Noto kunder rrymes...ne bregun e shkrete do te te pelqeje vetmia.![]()
PS--![]()
Noto kunder rrymes...ne bregun e shkrete do te te pelqeje vetmia.![]()
PS--![]()
E ku shkruhen ne karte
fjalet e gjuhes se zjarrte...
Duhet vdekur pėr tė kuptuar pse ke mbetur gjallė
Duhet kaluar anash per tė gjetur ku ėshte mesi
Zogjtė fluturojne akoma edhe kur kane ngordhur...
te pakten eshte shkruar ne kohen e tashme,
(dmth, ka ende te ardhme....)!
macia)
Te lindesh plak
te vdesesh femije
te jetosh pak
bashke me nje hije
Me jep nje kuptim
te dhuroj nje tjeter
vetem pak durim
histori e vjeter
Takohemi cdo jete
gjithmone ne mes
dashuri e shkrete
na eshte bere ves
E merrme ne krahe
e me jep pak gji
se kam lindur plak
e do vdes femije...
Jeta eshte uje
e uji nuk mbahet ne grusht
Mundohem te gjej duart
jam vetem rrudhe...
Dorac eshte Krijuesi
Ciklop mbase, ndoshta qorr
E nese ka koke e floke
jam edhe une morr...
Nuk zgjedhim dot
e nese themi sot
kete bejme cdo mot
asgje nuk ndodh kot...
Thyeje arren e enderres
Do gjesh nje thelb te rrudhur
Endrren time qe fle si embrion ne bark
Brazda qe lane plugjet e asaj qe shkoi
Rrenoja mbase te atyre qe jetuan dikur
Mbi balten ku u shnderruan ngrihen tani kokeforte kryqet
Hap te nesermen e do gjesh ate qe perjeton tani
Pse ti hap mendon ti? e pergjumesh
trokasin ,duan te hyjne apo te dalin?
apo je ti shtrire me floket qe kane mbire si bar ne shpirt
Sidoqofte fryn nje fllad i lehte syve te tu
Nje ag i ri i asaj qe ndodh
Nuk ndodh asgje, vec dy pika ne pasqyre
dy bebeza qe rane brenda
nga syte poshte ne terr
Pse dy? mendon ti per here te fundit
e sheh veten ne pasqyren e avullt
si arre qe hapet e sheh thelbin
Enderr ne enderr, foshnje ne bark
Jete ne jete,ajo qe vjen ne ate qe shkon
e tundesh per here te fundit ne qiell si hark...
Mė pyet ē`mendoj e kur tė them “Asgje!”, zbrazesh dhe ti
Qiell pas shiut, kraharor qė tkurret ,frymėn qe nxorre thitha
Fjalėt rrudhen perdite me shume, pleq ulur anash sokakeve
Kujtimet janė shumuar, kryqėzuar, degėzuar ne pafundėsi
E kthjellėt ėshte tani drita e syve, shpesh pėrjetuar e gjitha
Digjesha dikur, tani veē ngrohem i pėrfjetur sipėr flakeve
Si ndjehem ta them po deshe, vetėm se ėshte pa rėndesi
Pėr gjithė ēka ėshtė e pėrkohshme, kohė, jetė apo vende
Do kalojnė tė tėra ashtu siē po kalon tani kjo qė po shkruaj
Edhe kjo tundje dore ėshtė e atij qė largohet pėrgjithmonė
Veē se nė kėrkim te asaj qe nuk ēbėhet po humbas mendjen
Sa mė tepėr plakem, aq mė tepėr bėhem nė kėtė botė i huaj
Ata qė do e humbasin jetėn, ata do e fitojnė prapė thonė
Kjo ėshte asgjeja qė mendoj, pėr t`ju pėrgjigjur pyetjes tėnde...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 31-08-2004 mė 10:48
E lexuam edhe kete faqe...
Ti hape me padurim tjetren
Do te dish si vazhdon historia
Une u terhoqa pak menjane
Po mendoj per ate qe ndodhi
Nuk dua te te pres hovin
vecse kam parandjenje te vagullt
qe do mbetemi gjithnje aty ku filluam
perpara se te njihnim heronjte
Dikur kujtuam se jemi ne ata
U dashuruam, luftuam, u kthyem
E ndersa te shoh tek lexon gojehapur
me vjen te te tregoj mbarimin
e te shkruaj nje liber tjeter vete
Nje ninulle te gjate pa fund
belbezim si kenge memecesh
ku durimi eshte virtyti me i larte
e vuajtja dicka qe shperblehet
Nje shprese mbarsur me drite
Apo nje drite mbarsur me perjetesi
Per hyjnine dua te te tregoj
per ate qe gjallon pertej fjales
per plakun qe pret anash rrjedhes
e varken e tij mbushur me ata qe shkojne
Kur te lahemi ne ujerat e shenjta
e syte te na rrezellijne si rubine
celur ne shpirt si lulekuqe ne bore
Atehere do ti kujtoj keto rrjeshta
Sot nuk tingellojne bukur
Ndoshta edhe atehere jo
Mungon ritmi, muzika, figurat
Mungojne vashat, kuajt, heronjte
Po ti do buzeqeshesh, skuqesh pak
sic skuqesh edhe tani kur flas per vdekjen
Te turbullta jane ujerat kur bien, plot shkume
Keshtu edhe gjaku qe rrjedh damareve te syve
Me prit ose te pres ne kthjelltesi si gur i hedhur
Te bardhe fare do jemi, te lemuar, pa rrudha
Nje shkulme e kuqe hyjnore do na lekunde zemrat
E do pime nga kupe e saj ngazellimin e shkundjes
Te dehur nga e verteta, nga agu, nga udha
E libra do jemi, faqehapur, pa fillim , pa fund
Do lexojme fleteve te syve ate qe nuk besonim dot
Ate qe une dua ta shkruaj e per te cilen nuk ka fjale
Ate qe ti kerkon ta gjesh perjetimeve, te jetuarit
Eshte grope ma beso, thjesht nje degezim tjeter
Ku bejme c`bejme kthehemi prape, kafaz i arte
E nuk dime ku eshte brenda e ku eshte jashte...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 31-08-2004 mė 15:36
Eshte nje dere e mbyllur ne fund te korridorit, e di?
Ca shkalle qe te cojne lart nuk i ke hipur kurre
Ca shkalle qe te cojne poshte, ato nuk i ke zbritur
Ke nje jete qe banon mbyllur ne dhomen e zjarrit
Me sheh tek digjem e syte te lengezohen nga flaket
Nganjehere dyshoj kush nga ne eshte me i vertete
Mos je gje vec pjelle e pasqyrimit te pamjes time?
Apo jam une mishi qe te vesh, ajo qe kalbet e shkon?
Kur shuhem me hapesh here thelle, here persiper
Humnere mbi mua, varreze catish ku fle permbys
Ndare ne dysh si peshore, cfare rendon me shume?
Ne anen tjeter te presin me nje liber te holle ne dore
Gjithshka u be eshte shkruar me dore te dridhur brenda
Eshte vec nje rrokje qe perseritet e mesohet shpejt
Nje klithme e shkurter, dicka si oh, ah apo huh
Kjo ish kuptimi i se teres? do pyesesh pak i hutuar
Po- do te thone, ose ehe, ose jo, ose do heshtin
Ca variante ka e verteta, numerohen me gishta
Dy a tre jane ; pafundesia, hici dhe perzjerja e tyre
Do qash hidhur, do qeshesh, ose do heshtesh dhe ti
Derisa te hapet dera e dikush tjeter i hutuar te hyje...
Nje enderr fle ne kurmin tim
Une pergjumem ne valet e saj
Kush eshte rrjedhe e kush burim?
Kush do na zgjoje valle?
Harqet lagen nga ujrat
E lashte kjo ure, tundet
Nen thundra kuajsh
Hapa te huajsh
Gjithfare fjalesh
Ninullash...
Eshte ajo Rozafa, apo jam une?
Gjinjte e gureve pime
Kush eshte themel e kush godine?
Kush foshnje e kush mur?
rrezohemi ne gjume
e kalojme ne anen tjeter
kembelagur
pa zhurme...
Prano te lutem urimet e mija te perzemerta per cdo varg shpirteror qe ju keni shkruar.Shume perla lexova sot,me nje fryme.Uroj qe frymezimi te te shoqerofte ne cdo hap te jetes tende.Me respekt per vargun tuaj,nje lexuese dhe amatore e poezise.
Krijoni Kontakt