Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    Gabriel Garcia Markez

    Si e nxiti sėmundja, Gabriel Garcia Markezin, tė hedhė nė letėr kujtimet e njė jete tė magjishme

    "Pakėsova nė maksimum marrėdhėniet me miqtė, stakova telefonin, anulova tė gjithė udhėtimet dhe ēdo lloj plani tjetėr qė kisha menduar pėr tė ardhmen. U mbylla brenda, pėr tė shkruar pėrditė, pa ndėrprerje..."
    Ai ka qenė gjithmonė njė prej shkrimtarėve mė tė disiplinuar. "Gabo" ngrihej qysh herėt nė mėngjes, pėr t'u ulur pėrpara "Macintosh"-it tė tij besnik, me kokėn mbushur plot fjalė magjike, nga ato qė kanė karakterizuar Amerikėn Latine, gati pėr t'i hedhur nė tastierė. Ajo pjesė e Gabriel Garcia Markezit nuk ka ndryshuar kurrė. Por mė pas, nė 1999 shkrimtari nga Kolumbia, laureat i Ēmimit Nobel nė vitin 1982 dhe njė prej autorėve mė tė famshėm tė Amerikės Latine mėsoi se ishte i sėmurė me Kancer limfatik. Nė mėnyrė tė menjėhershme, "Gabo" vendosi tė "mbyllej brenda" katėr mureve tė shtėpisė sė tij, pėr tė shkruar me njė zell tė jashtėzakonshėm, i paparė ndoshta qė nga koha kur ai shkruante kryeveprėn e tij, "100 vjet vetmi" nė vitin 1967. "Shoku" i vetėm i tij ishte paketa me cigare, qė ia sillte vazhdimisht e shoqja, Mercedes.
    "Pakėsova nė maksimum marrėdhėniet me miqtė, stakova telefonin, anulova tė gjithė udhėtimet dhe ēdo lloj plani tjetėr qė kisha men duar pėr tė ardhmen", i tregoi autori tė pėrditshmes kolumbiane El Tiempo, nė njė prej komenteve shumė tė rralla qė ka bėrė pėr sėmundjen e tij, pėr tė cilėn zakonisht refuzon tė flasė. "U mbylla brenda, pėr tė shkruar pėrditė, pa ndėrprerje".
    Sot, tre vjet pasi ka bėrė kėrkime dhe ka shkruar me qindra fletė, Garcia Markez, 75 vjeē, qė iu nėnshtrua kemioterapisė nė njė spital tė Los Anxhelesit dhe mė pas vendosi tė pushojė nė shtėpinė e tij nė qytetin e Meksikos, pret tė shijojė suksesin e njėrit prej librave ndoshta mė tė shumėmpritur, "Vivi Para Contarla", ose "Jetoj pėr tė rrėfyer".
    Vėllimi i parė i kujtimeve tė shkrimtarit, ėshtė njė pėrmbledhje kujtimesh mbushur me emocione, tė hidhura dhe tė ėmbla, pėr vitet e para tė jetės sė njeriut aq shumė tė adhuruar nė Amerikėn Latine, saqė edhe nė tė gjithė Globin njihet me nofkėn, "Gabo". Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė pėrqėndruar nė qytetin "e bananeve", nė veri tė Kolumbisė, i cili pavarėsisht varfėrisė dhe izolimit, mbante pėrbrenda vetes mistere dhe magji, qė kanė frymėzuar qė nė fėmijėrinė e tij, tregimtarin Garcia Markez.
    Libri 579-faqėsh, i botuar nga Shtėpia Botuese kolumbiane Norma, ka dalė nė qarkullim tė mėrkurėn nė Kolumbi, ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė Amerikės Latine dhe Spanjė, ditėn e premte. Ai mund tė botohet nė gjermanisht dhe italisht ndoshta deri nė fund tė kėtij viti, si dhe nė Shtetet e Bashkuara, nė fillim tė vitit tė ardhshėm.
    Pėr adhuruesit e tij, "Vivi para contarla" ėshtė njė thesar, nė tė cilin, bashkė me pasurinė, gjendet edhe ēelėsi i tė fshehtave dhe mistereve qė frymėzuan Gabriel Garcia Markezin, dhe qė do tė mund tė shpjegojė se si njė jetė e pasur, mbushur me personazhe plot ngjyra, furnizoi njė imagjinatė shumė tė ndezur, e cila i ka sjellė botės disa prej xhevahireve mė tė ēmuar tė letėrsisė bashkėkohore.
    "Lexohet si roman, por ajo ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė kronikė e jetės sė autorit si dhe njė reportazh pėr realitetin kolumbian tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar", thotė Roberto Pombo, njė mik i ngushtė i Markezit dhe botues i edicionit meksikan tė revistės kolumbiane "Cambio", drejtor i sė cilės ėshtė vetė Markezi.
    Natyrisht, shu-mė lexues e dijnė mirė se ky katundth i vogėl dhe i fjetur, mbushur me pemė bajamesh dhe shtėpi shumė-ngjyrėshe druri ėshtė Makondo, qyteti imagjinar ku jetonte familja e jashtėzakonshme Buendia, tek "100 vjet vetmi". Eshtė njė qytet lufte dhe paqeje, hakmarrjeje dhe dhune, dashurie dhe dėshpėrimi, si dhe izolimi tė pafund - njė parajsė e humbur dhe njė metaforė pėr Amerikėn Latine.
    Ata e dinė shumė mirė gjithashtu se historitė fantastike tė Gjeneral Nikolas Markez, gjyshit tė Garcia Markezit - tregime pėr luftėn e 1 mijė ditėve dhe duelet fatale - kanė zėnė rrėnjė nė kokėn e shkrimtarit, qė nė start. Ato u bėnė ushqimi kryesor i Gabos pėr kryeveprat e tij tė sė ardh mes. Megjithatė, "Vivi para contarla" shkon edhe mė thellė.
    Lexuesi mėson nė Vėllimin e parė tė kujtimeve tė autorit, momentin e saktė kur 23-vjeēari Garcia Markez, atėherė njė gazetar qė luftonte shumė pėr tė zėnė njė pozicion sa mė tė mirė, kuptoi gjatė njė udhėtimi shumė emocional nė shtėpinė e tij tė lindjes, se fati i tij ishte i lidhur pėrjetėsisht me penėn. "Ajo qė do tė zbuloni ėshtė se veprat e Markezit burojnė tė gjitha nga kujtimet qė vėrshojnė, kur ai gjendet pėrballė shtėpisė ku kaloi fėmijėrinė", thotė Pombo.
    Dhe me tė vėrtetė, pohon Markez nė veprėn e tij, ai kuptoi se do tė bėhej "shkrimtar, ose asgjė", dhe qė, do tė shkruante romanin e parė, ose do tė "vdiste".
    Autori shpjegon se si pjesa mė e trishtė e historisė sė Kolumbisė, siē ishte masakra e punėtorėve tė Kompanisė sė bananeve, "United Fruit" u fut thellė nė ndėrgjegjen e tij, duke frymėzuar jo vetėm shkrimet, por edhe pikėpamjet e majta. Dhe sa dhimbje i shkaktoi humbja e njerėzve tė dashur...
    "Sot, ėshtė e qartė: Njė pjesė e imja kishte vdekur bashkė me tė", shkruan Markez pėr gjyshin e tij, qė e adhuronte aq shumė. Dhe vazhdon: "Por unė gjithashtu besoj, pa patur as dyshimin mė tė vogėl, se qė atė moment unė isha njė shkrimtar nė fillesat e veta, qė kishte nevojė vetėm sa tė mėsonte tė shkruante".
    Vetė Garcia Markezi ka folur shumė pak pėr librin e tij tė ri dhe nuk i ėshtė pėrgjigjur deri tani kėrkesave pėr intervistė. Sipas miqve tė tij, njė prej shkaqeve ėshtė se ai nuk ka aspak dėshirė tė flasė pėr sėmundjen. Njė gjė e tillė ka shkaktuar njė stuhi spekullimesh nė rrethet letrare tė Amerikės Latine, ndėrkohė qė fansat e tij vrisnin mendjen se ēfarė stili letrar do tė pėrdorte, dhe si do ta strukturonte veprėn e fundit.
    "Tė gjithė duan tė dinė sa mė shumė pėr kėtė njeri - ėshtė magjia e Makondos", thotė Gerald Martin, i cili ėshtė duke pėrfunduar njė biografi tė Garcia Markezit. "Ky njeri ėshtė aq shumė i famshėm, dhe tė gjithė e njohin aq mirė, e megjithatė, ata nuk arrijnė ta imagjinojnė se si do ta shkruajė Gabo historinė e vet".
    Kujtimet janė shkruar nė njė stil gazetaresk, tė drejtpėrdrejtė, me shumė pak grima nga realizmi magjik, qė karakterizon pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij. Libri pėrmbledh jetėn e Markezit, deri nė mesin e viteve pesėdhjetė, pikėrisht atėherė kur Gabo, djali i madh i njė farmacisti dhe njė punėtoreje tė telegrafit, lė fakultetin Juridik, pėr t'u bėrė gazetar.
    Libri ėshtė "gdhendur", nėn ndikimin edhe tė historisė shpesh tė dhunshme tė atyre kohėve, kaosit tė Bogotazos, ose demonstratave tė vitit 1948 nė kryeqytetin kolumbian, tė cilat shpėrthyen pas vrasjes sė politikanit shumė popullor, Jorge Eliécer Gaitįn. "Besoj se u ndėrgjegjėsova", shkruan Markez, se "atė ditė tė 9 prillit 1948, nė Kolumbi filloi shekulli i Njėzetė", njė aluzion ky pėr dhunėn qė ka mbėrthyer kėtė vend, qysh atėherė.
    Mė pas, ai rritet si njė kronist nė gazetat e qyteteve bregdetare si Kartagjena dhe Barankuila. Eshtė njė botė mbushur me redaktorė tė menēur, me kėshilla tė mėnēura pėr gazetarin e ri nė moshė, dhe njė koleksion miqsh letrarė qė frekuentojnė njė bar me emrin La Cueva, ku diskutojnė pėr shkrimtarė si Uilliam Folkner, Daniel Defo dhe Xhejms Xhois.
    "Ne kishim aq shumė gjėra tė pėrbashkėta", shkruan autori, "sa shpesh na thonin se kishim tė njėjtin baba". Kujtimet ndalen pikėrisht nė ēastin kur Markez boton librin e tij tė parė, "Stuhi gjethesh" dhe niset pėr nė Europė, ku do tė punojė si korrespondent i gazetave kolumbiane.
    Tė paktėn dy vėllime tė tjerė janė nė pėrgatitje e sipėr, ku njėri vazhdon ndoshta kujtimet e tij deri nė 1982, kohė kur Gabo mori Ēmimin Nobel, dhe tjetr pėrqendrohet nė marrėdhėniet e tij me figura tė tilla botėrore, si Fidel Kastro, Bill Klinton dhe Fransua Miteran.
    Pėr vetė Markezin, botimi i kujtimeve tė tij nė "Vivi Para Contarla" do tė thotė rikthim pėr tė eksploruar edhe njėherė fėmijėrinė e tij, dhe pėr tė fshirė nė tė njėjtėn kohė mitet dhe pasaktėsitė qė janė shkruar pėr tė qė nga koha kur fitoi famė spektakolare, pas botimit tė "100 vjet vetmi". "Ai donte ta tregonte vetė historinė e tij, si u rrit bashkė me gjyshin nė njė shtėpi tė vogėl, nė njė vend tė papėrfillshėm, por gjithėsesi, magjik", thotė Martin. "Ai kishte kohė qė priste ta bėnte kėtė, dhe tani ishte me tė vėrtetė momenti i duhur". Ashtu si nė librat e mėparshėm, Gabo ėshtė mbėshtetur tek njė dyzinė tė afėrmish, miqsh dhe nė disa raste gazetarėsh, tė cilėt, nėn kontratė, e kanė ndihmuar tė grumbullojė detaje dhe fakte, qė do ta ndihmonin tė rindėrtonte ngjarjet. "Duhen kapur mbresat, kujtimet, duhet shkuar tek miqtė dhe tė afėrmit, duhen ballafaquar deklaratat me kujtimet", i tha nė fillim tė kėtij viti Markezi njė gazetari brazilian.
    I njohur pėr prirjet e tij gazetareske, Markez gėrrmoi hollėsi tė rėndomta, siē ėshtė pėrshembull bekgraundi i njė lojtari bejzbolli nga Republika Dominikane, tė cilin e kishte njohur 50 vjet mė parė, apo historia e njė bordelloje nė bregdet, ku kishte jetuar pėr disa kohė, ose emri i njė radhitėseje qė kishte punuar nė tė njėjtėn gazetė me tė, nė vitet e para tė punės.
    Njė mik i tij, Jaime Abello dhe Jaime Garcia Markez, njėri prej vėllezėrve tė shkrimtarit, u ulėn shpesh herė pėr tė shkruar raporte tė detajuara pėr Gabon, ndonėse detajet misteriozė kishin njė rėndėsi periferike pėr librin. "Gabo, si njė gazetar i mirė, mbledh gjithnjė shumė informacione, por pėrdor vetėm njė pjesė tė tij", thotė Abello, Drejtor i Fondacionit nė Kartagjenė, tė cilin Markez e krijoi pėr tė trajnuar gazetarė tė rinj.
    Vetė Markez rilexoi edhe njėherė editorialėt e dikurshėm nė gazetė, romanėt e tij, libra pėr atė vetė dhe familjen e tij, si pėrshembull intervistat e Silvia Galvisit me klanin Markez. Gjithashtu, shkrimtari intervistoi shumė prej tė afėrmve tė tij. "Kur na telefononte dhe na pyeste pėr detaje shumė tė vogla, kisha ndjesinė se kėrkonte vetėm interpretimin tonė, se ndoshta po pėrpiqej tė shihte nga kėndvėshtrimi ynė", thotė Jaime Garcia Markez, 62 vjeēar.
    Autori ka shfauqr mė shumė interes pėr rindėrtimin e Arakatakas, e cila njihet si njė vend mbushur me personazhe imagjinarė, plot dhunti natyrore.
    Nė rininė e tij, Garcia Markez ishte i mrekulluar veēanėrisht nga historitė pėr vdekjen. Nė kujtimet e tij ai shkruan se si ka parė trupin e parė: njė burrė i goditur pėr vdekje, teksa pėrpiqej tė hynte me forcė nė njė shtėpi, njė "pamje qė do tė mė mbetej nė kokė pėr vite me radhė".
    Por, Markez ėshtė njė shkrimtar i munduar nga vdekja, disa thonė se ka shumė frikė prej saj. Njė gjė e tillė ėshtė evidente nė librat e Gabos; pothuajse tė gjithė fillojnė me vdekje, apo njė temė tė ngjashme me tė. Shmangja qė Garcia Markez i bėn funeraleve ėshtė legjendare, dhe vdekja e njerėzve tė afėrt tė tij - dy vėllezėr dhe e ėma vdiqėn gjatė kohės qė shkruante kujtimet - e prekin thellė. "Njėherė, Markez tha: Nuk ėshtė se kam frikė nga vdekja, por jam i zemėruar me tė", thotė i vėllai, Jaime.
    Gustavo Tatis, gazetar nė qytetin bregdetar tė Kartagjenės, thotė se njėherė, shkrimtari ka shpjeguar frikėn e tij nga vdekja nė njė intervistė. "Problemi me vdekjen ėshtė se ajo zgjat pėrgjithnjė", kish thėnė.
    E vėrteta ėshtė se Markez ka sakrifikuar shumė pėr tė pėrfunduar vėllimin e parė, qė sapo ka dalė nė qarkullim. Shkrimtari pėlqen shumė tė qėndrojė pranė njerėzve me pushtet. Ai ėshtė mik i shumė liderėve botėrorė, shpesh herė ka pirė e ėshtė dehur, me rebelė e diplomatė, madje nė vendin e tij ka luajtur shpesh ndonjė rol pas kuintave, gjatė bisedimeve pėr paqe.
    Tė gjithė ata qė e njohin mirė Markezin thonė se qė nė hapat e tij tė para si gazetar ai ka menduar tė shkruajė historinė e jetės, si dhe pjesė tė historisė sė trazuar tė Kolumbisė. Ngjarje tė jetuara, disa personale, janė tė ndėrthurura nė tė gjithė veprat e Gabos. Prindėrit ishin frymėzimi i tij kur shkruante "Dashuri nė kohėrat e kolerės", dhe njė vrasje e ndodhur nė njė qytet tė vogėl, ishte modeli pėr "Kronikė e njė vrasjeje tė paralajmėruar".
    Shumė miq tė tij thonė se kanceri, thjesht e nxiti Markezin tė shtrėngojė rripin. Miqtė mė tė ngushtė thonė se vepra mė e fundit e Markezit duhet parė thjeshtė si njė festim i jetės sė shkrimtarit, dhe jo si lajmėtare e vdekjes. Dhe vėrtetė, thotė Abello, "titulli i librit flet mė qartė pėr kėtė histori".
    "Gjithė motivimi i tij pėrmblidhet nė atė titull, Tė jetosh pėr tė rrėfyer - ėshtė kėnaqėsia e tė rrėfyerit tė historisė", ka thėnė Markez. "Eshtė njėsoj si tė thuash: Ia vlen tė jetosh".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ALBA pėr postimin:

    bili99 (06-03-2018)

  3. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    Letra e Lamtumirės (Kukulla) - Gabriel Garsia Markes (Gabriel Garcia Marquez)

    Nėse pėr njė ēast Zoti do tė harronte se
    jam njė kukull lecke e
    do tė mė dhurojė paksa jetė, ka gjasa se
    nuk do tė them gjithēka qė mendoj,
    por patjetėr do ta mendoj ēdo gjė qė do ta them.

    Do t’iu jepja vlerė gjėrave, jo pėr vlerėn qė kanė,
    por pėr kuptimin qė kanė.
    Do tė flija pak, do tė ėndėrroja mė shumė,
    e kuptoj se pėr ēdo minutė qė i mbyllim
    sytė, humbim gjashtėdhjetė sekonda dritė.

    Do tė ecja pėrpara kur tė tjerėt do tė ndaleshin,
    do tė rrija zgjuar kur tė tjerėt do tė flinin,
    do tė dėgjoja kur tė tjerėt flasin dhe
    dhe sa do tė shijoja njė akullore tė mirė ēokolate!

    Nėse Zoti do tė mė dhuronte paksa jetė,
    do tė vishesha thjeshtė,
    do tė shtrihesha nė pishė tė diellit duke lėnė zbuluar jo vetėm
    trupin tim por edhe shpirtin tim.

    Zoti im, nėse do tė kisha njė zemėr, do ta shkruaja
    urrejtjen time nė akull dhe
    dhe do tė prisja qė tė shkrihej nė diell.

    Do tė pikturoja me njė ėndėr tė Van Gogut
    sipėr yjeve njė poemė tė Benedettit
    dhe njė kėngė e Serratit do tė ishte serenata
    qė do t’ia kushtoja hėnės.

    Do t’i ujitja me lotėt e mi trėndafilėt,
    pėr ta ndjerė dhimbjen e gjembave tė tyre
    dhe puthjen e mishtė tė petaleve tė tyre…
    Zoti im, nėse do tė kisha paksa jetė…

    Nuk do tė lija tė kalonte qoftė njė ditė tė vetma
    pa iu thėnė njerėzve se dua,
    se i dua. Do t’i bindja tė gjithė burrat e gratė
    se janė tė parapėlqyerit e mi dhe
    do tė jetoja i dashuruar nga dashuria.

    Njerėzve do t’ua provoja
    sa gabojnė tek mendojnė
    tė heqin dorė sė dashuruari
    kur plaken, pa e ditur
    se plaken kur heqin dorė sė dashuruari.

    Njė fėmije do t’i jepja flatra,
    por do ta lija ta merrte fluturimin vetė.
    Tė moshuarit do t’i mėsoja
    se vdekja nuk vjen me pleqėrinė
    por me harresėn.

    Kaq shumė gjėra kam mėsuar nga ju, Njerėzit!
    Ka mėsuar se e gjithė bota adhuron tė jetojė
    mbi majėn e malit,
    pa e ditur se lumturia e vėrtetė
    ėshtė nė ngjitjen e shpatit.

    Kam mėsuar se
    kur i sapolinduri shtrėngon me grushtin e tij tė vogėl,
    pėr herė tė parė, gishtin e babait tė tij,
    e mban shtrėnguar pėr gjithmonė.
    Kam mėsuar se njė njeri
    ka tė drejtė ta vėshtrojė njė tjetėr
    nga lart poshtė vetėm
    kur duhet ta ndihmojė pėr t’u ngritur.

    Janė aq shumė gjėra
    qė kam mundur tė mėsoj nga ju,
    por realisht,
    nuk do tė mė shėrbejnė shumė,
    sepse kur do tė m’i vendosin
    brenda asaj valixheje,
    palumturisht do tė jem duke vdekur.

    Shqipėroi: Elida Buēpapaj

    -
    “Kukulla” mund tė konsiderohet testamenti shpitėror i shkrimtarit kolombian (Ēmim Nobel pėr Letėrsi mė 1982): me kėtė poezi dėrguar miqve, ai nė fakt tėrhiqet nga jeta publike pėr arsye shėndetėsore.

    Shpjegime lexuesve nga pėrkthyesja: Autori pėrmend poemat e Benedettit. Ėshtė fjala pėr poetin uruguajan 88 vjeēar Mario Benedetti, konsideruar njė nga shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm tė gjallė tė Amerikės Latine.

    Ndėrsa, kur pėrmend kėngėn e Serratit, autori ka parasysh kėngėtarin Joan Manuel Serrat i Teresa, nga Barcelona e Spanjės, i cili kėndon spanjisht dhe katalonisht dhe ėshtė kėngėtari mė i adhuruar nė Spanjė dhe nė Amerikėn Latine.

    Voal
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 01-07-2009 mė 18:07
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime
    Vdekje e Pashmangshme pertej dashuriseGABRIEL GARSIA MARKEZ

    Senatorit Onesimo Sanēes i kishin mbetur edhe gjashtė muaj e njėmbėdhjetė ditė jetė, kur takoi gruan e jetės. E njohu nė Trėndafilin e Virrejit, njė fshat i rėndomtė, i cili, natėn ishte njė skelė me goxha leverdi pėr anijet e mėdha tė kontrabandistėve, kurse nė dritėn e diellit, - qoshja mė e humbur e shkretėtirės, pėrballė njė deti tė shkretuar e pa pikė lezeti; dhe kaq i veēuar nga gjithēka, saqė askush nuk do tė kishte menduar, se atje jetonte dikush, i aftė pėr t’i ndryshuar fatin dikujt. Madje, edhe emri i tij dukej qesharak, sepse tė vetmin trėndafil qė kishin parė nė atė fshat, e solli vetė senatori Onesimo Sanēes, po nė tė njėjtėn mbrėmje qė njohu Laura Farinėn.
    Trėndafili i Virrejit ishte njė stacion dhe njė ndalesė e pashmangshme pėr fushatėn elektorale qė zhvillohej ēdo katėr vjet.
    Furgonat e trupės sė artistėve endacakė kishin mbėrritur qysh herėt nė mėngjes. Mė pas, erdhėn kamionėt me hamenjtė indianė, qė i sollėn nė fshat pėr tė kryer punėt e rėndomta. Disa minuta para orės njėmbėdhjetė, dha ballė makina ngjyrė lėngu luleshtrydheje e ministrisė, qė shoqėrohej nga fshatarėt tė cilėt u binin veglave muzikore dhe hidhnin fishekzjarre.
    Senatori Onesimo Sanēes ishte i qetė; nuk qendroi gjatė nė makinėn e tij tė freskėt, dhe sapo hapi derėn dhe bėri tė dalė, i erdhi njė afsh aq i nxehtė, saqė kėmisha e tij prej mėndafshi natyral, u bė ujė nga djersėt, dhe ai u ndje shumė mė i vjetėr dhe mė i vetmuar se kurrė.
    Zoti Onesimo, sapo kishte mbushur dyzet e dy vjeē; titullin e nderit, inxhinier metalurg e kishte marrė nė Gotinga dhe ishte lexues i pėrkushtuar, sidoqė nuk kishte patur fat me klasikėt latinė tė cilėt ishin pėrkthyer keq. Ishte i martuar me njė gjermane rezatuese, me tė cilėn kishte pesė fėmijė; dhe tė gjithė ishin tė lumtur nė shtėpinė e tyre, dhe ai, - mė i lumturi nga tė gjithė, - derisa njė ditė, mjekėt i dhanė lajmin fatal, se nė Krishlindjet e ardhshme, ai do tė vdiste, pa asnjė dyshim.
    Pėrgatitjet pėr manifestimin publik po mbaronin, dhe senatori arriti tė pushonte vetėm njė orė nė shtėpinė e rezervuar posaēėrisht pėr tė. Para se tė shtrihej, vuri nė njė enė me ujė tė pijshėm, njė trėndafil natyral qė e kishte ruajtur tė pavyshkur gjatė shkretėtirės, hėngri ushqimin dietik qė kishte marrė me vete, pėr tė shmangur yndyrnat qė e prisnin nė tavolinat e bollshme tė ditės, dhe mori ilaēe tė ndryshėm analgjetikė, qetėsues tė mirė, sigurisht, para orės sė parashikuar, nė mėnyrė qė lehtėsimi t’i fillonte pėrpara se ta zinin dhimbjet. Pastaj, vuri ventilatorin elektrik shumė afėr hamakės, njė lloj shtrati i veēantė i varur nė litarė, u shtri lakuriq pėr rreth pesė minuta nė gjysmėhijen e trėndafilit, dhe gjatė kohės qė dremiste, u pėrpoq shumė tė shpėrqendrohej e tė mos mendonte pėr vdekjen. Pėrveē mjekėve, askush nuk e dinte se ai ishte dėnuar me njė fund tė paracaktuar, sepse kishte vendosur ta vuante i vetėm sekretin e tij, pa asnjė ndryshim nė jetė; dhe kjo, jo thjesht, pėr modesti.
    Ndiente, se e kishte veten plotėsisht nėn kontroll, kur, nė orėn tre, doli sėrisht nė publik, i shlodhur, i pastėr, me pantallona linoje tė rėndė e kėmishė me lule tė pikturuara, dhe me shpirtin qė e mbante me ilaēet qetėsuese. Megjithatė, gėrryerja e vdekjes ishte shumė mė e pabesė nga ē’e kishte imagjinuar ai. Prandaj, me tė hipur nė tribunė ndjeu njė pėrbuzje e neveri tė ēuditshme pėr ata qė iu shmangėn rastit pėr t’i dhėnė dorėn, dhe nuk iu dhimbs, si herėt e tjera, as vargu i indianėve tė zbathur, qė mezi e duronin rėrėn pėrvėluese nė sheshin e hapur.
    Senatori i qetėsoi duartrokitjet e turmės me njė lėvizje dore nervoze e gati me inat, dhe, ashtu, me trup tė ngrirė nė tribunė, zuri tė fliste, duke i mbajtur sytė tė fiksuar diku mbi sipėrfaqen e detit qė, edhe ai, dukej sikur shfrynte dhe dihaste nga vapa. Zėri i tij, i shtruar dhe i plotė, i ngjante ujrave tė thella e tė qeta, por fjalimi optimist, i parapėrgatur dhe i mėsuar pėrmendėsh, siē e kėrkonte skenari e spektakli, shumė optimist, deri pėr tė kundėshtuar njė sentencė fataliste tė librit tė katėrt tė kujtimeve tė Mark Aurelit, u ndėrpre e u copėtua disa herė, sepse nė skenar nuk ishte shkruar edhe e vėrteta e gjendjes shpirtėrore dhe fizike tė tij.
    -Jemi kėtu pėr tė mundur natyrėn! –nisi ai, duke u ngritur mbi vetveten. –Tani, nuk do tė jemi mė fėmijėt e braktisur tė atdheut, jetimėt e Zotit, nė mbretėrinė e etjes dhe tė stuhisė, tė dėbuarit nė vetė vendin tonė. Do tė jemi tė tjerė, zonja dhe zotėrinj! Do tė jemi tė mėdhej dhe tė lumtur!
    Ishin sloganet e skenarit tė parapėrgatitur pėr mitingun. Dhe, ndėrsa zoti Onesimo fliste, njerėzit e stafit tė tij hidhnin nė ajėr grushta me zogj prej letre, kafshėt e rreme rrotulloheshin mbi tribunė; mė pas, sikur gjallonin e, bashkė me zogjtė e tjerė, iknin drejt detit. Ndėrkaq, tė tjerė ndihmės, nxirrnin nga furgonat disa pemė artificiale tė bėra me njė lloj stofi tė trashė si shajaku, dhe i vendosnin prapa turmės nė tokėn me salnitėr1. Nė fund, ngritėn njė fasadė prej kartoni me shtėpi tė pikturuara me tulla tė kuqe e dritare xhami, dhe mbuluan me to baraket e rėnuara aty rrotull.
    Senatori e zgjati fjalimin me dy citime nė latinisht, dhe vazhdoi tė qendrojė nė rol. Premtoi makineri pėr shiun, rezervuar tė lėvizshėm pėr peshqit dhe shpendėt, vajėra e kimikate tė ndryshme qė do tė bėnin tė mundur rritjen nė salnitėr tė perimeve dhe lulevjollcave. Kur u kujtua, se spektaklit i erdhi fundi, senatori bėri njė shenjė me gisht.
    -Kėshtu do tė jemi, zonja dhe zotėrinj! –thirri ai. -Shikoni! Kėshtu do tė jemi!
    Publiku lėvizi dhe ktheu kryet. Njė transatlantik prej letre i pikturuar, u shfaq tek kalonte prapa shtėpive, dhe ishte mė i lartė se shtėpitė, mė i lartė se qyteti artificial. Vetėm senatori vuri re, se duke e ngritur e ulur herė pas here, duke e lėvizur e zhvendosur, nga njė vend nė tjetrin, dhe nga moti i keq, qyteza prej kartoni ishte prishur, dhe dukej kaq e varfėr, e pluhurosur dhe e trishtuar, sa edhe vetė Trėndafili i Virrejit.
    Pėr herė tė parė pas dymbėdhjetė vjetėsh, Nelson Farina nuk shkoi ta pėrshėndeste senatorin. Fjalimin e tij e dėgjoj nga shtrati i vet, nė mes tė copėzave tė gjumit tė drekės, nėn tendėn e freskėt tė njė shtėpie me dėrrasa tė pazdrukthėtuara, tė ndėrtuar me duar e tij, me ato duar, me tė cilat, me saktėsinė e farmacistit bėri copa-copa gruan e tij tė parė. Ishte arratisur nga burgu i Kajenės2 dhe erdhi nė Trėndafilin e Virrejit me njė anije tė ngarkuar me papagaj tė pafajshėm, me njė zezake tė bukur dhe blasfemuese, tė cilėn e takoi nė Paramaribo, dhe me tė cilėn pati njė fėmi. Zezakja vdiq pak kohė mė pas, nga njė vdekje natyrale, dhe nuk pati fatin e keq tė sė parės, copat e sė cilės ushqyen kopshtin e vet me lulelakra, por atė e varrosėn tė plotė, dhe me emrin e saj hollandez nė varrezat e zonės. Vajza e Nelsonit kishte trashėguar ngjyrėn dhe pėrmasat e sė ėmės, dhe sytė ngjyrė jeshile tė hapur nė tė verdhė e tė ēuditur tė tė atit, dhe ky kishte arsye tė mendonte se po rriste femrėn mė tė bukur tė botės.
    Qė kur e njohu senatorin Onesimo Sanēes nė fushatėn e parė elektorale, Nelson Farina i kishte kėrkuar ndihmė pėr tė marrė njė dokument identifikimi, sigurisht, tė fallcifikuar, qė tė shpėtonte nga drejtėsia. Zoti Onesimo, i sjellshėm, por i prerė, ia kishte mohuar. Pėr vite me rradhė, Nelson Farina nuk u dorėzua, dhe sa herė qė iu dha rasti, ia ribėri kėrkesėn, me justifikime nga mė tė ēuditshmet. Por, gjithmonė mori tė njėjtėn pėrgjigje. Kjo qe dhe arsyeja, qė kėtė herė, kur senatori fliste nga tribuna, ai qendronte nė shtratin e tij, i dėnuar tė kalbej i gjallė nė atė strofkė pėrvėluese piratėsh. Kur dėgjoi duartrokitjet e fundit, zgjati kokėn dhe i hodhi sytė pėrtej hunjve tė gardhit, pas fasadės, atje ku ishte rekuizita: trarėt qė mbanin ndėrtesat artificiale, skeletet e pemėve, iluzionistėt e stafit tė cilėt tė fshehur shtynin transatlantikun.
    Kėtu, shpėrtheu zemėrimi i tij.
    -Merde –tha –c’est le Blacaman de la politique!3
    Pas fjalimit, si zakonisht, senatori bėri njė shėtitje nėpėr rrugėt e fshatit, mes muzikės dhe fishekzjarreve, i rrethuar nga njerėzit e fshatit qė i qanin hallet e tyre. Senatori i dėgjonte me dėshirė, dhe gjithmonė gjente mėnyrėn pėr t’ia bėrė qejfin, secilit nga pak. Njė grua, e hipur nė ēatinė e njė shtėpie, midis gjashtė fėmijėve tė saj tė mitur, arriti tė tėrhiqte vėmendjen e tė gjithėve nė mes tė asaj zhurme tė madhe dhe shtėllungave tė pluhurit.
    -Senator, unė nuk kėrkoj ndonjė gjė tė madhe! –thirri ajo. -Unė dua vetėm njė gomar pėr tė sjellė ujė nga Pusi i Ahorkados.
    Senatori i mbėrtheu sytė tek gjashtė fėmijėt, njėri mė i dobėt se tjetri.
    -Ku e ke tėt shoq? –e pyeti.
    -Iku tė kėrkojė fatin nė ishullin e Arubės! –ia ktheu gruaja me njė nėnqeshje. – Iku, dhe ajo qė gjeti, ėshtė njė e huaj, nga ato qė vėnė diamante nė dhėmbė...
    Pėrgjigjja provokoi njė shpėrthim tė qeshurash.
    -Punė e mbaruar! –tha senatori. –Ti do ta kesh qė sot gomarin tėnd.
    Pak mė vonė, njė nga pjesėtarėt e stafit tė Onesimos, ēoi nė shtėpinė e gruas njė gomar, nė kurrizin e tė cilit kishin shkruar, me bojė tė fortė me efekt tė pėrjetshėm, njė slogan elektoral, qė t’i kujtonte cilitdo, se ishte dhuratė nga senatori.
    Nė atė copė tė vogėl rruge, zoti Onesimo bėri edhe gjeste tė tjera humanizmi: pėrshėmbull, njė tė sėmuri qė kishte nxjerrė krevatin tek dera e shtėpisė pėr ta parė, kur tė kalonte, senatori i dhuroi njė lugė. Nė kthesėn e fundit, pėrmes gardhit tė oborrit, pa Nelson Farinėn nė shtratin e vet dhe iu duk i mėnjanuar dhe i trishtuar, por e pėrshėndeti, sidoqė, pa ndonjė entuziazėm tė veēantė.
    -Si je?
    Nelson Farina u rrotullua nė shtratin e vet dhe e la senatorin me trishtimin nė sy.
    -Moi, vous savez!...4
    Sapo dėgjoi pėrshėndetjen, vajza e Nelsonit doli nė oborr. Kishte veshur njė kėmishė guahiriane5 tė zakonshme, tė vjetruar, flokėt i kishte tė zbukuruara me kapse ngjyra-ngjyra, dhe fytyrėn tė lyer, qė tė mos e digjte dielli. Por, edhe nė atė shkujdesje, mund ta merrje me mend, qė nuk kishte femėr mė tė bukur se ajo nė botė.
    Senatori mbeti pa frymė.
    -E marrtė djalli! –psherėtiu i habitur dhe i befasuar. –Shiko, ē’i ka shkuar nė mend Zotit!...
    Nė mbrėmje, Nelson Farina e veshi vajzėn e vet me rrobat mė tė bukura, dhe ia dėrgoi senatorit. Dy roja tė armatosura me pushkė, qendronin tek porta e shtėpisė sė marrė pėrkohėsisht me qera. Rojat qė tundnin qafat pėr shkak tė vapės,e urdhėruan vajzėn tė priste nė karrigen e vetme tė hollit.
    Senatori qendronte nė dhomėn ngjitur aty afėr, nė mbledhje me njerėzit mė tė njohur e mė me influencė tė Trėndafilit tė Virrejit, tė cilėt i kishte ftuar pėr t’i njohur me detajet dhe tė fshehtat e fjalimit qė kishte mbajtur. Ishin po ato fytyra, po ata njerėz qė merrnin pjesė nė tė gjitha fushatat e shkretėtirės, dhe senatorit i kishte ardhur nė majė tė hundės me tė njėjtin kėshill dhe tė njėjtėt njerėz pėrnatė. Kėmisha i ishte bėrė qull nga djersėt dhe mundohej ta thante nė trup me flladin e ngrohtė tė ventilatorit elektrik i cili, zhurmonte si mizė helmuese, nė qetėsinė e dhomės.
    -Ne, zotėrinj, sigurisht, qė nuk hamė zogj letre! –tha senatori. –Edhe juve, edhe unė, e dimė shumė mirė, se, ditėn kur nė kėtė stallė lopėsh do tė ketė pemė, lule, gjithēka;se ditėn kur nė puse do tė ketė peshq dekorativ dhe jo krimba; nė kėtė ditė pra, as juve, as unė, nuk do tė kemi ē’tė bėjmė mė kėtu. Apo, nuk ėshtė kėshtu?
    Askush nuk u pėrgjigj. Ndėrsa fliste, senatori shkėputi nga kalendari njė fletė tė stampuar dhe me tė sajoi me dorė njė flutur letre. E vuri nė rrymėn e ventilatorit, gati pa vėmendje e pa asnjė qėllim, dhe flutura, pasi u rrotullua disa herė brenda dhomės, doli pėrmes portės gjysmė tė hapur. Senatori vazhdoi tė fliste me vendosmėri, duke u pėrpjekur tė merret vesh me vdekjen; tė durojė dhimbjet cfilitėse dhe tė harrojė fatalitetin e pashmangshėm.
    Atėherė, – tha – nuk kam pse t’u pėrsėris atė qė tashmė e keni tė qartė: rizgjedhja ime ėshtė marrėveshje mė e mirė pėr ju, sesa pėr mua. Sepse unė, deri kėtu shkoj, tek uji i ndotur dhe djersa e indianėve. Ndėrsa ju jetoni nė kėtė vend, dhe duhet ta bėni tė tillė, qė tė jetohet dhe tė jetoni sa mė mirė.
    Laura Farina po ndiqte me sy fluturėn prej letre qė doli nga dera. Vetėm ajo e pa, sepse rojen e hollit e kishte zėnė gjumi ulur tek stoli, me pushkė tė pėrqafuar. Pas disa rrotullimeve, flutura gjigande prej letre litografike, u shpėrbė plotėsisht, u pėrplas nė mur dhe mbeti e ngjitur atje. Laura Farina u mundua ta shqiste me thonj. Njėri nga rojet, i cili u zgjua nga duartrokitjet qė vinin nga dhoma ngjitur, vuri re pėrpjekjen e kotė tė vajzės.
    - Nuk mund tė shqitet. – tha pėrgjumėsh. -Ėshte pikturuar nė mur tani ...
    Laura Farina u ul sėrish, ndėrkaq, burrat zunė tė dalin nga mbledhja. Senatori mbeti tek dera e dhomės, me dorėn tek doreza, kur pa vajzėn, tek qendronte e vetme nė hollin bosh.
    - Ēfarė bėn kėtu?
    - Mė ka dėrguar babai... – tha vajza.
    Senatori e kuptoi. I hodhi njė shikim hetues rojes se pėrgjumur dhe, mė pas, Laura Farinės, bukuria pėrrallore e sė cilės ishte superiore ndaj dhimbjeve tė tij; dhe atėherė, ai vendosi qė tė ishte vdekja ajo qė do tė zgjidhte pėr tė.
    - Hyrė! – i tha.
    Laura Farina mbeti e ngrirė dhe e mrekulluar tek dera e dhomės: mijėra kartėmonedha, tė lėna diku aty, me ē’dukej pėr harxhime elektorale, fluturuan nė ajėr, duke fėrgėlluar si flutura. Senatori nxitoi tė fikte ventilatorin, dhe kartėmonedhat, tanimė tė mbetura pa presionin e ajrit tė pak ēasteve mė parė, ranė e u shpėrndanė nėpėr dhomė.
    - Ja, e sheh? – tha senatori duke buzėqeshur. - Edhe muti fluturon...
    Laura Farina u ul si nė njė stol shkolle. E kishte lėkurėn tė lėmuar e tė tendosur, dhe me ngjyrėn e shkėlqimit diellor tė naftės sė papėrpunuar; flokėt, i kishte si jelet e njė mėzi; dhe tek sytė e saj tė mėdhenj pasqyrohej i gjithė ndriēimi i botės.
    Senatori ndoqi shikimin e vajzės i cili qendroi tek trėndafili i mbushur me pluhur salnitre.
    -Ėshtė trėndafil, - tha ai.
    -Po, tha ajo, - disi konfuze dhe e pavendosur –E njoha sepse i kam parė nė Rlohaēa.
    Senatori u ul nė njė shtrat tė vogėl, si shtrat fshati, duke folur pėr trėndafilat; ndėrkohė, zuri tė zbėrthente kėmishėn. Nė anėn e majtė tė gjoksit tė tij, atje ku ėshtė zemra, u shfaq tatuazhi pirat i njė zemre me shigjetė nė mes. Pastaj, ai hodhi nė tokė kėmishėn e bėrė ujė nga djersa, dhe i kėrkoi Laura Farinės, qė ta ndihmonte tė hiqte ēizmet.
    Vajza u ul nė gjunjė pėrballė shtratit. Senatori e ndoqi i menduar, dhe, ndėrkohė qė ajo zuri tė zgjidhte lidhėset e ēizmeve, ai po pyeste veten, se cili prej tė dyve, do tė kishte fatin e keq tė ishte viktima nė atė takim.
    -Ti je foshnjė! – tha ai.
    -As mos e mendo kėtė. – tha ajo. – Nė prill mbush nėntėmbėdhjetė vjeē...
    -Ashtu?! – Zėri i senatorit ishte i tillė, qė kėrkonte tė dinte diēka mė tepėr. – Ēfarė dite?
    -Mė njėmbėdhjetė. – tha ajo.
    Senatori u ndje mė mirė.
    -Jemi “dashi”, -tha, dhe, duke qeshur, shtoi: -Ėshtė shenja e vetmisė.
    Laura Farina nuk i kushtoi vėmendje kėsaj tė fundit, sepse nuk dinte ē’tė bėnte me ēizmet. Edhe senatori, nga ana e vet, nuk dinte ē’tė bėnte me Laura Farinėn, sepse ai nuk ishte mėsuar me dashuritė e papritura, dhe, pėr mė tepėr, ishte i ndėrgjegjshėm, se kjo dashuri, nuk ishte aspak e denjė pėr karakterin e tij.
    Vetėm e thjeshtė pėr tė fituar kohė qė tė mendohej, e shtrėngoi Laurėn fortė me gjunjė, e pėrqafoi, dhe u shtri me shpatulla nė shtrat. Atėherė, ai kuptoi, se ajo ishte krejt lakuriq, poshtė fustanit: trupi i lėshonte njė aromė, gati tė papėrcaktueshme kafshe mali, zemra e trembur i rrihte shpejt, dhe nga emocioni e sikleti, lėkura iu mbush me djersė tė ftohta.
    -Pse Zoti u tregua kaq i padrejtė me ne?! Askush nuk na do! – psherėtiu Onesimo.
    Laura Farina deshi tė thoshte diēka, por mezi mbushej me frymė. Ai e shtriu nga ana e vet pėr ta qetėsuar, fiku dritėn, dhe dhoma mbeti nė gjysmėhijen e trėndafilit. Vajza e lėshoi veten. Senatori e pėrkėdheli mengadalė, dhe, pothuajse pa e prekur, kėrkoi me dorė, por, aty ku shpresonte ta gjente, hasi nė njė pengesė hekuri.
    -Ēfarė ke aty?!
    -Njė dry... – tha ajo.
    -Ēfarė marrėzie! – gati thirri i tėrbuar senatori, dhe pyeti pėr diēka qė e dinte fare mirė: - Ku ėshtė ēelėsi?
    Laura Farina mori frymė e ēliruar.
    -E ka babai im. Mė porositi qė tė tė thosha, se ka ēuar njė njeri tė vetin, qė tė tė kėrkojė dhe t’i dėrgosh me tė, njė marrėveshje tė shkruar e tė firmosur, pėr t’ia rregulluar atė punėn...
    Senatori u tėrbua nga nervozizmi. “Qen francez!” – murmuriti i indinjuar. Pak mė pas, mbylli sytė pėr tė harruar e pėr t’u qetėsuar disi, dhe u takua me vetveten e me vdekjen nė errėsirė: “Kujto dhe mos harro o njeri, qė kushdo qofsh ti, herėt a vonė, do tė vdesėsh, dhe nuk do tė tė mbetet as nami, as nishani”.
    Priti sa t’i kalonin ethet e tė dridhurat.
    -Mė thuaj diēka. Ēfarė ke dėgjuar tė thonė pėr mua? – e pyeti vajzėn.
    Vajzės i erdhi e papritur kjo pyetje.
    -Tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn?
    -Tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn.
    -Mirė – mori guximin Laura Farina. –Thonė, se ju jeni mė i keq se tė tjerėt, sepse ju jeni ndryshe.
    Senatori nuk u zemėrua. Bėri njė pauz tė gjatė me sy tė mbyllur, dhe, kur i hapi sėrisht, u duk sikur u kthye nė instiktet e tij mė tė fshehura.
    -Dreq! – vendosi. –Thuaji atij idiotit, qė ke pėr baba, se do t’ia zgjidh atė ēėshtjen…
    -Nė qoftė se do, shkoj vetė ta marr ēelėsin... –tha Laura Farina.
    Senatori e ndaloi.
    -Harroje ēelėsin -i tha – dhe fli pėr njė ēast me mua. Ėshtė mirė tė rrish me dikė, kur je vetėm.
    Atėherė, ajo e mbėshteti nė supin e vet, me sy tė fiksuar tek trėndafili. Senatori e rroku pėr beli vajzėn dhe fshehu fytyrėn nė sqetullėn e saj prej kafshe mali; dhe pikėrisht nė kėtė ēast e kapi paniku dhe u ndje i terrorizuar.
    Gjashtė muaj e njėmbėdhjetė ditė mė vonė, ai do tė vdiste i braktisur dhe me damkėn e tė turpėruarit pėr shkak tė skandalit publik me Laura Farinėn, duke qarė me lot tė hidhur qė pikėrisht tani qė e gjeti, do tė mbetej pa tė.

    Pėrktheu nga origjinali:
    VALBONA SELMANI

    Shėnime tė pėrkthyeses:
    1. Salnitėr - Substancė e shkrifėt nė formė rėre qė pėrmban nitrat natriumi,psh: salnitra e Kilit.
    2. Kajena – Kryeqyteti i Guajanės, ish koloni franceze.
    3. “Merde, c’est le Blacaman de la politique” (Fr.) - “Mut, ky ėshtė Blacamani i politikės”. Blacamani - personazhi i njė tregimi tė njohur tė Markezit (“Blacaman el buen vendedor de milagros”), qė simbolizon mashtruesin dhe jo shitėsin e mirė tė mrekullive, siē thotė titulli i tregimit.
    4. “Moi, vous savez”(Fr.) – Unė, ju e dini.
    5. Guahiriane – Tipike e Guahirės, zonė nė veri tė Kolumbisė.


    ...nga GSHO

  5. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime

    Garcia Marquez nuk do tė shkruajė kurrė mė

    Mbi shkrimtarin kolumbian Gabriel Garcia Marquez ka rėnė hija e Alzheimerit. “Nuk do tė shkruajė mė kurrė”, i vėnė kapakun miqtė e ngushtė tė tij. Lajmi shokues del nė njė intervistė, qė i ėshtė dhėnė gazetės elektronike kolumbiane “Kien&Ke.com” nga miku i shkrimtarit, Plinio Apuleyo Mendoza. Ata kishin shkruar bashkė nė vitin 1982 veprėn “El olor a la Guayaba”. “Gabo nuk njeh mė as miqtė mė tė afėrt, – pohon Mendoza nė intervistė, ribotuar sot nga Huffington Post. Jam shumė i shqetėsuar, sepse nėna dhe vėllezėrit e tij kanė vdekur tė gjithė nga Alzheimeri”.

    Pėr tė konfirmuar thashethemet mbi gjendjen e shėndetit tė 85-vjeēarit, fitues i Nobelit pėr Letėrsinė, i konsideruar pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i realizmit magjik nė prozė, del nė skenė edhe biografi i tij zyrtar, Dasso Saldķvar. “Garcia nuk do tė mund ta mbarojė pjesėn e dytė tė autobiografisė sė tij ‘Tė jetosh pėr tė rrėfyer’”, i ka deklaruar ai tė pėrditshmes kiliane «La Tercera».

    Nuk ėshtė hera e parė qė rrethi i tė afėrmėve dhe tė njohurve tė tij shtrėngohet tė shprishė murin e heshtjes me tė cilin Marquez ka mbrojtur gjithmonė jetėn e tij private. Pėrpara dy vitesh, gjithmonė nė faqet e «La Tercera», ai u shfaq nė njė intervistė, ku agjentja e tij letrare Carmen Balcells, shqiptonte trishtueshėm se “Garcia Marquez nuk do tė shkruajė mė kurrė.”

    Tani pėr tani familja e shkrimtarit as i pohon dhe as i pėrgėnjeshtron zėrat pėr rėndimin e gjendjes shėndetėsore tė Marquez-it, i cili i mbijetoi njė tumori diagnostikuar nė vitin 1999.

    Nė maj tė kėtij viti, autori i romaneve «Njėqind vjet vetmi», «Dashuria nė kohėrat e kolerės», qe viktimė e njė shakaje shumė tė hidhur, kur njė faqe false nė Tėitter pėrdori emrin e Umberto Ecco-s, pėr tė dhėnė lajmin e vdekjes sė Gabriel Garcia Marquez-it. Spekulimi bėri xhiron e botės, duke detyruar Jaime Abello Banfi, drejtorin e “Gabriel Garcķa Mįrquez Foundation”, tė publikojė njė pėrgėnjeshtrim zyrtar.

    Pėrgatiti: Magdalena Alla / Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Gabriel Garcia Marquez - Tregim


    Pėrktheu Ivzi Koēi



    E VEJA E MONTIELIT



    Kur vdiq Hoze Montieli, tė gjithė provuan njė ndjenjė lehtėsimi sikur tė kishin marrė hak, pėrveē tė vesė sė tij; por u deshėn disa orė qė tė gjithė tė bindeshin se ai kish vdekur me tė vėrtetė.
    Shumė njerėz akoma nuk e besonin edhe pasi kishin parė kufomėn mes jastėqeve e ēarēafėve prej liri, futur nė njė arkivol tė verdhė dhe tė fryrė si pjepėr. Ishte i rruar taze, veshur me tė bardha dhe me ēizme lėkure tė llustrosura dhe nė fytyrė i kishte rėnė njė hije e ti1lė, saqė kurrė mė parė nuk ish dukur mė i gjallė se tani. Ishte po ai Don Ēepe Montieli i tė dielave, duke dėgjuar meshėn e orės tetė. Vetėm se nė vend tė kamzhikut, tani nė duar kishte njė kryq.
    U desh qė tė mbyllnin me vida kapakun e arkivolit dhe ta fusnin nė murin e mauzoleut tė madh tė familjes, qė i gjithė fshati ta besonte dhe tė bindej mė nė fund se ai nuk po shtirej si i vdekur.
    Pas varrimit, e vetmja gjė qė tė gjithėve u dukej e pabesueshme, por jo tė vesė sė tij, ishte se Hoze Montieli kish vdekur nga shkaqe natyrore.
    Ndėrsa tė gjithė prisnin qė dikush ta bėnte shoshė me thika prapa kurrizit nė ndonjė pritė, e veja e tij ishte e sigurtė se do ta shikonte duke vdekur nga pleqėria nė shtratin e tij, tė rrėfyer te prifti dhe pa vuajtur shumė nė agoni, tamam si njė shenjtor modern. Gaboi vetėm nė disa hollėsi.
    Hoze Montieli vdiq nė shtratin e tij, njė tė mėrkurė nė orėn dy pasdite, si pasojė e zemėrimit megjithėse mjeku ia kish ndaluar. Por e shoqja priste gjithashtu qė i gjithė fshati tė merrte pjesė nė varrim dhe shtėpia tė mbushej plot e pėrplot me kurora lulesh sa tė mos nxinte mė. E megjithatė, nė varrim morėn pjesė vetėm bashkėpunėtorėt e tij, komunitetet fetare dhe nuk pati kurora pėrveē asaj tė administratės bashkiake.
    I biri, qė nga konsullata nė Gjermani, si dhe dy tė bijat, qė nga Parisi, dėrguan telegrame prej tri faqesh. Dukej ashiqare se ishin shkruar ashtu nė kėmbė, me penėn qė pėrdorin tė gjithė nė zyrėn e postės, dhe se kishin grisur shumė formularė deri sa kishin gjetur ndonja 20 dollarė fjalė. Asnjeri nuk premtonte se do tė vinte. Atė natė, nė moshėn 62 vjeē, teksa po qante me fytyrėn ngjeshur pas jastėkut ku kish vėnė kokėn burri qė e kish bėrė tė lumtur, e veja e Montielit, ndjeu pėr herė tė parė shijen e hidhėrimit. “Do tė mbyllem pėrgjithmonė brenda katėr mureve”, mendonte. “Pėr mua ėshtė njėsoj sikur tė mė kishin futur nė arkivol sė bashku me Hoze Montielin. Nuk dua t'ia di fare mė pėr kėtė botė". Ishte e sinqertė.
    Ajo grua e brishtė, e sfilitur nga bestytnitė, e martuar qė 20 vjeē sipas vullnetit tė prindėrve me pretendentin e vetėm qė e lejuan ta shikonte nga mė afėr se 10 metra distancė, kurrė nuk kish qenė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me realitetin. Tri ditė pasi nxorėn nga shtėpia kufomėn e tė shoqit, e kuptoi, mes lotėve, se duhej tė bėnte diēka, por nuk mundi tė pėrcaktojė drejtimin e jetės sė saj tė re.
    Duhej nisur nga e para.
    Ndėr sekretet e panumėrta qė Hoze Montieli mori me vete nė varr, ishte dhe kombinacioni i ndėrlikuar i derės sė kasafortės. Me zgjidhjen e kėtij problemi u mor kryeplaku. Ai urdhėroi qė kasafortėn ta nxirrnin nė oborr, mbėshtetur pas murit dhe, dy policė, nisėn tė shtien mbi bravėn. Gjatė gjithė paradites e veja dėgjonte qė nga dhoma e saj e gjumit, bataretė e mbytura qė zbrazeshin herė pas here sapo kryeplaku jepte urdhėr pėr zjarr me zė tė lartė. “Edhe kėtė e kishim mangut”, mendoi. “Pesė vjet

    duke iu lutur Zotit qė tė pushojnė tė shtėnat, ndėrsa tani mė duhet qė tė falenderoj ata qė zbrazin pushkė brenda nė shtėpinė time”. Atė ditė u lut me gjithė shpirt qė tė vinte vdekja e ta merrte, por ajo nuk erdhi. Kish nisur tė kotej, kur njė gjėmim i tmerrshėm tundi shtėpinė qė nga themelet. U ish dashur qė ta shpėrthenin kasafortėn me dinamit.
    E veja e Montielit lėshoi njė ofshamė.
    Tetori i dukej pambarim me shiun qė binte si litar dhe ajo e ndjente veten krejt tė humbur, duke vozitur pa e ditur as vetė se ku nėpėr ēifligun e paanė por krejt tė ēorganizuar tė Hoze Montielit.
    Zoti Karmishael, shėrbėtor i vjetėr dhe i bindur i familjes, kish marrė pėrsipėr qė ta administronte.
    Kur mė sė fundi iu ēelėn sytė dhe u pėrball me realitetin e vdekjes sė tė shoqit, e veja e Montielit doli nga dhoma e gjumit pėr t'u marrė me shtėpinė. E zhveshi nga ēdo zbukurim, urdhėroi qė mobiljeve t'u vihej njė mbulesė e errėt dhe vuri shiritė tė zinj nė portretet e tė shoqit qė vareshin nėpėr mure. Gjatė dy muajve qė kish qėndruar e mbyllur i ishte bėrė zakon qė tė hante thonjtė me dhėmbė. Njė ditė, me sytė e skuqur dhe tė buhavitur nga tė qarėt, vuri re se zoti Karmishael hynte nė shtėpi me ēadrėn hapur.
    - Mbylleni atė ēadėr, zoti Karmishael, - i tha. - Pas gjithė kėtyre fatkeqėsive qė na kanė rėnė mbi krye, edhe kėtė kishim mangėt, qė tė hyni nė shtėpi me ēadrėn hapur.
    Zoti Karmishael vuri ēadrėn nė njė qoshe. Ishte njė zezak plak, me lėkurė si tė llustrosur, veshur me tė bardha dhe me disa tė ēara me thikė qė u kish bėrė kėpucėve, qė tė mos ia lėndonin kallot e kėmbėve.
    - E mbaj hapur qė tė thahet.
    Pėr herė tė parė qė nga vdekja e tė shoqit, e veja hapi dritaren.
    - Pas gjithė kėtyre fatkeqėsive edhe ky dimėr na duhej, - mėrmėriti duke ngrėnė me dhėmbė thonjtė e gishtave. - Duket sikur ky shi nuk do tė pushojė kurrė.
    - Nuk do tė pushojė as sot dhe as nesėr, - tha administratori. - Mbrėmė gjithė natėn
    nuk kam fjetur nga kallot.
    Ajo kish besim tek parashikimi i motit nga ana e kallove tė zotit Karmishael. Vėshtroi sheshin e shkretė, shtėpitė e heshtura, dyert e tė cilave nuk u hapėn pėr tė parė varrimin e Hoze Montielit, dhe nė atė ēast e ndjeu veten krejt tė pashpresė me thonjtė, me tokat pa kufi dhe me angazhimet e pafund qė i la pas i shoqi dhe qė ajo nuk do t'i kuptonte dot kurrė.
    - Bota ėshtė ujdisur keq, - tha dhe nisi tė qajė.
    Ata qė i erdhėn pėr vizitė ato ditė, jo pa shkak mendonin se kish luajtur nga mendtė. Por ajo kurrė mė parė nuk kish qenė mė e kthjellėt nga mendja sa tani. Qė para se tė niste kasaphana politike, ajo i kalonte paraditet e zymta tė tetorit pranė dritares sė dhomės sė vet, duke ndjerė mėshirė pėr tė vrarėt dhe duke menduar se nėse Zoti nuk do ta kishte bėrė pushim tė dielėn, do tė kish patur kohė boll pėr tė mos lėnė kėmbė njeriu tė gjallė mbi dhč.
    - Do ta ketė shfrytėzuar kėtė ditė qė tė rregullojė punėt e bėra keq, - thoshte. - Nė fund tė fundit, do tė kishte kohė pėr tė pushuar mė vonė pėrjetėsisht.
    Ndryshimi i vetėm, pas vdekjes sė tė shoqit, ishte se nė ato kohra ajo kishte arsye konkrete qė nė kokė t'i mblidheshin mendime tė zymta.
    Kėshtu, ndėrsa e veja e Montielit tretej nė dėshpėrim, zoti Karmishael pėrpiqej tė shpėtonte ekonominė e shtėpisė nga rrėnimi. Punėt nuk ecnin mirė. Tashmė, i lirė nga kėrcėnimet e Hoze Montielit, i cili me dhunė e terror monopolizonte gjithė tregtinė e atyre anėve, fshati po merrte hak. Nė pritje tė blerėsve qė nuk erdhėn, qumėshti u pre nė bidonat e vendosur kapicė nė oborr, mjalti u thartua nėpėr calikė, ndėrsa djathi zuri krimba nė raftet e errėta tė depos. Nė mauzoleun e familjes, tė zbukuruar me llampa elektrike dhe buste engjėjsh tė bėrė me material qė dukej si mermer, Hoze Montieli paguante nė varr pėr ato gjashtė vjet vrasjesh dhe tmerresh qė kishte bėrė. Askush nė historinė e vendit nuk ish pasuruar aq shumė dhe nė aq pak kohė. Kur nė fshat erdhi kryeplaku i parė i diktaturės, Hoze Montieli ishte njė idhtar i heshtur i tė gjithė regjimeve, qė e kishte kaluar gjysmėn e jetės nė brekė, i ulur tek dera e kasolles sė tij. Gjatė njė kohe i doli nami si njeri me fat dhe besimtar i devotshėm, sepse premtoi me zė tė lartė se do t'i dhuronte tempullit njė statujė tė Shėn Hozesė sa njė bojė njeriu po qe se do tė fitonte llotarinė dhe, dy javė mė vonė fitoi gjashtė tė dhjetat dhe e mbajti premtimin. Hera e parė qė e panė tė vishte kėpucė ishte kur erdhi kryeplaku i ri, njė kapter policie, mėngjarash dhe i pagdhendur, tė cilit i kishin dhėnė urdhėr shprehimisht qė tė zhdukte opozitėn. Hoze Montieli u bė informator i besuar i tij. Ky tregtar i vogėl, me humor tė qetė prej njeriu babaxhan, qė nuk linte vend pėr as mė tė voglėn hije dyshimi, i ndau kundėrshtarėt e vet politikė nė tė pasur e nė tė varfėr. Tė varfėrit policia i bėri shoshė me plumba nė shesh. Tė pasurve u dhanė 24 orė kohė pėr t'u larguar nga fshati. Duke planifikuar masakrėn, Hoze Montieli mbyllej pėr ditė tė tėra sė bashku me kryeplakun nė zyrėn e tij ku tė merrej fryma, ndėrsa e shoqja ndjente mėshirė pėr tė vrarėt. Kur kryeplaku dilte nga zyra, ajo i priste rrugėn tė shoqit.
    - Ky ėshtė njė kriminel, - thoshte. - Pėrfiton nga influenca jote nė qeveri qė ta ngrenė nė post kėtė kafshė, qė nuk po le tė gjallė njeri nė fshat.
    Dhe Hoze Montieli, aq shumė i zėnė me punė ato ditė, e largonte mėnjanė pa e vėshtruar nė sy, duke i thėnė: "Mos u bėj budallaqe". Nė fakt qėllimi i tij nuk ishte tė vriteshin tė varfėrit, por tė syrgjynoseshin tė pasurit. Pasi kryeplaku ua bėnte dyert vrima vrima me plumba dhe u linte afat pėr t'u larguar nga fshati, Hoze Montieli ua blinte tokat dhe bagėtitė me njė ēmim, tė cilin ai e vinte vetė.
    - Mos u bėj budalla, - thoshte e shoqja. - Do tė rrėnohesh duke i ndihmuar qė tė mos vdesin nga uria andej nga shkojnė. Kurrė nuk do tė ta dinė as pėr nder.
    Dhe Hoze Montieli qė nuk i dilte koha as pėr tė buzėqeshur, e largonte mėnjanė duke thėnė:
    - Shko nė kuzhinė dhe mos mė ēaj kokėn shumė!
    Me kėtė ritėm, nė mė pak se njė vit, opozita ishte zhdukur plotėsisht dhe Hoze Montieli u bė njeriu mė i pasur dhe mė i fuqishėm nė fshat. Vajzat i dėrgoi nė Paris, tė birit i siguroi njė vend nė konsullatė nė Gjermani, ndėrsa vetė iu kushtua forcimit tė perandorisė sė tij. Por nuk arriti ta gėzojė as pėr gjashtė vjet tėrė kėtė pasuri tė pamatė.
    Pasi u mbush viti i parė nga vdekja e tė shoqit, e veja nuk dėgjoi mė tė kėrcisnin shkallėt, pėrveē atyre rasteve kur kėrcisnin nga pesha e ndonjė lajmi tė keq, kur vinte dikush, gjithnjė aty nga pasdrekja dhe i thoshte : "Pėrsėri hajdutėt. Dje rrėmbyen 50 viēa". Pa lėvizur nė karrike, e veja e Montielit mbante shpirtin gjallė duke e ushqyer vetėm me vrer.
    - Tė thoshja, Hoze Montiel, - fliste me vete. - Ky ėshtė njė fshat me njerėz mosmirėnjohės. Akoma je i ngrohtė nė varr dhe tė gjithė ta kthyen kurrizin.
    Askush nuk i vinte mė nė shtėpi, i vetmi njeri i gjallė qė ajo pa gjatė gjithė atyre muajve tė gjatė pambarim kur shiu binte me gjyma pa pushuar as edhe njė minutė, ishte zoti Karmishael, qė vinte rregullisht dhe qė asnjėherė nuk hyri nė shtėpi me ēadrėn mbyllur. Punėt asnjėherė nuk morėn pėr mbarė. Zoti Karmishael i kish shkruar disa letra tė birit tė Hoze Montielit. I kėrkonte qė tė gjente mundėsinė e tė kthehej pėr t'u vėnė nė krye tė punėve, madje i lejoi vetes qė tė shkruante disa mendime personale pėr shėndetin e sė vesė. Gjithmonė i vinin pėrgjigje as mish as peshk.
    Mė nė fund, i biri i Hoze Montielit iu pėrgjigj duke i shkruar se sinqerisht nuk guxonte tė vinte, nga frika se mos ia kėpusnin ndonjė plumb ballit. Atėhere zoti Karmishael u ngjit nė dhomėn e sė vesė dhe u detyrua qė t'i rrėfejė drejt se ajo po zhytej nė rrėnim.
    - Aq mė mirė, - tha ajo. - Mė kanė ardhur nė majė tė hundės djathrat dhe mizat. Po tė doni, mund tė merrni ēfarė ju nevojitet dhe mė lini tė vdes e qetė.
    I vetmi kontakt me botėn qysh atėhere ishin letrat qė u shkruante tė bijave nė fund tė ēdo muaji. “Ky ėshtė fshat i mallkuar”, u thoshte. “Rrini andej pėrgjithmonė dhe mos u bėni merak pėr mua. Jam e lumtur kur mendoj se ju jeni tė lumtura”.
    Vajzat i shkruanin me radhė, herė njėra e herė tjetra. Letrat e tyre ishin gjithmonė tė gėzuara dhe ndihej se ishin shkruar nė qoshe tė ngrohta dhe tė ndriēuara mirė dhe se vajzat e shihnin veten nė gjithfarė pasqyrash rreth e rrotull kur ndalonin sė shkruari pėr t'u menduar. Edhe ato nuk kishin dėshirė qė tė ktheheshin. “Ky ėshtė qytetėrim”, thoshin. “Atje, pėrkundrazi, nuk ėshtė ambient i pėrshtatshėm pėr ne. Ėshtė e pamundur qė tė jetohet nė njė vend kaq tė egėr ku vriten njerėz pėr arsye politike”. Duke lexuar letrat, e veja e Montielit e ndjente veten mė mirė dhe ēdo fjali e miratonte duke tundur kokėn.
    Nė njė letėr vajzat i shkruanin pėr tregun e mishit nė Paris. I shkruanin se aty vrisnin derrkucė me mish ngjyrė trėndafili dhe i varnin ashtu tė tėrė tė zbukuruar me vargje dhe kurora me lule. Nė fund tė letrės, me njė shkrim krejt tjetėr, ishte shtuar: “Imagjinoni, karafilin mė tė madh e mė tė bukur ia vėnė derrkucit te bytha”. Duke lexuar atė fjali , pėr herė tė parė pas dy vjetėsh, e veja e Montielit buzėqeshi.
    U ngjit nė dhomėn e saj pa fikur dritat e shtėpisė dhe, para se tė shtrihej e ktheu ventilatorin nga muri. Pastaj, nga sirtari i komodinės tek koka e krevatit, nxorri njė palė gėrshėrė dhe njė rrotė me leukoplast si dhe librin e lutjeve, dhe pastaj fashoi thoin e gishtit tė madh tė dorės sė djathtė, qė i ish infektuar nga tė ngrėnėt me dhėmbė. Pastaj nisi tė lexonte lutjet, por qė nė lutjen e dytė e kaloi librin nė dorėn e majtė, sepse nuk i ndiqte dot rreshtat ngaqė e pengonte fashoja. .
    Pastaj e zuri gjumi me kokėn tė lėshuar mbi gjoks. Dora me librin e lutjeve iu var anash dhe atėhere pa Nėnėmadhen nė oborr, me njė ēarēaf tė bardhė dhe me njė krehėr nė pėqi, duke shtypur morra me thonjtė e gishtave tė mėdhenj tė dorės. E pyeti:
    - Kur do tė vdes? Nėnėmadhja ngriti kokėn.
    - Kur tė tė varet dora.

  8. #6
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    TREGIM nga G.B.MARQUEZ

    GABRIEL GARCIA MARQUEZ


    Romancier dhe tregimtar kolumbian, nobelist, i njohur pėr realizmin dhe fantazinė nė veprat e tij. Gabriel Marquez lindi mė 1928, nė Arakataka. Studimet i ndoqi nė Universitetin Kombėtar tė Kolumbisė, tė cilat nuk i pėrfundoi. Nė fillim ai e nisi punėn si gazetar, sė pari nė Kartagjenė mė 1946, nė Barrankuila nga viti 1948 deri 1952, dhe nė Bogota
    Nga viti 1959 deri mė 1962 ai punoi pėr agjencinė kubaneze tė lajmeve nė Kolumbi, nė Kubė dhe nė qytetin e New Yorkut. Mendimet e tij liberale dhe tė majta nuk shiheshin me sy tė mirė nga qeveritė konservatore kolumbiane dhe, pėr t'i shpėtuar persekutimit, Markezi i kaloi vitet 60-tė e 70-tė nė mėrgim, nė Spanjė.
    Ai u nderua me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė nė vitin 1982 dhe u vlerėsua si njė nga mjeshtrat e teknikave tė realizmit magjik. Nė fillim tė viteve 80-tė, ftohet zyrtarisht tė kthehet nė Kolumbi, ku ndėrmjetėsoi bisedimet mes qeverisė dhe rebelėve majtistė.
    Midis romaneve mė tė njohur tė Markezit pėrmenden:
    “Kolonelit nuk ka kush i shkruan” (1958), “Njė qind vjet vetmi” (1967), “Vjeshta e Patriarkut” (1975), “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar” (1981), “Dashuri nė kohėrat e kolerės” (1985), “Gjenerali nė labirinthin e tij” (1989), “Pėr dashurinė dhe demonė tė tjerė” (1994).
    Tregimet e botuara nė kėtė vėllimin, tė shkruara nė vitin 1962, dėshmojnė qartė se notat kritike dhe tiparet e realizmit magjik, janė tė pranishme qė nė etapėn e parė tė krijimtarisė sė Markezit.

    TRĖNDAFILĖ ARTIFICIALĖ



    Duke ecur si e verbėr nėpėr mugėtirėn e mėngjesit, Mina veshi fustanin pa mėngė qė e kish varur nė mbrėmje pranė krevatit dhe ktheu pėrmbys gjithė plaēkat nė baule pėr tė gjetur mėngėt fallco. Pastaj i kėrkoi nėpėr gozhdėt nė mure dhe prapa dyerve, duke bėrė kujdes qė tė mos e zgjonte gjyshen e verbėr qė flinte nė dhomėn e saj. Por kur sytė iu mėsuan me errėsirėn, vuri re se gjyshja ishte ngritur dhe vajti te ajo nė kuzhinė pėr ta pyetur pėr mėngėt.
    - Janė nė banjo, - tha e verbra. - i lava dje pasdite.
    Ishin aty, varur nė njė tel dhe mbėrthyer me dy kapse druri. Ishin akoma qull. Mina u kthye nė kuzhinė dhe i vuri mėngėt mbi plloēat e vatrės. Pėrballė saj, e verbra po trazonte kafenė, me bebėzat pa jetė tė syve tė fiksuara nė bordurat me tulla tė korridorit, ku ishin vendosur njė radhė vazosh me bimė mjeksore.
    - Mos i prek gjėrat e mia, - iu drejtua Mina. - Kėto ditė as qė mund tė tė shkojė nėpėrmend se do tė kemi diell.
    E verbra ktheu kryet andej nga i erdhi zėri.
    - Mė doli fare nga mendja se sot ėshtė e premtja e parė, - tha.
    Pasi u bind, duke nuhatur thellė, se kafeja ishte bėrė tamam, e hoqi kusinė nga zjarri.
    - Vėr njė letėr poshtė, se gurėt janė pis, - i foli.
    Mina kaloi gishtin tregues sipėr plloēave tė vatrės. Ishin vėrtet pis, por sidoqoftė ishte njė shtresė bloze e ngjitur si me mastiē, qė nuk i ndohte mėngėt nėse nuk fėrkoheshin pas tyre.
    - Po qe se bėhen pis, - i tha, - ti e ke fajin.
    E verbra kishte mbushur filxhanin e kafesė.
    - Tė kanė hypur xhindet, - ia ktheu, - duke tėrhequr njė stol drejt korridorit. - Ėshtė mėkat tė shkosh nė meshė kur je me xhinde.
    U ul pėr tė pirė kafenė pėrballė trėndafilave nė oborr. Kur ra pėr sė treti kėmbana pėr meshė, Mina mori mėngėt nga vatra, par ato ishin akoma tė njoma. Megjithatė i veshi. Ati Anhel nuk do t'i jepte meshėn e shenjtė po tė shkonte e veshur me fustan me llėrėt zbuluar. Fytyrėn nuk e lau. Me njė peshqir fshiu mbeturinat e tonit tė kuq, mori nė dhomė librin e lutjeve dhe mantelin, dhe doli nė rrugė. Nuk kish kaluar as ēerek ore kur u kthye prapė.
    - Kur tė shkosh do tė jetė lexuar ungjilli, - tha e verbra, ulur pėrballė trėndafilave nė oborr.
    Mina shkoi drejt e nė banjo.
    - Nuk mund tė shkoj nė meshė, - tha. - Mėngėt janė tė njoma dhe rrobat i kam tė pahekurosura.
    Ndjeu se njė vėshtrim kuptimplotė po e ndiqte nga pas.
    - Ėshtė e premtja e parė dhe ti nuk shkon nė meshė, - i foli e verbra.
    Duke u kthyer nga banja, Mina hodhi njė filxhan me kafe dhe u mbėshtet pas murit me gėlqere tek qoshja e derės, pranė tė verbrės. Por kafeja nuk i shkonte poshtė.
    - Ti e ke fajin - mėrmėriti me njė inat tė shurdhėr, duke e ndjerė se po e mbyste ngashėrimi.
    - Ti po qan, - tha e verbra me zė tė shqetėsuar.
    Vuri vaditėsen pranė vazove me rigon dhe doli nė oborr, duke pėrsėritur:
    - Ti po qan.
    Mina vuri filxhanin pėrdhe dhe u ngrit.
    - Qaj nga inati, - i tha. Dhe tek kalonte pranė gjyshes, shtoi: duhet qė tė rrėfehesh, sepse pėr fajin tėnd humba meshėn e tė premtes sė parė.
    E verbra qėndroi pa lėvizur duke pritur qė Mina tė mbyllte derėn e dhomės. Pastaj u ēapit drejt fundit tė korridorit. U pėrkul, duke prekur gjėrat me duar deri sa gjeti pėrdhe filxhanin e paprekur. Teksa derdhte pėrsėri filxhanin nė kusi, vazhdoi tė fliste:
    - Kam Zotin si dėshmitar qė jam e pastėr nė ndėrgjegje.
    E ėma e Minės doli nga dhoma.
    - Me kė po flet? - pyeti.
    - Me askėnd - tha e verbra. - Tė kam thėnė se po rrjedh nga trutė.
    Mbyllur nė dhomėn e vet, Mina zbėrtheu kopsat e korsesė dhe nxorri tre ēelsa tė veckėl qė i kish kapur me njė paramane. Me njėrin prej tyre hapi sirtarin e fundit tė dollapit, nga i cili nxorri njė baule druri nė miniaturė. Brenda kishte njė pako me letra tė shkruara me kartė me ngjyra, tė kapura me llastik. I vuri nė korse, pastaj mori baulen e vockėl dhe e vuri nė vendin e vet dhe nė fund mbylli pėrsėri me ēelės sirtarin. Pastaj shkoi nė banjė dhe i hodhi letrat nė gjiriz.
    - Kujtova se do tė ishe nė meshė - tha e ėma.
    - Nuk mundi tė shkojė, - ndėrhyri e verbra. - Mė doli nga mendja se ishte e premtja e parė dhe lava mėngėt dje pasdite. - Janė akoma qull - mėrmėrit Mina.
    - Kėto ditė ka qėnė shumė e zėnė me punė - tha e verbra.
    - Pėr Pashkė mė duhet tė dorėzoj njėqind e pesėdhjetė duzina me trėndafila - tha Mina.
    Dielli nisi tė ngrohė shpejt. Para orės shtatė Mina vendosi nė dhomė gjithshka duhej pėr tė bėrė trėndafila artificialė: njė kanistėr plot me petale dhe tela, njė kuti me fletė celofani, dy palė gėrshėrė, njė makara me pč dhe njė shishe me zamkė.
    Pak ēaste mė vonė erdhi Trinidadi, me njė kuti kartoni nėn sqetull, pėr ta pyetur pse nuk kishte vajtur nė meshė.
    - Nuk kisha mėngė - tha Mina.
    - Tė gjithė do tė tė kishin huajtur njė palė, - ia ktheu Trinidadi.
    Tėrhoqi njė karrike dhe u ul pranė kanistrės me petale.
    - U bėra vonė - foli Mina pėrsėri.
    Mbaroi njė trėndafil. Pastaj afroi kanistrėn dhe nisi tė presė petale me gėrshėrė. Trinidadi vuri kutinė e kartonit pėrdhe dhe nisi edhe ajo ta ndihmojė. Mina vėshtroi kutinė.
    - Bleve kėpucė? - pyeti.
    - Jo, janė minj tė ngordhur, - tha Trinidadi.
    Meqėnėse Trinidadi ishte eksperte pėr tė bėrė petale, Mina u mor me kėrcunjtė prej teli tė veshur me letėr jeshile. Punuan nė heshtje pa e vėnė re se rrezet e diellit po pėrparonin nėpėr dhomėn e zbukuruar me panorama dhe fotografi tė njerėzve tė familjes.
    Kur mbaroi me kėrcunjtė, Mina ktheu drejt Trinidadit fytyrėn qė tashmė dukej sikur ishte bėrė me njė lėndė jomateriale. Trinidadi i bėnte petalet me njė kujdes dhe shkathtėsi tė admirueshme, duke lėvizur paksa majat e gishtėrinjve, me kėmbėt ngjitur fort njėra pas tjetrės. Mina vėshtroi kėpucėn e saj si kėpucė burrash. Trinidadi i bėri bisht shikimit, pa e ngritur kokėn, tėrhoqi ngadalė kėmbėt drejt vetes dhe e ndėrpreu punėn.
    - Ēfarė ndodhi? - pyeti. Mina u pėrkul drejt saj. - Iku - tha.
    Trinidadi lėshoi gėrshėrėt nė pėqi. - Jo.
    - Iku - pėrsėriti Mina.
    Trinidadi e vėshtronte pa lėvizur qerpikėt. Njė rrudhė vertikale ndante vetullat e saj gati tė bashkuara.
    - Po tani - pyeti.
    Mina u pėrgjigj pa iu dridhur zėri. - Tani, asgjė.
    Trinidad iku para orės dhjetė.
    E ēliruar nga pesha e intimitetit, Mina e mbajti pėr njė ēast, sa pėr tė hedhur minjtė e ngordhur nė gjiriz.
    E verbra po krasiste trėndafilat.
    - A e di se ēfarė kam nė kėtė kuti? - pyeti Mina duke kaluar pranė saj, duke tundur minjtė e ngordhur nė kuti.
    E verbra vuri veshin me kujdes. - Tunde prapė, - i tha.
    Mina pėrsėriti lėvizjen, por e verbra nuk arriti tė njohė se ēfarė kish nė kuti, edhe pse dėgjoi pėr tė tretėn herė me gishtin tregues pas llapės sė veshit.
    - Janė minjtė qė ranė mbrėmė nė grackat e kishės, - tha Mina.
    Nė kthim, kaloi pėrbri tė verbrės pa folur. Por e verbra e ndoqi. Kur arriti nė dhomė, e gjeti Minėn tek qėndronte vetėm pranė dritares sė mbyllur, duke mbaruar trėndafilat artificialė.
    - Mina - i foli ajo. - Nė se do qė tė jesh e lumtur, mos u rrėfe tek tė tjerėt.
    Mina e vėshtroi pa folur. E verbra u ul nė karriken pėrballė saj dhe u pėrpoq qė ta ndihmonte nė punėn qė po bėnte. Por Mina nuk e la.
    - Je e mėrzitur, - i tha e verbra.
    - Pėr fajin tėnd - iu pėrgjigj Mina.
    - Pse nuk vajte nė meshė? - pyeti e verbra.
    - Ti e di fort mirė pse.
    - Po tė kish qenė pėr mėngėt, nuk do tė kishe dalė fare nga shtėpia, - vazhdoi e verbra. - Nė rrugė tė priste dikush, qė tė bėri tė hidhėroheshe.
    Mina kaloi duart pėrpara syve tė gjyshes, sikur tė fshinte njė xham tė padukshėm.
    - Je njė fallxhore e vėrtetė, - i tha.
    - Ke shkuar nė banjo dy herė kėtė mėngjes - tha e verbra. - Kurrė nuk shkon mė tepėr se njė herė.
    Mina vazhdoi tė bėnte trėndafila.
    - A ke kurajo tė mė tregosh se ēfarė mban nė sirtarin e dollapit? - pyeti e verbra.
    Pa u ngutur, Mina nguli trėndafilin nė parvazin e dritares, nxorri tre ēelėsat e veckėl nga korseja dhe ia vuri tė verbrės nė dorė., duke i mbyllur gishtat.
    - Shko e shihe vetė me sytė e tu - i tha. E verbra i kontrolloi ēelėsat njė e nga njė me majat e gishtave.
    - Sytė e mi nuk mund tė shohin nė gjirizin e banjos.
    Mina ngriti kokėn dhe nė atė ēast pati njė ndjesi krejt tjetėr: e ndjeu se e verbra e dinte qė ajo po e vėshtronte.
    - Futu po deshe nė gjiriz , nė se tė interesokan gjėrat e mia - i tha.
    E verbra e ndėrpreu.
    - Ti shkruan vazhdimisht deri nė agim, - vazhdoi.
    - Ndėrsa ti vete e fik dritėn - tha Mina.
    - Dhe ti menjėherė ndez elektrikun e dorės, - ngulmoi e verbra. – Nga frymėmarrja jote mund tė tė thoja nė ēast se ēfarė po shkruaje.
    Mina bėri njė pėrpjekje pėr tė mos u acaruar.
    - Mirė, - tha pa e ngritur kokėn. - Le ta zėmė se ėshtė kėshtu. E ēfarė tė keqe ka nė kėtė mes?
    - Asgjė - iu pėrgjigj e verbra. - Vetėm se humbe meshėn e tė premtes sė parė.
    Mina mori me tė dy duart makaranė me pč, gėrshėrėt, dhe njė grusht me copa letre e petale tė papėrfunduara. I futi tė gjitha nė kanistėr dhe qėndroi mu pėrpara fytyrės sė tė verbrės.
    - A do, atėhere, qė tė tė them se pėrse vajta nė banjo? - pyeti. Tė dyja qėndruan pa folur deri sa Mina iu pėrgjigj vetė pyetjes sė saj: - Vajta pėr tė dhjerė.
    E verbra hodhi nė kanistėr tė tre ēe1sat e veckėl.
    - Justifikim i bukur - mėrmėriti duke u drejtuar pėr nga kuzhina.- Do tė tė kisha besuar po tė mos ishte hera e parė qė tė dėgjoj tė nxjerrėsh nga goja fjalė vulgare.
    E ėma e Minės po vinte nga ana tjetėr e korridorit, me njė krah me degė trėndafilash plot gjemba.
    - Ēfarė ka ndodhur - pyeti ajo.
    Jam e rrjedhur nga trutė – tha e verbra. – Por me sa duket askush nuk ka ndėrmend qė tė mė ēojė nė ēmendinė, derisa tė nis e tė marr njerėzit me gurė.

    pėrktheu Ivzi Koēi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 28-08-2012 mė 13:19

  9. #7
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    TREGIM nga G.B.MARQUEZ

    GABRIEL GARCIA MARQUEZ

    “Mundi pėr tė shkruar njė tregim tė shkurtėr ėshtė po aq intensiv sa mundi pėr tė nisur njė roman. Sepse nė paragrafin e parė tė romanit duhet tė kesh pėrcaktuar gjithēka: strukturėn, tonin, stilin, ritmin, gjatėsinė dhe herė-herė deri edhe karakterin e ndonjė personazhi. Ē’vjen mė pas ėshtė kėnaqėsia e tė shkruarit, gjėja mė intime dhe mė e vetmuar, dhe nėse nuk mbetemi tėrė jetėn duke korrigjuar librin, kjo ndodh sepse po ai rigorozitet i ēeliktė qė duhet pėr tė filluar, tė imponohet edhe pėr ta mbaruar veprėn. Pėrkundrazi, tregimi nuk ka as fillim e as fund: ai ngjit ose nuk ngjit. E kur nuk ngjit, pėrvoja jote dhe e tė tjerėve tregon se del mė e hajrit ta nisėsh prapė nga e para nėpėr njė udhė tjetėr, ose ta flakėsh nė kosh”

    NJЁ DITЁ E ZAKONSHME


    Dita e hėnė gdhiu e nxehtė dhe pa shi. Don Aurelio Eskobar, dentist pa diplomė, i mėsuar tė fillonte punė herėt, e hapi studion nė orėn gjashtė. Nxori nga sirtari i vitrinės njė protezė dhėmbėsh, tė pa shkėputur akoma nga stampa prej allēie, dhe vendosi mbi tavolinė njė sėrė veglash, nė radhė nga mė e vogla tek mė e madhja, si do t’i kishte vendosur njė shitės nė dyqan. Kishte veshur njė kėmishė me viza, pa jakė, tė mbėrthyer me njė komēė ngjyrė floriri poshtė gushės, dhe njė palė pantallona tė mbajtura me bretele elastike. Ishte njė burrė i thatė, me trup tė tendosur dhe me shikim qė rrallė herė pasqyronte situatėn, si shikimi i njė shurdhi.
    Pasi sistemoi veglat, tėrhoqi trapanon drejt poltronės dhe u ul pėr tė lustruar protezėn. Nuk dukej i pėrqendruar nė atė qė bėnte, por punonte me ngulm, duke pedaluar me trapano edhe kur nuk nevojitej.
    Pas orės tetė bėri njė pushim. Nga dritarja vėshtroi qiellin, dhe pastaj dy laraska qė ngroheshin mbi ēatinė e shtėpisė pėrballė. Iu kthye pėrsėri punės, i sigurt se para dreke do tė fillonte prapė shiu. Zėri kumbues i djalit njėmbėdhjetėvjeēar, e nxori nga mendimet.
    «Baba.»
    «Hė.»
    «Ka ardhur kryetari. Do qė ti heqėsh njė dhemb.»
    «I thuaj qė nuk jam.»
    Po lustronte njė dhemb floriri. E largoi nga vetja nė largėsinė e krahut dhe po e vėzhgonte me sytė gjysmė tė mbyllur. I biri u kthye duke bėrtitur nga salla e pritjes.
    «Thotė qė je aty se tė ka dėgjuar.»
    Dentisti vazhdoi tė vėshtronte dhėmbin. Kur iu duk i pėrfunduar e vendosi mbi tavolinė dhe i foli tė birit:
    «Mė mirė akoma qė mė ka dėgjuar.»
    Shkeli pėrsėri pedalin e trapanos. Pastaj nxori njė ēark nga njė kuti kartoni dhe filloi tė lustronte pjesėn e florinjtė.
    «Baba.»
    «Hė.»
    Nuk e ndryshoi aspak shprehinė e fytyrės
    «Thotė se po nuk i hoqe dhėmbin do tė tė qėllojė me pushkė.»
    Pa u ngutur, me njė lėvizje tepėr tė ngadaltė, fiku trapanon dhe e largoi nga poltrona. Pastaj hapi sirtarin e vogėl nėn tavolinė. Aty mbante tė fshehur pistoletėn.
    «Mirė,» tha. «I thuaj tė vijė e tė mė qėllojė.»
    Rrotulloi poltronėn nga dera dhe mbėshteti dorėn mbi sirtarin e hapur. Kryetari u shfaq te pragu i derės. Kishte rruar faqen e majtė, ndėrsa te tjetra, e fryrė nga dhimbja, kishte akoma qime pesėditore. Dentisti dalloi nė shikimin e tij tė fikur vuajtjet e disa netėve pa gjumė. Mbylli sirtarin me majėn e gishtave dhe i tha me qetėsi:
    «Uluni.»
    «Mirdita.» tha kryetari.
    «’dita.» tha dentisti.
    Ndėrsa veglat zienin akoma, kryetari mbėshteti kokėn te mbėshtetėsja e poltronės dhe ndjeu ta lėshonte pak dhimbja. Ajri qė po thithte iu duk i akullt. Ishte njė studio e varfėr: tavolina e vjetėr prej druri, trapanoja me pedale, njė dollap me kanata qelqi me raftet plot me poēe qeramike. Pėrballė poltronės njė dritare e mbrojtur nga njė pritėse ere prej stofe deri nė lartėsi njeriu. Kur ndjeu se dentisti po i afrohej kryetari shtrėngoi thembrat nė dysheme dhe hapi gojėn. Don Aurelio Eskobar ia ktheu fytyrėn nga drita. Pasi pa dhėmbin e sėmurė shtypi disa herė me kujdes pjesėn e ėnjtur tė faqes, me dy gishtat e dorės.
    «Do e heqim pa anestezi.» i tha
    «Pse?»
    «Sepse ke njė akēes.»
    Kryetari e fiksoi nė sy.
    «Nė rregull,» i tha dhe u mundua t’i buzėqeshte. Dentisti nuk ia ktheu buzėqeshjen. Solli mbi tavolinė tenxheren me veglat e sterilizuara dhe i hoqi nga uji me njė pincė tė ftohtė, gjithnjė me veprime tė ngadalta dhe pa u ngutur. Pastaj afroi me majėn e kėpucės pėshtyrėsen dhe shkoi te lavamani pėr tė larė duart. Ē’do veprim e bėri pa parė kryetarin, ndėrsa kryetari nuk ia hoqi sytė asnjė ēast. Ishte njėri nga dhėmbėt e pjekurisė sė nofullės sė poshtme. Dentisti hapi pak kėmbėt dhe shtrėngoi dhembin me darėn e nxehtė. Kryetari mbėrtheu duart mbi mbėshtetėset e poltronės, shkarkoi gjithė forcėn tek kėmbėt duke ndjerė njė boshllėk tė ftohtė nė veshka, por arriti tė mbajė frymėn. Dentisti bėri njė rrotullim tė vogėl tė pulsit dhe me njė keqardhje pak tė hidhur i tha:
    «Ky vlen sa njėzet tė vdekur, kolonel.»
    Kryetari ndjeu zhurmėn e kockės nė nofull dhe sytė iu mbushėn me lot. Nuk lėshoi asnjė tingull deri sa pa dhembin tė dilte. E pa tė turbullt mbrapa vellos sė lotit. Dhimbja iu bė aq e huaj, sa nuk arriti tė kuptonte torturėn e pesė netėve tė kaluara.
    U pėrkul mbi pėshtyrėsen. Ujė nė djersė mezi po mbushej me frymė. Zbėrtheu komēėn e kėmishės dhe kėrkoi me gishta shaminė nė xhepat e pantallonave. Dentisti i zgjati njė garzė tė pastėr.
    «Fshi lotėt,» i tha.
    Kryetari i fshiu. Po dridhej i tėri. Ndėrsa dentisti lante duart nė lavaman, vuri re nė tavanin e plasaritur njė rrjetė merimange me insekte tė ngordhur tė ngecur nė tė. Dentisti u kthye duke fshirė duart.
    «Ik shtrihu tani,» i tha, «dhe bėj gargarė me ujė me kripė.»
    Kryetari u ngrit nė kėmbė, kėrkoi leje dhe me njė pėrshėndetje indiferente prej ushtaraku u drejtua nga dera duke shtriqur kėmbėt e mpira dhe pa e mbėrthyer komēėn e jakės sė kėmishės.
    «Dėrgomė llogarinė,» tha
    «Ty, apo Bashkisė?»
    Kryetari nuk e ktheu kokėn. Duke mbyllur derėn iu pėrgjigj:
    «Ku tė duash. Njė *** ėshtė».

    Pėrktheu Ben Meēe

  10. #8
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    TREGIM nga G.G.MARQUEZ

    GRUAJA QĖ VINTE NĖ ORĖN GJASHTĖ



    Dera lėvizėse u hap. Nė kėtė orė, nė restorantin e Hozesė, nuk gjeje kėmbė njeriu.
    Ora sapo kishte shkuar gjashtė, dhe burri e dinte, qė vetėm rreth orės gjashtė e gjysmė do tė fillonin tė vinin klientėt e pėrditshėm.
    Kaq e rregullt dhe e pėrpiktė ishte klientela e tij, saqė kur akrepi i orės po i afrohej gjashtės, hyri njė grua, e cila vinte si ēdo ditė nė po tė njėjtėn orė. Pa folur asnjė fjalė,ajo u ul nė karrigen rrotulluese. Midis buzėve shtrėngonte njė cigare tė pandezur.
    - Pėrshėndetje, mbretėreshė! - tha Hozeja, kur e pa tė ulej. Mė pas, ai shkoi deri nė anėn tjetėr tė banakut, duke pastruar sipėrfaqen e xhamit me njė leckė tė thatė.
    Gjithmonė, kur dikush hynte nė restorantin e tij, Hozeja sillej po njėlloj. Madje, edhe me gruan me tė cilėn kishte arritur tė fitonte njė lloj konfidence, hanxhiut bullafiq dhe faqekuq i pėlqente tė tregohej i zellshėm dhe i kujdesshėm. Foli qė nga ana tjetėr e banakut:
    - Ēfarė dėshiron sot?
    - Nė rradhė tė parė, dua tė tė mėsoj tė sillesh si kavalier. - tha gruaja.
    Ajo ishte ulur nė fund tė rreshtit tė karrigeve rrotulluese, me bėrryla nė banak dhe cigaren e fikur midis buzėve. Kur foli, shtrėngoi buzėt qė Hozeja tė vėrente cigaren e pa ndezur.
    - Nuk e vura re. - tha Hozeja.
    - Ende nuk ke vėnė re gjė. - tha gruaja.
    Burri e la leckėn nė banak, eci drejt dollapėve qė vinin erė katran e tallash, dhe mė pas u kthye me shkrepėsen nė dorė. Gruaja u pėrkul tė arrinte flakėn qė digjej midis duarve leshatake e prej fshatari tė burrit. Hozeja vėshtroi flokėt e dendura tė gruas, tė ngjyera me vazelinė tė trashė dhe tė lirė. Pa supin e saj tė zhveshur, mbi bustin1 me lule. Pa se si u ngrit gjoksi i varur, kur ajo ēoi kokėn, tashmė, me cigaren e ndezur nė buzė.
    - Je bėrė shumė e bukur sot, mbretėreshė! - tha Hozeja.
    - Lėri kėto budadallėqe! - tha gruaja. - Mos mendo se me kėto, do tė mė bėsh qė tė tė paguaj.
    - Nuk e kisha fjalėn kėtu, mbretėreshė, - tha Hozeja. - Mė duket se sot tė paska bėrė dėm dreka.
    Gruaja thithi fort tymin e dendur tė duhanit, kryqėzoi duart, bėrrylat vazhdonte t'i mbante mbi banak, dhe shikimi i humbi tek rruga, qė dukej pėrmes xhamit tė restorantit. Kishte njė pamje melankolike. Njė melankoli e lodhur dhe vulgare.
    - Do tė tė pėrgatis njė biftek tė mirė. - tha Hozeja.
    - As sot s'kam parį.
    - U bėnė tre muaj qė nuk ke parį, po unė gjithnjė tė pėrgatis diēka tė mirė - tha Hozeja.
    - Sot ėshtė ndryshe - tha gruaja shkoqur dhe vazhdoi tė shihte nga rruga.
    - Tė gjitha ditėt njėlloj janė. - tha Hozeja. - Ēdo ditė, sapo ora shėnon gjashtė, ti hyn, thua se ke njė uri tė tmerrshme, dhe atėherė unė tė pėrgatis diēka tė mirė pėr tė ngrėnė. I vetmi ndryshim ėshtė, qė sot nuk po thua se ke njė uri tė tmerrshme, por se kjo ditė ėshtė ndryshe.
    - Ėshtė e vėrtetė. - tha gruaja. U kthye tė shohė mė mirė Hozenė, qė ndodhej nė anėn tjetėr tė banakut, duke kontrolluar frigoriferin. U ndal dhe e vėzhgoi rreth dy-tre sekonda.
    Mė pas, pa orėn mbi dollap. Ishte gjashtė e tre minuta. "Ėshtė e vėrtetė Hoze, sot ėshtė ndryshe", tha. Lėshoi tymin dhe vazhdoi tė fliste me fjalė tė shkurta, plot pasión: "Sot nuk erdha nė gjashtė, prandaj ėshtė ndryshe, Hoze".
    Burri pa orėn.
    - Pres kokėn, nėse kjo orė ngec, qoftė edhe njė minutė. - i tha.
    - Nuk ėshtė kėtu ēėshtja, Hoze. Por, sot unė nuk erdha nė orėn gjashtė. Erdha njė ēerek ore mė pėrpara.
    - Sapo kishte shkuar gjashtė, mbretėreshė. - tha Hozeja. - Kur ti hyre, ora sapo kishte shkuar gjashtė.
    - U bė njė ēerek ore qė po rri kėtu. - tha gruaja.
    Hozeja iu drejtua vendit ku rrinte ajo.
    I afroi gruas fytyrėn e vet tė stėrmadhe, tė kuqe, ndėrkohė qė me gishtin tregues tėrhoqi njė nga qepallat e tij.
    -Mė fryj pak kėtu. - i tha.
    Gruaja e ēoi kokėn pas. Ishte serioze, e bezdisur, e ėmbėl, ndėrkaq, njė hije trishtimi dhe lodhjeje, vetėm sa ia zbukuronte fytyrėn.
    - Mos fol marrėzira, Hoze! Ti e di se u bėnė gjashtė muaj qė nuk vė pije nė gojė.
    - Kėtė thuaja dikujt tjetėr , jo mua. Vė bast qė keni marrė, tė paktėn, njė litėr tė dy bashkė.
    - Piva vetėm dy gllėnjka me njė shok. - tha gruaja.
    - Ah, tani e kuptova - tha Hoze.
    - S'ka asgjė pėr tė kuptuar - tha gruaja. - Kam njė ēerek ore qė rri kėtu.
    Burri mblodhi supet.
    - Mirė, nė qoftė se ėshtė kjo ajo qė do ti, edhe unė po tė them se ke njė ēerek ore qė rri kėtu. Nė fund tė fundit, askujt nuk i interesojnė dhjetė minuta mė shumė, dhjetė minuta mė pak.
    - Ka edhe qė iu interesojnė, Hoze … - tha gruaja, dhe shtriu krahėt mbi banak, mbi sipėrfaqen e xhamtė, me njė fytyrė ku dukej fare qartė shpėrfillja dhe indiferenca.
    - Hoze, - tha pastaj, - ēėshtja nuk ėshtė se kėshtu dua unė, po u bė vėrtetė ēerek ore qė jam kėtu". Pa edhe njė herė nga ora dhe e verifikoi: "Ēfarė po diskutojmė ne, tashmė u bėnė njėzetė minuta".
    - Nė rregull, mbretėreshė. - tha burri. - Njė ditė tė tėrė do tė tė falja unė pėr tė tė parė tė lumtur.
    Gjatė gjithė kėsaj kohe, Hozeja vazhdonte tė lėvizte pas banakut, duke zhvendosur gjėra, duke hequr diēka nga njėri vend pėr ta vendosur nė tjetrin. Ishte brenda karakterit tė tij.
    - Dua tė tė shoh tė lumtur. - pėrsėriti ai. Pastaj, papritur, ndaloi, dhe u kthye andej nga ishte gruaja dhe tha:
    - A e di qė tė dua shumė?
    Gruaja e pa ftohtė.
    - Me tė vėrtetė?! Ēfarė zbulimi, Hoze! Mendon se do tė flija me ty pėr njė milion peso?
    - Nuk doja tė thoja kėtė, mbretėreshė - tha Hozeja. - Vė dy herė bast qė dreka tė ka bėrė dėm.
    - Nuk po ta them pėr kėtė, - i tha gruaja, dhe zėri i saj u bė pak mė i vrazhdė. - Por, asnjė grua nuk do tė mund tė duronte njė peshė si tėnden, as pėr njė milion peso.
    Hozeja u skuq. U kthye me kurriz nga gruaja dhe vazhdoi t'ua hiqte pluhurin shisheve tė dollapit. Foli pa kthyer kokėn:
    - Je shumė nervoze sot, mbretėreshė! Them, se do tė ishte mė mirė tė haje biftekun dhe tė shkoje tė flije.
    - Nuk kam uri. - tha gruaja. Dhe i mbėrtheu sytė sėrish tek rruga, duke parė kalimtarėt e turbullt tė qytetit nė muzg. Pėr njė ēast, restoranti mbeti nė heshtje, nė mjegull. Njė gjendje e amullt qė u ndėrpre nga zhurma qė shkaktoi Hozeja nė dollap. Papritur, gruaja e hoqi shikimin nga rruga dhe foli me zė tė mekur, tė butė, tė ndryshėm:
    - Ėshtė e vėrtetė qė mė do, Pepijo?
    - E vėrtetė ėshtė. - tha Hozeja, thatė, pa e parė nė sy.
    - Pavarėsisht nga ajo qė tė thashė? - pyeti gruaja.
    - Ēfarė mė the? - tha Hozeja, ende pa e parė nė sy dhe ende pa marrė emocionin qė bartnin ato fjalė.
    - Atė muhabetin e njė milion pėsove, - tha gruaja.
    - Unė atė e harrova fare. - tha Hozeja.
    - Atėherė, mė do? - tha gruaja.
    - Po, - tha Hozeja.
    Pati njė pauzė. Hozeja vazhdoi tė lėvizte, po me fytyrė tė kthyer drejt dollapėve, dhe pėrsėri pa e parė nė sy. Ajo lėshoi njė tjetėr shtėllungė tymi, mbėshteti bustin tek banaku dhe mė pas, me kujdes, dinakėri e duke kafshuar gjuhėn pėrpara se tė fliste, sikur tė ishte nė majė tė gishtave, pyeti:
    - Edhe po tė mos flija me ty?...
    Vetėm atėherė Hozeja u kthye ta shihte sėrish:
    - Tė dua aq shumė, sa edhe po tė mos flija me ty, prapė do tė doja. - tha ai.
    Pastaj Hozeja eci drejt saj. U ndal ta shihte pėrballė. Krahėt e fuqishėm i mbėshteti nė banak, pėrpara saj dhe duke e vėshtruar nė sy i tha:
    - Tė dua aq shumė, sa ēdo pasdite do ta vrisja atė burrė qė shkon me ty…
    Nė ēastin e parė, gruaja u duk dyshuese. Mė pas, e pa burrin me vėmendje dhe me njė shprehje tė lėkundur keqardhjeje dhe talljeje. Nė vazhdim bėri njė pauzė tė vogėl, e shpėrqendruar. Dhe, mė pas, qeshi me sa fuqi kishte.
    - Je xheloz, Hoze! Fantastike! Je xheloz!
    Hozeja u skuq pėrsėri, dhe nė fytyrė iu vizatua njė turp i pafajshėm, si i njė fėmije, tė cilit, papritur, i kanė zbuluar tė gjitha sekretet.
    - Kėtė pasdite nuk kupton asgjė, mbretėreshė! - tha - dhe fshiu djersėt me leckė. Mė pas, vazhdoi:
    - Jeta e keqe, po tė shėmton, mė duket …
    Por gruaja kishte ndryshuar shprehje. "Mirė, Hoze, nuk je xheloz." - tha. Dhe vazhdoi ta shihte, por tani nė sytė e saj kishte njė shikim tė ēuditshėm, sfidues dhe njėkohėsisht tė trishtuar.
    - Mirė, Hoze, atėherė nuk je xheloz. - pėrsėriti ajo.
    - Nė njė farė mėnyre, po, - tha Hozeja. - Por, jo ashtu siē mendon ti. - Liroi qafėn dhe vazhdoi ta pastronte, duke e tharė me leckė.
    - Atėherė? - pyeti gruaja.
    - Ēėshtja ėshtė se unė tė dua aq shumė, sa nuk mė pėlqen qė ti tė bėsh kėtė gjė.
    - Ēfarė? - tha gruaja.
    - Kėtė … Qė shkon me burra tė ndryshėm ēdo ditė. - tha Hozeja.
    - Ėshtė e vėrtetė qė do ta vrisje njė burrė vetėm qė tė mos shkonte me mua? - tha gruaja.
    - Qė tė mos shkonte, jo. - tha Hozeja. - Do ta vrisja, po tė shkonte me ty.
    - Ėshtė e njėjta gjė - tha gruaja. - Bashkėbisedimi kishte arritur nė njė pikė tepėr ngacmuese. Gruaja fliste me zė tė ulėt, tė ėmbėl dhe si e magjepsur. E kishte fytyrėn pothuajse ngjitur me faqen e shėndetshme dhe paqėsore tė burrit, i cili qėndronte i palėvizshėm, si i mahnitur nga avulli i fjalėve.
    - Tė gjitha kėto janė tė vėrteta. - tha Hozeja. - Atėherė… - tha gruaja, dhe zgjati dorėn pėr tė pėrkėdhelur krahun e ashpėr tė burrit. Me dorėn tjetėr hodhi bishtin e cigares.
    - Atėherė, ti vėrtetė do tė mund tė vrisje njė njeri?
    - Pėr atė qė tė thashė, po. - tha Hozeja. Zėri i tij mori njė nuancė gati dramatike.
    Gruaja shpėrtheu sėrish nė gaz, dhe u duk haptazi qė po tallej me tė.
    - Ēfarė tmerri, Hoze! Ēfarė tmerri! - tha duke u shkrirė sė qeshuri. - Hozeja duke vrarė njė burrė! Kujt do t'i shkonte ndėrmend qė pas njė burri kaq babaxhan dhe tė ndershėm, qė asnjėherė nuk mė merr parį, qė ēdo ditė mė pėrgatit njė biftek dhe hutohet duke biseduar me mua, deri sa gjej njė klient, fshihet njė vrasės. Ēfarė tmerri, Hoze! Po mė fut frikėn!
    Hozeja u ēorodit. Ndoshta u ndie pak i fyer. Ndoshta, kur gruaja nisi tė qeshte, u ndie dhe pak i zhgėnjyer.
    - Ti je e dehur, budallaqe! - tha ai. - Shko tė flesh. As mos tė tė shkoj nė mendje qė ka pėr tė tė ardhur oreksi e tė mund tė hash diēka. - Por tani, gruaja, me bėrryla tė mbėrthyer nė banak, kishte pushuar sė qeshuri dhe ishte bėrė pėrsėri serioze, e menduar.
    E pa burrin tek largohej. E pa tek hapte frigoriferin dhe tek e mbyllte sėrish, pa nxjerrė asgjė qė andej. Mė pas, e pa tek shkonte deri nė anėn tjetėr tė banakut. E pa tek fėrkonte xhamin e shndritshėm, si nė fillim. Atėherė, gruaja foli sėrish, por tani me njė ton prekės dhe tė butė : Ėshtė e vėrtetė qė mė do, Pepijo? Hoze - e thėrriti. Burri nuk e vėshtroi.
    - Hoze!
    - Shko tė flesh! - tha Hozeja. - Dhe bėj njė dush pėrpara se tė shtrihesh, qė tė tė dalė pija.
    - E kam seriozisht, Hoze. - tha gruaja. - Nuk jam e dehur.
    - Atėherė je bėrė e keqe - tha Hozeja.
    - Hajde kėtu, dua tė flas me ty. - tha gruaja.
    Burri u afrua me mėdyshje mes kėnaqėsisė dhe mosbesimit.
    - Afrohu!
    Burri u ndal sėrish pėrpara gruas. Ajo u pėrkul pėrpara, e kapi prej flokėsh, me rrėmbim, por me njė gjest tė qartė dashurie.
    - Ma pėrsėrit edhe njė here, atė qė mė the nė fillim!
    - Ēfarė? -pyeti Hozeja. Mundohej ta shihte me kokėn e pėrkulur nga kapja e flokėve.
    - Qė do ta vrisje atė burrė qė shkon me mua.
    - Do ta vrisja atė burrė qė do tė shkonte me ty, mbretėreshė. Ėshtė e vėrtetė - tha Hozeja.
    Gruaja e lėshoi.
    - Po nė qoftė se, do tė isha unė ajo qė do ta vriste, a do tė mė mbroje? - Ajo i tha me vendosmėri e seriozitet kėto fjalė, dhe, me njė lėvizje tė fortė e tunduese, e shtyu tutje kokėn, si tė derrit, tė Hozesė.
    Burri nuk iu pėrgjigj fare; buzėqeshi.
    - Mu pėrgjigj, Hoze! - tha gruaja. - Do tė mė mbroje, nė qoftė se unė do ta vrisja?
    - Kjo varet - tha Hozeja. - Ti e di qė kjo nuk ėshtė aq e lehtė sa duket…
    - Askuj, mė shumė se ty, nuk i beson policia. - tha gruaja.
    Hozeja buzėqeshi, krenar dhe i kėnaqur. Gruaja u pėrkul sėrish drejt tij, nga maja e banakut.
    - Ėshtė e vėrtetė, Hoze. Jam gati tė vė dorėn nė zjarr qė ti nuk ke thėnė kurrė, qoftė edhe njė gėnjeshtėr.
    - E kush ia ka parė hajrin kėsaj gjėje… - tha Hozeja.
    - Pikėrisht - tha gruaja. - Policia e di dhe tė beson ēdo gjė, pa tė tė pyetur dy herė.
    Hozeja filloi t'i binte lehtė banakut, pėrpara saj, pa ditur ē'tė thotė. Gruaja pa sėrish drejt rrugės. Mė pas, pa orėn dhe modifikoi tonin e zėrit tė saj, sikur tė donte ta mbyllte dialogun pėrpara se tė vinin klientėt e parė.
    - Po pėr mua, a do tė thoje njė gėnjeshtėr, Hoze? - i tha. E kishte seriozisht.
    Hozeja u kthye ta shihte, dhe e pa, por ashpėr, me dyshim, sikur t'i kishte mbirė njė ide e tmerrshme nė kokė. Njė ide qė hyri nga njėri vesh, u rrotullua pėr njė moment, e zymtė, konfuze dhe mė pas doli nga tjetri, duke lėnė njė gjurmė tė lehtė ankthi.
    - Nė ēfarė telashi ke hyrė, mbretėreshė?
    Ai u pėrkul pėrpara, dhe i kryqėzoi sėrish duart mbi banak. Gruaja ndjeu avullin e fortė dhe pak tė amonjaktė tė frymėmarrjes sė tij, qė bėhej e vėshtirė nga presioni qė ushtronte banaku mbi stomakun e burrit.
    - E kam seriozisht, mbretėreshė! Nė ēfarė telashi ke hyrė?
    Gruaja ktheu kokėn nga ana tjetėr.
    - Nė asnjė - tha. - Thjesht, po flisja pėr tė kaluar kohėn.
    Mė pas, filloi ta shihte sėrish.
    - Thashė se mos ke ndėrmend tė vrasėsh ndonjė njeri?!... - tha gruaja.
    - Asnjėherė nuk kam menduar tė vras dikė. - tha Hozeja i shpėrqendruar.
    - Jo, o njeri! - tha gruaja. - E kam fjalėn pėr dikė qė fle me mua.
    - Ah! - tha Hozeja. - Tani po, qė po flet qartė. Gjithnjė kam menduar, se nuk ke nevojė tė bėsh kėtė jetė. Tė betohem se nė qoftė se e le kėtė gjė, do tė tė jap biftekun mė tė madh ēdo ditė, pa tė marrė asnjė qindarkė.
    - Faleminderit, Hoze! - tha gruaja. - Por ēėshtja, nuk ėshtė kėtu. Tashmė, nuk do tė mund tė shkoj mė, me askėnd.
    - Prapė po i bėn lėmsh gjėrat. - tha Hozeja.
    Gruaja po fillonte tė dukej e paduruar.
    - Nuk po bėj lėmsh asgjė. - tha ajo. - Pastaj u mbėshtet nė karrige dhe Hozeja pa gjoksin e saj tė varur dhe tė trishtuar nėn bust.
    - Nesėr do tė iki, dhe tė premtoj se nuk do tė tė bezdis mė kurrė. Tė premtoj se nuk do tė shtrihem mė me askėnd.
    - Nga tė hipi kjo temperaturė? - tha Hozeja.
    - E vendosa para njė ēasti. - tha gruaja. - Vetėm para njė ēasti e mblodha mendjen pėrfundimisht se kjo ėshtė njė gjė e pistė.
    Hozeja e mori pėrsėri leckėn dhe nisi tė fėrkonte xhamin, pranė saj.
    - Prandaj e bėn ti kėtė gjė, se ėshtė gjė e pistė. - tha ai, pa e parė nė sy. - Duhet ta kishe menduar prej kohėsh.
    - Prej kohėsh e kam menduar - tha gruaja. - Por, vetėm pėrpara njė ēasti u binda plotėsisht qė kam neveri nga burrat.
    Hozeja buzėqeshi. Ngriti kokėn pėr ta parė, ende duke buzėqeshur, por e pa si tė ngrirė, konfuze, duke folur dhe me shpatulla tė ngritura; duke u lėkundur nė karrigen rrotulluese, me njė shprehje tė pikėlluar nė fytyrėn e argjendtė, nė tė cilėn kishte rėnė njė pluhur i parakohshėm vjeshte.
    - Nuk mendon se duhet lėnė e qetė njė grua qė vret njė burrė, sepse, pasi ka shkuar me tė, ndjen neveri nga ai dhe nga tė gjithė burrat qė kanė shkuar me tė?
    - Nuk ke pse tė shkosh aq larg. - tha Hozeja, i prekur dhe me njė nuancė keqardhjeje nė zė.
    - Edhe nėse gruaja i thotė burrit se ka neveri nga ai kur e sheh duke u veshur, ngaqė kujtohet se ka qenė duke u zhgėrryer me tė gjatė gjithė mbasdites dhe atė ēast ndjen se, as sapuni dhe as shtupa nuk do tė mund t'ia heqin erėn e tij?
    - Kjo gjė ndodh, mbretėreshė - tha Hozeja, tani akoma mė i pėrqendruar, duke pastruar banakun. - Nuk ke pse ta vrasėsh. Thjesht, lėre tė ikė.
    Por gruaja vazhdonte tė fliste dhe zėri i saj ishte njė rrymė uniforme, e lėshuar, pasionante.
    - Edhe kur, megjithėse gruaja i thotė pėrsėri se ka neveri nga ai, burri, sikur tė mos ketė dėgjuar asgjė, zhvishet pėrsėri e vrapon drejt saj ta puthė edhe njė herė, ta...?
    - Kėtė gjė nuk e bėn asnjė burrė i denjė - tha Hozeja.
    - Por, nėse e bėn? - tha gruaja, me njė ankth tė padurueshėm. - Po nėse burri nuk ėshtė i denjė dhe e bėn, dhe atėherė gruaja ndjen se mund tė vdesė nga neveria pėr tė, dhe e di qė e vetmja mėnyrė pėr t'i dhėnė fund tė gjithė kėsaj historie ėshtė t'i fus njė thikė nga poshtė?
    - Ky ėshtė kanibalizėm! - tha Hozeja. - Pėr fat tė mirė, asnjė burrė nuk e bėn atė qė thua ti.
    - Epo, mirė, - tha gruaja, tani akoma dhe mė e paduruar. - Po nėse e bėn? Le tė supozojmė, se e bėn.
    - Po mund ta durosh, se nuk zgjat shumė. - tha Hozeja dhe vazhdoi tė pastronte banakun, pa lėvizur nga vendi, por tani pak mė i shpėrqendruar dhe jo aq i vėmendshėm ndaj bisedės.
    - Gruaja goditi xhamin me grusht, e vendosur dhe e irrituar.
    - Ti je kafshė, Hoze! - tha. - Nuk kupton asgjė.
    Pastaj, e kapi me forcė nga mėnga:
    - Hajde, thuaj qė gruaja duhet ta vriste.
    - Dakord - tha Hozeja, me njė kthesė pajtuese. - Ti ke tė drejtė nė tė gjitha ato qė thua.
    - Ti, Hoze, mendon se kjo ėshtė mbrojtje personale?!... - tha gruaja duke e shkundur nga mėnga.
    Hozeja, atėherė, i hodhi njė shikim tė vakėt dhe miratues pėr t'ia bėrė qejfin. "Gati,gati", tha. Dhe i shkeli syrin, me njė gjest qė ishte njėkohėsisht njė mirėkuptim i pėrzemėrt dhe njė marrėveshje e frikshme bashkėpunimi. Gruaja e lėshoi dhe vazhdoi serioze.
    - A do tė thoshe njė gėnjeshtėr pėr tė mbrojtur njė grua qė e ka bėrė kėtė gjė?
    - Varet - tha Hozeja.
    - Nga se varet? - tha gruaja.
    - Varet nga gruaja. - tha Hozeja.


    - Le tė supozojmė se ėshtė njė grua tė cilėn e do shumė. - tha ajo. - Jo pėr tė fjetur me tė, a mė kupton? Por, siē thua ti, qė e do shumė.
    - Mirė, si tė thuash ti, mbretėreshė! - tha Hozeja, dhe shfryu i bezdisur.
    U largua pėrsėri. Pa orėn. Pa qė ora po shkonte gjashtė e gjysmė. Mendoi, se brenda disa minutave restoranti do tė mbushej me njerėz dhe ndoshta, pėr kėtė arsye nisi tė fėrkonte xhamin mė me shumė forcė, duke parė drejt rrugės pėrmes kristalit tė dritares. Gruaja qėndronte nė karrige e heshtur, e pėrqendruar dhe duke parė me njė hije trishtimi lėvizjet e burrit. Duke parė, sesi mund tė shohė njė burrė, njė llambė qė ka nisur tė shuhet. Papritur, foli sėrish, me njė zė tepėr tė butė.
    - Hoze!
    Burri e vėshtroi me njė ėmbėlsi tė thellė dhe paksa i trishtuar, si njė viē i vogėl, qumėshtor. Nuk e vėshtroi pėr ta dėgjuar, ndoshta vetėm pėr ta parė, pėr tė ditur qė ishte aty, duke pritur njė shikim qė nuk kishte pse tė ishte mbrojtėse apo solidariteti. Ndoshta thjesht njė shikim.
    - Tė thashė se nesėr do tė iki, dhe nuk mė the asgjė - tha gruaja.
    - Po. - tha Hozeja. - Por nuk mė the se ku.
    - Atje, - tha gruaja. - Ku tė mos tė ketė burra qė duan tė flenė me njė femėr.
    Hozeja nisi tė buzėqeshė pėrsėri.
    - Seriozisht do tė ikėsh? - e pyeti, duke e ndryshuar papritur shprehjen e fytyrės, nė njė mėnyrė tė tillė, sikur po meditonte mbi jetėn.
    - Kjo varet nga ti. - tha gruaja. Nė qoftė se do tė dish tė thuash, se nė ēfarė ore erdha, nesėr do tė iki dhe nuk do tė pėrzihem mė me kėto gjėra. A tė pėlqen kjo gjė?
    Hozeja, i buzėqeshur, bėri me kokė njė gjest pohues dhe tė qartė. Gruaja u pėrkul andej nga ishte ai.
    - Nėse njė ditė do tė kthehem kėtej, do tė bėhem xheloze po tė gjej njė grua tjetėr duke folur me ty, nė kėtė orė dhe pikėrisht nė kėtė karrige.
    - Nėse kthehesh kėtej, duhet tė mė sjellėsh diēka - tha Hozeja.
    - Tė premtoj se do ta kėrkoj gjithandej arushin e lėkurės, qė tė ta sjell, - i tha gruaja.
    Hozeja buzėqeshi dhe e kaloi leckėn nė hapėsirėn qė ndodhej midis tij dhe gruas, sikur tė ishte duke pastruar njė kristal tė padukshėm. Edhe gruaja buzėqeshi; tani, me njė gjest tė pėrzemėrt dhe joshės. Pastaj burri u largua duke pastruar xhamin nga cepi tjetėr i banakut.
    - Ēfarė? - tha Hozeja, pa e parė nė sy.
    - A do t'i thuash kujtdo qė tė tė pyesė, se nė ēfarė ore erdha; se erdha nė gjashtė pa njė ēerek? - e pyeti gruaja.
    - Pėrse? - tha Hozeja, ende pa e parė dhe tani nė njė mėnyrė tė tillė, sikur sapo e kishte dėgjuar.
    - Kjo s'ka rėndėsi - tha gruaja. - Ēėshtja ėshtė qė ta bėsh.
    Atė ēast, Hozeja vuri re klientin e parė qė hyri nga dera lėvizėse dhe eci drejt njė tavoline nė cep. Pa orėn. Kishte shkuar fiks gjashtė e gjysmė.
    - Dakort, mbretėreshė! - tha i shpėrqendruar. - Si tė duash ti. Gjithmonė, unė bėj atė qė do ti.
    - Mirė. - tha gruaja. - Atėherė mė pėrgatit njė biftek.
    Burri iu drejtua frigoriferit, nxori njė pjatė me mish dhe e la nė tavolinė. Mė pas ndezi sobėn.
    - Do tė tė pėrgatis njė biftek tė mirė lamtumire, mbretėreshė.
    - Faleminderit, Pepijo! - tha gruaja.
    Ajo qėndroi e menduar, sikur papritur, tė ishte zhytur nė njė botė tė ēuditshme, e banuar nga forma tė turbullta, tė panjohura. Nga ana tjetėr e banakut, nuk u dėgjua zhurma qė bėri mishi i freskėt kur ra nė yndyrėn e pėrvėluar. Nuk dėgjoi mė pas, kėrcitjen e thatė dhe shushuritėse, kur Hoze ktheu biftekun nė tenxhere dhe era e kėndshme e mishit tė skuqur filloi tė mbushte, ngadalė, ajrin e restorantit. Mbeti kėshtu, e pėrqendruar, e ripėrqendruar, derisa ngriti pėrsėri kokėn, duke pulitur sytė, sikur vdiq dhe u ngjall sėrish. Atėherė pa burrin qė qėndronte pranė sobės, i ndriēuar nga zjarri i flaktė dhe bubulak.
    - Pepijo! Ah! Pėr ēfarė po mendon?
    - Po mendoja, a do tė mund ta gjesh me ndonjė vend arushin prej lėkure - tha Hozeja.
    - Sigurish qė po - tha gruaja. - Por, ajo qė dua tė mė thuash ėshtė, nėse do tė mė jepje pėr lamtumirė ēdo gjė qė do tė tė kėrkoja?
    Hozeja e pa qė matanė sobės.
    - Sa herė do, qė tė ta pėrsėris? A do ndonjė gjė mė shumė se biftekun mė tė mirė?
    - Po - tha gruaja.
    - Ēfarė? - tha Hozeja.
    - Dua njė ēerek ore mė tepėr.
    Hozeja ēoi trupin mbrapa, pėr tė parė orėn. Pastaj pa klientin qė vazhdonte tė qėndronte nė heshtje, duke pritur nė cep, dhe nė fund pa mishin, e skuqur nė tenxhere. Vetėm atėherė foli:
    - Seriozisht nuk po kuptoj gjė, mbretėreshė.
    - Mos u bėj budalla, Hoze. - tha gruaja. - Kujtohu qė jam kėtu qė nga ora pesė e gjysmė...

    Pėrktheu nga origjinali:
    VALBONA SELMAN


  11. #9
    -
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    2,457
    Faleminderit
    4
    34 falenderime nė 25 postime
    Nga Gabriel Garsia Markez, kam lexuar vetėm romanin "Dashuria nė kohėrat e kolerės" me shqipėrim nga Mira Meksi dhe, me ėshtė dukur i kėndshėm por jo aq i madh sa e bėjnė; kjo kuptohet pėr shijet e mia. Nė pėrgjithėsi shkrimtarėt/et latinė/e, s'mė pėlqejnė edhe aq, duke qenė se mė duken pak si perversė nė stilin e tyre tė tė shkruarit romane.

    *
    Shkėputur nga "Dashuria nė kohėrat e kolerės":


    “....Gjėrat qė bėhen fshehurazi tė shijojnė mė shumė.”



    “Hildebranda kishte njė koncept universal pėr dashurinė dhe, mendonte se ēdo gjė qė i ndodh njė dashurie, kjo cėnonte tė gjitha dashuritė e botės”




    “...Njeriu nuk lind vetėm ditėn qė del nga barku i nėnės, por jeta e ndryshonte njė herė e dy, e shumė, qė tė lindė vetveten.”




    “- I pasur, jo – thoshte, - jam njė varfanjak me para, qė s’ėshtė njėsoj.”





    “Nuk kam keq tė vdes, por trembem se mos nuk vdes nga dashuria”





    “...S’mund tė japėsh dot formula pėr jetėn”




    “Dashuria, nėse ekzistonte vėrtetė, ishte njė ēėshtje mė vete: njė tjetėr jetė”




    “Ata jetonin nė heshtje, si dy bashkėshortė tė rrahur nga jeta pėrtej kurtheve tė pasionit, pėrtej qesėndisė brutale tė ėndrrave dhe mirazheve tė zhgėnjimit: pėrtej dashurisė. Sepse sė bashku kishin pėrjetuar aq gjėra, sa pėr tė kuptuar se dashuria ishte dashuri nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, por, sa mė pranė vdekjes ndodhej, aq mė e fuqishme bėhej”

  12. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,535
    Faleminderit
    346
    102 falenderime nė 73 postime

    Pėr: Gabriel Garcia Markez

    6 Μars 1927 – 17 Prill 2014


    RIP

  13. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime

    Pėr: Gabriel Garcia Markez

    Gabriel Garcķa Mįrquez: Mercedes Barcha, takohemi nė Parajsė

    Nė fillim ai pa sytė e saj. Lėkura e errėt qė i vezullonte nga dielli e bėnte mė tė ndrojtur. Ishte vetėm 13 vjeē. Djaloshi qė kishte nisur tė shkruante mbrėmjeve vonė nė dhomėn e vogėl tė konviktit mijėra km larg shtėpisė, ndjeu nė vėshtrimin e kėsaj vajze diēka qė i kujtonte historitė e librave qė kishte nė dhomė. Heshtja e bėnte mė interesante. Ai i mėsoi nė atė kohė vetėm emrin. Quhej Mercedes Barcha dhe vetėm disa muaj mė vonė, kur do tė kthehej sėrish gjatė pushimeve tė verės pėr tė takuar prindėrit, ai do ti propozonte. Ndodheshin nė njė festė. Teksa vallėzonin, ai i shprehu gjithēka qė kishte menduar kaq e kaq herė me mendje. Ishte viti 1946 dhe studimet pėr Drejtėsi nuk i jepnin Gabriel Garcia Markez, atė emocion qė i jepte e shkruara. Kishte njė pushtet qė ai kishte nisur ta ndiente, teksa historitė merrnin formė nė letrėn e bardhė. Ndaj njė ditė vendosi ti linte studimet pėr tiu pėrkushtuar gazetarisė. Markez nisi tė punonte nė gazetėn El Espectador, ku menjėherė u dallua pasioni i tij pėr tė hulumtuar histori. Nė kėtė periudhė, Mercedes nisi studimet e larta. Sucre, qyteti i tyre i lindjes, do tė ishte dhe vendi i romancės sė Markez me Mercedez. Sytė e saj tė mėdhenj kafe, do tė ishin pėr tė gjithnjė frymėzim. Ajo vinte nga njė familje egjiptiane, por kjo nuk i pengoi ta donin njėri-tjetrin. Nė vitin 1952, ata u fejuan. Dhe vetėm pak kohė pas fejesės, ēifti do tė ndodhet pėrpara njė zgjedhjeje tė vėshtirė. Drejtori i gazetės ku punonte i kėrkon Markezit tė udhėtojė nė Europė, pėr tė punuar si korrespondent. Ishte njė ėndėrr e imja tė jetoja nė Europė dhe tė bėja njė punė tė tillė. Kėshtu mė duhej tė zgjidhja mes njė gjėje qė gjithnjė e kisha ėndėrruar dhe martesės. Bisedova me Mercedesin dhe ajo mė tha se do tė ishte mė mirė tė udhėtoja nė Europė sesa gjithė jetėn tia kujtoja kėtė ngjarje si njė peng, kujtonte Markezi mė vonė. Jeta jashtė Kolumbisė do ta ndante pėr njė kohė tė gjatė ēiftin. Udhėtimi i tij nė Europė, e veēanėrisht nė Paris, do tė zgjaste mė shumė sesa e kishte menduar.

    markez-1Regjimi politik nė vendin e tij do tė ndėrhynte qė Markez tė mos paguhej mė nga gazeta, pėr shkak tė shkrimeve konfliktuale. Ikja nga puna ka qenė njė moment i vėshtirė pėr mua, pasi kisha prishur dhe paratė e biletės sė kthimit, e nuk mė mbetej gjė tjetėr tė rrija e tė punoja. Jeta ime nė Europė zgjati dhe tre vjet tė tjera. Mercedes e pranoi dhe kėtė vendim timin, edhe pse ēdo kush i thoshte se duhet tė ishte e ēmendur, pasi unė duhet tė kisha gjetur ndonjė vajzė tjetėr nė Europė. Nė Paris isha krejtėsisht i lirė. Por e ndieja qė njė ditė kjo jetė do tė pėrfundonte dhe unė do tė kthehesha sėrish tek ajo. Ishte si tė ndieje njė rrugė tė fatit, qė pavarėsisht zgjedhjeve qė kishe bėrė, njė ditė do tė mbėrrije atje. Nga Parisi i shkruaja asaj ēdo javė. Dhe pas martesės, kur diēka nuk shkonte nė marrėdhėnien tonė dhe ajo nuk ndihej e lumtur, mė thoshte: Nė letrat nga Parisi me shkruaje se do tė isha gjithmonė e lumtur. Njė ditė i thashė: Dua ti blej tė gjitha letrat qė tė kam shkruar. Dhe ajo mi shiti letrat. I dogja tė gjitha, dhe jam i qetė, pasi askush nuk do tė mund tė hamendėsojė ose ti pėrdorė ato pas vdekjes sime, kujtonte Markez.

    Ēifti u martua mė 21 mars 1958 nė kishėn Barranquilla. Bashkė ata patėn dy djem, Rodrigo mė 1959-n dhe Gonzalo tre vjet mė vonė. Nė vitin 1961, familja e re shpėrngulet nė SHBA, ku vendoset pėr tė jetuar nė Meksikė. Markez gjithmonė donte tė jetonte nė Amerikėn e Jugut, i frymėzuar nga romanet e Faulkner. Kėto ditė janė ditėt mė tė trishta pėr Mercedes Barcha tashmė 82 vjeēe, e cila duhet ti thotė lamtumirė njeriut tė saj tė zemrės. Ishte 13 vjeēe kur e pa pėr herė tė parė, nė Sucre, dhe qė atėherė nuk reshti sė vrapuari pas tij. Ishte pas tij dhe kur ndodheshin mijėra kilometra larg njėri-tjetrit, me njė forcė tė cilėn Markez asnjėherė nuk arriti ta shpjegonte, por e quajti thjesht forca e dashurisė. Ajo forcė ku ai besoi pėrgjithmonė, si e vetmja arsye e jetės njerėzore. Puthja e tyre nė aeroportin e Stokholmit mė 1982, pas marrjes sė ēmimit Nobel, ishte pėrgjigjja qė Markez u dha me veprim tė gjitha pyetjeve mbi dilemat njerėzore. Ai e kishte kuptuar se gjithė udhėtimi i tij nė letėrsi, ishte pėr tė kuptuar njė grua. Njė grua e veshur me peliēe tė bardhė dhe kapuē mbi flokėt e kaftė teksa shtrėngohej pas tij.

    Emri:  markez-320x279.jpeg

Shikime: 5356

Madhėsia:  23.2 KB


    Gazeta Shqip

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Gabriel Garcia Markez

    Ajo pasdite shtatori me Gabriel Garcia Marquez-in

    Nga Mira Meksi {19/04/2014}

    Odiseja e pėrpjekjeve tė pėrkthyeses Mira Meksi pėr ta takuar Marquez-in. “Ai qe nisur rrugės pėr nė Tokio, ku sė bashku me regjisorin e famshėm japonez, Kurosavėn, do tė punonte pėr xhirimin e Vjeshta e patriarkut, – thotė pėrkthyesja, tė cilėn Marquez e “pagėzoi” me emrin “lulja pirate”

    Tarazona-nė Aragon-Aragoni nė Spanjė. Mjeshtre nė luftėra e nė traktate paqeje, luftėtare mijėvjeēare kundėr kartagjenasve, mira meksiromakėve dhe vizigotėve, e shkatėrruar dhe e rindėrtuar qindra herė, vendqėndrim i mbretėrve katolikė, rezonancė e veēantė politike dhe intime pėr Isabelėn dhe Fernandon, pėrzierje e kulturave kristiane, hebraike dhe islamike, me njė katedrale sė cilės iu deshėn gjashtė shekuj pėr t’u ndėrtuar, duke filluar nga ai XII, dhe ku ndeshen tė gjitha stilet: romanik, gotik, arab, plateresk, barok; qyteti i alkimisė, i legjendave, i fantazmave, i manastirit tė famshėm tė Veruelės, ku punoi poeti i madh romantik i Spanjės, Bekeri; qyteti i Kryqit tė Zi tė Bekerit dhe i koridave-Tarazona, me njė diell qindravjeēar tė ngėrthyer mbi krye, dhe me tringėllimėn e pėrhershme tė kambanave, mikpritėse si asnjė vis tjetėr i Spanjės, mbante nė gjirin e saj njė “Babel” gjuhėsh.

    “Babeli” – “Shtėpia e Pėrkthyesit”, e vetmja nė Spanjė, ėshtė krijuar para dy vjetėsh me nismėn e zotit Francisco Uriz, pėrkthyes, poet, dramaturg. Aty punova dy muaj, njoha pėrkthyes tė tjerė, poetė, shkrimtarė, si dhe “aleatė” nė adhurimin tim ndaj Gabriel Garcia Marquez-it. Zoti Uriz ishte miku i tij, ashtu siē kishte qenė miku i ngushtė i Julio Cortazar-it dhe i Pablo Neruda-s. Odiseja e pėrpjekjeve tė mia pėr ta takuar Marquez-in filloi njė pasdite shtatori, kur nė “El Pais” lexova njoftimin se Marquez-i ndodhej nė Madrid. Ai qe nisur rrugės pėr nė Tokio, ku sė bashku me regjisorin e famshėm japonez, Kurosavėn, do tė punonte pėr xhirimin e “Vjeshta e patriarkut”. Gabo-ja (siē mora vesh qė e thėrrisnin miqtė e tij) e kishte marrė rrugėn mė nge dhe, si ata shkollarėt qė ndalen vitrinave pėrpara se tė mbėrrijnė nė shkollė, po ecte: Havanė-Bogota-Madrid-Barcelonė-Paris-Moskė-Tokio.

    Qė tė takoje Marquez-in nė Barcelonė (pėr tė: qyteti mė i dashur i Spanjės), duhej tė kaloje patjetėr nga Carmen Balcels-i, agjentja e tij e plotfuqishme letrare, e cila qe vėrtet njė mur pothuaj i pakapėrcyeshėm.

    Shumė telefonatave-ndėrhyrje, qė zoti Uriz i bėri Carmen-it, me tė cilat kėrkonte njė takim disaminutėsh pėr pėrkthyesen shqiptare tė “Dashuria nė kohėrat e kolerės” me Marquez-in – ajo iu pėrgjigj negativisht.

    Mė nė fund, mėngjesin e tetėmbėdhjetė shtatorit, zemra e artė e Carmen-it u dorėzua ēuditėrisht, dhe mua m’u akordua takimi i shumėdėshiruar po atė pasdreke nė Barcelonė, nė Selinė e Agjencisė Letrare tė Carmen Balcels-it, nė Rrugėn Diagonal.

    Afėr mesditės nisi udhėtimi im i ēmendur drejt Barcelonės…

    Kur Carmen Balcels-i mė futi nė sallon, duke mė thėnė se Gabo-ja qe duke folur nė telefon me Kolumbinė, unė s’e kisha marrė akoma veten nga dalldia e shkėlqimit tė Barcelonės. Dalldi Barcelone plus dalldi Marquez-i. Kushedi se ē’pamje tė mpirė kisha, sepse ajo nxitoi tė mė pyeste nė doja diēka pėr tė pirė. “Ujė, – i thashė. – Bėn shumė vapė.” Vapė bėnte, vėrtet, por, kur pashė Carmen-in tė hynte pėrsėri nė derė me kanėn e ujit nė dorė dhe me “El Gabo-n” nė krah, ndjeva tė mė bėheshin duart akull. “El Gabo – Mira”, – prezantoi ajo, qė, pėr ēudi, m’u duk shumė i plakur, shtatshkurtėr (megjithėse nuk qe i tillė) dhe joreal. Gabo-ja i Madh! E kisha parė nė fotografi dy javė mė parė nė njė artikull tė botuar nė “El Pais” shumė mė tė ri e mė tė shėndetshėm. Truke fotografish ose aberracione vizuale, mendova vetėtimthi, ndėrsa hidhja kėmbėt drejt tij. Qėndruam tė dy pėrballė disa ēaste: ai buzagaz, unė fytyrėngrysur (ndoshta) pėrpara njė mėdyshjeje vdekjeprurėse: ta pėrqafoja apo t’i jepja vetėm dorėn? As njėra, as tjetra. Topitja me kriza disasekondėshe ishte sėmundja qė mė shoqėroi gjatė gjithė takimit. Ma dha ai dorėn, duke thėnė: “Esta jovencita, es mi traductora.” (Kjo ēupėlina, ėshtė pėrkthyesja ime). E tha me aq ėmbėlsi dhe dashuri, saqė unė nuk u zemėrova aspak qė mė quajti ēupėlinė, por i shkova pas me ca idera supersticioni nė kokė qė tė ulesha pranė tij. Vura re se kishte veshur po atė kėmishė me tė cilėn pati shkuar nė ceremoninė e ēmimit Nobel, tetė vjet mė parė. Nuk mė gėnjenin sytė, ishte po ajo kėmishė e bardhė kolumbiane! Zura ta sodisja me kujdes, duke bėrė krahasimet me tėrė ato fotografi revistash e gazetash qė kisha parė nė “Shtėpinė e Pėrkthyesit”: sy tė trishtuar (madje, dhe kur qeshte, mbeteshin po ashtu), dhėmbė pėrsosėrisht tė bardhė, flokė thinjoshė dhe stilografi i zi i gjithhershėm nė xhepin e kėmishės sė bardhė, tė cilin s’mund ta ndaja dot nga tiparet e Gabo-s. Mendimin tim duhet tė ketė pasur edhe karikaturisti, i cili pėr tė ilustruar njė artikull mbi Marquez-in, kishte vizatuar stilografin e tij tė zi nė pėrmasa vigane dhe, tė fshehur pas stilografit, portretin vocėrrak tė Gabo-s.

    - Po ē’bėn ti kėtu nė Spanjė, moj Mira Meksi? – mė pyeti. (Emrin tim e kishte tė shkruar nė njė pusullkė!)

    - Pėrkthej nė shqip Garcia Marquez-in, – iu pėrgjigja.

    - Shumė mirė, – mė tha. – Po ē’vepėr tė tij?

    Atėherė nisa t’i tregoja se si nė “Shtėpinė e Pėrkthyesit” nė Tarazona, Paco Uriz-i mė kishte dhėnė njė broshurkė me novelėn e tij “Gjurmėt e gjakut tėnd mbi dėborė”. E lexova me njė frymė novelėn-perlė dhe nisa ta pėrktheja. E kisha mbaruar pėrpara disa ditėsh. Gabos i pėlqeu shumė fjala “perlė” qė pėrdora dhe mė rrėfeu se si kishte pasur ndėr mend tė shkruante edhe shtatė novela tė tjera, ku tė rrėfente aventurat e latino-amerikanėve nė Evropė, e t’i pėrmblidhte pastaj nė njė libėr. (Prandaj edhe kjo novelė akoma s’qe botuar si libėr dhe as ishte lejuar pėrkthimi i saj.)

    - Por s’munda dot tė shkruaj tjetėr novelė. U harxhova i tėri nė tė, moj Mira. (Emrin tim e thoshte me shumė lehtėsi, ndryshe nga spanjollėt qė, zakonisht, herėn e parė e shqiptonin Mila). – Sytė e tij ishin fiksuar nė njė pikturė abstraksioniste nė murin pėrballė, autorin e tė cilės s’e mora dot vesh. Pastaj, duke zbritur nga qiejt e pikturės, u kujtua dhe mė pyeti: – Po mirė, ti e ke pėrkthyer dhe tani ke ndėr mend ta botosh “perlėn” qė s’ėshtė botuar asgjėkund?

    - Po, – iu pėrgjigja unė e vendosur, pa e vrarė shumė mendjen se kjo cenonte tė drejtat e autorit.

    - Ashtu? – tha Gabo-ja, duke qeshur. – Po ti qenke njė lule pirate!

    E kėshtu, mes miqve tė mi nė Spanjė, mė mbeti emri “Lulja pirate” ose “Lulja pirate e Gabo-s”.

    Mė pas biseda u fut nė shkurret gjembaēe tė pėrkthimit. Gabo-ja fliste si pėrkthyes i regjur, pyeste, jepte kėshilla. Mė pyeti, pėr shembull, pėr vėshtirėsitė qė kisha hasur nė pėrkthimin e romanit tė tij “Dashuria nė kohėrat e kolerės”.

    - Po me fjalėt qė tė duket se lexuesi nuk i kupton, si ia bėn? – mė tha.

    - Kollaj fare! – iu pėrgjigja. – U ngjis nga njė yllėz dhe ua shpjegoj kuptimin nė fund tė faqes.

    Dukej se Gaboja kėtė pėrgjigje kishte pritur, se s’mė la ta mbaroja fjalėn dhe thirri:

    - Kollaj, kollaj, por kujdes me ato shpjegimet… A e di se si i ka shpjeguar los higuerones (pemė fiku e Amerikės Latine) te “Kronika e njė vdekjeje tė paralajmėruar” pėrkthyesi im italian? Dėgjo, unė qė i vogėl i kam pasur llahtari kėto pemė, gjithmonė mė janė dukur kobzeza dhe ėndrrat e frikshme mė janė shpifur pėrherė me to. Te “Kronika” los higuerones mbajnė gjithė peshėn e tmerrit. Mirėpo pėrkthyesi italian i ngjiti fjalės atė yllėzin tėnd dhe i dha shpjegimin mė tė rėndomtė e mė tė shpėlarė tė botės, duke ia hequr tė gjithė ngjyrimin artistik: pemė fiku qė rritet nė Amerikėn Latine, me dru tė fortė, tė bukur, qė shėrben pėr tė bėrė orendi dhe anije… Prandaj edhe jam kundėr shpjegimeve.

    Marquez-i ishte entuziast pėr krijimin e “Shtėpisė sė Pėrkthyesit” nė Tarazona, pėr bashkėpunimin midis pėrkthyesve dhe sidomos midis autorit dhe pėrkthyesit. Mė pyeti kush e financonte. “Unė vetė, – mė tregoi, – kam ngritur njė shkollė kinematografike nė Amerikėn Latine, ku studiojnė dy mijė studentė, pėr tre vjet.” Pastaj mė tregoi se merrej me skenarė televizivė, se e krahasonte veten me njė makinė krijuese, qė shkruante, madje, edhe nė avion gjatė fluturimeve tė gjata, pėr tė mos iu fikur motori.

    - Po tani ē’keni nė dorė? – e pyeta.

    - Tani po merrem me kujtime, – m’u pėrgjigj. – Por… – M’u afrua mė pranė e mė tha zėulėt: – zakonisht tjetėr them tjetėr shkruaj.

    Unė shihja me bisht tė syrit orėn qė rendte si e ēmendur, duke e lėnė disa herė pas njėēerekorėshin takim me Gabo-n qė mė kishte premtuar Carmen-i fuqiplotė, dhe mbaja sytė me frikė nga dera se mos shfaqej ajo – dhe biseda jonė merrte fund. Por biseda vazhdoi gjatė e paturbulluar. Folėm e folėm pėrsėri, pėr tė drejtat e autorit nė botė, pėr politikė, pėr miqtė politikanė tė El Gabo-s, pėr Amerikėn Latine, pėr Kolumbinė, “vendin mė tė rrezikshėm tė botės”, siē e quante Marquez-i, sė cilės po i fironte gjaku nga droga…

    Dhe takimi ynė i gjatė mori fund ashtu siē e pata parashikuar: me shfaqjen nė derė tė engjėllit – mbrojtės tė El Gabo-s, qė mbante nė dorė “Gjenerali nė labirintin e tij”, veprėn e fundit tė Marquez-it. Ai e mori librin dhe hoqi stilografin e zi nga xhepi i kėmishės. Ēoē do tė ndodhte qė stilografi i zi po ndėrronte vend! Gaboja shfletoi disa faqe dhe zuri ta rrėshqiste stilografin mbi letėr. Fytyra i ndriste nga njė buzėqeshje fėmijėrore. Zgjata kokėn. Po vizatonte njė lule tetėpetaleshe me bisht tė gjatė, tė gjatė, sa i hante fleta, dhe pėrbri: “Njė lule pirate pėr Mirėn. Gabriel, ’90.”

    Kur u nisa pėr t’u kthyer sėrish nė Tarazona, Barcelona dukej si e mbytur nė njė dallgė tė purpurt nga njė muzg tejet i pėrflakur.

    Pas mesnate, nė Tarazona, u kujtova se nuk i kisha thėnė El Gabo-s gjėnė mė kryesore: se e adhuroja atė si shkrimtar dhe veprėn e tij. Atėherė nisa e i shkrova njė kartolinė, ku, me dy fjalė, ia thashė tė gjitha. (Tarazona 1991)

    Gabriel Garcia Marquez

    Gabriel Garcia Marquez

    Qėndruam tė dy pėrballė disa ēaste: ai buzagaz, unė fytyrėngrysur (ndoshta) pėrpara njė mėdyshjeje vdekjeprurėse: ta pėrqafoja apo t’i jepja vetėm dorėn? As njėra, as tjetra. Topitja me kriza disasekondėshe ishte sėmundja qė mė shoqėroi gjatė gjithė takimit. Ma dha ai dorėn, duke thėnė: “Esta jovencita, es mi traductora.” (Kjo ēupėlina, ėshtė pėrkthyesja ime)









    Markezi nė shqip

    Njėqind vjet vetmi

    Vjeshta e patriarkut

    Varrimi i Nėnėmadhes

    Histori e Miguel Litinit, ilegal nė Kili

    Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajė

    Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar

    Gjethurinat

    Njė histori me paskuintė

    Dashuri nė kohėn e kolerės

    Gjenerali nė labirinthin e tij

    Pėr dashurinė dhe demonė tė tjerė

    Historia e njė rrėmbimi

    Kujtim kurvash tė trishta

    Dymbėdhjetė tregime pelegrine

    http://mapo.al/new/2014/04/mira-meks...ia-marquez-in/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Lumturi eshte,te jetosh per te tepertat......
    Nga chakra nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 10:31
  2. Ta jetosh Meshen Shenjte
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-06-2006, 01:24
  3. Ta jetosh Meshėn Shenjte
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 01:18
  4. A ja vlen te jetosh ne Amerike ?!!
    Nga Marin23 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 00:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •