Close
Faqja 18 prej 48 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 471
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Eh more Drini
    Ka Kosova Berluskonin e vet!

    Deshmit:
    Shpresoj se Haga dhe bota nuk do te na gjykojne ne baze te ketyre
    ish-ministrave,gjeneralave,...perndryshe na mori pusi!


    Ish ministri,xha Kupi, asnje fjali nuk eshte ne gjendje ta thot pa gabim dhe kjarte!!!
    Asnje.
    Nuk eshte nje gjendje ta percakton kohen kur ka vepru dhe cka ka vepru(edhe pse kjo edhe per analfabetin jep shume me kuptu).Nuk eshte ne gjendje zoteri ish ministri te kuptoj se cfar ka shkruar ai vet.
    Behet konfuz me fjalet e veta.

    Me qesharakja ishte kur u pergjegje ne pytjen qe iu shtrua 3 here radhazi:
    -Nuk di se a iu pershtatet juve kjo ne fjalorin tuej!!!
    Gjykatesi ishte shume i kjarte,ai kerkonte vetem DATEN e veprimit, kur ka hy xha kupi ne UÇK,kur eshte ndare nga partia e ldk-es,e ky zinte e perzinte ,jo ka pas jo s`ka pas ushtri,jo kam qene ,jo s`kam qene...ooo kup o xha kup!

    Xha Kupit i shkonin ndjerset,i dridhej buza,i rreshqiste zani si ne akull...a thue pse?!

    Ky sikur ndihej vet i akuzuari!


    Po tutje:
    Mos te flasim per deshmitaret e tjere,gjeneralat e ala, ala.
    Me vie turp kur i ndegjoj cfar pergjigje japin!
    Une skuqem per ta.
    Mbes me shprese se perkthysja do ta jap maksimumin e t`ua drejton/formulon fjalit,
    perndryshe do te marrin edhe keta sulm ne zemer ,mu sikurse gjyqtari May!
    Sikur asnjeri prej te akuzuarve nuk do te denohet pa mar gjykatesi infrakt!



    Tani xha kupi ndihet edhe hero i Hages!
    Habitem,sa shpejte harrojne se sa mllefin e derdhen kur vajti Ramushi te deshmoj!!!
    Tani,radhen e ka Thaqi!!!

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Brari me fascionin me analizat qe i bene!
    Te lumte!

  3. #173
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Eu, cka s'po lexojka njeriu ne kete forum!

    Nje gje nuk po mund ta marr me mend, ku po e marrin tere kete energji negative keta njerez me derdh ndaj vlerave tona kombetare sic eshte UCK me drejtuesit e saj dhe me mijera pjestare!!

    Nuk e di a ka kesi shkrime ne forume serbe cka pash ketu.

    Jo vetem ndaj UCK-se, se Kosova ka edhe vlera te tjera gjate gjithe historise se saj. Vlere eshte edhe rezistenca e paarmatosur, edhe demonstratat, edhe grevat, edhe rezistenca ne burgjet e armikut, edhe kenget, poezite....

    Shume emra te UCK-se qe i paskeshit permendur dhe levizjes politike ne Kosove jane heronj te gjalle. Ju ata do t'i donit te vdekur ma shume, me siguri!

    Duhet ta dij secili lexues ne kete forum se ju nuk perfaqesoni kurrfare opinioni te shqiptareve ne Kosove as ne trojet tjera tona, por ju qenkeshit argat i armiqeve tane.

    A e dine drejtuesit e ketij forumi se ne Kosove ka pasur edhe shki qe e kane njohur gjuhen tone mjaft mire dhe ndonje nga ta mund te fshihet prapa ketyre nofkave "kombetare".

    Nese dikush ka fakte per keto qe flet, mund te shkoje ne prokurori, por jo te shpife sic kane bere spiunet dhe bashkepunetoret serb ndaj ish-drejtueseve te UCK-se dhe pjestareve te saj (ne Kosove dhe Hage).

    Ata qe nencmojne UCK-ne dhe pjestaret e saj, e cmojne APJ-ne dhe formacionet tjera vrastare te serbise. (Nuk mund te jete ndryshe)

    Nofkat dhe motot i paskeshit shume kombetare, demekt se ju qenkeshit luftetare per Shqiperi Etnike, te bashkuar, etj, kurse permes shkrimeve une po ju shoh se ju qenkeshit per Jugosllavi (lexo: serbosllavi). Me vjen keq, por kete krijese e vrane pjestaret e UCK-se, nuk ngritet me ajo.

    p.s. te mos me polemizoje anje nga ju, sepse nuk kam kohe te merrem me kesi karaktere te deformjuara mendore, shpirterore e me siguri edhe fizike. Pata vetem nje porosi: ndaleni turrin, se kjo qon uje vetem ne mullirin antishqiptar.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Marinari
    Te pershendes dhe po te porosis qe mos u befaso qfar lexon njeri ketu, as ne ndonji forum serb jam i bindun se nuk gjen postime te rrejshme e urrejtje ndaj Çlirimtarve si ketu ,e ketu u lejohen keto shpifje e urrejtje ndaj UÇK-se po nejse le ti bajn qef veti dhe dije se ketu ka edhe te tjer pos shqiptarve.

    Brari

    nder te tjerat paske than:

    ***llap..dhe ju tjere..

    kush vret shqiptar eshte armik i shqiptareve.. kjo eshte e qarte si 1+1=2..****


    Ok Brari pajtohem edhe une ,por ata qe vrasin tradhtar e spiuj e bashkpuntor te shkaut perse burr i quan kriminel?! dhe perse ne qdo postim tanin i mbron spiujt e tradhtaret e i shan e urren Çlirimtaret?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    O, ku jeni shqiptarë!

    Ju vajti ymri t'ue gjimue: "filani i mirë e filani i keq"; "filani i keq e filani i mirë"!!

    A e dini këngën " N'nade heret qyqja kenka cue"?

    Ju paqa!

    Qashtu...!

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Dy pytje:

    e para:Nëse qellimi i Jakup hackerit është, që te mbrohet Lima me shok ,atëherë pse nuk shkoj në mënyr vullnetare me tregu të verteten, por u desht në mënyr te dhunshme me e mar!?


    E dyta:ku ishin keta patriota e luftetare qe po brohorisin neper Hage e Kosove kur Adem Jashari liftojke me shki?tri dite ka zgjate...tri dite????

    Me falni,nderrova mendjen,jo,mos u pergjigjni!
    Jakupi dhe deshmia e tij jane nji hiqgja dhe ma merr menja se eshte humbje kohe me e diskutu!

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dëshmitari i prokurorit nuk ka dëshmi rënduese për të akuzuarit


    Prishtinë, 23 shkurt (Kosovapress) Time: 10 : 26

    Dëshmitari i parafundit nga lista e prokurorit ndërkombëtar Pol Flin, Isak Luta, gjatë dëshmisë së tij të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nuk ka pasur dëshmi rënduese kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Luta ka thënë se ka qenë pjesëtar i policisë lokale, një formacioni të formuar në prag të luftës nga regjimi i atëhershëm serb. Ai tha se si pjesëtar i policisë lokale ka pasur edhe beneficione tjera, pasi ka mundur të presë dru në mal të shtetit dhe policia serbe nuk e ka penguar, por edhe e ka ruajtur nëse ka pasur nevojë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdon gjykimi i rastit “Limaj dhe të tjerët”


    Prishtinë, 26 shkurt (Kosovapress) Time: 13 : 49

    Të hënën në Tribunalin e Hjagës, pas dy javë pushimi, do të vazhdojë seanca gjyqësore kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limaj, Haradin Balajt dhe Isak Musliut.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Edhe Shukri Buja do te deshmoj ne Hage...

    Tani edhe Shukri Bujes i erdhi rradha qe te shkoj "i detyruar" te deshmoje ne Tribunalin e Hages, per "Dosjen Limaj dhe te tjeret."

    Na mbetet te shohim nese edhe ky qe me dhune shkon e mbron te akuzuarit do te pritet si Hero tek disa grupacione ne Kosove.

    Nje gje nuk kuptohet qarte. Si eshte e mundur qe te detyrohen te deshmojne per Limajt me shoke, gjersa keta deshmitare jane te ftuar nga pala mbrojtese.

    Ne Hage ata po deklarohen se jane te ftuar te deshmojne "pa deshiren e tyre." Atehere, nese ata vertete duan te mbrojne Limajn me shoke, pse nuk kerkojne qe te deshmojne, pa u detyruar.

    Dicka nuk eshte ne rregull ketu, sepse kur po kthehen per Kosove, ata po deklarohen se ne Hage, kane mbrojtur te akuzuarit, "vlerat e luftes, krenarine kombetare."

    Po pse e bene kete?

    "Pa deshiren e tyre?" "Te detyruar?"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shukri Buja me urdhër të Tribunalit të Hagës dëshmon në procesin Limaj

    Gjeneral major Shukri Buja, udhëtoi sot për në Hagë, me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për të dëshmuar në procesin “Limaj dhe të tjerët.”


    Gjeneral major Shukri Buja, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte komandant i Zonës operative të Nerodimës. Ndërkohë, në Tribunalin e Hagës ka vazhduar procesi gjyqësor “Limaj dhe të tjerët”, i cili ishte ndërprerë më 16 shkurt, pas përfundimit të dëshmisë së ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

    RTK
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 18 prej 48 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •