Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mirupafshim trilli im

    Mirupafshim trilli im – (Pata njė fjalė ta them,
    Por ja s’ėshtė koha e duhur – Mė e mira e ēdo burri fjalė a e thėnė,
    Ėshtė kur vendi i duhur vjen – dhe me kėtė kuptim,
    Unė e mbaj timen deri nė fund.)
    wrong verb

  2. #22
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    I vetvetishmi unė

    I vetvetishmi unė, Natyrė,
    Dita e dashur, dielli i malit, miku me tė cilin jam i lumtur,
    Krahu i mikut tim kotur mbi supin tim,
    Shpati i zbardhėllyer me lulėzimin e frashėrit tė malit,
    Vjeshta e vonė, ngjyrimet e kuqe, tė verdha, tė kafenjta,
    tė purpurta, dhe gjelbėrimi i ēelur dhe i errėt,
    Mbulesa e pasur e barit, kafshėt dhe zogjtė, ledhi
    privat i pakositur, mollėt e egra, gurėt e zallit,
    Copėzat e mbledhura mrekullueshėm, lista e shkujdesur e njėra mbas
    tjetrės si ndodh qė i quaj ato me vete a mendoj pėr to,
    Poemat e vėrteta, (ē’quajmė poema janė veēse piktura,)
    Poema pėr vetėsirėn e natės, pėr burra si unė,
    Kjo poemė varur turpshėm dhe e padukshme qė e mbaj gjithmonė, dhe
    gjithė burrat mbajnė,
    (Dihet njėherė e mirė, pranuar me bindje, kudo janė burrat si
    unė, janė poemat tona mashkullore epsh pėrgjuese,)
    Mendimet e dashurisė, lėngu i dashurisė, aroma e dashurisė, dhėnia e dashurisė,
    dashuri kacavjerrėsit, dhe llagėmi i kacavjerrjes,
    Duart dhe krahėt e dashurisė, buzėt e dashurisė, gishti pallosh i dashurisė,
    Gjinjtė e dashurisė, barqet e shtypur dhe ngjitur sėtoku me
    dashuri,
    tokė dashurie tė dlirė, jetė qė ėshtė vėrtet jetė mbas dashurisė,
    trupi i dashurisė sime, trupi i femrės qė dashuroj, trupi
    i burrit, trupi i tokės,
    Flladet e buta tė paraditės qė fryjnė nga jugėperėndimi,
    Bleta e egėr leshtore qė zukat dhe lakmon lart e poshtė,
    qė ngacmon tė rriturėn zonjė lulkė, harqet mbi tė
    me kėmbė tė fuqishme dashurore, qė i merr dėshirėn dhe mban
    veten drithėrueshėm dhe puqur derisa kėnaqet;
    Lagėshtia e drurėve ndėr orėt e para,
    Dy tė pėrgjumur natėn shtrirė ngjitur bashkė ndėrsa flenė, njėri
    me njė krah pjertėsuar poshtė pėrmes dhe nėn belin
    e tjetrit,
    Era e mollėve, aroma e sherebelave tė thyera, mendrės,
    lėvores sė mėshteknave,
    Zjarrit tė djaloshit, skuqjes dhe shtypjes ndėrsa mė mirėbeson
    ēfarė ėndėrroi,
    Gjethja e vdekur duke fuguar nė rrathė dhe vazhdon bie
    e kėnaqur nė taban,
    Thumbat e paformė qė pamjet, njerzit, sendet, mė thumbojnė,
    Thumbi i mesit tek unė, qė mė shpon aq shumė sa kurrė
    nuk mundet kėnd,
    Tė ndjeshmit, topthorėt, vėllezėrit e nėnmbėshtjellė, qė vetėm
    ndijorėt e lejuar mund t’ju afrohen atje ku janė,
    Endacaku kureshtar dora qė endet pėrgjatė trupit,
    tėrheqja e ndrojtur e mishit atje ku gishtat qetėsisht
    pushojnė dhe zgripin vetvetet,
    Lėngu i kthjellėt brenda burrit djalė,
    Gryerja zemėrake aq e menduar sa e dhimbshme,
    Tortura, rrjedha e pezmatuar qė nuk do tė pushojė,
    Tė tjera si kėto unė ndjej, tė tjera si kėto tė tjerėt,
    Burri djalė qė shplan e shplan, dhe gruaja
    e re qė shplan e shplan,
    Burri i ri qė zgjohet vonė nė natė, dora e nxehtė qė kėrkon
    tė ndrydhė ēfarė mund ta nėnshtrojė atė,
    Nata e fshehtė dashurore, tė ēuditshmet pėrgjysėm tė mirėpritura prerje,
    shėmbėlltyra, djersė,
    Rrahjet qė godasin ndėr pėllėmbė dhe fėrgėllojnė gishtat
    rrethorė, burri i ri gjith’ ngjyer, kuqur, turpėruar, zėmėruar;
    Qullja mbi mua e dashnorit tim detit, kur unė shtrihem dėshiruar dhe
    lakuriq,
    Gazmendi i bebave binjake qė zvarriten mbi bar
    nė diell, mėma qė kurrė nuk heq syrin e pagjumė
    nga ata,
    Trungu i arrės, lėvozhga e arrės, dhe ēarja a tė ēarat
    arra me shumė rrathė,
    Vetėpėrmbajtja e perimeve, zogjve, kafshėve,
    Pasoja e poshtėr pėr mua qė fshihem a e gjej vetveten
    me turp, kur zogjtė dhe kafshėt asnjėherė tė vetme s’fshihen a i gjejnė
    vetet me turp,
    Dlirėsia e madhe e atėsisė, barabitur me dlirėsinė e madhe tė
    mėmėsisė,
    Betimi i lindjes qė kam dhėnė, vajzat e mia Adamike dhe tė freskėta,
    Lakmia qė mė ha ditė e natė me brejtje urie, derisa
    ngopem me ēdo tė behen djem qė do zėnė vendin tim kur unė
    tė jem pėrtej,
    Gjendja e shėndetshme, prehja, kėnaqsia,
    Dhe kjo vile pjekur rastėsishėm prej meje,
    Bėn punėn e saj – e hedh atė pakujdes tė bjerė ku tė mundė.
    wrong verb

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (31-05-2018)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nga shkrimtarėt mbi shkrimtarėt mbi shkrimet letėrsinė
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 22:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •