Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 83 prej 83
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Pallavra. Te kishte bindje komuniste nuk do i ndalohej ardhja ne Shqiperi. Pastaj sme behet vone, bindje komuniste ose jo, ai mbetet figure nga me te shquarat shqiptare te shek 20-te.
    Se pari, nuk do te benit keq, qe te mesonin emrin e vertete qe "Noli" kish, ate emer qe i vuri nena e baba e me te cilin e njihte edhe e motra e kunati: Theofanis Mavromatis.

    Lexo per ftesat e rregjimit komunist per Nolin, korrespondencat e tij me kete rregjim, dhe per denoncimet qe i jane bere ne Amerike per bindjet e tij komuniste.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...e-Enver-Hoxhen

    http://www.forumishqiptar.com/thread...at-e-tij/page4

    Albo

  2. #82
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    E paskeni bere Nolin komuniste fare. I keni kushtuar kaq shume vemendje korespondences me enverin sikur te kishte qene ky tere misioni i Nolit.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,419

    Pėr: Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

    Fan Noli, nxėnės i pėrjetshėm me pesė diploma

    Fan Noli ėshtė nga ato figura jo tė zakonshme, qė ngaherė tė befason jo vetėm me veprėn e gjithanshme, por edhe me jetėn e tij. Mbi tė gjitha, ai ishte njeri me germa tė mėdha dhe si i tillė, shpėrfaqet nė tėrė dimensionet njerėzore.

    Kėshtu, nė historinė e kulturės sonė kombėtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepėr tė rralla, veēanėrisht tė kohės sė tij, qė nė tė katėr stinėt e jetės mbeti deri nė fund nxėnės. Nxėnės nė fėmini e nė djalėri, nė rini, nė moshėn e pjekurisė dhe nė vitet e pleqėrisė.

    Njė nxėnės krejt i veēantė, me njė profil tė dallueshėm nga tė tjerėt, me njė menēuri natyrale dhe me njė etje tė pashuar pėr dituri, gjithė vullnet dhe ambicie, ngaherė i palodhur dhe i pakėnaqur, nė kėrkim tė mė sė mirės, i prirur drejt sė vėrtetės dhe sė drejtės. Kėto tipare tė staturės, Theofan Mavromati djalosh, do tė nisė t’i manifestojė fillimisht nė gjimnazin grek tė Adrianopojės, ku emri i tij ka mbetur nė analet e shkollės dhe kujtimet e bashkėkohėsve, si njė nga nxėnėsit e shkėlqyer.

    Mė pas, pėr mbi dhjetė vjet, ai do tė kryente shkollėn e jetės pa u shkėputur nga prirjet e brendshme, nga librat, arti, gjuhėt, dijet, deri sa njė ditė, kur ishte emigrant nė SHBA, do tė trokiste nė dyert e Universitetit. Kėshtu, nė moshėn 30-vjeēare, pasi ishte dorėzuar prift, mbaron studimet nė Harvard dhe merr diplomėn “Bachelor of Arts”. Jeta e tij vijon mė tej nė shėrbim tė kauzės shqiptare dhe kulturės kombėtare, i ngarkuar me detyra historike sa nė mėrgim dhe nė Shqipėri, duke bėrė emėr tė nderuar si gazetar, historian, poet e veēanėrisht si shqipėrues. Bota shqiptare, ndėrkaq, do ta njihte si kalorės tė lirisė e tė demokracisė, por prapė ai e ndjente veten nxėnės. Nė moshėn 55-vjeēare mbaroi studimet nė Konservatorin e Nju Englandit tė Bostonit, duke u diplomuar pėr kompozicion me njė varg veprash simfonike qė i mungonin muzikės shqiptare. Dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, njė vit mė pas, 1938, merr dhe njė diplomė tjetėr pėr Muzikologji nė Konservatorin e Bostonit me veprėn monografike “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”.

    Nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, ndonėse i qe kthyer politikės aktive, sepse ishte vėnė nė rrezik fati i Shqipėrisė, Fan Noli kish mbetur pėrsėri nxėnės, duke mos u ndarė nga studimet. Kėsaj here ai u kish hyrė studimeve tė shkallės mė tė lartė, pėr tė marrė njė gradė shkencore. Ekziston njė dokumentacion i tėrė, qė i paraprin mbrojtjes sė doktoraturės. Ai jep njė varg provimesh pasuniversitare nga fusha tė ndryshme tė historisė, tė arteve, tė psikologjisė e deri tė fizikės, provime me shkrim qė ruhen akoma nė arkivin e tij. Krahas kėsaj pune tė madhe nxėnėse angazhuar pėr vite tė tėra, ėshtė pėrgatitja e disertacionit, vepra shkencore qė do tė paraqiste. E pra, ky burrė gjashtėdhjetėvjeēar do tė pėrjetonte si emocionet e nxėnėsit-student, ashtu edhe logjikėn racionale tė studiuesit. Mė nė fund, pas afro shtatė vjet pėrpjekjesh tė mundimshme intelektuale dhe fizike, nė vitin 1945, nė moshėn 63-vjeēare, Fan Noli do tė mbronte me sukses nė Universitetin e Bostonit studimin e tij monografik me temėn “Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu”. Komisioni shkencor, pėrbėrė nga personalitete tė fushės, do ta vlerėsonte duke i dhėnė gradėn shkencore tė doktorit nė Filozofi. Prej kėsaj kohe, ai do tė prezantohej nė botėn shkencore-kulturore Ph.D. Fan S. Noli.

    Me kėtė gradė tė lartė shkencore do tė dukej sikur savanti ynė i kish mbyllur pėrfundimisht mėsimet universitare. Dhe vėrtet, pėr afro dy dekada, ai shkruan e boton, veēanėrisht nė gjuhėn angleze, njė korpus tė tėrė veprash teologjike-kishtare prej mijėra faqesh, ku vendin kryesor e zė pa dyshim pėrkthimi i Dhiatės sė Re (1961), botimi i sė cilės u vlerėsua nga shtypi i specializuar dhe nga qarqet akademike. Kjo mirėpritje e shtyn Nolin tė mendojė pėr njė pėrkthim tė mundshėm tė Dhiatės sė Vjetėr. Dėshira ishte aq e madhe, pėrjetimi i botės biblike ishte aq i thellė, sa ai harron vitet qė ka mbi supe, hallet e shėndetit e pėr mė tepėr vėshtirėsitė e jashtėzakonshme qė paraqiste njė ndėrmarrje e tillė gjigande. Ishte fjala pėr njė vepėr tepėr voluminoze (prej 46 librash), e shkruar hebraisht, aramaisht dhe greqisht, me njė lėndė komplekse e tė thellė, me shtresime qytetėrimesh, ku gėrshetohej teologjia dhe filozofia, historia dhe letėrsia. Me sa dihet, Noli e kuptoi sa pa qenė vonė dhe u tėrhoq nga ky projekt, por nuk u dorėzua. Vendosi tė pėrkthejė njė nga librat kryesore tė Dhiatės sė Vjetėr dhe pikėrisht “Psalmet”, qė njihet e ēmohet lart pėr thellėsinė e brendisė dhe gjuhėn metaforike.

    Ē’ėshtė e vėrteta, psalmet biblike Noli i njihte mirė ngaqė gjatė shėrbimit kishtar shumėvjeēar kish pas tė bėnte me to, pra, qe familjarizuar dhe pjesėrisht i kish pėrvetėsuar e kthyer nė pjesė tė kulturės sė tij teologjike. Por a mjaftonte vetėm kjo shkallė njohjeje pėr t’i hyrė “pėrkthimit kockė-fortė”, siē e cilėsonte ai? S’ka dyshim se pėr njė njeri me staturė tė lartė intelektuale, me formim tė thellė dhe serioz, me kėrkesat dhe pėrvojėn e tij tė pasur pėrkthimi i Psalmeve kėrkonte pėrgatitje paraprake, njė njohje tė mėtejshme tė veprės, sidomos gjuhėsisht. Noli vėrtet njihte greqishten e vjetėr, njihte disi hebraishten, por jo aramaishten, njė gjuhė nė zhdukje e sipėr, qė flitej nė trevat e lashta Asiro-Babilonase dhe ishte bėrė pjesė e Dhiatės sė vjetėr. Studimi autodidakt i hebraishtes dhe aramaishtes ishte i pamjaftueshėm, ndaj pa humbur kohė vendosi tė regjistrohej nė Fakultetin e Gjuhėve tė Lashta tė Lindjes tė Harvardit. Ishte viti 1963, kur ai sapo kish mbushur 81 vjeē.

    Natyrisht, regjistrimi do tė ndiqte njė procedurė, sė cilės iu nėnshtrua dhe studenti plak. Dokumentacionin zyrtar, pas kėrkimesh, arritėm ta zbulojmė dhe ta sigurojmė me ndihmėn e At Artur Liolinit nė arkivin e Fan Nolit, pranė Kishės sė Shėn Gjergjit nė Boston. Ėshtė fjala pėr miratimin qė i bėn kėrkesės sė Fan Nolit pėr tė ndjekur Shkollėn e lartė teologjike tė Harvardit dekani i saj, prof. dr. c. Conrad Wright. Ai, pasi ėshtė konsultuar me Departamentin e Dhiatės sė Vjetėr, i ofron me kėnaqėsi tė veēantė tė ndjekė dy klasa menjėherė, hebraisht dhe aramaisht. Dhe kėtė e bėn dhe “si mirėnjohje pėr punėt dhe pėrkthimet akademike qė ka kryer nė fushėn fetare. Ndėrkaq, shton se “Bishop Fan S. Noli figuron edhe nė listėn si “Visiting Scholar” tė shkollės sė tyre, pra si studiues i jashtėm.

    E gjithė kjo praktikė zyrtare ėshtė zhvilluar plot 50 vjet mė parė. Pas kėsaj, Noli u ul rishtazi nė auditorėt e Harvardit dhe ndoqi leksionet. Do tė qėllonte qė bashkatdhetarėt ta shihnin Nolin mėngjeseve me libra kur drejtohej pėr nė Kembrixh. Bill Gunari, njė vatran i vjetėr, qė e njoha nė Boston nė vitet ‘90, do tė mė tregonte: “E pashė njė ditė Hirėsinė e Tij tek qėndronte nė trotuar para Kishės sė Shėn Gjergjit dhe unė po kaloja me makinė. Qėndrova, e pėrshėndeta dhe dallova qė mbante nė duar metodėn “Biblical Aramaic”.

    Hirėsi, e pyeta, mos doni tė shkoni gjėkundi? Po, m’u pėrgjigj, mė ēo deri nė shkollė. Nė shkollė?! U habita unė. Ju tani mėsoni tė tjerėt. Ai qeshi dhe mė tregoi se ndiqte njė fakultet tjetėr. Mė tha se tė diturit s’ka fund dhe se ai, ashtu si Sokrati, plakej duke mėsuar. Kur e hipa nė makinė, gjatė rrugės, nė bisedė e sipėr, mora vesh se studionte dhe mėsonte gjuhėn aramaike dhe pėrsėri i ēuditur e pyeta: Ē’ju duhet kjo gjuhė tani, Hirėsi? Si ē’mė duhet?, ma priti, po unė sė shpejti do tė shkoj te Perėndia dhe dua t’i flas me gjuhėn e tij. Nė fakt, Noli nuk i tregoi mikut se ē’do tė bėnte duke mėsuar gjuhėt biblike. Por tė gjithė ata qė e njihnin nga afėr, e dinin se ai studionte dhe punonte pareshtur. Kėshtu, krahas ndjekjes sė fakultetit tė ri, ai pėrkthente psalmet. Njė punė e madhe dhe e vėshtirė, qė ai e kryente me pasion dhe pėrkushtim. Aq i tėrhequr ish pas kėsaj pune fisnike, sa atė vit nuk shkoi pėr pushime si zakonisht nė Florida. I kredhur i tėri nė botėn biblike, poeti dhe eruditi ynė i madh do tė pėrkthente nė anglisht “Psalmet”, duke u bėrė jehonė nė vargje disa tė vėrtetave universale dhe tė pėrjetshme, pėr tė cilat ai kish medituar njė jetė tė tėrė.

    Libri “The psalms” doli nė dritė nė verėn e vitit 1964, me emrin Mitropolit Fan S. Noli PhD., me kushtimin “Kujtimit tė dr. Norbert Joklit, profesor i Universitetit tė Vjenės, autoritet nė studimet e filologjisė shqiptare, mik i ngushtė dhe shkencėtar i madh, qė mė inkurajoi nė pėrkthimet e mia nga letėrsia botėrore. Me mirėnjohje dhe admirim”.

    Ky ishte libri i fundit i Nolit, beteja e fundit e kėtij titani tė botės shqiptare, qė, sa qe gjallė, u ndje ngaherė nxėnės.

    / Dita / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/libri/fan-n...-pese-diploma/

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  3. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •