Timo Flloko eshte bere i njohur tek publiku shqiptar si aktor me disa role te spikatura si dhe autor tekstesh i disa kengeve. Kete rradhe ai prezantohet me nje liber me poezi te titulluar Rob i Manive nga dhe jane shkeputur poezite me poshte
URA
Golden Gate
ura e Brooklyn-it
urat mbi lumin Siene
urat e Nilit,
ura e Bunes
urat e Drinit
Ura me e sigurt?
Ura e dashurise,
varur ne perin e dyshimit...!
SYTE
Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.
Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.
Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.
Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.
PEJA
Vendlindjes
Peje,
ne ije te Bjeshkeve te Namuna
qe si pleq te moēem
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojne…
Gerryer thelle,
zhuritur,
Gryka e Rugoves.
Lart malet shpinat shtrijne,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lote ujevarash,
syte e kalimtareve nginj…
Ka rrjedhur koha lume,
por shtrati i malit s’eshte thare.
Nga padurimi klith:
Me ke pritur heret,
po vij!
Gryka zerin e perpin…
Me peshtjell nje ere, me mpin.
Nderem ne ajri,
dhe me merr harrimi…
Peje,
vendlindja ime,
ne zgrip te pikellimit!...
Peje 1990
Krijoni Kontakt