sa keq... vertet keq....
Nė mallin pėr qiellin si mbi vullkan tė shuar
Ka mbirė bar, tymi tretet, i vdekur nė varr
Ca dele kullosin si retė tė kaltren heshtur
Nė ringjallje shihem si nė sytė e ty pasqyrė
Nuk dal dot nga kjo pikėnisje, vetė u ktheva
Ose u kthye pamja, ose tė dy njėherėsh
Hidhmė si sheqer e ėmbėlsomė kėtė kafe
Rrufis ngadalė tė trishtin lėng tė heshtjes
Dėgjoj frymėn tek flet me vete pėr ngjarjen
Monolog apo bisedė, kjo do ishte pyetja
Merre gjysmėn, merri tė zinjtė a tė bardhėt
Tė kalojme kohėn qė na mbeti duke luajtur
Siē luan era me retė apo bregu me valėt...
Ata hodhėn rrjetėn nė te djathtė
Na nxorėn, njėqindepesėdhjetėetre
Biri priste nė breg te vinte barka
Zjarrin ndezur, bukė dhe peshk
Zhveshur jam e mė vjen turp
E di kush je e s`tė flas nė emėr
Akoma sundoj mbi kėtė trup
Po vjen koha kur e bėn njė tjetėr
Kur tė hap sytė do jesh aty
Duke pritur i bardhė si rrezja
E do shkojmė bashkė tė dy
Zogj tė rinj, sapodalė nga veza
Skifteri mė pa nė mes tė turmės
Pėllumb gri si gjithė tė tjerėt
Nuk arrita tė pyes “Pse unė?”
Kur ranė tė pėrgjakura pendėt...
Postuar mė parė nga yjori
Yjori!
Je jo vetėm poet por dhe enciklopedik. Kam shumė shumė kėnaqėsi tė lexoj poezitė tuaja. Mund tė tė quaj PIKASO i poezisė.
Agimi
Ēfarė shpendi harroi kėtė vezė kėtu?
Rritet pėrditė, po bėhet mė e madhe se unė
Nuk di c`ka brenda, e ngroh me frymė
Klloēkė Sizif rrėpirave tė shpirtit
Pėrpara kėtij guri kam rėne nė gjunjė
Thith gjakun tim, njeri shushunjė
Fryhem nga ajo qė pi, fryhet dhe ai
E rrokullisim tjetrin, tėlart, tėposhtė
Trupa qiellorė nė orbitėn e lashtė
Yll qė pėrkundet nė djepin skiē tė hėnės
Vezė qė harruan nė folenė time djajtė...
I marrė i dashuruar tė jem, jo i urtė
E vetmja derė nė qiell ėshtė zemra
Rrugėt e tjera tė shpien deri nė tru
Labirint fjalėsh ky, mbushur me emra
Ndoshta ke tė drejtė kur flet pėr jetėn
Por mos harro se na duhet njė dalje
Kur arrijmė nė fund, lodhur, vetėm
Arsyeja shndėrrohet veē nė tallje
Mbill mė mirė njė peme, kokėn nė dhe
Njėren kėmbė kėtu, tjetrėn nė matanė
Zemrėn dėrgoje si lajmėtar nėpėr re
Tė bejė gati folenė ditėn e mbrame
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 16-09-2004 mė 09:41
Mė kanė vėnė kamera tė fshehta nė shpirt
Regjistrojnė ēdo bėzamė, ēdo pėshpėrimė
Mė vjen turp pėr ēdo mendim e ide qė lind
Po mos reagoj fare nuk do kenė ē`tė dinė
Nuk di mė ēfarė ėshtė keq, as ēfarė mirė
Pėr vuajtjen s`mė bėhet vonė e lumturinė
Mundohem te ngurtėsohem nė qetėsinė
Tė mos lėviz fare, e veēse tė mbaj ritmin
Unė nuk jam muzika, jam veē vetėtimė
Kėmbanė nė kullė, urė guri mbi greminė
Pėrpiqem te mbuloj me vello lakuriqėsinė
Flas me vete pėr tė ndarė me ta vetminė..
Kam njė zgavėr nė gjoks mbushur me mjaltin tėnd
Ca bletė tė tejdukshme kullosin fushave tė mallit
Nektar drite, lule rrezesh kokėrėnduara pa mend
Pa mend dhe unė, dua veē te vrapoj, tė rend
Tė thith edhe unė nga buzėt e ēara tė portokallit
Lėngun qė tė deh, tė bėn tė harrosh kėtė vend
Te rrinim brenda
Perde te mbyllura
Te qepnim qepallat
Keto 10000 dite qe mbeten
Ne nje vend te larget
Ku nuk dime gjuhen
E nuk na njeh njeri
Ne nje shtepi te vogel
Me tavan te ulet
Dritare te vockela
Hambaret me buke
Pak muzike ne muzg
Me duhet nje moter
Te me laje plaget
Nuk kthehemi dot
As nuk ecim dot perpara
Pengojme njeri tjetrin
Nje peshk afer gjiut
A nje shpend afer satelitit
E beri lemsh boten
Lutem te na vrasin
A te na bjere rrufeja ne tel
Kam pire 40 aspirina e 6 valiume
Te vdisja ne gjume
Zhurme ne fund te kokes
Vuaj!
Plac!
Mos vuaj ne dac!
Fillon gjithcka nga e para
Alternative gri
Jetojme te njejten gje
Pafundesisht
Mburrem se jam i cmendur
Privilegj qe nuk e kane te gjithe
Vitin qe shkoi, ne maj
Isha per here te fundit ne mal
Njoha nje murg
Nje gjysem te shenjti
Kalova si ne plazh
Shtrohemi bashke ne spital
E nuk dalim nja dy vjet
Per te ngrene ka
E per te fjetur
Desha te gjej nje simbol dashurie
Gjeta vetem oren
Kisha tre jave qe nuk isha ulur
Me ishin bere shputat gjak
Nga pika a ne piken b
Ne pavionin tone
Pavion i mbyllur
Shume i ndyre
Ish edhe nje vajze e zbehte
Nuk kishim folur kurre
Isha per rruge
Ajo ish sidoqofte e zbehte
E i ngjante Ofelise
Rojet jane te zymte
Vrojtojne
Qe askush te mos puthet
Dikush masturbon
Nje tjeter po e lidhin
Nje tjeter ben tregti
Shkembejne kepucet me ore
E une qe shkoj e vij
Ajo me floke ngjyre gruri
Me vjen e me thote formulen
Une:edhe une,po tani?
Takohemi tek teli
Ne shkretetire
Ose ne Indi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 18-09-2004 mė 16:34
Krijoni Kontakt