Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 99
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    gjermani{M}
    Postime
    18

    kur ke me shume se 8 ose 10 PC-s

    Ju pershendes,

    meqenese dhe mua me interesin kjo teme doja te dija si i behet kur ke 10 PC. Meqenese routerat ne pergjithsi kane 8 port po dy te tjeret ku do i lidh?
    Mos ndoshta kur ke shume Pc duhet ti lidhesh nepermejt switch dhe switch pastaj e lidh me router ne menyre qe te gjith pc e rrjetit lokal te kene dhe lidhej me internetin.
    Nuk e kam shume te qarte si raelizohet kjo?

    Ju faleminderit per pergjigjet.

    angurus
    paradite pa pune, mbasdite pushim!!!

  2. #22
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nėse ke 10 kompjutera, do lidhėsh 2-3 nė shpėrndarės (switch ose hub) dhe pastaj shpėrndarėsin do ta lidhėsh me router. Lidhjet janė tė thjeshta, njėsoj siē lidh kompjuterat do lidhėsh edhe switch/hub me routerin.
    Edi

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    gjermani{M}
    Postime
    18
    edspace,

    neqofte se te kuptova mire: 5 PC i lidh me switchin e pare dhe 5 PC i lidh me switchin tjeter. Pastaj kto 2 switch i lidh te portat qe ka routeri. Ka ndonje Problem ky lloj konfigurimi, psh ndikim te shpejtesia etj, apo eshte me mire te gjesh router me 10 ports qe kane switch te integruar? Po nuk e di nese ekzistojne router me me shume se 8 Ports.

    faleminderit
    paradite pa pune, mbasdite pushim!!!

  4. #24
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Ka routera me mė shumė se 8 porta por kushtojnė shumė dhe nuk ja vlen. Mėnyra me switch/hub tė kursen edhe kabllot. Kompjuterat nuk ėshtė e thėnė ti ndash nė grupe me nga 5. Mjafton qė tė gjithė tė jenė lidhur me routerin. Pak rėndėsi ka se si janė lidhur.

    Psh: Nqs ke 10 kompjutera dhe routeri ka 8 porta, atėherė ty tė ngelen 2 kompjutera jashtė rrjetit. Nqs blen njė hub me 4 porta, ti tani ke 8+4-1 = 11 porta.

    Nė router mund tė lidhėsh 7 kompjutera dhe tek porti i 8-tė lidh hubin. Tek hubi pastaj lidh edhe 3 kompjuterat e tjerė. Shiko skicėn mė poshtė.

    Kjo ėshtė vetėm njė shembull qė pėrdor njė hub/switch mė pak. Megjithatė ti e di mė mirė situatėn dhe mund tė jetė mė mirė tė kesh 2 switch dhe 1 router.

    Bėji planet edhe pėr tė ardhmen nqs ke ndėrmend tė shtosh kompjutera tė tjerė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Edi

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    gjermani{M}
    Postime
    18
    edsapce faleminderit.
    tani e kam te qarte si funksjonon.

    pershendetje, angurus
    paradite pa pune, mbasdite pushim!!!

  6. #26
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192

    te lidhesh dy kompjutera ne nje router

    cfare router duhet te perdor kur dua te lidh dy kompjutera ne nje router me sherbim cable (wow internet cable)?
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  7. #27
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Mund te maresh c'fare do loj routeri p.sh D-Link, Linksys, etj te gjithe funksionojne njelloj.
    Keto qe permenda une jame me te lire dhe me shume per perdorim personal. Nese ke nevoje per me shume ndihme se si ti besh setup shkruaj dhe do te ndihmojme.
    Kalofsh mire,
    Ed

  8. #28
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163

    Lidhje e computerave me ane ADSL ne LAN

    Pershendetje.
    Me eshte shfaqur nje problem.Kam linje interneti te cilen e paguaj rreth 200 euro ne muaj, por tashti dua te lidhem me ane te Telekomit Shqiptar se i ka cmimet me te arsyeshme dhe linjen shume here me te mire. E mora linjen e Telekomit (ADSL) ecen shume mire ne computerin qe kam lidh problemi qendron se dua qe ti lidh dhe computerat e tjere me ane te nje IP virtuale nuk po gjej cfare pajisje duhet qe linjen ADSL-s ti lidh te gjithe computerat e salles se internetit.
    Po qe se ka ndonjeri ndonje haber ose e ka provuar kete gje do ta falenderoja.
    GABIM 404

  9. #29
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Routers jane e vetmja gje qe mdoj se ke nevoje se ato e ndajne internetin midis compjuterash pa shume komplikime. Nuk e di se me cfare kabllo dhe shpejtesie behen keto gjere ne shqiperi por nese perdorin Cat 5 RJ 45 conecters nuk besoj se do te jete problem. Ti thua se i ke pasur ato te lidhur ne nje menyre tjeter cfare ndryshimi ka tani qe perdor ADSL (Asymmetric Digital Subscriber Line)?
    A e sjellin me Coax cable ata deri aty? Nuk di si i bejne punet ata ne shqiperi por jam shume i sigurt se ti do i a dalesh mbane. Kame lexuar shume here postimet e tua je pak a shume ekspert ne kete fushe.
    Kalofsh mire,
    Ed

  10. #30
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Nqs modemi qe te ka dhene Telekomi ka dalje "Ethernet" atehere te mjafton
    nje "Router"; i gjen me numer daljesh (portash) te ndryshme; ne pergjithesi
    jane me 4, 8 ose me shume dalje. Nqs ke me shume pc, atehere munde te
    vendosesh disa Router-a ne 'kaskade'

  11. #31
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    amon mer kablli qe kena ne kendej o si kabell ushtrije deri tek kutia shperndarese e Telekomit eshte kabell optik, nga kutia shperndarese deri tek dyqani e kabell te zakonshem.
    Kam bere disa tentativa te deshperuara ti lidh me ane te nje switch por me kot , pajisja qe me dhane ato te telekomit kishte dhe porte Ethernet por nuk pati sukses vetem PC qe kishte IP e Telekomit njeh IP virtuale qe u mundova me i vene une smi ka njohur.
    Do mundohem te bej nje router ne linux vete dhe te shikoj se si do me ecin punet ishalla e ben Linux-i ndarjen e rrjetit virtual.
    Sa per shepjtesine tashti e kam 256 kb/s down dhe 64 kb/s up por po qe se do me funksionoje idea ime do ta bej 512-128

    RoniSotiri mos e ngatarro switch me router mer daje switch eshte ai qe ben ndarjen e rrjetit ne LAN qe eshte me porta Router-i eshte pajisja qe ben te mundur te marresh linjen nga antena (p.sh) e deri tek switch-i)
    GABIM 404

  12. #32
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Cfare ke me kabllin e ushtrise ti?

  13. #33
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    Per sqarim!

    Telekomi me ka dhene nje Router TOMSON te cilin e kane konfiguruar vete ato. me nje fjale une vetem sa e fus ne PC dhe direkt me lidhet me internetitn pasi bej connetion.Nuk mund ta ndryshoj dot te dhenat e routerit sepse skam pa ndonje here si ai lloj tipi.E provova me e lidh routerin me nje switch D-LINK por pa rezultat mora perseri fjalen e fundit te teknologjise qe ekziston ne shqiperi nje mini swich MSI 100/1000MB/s me 4 porta dalerse por pa rezultat :=(.

    o Alket123 skam gjo me kabllin e ushtrise une po kablli i ushtrise cer ka me internetin tim kete spo e marr vesh
    GABIM 404

  14. #34
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Il_DON te duhet se sben nje router per te arritur ate qe do dhe pastaj te kalosh ne switch.
    Nqs do me kontakto mua dhe mund te ta bej une eshte nje pune 1/2 ore .

    Por gjithsesi kontrollo forumin per tema te tilla dhe do gjesh disa postime qe te ndihmojne per kete pune.

  15. #35
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Il Don. Ti merr nga telekomi nje lidhje ADSL me dalje ethernet the thua se vetem sa fut kompiuterin ne te. Kjo eshte ana publike dhe ti nuk ke se cfare ndryshon a konfiguron ne te se nuk eshte e jotja. Tani qe ti te realizosh nje rrjet pas saj ke disa menyra:
    1. Kompiuterin qe ti tha se kur e lidh direct punon shtoi nje network karte tjeter dhe coje ne nje switch. Kete kompiuter do ta konfigurosh si ICS (internet connection sharing). Kompiuterat e tjere lidhi ne switch.
    2. Eshte njelloj si 1 por ne vend te nje nje pc client te duhet te instalosh nje OS server. Ne te instalon nje service te quajtur RRAS (Routing and Remote Access Service) d.m.th e konfiguron kompiuterin te punoje si router.Ne te duhet te activizosh NAT (Network Address Translator)
    3.Pas modemit te telekomit vendos routerin tend. qe ka nje IP publike ne porten WAN dhe IP private ne porten LAN.Qe nga kjo porte shkon ne nje switch dhe ne switch lidh kompiuterat e tjere te rrjetit qe ti do te ndertosh.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  16. #36
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    http://www.cdw.com/shop/products/def...spx?EDC=378498

    eshte switch, router, DSL dialer qe rri dite-nate i lidhur, NAT translator etj. do e shikosh se vetem kaq te duhet. $105 USD.

    Une me nje te tille me DSL ka lidhur kompjuterin tim, dhe 5 PC dhe laptops duke vendosur nje wireless access point tek kjo. Plus qe eshte dhe firewall. Per faktin qe ta thashe une dua 3 ore falas tek salla jote e kompjuterave.


    Network cards jane 66 MHZ ose 33MHZ te vjetrat. Ky eshte 50MHZ ARM processor, i perballon me sukses mbi 20 lidhje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 12-10-2005 mė 08:40

  17. #37
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    Per momentin DESHTIM TOTAL
    Bera nje router te cilin do e konfiguronte nje njeri qe merrte vesh nga routerat )meqense ai ben routera per linja interneti e morem) por pa pike suksesi ne kete aspekt + qe dhe lidhja e internetit e kishte te kufizuar download-imin me sa e provova nje here rreth 50-MB, Themi ti japim nje zgjidhje mbas disa kohesh pasi te marrim nje nga specialistet me te mire te kesaj fushe por tashti per tashti nuk kemi as kohe as drita, problemit mund ti jepet dhe nje zjgidhje tjeter duke blere nga TELEKOMI nje IP por sikur nuk te leverdis si shume shtrenjte nejse kur ti jap zgjidhje kesaj qeshtjeje do ju njoftoj dhe si mund te konfiguruhet routeri qe ti vijme ne ndihme dhe te tjereve
    GABIM 404

  18. #38
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga IL_DON
    Per momentin DESHTIM TOTAL
    Bera nje router te cilin do e konfiguronte nje njeri qe merrte vesh nga routerat )meqense ai ben routera per linja interneti e morem) por pa pike suksesi ne kete aspekt + qe dhe lidhja e internetit e kishte te kufizuar download-imin me sa e provova nje here rreth 50-MB, Themi ti japim nje zgjidhje mbas disa kohesh pasi te marrim nje nga specialistet me te mire te kesaj fushe por tashti per tashti nuk kemi as kohe as drita, problemit mund ti jepet dhe nje zjgidhje tjeter duke blere nga TELEKOMI nje IP por sikur nuk te leverdis si shume shtrenjte nejse kur ti jap zgjidhje kesaj qeshtjeje do ju njoftoj dhe si mund te konfiguruhet routeri qe ti vijme ne ndihme dhe te tjereve
    software router?, sec iu ka hipur ne mendje njerzve me Linux software router kur ka alternativate tjera me te lira dhe te sigurta.

    zoteri ke modem equipment?

    atehere perdor kete device: http://www.cdw.com/shop/products/def...spx?EDC=378498

    e thashe larte, eshte per mua DSL online 7 dite ne jave 24 ore ne dite gati!

    lidhe porten "uplink" me ethernet port te modemit. tek njera nga portat e kesaj lidh ose paisjet e tjera ose switch's te tjere.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2005
    Postime
    639
    pershendetje

    desha te lidh dy pc qe ata se bashku te ndajne internetin.
    lidhja eshte dsl dhe realizohen nepermjet nje modem dsl.

    me duhet patjeter nje router dsl apo mjafton edhe nje router normal.
    ca me duhet te kem dicka te vecante parasysh se ka nje kohe te gjate ce nuke jame marre me rrjeta dhe nuk e kame te fresket me ket lemi.

    pra dua ce shperndarja te behet nepermjet te hardware ,router.
    me duhet te instaloj software te dhenat e isp ne te dy pc, te konfiguroj rrjetin ne te dy pc .
    .dhe cfar duhet kem tjeter parasysh.

    ju flmn ne cdo keshill

    shnet

  20. #40
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Ēfarė tė blesh

    Ēdo router e bėn punėn. Emrat DSL, CABLE, Broadband, High Speed, janė shtuar nga kompanitė pėr tė tėrhequr klientė. Tė gjithė e bėjnė punėn por zgjidh njė qė lexon Broadband ose DSL/CABLE sepse kėta kanė disa opsione qė janė kastile pėr pėrdoruesit e shtėpisė. P.sh: Nėse pėrdor emėr dhe fjalėkalim pėr t'u lidhur nė internet, atėherė bli njė router kastile pėr DSL pėr tė qenė i sigurtė qė do punojė.

    Zgjedhja qė duhet tė bėsh ėshtė tė blesh router normal apo router pa tela (wireless). Nėse ke ndonjė pajisje me komunikim pa tela (p.sh: laptop) ose ke ndėrmend tė blesh ndonjė sė afėrmi, atėherė shiko pėr ndonjė "wireless router". Si routerat me tela, dhe ata pa tela zakonisht kanė nga 4-5 porta (priza) 10/100 Mbps pėr tė lidhur kompjuterat. 10/100 Mbps tregon qė punon me rrjete tė shpejtėsisė 10 Mbps dhe 100 Mbps. Shumicat e kompjuterave (tė paktėn ata nė Amerikė) kanė karta rrjeti me 100 Mbps, kėshtu qė dhe routeri duhet tė ofrojė tė njėjtėn shpejtėsi.

    Shiko qė routeri tė ketė NAT (network address translation). Kjo ėshtė pothuajse e domosdoshme dhe besoj se tė gjithė routerat e kanė. Po ashtu duhet tė jetė i aftė pėr DHCP (Dynamic Host Configuration Protocol) qė bėn konfigurimin e kompjuterave vetvetiu.

    Diēka e rėndėsishme qė duhet tė ketė Routeri ėshtė UPnP (universal plug and play). Kjo teknologji lehtėson komunikimin nėpėrmjet routerit dhe pėrdoret nga shumė programe tė ndryshme si p.sh: MSN messenger. Nėse routeri nuk e ka kėtė teknologji, disa programe mund tė mos kenė lidhje me internetin dhe do tė duhet ta konfigurosh vetė routerin. Kjo kėrkon ca punė dhe ėshtė e bezdisshme, prandaj sigurohu qė kutia lexon UPnP para se ta blesh.

    Kėto ishin funksionet mė kryesore tė routerit. Disa prej tyre kanė edhe funksione shtesė si p.sh: ruajtja e njė ditari me adresat e faqeve qė viziton, bllokimin e disa faqeve, shabllone konfigurimi pėr lojėrat ose programet mė tė pėrdorur, rezervimin e tė njėjtave adresa pėr kompjuterat, etj.

    Routerat pa tela janė pak mė tė komplikuar pėr tė zgjedhur sepse duhet tė shikosh edhe shpejtėsinė, rrezen e valėve, sigurimin, etj.

    Do tė kėshilloja tė zgjidhje njė router nga kompani tė njohura si Linksys, Netgear, D-Link. Routerat pėr DSL/CABLE kanė vite qė prodhohen, dhe pak a shumė tė gjithė i kryejnė funksionet standarde qė nevojiten.


    Lidhja

    Nėse nuk ke kabuj tė gatshėm pėr rrjetin, bli kabuj tė modelit STRAIGHT-THRU CAT5 me koka RJ45, njėsoj si ai qė duhet tė kesh tani nė kompjuter. Zakonisht janė ngjyrė blu dhe vetė kablli lexon CAT5.

    Kabllin qė del nga modemi fute tek porta e routerit qė lexon Internet ose Modem. Kjo portė ėshtė paksa e veēuar nga tė tjerat pėr t'u dalluar. Kompjuterat, printerat, dhe pajisjet e tjera tė rrjetit lidhi nė portat e tjera. Nėse routeri ėshtė ndezur dhe kompjuterat janė po ashtu tė ndezur, atėherė pėr ēdo portė qė ke lidhur kabujt, duhet tė shikosh njė dritė tė ndezur. Varet nga kompanitė por zakonisht drita portokalli/verdhe tregon se kompjuteri po pėrdor shpejtėsinė 10 Mbps ndėrsa drita jeshile tregon se kompjuteri pėrdor shpejtėsinė 100 Mbps. Nėse nuk shikon dritė fare, atėherė ose kompjuteri ėshtė shuar, ose nuk ke bėrė lidhjet siē duhet.


    Konfigurimi

    Nėse routeri ka DHCP, atėherė konfigurimi i kompjuterave ėshtė minimal.

    1 - Shko tek start > settings > control panel > network connections
    2 - Kliko me butonin e djathtė tė miut mbi lidhjen dhe zgjidh properties.
    3 - Kliko dy herė mbi Internet Protocol (TCP/IP)
    4 - Nė dritaren qė do hapet plotėso kutitė Obtain an ip address automatically dhe obtain dns server address automatically
    5 - Shtyp butonin OK nė tė dyja dritaret qė janė hapur

    Pas 4-5 minutash, routeri do jetė konfiguruar nga modemi dhe kompjuterat do jenė konfiguruar nga routeri. Tani provo tė pėrdorėsh interneti si zakonisht (p.sh: Internet Explorer, MSN Messenger, etj.). Nėse nuk lidhet, hap faqen http://192.168.1.1. Zakonisht ajo ėshtė adresa e portalit tė routerit nga ku mund tė bėsh ndryshime. Nėse faqja mė lart hapet (edhe sikur tė kėrkojė fjalėkalim) atėherė lidhja me routerin ėshtė e saktė. Prit disa minuta sa tė konfigurohet routeri dhe provo tė lidhesh pėrsėri me internetin. Nėse pėrsėri nuk punon, kontrollo qė routeri tė jetė lidhur mirė me modemin dhe ndiq udhėzimet e manualit tė routerit pėr instalimin dhe konfigurimin.
    Edi

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. Numri i faqeve tė internetit rritet pėr 30 milionė nė 2008
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 06:41
  3. Luftė fetare permes internetit
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 08:37
  4. Java - gjuhė programuese e shėrbimeve tė Internetit.
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 00:07
  5. Java - gjuhė programuese e shėrbimeve tė Internetit
    Nga ILovePejaa nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •