Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 471 prej 471
  1. #461
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Një fitore për UÇk-në dhe Kosovën


    Shkruan : Rexhep Meidani

    Historia e akuzës

    Akuza fillestare ndaj Fatmir Limajt dhe dy anëtarëve të tjerë të UÇK-së daton 24 janar 2003, u konfirmua më 27 janar 2003 dhe u bë publike më 18 shkurt 2003. Amendimi i parë i akuzës u realizua më 7 mars 2003, ndërsa amendimi i dytë u bë më 6 nëntor 2003.
    Reagimi i qeverisë
    Pikërisht, afro dy vite më parë, qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj për fillimin e gjykimit të Fatmir Limajt, Haredin Balajt dhe Isak Musliut në Gjykatën e Hagë lëshoi një deklaratë në të cilën shprehej pakënaqësia e saj, në shprehje dhe të pakënaqësisë popullore, me nisjen e një procesi të tillë nga Prokuroria e gjyqit të Hagës. Në tekstin e kësaj deklarate midis të tjerash thuhej: “Qeveria e Kosovës me rastin e fillimit të gjykimit të z. Fatmir Limaj, Haredin Balajt dhe Isak Musliut nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime të luftës, shpreh pakënaqësinë me prezentimin e rastit nga Prokuroria e gjyqit të Hagës, të bazuar jo në fakte dhe argumente, por në deklarata politike me të cilat synohet të bëhet barazimi i luftës çlirimtare me luftën e ushtrisë okupuese gjenocidale të shtetit serb në Kosovë. Qeveria e Kosovës me të drejtë pret që ky proces të jetë transparent dhe profesional, në mënyrë që ky gjykim të jetë sa më i drejtë dhe t’i mbrojë vlerat institucionale. Në asnjë mënyrë qeveria nuk pranon tendencën e barazimit në mes të luftës çlirimtare dhe gjenocidit shtetëror të Serbisë. Qeveria e Kosovës, duke u bazuar edhe në deklaratën e Kuvendit të Kosovës për vlerat e luftës, vlerëson se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë.”
    Intervista.
    Në një intervistë të gjatë në gazetën e Prishtinës “Epoka e Re”, të botuar në disa numra, nga 15 shkurt deri më 23 shkurt 2005, ndaj pyetjes së gazetarit: “Një nga sfidat e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova, posaçërisht pjesëtarët e ish-UÇK-së, është edhe Tribunali i Hagës. Tashmë atje është duke u mbajtur procesi gjyqësor kundër tre pjesëtarëve të saj; Fatmir Limaj, Hajredin Bala dhe Isak Musliu. Shtrohet pyetja: Si të kalohet me sukses edhe kjo sfidë, e cila pas vetes bart shijen e hidhur të tendencave politike të qarqeve të caktuara, si në Kosovë ashtu dhe jashtë saj, për të kriminalizuar luftën çlirimtare të UÇK-së?”, përgjigjja ime ishte si më poshtë:
    Jashtë Kosovës kuptohet, por të kriminalizohet lufta çlirimtare e UÇK-së për qëllime politike brenda saj, është më shumë se e pafalshme. Aq më tepër, që në këtë luftë çlirimtare e antikolonialiste UÇK-ja ishte aleate me NATO-n, me botën e përparuar e demokratike. Duke vlerësuar sakrificat e atyre djemve, luftëtarë të UÇK-së, uroj me gjithë zemër që dhe për këta tre pjesëtarë të saj të mbyllet me drejtësi e sa më shpejt procesi i nisur ndaj tyre. Nga ana tjetër, ashtu si dhe shumë të tjerë të lidhur ngushtësisht me ngjarjet në Kosovë e në hapësirën rreth saj, kam ndjekur në internet zhvillimet në Hagë. Në deklarime të ndryshme të fund vitit të kaluar është paralajmëruar se aktakuzat e tjera të kryeprokurores Karla Del Ponte do të bëheshin publike për në fund të janarit apo e shumta në javën e parë të shkurtit. Por me sa duket, gjyqtarët e ngarkuar për verifikimin e këtyre aktakuzave duhet të kenë konstatuar, në një pjesë të tyre, mungesë qëndrueshmërie e konsistence në formulim e dokumentim. Dhe besoj jo pa të drejtë. Dobësi e penalizimit atje është dhe fakti që gjyqi i Milosheviçit, i projektuesit kryesor të politikës së pastrimit etnik e gjenocidit në Bosnjë e Kosovë, edhe pas kaq vjetësh nuk ka përfunduar akoma. (Në linja akoma më të zbehta ka funksionuar aktakuza edhe për rastin e Ruandës!). Sidoqoftë, një situatë e tillë ndikon negativisht në Kosovë, në mbajtjen gjallë të një niveli të lartë “nervoziteti” që pengon impenjimin dhe aktivizimin tërësor institucional-administrativ si për përshpejtimin e procesit politik e demokratik, e përgatitjes për statusin final e dialogun konkret, ashtu edhe për zgjidhjen e shumë problemeve të mprehta që shqetësojnë qytetarët kosovarë e në mënyrë më të veçantë të reduktimit aty të papunësisë mjaft të lartë…
    Dhe tani pa u lidhur aspak me emra konkretë, mund të pohoj hapur pozicionin tim, të deklaruar qartë edhe në podiume ndërkombëtare. Sipas perceptimit tim ligjor, ekziston një dallim shumë i madh, madje tepër parimor, midis një faji apo krimi kolektiv, me frymëzim ideologjik e drejtim politik të tillë, siç ishte rasti i regjimit të Milosheviçit, dhe një faji apo krimi individual, qoftë të paramenduar, qoftë të kryer në kushte të një tronditjeje të madhe (edhe pse ligjërisht të pajustifikueshëm), si p.sh., i ndodhur para anëtarëve të masakruar të familjes, të fëmijëve, vajzave apo grave të përdhunuara egërsisht etj. Në përputhje dhe me këtë dallim parimor duhet të bëhet dhe penalizimi e gjykimi. Për të parin është krijuar dhe vepron një gjykatë e veçantë, siç është Gjykata Ndërkombëtare, ndërsa për të dytin funksionon një gjykatë e zakonshme, siç është çdo gjykatë vendore (me shkallët e saj). Çdo konfuzion në këtë drejtim, jo vetëm përbën një ngarkesë të pakuptimtë për Gjykatën Ndërkombëtare e cënon në thelb objektivin e përmbajtjen e saj, por në një mënyrë apo tjetrën dobëson veprimin goditës mbi krimin kolektiv, duke e shpërndarë atë dhe në individë që nuk janë fare pjesë e projektimit kolektiv apo e ekzekutimit të tij.
    Më lejoni tani që të paraqes këtu, ashtu siç kam deklaruar, vetëm një fragment të freskët të këtij pozicioni në një nga mjediset ndërkombëtare...: “Veprimi i parë ka qenë ai i Gjykatës Ndërkombëtare të Nurembergut ndaj drejtuesve nazistë dhe më pas ai në Tokio pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Por sot dërgimi në Hagë i një hierarkie të tillë si presidenti serb Slobodan Milosheviç apo i udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të ish-Jugosllavisë, për krimet e kryera, në zbatimin e një politike të pastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj qytetarëve në Bosnjë e popullsisë shqiptare në Kosovë, është një demonstrim i qartë i arritjeve të mëdha etike dhe në fushën e të drejtave në shekullin e 20-të. Por duke hetuar e penalizuar një krim kolektiv që konsiderohet tashmë si një përgjegjësi e drejtësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë aspak që duke aplikuar “parimin e veprimit minimal”, të arrihet në balancime politike e etnike të padrejta, duke krijuar ose penalizuar krime individuale, që janë dhe duhet të mbeten përgjegjësi juridike vendore. Ka disa shenja të këtij “ekstrapolimi” penalizmi dhe në rastin e Gjykatës të Hagës për ish-Jugosllavinë”...
    Fragmente mbrojtjeje
    I ndodhur në Kosovë për promovimin e librit tim të fundit “Kurthet e shtetit komb”, pata mundësinë të ndiqja në mënyrë të drejtpërdrejtë pjesë nga përgjigjet e Fatmir Limajt ndaj pyetjeve të akuzës. Megjithëse prokurori ishte mjaft i “bezdisshëm”, madje dhe të revoltonte me prirjen për të kërkuar e ndërtuar kurthe (jo si ato të shtetit komb) nëpërmjet formulimeve të ndryshme, edhe pse të njëvlershme, përgjigjet e Fatmirit ishin të qeta, të mençura, dinjitoze e kurajoze. Unë e njihja atë. E dija që ishte trim, por në ato përgjigje ndjeva shumë herë më mirë e qartë trimërinë e mençur apo mençurinë trime. Dhe e përgëzova me mendje dhe zemër për burrërinë e demonstruar në këtë gjyq të pamerituar...
    Gjyqi.
    Gjyqi në Hagë ndaj Fatmir Limajt, Haredin Balajt dhe Isak Musliut filloi më 15 nëntor 2004. Prokurori paraqiti akuzën nga 18 nëntor 2004 deri më 13 prill 2005. Gjatë kësaj kohe u thirrën nga Prokuroria 30 dëshmitarë. Procesi i mbrojtjes nisi nga 17 maj 2005 deri më 27 qershor 2005 dhe aty u thirrën 16 dëshmitarë. Argumentet përfundimtare u paraqitën midis 29 gusht 2005 dhe 1 shtator 2005. Gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burg Hajredin Balajn...
    Por, duke pasur parasysh akuzën që kërkoi 20 vjet burg për Fatmirin, 18 vjet për H. Balajn dhe 15 vjet burg për I. Musliun, përsëri nuk mund të mos e konsiderosh këtë vendim një fitore të madhe për UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare, një fitore të dinjitetit njerëzor shqiptar ndaj atyre që bëjnë çmos ta nxijnë atë me çdo mjet e mënyrë...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paska than fatmiri:

    Fatmiri po ashtu ka shprehur edhe njëherë mirënjohje të përzemërt për punën që ka bërë gazeta (EPOKA e RE) dhe për besimin që ka pasur në pafajësinë e tij e të Isakut gjatë gjithë kohës sa kanë qëndruar në Hagë, por edhe të Haradin Balajt, ndonëse është dënuar më 13 vite burg duke hyrë kështu në histori si ushtari i parë shqiptar që dënohet nga Haga vetëm pse ka bërë luftë çlirimtare të pastër si loti.







    ---------



    pse mashtron ky djal..

    haga kurre ska vene ne pikpyetje luften..

    balaj dhe fatmiri e mysliu nuk jan pyetur asnji here.. ne asnji rast prej hages se.. cka kini dasht ju me dal me luftue kundra serbise.. apo se e kini pas drejt a shtrember..

    Haga ka te dokumentuara disa kufoma te disa shqiptareve te vrare ne fshatin llapushnik e rreth tije..
    ..

    dhe Haga me te drejten e Zotit ( te cilen te drejte ternava me shoke.. e paska zhyt ne m.ut.. e faqja e zez i koft) e te civilizimit i cili civilizim dergoj NATON ta shpetoj Popullin e Kosoves.. i kerkoj llogari komandant Celikut dhe dy vartesve te tij te caktuar po nga celik Limaj.. si gardian ne burgun e instaluar po nga Lim Jakupi ne llapushnik.. se pse i vrate e me cte drejte i torturuat bashk kombasit tuaj..
    Kaq tha haga..

    dhe cili njeri e cili shqiptar i vertete nuk do ta bente kte pyetje..

    Dhe mashtruesit tash kaq vjet fabrikuan pralla se asnjihere ska qen Lima ne llapushnik.. ( e tan kosova e din se ka qen Lima aty e fort mire bile tuj pi cigare mallboro e tu rreh fshataret pse nuk kan nderue me grusht enverist) e pra qe don te thote se.. Te vraret.. i ka vrare dikush tjeter pra qiky Balaj.. vetem me krye te vet..



    po te ishte Lima burre.. ose po ti kish mbet nji fije burrni.. ( por po te sillesh si enverist ske si me pas burrni) i kish than hages.. ndalu bre zoti kryetar..se qata te vram jan vra me urdher timin.. e bile me dor timen e lirojeni kte balen me smundje zemre.. se faji tij asht i imi ma spari..
    jo more.. mir mir.. kush me ja rras shokut u pa puna.. Thaqi ja rrasi limes e lima bales..
    e po jan kon spijuna qata fshataret thoshin kto vite mafia enveriste..

    Mirpo ne Hage Jakupi mir na kallxoj se kush ish kan spijuni..

    Vet Jakupi me shok tuj cue cdo dit nga 100 komunikata e foto e plane e sterplane.. neper gazeta e televizione te botes tuj ndjelle me to armaten Arkane.. me ardh e me i ba llom 3 milion Shqiptaret..

    po shkojn njerzit ne malishev.. guxo mos me shkue .. krejt shenim po mbajn Shiki enverist..
    e njerzit duhet me zgedh.. a me hi ne list te pelegrinve qe shkojn me takue burracakun Lim apo ma mir me hi ne list te likujdimit..

    e gjindja shkrete.. zgedhin.. ma mir me hanger turpin se plumbin..

    e pirolla ju koft bre enverista te Kosoves.. e kini formue republiken tuaj.. qashtu sa me realizu msimet kanibale..
    e per qat republiken tjeter republiken Shqiptare te Pamvarur te Kosoves .. hajt se lodhet qaj "kancerozi".. "pisi" "shalli" rugov titisti.. me ata ledekucat.. qe na pshtune pisat kur nuk i vrame tan ato dit kur sulmojke Serbia..
    ku ku bre cfar rast i mir ish kan..po cka me ba se duhej me ik si lepri ne rogner e me u mshef mes grave si Lima..

    e mjera shqiptari..

    cfar terrori..

  3. #463
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ....
    po te ishte Lima burre.. ose po ti kish mbet nji fije burrni.. ( por po te sillesh si enverist ske si me pas burrni) i kish than hages.. ndalu bre zoti kryetar..se qata te vram jan vra me urdher timin.. e bile me dor timen e lirojeni kte balen me smundje zemre.. se faji tij asht i imi ma spari..
    jo more.. mir mir.. kush me ja rras shokut u pa puna.. Thaqi ja rrasi limes e lima bales.. ..

    Eh more loqkaman,m`bane me qeshe.
    Po si guxon ty me te shkue mendja kesisoji?
    Burrnin e afron te Lima ,pahiri,po kjo fjale ashte e madhe dhe nuk guxon ta pysesh vehten per nje sinonim te tille krahas Limes.Jo,jo shoki.
    Kjo nuk shqiptohet dot ketu,as nuk pertypet...afer Limes ajo fjale ta ze frymen!

    Burrnimi i Limes u pa kur u ngrit kupa.comp me mledhe te holla ,kinse per avokatin e limes e tu ngriten patriotat tane neper koncerte humanitare,av,av,av..Shkurtja me Ilirin gjemonin e gjemonin....u ngrit e tane Kosova n`kam...RTK-ja gjemonte prej spoteve me limen,me femit...te benin me nxjerr lote per bese...Pernjeher mu kthye televizioni i beogradit perpara...
    Ah,shkijeni he shkijeni,ke mendue se ne nuk dim keshtu?...

    7 milion euro u fshine prej popullit dhe Lima kurr nuk tha MOSNI as PSE as NUK BENE KESHTU..
    Tashti,po e zhdjergi poshte at fjalen e masiperme"Burrnin",e me duhet me ia afrue Ramushit qaty,me pas afer se ati i shkon per ftyre e per zemre...
    Ju kujtohet Ramushi?
    Ai u pat ngrit me i thane JO keti biznisi paresh,se nuk ashte lehte me zgjate doren e lypsit e me pas ftyre..jo.

    Dikun pate thane o Brare se Lima nuk u ba burre as ateher kur foshnjet e nenave kerkonin dhe kerkojne ende ndihme per tu sherue ne diaspore..Jo.Ai nuk leshon za se ashte "trim".Bile djeg edhe flamurin e dardanes e syni nuk i bene verc..



    Kthen koken,i shiqon qindra burra varg,si presin ne radhe me PERSHENDET Limen!
    Kjo eshte marri.
    kjo eshte turpi i Kosoves.

    Do denoj shpirti i mallkuem qe derdhe lot ,diku atje,pa babe,pa vella e pa gjyshe...
    Ia vrau dikush!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 08-12-2005 më 12:11
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #464
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    derisa Shqiptaret anemban botes ku gjenden e Festoin lirimin E KOMANDANT ÇELIKUT e ju rrini edhe me tutje ne vaj dhe mbani edhe zi per mua se perse u lirue FATMIRI haaaaaaaaaaa
    ------------------------

    E Marte, 06 Dhjetor 2005

    URIME KOSOVE!

    Nga Gjek Gjonlekaj

    New York

    Konferenca e Dejtonit shkaktoi carjen me te madhe midis shqiptareve te Amerikes rreth problemit te Kosoves. Premtimet boshe te udheheqjes brenda e jashte atdheut se gjoja Kosova kishte qene ne rend dite ne Dejton shkaktuan zemerime te medha. Komuniteti shqiptar i Amerikes u perca. Kjo ndarje u pasqyrua ne veprimtarite e pastajme, bile ata filluan te anulojne edhe demonstratat paqesore sic ndodhi ne mars te vitit 1998, ne kohen e masakres se Prekazit dhe familjes Jasharaj. Ata qe i anuluan ato demonstrata u kthyen me vone nga Amerika ne Kosove dhe tani gezojne poste dhe privilegje, duke share ne shtyp opinionet tona te lira. Urrejtja e tyre per Ushtrine Clirimtare te Kosoves e beri te pamundur bashkepunimin. Pavaresisht se kjo ushtri kishte fituar respekt ne shoqerine amerikane dhe tek personalitetet me te larta te politikes se Shteteve te Bashkuara, ata perseri fabrikonin genjeshtra e shpifje. Nuk ua mbushte mendjen as presidenti Klinton i cili kishte folur dhe botuar shkrime ne gazeten "The New York Times" ne mbeshtetje te UCK-se.

    "Vendlindja therret" per Shtetet e Bashkuara ne fillim te luftes me kishte emeruar zedhenes. Zyrat amerikane cdo dite me dergonin me poste dokumentacione per respektimin e "Marreveshjes se Gjeneves" per roberit e luftes. Disa pjese te kesaj marreveshjeje i kishin perkthyer ne gjuhen shqipe. Nga aspekti nderkombetar zbatimi i kesaj marreveshje kishte rendesi jetike. Kerkonin nga luftetaret shqiptare te lirise respektimin per roberit e luftes. Ishte me te vertete nje porosi e madhe. Keto thirrje vinin nga zyrat me te larta te Amerikes dhe ishin teper serioze.

    Gjate luftes kishim informata per luftimet ne fronte te ndryshme te Kosoves. Per Fatmir imajn dhe Frontin e Pashtrikut kishim degjuar me shume. Gjenerali Wesley Clark kishte folur shume per kete front, qe shihet edhe ne librin e tij me titull: "Waging Modern War".

    Pas luftes, shqiptaret e Amerikes, sidomos ata qe e kishin mbeshtetur, ishin kurioze per nje takim me perfaqesuesit politike dhe komandantet shqiptare te Luftes. Ky takim u realizua ne vere te vitit 1999 kur erdhen per here te pare per vizite ne Shtetet e Bashkuara Hashim Thaci dhe Fatmir Limaj. Pervec atyre shqiptareve qe kishin kundershtuar luften, te tjeret i priten me gezim. Kundershtaret shqiptare gjate takimit ne vend qe te benin pyetje per luften ne Kosove, benin pyetje provokuese thua se Fatmir Limaj dhe Hashim Thaci kishin drejtuar bandat mafioze te Sicilise e jo luften clirimtare. Fenomene te pakuptueshme atehere e sot. Zoti Thaci dhe zoti Limaj u paraqiten para Komuntetit Shqiptar te New York-ut ne menyre dinjitoze. Shqiptaret e Amerikes nuk kishin degjuar shume per aftesite politike te Fatmir Limajt. Ata kishin degjuar shume per aftesite e tij luftarake dhe trimerine heroike te tij. Por ne takim me shqiptaret la pershtypje te shkelqyeshme. Ishte politikan dhe orator klasik. Cdo pyetjeje i pergjigjej shkurt e shpejt. Ne aeroportin "John Kennedy" e pyetem intimisht per luften. Ai tha se kishin zbatuar rregullat e pergjithshme te luftes, bile porosite e gjeneraleve amerikane i kishin zbatuar me perpikmerine me te madhe. "Keshillat e tyre kishin qene alfa dhe omega per ne gjate luftes",- tha Fatmir Limaj dhe shtoi se akuzat kunder tyre ishin te pabaza. Limaj tha: "Ne duam lirine, demokracine dhe pavaresine"."Jemi kunder diktatures".

    Nje vit me vone e takuam ne hotel "Grand" ne promovimin e librit te Flora Brovines botuar shqip-anglisht ne New York. Ate dite ishte liruar nga burgu i Serbise vellai i tij, Demiri, i cili gjate luftes ishte kapur nga forcat serbe dhe ishte burgosur atje diku ne Serbi. Pas shume presioneve amerikane ishte liruar. Prania e tyre ne sallen e madhe te "Grand"-it ishte simbolike. E pershendetem dhe e pergezuam lirimin e vellait te tij.

    Ne mars te vitit 2002 u be rivarrimi i tre vellezerve Bytyci ne Shtetet e Bashkuara. Ne Prishtine u bene ceremoni te medha mortore per tre vellezerit deshmore para se te largoheshin nga toka per te cilen kishin dhene jeten. Nga Amerika kishim shkuar 20 shqiptare me ne krye ambasadorin William Walker. Ne ceremonine mortore folen shume autoritete shqiptare dhe amerikane, por fjalimi me i prekshem ishte i zotit Fatmir Limaj sepse ai kishte qene komandanti i vellezerve Bytyci ne Frontin e Pashtrikut. Zoti Limaj e ndiente rende tragjedine e tyre.

    Lajmi per arrestimin e tij ne Slloveni ne shkurt te vitit 2003 tronditi shqiptaret atdhetare brenda e jashte atdheut. Kjo u pa me se miri nga demonstratat e medha ne Kosove. Dergimi i tij ne Hage shkaktoi zemerim dhe deshperim te madh. Ai bente thirrje per durim. Deklaratat e tij qe "Jam i paster si loti" jepnin shprese. Ne ate kohe parashikimet ishin teper te veshtira. Arrestimi i tij ishte grushti me i rende kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Shqiptaret e vertete kishin friken e kriminalizmit te kesaj ushtrie clirimtare qe ishte fatale per te ardhmen e Kosoves. Bashkejetesa e Milloshevicit me Fatmir Limaj ne Hage ishte e papranueshme. Trajtimi dhe barazimi i tyre ishte akti me shqetesues per ndergjegjen e shendoshe kombetare. Ai kishte luftuar kunder perbindeshit dhe tani trajtohejnjesoj si perbindeshi.

    Mundesite tona per nderhyrje ishin te vogla. Ishte fjala per gjyqin me te madh nderkombetar te krimeve te luftes pas Gjyqit te Nurenbergut. Nuk mund te benim shume. Kushtet tona ishin te tilla. Ne vere te vitit 2003 shkuam ne Hage per ta vizituar. Parim kryesor per viziten e tij kishin thenien e Ungjillit te Shenjte: "Vizitoje te burgosurin dhe te semurin". Armiqte tane dhe te Limajt na paditen per kete, duke e quajtur viziten tone veper kriminale. Procedura e hyrjes atje nuk ishte e lehte. Paraqitjen e tij dhe te 2 luftetareve te tjere shqiptare: Balaj dhe Musliu, e prisnim me shqetesime te medha. Nje dite perpara daljes se tyre ne gjyq morem pjese per kuriozitet ne gjykimin e Milloshevicit. Ishte neveri me e pa me sy ate lugat.

    Paraqitja te nesermen e tre shqiptareve ne Tribunalin e Hages ishte dicka e jashtezakonshme. Nuk kishim degjuar shume per gjykime te tilla. Evokonte per mua gjykimin e Avni Rrustemit. Ketu gjenim ngushellimin me te madh. Familja ishte shume e shqetesuar. Bashkeshortja e Fatmirit tere kohen qante me lot por ne heshtje. Paraqitja e tyre ne gjykate ishte dinjitoze. Nuk kerkonin meshire. Kerkonin drejtesi. Pyetjeve ne lidhje me trajtimin e tyre ne burg iu pergjegjen si trimat. Nuk kishin asnje verejtje per trajtimin e tyre ne burg. Bile ishin shume mirenjohes. Te burgosurit serbe tere kohen ishin ankuar per trajtimin e keq edhe pse atje nuk behen diskriminime te tilla.

    Fatmir Limaj i ngjante luanit ne kafaz. Ne fytyren e tij te sinqerte mund te lexohej pafajesia por edhe durimi e qendresa e celikte. Pas atyre formaliteteve gjyqesore u larguam, por ndjenim dhembje te madhe qe i lame atje te mbyllur trimat tane. Nuk e kane thirre per kot ne lufte, Celiku. Me kete emer eshte pagezuar ne ditet me te stuhishme te jetes. Ky komandant i vertete i luftes clirimtare per lirine e Kosoves i tregoi botes se ai dhe ushtria e tij kane qene e jane ushtri clirimtare e jo barbare. Per Kosoven lirimi i tij ne kete menyre eshte nje nder fitoret me te medha te historise. Fatmiri, familja e tij dhe i gjithe kombi shqiptar eshte kryelarte per kete hero te vertete.

    Ne kohen kur ishe ne burg ne Hage gazeta amerikane "The New York Times" te cilesonte si hero dhe politikan te shkelqyer. Pafajesia juaj eshte fitore e madhe per te ardhmen e Kosoves. Familja juaj meriton respekt te jashtezakonshem per sjellje fisnike ne ato dite te veshtira. Kthimi juaj eshte kthese e madhe drejt pavaresise. Urime Kosove!

    * Autori eshte ish-gazetar i Zerit te Amerikes

    Koha Jonë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #465
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Limaj: Vullnetin e popullit nuk mund ta ndal askush


    Prizren, 7 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 10

    Fatmir Limaj të mërkurën është ndier i gëzuar, por edhe i emocionuar kur ka vendosur buqeta lulesh në lapidarin e dëshmorit të kombit, ish bashkëluftëtarit dhe komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari- Kumanova dhe lapidarin e dëshmorit Xhevat Berisha, ndërsa ka falënderuar veteranët e UÇK-së për ngritjen e shtatoreve dhe ruajtjen e vlerave të UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #466
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendoj se ben mire llapi qe sjell shkrime nga gazeta apo axhensi..
    edhe ju tjeret sillni.. nuk ka gje te keqe ktu..

    ne teme tash..

    sipas ketij gjinlekes se llapit.. del se..demiri , vellau i fatmirit eshte liruar ne vitin 2000 nga burgjet Serbe..

    gezohemi per kte..

    por hidhnohemi per mijra tjere qe Serbia nuk i liroi kurre ose i solli te vdekur ne Kosove..

    pra serbia ka menduar.. e ja ka prue fatmirit te vllan gjalle..

    pse valle.. cfar sherbimi ja ka ofrue shtabi limoist serbise?
    hmmm..


    tjeter..

    ka te drejt gjinleka kur flet se fatmiri me shok i kan zbatue konventat e gjeneves.. per roberit e luftes..
    dhe dihet se disa ushtar serb.. u liruan prej nji burgu te uck-s..ne shenje te solidaritetit te shtabit te uck me porosit e nderkombetareve..
    bukur deri ktu..

    por sa mir nuk u kujtuan shtabistat se.. dhe bashk atdhetaret e tyre e kan meritue pak "mirkuptim te konventes gjeneves " ..prej vllazneve te tyre shtab-oiste te uck-s..
    sikur i liruan ushtaret agresor serb.. qe me u ba te pelqyshem prej nderkombtareve.. te cilet me nderhyrjen e Serbise u kerkuan UCK-s ti lirojn ushtaret serb.. mir do bajshin ti lironin dhe bashkfshataret e tyre shqiptare qe i mbanin neper burgje..
    por sic duket per ata te mjere nuk interesohej Serbia.. as nderkombetaret kuptohet.. e pun shum.. se per ata te mjere jan kan te interesum prinderit nanat e motrat e fmijt e tyre.. e po kjo nuk eshte interesante per shtabo-istat enveriste,,
    Cka u pa masandej ne se ata jan te bute me pjestar te popullit te tyre.. a nuk e kena adhurue enverin pikerisht se ja u kiu nanen te vetve..shtetasve te vet..
    a jena a sjena enverista bre shoki..
    po pra..e pra per tonet ska falje ska lirim.. por ka vec plumb..

    cu bal cu musli se boll u harakopet.. thojn se serbia po kalon qaty afer.. e duhet me ik.. me pshtue guzicat tona se per popull hajt se mir tju bahet.. por.. e cka me ba me kto rugovista qe i kena ne burg.. o Lim..
    futjuani ka nji plumb qaty mbas bregit e hupni..

    po valla ...mir e kie po po me dhimbsen fisheket.. qy more a asht kush qe na pshton pi ksaj angarije..
    po bre qe un i marr i vras hajt .. e ikim pra shoka..

    ja qaj nxitim bani qe dikush pshtoj pi qatyne te mjereve e tash populli murr vesh trimnit e shtabit "me kompjuter" qe po e udhheq luften..


    cfar celikash.. mburren se kan derdh celik mbi bashkatdhetaret..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-12-2005 më 15:44

  7. #467
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89

    LETËR PËRSHËNDETËSE VËLLEZËRVE TË IDEALEVE ÇLIRIMTARE KOMANDANTIT TË UÇK-së, FATMIR L

    Përqafime vëllazërore nga Skandinavia!

    I nderuar komandant dhe ju të nderuar ushtarë të lirisë Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliu!

    Në pa mundësi për të ardhur në katundet tuaja dhe atje në burgun e Shevengenit, prej së largu duam t´jua shtërngojmë duart fort dhe t´i përshendesim dhe familjet tuaja fisnike, familjet që ju rritën, ju edukuan dhe ju shkolluan si bij´të vërtetë të kombit për t´ i dalë zot vetes, familjes dhe kombit, siç u dëshmuat fuqishëm duke u inkuadruar në famëmadhen Ushtri Çlirimtare e Kosovës.
    Ty, Fatmir vëllai, u bëre një ndër udhëheqesit e kësaj ushtrie, prandaj aspak nuk gabuan shokët dhe shoqet kur të quajtën gjatë luftës çlirimtare, komandant "Çeliku".

    Ne, që ishim larg mëmdheut tonë të dashur në ato vite të rënda u solidarizuam me luftën e drejtë të popullit tonë, sepse ju njihnim ju që ishit vu në ballë të kësaj lufte se ishit të vendosur të luftonit për lirinë Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare që mbetën padrejtësisht nën qizmet e huaja pushtuese sllave.

    Ty o vëlla i dashur, me zgjuarsi dhe largpamësi me aksione konkrete në fushëbeteja i ke dhënë grushte të fuqishme armikut duke e ngritur lart e më lart në piedestalet e historisë sonë të re emrin e madh të UÇK-së së lavdishme që i tmerroi armiqtë dhe tradhtarët e vendit të shqiponjave krenare.

    Gjatë asaj resistence të madhe, para dhe gjatë bombardimeve, Ty dhe shokët tuaj kacafyteshit me bishat sllave në tokë ndërsa nga ajri mbi qindra km lartësi bombardonin aleatët tanë të NATOS të cilët nuk futeshin dot në luftën tokësore.
    Pra, ju or trima me fuqinë e hovit luftarak shqiptar dhe me ndihmën e vëllezërve shqiptarë të Shqipërisë së andej Drinit e thyet kufirin tek Kosharja legjendare, atë kufi-zi, që na e kishin vendosur (imponuar me dhunë ), miqtë e armiqëve tanë shekullorë në Londrën e mallkuar të vitit të mbrapshtë, 1913 dhe ky mallkim i historisë europiane u rifirmos sërish më 1992, me tendencën reaksionare se: kufiri në mes shqiptarëvet nuk do lejohet të lëvizë dot!

    Por, ju shokët e legjendarit Adem Jashari e quat amanetin e tij deri në fund; duke i bërë gurët e kufirit copa copa!...

    Vëlla i dashur, ne mërgimtarët pandalshëm jemi munduar kush më shumë e kush më pak, kemi bërë përpjekëje që ta ndihmojmë popullin nga aspekti politik, ekonomik dhe besa edhe me armë në dorë t´i çasemi atdheut kur qe në rrezik!

    Për ato ndihma të sinqerta për të cilat konsiderojmë se ia kemi borxh popullit tonë të shumëvuajtur as jemi penduar as s ´do të pendohemi kurrë!
    Ne, vetëm një brengë e kemi, sepse mendojmë që kemi dhënë pak kontribut për aq sa dëshironim të japim!...

    Në kohën e lufës çlirimtare dhe më pastaj kishte dhe ka shqipfolës plan(g)prishës, mjeranë, trutharë dhe tradhtarë që dilnin me zë e vepra kundër çlirimtarëve dhe çlirimtareve, kundër atyre që u betuan në flamurin e Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemailit, kur dihet se bota na njohu botërisht vetëm me atë flamur!...

    Pastaj, tani po shihet mirëfilli që pas përfundimit të luftës, që kur forcat ndërkombëtare u futën në Kosovë dhe filluan padrejtësitë ndaj popullit tonë i dalur nga lufta i lodhur dhe i traumatizuar, ne vazhduam aktivitetin politk dhe informativ nga Kopenhaga dhe Malmoja Ne, që nga fillimi i kemi vërejtur dhe për këtë e kemi ngritur zërin me gojë dhe me shkrime se: UNMIK-u, do të bëjë provokime të rënda siç qe fillimisht lejimi i fomimimit të enklavave serbe në veri dhe në zemër të Kosovës, çarmatosja e ushtarëve tanë, ndarja dhe copëtimi i ri i trojeve tona shqiptare, siç është rasti i Mitrovicës dhe ato 2500 ha (hektarë katrorë) tokë që Serbia ia dha si peshqesh IRJM-së.

    Partitë "demokratike", që Serbia i lejoi të formoheshin, de fakto e kishin sabotuar luftën dhe do bëheshin shërbëtore të kolonizatorëve (pushtuesve) të rinj.
    Pastaj, u pa qartë se flamurin e lirisë, pra udhëheqëjen e fitores për fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, nuk mundën ta marrin dot çlirimtarët por shërbëtorët e huaj...
    Kjo, erdhi dhe si pasojë e votimit antidemokratik me lista të mbyllura nga këto parti, që e kurdisën këtë komplot me ndërkombëtarët, shkelësit më cinikë të demokracisë në Kosovë.

    Nga të gjitha këto padrejtësi natyrisht si çdo atdhetarë as ne nuk mund të ishim të qetë!...
    Pastaj, veprimi tepër antinjerëzorë dhe më antidemokratik i burgosjeve të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të përplasur nga gjykatat e huaja e të akuzuar me ligjet e ish-Jugosllavisë si në Kosovë ashtu edhe në Hagë, na ka shqetësuar së tepërmi; prandaj, ne kemi bërë disa protesta nëpër institucionet daneze, europiane dhe deri në OKB; për lirimin nga burgjet të bijëve më të mirë të Kosovës, që u izoluan në Hagë dhe në Dubravën famëkeqe, ku u derdhë aq shumë gjak shqiptari!...

    Ne, me kohë kemi konstatuar se këto ishin komplote të kurdisura politike dhe me kohë kemi deklaruar: në Prishtinë, Dubravë dhe në Hagë, nuk po dënohen krimet, por e drejta e popullit shqiptar të Kosovës!
    Atje, po tentohet të barazohen krimet e kriminelëve okupatorë sllavë, me çlirimimin e çlirimtarëve shqiptarë!
    Natyrisht, duke e argumentauar me fakte të pamohueshme.

    Vëllezër të dashur çlirimtarë!

    Në kohën kur ju ishit atje të mbyllur si luanët në hekura; në Kosovë zhvillimet politike morën kahje tjera, pra, aspakt pozitive: padrejtësisht, popullit tonë iu ka imponuar poltika e S. Millosheviqit por, pa praninë e tij fizike.

    Në Kosovë u bënë zgjedhje me listat të mbyllura si para luftës.
    Në kohën e viteve 92-97, kur S. Millosheviqi u jepte të drejtë partive pacifiste të bëjnë zgjedhje ”të lira” por asesi të kërkojnë dhe të punojnë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
    E njëjta gjë po bëhet tani nëpërmjet këtyre institucioneve ndërkombtare të instaluara në Kosovë.
    Partitë pacifiste e në veçanti LDK-ja, po ia imponon popullit shqiptar edhe simbolet private siç janë ;hymni,flamuri dhe gjuha e re "kosovarqe" siç po tentojnë ta quajnë disa "gjuhëtarë" lokalistë.

    Nëse ne veprimtarët e viteve 70-80 ta, e kemi ngritur kërkesën për Kosovën Repuplikë, ajo ka qenë strategji e përkohëshme, sepse atëbotë ashtu do të arrihej më lehtë tek ideja jonë madhore e ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
    Ndërsa, tani pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, ne shqiptarët është krejt e natyrshme të dalim hapur për ribashkimin me Nënën Shqipëri.

    Tani, fatkeqësisht rrjedhat politke kanë filluar të marrin rrugë të kundërta, të padëshiruara për çdo atdhetar, kanë marrë rrugën e përçarjes kombëtare!

    Vëllezër të dashur idealesh çlirimtare,

    Unë, jam nga Tetova dhe ua them sinqerisht se ëndërra jonë ishte të bashkohemi me Kosovën siç ka qenë dikur, para se t´i ndanin me dhunë trojet tona.
    Ne sot, kurrsesi nuk duhet të pranojmë të mbesim nën veladonin e zi të vetëmashtrimit që në emër të çfardo demokracie sërish të na sakatosin fuqitë imperialiste antishqiptare por duhet të kambëgulim fort që kjo padrejtësi të përmirësohet.

    Për ta bërë këtë me sukses, le të shpresojmë pa dhembje sakrificash të mëdha, ne duhet të përcaktohemi fort që ta kërkojmë të drejtën e kombeve për vetëvendosje, kjo e drejtë ne shqiptarëve na u mohua deri tani nga shtetet ballkanike dhe europiane edhe pse dihet botërisht se kjo e drejtë është e sanksionuar me ligjet ndërkombëtare e cila e lejon të drejtën e shkëputjes nga shtetet e huaja dhe bashkimin me shtetin amë, në rastin konkret pra të drejtën e kombit tonë që ta realizoj parimin madhor: NJË KOMB, NJË SHTET!

    Tani, po debatohet shumë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, pra me bisedime; por, çka e bënë të rrezikshme çështjen është fakti se për grupin negociator dëgjohet zëshëm kërkesa absurde e shumë diplomatëve euro-atlantikë, që gjatë këtyre bisedimeve duhet që palët (këtu barazohen) xhelatët me viktimat; duhet të bëjnë kompromise!!!
    Po e përfundojmë këtë letër me mendimin e një filozofi të madh i cili shkruante:
    a do të bëjmë kompromise me kusarët?
    Dhe, përgjigjej po vet!
    Patjetër që do të bëjmë, por kurr që, me pretekstin e këtij kompromisi, të marrim pjesë në krim!

    Vëllezër të dashur idealesh çlirimtare,

    Urojmë të jeni mirë me shëndet, të jeni të pathyeshëm si kurdoherë përballë rreziqeve dhe komploteve që po i përgaditen Kosovës dhe viseve tjera shqiptare!

    Gëzuar për lirimin tuaj nga burgu famëkeq i Hagës!

    Ushtarit të devotshëm, Haradin Balaj i urojmë QËNDRESË dhe dalje të shpejtë nga burgu, konsiderojmë se atje mbahet padrejtësisht!

    Vëlla i dashur Fatmir,
    Gjatë gjykimit dhe lirimit tuaj nga burgu i Hagës; në personalitetin tuaj e shihinim personalitetin e të madhit atdhetar, Avni Rustemi kur gjykohej në Paris, për vrasjen e tradhtarit me damkë Esat Toptanit, pastaj lirimi i tij, kur u vërtetua pafajësia.

    Ndërsa, në personalitetin e Haradin Balajt e shihnim titanikun, çlirimtarin shqiptar i cili për më tepër se një shekull po dënohet padrejtësisht nga shtetet sllave të Ballkanit të egër dhe nga Europa cinike dhe aleate besnike e tyre...

    Ndërsa, në personalitetin e pathyeshëm të ushtarit Isak Musliu e shihnim intelektualin luftëtar shqiptar i cili qëndron i patundur përballë rreziqeve që ia solli koha-luftë!...

    Kësaj letre të sinqertë si një vesë shkëlqyese që buron nga zemrat tona, më së miri i shkon urimi:
    Gëzuar për lirimin tuaj!
    Qëndresë për vëllaun tonë të idealeve!...

    Xhemil ZEQIRI dhe Fadil SHYTI
    Kopenhagë-Malmë, 6-7 dhjetor 2005

  8. #468
    Citim Postuar më parë nga Brari
    gwen.. a ma skjaron pak kte "zgedhjet me lista te mbyllura" per te cilin po ankohen kto skandinavet enveroiste te PDk-s??

    Brari duhet pak informacion me pare se te vazhdoje shkrimi.


    Shkruan: Fadil SHYTI

    TRI NGJARJE PARADOKSALE NË SHQIPËRINË ETNIKE

    Ngjarja e parë paradoksale: Siç mirret vesh nga mediat e shtypit dhe ato elektronike, më 7 janar, 2005 Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, paska refuzuar ta vë nënshkrimin që t´i njihet statusi i veteranit, udhëheqësit të LANÇ-re, Enver Hoxhës. Përkundër faktit të kryer që Komisioni Qendror të Statusit të Veteranëve të LANÇ, për dhënjen e këtij statusi e paska aprovuar këtë, por kjo sipas ministrit, qenka konsideruar i paligjshëm, sepse sipas tij "nuk qenkan plotësuar dokumentat e nevojshme sipas kërkesave ligjore".

    Në TV "Klan", shoqja Nexhmije Hoxha, ka deklaruar: "Unë, nuk marrë dëshmi për të vërtetuar që Enver Hoxha është veteran. Këtë e kam refuzuar. Nuk është ështje familjare, është veteran apo jo Enver Hoxha. Unë, nuk shkoj nëpër dyer të marrë dëshmi, që Enver Hoxha është veteran. Është turp, është absurde. Ajo kërkon që edhe ai të ketë një dokument siç kanë të gjithë veteranët e tjerë. Ai ka qenë udhëheqësi i ushtrisë kombëtare. Unë, nuk zbatoj rregullat, sepse Enver Hoxha nuk është si gjithë të tjerët". Ndërsa, ndaj këtij qëndrimi arbitrar, në gazetën "Roiters", veteranja e kësaj lufte është deklaruar: "Pjesëmarja e bashkëshortit tim në këtë luftë është një fakt i i njohur nga të gjithë, për këtë ekzistojnë edhe dokumentat, prandaj konsderoj që kjo është një fyerje, një poshtrim i madh, një përpjekëje për ta ulur figurën e Enver Hoxhës", ajo ia ka përkujtuar Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, se babai i tij kishte fjetur nën të njëjtën batanije me Enver Hoxhën, kur bora shqiptare mbulonte majat e maleve gjatë luftës. Ndërsa, për mos hedhjen e firmës, Pandeli Majkos, ia ka tërhequr vërejtjen në gazetën, "Shekulli" me pyetjen: "A e ka lexuar historinë Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ose a e ka parë apo jo pavionin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Muzeun Kombëtar?!" Ndërsa, unë do të shtoja edhe këtë: "Nëse kërkohet që të kenë dokumente "ligjore" se a ekzistojnë Tomorri dhe Korabi, këto male krenare dhe vigane të Shqipërisë, atëherë le të kërkohet njësoj të dihet se a i takon statusi i veteranit, Komandant, Shpatit, gjegjësisht, Enver Hoxhës?!

    Lidhur me këtë paradoks, nuk ka munguar të "hyjë në valle" zhurmagjiu psikopat, Sali Berisha, i cili deklaroi: "Mos t´i provokojnë shqiptarët, ky është një akt i shëmtuar i atyre që s´kanë ndërgjegjje shoqërore, kjo është një përpjekëkje monstruoze për të rehabilituar mostrën e historisë sonë kombëtare". E, unë t´ia përkujtoja Salo "trimit" dhe cubave të tij, vallë a nuk po i provokoni ju shqiptarët, derisa po e fyeni personalitetin më të ndritur të historisë sonë kombëtare, udhëheqësin e madh të Shqipërisë, në luftë kundër fashizmit e nazizmit gjermano-italian dhe prijatarin guximtar për ndërtimin e Shqipërisë së Re?! Ndërgjegjja shoqërore dhe njerëzore ( se Ty më shumë do të shkonte shoqëria me egërsira), të mungon Ty dhe ithtarëve tuaj kokëshkretë të cilët pandërgjgjegjshëm po shkelni mbi gjakun e dëshmorëve, duke hedhur edhe plehëra mbi varrezat e tyre (rasti i varrezave të Shkodrës), kjo padyshim e tejkalon çdo logjikë njerëzore pa lëre më demokratike.!.. Sa për ilustrim për lexuesit po´i japi dy fakte: 1. Në historinë suedeze njihet mbreti i Suedisë i cili në fillim të shek. XVIII-të, bëri luftëra të parreshtura, ky mbret quhej, Karli XII, ai ka bërë luftëra me shumë vende fqinje dhe më tej, ai me ushtritë e tij të fuqishme ka luftuar me mbretërinë e Danimarkës, Norvegjisë dhe të Rusisë, bile kjo e fundit e ka humbur luftën duke i humbur 100.000 ushtarë në beteja. Po, njëkohësisht, dihet nga të gjithë që ai mbret satrap kishte ide fashiste, ai i solli jo vetëm fitore territoriale Suedisë, por edhe sakrifica të mëdha popullit të shumëvuajtur suedez. Por, përkundër asaj politike reaksionare, populli dhe qeveria suedeze, asnjëherë nuk e kanë mohuar kontributin e tij në ato luftëra, që herë ishin pushtuese e herë çlirimtare. Dhe, shi për këtë, tani në parkun kryesor të Stockholmit, gjendet përmendorja e tij. Pastaj, shumë shkrimtarë, artistë e njerëz të kulturës kanë shkruar dhe e kanë përkujtuar, bile këtë e bëjnë edhe sot. Populli dhe qeveria suedeze ka një traditë të madhe demokratike, dhe të vjetër për më tepër se 200 vjeqare, por këta demokratë, nuk vrapuan me sjellje histerike e vandaliste ta fyejnë e ta denigrojnë as përmendoren, as personalitetin e këtij mbreti mizor. Pastaj, a nuk qe i lavdishëm dhe njëkohësisht mizor për popullin tonë edhe Ali Pashë Tepelena, pse kundër tij, nuk po ngriten "demokratët" e Tiranës?! Mendoj, që përgjigjja është e lehtë: Këta "demokratë" tani nuk i frikësohen rregjimit të tij feudal rregjim të cilin tashmë e kanë këthyer në realitet në shek. XXI. Ja tani, po u referohemi fakteve konkrete: Po, a nuk u përpoqën dhe a s´po përpiqen sot, këta mjeranë politikë, që ta ndajnë Shqipërinë në krahinorizma e në principata pashallarësh të rinj, "demokratë", po a nuk e sollën Shqipërinë në prag të luftës civile, në vitin 1997, për ta pasuar me kriza të thella, në vitet e "tranzicionit", 1991-1997-2005?! Nga kjo konstatoj që: këta zotërinj i pengon politika e drejtë dhe parimore e Enver Hoxhës, e cila shqiptarët i ruajti nga fatkeqësi të tilla shoqërore. Po, a nuk ikën 1 miljon shqiptarë, "nga sytë këmbët" , gjatë këtyre 13 vjetëve, nga shkatërrimi i shtetit dhe i ekonomisë dhe i kulturës kombëtare, nga anarkia dhe moszbatimi i ligjeve, ku lulëzuan dhe po lulëzojnë droga dhe prostitucioni, ku u ringjallën etjet e vjetra kanunore, për gjak ndërshqiptar, tani krimi në çfardo ngjyre po bënë kërdinë, prandaj zotëri "demokratë", të pozitës dhe të opozitës, kush i bëri mizori popullit shqiptar, ju apo Enver Hoxha me shokë, a s´ ishin ata, që ia siguruan lirinë, bukën, dritën dhe nderin popullit të tyre?!...

    Po tani, a nuk po dergjet Shqipëria nga plagë shoqërore dhe natyrore, që në vitet e socializmit, populli ynë as nuk i ka parë si në një ëndërr të keqe?! E, tani puthadorët e huaj le të qirren sa të duan kundër Enver Hoxhës, por kot e kanë, sepse luftën dhe punën e tij, kombi shqiptar, sot o nesër do ta vlerësoj drejt në dritën e historisë së re, atëherë kur akrepat e orës së demokracisë së vërtetë do të vinjë në vendin e duhur, pra me këto parametrat e demokracisë perëndimore, më saktësisht të Suedisë.


    Por, mjerisht që derisa të arrijnë këto parametra, duhet të kalojnë vite e vite, prandaj populli ynë do të heq të zinjtë e ullirit nga antidemokratët më të tërbuar të tipit, Berisha me kompani. 2. Para ca ditësh derisa po e lexoja në internet faqen e "BBS-së", më ra në sy një lajm; në Kroaci dikund në një qytet në kufi me Slloveninë, njerëz të panjohur e pakan thyer bustin e satrapit Tito, vrasësit të 49.000 shqiptarëve dhe shumë liridashësve të tjerë në ish-Jugosllavi, kjo- i paska shqetësuar qeveritarët demokratë kroatë, të cilët paskan dhënë urdhër që "sa më parë që t´jetë e mundur të kapen vandalistët dhe të përgjigjen para ligjit"!

    Kjo, duhet të jetë mësim i madh për qeveritarët e Tiranës dhe për "demokratët" e Prishtinës e gjetiu, se: të tjerët nuk i mohojnë lehtë udhëheqësit e vet, përkundër krimeve që ata kanë bërë, mbi popujt tjerë. Megjithatë, kjo tregon që: erëra demokratike, po frynë edhe mbi Ballkanin e trazirave të shpirtërave hakmarrës!.. Kjo, duhet të jetë një mësim i madh që e kaluara duhet mbrojtur me vendosmëri, përkundër edhe të atyre ca dobësive që e kanë shoqëruar!... Tani, barometri politik ndërkombëtar, na tregon vetiu: Kroacia po hyn denjësisht në radhën e vendeve me perspektiva të ndritura demokratike, pra ka hyrë krenarisht në radhën e UE-së, ndërsa fatkeqësisht, "demokratët" e Tiranës, s´ patën kohë ta përparojnë Shqipërinë, sepse dje u morën me gërmimet e eshtrave të Enver Hoxhës, ndërsa tani me kërkimet e dokumentave të tij, se ishte apo s´ishte Enver Hoxha në luftën antifashiste, kinse këtë nuk po e vërtetokan dokumentat historike brenda dhe jashtë atdheut!!!

    Tani, ju zotëri "demokratë" i keni hapur kufijt për Europën, por Europa po ua mbyllë ju, sepse ju o dorëzinj, ende nuk jeni të denjë ta drejtoni e ta përparoni një popull të etur për liri e përparim!... Nën vellon dhe maskën e demokracisë, brenda shpirtërave tuaj, po vuani nga sëmurje të feudalizmit, bajraktarist, anakronik etj... Ju, e rehabilituat mbretin Ahmet Zogu, mbretin të palavdi dhe vrasësin me pagesë të shumë atdhetarëve demokratë si: Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e të tjerë, ky mbret "fluturak" i cili në çastet më të vështira, kur u sulmua Atmëmëdheu nga fashistët, iku me suitën e tij, "nga sytë këmbët" dhe tani i rehabilitoni dhe pasuesit e tij, gjakatarët e popullit i shpallni heronj, por nuk e keni kurajon njerëzore, që ta rehabilitoni Enver Hoxhën, edhe pse Ay nuk ka nevojë fare për rehablitim, deri sot. E mohoni paturpshëm, udhëheqësin çlirimtar ndërsa, partizanët e tij, i keni "shpërblyer" me aromën e pistë të plehërave shkodrane. Absurditet dhe krim moral si ky, s´mund të gjendet askund në botë! Kujdes! Për këtë mohim të vlerave kombëtare dhe njerëzore, do t´ju gjykoj historia!... Ngjarja e dytë paradoksale: Krishtlindjet ortodokse në Patrikanën e Pejës, këtij dimri u festuan nën drejtimin e Patriarkut Pavle, i njohur si përkrahës i flaktë i rregjimit të S. Millosheviqit, që prej ardhjes së tij në pushtet e deri me mbylljen e tij në Hagë dhe me ardhjen e Kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshjtunica, i cili është i njohur për qëndrimin e tij antishqiptar, që prej luftës kur më 1998, ishte në Kosovë, me kallash, për t´i vrarë shqiptarët. Mbase, kjo nuk do të ishte shumë e çuditshme për faktin që ai erdhi me lejen (bekimin) e Petersenit, por deklaratat e çetnikut Pavle, i fshehur nën veladonin fetar e çuditën opinionin dhe Zotin, kur deklaroi: "Në tokën e paguar me gjak, janë shqiptarët ata, që nuk kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë"!!! Dueti, Pavle-Koshtunica u pajtuan për këtë, por harruan të theksojnë se kush ka të drejtë të jetojë në Kosovë, pastaj ata i ftuan shqiptarët e Kosovës; që ta respektojnë fenë e bashkëqytetarëve të tyre!!! Cinizëm më i hidhur se kjo për shqiptarët zor se mund të ketë, por njëkohësisht është edhe një paralajmërim që kisha serbe dhe qeveria serbe, ende ëndërrojnë dhe planifikojnë gjatë festave dimërore, ta sundojnë Kosovën me vise të tjera shqiptare. Mendja ma thotë se: Kjo verbëri politike i ngjanë paradoksit të parë: Sipas çetnikëve serbë, shqiptarët e Kosovës nuk paskan të drejtë të jetojnë në Kosovë, ndërsa sipas "demokratëve" të Tiranës, as Enver Hoxha nuk mund ta ketë statusin e veteranit, sepse po i mungokan dokumentat ligjore!!! Cinizëm satanik apo jo, për demokracinë serbo-shqiptare këto veprime janë prapakëthehu!...

    Ngjarja e tretë paradoksale: Lidhur me rastin e 5002 fëmijëve shqiptarë dhe të disa kombësive tjera të cilët konsiderohen të zhdukur në Greqi, nga viti 1998-2002, derisa ishin nën kujdesjen shtetërore greke në "Akilvarvara". Kjo, u zbulua nga një gazetë shqiptare. Këta fëmijë ishin mbledhur dhe dërguar në atë vend që shteti të përkujdesej për ata/ato, mirëpo pastaj paskan përfunduar keq, janë grabitur nga mafia e huaj. Siç po shihet edhe demokracia greke, në këto vite po "lulëzon". Tani, kërkohet që qeveria shqiptare dhe ajo greke të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatkeqësisë së tyre; raportioi kështu, TV-ALSAT më dat. 07.01.2005. E, tani do t´ia shtroja një pyetje lexuesve të nderuar: Kush po e humb tani kot së koti nëpër labirinthat e kohës me politikën "moderne", gjakun e popullit shqiptar, duke filluar nga fëmijët e deri tek ata në pleqërinë më të thellë?! Demokratët modernistë të kësaj kohe, apo a e degdisën kështu këtë popull komunistët e Enver Hoxhës?! Kur dhe kush ndonjëherë në historinë 50 vjeqare të socializmit, ia vodhi Shqipërisë fëmijët e saj?! Jo, paradokse të tilla tragjike s´kanë ngjarë kurrën e kurrës as në tokë, as në det në vitet e "diktatorit", Enver Hoxha. Diktatorë, janë ata që me politikën e e tyre antidemokratike po e terroriziojnë popullin shqiptar me mjetet më perfide, nën maskën e demokracisë, e jo ata që e mbrojtën këtë popull nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm me shpatën e drejtësisë. Tani, kur po e përfundoj këtë reagim, në TV- ALSAT, po njoftohet se në popull po përkujtohet tragjedia e 9 janarit, 2004, kur u mbytën në det, dhjetëra shqiptarë/e, duke u përpjekur të ikun në Itali, për një jetë më t´mirë, po sa qindra e mijëra të tjerë shqiptarë janë fundosur kështu nga toka e deti, që prej kur erdhën në pushtet "demokratët" më cinikë që e kanë "zbuluar" dhe "rifreskuar" si mos më keq, demokracinë e tyre mesjetare... Suedi, 09.01.2005

  9. #469
    Xhemil ZEQIRI
    MINISTRIT TË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PANDELI MAJKOS LETËR E HAPUR APEL PËR NDËRGJEGJËSIM

    I nderuar z.ministër,

    Me keqardhje po ta nisi këtë letër për një ndërgjegjësim së figurës apo identitetit tuaj udhëheqës. Siç lajmëruan mediat e kohës Komisioni për dhënjen e satuisit të veteranëve të LANÇ-re, ia njohu statusin e veteranit, komandantit dhe udhëheqësit legjendar, të pavdekshmit gjeniut, Enver Hoxha. Pavarshisht nga kjo, ti pa të drejtë e refuzove ta nënshkruash atë vendim në cilësinë e udhëheqësit të ushtrisë shqiptare. E, tani po jua shkroj pyetjen ty dhe përkrahësve tuaj nga e merrni këtë të drejtë që ta refuzoni këtë vendim, kur dihet që këtë vendim e muarën ata të cilët, Enver Hoxha u kishte prirë në Luftën Nacional Çlirimtare?! Në këtë luftë ranë 28000 dëshmorë, për idealet e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
    Ku ishe ju z. ministër kur u rehabilituan figura të errëta të historisë sonë si Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij, përse nuk reagove për këtë pabesi që po bëhej nderë, për mikun e madh të serbomëdhenjëve të cilët me 6000 trupa marshuan në Tiranë, në vitin e rëndë të 24-tës, duke e rrëzuar me dhunë. qeverinë e parë demokratike të Nolit të madh.
    Ku ishe ju që nuk reagove kur me bekimin e presidentit , A. Mojsiu, u ftua në Tiranë pikërisht, pak kohë para zgjedhjeve, reaksionari më famëkeq mohuesi i shtetit shqiptar, puthadori i mjerë i serbomëdhenjëve, I. Rugova, po për fatin e keq të shqiptarëve që prap e fitoi mandatin e postit që nuk e meriton, po padyshim këtë e arriti edhe me ndihmën tuaj dhe të qarqeve të caktuara ndërkombëtare, që s´ia duan hiç të mirën kombit tonë. Dihet nga të gjithë që me këtë rast, ky manipulator që përditë po tallet me popullin tonë, po jeton mbi fatkeqësinë e tij, këtij iu dha edhe titulli "Honoris Kauza", për meritat e tij për letërsi. Kjo, është provokim i madh për njerëzit e letrave shqipe në trojet shqiptare dhe më tej. Kur dihet që ky njeri për më tepër se një dekadë nuk po mirret fare me letërsi dhe nuk i ka dhënë asaj asnjë ndihmë shkencës shqiptare. Sikur t´i jepej ky titull për batutat e tij të hidhura, për qeshjen e tij servile, për injorancën që e karakterizion, për dehjen e tij me raki, për përçarjen që i bëri dhe po i bënë vazhdimësi faktorit shqiptar, për kompromiset e hapura ndaj Serbisë dhe Unmikistanit, për përshëndetjet e tij burrave dhe vendeve të botës por për "harresën" që e ka ndaj Shqipërisë, të gjithë di t´i përmend por jo shtetin shqiptar, të gjithë di t´i nderoj por jo UÇK-re, heroike e cila ia solli popullit tonë edhe këtë pak liri që e ka sot.
    Vallë që prej kohës që iu ndryshua emri "Enver Hoxha", Universitetit të Tiranës, ndofta studentët dhe profesorët e Tiranës dhe më gjerë thua se nuk e dijnë se ka Shqipëria shkencëtarë shumë më të merituar që e meritojnë këtë titull.


    !Po, a nuk e meriton më shumë këtë titull, simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, pastaj simboli Unitetit kombëtar, politikologu e atdhetari i madh, Ukshin Hoti, simbolet i rinisë së pastër shqiptare, Albin Kurti, Fatmir Limaj e Nait Hasani etj. Po, për merita në fushën e letrave shqipe, kush e meriton më shumë ta merr këtë titull, nga tempulli shqiptar, se Rexhep Qosja ynë i madh?! Ku ishe z. ministër kur në Tiranë shkeli kryeçetniku, antishqiptari më i përbetuar, Vuk Drazhkoviq, kur ky satrap i politikës serbomadhe, ju tha pa dorashka: "Kosova e Metohia janë tokë serbe". Pse nuk reagove, e ta shpallësh person non-grata (të padëshirueshëm)?!!... Pasatj, ku ishe ju, z. Pando, kur çetnikut serbomadh Vojisllav Koshtunica, Unmiku ia dha dritën e gjelbër ta vizitoj Kosovën dhe e mbrojti me ushtrinë e policinë e NATO-s, duke e marrë në mbrojtje kriminelin i cili me kallashnikovë ishte në Kosovë e vriste shqiptarë gjatë luftës?! Ai, i cili u pajtua me Patriarkun Pavle se "shqiptarët s´kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë"?! Po, a s´u aprovua kjo ide skenariste, me vrasjen e pionierit 14 vjeqar, Dashnim Hajrullahu,, në luginën e Preshevës?! Kur të gjitha këto po dihen nga politikanët shqiptarë, përse edhe ju si dukur Sali Berisha, po mirreni me gjëra të kota që s´ju kanë hije, përse e denigroni figurën e Enver Hoxhës, kur dihet se Ay ua përplasi në fytyrë armiqëve tanë më të egër që nga Ballkani e deri në Rusi.
    Vallë, përse nuk mendoni se duke e bërë këtë ju ua bëni qejfin atyre!... Po, kush më tepër e mbrojti me vendosmëri Çështjen Shqiptare se i madhi, Enver Hoxha? Argumentat i flet vetë historia, tjetër është se disa harrojnë apo nuk duan ta pranojnë... E, sa për epitetin diktator, e dijmë të gjithë që vet sistemi ishte me sistem socialist, me të ashtuquajturën diktaturë e proletariatit, kjo dihet botërisht, kjo as nuk u zbulua nga ju, po as nuk u zbatua vetëm nga Enver Hoxha, ajo ishte sistem i asaj pjese të botës e impoinuar nga faktori ndërkombëtar. Po, diktaturën e "mbretit të ri", Berisha, pse nuk e korrigjoni dot?! Pse nuk e ndaloni edhe kur ky "palaqo politik" e katandisi kombin si mos më keq. Krime të rënda dhe plagë të pashëruara sot po e rëndojnë Shqipërinë, prandaj ato qindra e mijëra shqiptarë që po ikun nga Atmëmëdheu, prej kujt po ikun, prej diktatorit, Enver Hoxha apo prej prej politikës së qoroditur ekonomike, prej krizave të rënda shoqërore morale që i drejtoni ju!... Pse nuk e pranoni atëherë se kush e udhëhoqi LANÇ-re, kush qe Komandant i saj?!
    Kush e udhëhoqi Shqipërinë për gadi gjysmëshekulli?! Me gjithë gabimet dhe përparësitë?! Ndërgjegjësohuni! Ndërgjegjësohuni! Ndërgjegjësohuni! O z. ministër, se prapa vjen historia!... Kopenhagë, 12.01.2005

    PS.Autori është veprimtar për lirit e të drejtat e Njeriut.Autor i Librit"Në mbrojtje(diplomatike)të çështjes shqiptar

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Disa shqipfolsa e jugo-titista ne vend qe te shkruajn per masakrat e shkieve ata i deshiroin shqiptarve nji denim o zot po qysh ndihen keta njerz sot kur Fatmir Limaj eshte i lire
    -----------------------------------

    Nga Sheradin Berisha

    sheradini@web.de

    Më 10 korrik 2006 në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politik e ushtarak serb:ish-presidentit serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministrit Nikola Shainoviç, ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve tjerë:ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç, ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç. Aktakuza e ngritur nga prokuroria e tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviq, në qelinë e tij në Hagë.

    Po të lexohet me kujdes Aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serb, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, deportim të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars-qershor 1999,(pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 - mars 1999.Përveç kësaj në aktakuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit(jo vetëm të të akuzuarve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptarë në Kosovë.

    ***

    Historikisht dihet, se të gjitha platformat antishqiptare serbe, nga „Naçertanija” e Garashaninit e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbis, regjimet serbe i përdorën si program politikë, për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj, një program i tillë politik (i mishëruar me këto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizëm edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë dhjetëvjetshit të fundit të shek.XX, veçanërisht gjatë viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunës nga regjimi pushtues serb në Kosovë mori përmasa kriminale, dhe me kalimi e kohës u zhvesh nga çdo normë civilizuese dhe kështu kaloi në dimensionin gjenocidal, shfarosës kundër shqiptarëve. Varrmihësi Millosheviq, me qëllim të realizimit të projekteve gjenocidale, gjatë luftës në Kosovë ka dislokuar “rreth 20 mijë forca të rregullta ushtarake dhe afërsisht 30 mijë policë dhe forca paramilitare serbe”, -kështu thuhet në kapitullin 3 të një raporti të OSBE-së më 6 dhjetor 1999.

    Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të paarmatosur, kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleqë. Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës kanë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur nëpër varrezat masive në Serbi. Njësitë kriminale serbe, pas ekzekutimit të shqiptarëve gjatë tërë kohës janë përpjekur t´i fshehin gjurmët e krimeve, duke varrosur e zhvarrosur disa herë trupat e shqiptarëve nga një vend në një vend tjetër, ose duke i djegur e asgjësuar ato në mënyra të ndryshme.

    Të gjithë jemi dëshmitarë, se pas luftës në Kosovë janë zbuluar mbi 550 varreza masive, janë gjetur trupa të vrarë e të masakruar në varreza publike të qyteteve e të fshatrave, por edhe në gropa e humnera të ndryshme, në fusha e male, në puse uji e furra të gëlqerës, në krematoriume të improvizuara e objekte të fabrikave e të uzinave etj.Ndërkaq ka shumë dëshmi, se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e shkritores së minierës „Trepça“ në Zveçan të Mitrovicës, si dhe në furrat e Kombinatit të bakrit në Bor, Maçkaticë e në vende tjera të Serbisë, gjithnjë në përpjekje të varrmihësit Millosheviq, për të fshehur dhe zhdukur gjurmët e gjenocidit të kryer në Kosovë.

    Për më tepër, vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) varrmihësit e Kosovës kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanë shkatërruar dokumentet e identifikimit: letërnjoftimet e pasaportat, ndërsa pas përfundimit të luftës administrata pushtuese serbe ka sekuestuar, dhe i ka dërguar në Serbi: domumentet e amzës, tapitë e dokumentet e tjera të pronësisë private e koletkive të shqiptarëve.

    ***

    Populli Shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë nga Kosova. Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“ për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.

    Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci…, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.

    ***

    Dihet mirëfilli, se në kohën kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe që kryheshin në Kosovë, më 27 maj 1999 bëri publike një aktakuzë të ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.

    Pas ndryshimeve kozmetike që ndodhën në rotullimin e pushtetit në Serbi, Millosheviqi (nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare) arrestohet dhe në fund të qershorit 2001 transferohet në Hagë. Së këndejmi më 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundër tij, por jo edhe ndaj katër të akuzuarve tjerë, të rreshtuar përkrahë tij në aktakuzë, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veçuar lëndën e Millosheviqit nga të akuzuarit tjerë, ndaj të cilëve këto ditë ka filluar një proces i ri gjyqësor.

    Vetëm pakë ditë pasi kishte filluar gjykimi kundër Millosheviqit, pasardhësi i tij Vojisllav Koshtunica në një konferencë për media, me fjalë të përzgjedhura doli në mbrojtje të Millosheviqit. z.Koshtunica ndër të tjera patë thënë:”se ky gjykim është një proces, në të cilin po shkruhet Historia e Jugosllavisë dhe se në këtë shkrim ne duhet të jemi pjesëmarrës me versionin tonë". Dhe këtë qëndrim z.Koshtunica në mënyrë konstante e ka ripërsëritur shumë herë gjatë këtyre viteve.

    Gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviqit, u dëshmua qartë se ky varrmihës i Kosovës kishte kryer krime të rënda makabre në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mirëpo vdekja e papritur e tij në mars të këtij viti, bëri që ai të shkoi nga kjo botë pa e marrë dënimin e merituar.

    ***

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, mësohet se, në disa komuna janë zbuluar emrat e policëve, të ushtarakëve dhe të paramilitarëve serbë, janë gjetur qindra fotografi të kriminelëve që kanë bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve. Ta zëmë, në një raport të KMDLNJ-së(shkurt 2000), thuhet se menjëherë pas luftës “janë evidencuar me emër e mbiemër ose vetëm me pseudonime mbi 1426 persona e janë denoncuar shumë të tjerë (kryesisht serbo-malazez, por edhe të tjerë), të implikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në vrasjet e maskrimet e shqiptarëve dhe plaçkitjet, djegiet dhe shkatërrimet e shtëpive, vendbanimeve, lokaleve dhe të pasurisë tjetër të shqiptarëve.” Kjo listë e emrave të kriminelëve dhe qindra emra të tjerë që janë identifikuar nga të mbijetuarit e krimeve, në këto vitet e pasluftës, u janë dorëzuar hetuesve të Tribunalit të Hagës, KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, organeve të gjyqësisë në Kosovë si dhe lidershipit politik e institucional të Kosovës, por për çudi nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret që ata, të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.

    Sa i përketë arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veç se merren me rangun e lartë të regjimit serb.

    Një hetues i OKB-së për krime të luftës, z.Dennis Milner – gjatë punës së tij në hetimin e masakrës së Qyshkut(14.05.1999) ka deklaruar se „puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq.“ Dhe madje thotë z.Milner “Tribunali i Hagës as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta dhe ne do të insistojmë, në atë se ata në krye janë personat përgjegjës dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën". Ndërkaq edhe hetuesi M. Cherif Bassiouni, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës vetëm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Për më tepër z. Bassiouni thekson se: „Çështja themelore, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme“…!!!

    Po të merren për bazë këto deklarime, del se mijëra kriminelë serbë e komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve, nuk do të arrestohen kurrë dhe as që do të dalin ndonjëherë para drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore.

    ***

    Në të vërtet pas përfunimit të luftës janë mbajtur tri apo katër gjykime kundër serbëve lokal për krime të kryera ndaj shqiptarëve, siç ishte burgosja e tetë të akuzuarve serb në Prizren, për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit, mirëpo prej tyre vetëm dy kriminelë dolën para gjyqit, ndërsa gjashtë të tjerët pas transferimit në burgun e “fortifikuar” në veri të Mitrovicës, u arratisën pa shej pa dok !!!

    Janë mbajtur edhe dy gjykime tjera, një në Mitrovicë e një tjetër në Gjilan, ku dy kriminelë serbë akuzoheshin për vrasje të civilëve shqiptarë dhe djegie të shtëpive të tyre, mirëpo në këto procese, është parë qartë se prokurorët ndërkombëtar kanë devalvuar dukshëm peshën e krimeve të kryera, edhe përkundër dëshmive të pakontestuara nga dëshmitarët që kishin mbijetuar krimin.Ka pasur raste kur kriminelët në përfundim të gjykimit janë shpallur edhe të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajësh në një gjykatë në serbi, kur ish-pjestari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet si i pafajshëm (për munges provash), a në të vërtet kishte dëshmitarë të gjallë që faktuan në gjykatë, se krimineli Demiroviq ka marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë(përfshirë këtu gra dhe fëmijë) në mars të vitit 1999 në Besianë!


    Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okular për gjenocidin e kryer në Kosovë, konsideroi se përveç rangut më të lartë pushtetor të Serbisë, për këtë katrahurë gjenocidale nndaj shqiptarëve, janë përgjegjës edhe strukturat tjera politike e shtetërore të saj, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe. Mbi të gjithë përgjegjës historik për shfarosjen fizike të shqiptarëve, është padyshim kisha ortodokse serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila në vazhdimësi ka qenë promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve antishqiptare.

    Prandaj është i pajustifikueshëm dhe krejtësisht i pakuptimt hezitimi i deritashëm i lidershipit politik e institucional të Kosovës dhe i organizmave tjerë brenda shoqërisë shqiptare, për ngritjen e një kallximi penal kundër shtetit serb për gjenocid e spastrim etnik në Kosovë.

    -------------------



    GJENOCIDI I “VARRMIHËSVE TË KOSOVËS” PËRMES FOTOGRAFIVE !!!

    Për ta parë gjenocidin serb nga afër, ju ftojë të hapni këtë videoklip.

    Kujdes: videoklipi hapet pasi te jetë mbushur shirit i bardh (nën ekran)

    me ngjyrë të kuqe.

    http://www.kosovaevidence.com/



    &

    Në vijim ju ftojë të shihni këtë videoklip përmes “RealPlayer” :

    http://news.bbc.co.uk/olmedia/105000...ex_nine_vi.ram

    &

    Kur do të dalin para gjyqit kriminelët, që vranë mizorisht edhe foshnje në Abri të Epërme....?!

    http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm

    &

    Në vijim ju ftojë të klikoni linkun e mëposhtëm, për t´i lexuar emrat e 35 kriminelëve serb që janë përgjegjës, për vrasjen dhe masakrimin e 750 shqiptarëve të gjakovës dhe rrëmbimin e 680 shqiptarëve të tjerë , të cilët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

    Këta kriminelë edhe pse janë të njohur për policinë e UNMIK-ut, nuk arrestohen, përkundrazi levizin të lirë kudo e kahdo nëpër Kosovë e jashtë saj.


    http://www.kan-ks.org/carcafet.htm

    &

    Fotografitë e personave të pagjetur...

    http://www.kan-ks.org/Missing.htm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #471
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Bal edhe ne po i qajmë këta por nuk po na leni ju!

    Balo edhe ne po i cajmë këta, por nuk po na leni ti qajmë vetëm këta duke hapur varre dhe vrragë të reja. Duke vrar të tjerë të cilët mëse tëpërmi kontribuan për këte të cilën sot ti po e gëzon dhe keqëpërdor, andaj gëzoje edhe ca`së koha nuk do ua fal, ashtu siq nuk do ua falin jetimet, nënat, baballaret, nusët dhe të gjith ata të cilve ua keni thar dhe shkrumuar zemren, pra për këte jam i sigurt.
    Ta sjell ndërmënd së ai i cili qeshet i fundit, do qeshet më lezetëshem së i pari, do fundoset një ditë kungulli...
    -----------------------------------

    Nga Sheradin Berisha

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •