Faqja 3 - FAQE E PARE Qershor 23, 2004
ANGLI/ NE MBESHTETJE TE PONES EDHE KREU I KISHES
Qyteti: Mos e largoni shqiptarin
Tė birėsuarit nga ēifti anglez i refuzohet qėndrimi
Nga Londra Muhamed Veliu
ANGLI
Banorėt e njė rajoni nė jug tė Londrės kėrkojnė qė njė shqiptar 19-vjeēar tė mos riatdhesohet nė vend-lindjen e tij, por t'i njihet birėsimi qė i ka bėrė njė ēift anglez. Banorėt e Ebbw Vale, nė jug tė Londrės, janė shprehur se duan qė shqiptari Edmond Pone tė qėndrojė nė qytetin e tyre. Nė mbėshtetje tė emigrantit, i cili hyri ilegalisht nė Angli nė moshėn 14-vjeēare nė njė kamion, ka dalė edhe numri njė i kishės angleze, kryepeshkopi i Canterbury-t, dr. Rowan Williams, u cili ka qenė njė ndėr mbėshtetėsit e shqiptarit pėr tė mos u larguar nga Anglia. Nė tė njėjtėn kohė, gazeta lokale e Ebbw Vale, "Argus", u ka bėrė thirrje lexuesve tė saj qė tė ndihmojnė nė zgjidhjen e problemit tė shqiptarit. Historia e tij, sipas gazetės, ka pushtuar zemrat e mijėra lexuesve, tė cilėt janė shprehur nė favor tė tij. Por as kjo mbėshtetje ndaj tij nuk ka bėrė qė tė ndryshojė mendja e autoriteteve tė emigracionit, tė cilėt kanė caktuar datėn e kthimit tė Pones nė Shqipėri, duke lėnė nė mes ėndrrėn e tij pėr tė jetuar dhe pėr t'u shkolluar nė Angli, si dhe tė ēiftit anglez, tė cilėt nė katėr vjet krijuan njė ambient familjar pėr emigrantin.
Tė riut shqiptar Edmond Pone, tė birėsuar nga njė familje angleze, i ėshtė rrefuzuar qėndrimi nė Britaninė e Madhe nga autoritetet e emigracionit. Pavarėsisht nga mosha e re, rrethanat nė tė cilat ai ndodhet, pėrfshi edhe ndihmėn e dhėnė nga numri njė i kishės angleze, nė ditėt nė vazhdim do t'i duhet t'i thotė lamtumirė familjes sė tij tė re ku qėndroi pėr pesė vjet. Nė tė tilla rrethana, dėshira e madhe e njė ēifti anglez pėr tė pasur njė fėmijė, qė u realizua vetėm para pesė vjetėsh, u shndėrrua nė njė dhimbje tė dyfishtė pėr ata dhe djalin e birėsuar.
Historia
Edmond Pone, tani 19 vjeē, u gjet nė gjendje gjysmė tė asfiksuar nė njė kamion nga Julie Gregg dhe Steve Crandon. Ata po punonin nė njė fabrikė paketimi nė Tredegar, ku kishte ndaluar kamioni nė tė cilin ishte fshehur minoreni shqiptar.
Tė dy anglezėt, tė cilėt bashkėjetonin prej vitesh dhe nuk kishin fėmijė, morėn nėn kujdestari Ponen, atėherė 14 vjeē, i cili mė pas do tė kėrkonte azil. I riu shqiptar menjėherė u angazhua nė njė kolegj lokal, ku filloi tė studionte anglisht. Duke parė njė djalė tė shkathėt, kurajoz dhe tė vendosur pėr tė jetuar nė Angli, Julie dhe Steve vendosėn qė ta adoptojnė. Dėshira e tyre u prit me gėzim nga Edmondi, i cili vinte prej njė familjeje nga Jugu i Shqipėrisė.
Refuzimi
Pavarėsisht se emigranti ishte 14 vjeē kur mbėrriti nė Angli dhe mė pas ai ishte birėsuar nga njė familje angleze, atij i refuzohet qėndrimi nė shtetin ishull, pasi kėrkesa pėr azil nuk ėshtė parė e drejtė nga departamenti i azilit. Ai, sė bashku me ndihmėn e prindėrve tė rinj, nuk ka ngurruar qė ta dėrgojė ēėshtjen pėr gjykim para njė gjykate tė pavarur pėr ēėshtjet e azilit. Ky apel ėshtė humbur dhe nė tė njėjtėn kohė kjo i ka dhėnė fund shpresės sė Pones pėr tė qėndruar nė Angli.
Mbėshtetja
Numri njė i kishės angleze, kryepeshkopi i Canterbury-t, dr. Rowan Williams, ka qenė njė ndėr mbėshtetėsit e shumtė kundėr largimit tė shqiptarit nga Anglia. Nė tė njėjtėn kohė, gazeta lokale "Argus" u ka bėrė thirrje lexuesve tė saj qė tė ndihmojnė nė zgjidhjen e problemit tė shqiptarit. Por as kjo mbėshtetje nė favor tė tij nuk ka bėrė qė tė ndryshojnė mendjen autoritetet e emigracionit, tė cilėt kanė caktuar datėn e kthimit tė Edmondit nė Shqipėri, duke lėnė nė mes ėndrrėn e tij.
Shqiptari: U lodha nėpėr gjykata, do tė kthehem vetė nė Shqipėri
Shqiptari 19-vjeēar duket se ėshtė lodhur nėpėr dyert e gjykatave londineze, duke kėrkuar qė tė mos kthehet nė Shqipėri. Durimi i tij tashmė ėshtė sosur dhe ai ka vendosur tė kthehet nė vendin e tij. "Nuk kam ndėr mend qė tė vazhdoj sė bredhuri nga njė gjykatė nė tjetrėn, pėr ta apeluar sėrish ēėshtjen time", mėsohet tė ketė thėnė Edmond Pone. Siē ėshtė bėrė e ditur, pas refuzimit tė qėndrimit nė Britaninė e Madhe, ai ka vendosur tė heqė dorė nga kėrkesa e tij. Tashmė pritet vetėm pėrcaktimi i datės kur ai do tė lėrė Anglinė, shtetin tė cilin para pesė vjetėsh e kishte ėndėrr. Madje, pėr tė shkuar atje, pagoi edhe mijėra dollarė. Nė pesė vjet sa ndenji me ēiftin anglez qė e adoptoi, Edmond Pone krijoi njė ambient tė ngrohtė familjar, por ėndrrat e tij pėr tė jetuar e pėr t'u shkolluar nė Angli nuk janė realizuar.
Nė maj, shqiptarit tė fejuar me angleze nuk iu shty viza
Njė i ri shqiptar nė njė qytet tė Anglisė, baba i dy fėmijėve, rrezikonte tė ndahej prej tyre, sepse autoritetet e emigracionit kanė refuzuar qė t'ia shtyjnė vizėn. Lirim Gecaj, 22 vjeē, sė bashku me tė fejuarėn e tij britanike Anneka Shaw, 17 vjeēe, me tė cilėn ai ka dy djem binjakė, i kanė bėrė njė lutje Ministrisė sė Emigracionit (Home Office). Nėpėrmjet kėsaj lutjeje, Lirimi ka kėrkuar qė tė qėndrojė pranė familjes sė sapokrijuar nė zonėn e Teesside nė Angli. "Dėshiroj qė tė ndėrtoj njė familje sė bashku me Annekėn, tė punėsohem si tė gjithė tė tjerėt qė tė kem mundėsi tė rris dhe tė shoh nga afėr fėmijėt e mi", shkruante Lirimi nė letrėn e tij drejtuar Ministrisė sė Emigracionit. Ndėrsa Home Office nė letrėn dėrguar shqiptarit, nė emėr tė ministrit tė Brendshėm David Blankett, shkruante se "nuk ishte e kėnaqur me arsyet e parashtruara nga Gecaj pėr tė vazhduar qėndrimin nė Angli, pasi kėto arsye nuk janė tė pėrfshira nė ligjin e emigracionit".
Krijoni Kontakt