Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bob Dylan - doktorature nderi

    SHPIRTI REBEL - Bob Dylan, Nobelisti i Muzikės sė Pėrjetshme

    Ndėrsa ai ėshtė plakur dhe ka ndryshuar, edhe kėngėt e tij kanė ndryshuar, por gjėrat e domosdoshme mbeten: ndershmėria, menēuria dhe shpresa nė fytyrėn e dėshpėrimit. Momenti i tij historik ėshtė njė gjeneratė, karriera e tij – njė turne madhėshtor i pavarėsisė artistike dhe intelektit./Konica.al

    Robert Allen Zimmerman e quajti veten Bob Dilan, i frymėzuar nga poeti Dylan Thomas, siē tregon nė kujtimet: “Kronikat”, botuar nė 2004-ėn.

    Bashkė me 80-vjetorin, Zim vulos gjithė historinė e kėngėve tė revoltės sė viteve 1960, popullarizimin e muzikės popullore dhe aspektet e ndryshme tė krijimtarisė sė tij, pėrmes disqeve dhe dekadave. Me 39 albume nė studio tė ndryshme, mė shumė se 600 kėngė dhe 32 vite qė enden nė rrugėt e “Never Ending Tour”… Bob Dilan, nuk reshti sė thyeri rregullat. Madje, mė 13 tetor 2016, artisti me njėmijė fytyra u kurorėzua me ēmimin “Nobel” pėr Letėrsi. Njė luks, pėr njė autor qė askush nuk e lexon, por qė tė gjithė e dėgjojnė. Pėrpos ēdo pritjeje, ai u bė muzikanti i parė qė mori ēmimin prestigjioz. Nėn meloditė e “Mr. Tambourine Man”, “Like a Rolling Stone”, “The Times they are a changin”, “Subteranean Homesick Blues” dhe “It’s all lver wow, baby Blue”, etj. fshihen shumė imazhe dhe virtuoziteti i shpirtit.

    “Tė shkėlqyera dhe prekėse, frymėzuese dhe tė bukura, depėrtuese dhe provokuese, kėngėt e tij janė tė pėrjetshme, qofshin ato tė shkruara mė shumė se gjysmė shekulli mė parė, apo dje”, – shprehet, Sir Lucian Grainge.

    Mirėpo, pėr Bob Dilan, ky talent nuk ėshtė i rastėsishėm, siē deklaron edhe gjatė dorėzimit tė trofeut akorduar nga “MusiCares” nė 2015: “Kėngėt nuk u shfaqėn si me magji, nuk i krijova nga hiēi. Mėsova tė shkruaj tekste, duke dėgjuar kėngė popullore. Dhe i kam luajtur […], nuk kam kėnduar asgjė tjetėr, pėrveē kėngėve popullore; ato mė ofruan kodin pėr gjithēka mė sė miri, ēdo gjė qė u pėrket tė gjithėve”.

    Tė paktė janė muzikantėt amerikanė qė kanė marrė kaq shumė vlerėsime ose kanė ndikuar te shumė artistė, sa Dilan. Madje, fitoi edhe ēmimin “Nobel” pėr tekstet e tij. Disa e adhurojnė, disa e respektojnė pa ndonjė afeksion, disa tė tjerėve timbri i zėrit dhe fjalėt e kėngėve tė tij u shkaktojnė njėfarė neverie. Sido tė jetė, Dilan ka qenė gjithmonė mė kompleks dhe mė interesant sesa imazhi publik i pėrqafuar nga tifozėt e rastėsishėm, apo keqbėrėsit. Dilan ka pasur njė jetė tė shkėlqyer amerikane dhe e ka mbrojtur fort, sipas mėnyrės sė tij./Konica.al

    “Nė momentin qė pėrpiqesh tė kapėsh dhe tė mbash pas vete Dilanin, ai nuk ėshtė mė aty ku ishte. Ėshtė si flakė: nėse pėrpiqesh ta mbash nė dorė, me siguri do tė tė djegė. Jeta e Dilanit, e pėrbėrė nga ndryshime, zhdukje dhe transformime tė vazhdueshme… Dilan ėshtė i vėshtirė dhe misterioz, i pakapshėm dhe zhgėnjyes, njė gjė e tillė tė bėn tė identifikohesh edhe mė shumė me tė, duke iu shmangur identitetit”.

    Nė kompleksitetin e jashtėzakonshėm tė artistit, nuk ėshtė aspak e lehtė tė lėvizėsh. Sidoqoftė, vitet, vendet dhe faktet, herė pas here mund tė jenė pika tė dobishme referimi…

    Nė dekadat e kaluara, Bob Dilan ka marrė ēmime tė ndryshme ndėrkombėtare, pėrfshi “Grammy” tė shumtė, njė “Oscar” pėr kolanėn zanore tė filmit “Gjėrat kanė ndryshuar” dhe prestigjiozin “Pulitzer”. Nė vitin 2012, ish-Presidenti i SHBA-sė, Barack Obama, i dha “Medaljen Presidenciale tė Lirisė”, nderi mė i lartė nė Shtetet e Bashkuara.

    A ėshtė e ēuditshme, t’i urosh dikujt “Gėzuar ditėlindjen!”, duke pėrdorur fjalėt e kėngės sė tij? Aspak nėse fjalėt janė tė pėrsosura. Kėsisoj: “Qofshi pėrherė i ri dhe me zemrėn, plot gėzim! Kėngėt tuaja, nuk harrohen kurrė!”.


    /Konica.al

    https://konica.al/2021/05/bob-dylan-...se-perjetshme/

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Pėr: Bob Dylan - doktorature nderi

    Bobi nuk begenisi te shkoje me terheq 1 milion dollare ēmimin “Nobel” pėr Letėrsi., sepse shiti 500 milion dollare te drejten e trashegimise te tij artistike ,(SA e bukur eshte bota kur flet per drejtesi sociale ne kenget e tua dhe ke miliona dollare ne banke)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •