sigurimin, se ky veprim gjoja kishte si qëllim për të ngjallur panik e që njerëzit pas kësaj të dilnin nga ambasada gjermane.

    Panorama
    1 korrik 2021

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990, zbulohet raporti për Byronë: Sa hynë në ambasada, ja gjendja

    Emri:  ambasadat-hapja.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  52.3 KB

    TIRANË- Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të arkivit të ministrisë së Brendshme për ngjarjet e 2 korrikut 1990 ku rreth 4 mijë shqiptarë, iu drejtuan ambasadave për të ikur në Europë e më gjerë.

    Dokumenti ka të bë me të dhënat për numrin e të ikurve nga çdo qytet i Shqipërisë. Dervishi thotë se evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist.

    STATUSI I DERVISHIT

    Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990

    Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera.

    Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre). Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.

    Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).

    Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

    Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve:
    Tirana, 3.905 persona
    Berati, 16
    Durrësi, 455
    Elbasani, 43
    Erseka, 3
    Fieri, 40
    Gjirokastra, 6
    Korça, 16
    Kruja, 49
    Kukësi, 7
    Lezha, 9
    Librazhdi, 1
    Lushnja, 35
    Mati, 3
    Mirdita, 1
    Peshkopia, 14
    Përmeti, 2
    Pogradeci, 2
    Saranda, 5
    Skrapari, 2
    Shkodra, 139
    Tepelena, 2
    Tropoja, 3
    Vlora, 27

    Sipas ambasadave të shteteve:
    RFGJ: 3.172
    Itali: 809
    Francë: 547
    Greqi: 29
    Turqi: 73
    Hungari: 40
    Çekosllovaki: 51
    Jugosllavi: 6
    Egjipt: 6
    Bullgari: 5
    Poloni: 52

    Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati):
    -1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme
    -59 studentë
    -123 me arsim të lartë
    -2013 me arsim të mesëm
    -1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët)
    -230 nëpunës
    -2296 punëtorë

    Të dhëna të tjera:
    -749 të papunë
    -695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë)
    -855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj)

    Bashkëlidhur fleta e aplikimit për pasaportë e z.Gëzim Peshkëpia (ish-i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990.

    Emri:  eksodi-doc.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  47.7 KB

    Balkanweb

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    “Të tërbuar, duan të…”! Dokumenti sekret për eksodin e ambasadave, Ramiz Alia: Ismail Kadare të mbajë qëndrim ose të dalë në anën e armikut

    Emri:  kadare-alia.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  63.3 KB

    Publikohet një dokument arkivor me siglën “Sekret”, të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) që i përket muajit korrik të vitit 1990, ku ndodhet procesverbali i mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, të mbajtur më dt. 23 korrik të vitit 1990, e cila nën drejtimin e Ramiz Alisë mori në analizë dhe diskutoi deri me detaje të gjitha ngjarjet e ndodhura në fillimin e atij muaji, ku me qindra e mijëra shtetas shqiptarë, të të gjitha moshave, shpërthyen muret e kangjellat e ambasadave të huaja që ishin të akredituara në atë kohë në Tiranë dhe u futën aty duke kërkuar që të emigronin jashtë shtetit si azilantë politikë.

    Procesverbali i plotë i asaj mbledhje ku merrte pjesë edhe Nexhmije Hoxha, në funksionin e kryetarit të Frontit Demokratik të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku përveç tyre diskutuan edhe sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, Foto Çami e Xhelil Gjoni, sekretari i parë i Komitit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Lisen Bashkurti, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranë e anëtar i Komitetit Qendror, Pirro Kondi etj.

    Diskutimi i plotë i Ramiz Alisë dhe debatet e tij me pjesëmarrësit e asaj mbledhje, për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, lidhur me mospranimin e tij për të dhënë një intervistë në gazetën “Zëri i Rinisë”, ku të prononcohej hapur kundër atyre që u futën nëpër ambasada, si dhe “indiferencën e intelektualëve shqiptarë, që nuk thanë asnjë fjalë për ftesën që Presidenti francez, Fransua Miterand, i bëri Kadaresë për të shkuar në Francë dhe për të marrë pjesë si i ftuar special, në festimet e 200- vjetorit të Revolucionit Francez”?!

    DOKUMENTI SEKRET ME PROCESVERBALIN E
    MBLEDHJES SË SEKRETARËVE TË KOMITETIT
    QENDROR TË PPSH-SË, MË 23 KORRIK 1990
    SEKRET
    MBLEDHJA E SEKRETARËVE TË KOMITETIT
    QENDROR TË PARTISË
    23 korrik 1990
    ZHVILLIMI I MBLEDHJES

    SHOKU RAMIZ ALIA: Desha të bisedoj sot me ju për situatat dhe ngjarjet që po kalojmë. Kurrë ndonjëherë imperialistët reaksioni dhe tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani.

    Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij sulmi: Synohet të përmbyset pushteti ynë popullor, të shuhet socializmi.

    Këto synime spikatin akoma më qartë pas ndryshimeve e ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Prova më e re për këtë janë ngjarjet që po ndodhin në Bullgari. Presidentin Mlladenov e hoqën, edhe pse e kishin zgjedhur me votime pak kohë më parë.

    Edhe atje, po e marrin pushtetin forcat e hapura antikomuniste siç ndodhi në Çekosllovaki e Hungari. Sipas Kushtetutës së re që kanë bërë, Presidenti mund të ndryshohet, ai mund ta mbyllë Parlamentin dhe të bëjë zgjedhje të reja që të fitojë partia e tij. Këto synime, forcat e reaksionit, kërkojnë t’i realizojnë edhe në Shqipëri.

    SHOKU FOTO ÇAMI: Kjo është pikënisja, çështja themelore në bazë të së cilës duhet gjykuar për çdo ngjarje, për çdo qëndrim.

    SHOKU RAMIZ ALIA: Njerëzve tanë duhet t’ua bëjmë shumë të qarta synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë etj. T’u thuhet që shtrohet çështja për ta mbrojtur pushtetin tonë, Shqipërinë, socializmin.

    A jeni ju për t’i mbrojtur këto, çka kemi me të vyerat apo kërkoni t’u nënshtrohemi kërkesave e tekave të borgjezisë, imperializmit e reaksionit? Duhet tu bëhet e qartë gjithashtu se në ç’rrugë kërkon t’i realizojë reaksioni këto synime.

    Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen që t’i realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta: E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia: Kjo demokraci për borgjezët, për reaksionin, për antikomunizmin.

    Kjo demokraci synon t’u hapen rrugë e mundësi çdo qëndrimi e veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë. E dyta kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë të keqe të ketë në dy-tri parti.

    Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë kundër Partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjesht luajale, po një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor. Në Shqipërinë e sotme nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër PPSH-së, sepse askush nuk ka influencë t’i kundërvihet terrenit, në të cilin ka qenë e ka luftuar deri dje.

    Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë është bashkudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër. Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste.

    Kështu e kërkoi, dhe e gjeti në Çekosllovaki, një Havel se nuk i hynte në punë Dubçeku ngaqë ishte i kompromentuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë në Hungari.

    Dhe ja së fundi tani, në Bullgari po ndodh e njëjta gjë. Njerëzit tanë nuk e kuptojnë se krijimi i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë t’i hapet rrugë pajtimit kombëtar, t’u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijohet parti këtu, shkurt të vijnë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë.

    Ajo nuk mund të jetë kurrë opozitë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një parti e formuar nga njerëz “të hurit e të litarit”, që s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e me atdheun, pas nocioneve të të cilëve fshihen.

    Këta njerëz mund t’i pasojnë elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo dhe ndonjë element intelektual që përtej “demokracisë” mendon se “zbulon Amerikën”. Modelet e partive e të idealeve të tyre të kopjuara do t’u ngjallin filialet e partive gjermane, të subvencionuara prej tyre në Hungari apo në Çekosllovaki.

    Shembull tipik i përpjekjeve të tilla në vendin tonë ishte aktivizimi i agjenturave të huaja dhe organizmi i koordinuar i tyre për futjen e njerëzve tanë nëpër ambasada. Pra, pluralizmi që armiqtë u përpoqën ta inkurajonin, nuk është një pasqyrim i demokracisë, por një mjet për të likuiduar pushtetin popullor në rrugë paqësore, nëpërmjet votave të blera, korrupsionit, presionit politik dhe ekonomik.

    Kjo është sot arma e preferuar e reaksionit. Mund t’ju sjell disa shembuj për ta argumentuar këtë ide. Mjafton t’u përmendim vetëm zhurmën e madhe propagandistike e premtimet e bujshme që iu bënë Polonisë për t’i dhënë miliarda, në qoftë se pushtetin do ta merrte Solidarnosti. Synimi i reaksionit ishte të siguroheshin vota për Solidarnostin, por më pas asnjë ndihmë në para nuk iu dha Polonisë.

    SHOKU FOTO ÇAMI: Duhet përpunuar opinioni, të krijohen bindje për ndryshimet që kanë ndodhur e ndodhin për rrugën e vijën tonë.

    SHOKU RAMIZ ALIA: Ne duhet të jemi kurdoherë në sulm ndaj çdo parulle që hedh armiku dhe për këtë duhet ndërtuar një punë e veçantë. Për shembull, u hap fjala në Tiranë se bota kërkon fuqi punëtore dhe ka ndonjë që pyet: “Pse të mos çojmë fuqi punëtore në eksport?”

    Askush nuk ka nevojë sot për fuqi punëtore të pakualifikuar. Në Çeki u hoqën nga puna emigrantët vietnamezë. Shqiptarët që hynë në ambasadën italiane e shkuan në Itali po i çojnë vetëm në bujqësi. Edhe ata vetë tani po thonë: “Pse, për të punuar në bujqësi erdhën ne”!? “Kurse të tjerët që shkuan në Francë, filluan të vjedhin”.

    Radio Parisi njofton se Policia Franceze po kërkon refugjatët shqiptarë që kanë dalë e po vjedhin njerëzit e shtëpitë në qytetin e Resit. Për refugjatët që shkuan në Gjermani, janë vënë shpallje: “Shqiptarë, mos na vidhni biçikletat”. Si është e mundur të mendohet që vendet e Evropës apo vendet të tjera të botës duan të marrin nga ne fuqi punëtore!?

    Edhe në qoftë se diku mund të ketë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, a mund të pranojmë ne të shkatërrojmë ekonominë tonë, duke i çuar gjetiu njerëzit tanë më të kualifikuar? Veç kësaj, kujt do t’i shërbente ky lloj morali që pranon shitjen e fuqisë punëtore? E rëndësishme është të përpiqemi t’u gjejmë njerëzve punë, t’u krijojmë mundësi të punojnë brenda atdheut, për interesat e tyre dhe të Shqipërisë.

    Prandaj duhet ndërtuar një punë shumë efektive, që njerëzit të binden për këtë çështje themelore dhe pastaj së bashku të luftojmë për çka duhet rregulluar. Por kjo punë ndesh mjaft vështirësi dhe kërkon sakrifica. Mirëpo mos do të ishte më e ndershme dhe më e moralshme braktisja e atdheut!? Mos duhet që përpara vështirësish ta lëmë pushtetin, t’ua shesim vendin të tjerëve?!!

    Fotoja, Pirroja, dhe ti Lisien, këtu në Tiranë duhet të hartoni një program pune edukative për të ngritur në këmbë opinionin e shëndoshë. Mund të mbani rreth jush edhe disa intelektualë të njohur e me autoritet, si Dritëro Agolli etj… se Ismail Kadareja nuk po ndihet.

    SHOKU LISIEN BASHKURTI: Ismailit i kemi shkuar tri herë në shtëpi për t’i kërkuar një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë”, por nuk pranoi ta përgatiste…

    SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse nuk shkruani në gazetë që Ismail Kadare nuk pranoi të jepte intervistë!? Kështu do ta vinit para përgjegjësisë morale dhe para opinionit të mbarë rinisë.

    SHOKU LISIEN BASHKURTI: Kur bisedoi me të gojarisht Remzi Lani i tha se intervistën tjetër që ia paraqiti “Zërit të Rinisë” me dëshirën e tij, ia botuam menjëherë, kurse tani ka nevojë vetë redaksia t’i drejtohet atij. Në njëfarë mënyre e vuri para përgjegjësisë…?

    SHOKU RAMIZ ALIA: Këtyre njerëzve ne kemi të drejtë t’u themi: “Këtë situatë në Tiranë e nxiti dhe e krijoi armiku. Ja ç’kërkon armiku! Po ti që hesht me kë je”!? A është në nderin e intelektualit tonë të mos i thotë një fjalë Presidentit Mitterrand që e ftoi Ismail Kadarenë për vizitë në Francë, pikërisht në këtë kohë kur kryheshin tërë ato veprime të kurdisura armiqësore dhe propaganda e tyre borgjeze villte vrer kundër Shqipërisë?

    Demokracia e humanizmi për të cilat flet Ismaili, nuk janë të drejta abstrakte, as nuk mund të konceptohen si të tilla. Për cilët njerëz kërkohen këto të drejta në qoftë se nuk gjejnë shprehjen konkrete tek interesat e atdheut e të popullit? Jashtë këtyre interesave çdolloj demokracie është demagogji.

    A mund ta mohojë kush tani se temat për Partinë, Enver Hoxhën, atdheun, socializmin, janë boshti kryesor që përshkon tërë veprën e Ismailit, që nga poemat “Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart” e deri te romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i madh”, “Koncert në fund të dimrit” etj.? Situata e tanishme kërkon që Ismaili me emrin e qëndrimin e tij prej intelektuali të njohur t’i bëjë një shërbim të ri popullit, Partisë dhe atdheut.

    Ky qëndrim do ta lartësonte, ndryshe ai mund të qëndronte në krahun tjetër e të premtonte si Tuxhmani se ka gabuar dikur kur ishte i ri? Është koha kur ndonjë intelektuali të tillë i duhet thënë: “Ti që flet me kaq zjarr për demokracinë lirinë e individit, e indinjohesh pse polici përdor shkopin, e sheh se ç’po bën i huaji kundër lirisë së Shqipërisë?! Kujt do t’i vlenin botimet e tua kur nuk thua një fjalë për këto që sheh?

    Desha të tërheq vëmendjen se ka disa tipa njerëzish me prirje negative e formim jo të shëndoshë. Në përgjithësi ata janë intelektualët e rinj, si ndonjë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ndonjë punonjës në Kinostudio apo në shtypin letrar, ndonjë piktor etj. Me ta duhet punuar me durim e duhen mbajtur afër për t’ua thyer mitet për të mos i lejuar të bëhen përçues të një vije të gabuar.

    SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojë të organizohen me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për probleme të ndryshme që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka pasur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëzish, shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha.

    Po kështu mund të veprohet për çështje të tjera. Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjencës kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit me Kosovën me ne, për të cilën thonë se është e interesuar edhe Amerika që pas këtij bashkimi vetvetiu mund të arrihet një zgjidhje e përgjithshme.

    SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë çështje me pozitën e disa intelektualëve kosovarë që propagandojnë se duhet braktisur ideologjia dhe të merremi me nacionalizmin. Parulla e tyre është Shqipëria Etnike. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të pranosh Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Ne nuk mund të sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë etnike.

    Mund të ketë ndonjë tjetër që ekzaltohet për një shtëpi evropiane, krejt të hapur me plot kate e apartamente po të dojë, veç me një ideologji të borgjezisë!! E theksoj se përballë këtyre dëshirave e parullave nuk duhet të tërhiqemi, por të hidhemi në sulm. Veprimtaria jonë duhet të jetë e efektshme. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqërua më pas me punë intensive.

    Balkanweb

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dokumenti sekret/ Si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90, policia plagosi 6 persona, gjermanët i morën në mbrojtje të lënduarit

    Emri:  Ngjarja-e-ambasadave-Qemal-Lame-dokumenti-teper-sekret.jpg

Shikime: 115

Madhësia:  283.8 KB

    Dokumenti, përmbajtja e të cilit është më poshtë, për herë të parë jep një panoramë të plotë të ngjarjeve që përfshinë Tiranën më 2 korrik 1990, apo siç njihet ndryshe, futja në ambasadat e huaja.

    Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë dokument bëhet një përshkrim i ngjarjeve orë pas ore, përmenden të gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve të tyre me kamionë, përplasjet me policinë, të plagosurit, incidentet me punonjësit e Ambasadës Gjermane etj.

    DOKUMENTI
    Tepër Sekret
    Ekzemplar Nr. 2 Tiranë, më 3.7.1990

    LËNDA: Për ngjarjen e ndodhur në territorin e ambasadave.

    Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Hekuran Isai – Tiranë

    Më datën 2.7.1990 pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave të akredituara në vendin tonë. Në orën 10:30 hyjnë 6 persona në Ambasadën Italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

    Në orën 19:00, 34 persona hyjnë në Ambasadën e FR Gjermane me një makinë “Skoda”, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21:00 një makinë “Skoda” e mbushur me njerëz ka hyrë në Ambasadën Greke duke shpërthyer murin anësor.

    Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në Ambasadën Greke, polake, çeke, gjermane etj., numri i të cilëve nuk është arritur të evidentohet. Në orët e pasdites është shtuar qarkullimi i njerëzve në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, si dhe në rrugën mbrapa ambasadave. Edhe diplomatët e huaj kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre në këmbë dhe janë takuar me persona të ndryshëm. Një punonjës i Ambasadës Gjermane në mënyrë të hapur është takuar me persona të ndryshëm në disa vende.

    Pas orës 19:00 janë shtuar në mënyrë të dukshme lëvizjet e njerëzve në territorin e ambasadave. Grumbullime të mëdha ka pasur sidomos në rrugën nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinës së dytë në Ambasadën Greke, u grumbulluan shumë persona pranë territorit të Ambasadës Greke dhe gjermane. Në këtë kohë organet e policisë kanë qëlluar me pistoletë për të mbrojtur rendin. Vërtetohet se dy punonjës të Ambasadës Gjermane i janë afrua policit Hysen Rama dhe njëri prej tyre ka qëlluar policin në dorë, duke i shkaktuar frakturë dhe duke i marrë pistoletën. Polici është qëlluar në befasi dhe nuk ka mundur të kundërveprojë.

    Pasi është qëlluar nga policia, grupi i personave është larguar dhe janë mbledhur në rrugën e Kavajës. Mund të kenë qenë mbi 5000 veta në këtë zonë. Ata filluan të bërtisnin, të bëjnë thirrje armiqësore kundër pushtetit popullor, kanë goditur me gurë punonjësit e policisë dhe kuadro të ndryshme të Partisë dhe pushtetit, që kishin vajtur për të normalizuar gjendjen. Kjo situatë ka vazhduar deri në orën 23:00. Me ndërhyrjen e forcave të policisë gjendja u normalizua.

    Organet e policisë ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet për të sqaruar dhe vërtetuar përgjegjësinë e tyre për veprën penale të agjitacionit e propagandës për përmbysjen e pushtetit popullor të vendosur me Kushtetutë. Nga këta persona ka prej tyre që kanë marrë pjesë në veprimtarinë armiqësore si dhe nga ata që janë marrë mbasi janë kontrolluar autobusët e linjës Tiranë-Kombinat, për të cilët nuk është përcaktuar akoma pjesëmarrja e tyre në demonstratë. Në bashkëpunim me organet e punëve të brendshme po saktësojmë pjesëmarrjen e personave në veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjësve të policisë.

    Nga hetimi dhe verifikimi në spitalin civil, del se janë plagosur 6 persona për të cilët po punohet për t’i identifikuar. Një person tjetër, Altin Përparim Barka, vjeç 17, banues në rajonin e Kombinatit të Tekstileve, është plagosur me armë zjarri në pjesën e barkut. Dy punonjës të Ambasadës së RF të Gjermane thonë se ai është plagosur nga një polic në territorin e ambasadës dhe se e kanë sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij në pavijon. Ai është operuar dhe ndodhet në reanimacion.

    Ata e trajtojnë si emigrant politik dhe kërkojnë të mos takohet njeri më të. Personat e hyrë në ambasada janë kryesisht të moshave të reja dhe përgjithësisht me personalitet të keq, të dënuar për vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranë territorit të ambasadave janë të njohur në përgjithësi për sjellje rrugaçërie e të dënuar më parë. Po hetohet për të zbuluar organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore, personat që kanë marrë pjesë dhe dëmet që i janë shkaktuar pasurisë socialiste.

    Për këtë qëllim është organizuar bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë./Panorama

    Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
    Qemal Lame (firma, vula)

    Balkanweb

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 13-02-2014, 18:12
  3. Duan shqiptaret te hyjne ne BE?
    Nga Robbery në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-11-2011, 20:27
  4. 2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 03:10
  5. Ambasadat 1990
    Nga Tironcja_BLN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 14:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •