Theofan Stilian Noli, misioni i pamundur i tė mėdhenjve nė misionin e mundur tė shtetit shqiptar
40 vjet pas vdekjes, Fan Noli akoma enigmatik pėr Shqipėrinė
Entela Komino
Ėshtė kthyer dy herė nė jetė nga vdekja e sigurtė dhe rreth njė shekull pasi ai ka filluar tė shkruajė dhe 40 vjet pas vdekjes provokimi i tij te lexuesit hap njė botė enigmash tė pėrafėrta me dilemat e jetuara tė tij. Gati tė tė njėjtit puls me ato tė fėmijės me heronj qė rikthehen ndėr tė gjallėt. Ngaqė e kish tė shkruar me sa duket ritin e kthimit sa tė ketė emėr.
Shtegu i ēelur pėr tė pritur vdekėtarin, qė e solli trupin e tij dy herė nga e pėrtejmja pėr tė treguar se ēfarė pa andej dhe pse mbeti nė jetė, ashtu si jo rrallė i pelqeu Nolit tė vetėshpjegohej, i ka bėrė lexuesit e ēdo kohe dhe dėgjuesit bashkėkohės tė tij tė mbartin nė njė njėfarė mėnyre pėrkimin me magjinė e ėndrrės - mision tė shprehur prej tij. Pėrkim ky, i vėnė jo rrallė nė pikėpyetje nga muzgu i disa fakteve biografike. Tė gjitha udhėt e kėrkimit tė Nolit flasin pėr prirje, pėr bėma herojsh. Pasi ishte shtrėnguar ta linte pas jetėn private tė Egjyptit, detyra e tij pėrqėndrohej nė bashkimin e turmave amorfe tė shqiptarėve, tė cilėt ishin ndarė nė tri grupe fetare... Lipsej tė mblidhte tė holla nga njerėz skamnore, tė cilėt, sikurse tė gjithė shqiptarėt, ishin me kursimtarė se skotlandasi i njohur koprac. Kish pėr detyrė tė gjente njė udhėheqės tė volitshėm pėr ta, dhe udhėheqėsi nuk duhej tė priste njė rrogė tė mjaftueshme pėr tė jetuar. Kishte pėr detyrė ta emanciponte kishėn ortodokse shqiptare nga kthetrat e patrikanes sė Stambollit, tė cilėt e kishin sunduar atė afro dymbėdhjetė shekuj. Kishte pėr detyrė tė ēlironte afėr dy milionė shqiptare nga Perandoria Turke, e cila kishte njė popullsi prej mėse gjashtėdhjete milionė banorėsh, lipsej tė fitonte simpatinė e fuqive tė mėdha tė Evropės, tė cilat ishin tėrėsisht tė krishtera, pėr shqiptarėt, tė cilėt ishin nė pjesėn dėrrmuese muslimane, dhe urreheshin dhe nga vetė turqit. Kishte pėr obligim tė siguronte dhe fitonte pėrkrahjen e opinionit publik botėror, ndėrsa nuk e kishte mėnyrėn tė ndikonte nė kėtė opinion, veē disa revistave shqiptare tė cilat i lexonin fare pak ata qė nuk ishin shqiptarė, pėr tė qenė puna dhe me pisk, ato lipsej tė ndikonin nė shqiptarėt, kurse shqiptarėt nuk dinin tė lexonin shqip! Detyra ėshtė shqyrtuar pėrmes tre heronjve tė tij tė Ibrik-Tepesė: Napoleoni, Skėnderbeu dhe Krishti. Vota ishte unanime. Kėshtu dhe Fan Noli eci pėrpara duke shpresuar atje ku skishte shpresė, duke pasur besim te Zoti dhe nė drejtėsinė e ēėshtjes, qė kishte marrė pėrsipėr. Njė mision shenjti do tė shėnonte fillimin. Nolit 25-vjeēar iu kėrkua autoriteti i tij i parė pėr tu ushtruar: tė dorezohej prift shqiptar. Kjo ishte ndeshja e duhur. Profesioni i mundur pėr tė. Vepra e mjaftueshme pėr heronj... Vepra e kishės e parė me kulminacion si vepėr e madhe politike edhe pse e kryer nė Amerikė, ėshtė njė nga ēastet e shėnuara me krenari pėr tė gjithė shqiptarėt me emrin e Nolit. Kisha dhe atdheu, qė nė kėtė rast ishte i largėt, ka funksionuar si njė vlerė e zhvendosur mbi bazėn e binomit retorikė-atdhe. Afrimi me auditorin pėrmes kishės ėshtė modeli me spėrkatje rilindjeje sipas nje modeli qė Zamputi e jep pėr Fishtėn me binomin Atme e fe. Pėrtej ngėrēit qė ka kėrkuar nė vite justifikime pėr Nolin prift, kisha i ngjan veprave shqiptare edhe me kryerjen e saj jashtė kufijve. Ngjarjet e saj provuan se ajo ka qenė njė nga institucionet qė mund tė bėhej pa patur atdheun e pushteteve civile, nė raporte gati tė tilla si ato qė sollėn dhe lėvrimi i letrave dhe publicistikės shqipe. Po ashtu tė ndėrtuarit e kishės shqiptare jashtė Shqipėrisė ėshtė nė vazhdėn e realiteteve, qė kryhen pėr tė kryesisht jashtė kufijve. Titulli i tij zyrtar ishte: Mitropolit i Durrėsit, Gorės dhe Shpatės, primat dhe zėvendėspatriark i gjithė Ilirisė, detit perėndimor dhe gjithė Shqipėrisė. Mes njė tė pėrditshmeje krijuese dhe ne auditorin e kishės ai ishte publik siē dėshironte dhe mund tė jetonte, si prift. Kisha, qė funksiononte dhe si partnere mediatike, ose adresa ku ishte mbajtur ose demostruar ēėshtja e javės pėr komunitetit shqiptar e botuar me pas dhe nė gazetė, ishte atmosfera qė e ēoi Nolin sipas Lames nė drejtimin e Dielli-t. Prifti u bė gazetar; me 8 qershor 1919, prifti dorėzohet peshkop dhe peshkopi zgjidhet deputet i Vatrės nė Parlamentin e Shqipėrisė mėshon nė kishė, mėshon dhe nė shtyp. Kontributi pėr ndėrtimin e kėtij rrjeti mediatik tė shqiptarėve tė Amerikės, solli me njė frymė 12 shekuj zhvillimi. Noli predikoi llojin e fundit tė quajtur situativ para njė auditori me atdheun e largėt. Eshtė pretenca e formimit tė tij qė e ēon kah modernia e shekullit nė tė cilin jetoi, modernizėm, nė themel pėrshtatjeje me jetėn civile. Manifestimi i tij tregoi se mund tė tregonte Shqipėrinė moderne edhe pa qenė kėtu e qe aq mė pak moderne. I prirur pėr tė pėrqafuar misione tė mėdha, ose pėr ti afruar ato me rastet e jetės sė tij, pėrveē kishės bashkė me gazetėn, rruga shumė shekullore e retorikės nė shoqėrinė njerėzore, mėsyu me veprėn e Nolit drejt e nė nivelin e saj bashkėkohor. Dhe pėr me tepėr nė shqip. Kjo ka ndodhur njėkohėsisht me rimarrjen e pushteteve dhe administratave nė gjuhėn shqipe. Situata ėshtė vėrtet e rėndėsishme dhe kushtezuese nė pikėpamje historike institucionale. Ka qenė vėshtirėsi e madhe tė punoje nė njė terren bosh thuajse pa atdhe si ai i Nolit, por nga ana tjetėr, tė ishe nė njė situatė tė tillė luftarake tė imponuar, kushtet ishin thuajse tė llojit ideal pėr kombinimin e kapaciteteve folėse (pėrfshirė retorikėt) me ato konfliktuale tė mjedisit. Sepse vetėm atėherė, mund tė luheshin skena heronjsh, qoftė dhe njė Daniel nė strofkullėn e luanit (kupto nje parlamentar si Noli te fshehur nėn karrike pėr tiu shpetuar plumbave). Nė marrėdhėnien e tė pėrditshmeve tė Nolit, retorika ka vazhduar tė fitojė terren civil, madje dhe nė mjediset e kishės, ashtu siē ka udhėhequr me intuiteėn e tij Noli i njėsuar prej madheėisė sė misionit. Vlerat e mbetura tė gjuhės vijneė pikėrisht nga kėto madhėsi.
Noli e Konica Heronjt e Homerit..
Nė njė vepėr pėr Nolin, Lefter Lame Dilo -shkruesi i parathėnies mendon se autori ishte shoku i pandarė tė idealit tė pastėr pėr Konicėn. Konflikti kishte shpėrthyer me forcė tė mėdhenjsh mes rreshtash, si ato tė Konicės pėr ngjarjet e 20-24. Drama politike me tre akte e Shqipėrisė ishte si vijon: Akt i Parė- Ahmet, Zogu, nė lidhje me marrėveshje tė plotė me Fan Nolin dhe shokėt, bėri njė luftė tė fortė pėr Partinė e Indipendencės tė pėrfaqėsuar nga Vatra, kundra Partisė sė Kollonizimit italian tė pėrfaqėsuar prej Luigj Gurakuqit. Zogu triumfoi dhe Gurakuqi u mund.
Akt i Dytė- Gurakuqi ahere u pėrpoq dhe arriu tė kllase Fan Nolin me shokėt nė qarkun e influencės sė tij, organizoi njė kryengritje me pėrkrahjen e Italianėve dhe pėrzuri Ahmed Zogun nga Shqipėria.
Akti i Tretė- Ahmed Zogu organizoi dhe ay njė kryengritje me pėrkrahjen e Serbėve, pėrzuri Gurakuqin me Fan Nolin nga Shqipėria, ēliroi njerėzit qė kish burgosur Gurakuqi, vuri njerėz tė tjerė nė burg, dhe u bė i zoti i Shqipėrisė. Po sipas Konicės, njerėzit e Qershorit 1924 vunė Nolin nė krye sepse besimi i tyre ka qenė sė Fan Noli i lirė nga intrigat lokale, i lirė nga zemėrime dhe klecka malokėsh, i lirė nga njė tė shkuar ngatėrresash nėnė dhe do tė qeveriste me frymėn e re tė njė njeriu me ideale tė ndryshme. Noli ėshtė larguar nga Shqipėria pas ardhjes sė Zogut nėpėrmjet Italisė (Dhjetor 1924) ftuar nga Musolini, siē dėshmon Elsi. Pas njė pėrthyerje joheronjsh nė veprėn e tij politike, pasojnė dhe disa tė tjera siē ishte pranimi mė nė fund sėrish prej tij i Zogut, madje rendimin nė njė llogore me tė, pasi i kishte kėrkuar pension kur ai kishte qenė ende mbret i shqiptarėve. Konica ėshtė njė nga kujtimet e Nolit nė njė nga pėrmendjet ose reagimet e fundit publike tė tij dhe pikėrisht nė fjalimin me rastin e 50 vjetorit tė gazetės Dielli. Sa i pėrket punės sė tij gazetareske, ju tė gjithė dini se nuk ka qenė i shkėlqyeshėm, ngaqė ndonjėherė e zhyste penėn nė acidin e gurkalit tė stilit tė vėrtetė francez . Ky njeriu i kishte lėnė testamentin e jetės sė tij Lame Kodrės e priftit Noli, qė pritshėm do ti kėndonte mbi varr, por jo me rezervat e paimagjinuara tė njė grindjeje. Zamputi sjell Maleshoven pėr vleresimin qė ai e sheh treskajor Konica-Noli-Fishta. Pėr tė ata janė fytyrat me tė mėdha tė Shqipėrisė nė fushėn e kulturės.
Noli misioni politikan?
Roli magjepsės dhe fatal njėkohėsisht i korifej i popullit dhe vendit, siē e kanė quajtur me shumė figurė kryeministrin gjashtėmuajsh tė 24-ės, ka disa referime. Duke iu afruar politikės nga pathosi i komunikatorit dhe nevoja e lindur nga mungesa e atdheut, bėhet e qartė qė ky nuk mund tė ishte profesioni i tij. Pėrveē rrethanave tė tjera, mosmenaxhimi i tė cilave, nė njėfarė mėnyre ishte pėrgjegjėsi e postit qė kishte marrė pėrsipėr. Njė kohė mė parė se Noli tė hynte nė histori, atdheu i kėrkuar i Nolit qė jetonte nė modelin-vepėr ...ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet, ushtroi mes kėrkimeve tė shumta precedentin e pushtetit tė katėrt- publicistikės - pa njė shtet tė qartė me pushtetet e tjera nė Shqipėri. Nė mungesė tė shtetit shqiptar, vepra kulturore e shqiptarėve hynte nė tregun me tė ēuditshėm qė mund tė kishte patur ndonjėherė. Pėr auditore qė nuk mund tė silleshin kurrėsesi pranė: autorėt shqiptarė qė ishin edhe vetė nė formim, i drejtoheshin popullsisė shqiptare me kufizime dhe rretheve politike me forcė vendimi mbi Shqipėrinė. Realiteti (vendimmarrės) jashtė Shqipėrisė, mė i rėndėsishėm se ai brenda saj dhe lejet pėr botim tė drejtuara nga administrata tė huaja rezultojnė sot me njė inventar tė thjeshtė se, shqiptarėt kanė shkruar dhe botuar nė disa kontinente, shtete dhe rreth e rrotull nėpėr Ballkan ndoshta mė shumė se brenda Shqipėrisė. Nė njėfarė mėnyrė, tė prodhoheshe personalitet shkrimi ose dhe veprimtar kombi jashtė Shqipėrisė, nuk ishte e rrallė, pėr tė mos thėnė qė u bė lloj zotėrues. Dhe autorė tė tillė si Mithat Frashėri gjejnė se ca nga ca, nė mėnyrė inkoshiente, mėmėdheu mori pėr mua formėn e njė perėndie dhe kulti i tij ... vendin e njė besimi fetar. Noli veēon me shumė nga tė gjithė duke na afruar ēudinė e tė lindurit shqiptar nė njė komunitet shumė tė ngushtė e tė kufizuar siē ishte ai i njė fshati nė Turqi tė treguar shumė vite mė pas mes pėrkėdhelisė sė misioneve nė Autobiogafi: duket sikur misioni i Ibrik -Tepesė ishte sa pėr ti dhėnė njė pionier si ju Rilindjes shqiptare. Pasi mbaroi atė mision, ajo u zhduk nga harta si njė ngulim shqiptar nė Thrakė. Atdheu i ka munguar Nolit dhe disa autorėve tė tjerė bashkėkohorė njė lloj si publicistikės. Ai ndjen dukshėm nevoja identiteti profesional dhe ekzistencė materiale, ngjyra kėto qė i ngjajne njė tė pėrditshmeje tė vėshtirė pėr tu jetuar dhe aq me pak pėr tė ndėrtuar vizione misionesh. Ose dhe aq me shumė pėr tė ėndėrruar me lendė heronjsh mundjen e njė realiteti tė vėshtirė. Vetė ardhja ne Shqipėri drejt e nga metropolet e zhvilluara ėshtė gati nė kufijtė e njė perralle. Nė terma tė shtetit, pamundėsia pėr tė ushtruar njė tė tillė shqiptar solli njė kontradiktė tė qartė. Kur rasti i shtetit shqiptar erdhi, figurat qė kishin sjellė kontribute tė medha edhe pa tė, nuk arriten tė ushtronin as mjeshtėritė fillestare pėr shtetin. Noli ėshtė mė tipiku pėr kėtė, por jo i vetmi.
Autorėt e kanė vėrejtur pashmangshėm fondin e misionit dhe sipas veprash tė ndryshme ose pėrshtypjesh tė pėrgjithshme,kanė konkluduar pėr forcėn e (mos)veprimit, sidomos nė rastet kur kanė marrė pėr bazė krahasimi,heronjtė e shpallur tė Nolit ose ata tė pėrafruarit pej tyre. Pėrhumbja e pėrmasave tė tij konkrete, sidomos nė rastet kur nuk janė me vlerėn e mitit, vijnė sipas Qoses, nė njė pėrshtypje krijimi qė Noli ka pasur qejf tė madh pastaj, qė si krijues, si historian ti kapė heronjtė pėr fyti dhe prej piedestalit tė tyre tė lartė e tė paprekshėm, ti zbresė nė mesin e njerėzve tė thjeshtė, tek do tė jetojnė, tė gėzohen dhe tė vuajnė, tė ngadhnjejnė dhe tė dėshtojnė bashkė me ta. Noli dhe heronjtė frekuentojnė njeri/tjetrin, duke shkėmbyer sipas rastit pėrmasat mitike me ato njerėzore. Gjatė rrethimit tė rrezikshėm tė Parlamentit, qė zgjati afėrsisht katėr ore, Fan Noli pėr herė tė parė nė jetė, nuk e pyeti veten: Si do tia bente Napoleoni, ose Skėnderbeu, apo Jezui nė njė rast tė tillė? 1. Njė hero i harruar apo i pamundur? Paraprakisht Noli e kishte larguar modelin e tij politik tė fėmijėrisė, Napoleonin, pėrmes shqyrtimesh qė tingellojnė ndoshta naive nė autobiografi, por qė dukshėm nuk e lejojnė tė pėrqaset nė gjithė veprimin e tij politik me formula tė njohura individėsh ose ideologjish dhe qė gradualisht ėshtė shndėrruar nė gjasė me shumė dilema. Modeli politik pėrmes heroit tė fėmijėrisė, ėshtė pjesa me pa pėrfaqėsim gjatė gjithė jetės sė Nolit, dhe pėr kėtė arsye ajo me pa fizionomi,edhe atėherė kur mbetet mes komunitetesh e aksionesh tė majta. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr emrin konkret tė heroit, sepse pėr njė moment heroi tjetėr ėshtė gati. Ai e dinte se kėsaj pyetjeje tė tij i gjendej pėrgjigja tek Dhiata e Vjetėr, nė episodin ku flitet pėr Danielin nė strofkullen e luanit2. Pėrtej asaj qė shumė studiues e pėrkufizojnė si romatizėm e idealizem tė tij, Noli e pėson nga moskonsiderimi i atyre qė nuk shqyrtohen nga kėto misione. Autori qė ecėn Anės lumenjve nuk ėshtė Noli, siē zgjodhi dhe siē u shfaq. Qartėsisht, Noli nuk ėshtė shfaqur vendimtar pėr politiken ose nuk ka reflektuar sukses me aksionin e tij politik, perjashto rastet kur ishte shumė i mbėshtetur. Brenda konstelacionit tė misionit, me tė cilin shfaqet aftėsia pėr tė menaxhuar postet e karrierės, nėse do tė ndaleshim tek ai vetėm si politikan, atėhere do tė ishte e vėshtirė tė zbulonim cilėsi domethėnėse. Jo vetėm sepse ai dėshtoi nė kulminacionin e kėsaj vepre, duke sjellė mė shumė se gjithēka, mospėrmbushjen e pritjes, qė ishte ndėrtuar pėr tė edhe nga vepra politike. Njeriu luftarak i letrave, strategu i rrallė i tekstit, vrojtuesi mė largpamės dhe mė i hollė i shtresave tė krijimit, armata mė e fuqishme e prodhimit tė suksesshėm e voluminoz, madje dhe vepruesi me pėrfundim nė ēėshtjen ortodokse shqiptare dhe atė diplomatike tė pranimit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, nuk ishte aspak i tillė si i pari i Shqipėrisė. Brenda kuadrit tė shfaqjes sė tij dhe kthesave qė pėsoi dhe Shqipėria nga kjo shfaqje, pjesa mė e debatuar e Nolit, politika, ėshtė shpėrndarė nė kėto diskutime si vezhgim, pėr tė vlerėsuar aftėsite e tij dhe pėrmes kėsaj, rėndėsinė e shtuar apo pakėsuar nė veprėn Atdheu, e cila nuk ia kishte sjellė gjithashtu pritjen e tij tė madhe, duke e nderur mes dilemash fillestari nė pėrpjekjet pėr ta mbajtur brenda tij me forcėn e mėparshme. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr emocionin e dashurisė ndaj vendit, qė nuk e mundi si politikan, por pėr vullnetin qė ndėrtohet dhe nga kompetenca e pėrfaqėsimit tė komunitetit.
Por nuk duhen harruar dhe kushtėzimet si ato pėr tė cilat bėjnė fjalė burime tė sotme gojore tė administratės pėr Shqipėrinė nė Departamentin Amerikan, tė cilat janė shprehur publikisht se, kjo njohje nuk do tė ndodhte pėr sa kohė Noli nuk do tė provonte me zgjedhje tė lira, sepse ai pėrfaqėsonte vullnetin e vėrtetė tė popullit. Kurse pėrsa i pėrket programit tė tij qeverisės, tė njėjtat burime pohojne se ai ishte diēka e pamundur praktikisht prej Shqipėrisė nė atė periudhė. Bisedonjėsit tė gatshėm, i kėrkohej veprim sipas detyrės politike me tė cilėn vinte. Teksti politik i Nolit, i dukur si parathėnia edhe e njė veprimi tė suksesshėm politik, ka diferencė tė dukshme me aksionin politik. Dhe kjo ėshtė mbetja e vetme nga tekstet i tij. Nė kuptimin konkret politik, programi i qeverisė sė Revolucionit tė qershorit, kishte shumė mė tepėr nga ēmundej Shqipėria nė pėrgjithėsi. Por kjo e fundit, ėshtė prova qė ka ndodhur pas hartimit tė tekstit. Njė aksion ėshtė tashmė i sigurt: Noli vetė, ėshtė shqipėruar plotėsisht si individ, deri nė tė qenurit pėrfaqėsues politik i komunitetit, gjuhėn e tė cilėve pasi e mėsoi e tejkaloi. - E shqipes u bėftė!
Pak fjalė pėr Fan Nolin
Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur megjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18-vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri. Vetėm mė 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori. Pėr tė siguruar jetesėn, hyri nė njė shoqėri tramvajesh e mė pas si sufler nė njė teatėr. Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė Besa-besė, qė mė pas u shkri nė federatėn Vatra si dhe gazetėn Dielli.
Noli ėshtė dėgjuar ose lexuar si prift, gazetar, shkrimtar, politikan, kritik letrar, diplomat, historian, pėrkthyes, madje dhe si muzikant nė kohėn e vet. Nė vite nuk ka qenė e mundur tė diskutohet mbi Nolin nė vetėm njėrin prej kėtyre profesioneve. Njė jetė nė kufijtė e legjendės ka nisur me portretet e pėrfytyruara tė tij. Mes te cilave ngrihet:
Heroi i misionit tė kryer Biri i vetėm qė duhej me doemos... tė plotėsonte ambiciet e... kota tė babait tė drejtuara nga tė qenurit prijes ishte njeriu qė i pėlqente aq shumė adhurimi i heroit sa dhe muzika. Njeriu qė 18 vjeē nuk ishte me nė vendin e tij tė lindjes, por nė njė shtet e komunitet nėse mund tė thuhet i kundėrt(nė pikėpamje tė fesė dhe rivalitetit rajonal pėr ndikim) me atė te Turqisė, Athinė, qė tė gjente njė punė atje dhe tė vazhdonte studimet nė universitetin e Athinės - si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler, aktor, kishte qenė Fan Noli nė imagjinatėn e tij, duke mbajtur Dhjatėn e Re tė Kristoforidhit nė njerėn dorė, qė kerceu mbi kalin e tij Rosinant dhe u bė kalorės i Skėnderbeut si dhe misionar i Krishtit midis popullit shqiptar. Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte Bethoveni dhe Revolucioni Francez etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar. Ai vdiq mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Konica, miku dhe armiku mė i madh i Nolit
Njė tjetėr hero i Nolit brenda etikės qė i nevojitej shqiptarėve, ėshtė ai qė ka gjetur Konica: Me rastin e kremtimit tė Ditės sė Flamurit, u poqa me shokun e vjetėr, peshkop Fan Nolin, tė cilin nuk e kisha parė disa vjet. Fan Noli, (njeriu qė ka lojtur roll aqė tė madh nė lėvizjen tonė dhe ėshtė aq i njohur munt ti pėrmendet emėri pa ndonjė titull si njė fytyre historike, pa hyrė nė ndonjė pakėsim nderimi nė kėtė mungesė titulli) Heronjte Homerit ēkėmbejin fjalė tashpėra, pastaj bashkoheshin, si me parė. Sado qė sjemi si ata heronj, mu kujtuan kur u poqa me njė fytyrė me tė cilėn kam lėftuar aqė shumė kohė si shok, edhe pak kohė si kundėrshtar. Heroi tjetėr i Homerit - rivali i Nolit, me sa duket nuk ka qenė thjesht armiku i pakthyeshėm i tij. Faik Konica - njeriu qė e pa Nolin si oguri i bardhė, ka mbetur padrejtėsisht deri vonė fajtori i konfliktit tė tė dy tė mėdhenjve. Prifti i bėrė pėr herė tė parė i tillė nė komunitetin qė udhėhiqej nga Konica, i ngritur me kalimin e kohės nė meshtar, peshkop e deri kryeministėr, ishte vlerėsuar me plot gojėn.. . nga shoku i tij Faiku, qė mbeti gjithnjė Faik i thjeshtė me penė nė dorė.. Kabineti i Fan Nolit ėshtė mė i miri qė munt tė bėhej;.... Kėshtu e gjykon Faik Konica kabinetin e shokut dhe tė bashkėpunėtorit tė vet Theofanit. Ai qė mbeti Faik, dhe nė mėrgim pėr gjithė jetėn, edhe kur u shtruan, kėtu meshė, u ngritėn pallate, e qė grumbulluan pasuri nga njerėz, qė nuk e deshėn kurrė Shqipėrinė, e qė as e dinin nė kishte njė komb tė tyre, nga tryeza ku punoi Fan Noli prift jep vlerėsimet maksimale pėr tė.
Krijoni Kontakt