Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: "FI"

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    "FI"

    Nje njolle ne carcaf te ndergjegjes, mundet me u quejt FI.
    Nje njolle ne carcaf te ndergjegjes se perbashket, mundet FI me u qujet.
    ...
    Po te ishte gjalle Frrok Idrizi, drite paste, kishte me u tremb e me u shtremb tuj mendu se FI, jane inicialet e emrit te tij qe e pat e nuk e gezoj sic shpresun ata qe e quejten.Kishin me i hyj te nanteqind dreqint ne bark te trimnise se papasme kurre , e kish me me cue fjale (me celular) se kishin me me vra do miq te vet.Megjithese,sa qe gjalle fatziu e drite paste , madje edhe tash mbas dekes (dekes=vdekjes) kurrkush nuk i del per mik. Le ma , me lut drite per te, si une po lus!

    ***
    Nje njolle ne carcaf te ndergjegjes , me vjen me e quejt FI.
    ...E kam fjalen me per FI-jen , jo fije te mendjes, jo fijen e pendeses. Nuk e kam fjalen per fijen e puneve apo te spiuneve.As per fijen e shpritit . E mbasi kjo eshte ba kaq e padukshme , per mos me ra ne deshperim e me thane se ashte ba e paqene. E bash ne kete fije te shpirtit, vari veten shpresa ime tuj mashtrue minutin e fundit, se ka me ndryshu sado pak bota e "madhe" e do njerezve te vegjel.(kur te ringjallet shpresa ime , ne u ringjallte, vec per pergjigjen e flijimit kthen.)
    Pra e kam fjalen per FI-jen FI! Nuk e di a gjindet a jo , ne ndonje fjalor te shkrujtun kjo fjale?! Po e di se c'ka do me thane FI!
    Para se te shpikeshin celularet. Para se te shpikeshin arratisjet. para se te shpikeshin stilet e krimit gojor.(spiunlleqet-shpifjet)Para se te shpikeshin gradat e doktoraturat, e boll pune te tjera, u shpik e u perdor FI-ja.
    ...FIja e ka prejardhjen prej zjarrit. E zjarri prejardhjen prej drunit e ka. Druni ne pyll e njeriu ne pyll qene bashke. Dy druna njeriu i dogj ne njani-tjetin e, u ngroh per vete. E poc mishin e viktimes se vet, njesoj banor i pyllit qe para pjekjes.
    ... Erdh dita qe ata cka mbet prej zjarrit , me e quejt HI. -E tash Hinin , cka me e ba ?-pyeti njeriu?
    E mori Hinin, e shitu ne nje kazan. Kazanit i hodh Uji. I vu kazanin , Hinin e Ujin mbi nje zjarr te ri. Erdh grueja. E mori kazanin me gjithe cka qe zie ne te, dhe e provoje per shije. Shije te rreshqitshme kish.- Kjo gjelle qe paskeni zi o burra, kurrgja kurrkujt nuk iu dashka , vec me la tesha ! Tha grueja duke e dasht me e shperfill te punen e burrave.
    Burrat qeshen idhte. Dhe e urdhuen Gruan.-Hajt pra laj!-
    "C'ka mu dash mu si fola" mermeriti gruaja me vete pendesen per te drejten qe i dha gojes.
    ...Mora e dha deri ne te zbardhun , e i lau teshat me lengun cka kishin zie burrat.Teshat u zbardhen , bore e atehershme u bane!
    Shpikja e FI-se , burrave u mbet. Si gjithmone thuhet, se shpikje vetem burrat bajne. Ndersa punen me e ba,u mbet grave.Tash burrat mbrojne doktorata, per shpikje sulucionesh, ngritje makinash (larese e gjithefaresojesh) ndresa grate ngasin gjithcka burrat shpikin.!!!

    ***

    Ka do net, po me del ne anderr nje i cmendun nobel. Nje fare Dostojevski.Naten e pare me foli do fjale rusisht te perzieme me dy tri neper to , serbisht.Ne fund ma ngriti doren e me tha "tung"
    "Asht keq me i tregu anderrat , pa dale dielli"- kam pase ndigjue gjyshen tuj keshillue. Ne mos duhet me dale ne oborr jashte , nen yje-pase e pa pase.
    Qe pese vjet e kam humb oborrin.E nata para diellit me ashte zgjate pasose.Qielli ngjit me token me ka ra. Mue me kujtohet keshilla tjeter e gjyshes"- Ne nuk mundesh me dale jashte, ne ta pacin marre oborrin e ne pac humb si fatin, shko aty ku permjerr e thuje gjithe cka pe ne anderr vet me veti, se perndryshe sa te kthesh gjume , anderra vazhdon pikerisht aty ku te ka dale".

    Naten tjeter;
    Prap i cmenduni me vjen. Fillon prej fillimit me fole.Kesaj here , ne gjuhen teme, me tha gjithe cka pat ndermend me me thane. E gjithe cka mbajta mend une, qe ma shume habia se, qysh paskesh mesue ky njeri i pavdeshkem e trup i tretun me fole si une!Mendmajtja ime s'kish mujt me lirue vend ma shume per fjalet e tij, pos ketyre; "Dy prej vellezerve Karamazove, jane gjalle. Ti i njef. Njeri eshte i mire deri ne mjeran. Tjetri i lig, deri aty ku,as djalli ma shume ligesi nuk mban"
    ...
    E cka me duhen mue , vellezerit Karamazove, per ma teper ato jane personazhe te nje mendje te krisun!
    Mandej mu dha , e krisa mendjen edhe une.Besova se personazhet nuk jane vetem personazhe , por jane njerez real. Mbasi njeriu real , mundet me i ba dy druna bashke e me i djeg ne emer te shpikjes se zjarrit. Ashtu mundet qe , ne emer te emrit, me te ba HI edhe ty, Dostojevsk ne qofsh, po nuk dite e po nuk munde me i fsheh keto njerez ne personazhe. Ne t'i zbulofshin vetet e tyre edhe nen personazhe , edhe ne mos qofte kurrkund ndonje cmendine , krijoje vete , e mbyllu atje.
    Po ju them se, ;

    "Shkrimtari , e paska shpik personazhin , vetem e vetem me iu ruejt zjarrit te shpiksave."!!!(Lum Dostojevski qe vdiq , duke e mendu te tjetret si te cmendun)!!!(Lum Dostojevski qe nuk vdiq)!!!
    ***

    Me duhet me u lidh me zinxhiret e kujtimeve , e me kerkue , fjalet e gjyshes. C'dru qe ai dru qe e bante FI-ne ma te mire? Lis? AH? Thane? Plep?

    Gjej - Lisin e djeg vec rrufeja. Lisi , asht trashigimi e moshave te trojeve e fiseve.
    Nuk bahet lisi FI-oj bij!
    Ahu eshte , ai dru qe te ban me leshu nje Ah te kenaqshme ne hije te tij, e prej keshtu u zgjodh si lend per trente e kullave. Ahun FI me e ba , hyn ne gjynah.
    Thana, s'eshte dru, eshte dehje, i perdoren vetem kuq-kat e vogla , me i zie, langu i te cilave ilac me pru gjume , a me ta ba dhimbten e krese(kokes) me te forte se te shpirtit. Nuk lan FI-ja e thanes jo!
    Plepi. Plepi edhe zjarrin e ka si te kashtes. Plepat rreshtohen bregut lumit, me rujt rrugen e token e bukes , mos me e perla uji me vete.
    ... Druni i cili e ban FI-ne ma te mire , asht Shkoza.!!!


    ***
    (vazhdon)....

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mace, s'e beson sa e lumtur jam qe po e shkruan.
    Jam turrur ta hap temen prej titullit dhe pseudonimit tend.

