Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17

    Diskutime mbi individe me pushtet

    Megjithese nuk eshte mire te diskutosh mbi emra te pervecem ne forum, ne kete teme ju lutem postoni gjithcka qe keni per te postuar ne lidhje me individe te vecante dhe mos hapni tema te reja kot me kot.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    flamur shkoza

    Ku shkoj tema per flamur shkozen?
    -----------

    RD
    ------
    Autori i krimit, Ilmi Bastari, ende nuk ėshtė marrė nė pyetje nga hetuesit

    Prokuroria mohon spekullimet pėr vrasjen e Flamur Shkozės

    "Ne nuk kemi shpėrndarė asnjė lajm pėr motivet e vrasjes sė kryetarit tė Komunės Dajt"

    TIRANĖ - Prokuroria e Tiranės deklaroi dje se vrasja e kryetarit tė Komunės Dajt nuk ėshtė kryer pėr probleme pronash apo pėr borxhe, duke rrėzuar kėshtu versionin e pėrhapur nga SHIK. Burime zyrtare nga Prokuroria e rrethit Tiranė bėnė tė ditur dje pėr "RD"-nė se, "Prokuroria nuk ka dhėnė asnjė konfirmim pėr motivet e vrasjes sė kryetarit tė Komunės Dajt, Flamur Shkoza. Prokuroria po heton pėr vrasjen dhe sapo tė pėrfundojnė hetimet, dosja do tė dėrgohet nė Gjykatė". Burimet zyrtare thanė se ende nuk ėshtė marrė nė pyetje nga prokurorėt vrasėsi Ilmi Bastari, por prokuroria po heton ngjarjen. Menjėherė pas vrasjes barbare tė kryetarit tė komunės nė zyrė, SHIK-u pėrhapi lajme tė rreme pėr median pro-qeveritare se gjoja vrasja ishte kryer pėr probleme pronash, apo pėr 40 milionė lekė borxh. Ky version ėshtė pėrhapur qėllimisht nga SHIK-u pėr tė fshehur ata qė e shtynė vrasėsin tė shkrepė kallashnikovin.

    Ndėrkohė, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės vendosi dje "burg pa afat" pėr vrasėsin e kryetarit tė Komunės sė Dajtit, Ilmi Bastari. Dy ditė pas ndalimit tė Ilmi Bastarit, autorit tė vrasjes sė kryetarit tė Komunės Dajt, me kėrkesė tė Prokurorisė, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės ka dhėnė edhe vendimin pėr masėn e sigurisė ndaj tij. Gjyqtarja Mirela Fanaj pranoi kėrkesėn e prokurores sė ēėshtjes Irena Vujoshi, pėr vendosjen e masės sė sigurisė „burg pa afat" pėr Bastarin, deri nė pėrfundim tė hetimeve pėr kėtė ngjarje. Sipas burimeve tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, mėsohet se i pandehuri Bastari nuk ka pranuar tė mbrohet me avokat, dhe e ka pranuar akuzėn e vrasjes sė Shkozės.

    Flamur Shkoza, kryetari i Komunės sė Dajtit, u vra tre ditė mė parė nė zyrėn e tij nė fshatin Linzė nė rrethin e Tiranės. Vrasėsi, Ilmi Bastari, me njė armė automatik kallashnikov, hyri nė zyrėn e kryetarit dhe pas njė shkėmbimi fjalėsh, derdhi mbi trupin e tij 12 plumba. Ngjarja e rėndė, e cila nuk ėshtė e vetmja qė ndėshkon fizikisht tė zgjedhurit e opozitės, u manipulua menjėherė nga segmentet e policisė dhe tė organit tė akuzės, tė cilėt pėrballė krimit tė rėndė jo vetėm qė nuk u ngeli tjetėr gjė, veēse tė shoqėronin nė polici vrasėsin qė priste i qetė vajtjen e tyre nė shtėpi, por filluan edhe "tė gatuanin" rrjedhjen e informacioneve tė pavėrteta e tė manipuluara qėllimisht. Manipulimi i kėsaj vrasje, ndodhi menjėherė kur policia i serviri medias njė emėr krejt tjetėr nga ai i vrasėsit. "Demir Bastari (jo Ilmi Bastari). Ėshtė autori i vrasjes sė Flamur Shkozės" – amplifikuan nė edicionet e lajmeve tė tyre mediat elektronike pak orė pas vrasjes, duke iu referuar "tė sigurta" pėr kėtė informacion burimeve policore.

    Shtrembėrimi i motivit tė vrasjes u pasua mė pas me motivin qė "sipas policisė", ndodhi vrasja. Pėr kėtė u shpik njė shumė 40 milionė lekė qė "viktima ia kishte borxh autorit tė krimit". Edhe ky informacion, pa marrė mundimin e konfirmimit nga ana e gazetarėve, pėrbėnte lajmin kryesor pėr gazetat tė nesėrmen e vrasjes. Kur kanė kaluar tre ditė nga ngjarja e rėndė, dėshmitė e familjarėve tė tė zgjedhurit lokal, por edhe tė miqve e bashkėfshatrėve tė tij, zhvlerėsojnė pretendimin e qėllimshėm e tė gėnjeshtėrt tė policisė pėr ekzistencėn nė mes tė njė borxhi disa milion lekėsh, si motiv tė vrasjes, ndėrsa mėsohet dhe bėhet publike se disa kėrcėnime pėr marrje jete i ishin bėrė Flamur Shkozės tre ditė para vrasjes. Kėrcėnimet pėr vrasjen e kryetarit tė Komunės, ishin bėrė nga disa persona "tė fortė", tė cilat kėrkonin avantazhe tė pamerituara pėr sigurime troje ndėrtimi nė zonėn turistike tė Dajtit, por qė e shihnin si pengesė kryetarin e kėsaj Komune. Ende pėr kėto informacione dhe kėrcėnime ndaj Shkozės, organi i akuzės nuk ka bėrė asnjė deklaratė.

    Artur BEGA





    Flamur Shkoza nė kujtesėn e shokėve tė Fakultetit

    Dhimbje qė do tė vazhdojė pa fund

    Askujt nuk do t’i shkonte nė mendje tė shkruante rreshta tė tillė pėr njė 31-vjeēar, me shėnimin "pas vdekjes". Mė shumė se gjithēka, tronditės ishte njoftimi se, Flamuri u vra... Dhimbja pėrfshin familjarėt e tij, miqtė, ata tė cilėt e njohėn e punuan me tė. Kjo dhimbje do tė vazhdojė pa fund.

    Ishte viti 1990, kur u ulėm nė tė njėjtėt auditorė nė U.B. tė Tiranės. Ishte viti 1990, ai qė na njohu furishėm, u lidhėm e u miqėsuam po me furi nė idealin tonė tė pėrbashkėt tė tė gjithė studentėve tė atij brezi.

    Sot, mendoj se ishte po viti 1990, qė pak a shumė pėrcaktoi dhe vdekjen tragjike tė Flamur Shkozės, por jo vetėm tė tij. Flamuri ishte bashkėstudent me Abdyl Matoshin e prijės tė pėrbashkėt kishim viganin Azem Hajdari.

    Para 12 vitesh, Flamuri ishte njė student gjithė ėndrra. I imėt nga trupi, por me njė buzėqeshje shpirtėrore, gjendej lirshėm nė gjithė grupet shoqėrore tė universitetit. Anėtar i PD-sė sė U.B. qė nga fillimi, dėshmonte virtyt e nuk njihte ekuivoke nė qėndrimet e tij korrekte.

    Nė muajin mars tė vitit 1995 u diplomuam. Nė Tetor 1996, Flamur Shkoza 25-vjeēar, u zgjodh kryetar Komune nė Dajt. Mandat i rikonfirmuar mė tetor 2001. I zgjedhur pėr disa vite rresht nė drejtimin e FRPD-sė, ai dėshmoi merita tė padiskutueshme intelektuale, organizative, komunikimi. Ai ishte njė shok i mirė, mbetet nė kujtesėn tonė i virtytshėm.

    Krimi goditi e i ndėrpreu jetėn njė 31-vjeēari tė zgjedhur, tė zgjedhur nga populli i Dajtit, Linzės, Priskės, etj. I zgjedhur ishte Flamuri nga rinia shqiptare pėr drejtimin e saj. Krimi shtetėror zgjodhi Flamurin pėr preh si njė kėrcėnim serioz pėr gjithė ata qė kanė ėndrra e ambicje pėr jetėn.

    Edhe i vdekur Flamur, t’i i ēove nė kėmbė ata qė fill respekti s’kanė pėr jetėn. Ata tė cilėt quhen deputet tė PS. Nga dje, t’i s’je mė nė kafen tonė, nė udhėtimin tonė, o miku ynė. Fizikisht nuk je, mbasi kujtimi dhe shpirti yt gjenden nė rrugėt e fėmijėrisė, nė auditoret e fakultetit, nė fotografitė me shokėt, nė Komunė, nė mbledhjet e PD-sė dhe tė tė rinjve demokratė.

    Kemi dhimbje shumė Flamur!

    Se koha dhe qeveria e dhimbjeve ėshtė!

    Albert AVDULI

    Kryetar i degės sė PD, Mallkastėr

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    “Bota sot”

    Ekzekutohet kryetari i komunės Dajt

    Autori i krimit, Ilmi Bastari, u ndalua nga policia pak kohė pas krimit tė pėrgjakshėm. Ai nuk ka qenė asnjėherė shofer i zotit Shkoza, siē thonin nė lajmet e tyre disa media. FlAMUR Shkoza ishte njØkohėsisht nėnkryetar i Forumit Rinor tė Partisė Damokratike.


    Vritet me breshėri plumbash kryetari i Komunės Dajt, Flamur Shokza, pėrfaqėsues i Partisė Demokratike. Krimi monstruoz ka ndodhur nė zyrat e Komunės ne fshatin Linzė, nė kohėn qė viktima ishte nė detyrėn e tij. Sipas dėshmitarėve, zotri Shokza ėshtė qėlluar me 12 plumba kallashnikovi, nė prezencė edhe tė bashkėshortės sė tij nga njė person i quajtur Ilmi Bastari, banor i Linzės. Autori i krimit pasi ka derdhur brshėrinė e plumbave ndaj kryetarit tė Komunės, 31-vjeēarit Flamur Shkoza, ėshtė larguar menjėherė duke e lėnė atė tė mbuluar me gjak. Kryetari i Komunės ėshtė dėrguar menjėherė nė spitalin cilvil tė Tiranės, por plagėt e shumta kanė shkaktuar vdekjen e tij, pa u dhėnė mundėsi mjekėve tė bėnin diēka. Menjėherė pas aktit tė rėndė kriminal nė zyrat e Komunės kanė mbėrritur forcat policisė, tė cilat kanė bllokuar armėn tip kallashnikov me tė cilėn u krye vrasja. Pas njė ore, policia arriti taė ndalojė autorin e kriminit. Ministria e Rendit nuk ka dhėnė asnjė deklaratė pėr vrasjen e kryetarit tė Komunės Dajt. Flamur Shkoza ishte njėkohėsisht edhe nėnkryetar i Forumit Rinor tė Partisė Demokratike dhe anėtar i Kryesisė sė Degės sė PD tė Tiranės.

    Zi dhe lotė nė Linzė

    Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė, ne shkuam nė Linzė nė zyrėn ku u ekzekutua kryetari I Komunės Djaz. Pikėllimi kishte mbėrthyer tė gjithė njerėzit qė ndodheshin aty. Njė dhimbje qė askush nuk mund ta shprehė me fjalė. Lotėt pėrziheshin me pikat e shiut qė bien pa pushim. Nė familjen Shkoza, miq dhe tė afėrm vijnė pa pushim dhe shtėpia kurrė nuk ka parė kaq shumė njerėz, tė cilėt shprehin ngushllimet dhe dhimbjen e tyre pėr hymbjen e mikut, shokut, bashkėpunėtorit dhe djalit, qė gjithmonė buzėqeshte. Kjo buzėqeshje u pre dje, nė mėnyrė makabre nga krimi, i cili po sulmon egėr atje ku tė gjithėve na dhemb, atje ku shpirti i tė gjithėve na lėngon, krimi dje goditi rininė, krimi dje goditi institucionet, krimi dje goditi gjithė shoqėrinė shqiptare.

    Drejtuesit e PD dhe FRDP ngushllojnė familjen Shkoza

    Nė familjen Shkoza shkuan pėr tė ngushėlluar, familjarėt dhe tė afermit e kryetarit tė Komunės Dajt, Flamur Shkoza, drejtues I lartė I PD dhe FRDP. Babai I flamurit, Ganiu, prźt me lotė nė sy shokėt e dajlait tė tij, prźt bashkėpunėtorėt, miqtė dhe tė afėrmit e familjes, tė cilėt nuk gjejnė dot fjalėt pėr tė shprehur ngushllimet e tyre. Shokėt, miqtė dhe bashkėpunėtorėt e Flamurit si Sokol Olldashi, Flamur Noka, Altin Qoshja, Arben Qorjako, Pėllumb Shqifi etj., drejtues tė PD si Vili Minarolli, Bujar Nishani, Tasim Mema, tė cilėt i shprehėn ngusllimet familjes pėr humbjen e djalit, i cili ishte simboli i mirėsisė, kulturės, korrektėsisė nė marrėdhėniet me kolegėt. Ai ishte djali i virtyteve tė rralla, shpreheshin miqtė dhe bashkėpunėtorėt e tij. “Flamuri nuk ishte vetėm djali juaj, ai ishte djali i gjithė Komunės sonė”- u shpreh nė familjen Shkoza njė burrė i moshuar rreth tė 70-ve. Dhimbja ka pėrfshier tė gjithė.

    PD, tė zbardhet e vėrteta e krimit

    Partia Demokratike ka reaguar menjėherė pas vrasjes sė Flamur Shkozės. Sekretari pėr partneritetin dhe kryetari i i FRPD, Sokol Olldashi, dje, nė mesditė nė konferencėn pėr shtyp kėrkoi zbardhjen e menjėhershme tė sė vėrtetės tė aktit kriminal qė mori jetėn e 31-vjeēarit Flamur Shkoza., nėnkryetar i FRDP dhe kryetar i Komunės Dajt. Olldashi tha se nėnkryetari i Forumit Rinor dhe kryetari i Komunės Dajt, Flamur Shkoza, ėshtė vrarė rreth orės 11:00, nė zyrėn e tij, nė krye tė detyrės. Nė prezencė tė bashkėshortes sė tij, Shkoza, ėshtė qėlluar me breshėri kallashnikovi, nga njė person i armatosur qė ka hyrė nė zyrėn e tij. Ai ėshtė goditur nė shpinė nga dymbėdhjetė predha, gjė qė ka bėrė tė pamundur ndėrhyrjen e mjekėve tė urgjencės sė Klinikės Kirurgjikale pranė Qendrės Spitalore Universitare dhe qė ka sjellė si pasjė vdekjen e menjehershme tė 31-vjeēarit, ndėrkohė qė Zotėri Shkoza kryente detyrėn e tij si i zgjedhur lokal. „Partia Demokratike dhe Forumi Ronir i kėrkon autoriteteve shqiptare zbardhjen urgjenete tė rrethanave dhe tė motiveve tė kėsaj vrasjeje nė detyrė dhe nėnshkrimin e rreptė tė vrasėsit, sipas ligjit“ – u shpreh Olldashi. Vrasja makabre e Zotriut Shkoza, ėshtė hymbje e rėndė pėr Partinė Demokratike dhe Forumin Rinor tė saj, pėr bashkėqytetarėt e Komunės sė tij dhe familjen, prandaj ne u bėjmė thirrje organeve tė drejtėsisė qė tė tregojnėw seriozitetin mė maksimal nė trajtimin dhe hetimin e kėtij krimi barbar, gjetjen e moriveve tė tij dhe ndeshkimin e autorit tė vrasjes, pėrfundoi Olldash.

    /Elvi FUNDO/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 21-07-2002 mė 01:46


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Humor socialist nga KLAN.

    Bar West

    Batuta e javes

    Pas nje kohe te gjate, eshte rikthyer ne skene Musai. I takon atij kete here batuta e javes. Shume socialiste kishin mbetur te befasuar nga fitorja ne Bulqize dhe nuk po arrinin ta shpjegonin se si kish ndodhur. Musa Ulqini dha shpjegimin me bindes: "Ketu fituam sepse Bulqiza ka shtate muaj pa drita dhe keta nuk kane pare e degjuar as lajme e as KPD. Nuk dine se c'ka ndodhur ne PS dhe as qe e kane idene e katharsisit". Kryetari i PS se Tiranes nguli kembe se nje gje e tille ishte mese e vertete, pasi Bulqiza ishte i vetmi rreth ku kish shkelur dhe nuk e kishte thirrur njeri Musa Lavatricja.



    Preshi i Tritanit

    Pas nenshkrimit te koalicionit elektoral ne Bulqize mes Imamit dhe Berishes, ish udheheqesi i PD, Tritan Shehu deklaroi ne shtyp me ironi se Berisha nuk ben aleance me ata qe ne vitin 1997 nuk rrembyen armet. Por ka replikuar menjehere Arben Imami: "Tritani nuk mund te merrte armet se duhej te mbante preshin!".

    Zef Bushati me pelerine

    Po heq te zite e ullirit ne Vatikan, ambasadori i sapoemeruar Zef Bushati, i njohur ndryshe edhe si Agushi tek "Njeriu me top". Zefit gjate gjithe kohes i duhet te rrije i veshur me nje pelerine deri ne fund te kembeve dhe sikur te mos mjaftonte kjo, pelerina qe gjeti ne ambasade ishte kater numra me e madhe. Ministria e Jashtme nuk ka ndermen te bleje nje pelerine tjeter per Zefin dhe keshtu ky erdhi te ankohej ne Tirane disa dite me pare tek zevendesministri Hajdaraga. "Po c'tu desh o Zef qe ike ne Ambasade. Mire ishe kryetar i demokristianeve ne Tirane. Ketu jetohet me mire se jashte, degjo mua". Zefi me ze te ulet iu pergjigj: "E di Luan, e di. Po nuk varej nga une kjo pune. Ma propozuan amerikanet, me erdhi mesazhi nga departamenti i shtetit...". "Cudi e madhe, ia ktheu Luani, qe Nikolle Lesi ka shkuar deri ne Tajvan kete e di, por qe paska dore edhe ne Uashington, kete nuk ma kishte marre mendja".

    Makina e ministrit

    Ne nje bisede ku disa prej ministrave socialiste mburreshin se kush kishte punuar me shume e me mire, u zbardh edhe nje mister se si kishte perfunduar aq shpejt nje pjese e terminalit te Rinasit. E tregoi vete ministri i Transporteve, Maqo Lakrori. Ndersa ai shkonte per inspektim ne aeroport, shoferi i tij merrte fshehurazi xhupat e punetoreve, i fuste ne bagazhin e makines se ministrit dhe keshtu asnje prej tyre nuk largohej dot perpara perfundimit te orarit te punes. "Ishte nje metode vertet efikase", deklaroi krenar Lakrori.

    "Po mire o Maqo, ia priti ministri i antikorrupsionit Ndre Legisi, ti kishe punetore dhe e gjete zgjidhjen. Po une me ate ministri qe me rrasen cfare te beja? E vetmja gje qe te dilja me rezultate pozitive ishte qe une te fusja Cacin ne bagazh.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Caci ėshtė Anastas Angjeli - kapokorrupsioni apo jo?!
    Kėshtu i tha Nano kėtij Anastasit dhe nėna e tij Kaliopi ia bėri harram fasulet Nanos qė ia kishte gatuar nė Sarandė, kur Nanosi iu vėrsul pėr "katarsis" socialistėve tė vet!?

    Bukur! Bukur Ndrč Legjisi!
    Hajdutninė si ka pas Fisi!
    Por ēe do mre Ndrč Malsija
    Pse s'vjedh ti, tė vjedh Partija!

    Agimi

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjinushi qan nga inati..

    Eshte ne vehte ki Nanua mo?
    Dashkerka te na e leje Gjinushnė pa karrike... ki eshte kulmi..
    Po ku mund ta pranojme ..na zona pare operative Vlore-gjirokaster qe jemi instaluar ne Tiran te Re qe nga dizet e pesa me kuc e me mac.. nje shtet e qeverri pa Gjinush te Brigades 5.
    Mirė mirė..
    Neve shtetit i themi shtet , shqiperise Shqiperi e policit polic vetem kur ne qeverri kemi njerzit tane qe kane kontribuar qe na shpartallimi i fraksionit anti-parti ne Vlore te dizet e dishit e deri ne revolucion te tre gishtrinjve te 97-es.

    O do bindet Nanua ose ja krrejme karabelane si atij sali Malokutė..
    Nuku bėnet shaka me ne..
    E provoj Saliu kur desh tė na heq scafet e niperve tane se ci bėme..
    Edhe Prodin ja prume ketu e ja mblodhmė ..jemi te fortė na pike..


    ja cthote KJ...
    .......................

    Gjinushi: Dua dy ministri

    Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi nuk ka pranuar qe te jete vetem Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale ne qeverine e re. Kreu i PSD Gjinushi ne ambjente te ngushta miqsh eshte shprehur se ai do te preferonte te qendronte me mire ne opozite sesa te merrte vetem nje post krejt te parendesishem sipas tij ne qeverine e re.

    Gjate nje konference per shtyp disa dite me pare shefi i socialdemokrateve kishte kerkuar nje post zevendeskryeministri dhe dy ministri. Por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga socialistet dhe nga vete Nano i cili nuk ka parashikuar qe ne qeverine e re te kete dy zevendeskryeministra, por vetem nje. Gjinushi pritet te kete nje takim me Fatos Nanon, kryetarin e PS njekohesisht edhe kryeministrin e ardhshem per te marre nje pergjigje perfundimtare lidhur me kerkesen e tij. Megjithate, sipas burimeve nga PSD keta te fundit do te kenaqeshin edhe vetem me dy poste. Behet fjale qe Gjinushi te mbetej ne Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale ndersa ne Ministrine e Integrimit te kalonte Paskal Milo. Por vete Nano ne kete post ka rikonfirmuar emrin e Marko Bellos.

    Nuk dihet se cili do te jete qendrimi perfundimtar i socialdemokrateve pas rezistences qe Nano po u ben, pavaresisht se ata kane kercenuar se mund te dalin nga koalicioni.

    ............

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    NERITANI mbron Klosin.

    TIRANE (26 Korrik) - Kuvendi nuk ka fakte se kreu i Shėrbimit Informatik Shqiptar (SHIK), Fatos Klosi, tė jetė i pėrfshirė nė veprimtari tė jashtėligjshme. Deklarata vjen nga Neritan Ceka, kryetari i Komisionit Parlamentar tė Rendit dhe SHIK. "Komisioni pėr Rendin dhe SHIK-un, si dhe Kuvendi i Shqipėrisė, nuk kanė fakte pėr veprimtari tė jashtligjshme tė Kryetarit tė SHIK, Fatos Klosi", deklaroi sot Ceka, nė reagim tė kėrkesės sė pėrsėritur ditėt e fundit nga opozita pėr shkarkimin e Klosit, me motivin "pėr veprimtari tė paligjshme nė detyrėn e tij". Ceka tha se komisioni parlamentar, ka zhvilluar njė seancė tė veēantė, nė prezencė tė gjithė anėtarėve tė komisionit si dhe me tė ftuar nga opozita, ku Klosi ka raportuar mbi veprimtarinė e kėtij institucioni dhe "nuk ka nxjerrė konkluzione tė tilla, qė rėndojnė mbi Shėrbimin Informativ Kombėtar, ose mbi z.Klosi" tha ai. "Edhe Kuvendi - shtoi Ceka - ka bėrė njė seancė tė veēantė plenare, po me tė njejtėn temė, dhe nuk rezultoi tė kishte fakte bindėse mbi njė veprimtari tė paligjshme tė SHIK dhe tė kryetarit tė tij".

    in/ko (BalkanWeb)
    ------------

    Ministri ardhshem i kultures neritan Ceka mbron klosin.
    Kur ishte minister i brendeshem Ceka mitraloi makinen ku udhetonte me te birin Azem Hajdari.
    Ai arrestoi ato dite dhe shum atdhetare te cilet i than ndal hajdutve te Vlores qe marshonin drejt Tiranes gjat rebelizmit.
    Ceka eshte fytyra me negative e ketyre 12 viteve.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Playboy

    Kaci paska luajtur Film porno.
    Video Kaseten e ka Caci. Cbehet mor aman.
    Na e turperuan Partine keta maluketer..

    RD
    ------
    Skenarė mafiozė nė PS pėr tė zėnė njė vend nė kabinet

    Angjeli: Kaēit i kam kasetėn, kurse Fullanit dosjen

    Materialet u janė dorėzuar katarsistėve pėr t’i pėrdorur kundėr pretendentėve pėr Ministrin e Financave



    Lufta brenda llojit nė Partinė Socialiste po merr pėrmasa tė reja dhe ēdo minutė qė kalon po nxjerr nė dritė skema tė reja mafioze qė pretendentėt nxjerrin kundėr njėri-tjetrit pėr tė zėnė me ēdo kusht post nė qeveri. Burime tė besueshme pranė katarsistėve, por edhe shtypi i djeshėm folėn pėr njė presion tė pashembullt qė po ushtrohet mbi kandidatėt pėr tė marrė Ministrinė e Financave, qė ėshtė edhe posti kyē nė qeverinė e re. Sipas kėtyre burimeve nė krye tė presioneve ėshtė ish-ministri i Financave Anastas Angjeli, por edhe tė tjerė rrotull tij, tė cilėt e kanė kėrcėnuar me hapjen e njė dosje zotin Fullani, duke e detyruar atė qė tė tėrhiqet. Ndryshe nga njė ditė mė parė, kur ai kishte shprehur gėzim pėr emėrimin e tij, zoti Fullani ėshtė parė i frustuar dhe nuk ka ngurruar qė tė deklarojė tėrheqjen e tij edhe pėrpara kryeministrit tė dekretuar Fatos Nano.

    Njė fat tė ngjashėm ka pėsuar me sa duket edhe Islami, dhe shtypi i djeshėm fliste pėr njė kasetė kompromentuese pėr ēėshtje morale. Njė ndėr figurat mė tė spikatura tė katarsistėve gjatė kohėve tė fundit, Lekė Ēukaj, citohet tė ketė thėnė se Kastriot Islami nuk mund tė jetė anėtar i kabinetit tė ri, pasi ka probleme morale. Sipas katarsistėve, ata janė furnizuar me informacion nga ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, i cili citohet tė ketė thėnė se Fullanit i ka dosjen, kurse Kastriot Islamit i ka kasetėn, dhe qė tė dy i ka nė thes.

    Fakte tė tilla nuk kompromentojnė vetėm figurat e pėrfolura, por mbi tė gjitha moralin mbi tė cilin po ngrihet qeveria. Kjo do tė thotė se mafia ka depėrtuar aq shumė nė administratėn e Partisė Socialiste saqė nuk mund tė mendohet mė asgjė pa ndikimin e saj.

    ----------------

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  4. Berisha: Vizita e parė si kryeministėr do jetė nė Greqi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •