Kerkova nje teme qe kishte te bente me Gjykimin ne Hage, por perderisa nuk e gjeta dot vendosa te hap nje teme te re.
Në Hagë përfundoi konferenca statutore ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Hagë, 26 qershor - Në Tribunalin e Hagës përfundoi konferenca statutore në rastin e tre të akuzuarve nga Kosova për krime lufte: Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin dhe mbrojtjen e tyre në liri. Një gjykatës hetimor në Hagë ka deklaruar se gjykimi i tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së do të mund të fillonte nga gjysma e shkurtit të vitit 2004.
Ndërkaq, Limaj, Balaj dhe Musliu u shprehën para trupit gjykues të Tribunalit të Hagës se janë të kënaqur me kushtet dhe mënyrën e organizimit të mbrojtjes.
Avokatët bënë të ditur se janë bërë kërkesa prej autoriteteve më të larta të Kosovës që të jepen garanca për lirimin e përkohshëm të Fatmir Limajt, i cili në momentin e arrestimit ishte edhe deputet i Parlamentit të Kosovës.
Meqë kryeadministratori Mihael Shtjner deri më tash nuk është deklaruar lidhur me kërkesën për garanca për lirimin e Limajt ende mbetet e paqartë se kur do të shqyrtohet mundësia për lirimin e përkohshëm.
KIC
Krijoni Kontakt