    P.S.: Me ka marre malli te haj tek "Koniella." lol
    Tubeti qe desh pellcite ti, mu derdh sot dhe te kujtova ty kur te bertita, "Mooooossss!!!"
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ti ke aq shume fije. nga anet tona, i themi, je me qime. une kerkova me te bukuren. dhe kur e gjeta, e kuptova qe ishte ajo fije qe te kishte lidhur me mua.

    p.s. te gjithe ata qe u perpoqen te krijojne mbinjeriun ne shkekullin e 19, u cmenden, pastaj vdiqen (dostojevski, nietzche). ne shekullin e 20, si ne shekullin 0 kur u mblodhen mateu, marku, luka dhe gjoni, u mblodhen vellezerit warner, paramount, walt disney dhe spielberg, ia mbeshteten cmendurine njeri tjetrit dhe krjiuan mbinjeriun. qofte cmenduria efekti, qofte ajo vete qellimi, shekulli 21, e gjeti tere boten te cmendur.
    ---nietzcshe u cmend sepse kuptoi qe nuk ishte njeriu qe duhej kapercyer, por mbinjeriu. kjo donte te thoshte qe te kalonte kusurin e jetes duke mohuar ato qe kishte thene. cfare cmendurie!

    p.p.s. pse s'flet shqip? i vetmi kufi qe thyen dialektizmi, eshte ai i krahines.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    Te vdesesh i gjalle-tha nje shkrimtar i njohur bashkekohor.
    Te jetosh i vdekur-do shtoja une.
    E fati femrave u buzeqesh njeher ne dyzet dite e meshkujve njehere ne dyzet vjet.Ti bertet per nje "FI"qe ku ka dru e pyll ka sa te duash edhe "Fi" edhe "Fia"
    Kur isha e vogel,pyeta nje grua te moshuar:
    -Halle,ku jane shejtania(dreqnit) qe s'shifen?
    -Ske faj lum lokja qe nuk i sheh;kane hy ne b te njerezimit.
    Pra shume njerez erdhen nga pylli i prere me shembelltyren e gdhejve e gdhej mbeten.do qe mire te perfundonin ne mbetje hini e jo ne humus(plehera)
    Ne fund me pelqeu idea e shkrimit por jo shkrimi Ke mundesi te shkruash me mire.

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    A di se ke fole o zana e vizitorit?
    Si me qene prej malit te zi, qe din me shkrujt shume mire serbisht, din edhe me mendu, din edhe me ndje perzier serbisht e malazesisht e michiganisht , po me thane te drejten nuk me dukesh as lexues e mire(profesionale) le pastaj te them kritike.....
    Ndersa ne lidhje me shkrimtarin "bashkekohore" te thenies, pse nukia thu emrin.... ????
    Ka gjasa qe ti fort pak lexon , e gjithe sa permend fjale -citate autoresh kane ardh si thashetheme (interpretime) ne veshin e dijen tande, por jo nga leximet.
    A je e sigurt se autori i thenies, eshte bashkekohor?????????????

    .... Per koincidence ti je edhe ne michigan?
    Qe besa Frrok Idrizi qenka gjalle ne shenimin tand.


    (per Kullen e ato qe i lodh dialekti....)
    jo pa qellim e kam shkrue gegnisht, se jane do te ardhun ketej nga ne , qe nuk kane asnje klase shkolle shqip, vec c'ka flasin qishtu.... per me e ba me te kollajte per to, e kam shkru keshtu, dmth ashtu si ato flasin)!!!!
    E megjitheate, edhe pse zana ka verejtje (lol) pjesa vazhdon.....kur te kem nerva

    Zane jam ne madison hts, duhet me ardh e me taku e me pa c'energji kam , qe edhe ato qe jane dekun i luj vendit e jo ma . do te qujatuna zana, frana apo ku e di une!....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    Pershendetje mace!
    Kam vene re qe ne kete forum kur shkruhet diqka qe nuk kuptohet,i thone:
    -e perkryer.
    Jam ne mos e para,e dyta qe te kam inkujaruar te provosh ne proze.Por kur ti shkruan dicka qe nuk eshte e tille(se paku per mua),une assesi sdo te te them-bravo!
    Mua nuk me vjen dhe aq keq qe ke reaguar ne kete menyre pasi e shoh qe ti ske kuptuar se cfare une kam thene ne ate shkrim(ste ve faj se duhen mend).
    Une kam thene ne dy tre radhe me shume se nga cke thene ti ne tere shkrimin.
    Me shqip se te kam folur nuk ka por,e shoh se qenke ende nen efektin e endrres se djeshme(pasi nuk paske gjetur yll te ja rrefesh),ku Dostojevski ti ka perzie gjuhet.Une jam shqiptare dhe e ndjej veten te tille gjithaty ku ka troje te tilla qofte ne Mal te Zi,qofte ne Presheve e qofte ne Cameri.
    Cdo reagim tjeter do qe i mireseardhur per mua(ne lidhje me letersine) qe eshte e vetmja qe me lidh disi me ty e me cdo njerin qe shkruan.Sa per energjite qe ke mbaj per atje ku te duhen.Afersia me ty nuk me ben te ndej se te kam aq sa te takoj nje dite.
    Po te sqaroj dhe dicka me qe i paske vene shume pikepyetje prapa:
    Aji qe e ka thne shprehjen"te vdesesh i gjalle..."eshte Coelho' .Me bashkekohor dhe me te shquar he per he nuk di.(edhe per kete sduhet te te bej me faj;duhet te lexosh pak me shume).

  7. #7
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    nuk e di a me takon t'a shkruaj ketu apo jo? te me falesh mace! po me qe ra llafi ke coelho, hap borgesin, (jo se ky eshte me i mire, thjesht i ben dallget me te fuqishme qe nga bota e te vdekurve. se ca kishte nje lidhje krushqie me danten, prandaj), kur c'te shof? alkemistin e coelhos ne nje faqe e gjysem, shkruar ketu e 40 vjet. libri me i degjuar i coelhos eshte alkemisti, mirepo vete coelho, nuk e kerkon alkemine ne rruget e tija, por ne labirintet e shehrazades, te cilat me vone i kishte mbledhur nje anglez qe nuk ia mbaj mend emrin, e nga i cili ishte frymezuar borgesi per te ndertuar labirintet e tij. fatkeqesia e colehos, eshte se, nderkohe qe borgesi, ky koleksionisti anglez para nja 200 vjetesh, apo vete shehrazadja, nuk e mohuan kurre burimin e ketij tregimi, origjinen e kesaj filozofie, (perfshire edhe shprehjet e marra qe andej), pikerisht pra, bagdadin, (pa dashur te tingelloj as antisemitik, as antiamerikan e as antinano) cohole as qe denjon t'a pergatisi lexuesin, (e kam lexuar tre here, me qe ra llafi, aq shume e dua), por thjesht shet. por shet e shet, (e dyta me dy pika lart), jane pune mashtrusash qe shesin parfum te dores se shtate ke qoshja e oxford street me totenham court road. rrofte waterstones!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    meqe erdhem tek borgesi.... (te cilin e dua mbi te gjithe , dhe e them pa ndroje se(per mua) eshte me i madhi i me te medhenjeve!!!
    ( te me falin coelho-istet)lol Edhe pse e kam lexuar te gjithe vepren e coelhos, sigurisht edhe vleresuar e kam ....po jo si sjellesi i mendimit te virgjer, artit te virgjer, apo letersise se munguar.Thjesht edhe ai eshte nje interpretues . Ndersa Borgesi...eh Borgesi! (vetem zoti, po qe se eshte mund ta kete fuqine e krijimit si borgesi . Le qe mbas njohjes se borgesit , edhe zoti me duket i vogel.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    "zp"

    ...
    Heeej Ati im! Ati im qe je .... ndoshta ne qiell.
    Po te drejtohem pa dasht me tu lute qe te zbresesh ketu . Pa dasht me te thane se me duhesh. Po te therras vec me te pyet.

    Me te pyet, c'ka asht kjo pune me mue, qe kam nise me e pyet kaq shume veten, e per ma teper po guxoj me pyet edhe te tjere. Marr gjithefar pergjigjesh qesharake. Marr gjithefare pergjigjesh injorante. E prap nuk ndalem tuj pyet, pa u bind e pa u cudit. Madje pa ndje asnje grime keqardhje per asnjenen pale. (veten dhe gjegjesit).Keqardhja eshte virtyt i paarritshem.
    Per ma andej te pyeturit po me bahet ves. Po edhe veset jane si virtytet, te paarritshme, te paimitueshme, te pandreqshme.
    Ti rri atje e ashtu si je. Mue me le ketu e keshtu si jam. Mos ba asgja per mue as mos me thuej se c'ka te baj. Vec me trego.... C'ka jane do lloji sendesh qe ecin si njerez po njerez hic nuk jane. Njeni nder keto, ka dale e po shifet tuj hyj nder do agjensi fort moderne, nder te tjera, po thote se paskesh gjak te perziem me mu.Nganjehere po mburret per gjakun e perziem, e tjeterhere po ndihet ngusht medemek, pse paska gjakun te perziem me mu.
    Qysh bre Ate, ky send qe duket si njeri e njeri nuk asht, te kete gjak te perziem me mue, kur kurrkund si na nuk me duket. Ka sy e shikim krejt tjeter sojit. Ka turinj e te folun krejt tjeterndryshe. Zanin he burre, hic si burre nuk e ka.Qethet shkrut e lyhet gjate. Jo si burrat e rraces tone.Lidhet nganjehere ne qafe me i rryp te verdhe te dekun si nenbishtja e samarit te gomarit te Lal Nikolles, e krenohet se ka lidh kravate.
    Po me ban shume nervoz.Aq sa me vjen me te zgju e me te pyet. C'ka ia ka perzie gjakun me ne ketij sendi me kambe si te njeriut. Te kish me m'u duke dreq, ndoshta qesh tuj u tundue e me thane . "Paj ndoshta dikush dikur ka pij gjak me dreqin nder ne te kahershmit, e diku dal gjak me te". Po ky as prej dreqit kurrgja nuk ka.
    Ka nje fat te shperlam si mjekrren , si vetullat, si vet ai. E shoh binjak te fatit te vet. E me kujtohet fjala jote. "Fati im jam une ". Tamam shembelltyre e fatit te tij asht!
    ... Ardh kendej ka, e ka xan do miq mendjeshkurt e kemisha gjate.Po u tregon do perralla per veten . Do perralla dekikeshe.Se na paska ardhe prej nje lufte te gjate me te keqen. Kurreduk' prej luftetari nuk ka. Flamurin e ka te qullun prej do mizash te kuqrreme. Kane fillu kemishebardhet me besue se ky far sendi na paska ra prej qiellit ne trajten e nje gazete. Hic mendje shkurtet nuk munden me dyshue se vjen prej zanit te popullit. (zp, i ka edhe inicialet e emnit)!Megjithese ky send qe as gazete nuk asht, as re, njeri jo se jo, nuk ka qene kurre popull, as nuk asht E me duket teper rande me shpresu se ka me mujt me u ba.Megjitheate neper do agjensi fort moderne ka mund me hyj e me i gjete kemishebardhet, ka mujt me i rrejt se ka ra prej qiellit, ne trajten e nje gazete. Po kemishabardhet e ketushem, tuj mos e dite se c'ka asht gazeta, por tuj mos e besu se gazetat ose njerezit qofte edhe ne forme gazete , nuk bien prej qiellit kane fillu e po ma therrasin "Gazetar".
    Ban si fanatik i katolicizmit, kur as ungjillin kurre ndigjue nuk e ka , le ma me e ligjerue. Asht idhnue mbas vitit '90, qe nuk e pranuen ne kryesi te PS, ZP-ja yne .Prej inadit te vonuem, po thote se asht jo katolik, po soze e Krishtit.
    Kemishabardhet jane katolik, por krishtit nuk ia njohin ikonen, perderisa besojne kaq me naivitet se ky edhe mund te jete soze e Krishtit.
    ...
    Heeej Ati im. Ati im qe je ...., ndoshta ne qiell.( Lum si ti qe je aty, e kudoqofsh, po qe, nuk ke per'rreth kesisoj krimbash, qe ma therrasin vedin njeri. Qe ma therrasin vedin heronj, katolik, e c'ka po di une.E do ndertesa po m'i quejne agjensi moderne) Nuk po te pyes - a ka ZP-ja gjak te perziem me mue se, e di qe , nuk e ka bash piken)!
    Po thuej, pse po thote ZP-ja neper hymjet e do agjensive "moderne" se ka gjak te perziem me mue????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 22-09-2004 mė 18:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •