Close
Faqja 2 prej 25 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 246

Tema: Puls

  1. #11
    Kur bien kembanat
    Me kujtohesh ti
    Tempull eshte dhe mendja
    Plot me njerezi...

  2. #12
    Jam ujk i vetmuar ne debore
    Me kembore...

  3. #13
    Ulur ne preher te kohes
    Pame njeri tjetrin edhe nje here
    Aty kishim qene gjithmone
    Vetem nje ngasherime e lodhur
    Tundte perden e ngjarjes
    Xixat fluturonin rreth zjarrit te qenies
    Degjuam zhurmen e mbytur te ardhjes
    Dhe fjetem me koken mbeshtetur tek tjetri...

    Rruga humbi kuptimin e meparshem
    Vetem pamjet dridheshin
    Ne afsh te berjes ...

    Nuk isha me une?
    C`rendesi ka e verteta
    Kur krahet e ngjarjes te rrembejne ne lume
    Aty ku ujet behet vorbull
    Ne vrime te kohes…

    Te qenit diku,
    Kjo eshte jeta
    Pamjet te terheqin si krahet
    e atij qe mbytet..

    Nje ere e lehte tund pelenat
    Qente flene ne prag
    Ajri dridhet nga mizat
    Me ne fund shi
    Uje mbi djerse
    Salmonet u kthyen
    Tek lumi i lindjes…

    Nga anija e shpirterave kullonte gjak ne boten tjeter
    Ne shpelle flinte varrmihesi
    Nje ere e lehte tundre ish varur ne pikellimin e nje dreri
    Pasqyrim i nje kendveshtrimi ne filmin bardhezi te kohes
    Ne lekundeshim ne dehjen e castit te mbushur pergjysme me uje

    C`dore takoi tjetren ne leshrat qe u zbardhen nga pritja ne dritare
    Akrepe te lodhur ne oren cark te thinjave te valeve
    Qe fshine gjurmet e plakut te mbytur ne bregun pa dalje
    Ndersa minjte kafshonin guret e cmuar te kurores se fjaleve…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 25-06-2004 mė 18:52

  4. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    per pak desh humba ne kete yjesine tende; sikur te me kish kapur papritur nje "rrebesh yjesh"
    Ke shkruar bukur!
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #15

    Loje miqesore

    Gjyqtari hodhi monedhen ne ajer
    Ishte numer
    I dhame doren njeri tjetrit
    U ulem ne shilaresat e mirebesimit
    Nderruam fanellat
    E vume syzet e diellit...

    Publiku cirrej
    „Filloni ndeshjen!“
    U ktheva e pashe prapa
    Buke e sehir nje jete te tere
    Bejme ate qe thuhet
    Flasim per ate qe behet…

    Kafaz i perseritjes
    Brenda presin te uritur luanet
    Kerceva nga Koloseu ne cirk
    U bera zbutes, pastaj klloun
    Shkova te femijet ne rradhen e pare
    E qava para pasqyres se tyre

    Grimasa me gjuhe te nxjerre
    Pantomime e harakirit
    Thyeva pjatat
    E eca kembezbathur mbi qelqet
    Pashe te kuqen ne syte e turmes
    E ne fund mbi majen e hundes…

    Lakuriq ne karneval
    Dem qe e ndjellin me pelhure
    Ishte ngjyra e dashurise?
    Torero ben reklame per buzekuq
    Dikush shet principet
    Nje tjeter autopsine e moralit
    E verteva shetit rrugeve
    Plake pa dhembe
    E flokerene…

    I dhashe dhuratat mbrapsht
    Faleminderit, jam ngopur nga uria
    Lot per lot
    Zinxhir perlash clirimi
    U ula afer te miturve
    E lepiva plaget e qepura vete
    Luanet jane mace te egersuara
    Jam vete i tille
    Daniel me quajne

    Meshira, mbreti juaj
    Me hodhi ne grope
    Gjeta atje kocka
    Morra nje kafke ne dore
    Luajta pak Hamlet
    “Te jesh a te mos jesh?”
    Gelltita pyetjen,piva helmin
    E ledhatova macen...

    Eja te te tregoj strehen time
    te fillojme me podrumin
    Mos ki frike!
    Eshte erret dhe lageshti ketu
    Kinema, ku qaj pas filmit
    Ketu jane eshtrat e gjysherve
    Atje jam varrosur une...

    Eshte film pa ze,bardheezi
    Si ta pershkruaj te kaluaren?
    Zjarri eshte shuar
    Bukuria genjeshter
    Autoportreti trill
    Feniksi heshtje...

    Cpo ndodh me ty?
    Je zbehur ne fytyre
    Me vjen keq
    Te tregova ushtaret e plumbit
    Nuk eshte loje e bukur, ke te drejte
    Shah,ja po te dhuroj mbretin
    E lerna te shkojme siper
    Te marrim ajer te fresket

    Te pime njohjen e dollise
    Jam vetem nje lot shiu
    Dua te kthehem ne burim
    Morra udhen me te shkurter
    Peshk i hutuar qe kthehet ne vendlindje
    Duke notuar kunder rrymes
    I kapur ne rrjete
    I vogel, nuk vlen gje
    Peshkatari me hodhi perseri ne det
    Duke u dridhur nga frika
    U zhyta thelle ne terr..

    Kafshe te rralla ketu
    Shiko, nje lypes me mjeker
    Atje po shkon nje Renoir
    Dy njerez, nje qen, nje biciklete
    Ne liqen mungon sot mjellma
    Cfare do te thote kjo?
    Gjuhe e shenjave
    Bestytnia eshte femijerisht e bukur
    Hieroglife ne park
    Mendoja pikerisht ate
    Qe sapo the ...

    Mjaft me me ngjarjen qe perseritet
    Heshtja eshte ar
    Te folurit i lodhshem
    Cdo fjale nje bumerang
    Rulete ruse,rouge,noir
    Nje loje me letra
    Asgje tjeter...

    Ska rendesi se c`thua
    Edhe e kunderta eshte e vertete
    Majtas apo djathtas,poshte apo lart
    Si ta veshesh fjalen?
    Eshte lakuriqesia e bukur?

    Ne varreza shetis me te shumten
    Lexoj epitafet e kujtimeve
    E i shkruaj cdo dite serish
    Ajo c`ndodhi eshte i vdekuri
    Fjalet guri persiper

    Me te bukuren eshte si me dashurine
    Nuk e perflas dot
    Gjuha i ngjan zemres
    Muskuj ne kafaz te perseritjes
    Ritem e fjale, muzike e qenies
    Jam kenge, ngjyre, qen
    U plaka pernjehere, dua te vdes

    Kryqi eshte vetem dy viza
    Skice horizontesh...
    Shiko, po vjen treni
    Nje elefant ne metro
    Nuk ta thashe me te rendesishmen
    Krokodilin harrova
    Heshta per ajsbergun, kopshtin plot me bore
    Mbase shihemi nje here tjeter
    Me vone...

  6. #16

    Pendese

    Me fal
    Kembana
    Ne vesh
    Si vathe…

    E diele
    Ca dele
    Falen
    Ne heshtje..

    Te pashe ty
    Ne agoni
    Siper gjembave
    “Inri”

    Vere gjaku
    Buke e mish
    Vdis e lindu
    Serish...

    Fjalet e tua
    Hena u skuq
    Dielli u shua
    Kohe fundi...

    Yjet rane
    Klithma ne ferr
    Varret u hapen
    Zgjim te vdekurish...

    Ne mes te territ
    Nje shenje
    Foshnja e qiellit
    Ne djep...

    Bark ardhjeje
    Lehona flinte
    Skuqje faqesh
    Nderrim stinesh

    Me fal
    Qengji dridhej
    Rete pelena
    Me vete drite..

    Gjume tundje
    Molle reniesh
    Shege te cara
    Ullinj shkundjesh…

    U ngaterruam
    Fjetem ne rryme
    Peshq te lodhur
    Lumenj shkume…

    Fllad i ri
    Gjetheve te turmes
    Fiq, arra, qumesht
    Tregome udhen,te lutem

    Nje lot bebezes tende
    Premtonte falje
    E mu duk se te pashe
    Ne ringjallje...

  7. #17
    Pyeta per zjarr
    Me dhane xixellonja...
    Pyeta per oren
    Me dhane shifra...
    Pyeta per veten
    Me thane si quhem
    Pastaj iken...
    Pyeta veten
    Nuk me pergjigjej...

    Pashe siper
    Binjake,akrepe
    Qumesht dritash
    Humnere hijesh
    Kafshe,peshq
    Gjahtare,virgjeresha
    Peshore shpirterash...

    Xixellonje e pyetjes
    Kerkojme kohen
    E gjejme vitet
    Yje te ndryshkur qe bien
    Rrenoja pergjigjesh
    Fikje deshirash
    Karreme grepash
    Kapim veten me duar
    Na duket tjeter...

    Vetetima ne muzg
    Sa here u lutem?
    Ish thike ajo qe shndriti
    Apo buzeqeshje?
    Sa here morrem fryme?
    Apo ishte tym ?

    Aty pergjumemi
    Ne prag te territ
    Hi i ftohte fjalesh
    E plakemi te rrudhosur
    Pasqyrave te ngjarjes
    Duar flakesh qe tundin
    Djepin bardhezi te kohes
    Thinja bore temthave te kllockes
    Moisi mbushur pergjysme me uje

    Gurgullime qe mbush
    Menget dorace te harreses
    Larva te verbera veprash
    Levrijne atje ne zall
    Perse u lodhem, u munduam ?
    Nje jete e tere
    Vetem nje gracke...
    Hesht pra, te lutem
    Shiko oren e reres
    Grimcat qe bien me rradhe
    Ne anen tjeter…

  8. #18
    Qengj i vogel, c`ben ketu vetem ne erresire?
    Ja po pres te me haje ndonje egersire!

  9. #19
    Ne vend te luleve
    Trurin tim te enjtur te dhashe
    Mu merziten gjykimet
    Problemet e pazgjidhshme
    Mburrjet, shpifjet

    Eja e dashur
    Ta ndajme boshllekun bashke
    Koha te na rrjedhe ne damare
    Ngadale si breshke

    Merre trurin tim me gjithe rrenje
    Nuk me duhet me
    E te bejme dicka per te ngrene
    Dicka te shijshme

    E pastaj ti lutemi njeri tjetrit
    E te mbushim te carat
    Me lekure te mbulohemi si carcaf
    E pastaj...E pastaj cfare?
    Cfare do te bejme pastaj?

  10. #20
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ti s'vjen era yje, ti vjen era gjak.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 2 prej 25 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •