Obligimet e muslimanit ndaj jomuslimanit



Sė pari, ai duhet ta thėrrasė atė nė rrugėn e Allahut. Kjo arrihet duke ia sqaruar dhe duke ia bėrė tė qartė realitetin e islamit sipas aftėsisė sė tij dhe nėse ai ka dije pėr ta bėrė kėte (thirjen sh.r.). Kjo ėshtė vepra mė e mirė dhe mė e madhe qė dikush mund tė bėjė pėr bashkqytetarėt dhe pėr ata me tė cilėt jetojnė bashkė, nga ēifutėt, tė krishterėt dhe jobesimtarėt e tjerė.

Pėr kėtė, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: ”Ai i cili udhėzon pėr tė mirė merr tė njėjtin shpėrblim qė merr ai i cili e kryen (atė tė mirė)” [Muslimi]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, gjithahtu i ka treguar Aliut kur ai ishte duke duke e dėrguar atė nė Hajber pėr tu takuar me ēifutėt, pėr t’i ftuar ēifutėt nė islam. Ai i tha atij: ”Vallahi, nėse Allahu udhėzon njė person pėrmes teje ėshtė mė e mirė pėr ty sesa llojet mė tė mira tė deveve”. [el-Buhari dhe Muslimi]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė gjithashtu: ”Kushdo qė thėrret pėr nė udhėzim do tė shpėrblehet nė tė njėjtėn mėnyrė si do tė shpėrblehet ai i cili e ndjek atė, pa iu pakėsuar aspak shpėrblimi asnjėrit prej tyre”. [Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi, en-Nesai, et-tirmidhi, Ibėn Maxhe]

Thirrja e tyre nė islam dhe sqarimi i fesė islame nė mėnyrė qė ata ta kuptojnė dhe ta pėrqafojnė ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme dhe njė nga mėnyrat mė tė mira pėr t’iu afruar Allahut.

Sė dyti, muslimani nuk duhet ta dėmtojė personin tjetėr pėrsa i pėrket jetės sė tij, pasurisė sė tij dhe nderit tė tij, nėse jo-muslimani ėshtė njė qytetar i shtetit islam ose ka marrė besėn e muslimanėve. Ai duhet tė pėrmbush tė drejtat e tjetrit. Ai nuk duhet tė vjedh diēka nga pasuria e tij, ai nuk duhet ta mashtrojė dhe as ta tradhėtojė. Ai nuk mundet ta dėmtojė atė nė trupin e tij duke e rrahur ose vrarė atė. Mbrojtja e tij nga shteti garanton sigurinė e tij pėr gjėrat e tilla.

Sė treti, nuk ka ndonjė ndalesė pėrsa i pėrket shitblerjes, dhėnies me qira ose marrjes me qira ose marrėdhėnieve tė ngjajshme tė biznesit me ta. ثshtė transmetuar me njė rrugė autentike qė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka blerė gjėra nga mushrikėt (politeistėt). Ai gjithashtu ka blerė gjėra nga ēifutėt. Nė fakt kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndėrroi jetė, mburoja e tij ishte e mbajtur si kaucion pėr huanė qė ai kishte marrė nga njė ēifut, pėr ushqim pėr familjen e tij.

Sė katėrti, nuk duhet qė tė parėt ne ti pėrshėndetim ata me selam por megjithatė, duhet t’u pėrgjigjet pėrshendetjeve tė tyre. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: ”Mos i jepni selam tė parėt ēifutėve dhe tė krishterėve”. [Muslimi]

Ai gjithashtu ka thėnė: ”Nėse Ehli Kitabi (njerėzit e librit, ēifutėt dhe tė krishterėt) ju pėrshėndesin me selam atėhere thuajuni: ”ve alejkum (juve gjithashtu)” [el-Buhari]

Pra njė musliman nuk e pėrshėndet njė jomusliman i pari me selam. Por kur njė ēifut, i krishter apo ndonjė jobesimtar tjetėr e pėrshėndet atė ai duhet tė pėrgjigjet: ”Ve alejkum” siē Pejgamberi ka urdhėruar. Kjo ėshtė nga tė drejtat e sjelljes ndėrmjet njė muslimani dhe njė jobesimtari. Ai (muslimani) gjithashtu duhet tė jetė i kėndshėm mė fqinjin e tij jomusliman. Nėse fqinji i juaj ėshtė i mirė ndaj jush, ju nuk duhet ta dėmtoni atė dhe ju bile mund edhe t’i jepni lėmoshė nėse ai ėshtė i varfėr ose t’i jepni dhuratė nėse ai ėshtė i pasur. Ju mundet gjithashtu ta kėshilloni atė pėrsa i pėrket asaj se ēfarė ėshtė mė e mirė pėr tė. Tė gjitha kėto mund ta shpien atė tė mėsojė mė shumė pėr islamin dhe ndoshta edhe tė bėhet musliman sepse fqinjėt kanė tė drejta shumė tė mėdha. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: ”meleku Xhibril ka vazhduar duke mė porositur pėr fqiun deri sa unė mendova se ai do ta trashėgonte (fqiu fqiun pas vdekjes, do ta bėnte nė rang tė njėjtė me trashėgimtarėt sh.r.)” [el-Buhari dhe Muslim]

Allahu ka thėnė nė Kur’an: ”All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė”. [el-Mumtehine 60:7]

ثshtė shėnuar nė hadith autentik nga Esma bint Ebu Bekėr qė nėna e saj, e cila ishte njė politeiste, e vizitoi atė dhe e pyeti pėr mbėshtetjen e saj, kjo ishte gjatė kohės sė marrėveshjes sė paqes ndėrmjet Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe jobesimtarėve kėshtu ajo shkoi tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pėr ta pyetur atė rreth asaj dhe ai i ka thėnė asaj pėr t’i mbajtur lidhjet e kėndshme me atė dhe tė jetė e drejtė ndaj saj.