Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46

Tema: Franz Kafka

  1. #41

    Franz Kafka - tregim

    FRANC KAFKA




    HIQ DORĖ
    (tregim)





    Pėrktheu: Gjergj Vlashi





    Ishte mėngjes herėt, rrugėt qenė tė pastruara e tė zbrazura.
    Po shkoja te stacioni. Kur krahasova orėn time me njė orė tė madhe, vura re se ishte mė vonė se sa kujtoja: duhej tė nxitoja! I trembur nga ai zbulim, harrova rrugėn, ngaqė nuk e njihja mirė atė qytet. Pėr fat, aty pranė vura re njė polic; iu afrova me vrap dhe duke m'u marrė fryma e pyeta ēfarė rruge tė ndiqja. Ai mė pyeti buzagaz:
    - Nga unė kėrkon tė mėsosh rrugėn qė duhet tė ndjekėsh?
    - Po, iu pėrgjigja, derisa nuk mund ta gjej vetė.
    - Atėherė hiq dorė! Hiq dorė! - tha ai dhe mė ktheu shpinėn, siē bėn njė njeri i cili do tė qeshė pa e parė askush.

  2. #42

    Franc Kafka - tregim

    FRANZ KAFKA
    (tregime)




    Pėrktheu: Erion Kristo





    ZHURMA E MADHE





    Jam ulur nė dhomėn time, nė shtabin e pėrgjithshėm tė zhurmės sė gjithė apartamentit. Dėgjoj tė pėrplasen tė gjitha dyert; falė zhurmės sė tyre, tė paktėn nuk dėgjoj hapat e kujt vrapon pėrmidis. Mė pas dėgjoj tė mbyllet deriēka e sobės nė kuzhinė.
    Babai shpalos dyert e dhomės sime, me rrobdėshambrin veshur, qė i krijon njė si bisht prapa. Nė sobėn e dhomės fqinje dikush gėrryen hirin.
    Vali, duke bėrtitur nga paradhoma, pyet nėse kapelja e babait ėshtė pastruar apo jo. Njė fishkėllimė, qė mė duket shumė e njohur, i bashkėngjitet klithmės sė njė zėri qė i pėrgjigjet. Doreza e derės sė jashtme luan dhe bėn zhurmė si njė grykė kėlbazore.
    Dera hapet me kėngėn e njė zėri gruaje dhe mbyllet mė nė fund me njė goditje tė fortė burrėrore. Babai ka ikur dhe tani fillon zhurma mė e thekshme dhe mė pa shpresė, krijuar nga tingujt e dy kanarinave. Dikur kam menduar mbi kėtė fakt, dhe sa herė dėgjoj kanarinat mendoj pėrsėri, nėse duhet tė hap paksa derėn, tė zvarritem si njė gjarpėr nė dhomėn pėrballė, e kėshtu pėrtokė t’u kėrkoj motrave tė mia dhe mikeshės sė tyre, pak qetėsi.

  3. #43

    Franc Kafka - tregim

    FRANC KAFKA




    GJYKIME MBI KALORĖSIT





    Pėrkthu: Erion Kristo




    Nėse gjykohet hollė, nuk ia vlen tė dalėsh i pari nė njė garė. Lavdia e tė qenit kalorėsi mė i mirė i njė krahine, sjell mjaft gėzim, kur banda muzikore fillon tė luajė, por nuk e mėnjanon dot brerjen e ndėrgjegjes mėngjesin e nesėrm.
    Zilia e kundėrshtarėve, njerėz dinakė dhe me mjaft ndikim, na hidhėron, ndėrsa pėrshkojmė me kalė rrugėn e ngushtė nė drejtim tė sheshit, qė pak mė parė ishte i zbrazėt, duke lėnė mėnjanė disa kalorės, tė cilėt duken tė vegjėl nė skaj tė horizontit.
    Shumė ndėr miqtė tanė, nxitojnė tė tėrheqin paratė e fituara nga bastet dhe pas krahėve tanė dėgjohen brohorimat e tyre nga sportelet e largėt; por miqtė tanė mė tė mirė nuk kanė vėnė bast mbi kalin tonė, duke patur frikė se mos na mbanin inat, nėse do tė kishim humbur; e meqė kali ynė ka mbėrritur i pari dhe ata nuk kanė fituar asgjė, kthejnė kokėn mėnjanė, kur u dalim pėrpara dhe shėtisin shikimin pėrgjatė tribunave.
    Kalorėsit qė nuk kanė fituar, mbėshtetur nė takėmet e kuajve, kėrkojnė tė vlerėsojnė fatkeqėsinė e tyre dhe padrejtėsinė, qė nė njėfarė mėnyre u ėshtė dashur tė pėsojnė, dhe marrin njė qėndrim tė shlodhur, sikur do tė duhej tė fillonin njė garė tė re, vėrtet serioze, pas asaj loje fėmijėsh.
    Shumė zonjave, fituesi u duket qesharak, sepse i rritet mendja pa shkak, megjithatė, nuk ke se si tė sillesh me shtrėngimet e vazhdueshme tė duarve, pėrshėndetjet, pėrkuljet, shenjat nga larg; ndėrsa tė humburit shtrėngojnė buzėt dhe rrahin lehtė qafat e kuajve tė tyre, qė hingėllijnė vazhdimisht. Madje nė fund, fillon tė bjerė shi nga qielli i vrenjtur.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    hiē nuk te kuptova mor bir.

    une vetem Metamorfozen kam lexuar...po per Zotin hiē gje skam kuptuar

  6. #45
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Dialog me te dehurin

    Kur dola nga dera e madhe me hapa te vegjel, u sulmova nga qielli me hene e yje, nga kupa e madhe qiellore e nga sheshi i Bashkise, nga kisha dhe Shtylla e Virgjereshes.

    Kalova qetesisht nga hija ne driten henore, zbertheva pardesyne dhe u ngroha; pastaj pasi ngrita duart, e bera te hesht zukatjen e nates dhe nisa te persiat:

    Po pse silleni sikur egzistoni me te vertete? Doni te ma mbushni mendjen se une jam ireal, zoteri qesharak i ndalur mbi kalldremin e blerte? Eh, ka kaluar shume kohe qe kur ti ishe real, o qiell; dhe ti, o shesh, kurre nuk ke qene real. Natyrisht ju jeni, gjithnje permbi mua, po vetem se une ju le te qete.

    I falemnderit zotit, ti hene nuk je me hene! Kot vijoj te te therras hene, mbase sepse hene te therrasin te gjithe. Perse nuk ben me naze kur te therras, o fener i harruar venecian me ngjyra te cuditshme? Perse terhiqesh prapa kur te them Shtylla e Virgjereshes? E perse, o Shtylla e Virgjereshes, nuk e njoh qendrimin tend kercenues kur te quaj: hene qe leshon drite te muget?

    Duket se me te vertete nuk ju ben mire kur ndokush rri e mendon per punen tende: ju humbni edhe nga ana shpirterore, edhe nga shendeti.

    O zot sa perfitim do kish mendimtari. po te mesonte nga i dehuri!

    C'eshte kjo heshtje? Me duket sikur nuk fryn me ere. Dhe shtepizat qe nganjehere me duket sikur e pershkojne sheshin sikur te kishin rrota, jane ngulur fort ne toke...
    Hesht, hesht: nuk duket mė as vija e zeze e hollake qe zakonisht i ndan nga dheu.

    Nisa te rend. Pa veshtiresi bera tri here rrotullimin e sheshit te madh dhe pasi nuk takova asnje te dehur, duke mbajtur po ate shpejtesi, pa ndjere lodhje, u drejtova nga Karlsgasse. Duke u bere perhere me e vogel, hija ime rendte perkrah, prane mureve, ne nje shteg te hapur ne mes te shtepive dhe rruges.

    Ndersa kaloja perpara kazermes se zjarrfiksave, degjova zhurma qe vinin nga Klajner Ringu; kur mberrita atje, dallova nje te dehur aty te kangjellat e ēezmes, me krahe te hapura, duke perplasur kembet e futura ne kepuce prej druri.

    Ndalova qe te marr fryme, pastaj shkova drejt tij, hoqa cilindrin nga koka dhe u paraqita:

    "Mirembrema zoteri i nderuar, une jam njezetetre vjec, po nuk kam fituar ndonje farė emri. Ju nga ana tjeter, me emrin tuaj madheshtor e melodioz, vini nga Parisi i madh. Mbani ende me vete parfumin artificial te oborrit te Frances, ku njeriu mezi mund te rrije ne kembe.

    Me syte e lyer, keni pare me siguri damat e medha, qe kane mberritur mbi tarracen e larte e te ndritshme, qe sillen ne belin e tyre te holle ne menyre ironike, ndersa bishti i fustanit te ngjyrosur, i shperndare mbi shkalle, ende ju prek reren e kopshtit... Kurse perreth, ka plot shkarthė me bluza te gjata te pėrhime dhe pantallona te bardha qe kacavaren mbi purteka e hidhen prapa, apo ne nje ane, ndersa bejne perpekje per te ngritur nga dheu pelhura te stermedha te pėrhime dhe per t'i nderė lart, pasi damat e medha deshirojne nje mengjes te mjegulluar." Ai gromesiu, kurse une thashe i inatosur: "Ju, pra, zoteri, po vini pikerisht nga Parisi, nga Parisi yne, qytet i stuhishem e i papermbajtur?" Ai prape gromesiu, kurse une i merzitur thashe: "Ju po mė beni nder te madh, e di?"

    Mbertheva shpejt pardesyne, pastaj thashe me zjarr e njeheresh i ndrojtur:

    "E di se nuk mė mbani te denjė per nje pergjigje, po sikur sot mos t'ju pyesja do pendohesha per gjithe jeten."

    "A eshte e vertete, zoteri elegant, ajo qe me kane treguar se ne Paris ka njerez qe mbajne vetem petka te qindisura dhe shtepi qe kane vetem deren e madhe? A eshte e vertete, se ne vere qielli ka nje kaltersi te zbehte, i stolisur me re te bardha ne trajten e zemres? E se ka nje vend teper te ndjekur, ku ka vetem peme me tabeleza plot emra heronjsh, vrasesish, dashnor te shquar?"

    "Pastaj kam degjuar edhe nje gje, e cila me duket e genjeshtert: a eshte e vertete se rruget e Parisit bigėzohen paprtimas? Se ka rremuje? Jo gjithnje eshte ne rregull; si do te ishte e mundur nje gje e tille, ne fund te fundit? Ndodh nje aksident, mblidhen njerez duke rendur nga rruget e aferta me ate hap qytetari qe sapo e prek kalldremin; te gjithe digjen nga kureshtja, megjithese i tremben nje zhgenjimi, marrin fryme me shpejtesi dhe shtyjne perpara kokat e tyre. Mjafton qe te preken pak dhe perkulen thelle e kerkojne ndjese: "Me vjen keq... nuk doja... ka shume njerez, me falni, ju lutem... jam treguar i ngathet, e pranoj. Emri im eshte... emri im eshte Zherom Parosh, kam nje tregtore bakalli ne Ry dy Kaboren... mė lejoni t'ju ftoj neser, te hamė sillėn bashke... edhe ime shoqe do gezohej shume." Flasin keshtu ne zhurmen shurdhuese te rruges se mbushur me tymin e oxhaqeve. A eshte me te vertete keshtu? A eshte e mundur qe ne bulevardin e gjalle te nje lagjeje elegante, qendrojne dy vetura? Sherbetoret hapin hijerėndė dyert? Tete qener ujq te zgjedhur siberiane, kercejne jashte dh hidhen duke lehur ne rruge. Thone se ata jane ēunakė spitullaqė te Parisit te veshur ashtu."

    Ai mbante syte te mbyllur. Kur mbarova fjalen, ai futi duart ne goje dhe uli mjekren. Petkat ishin te pista, mbase e kishin flakur jashte nga ndonje pijetore dhe ende nuk kishte ardhur ne vete.

    Ishte mbase ai intervali i shkurter e i qete ne mes te dites e te nates, kur koka bie prapa dhe gjithcka, pa e vene re, mbetet e palevizshme se nuk e shikojme, e pastaj zhduket. Kur ne te perkulur e te vetmuar hedhim syte perreth dhe nuk shikojme asgje, nuk veme re as ajrin; kur mendojme se prane nesh egzistojne shtepi me pullaze dhe per fat edhe tymtare plot kikla, permes te cileve erresira deperton ne shtepi, duke kaluar nga papafingot ne apartamente. Eshte fat i mire qe neser eshte nje dite ne te cilen, sado e pabesueshme te duket, do vihet re cdo gje.

    Ne ate hop, i dehuri ngriti vetullat dhe dicka vezulloi ne mes tyre dhe syve. Me nderprerje tha: "Me nje fjale, ja... Une kam gjume dhe dua te shkoj te fle. Kam nje kunat ne Venzelepslac... dua te shkoj atje, se atje banjo, atje kam shtratin tim... Po shkoj menjehere... Vetem se nuk e di si quhet e ku banon... me duket se e kam harruar... Po nuk ka rendesi, une as qe e di se kam nje kunat... Tani po shkoj me gjithe mend. A thua do ta gjej?

    I'u pergjigj vrulltazi: "Me siguri. Po ju vini nga jashte shtetit dhe per cudi sherbetoret tuaj s'jane ketu. A me lejoni t'ju shoqeroj?"

    Ai nuk u pergjigj. I zgjata krahun qe te mbeshtetej.


    Perktheu: Gjergj Vlasi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 04-10-2012 mė 23:48

  7. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Franz Kafka

    Dialog me tė dehurin

    Franc Kafka



    matise

    Me sa duket e kemi lėnė pas dore mbrojtjen e atdheut. Deri tani s’jemi marrė me kėtė gjė, tė zėnė nga puna jonė; po ngjarjet e fundit na shtyjnė tė jemi tė kujdesshėm.

    Unė kam njė tregtore kėpucari nė sheshin para pallatit perandorak. Sapo hap tregtizėn nė mėngjes, vė re se kryet e tė gjitha rrugėve qė dalin nė shesh janė tė zėnė nga njerėz tė armatosur. Nuk janė ushtarėt tanė, po nomadė tė veriut. Kushedi si kanė mundur tė mbėrrinė nė kryeqytetin tonė, i cili ndodhet shumė larg kufijėve. Sidoqoftė, janė aty dhe numri i tyre mė duket se shtohet ēdo mėngjes.

    Janė rregulluar jashtė sipas natyrės sė tyre, sepse nuk i durojnė dot banesat. Mprehin shpata e majat e shigjetave, bėjnė ushtrime mė kuaj: sheshin e qetė, tė pastruar me kujdes, e kanė kthyer nė stallė. Nganjėherė dalim nga tregtoret dhe mundohemi tė mbledhim plehrat mė tė mėdha, po gjithnjė e mė rrallė e kryejmė kėtė punė, pasi nuk ia vlen barra qiranė dhe mund tė na shtypin kuajt e tyre, apo tė hamė ndonjė kamxhik.

    Me nomadėt nuk mund tė flitet. Ata s’e dinė gjuhėn tonė, po edhe nuk mund tė thuash se kanė ndonjė gjuhė tė tyre. Merren vesh si sorrat dhe tėrė ditėn dėgjohet njė krrakitje e pandėrprerė. Nuk i kuptojnė zakonet dhe institucionet tona, s’kanė asnjė interesim; prandaj as kanė dėshirė qė t’u flasėsh me shenja. Mund tė dėrmosh nofullat, mund tė copėtosh pulset, ata s’tė kuptojnė, kurrė s’do tė tė kuptojnė. Shpesh bėjnė ngėrdheshje; tregojnė tė bardhėn e syrit, nxjerrin shkumė nga goja, po me kėtė nuk duan tė shprehin asgjė, as tė trembin: bėjnė ashtu se e kanė zakon. Kur kanė nevojė pėr ndonjė send, e marrin. Nuk mund tė thuash se pėrdorin forcėn; ne hiqemi nė njė anė para se tė na hidhen dhe u lemė gjithēka.

    Edhe mua mė kanė marrė mjaft gjėra tė mira. Po nuk mund

    tė qahem kur mendoj pėr shembull ēfarė i ka ngjarė kasapit pėrballė. Ky sapo e vari mishin dhe nomadėt e shqyen dhe e hėngrėn. Edhe kuajt e tyre hanė mish; shpesh shihet njė kalorės qė rri shtrirė pranė kalit tė tij, duke kafshuar po ate copė mishi bashkė me kafshėn. Kasapi ka frikė dhe nuk guxon ta mbyllė tregtizėn. Ne jemi tė arsyeshėm, mbledhim tė holla dhe e ndihmojmė. Sikur nomadėt mos tė kenė mish, ēfarė do tė bėnin? Po kushedi ēfarė do tė bėjnė edhe nėse hanė mish pėrditė.

    Kohėt e fundit kasapi mendoi se do t’i kursente vetes mundimin pėr ta ēarė mishin dhe solli njė ka tė gjallė. S’do ta beje me njė gjė tė tillė. Ndenja me shumė se njė orė i shtrirė gjatė e gjerė nė fund tė tregtizės sime pasi u mbulova me tėrė teshat qė kisha, batanije e nėnkrijesa, qė mos tė dėgjoja ulėrimėn e kaut, tė cilin nomadėt e kishin sulmuar nga tė gjitha anėt: e shqyenin me kafshime dhe merrnin copa nga mishi i vakėt. Nuk pata guxim tė dilja jashtė, dola vetėm atėherė kur ishte kthyer qetėsia: ata ishin shtrirė tė sfilitur pėrreth tepricave tė kaut, si tė dehurit rreth njė voze.

    Pikėrisht atėherė m’u duk se shquajta perandorin vetė nė njė dritare tė pallatit; zakonisht ai nuk shkel kurrė nė dhomat e jashtme, se apartamenti i tij mė i parapėlqyer ėshtė tek njė kopsht i fshehtė; po atė ditė m’u duk se po rrinte nė dritare dhe kokėulur vėshtronte se ēfarė po ndodhte para kėshtjellės.

    “Ēfarė do tė ndodhė? – pyetėm tė gjithė. – Deri kur do ta durojmė kėtė mendim? Pallati perandorak i ka joshur nomadėt, po nuk mund t’i largojė. Dera e madhe ėshtė e mbyllur; roja, qė mė parė hynte e dilte hijerėndė, tani rri pas dritaresh tė mbrojtura nga hekurat. Shpėtimi i atdheut ka ngelur nė dorė tė artizanėve dhe tregtarėve, po ne nuk jemi ne lartėsi tė njė detyre tė tillė dhe kurrė s’do tė mburremi pėr kėtė. Ky keqkuptim do tė na ēojė drejt shkatėrrimit.



    Para Ligjit

    Para Ligjit ėshtė njė derėtar. Atij i drejtohet njė fshatar, i cili do tė hyjė te Ligji. Po derėtari i thotė se tani pėr tani nuk mund ta lerė tė hyjė. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nėse mund tė hyjė mė vonė. “Ndoshta, i pėrgjigjet derėtari, po jo tani”. Derėtari tėrhiqet anash; me qė dera e Ligjit ėshtė pėrherė e hapur, njeriu pėrulet pėr tė pare brenda. Roja e vė re dhe qesh: “Nėse tė tėrheq kaq shumė – thotė – pėrpiqu tė hysh, megjithėse ėshtė e ndaluar. Po hap sytė: unė jam i fortė. Dhe jam derėtari i fundit. Ēdo sallė ka derėtarin e vet, njeri mė i fuqishėm se tjetri. As unė nuk i bėj ballė tė tretit”. Fshatari nuk e priste kėtė lloj vėshtirėsie. Ligji duhet tė jetė i lirė qė tė hyjė brenda cilido, nė ēdo rast, mendon, po duke e parė mirė derėtarin veshur me gėzof, me hundėn e madhe me majė, mjekrėn e gjatė, tė zezė prej tartari, bindet se ėshtė mė mirė tė prese derisa tė marrė lejen pėr tė hyrė. Rojtari i jep njė stol dhe i thotė tė ulet aty pranė derės. Ai ulet aty pėr dite e pėr vite. Bėn shumė pėrēapje qė tė pranohet brenda, e lodh derėtarin me lutjet e tij. Roja nganjėherė i bėn pyetje, e pyet pėr fshatin e tij dhe pėr shumė gjėra tė tjera, po janė pyetje pa rėndėsi, ashtu siē i bėjnė zotėrinjtė; nė fund i thotė se ende nuk mund ta lejojė qė tė hyjė. Njeriu, i cili ishte gatitur pėr atė rrugė duke marrė plot gjėra me vete, bėn pėrpjekje qė ta thyejė rojtarin, duke i dhėnė gjithēka, pa pyetur a janė gjėra me vlerė, apo jo. Tjetri nuk zmbraps asnjė dhuratė, por thotė: “Po pranoj vetėm qė ti tė mė thuash se, ke lėnė pa provuar ndonjė mėnyrė”. Pėr vite e vite njeriu nuk resht duke e vėshtruar derėtarin. Harron tė tjerėt dhe i duket se i pari ėshtė pengesa e vetme pėr tė hyrė te Ligji. Vitet e para mallkon me zė tė lartė, pa marrė parasysh asgjė, fatin e tij tė keq, pastaj kur plaket, flet me vete. Bėhet si fėmijė dhe pasi gjatė shumė viteve ka vrojtuar derėtarin dhe ia njeh edhe pleshtat e gėzofit, u lutet pleshtave qė ta bindin rojtarin. Mė nė fund, shikimi i dobėsohet dhe ai nuk e di mė a mungon drita, apo e gėnjejnė sytė. Megjithatė nė errėsirė e dallon shkėlqimin qė shpėrthen nga Porta e Ligjit. Nuk i ka mbetur shumė kohė pėr tė jetuar. Para vdekjes tė gjitha ngjarjet e kohėve tė fundit, tė mbledhura nė kokėn e tij, shndėrrohen nė njė pyetje, tė cilėn ende nuk ia ka drejtuar rojtarit. I bėn njė shenjė burrit, pasi nuk mund ta drejtojė me trupin e ngrirė. Derėtari duhet tė pėrkulet, se tani kanė shumė ndryshim trupi, nė dėm tė fshatarit. “Ēfarė kėrkon tė dish mė? e pyet rojtari. Je i pangopur”, “Nėse tė gjithė synojnė Ligjin, thotė njeriu – si ėshtė puna qė gjatė tėrė kėtyre viteve askush pėrveē meje, nuk ka kėrkuar tė hyjė brenda”. Rojtari e sheh se burri ėshtė nga fundi i jetės dhe qė ai ta kuptojė, i ulurin nė veshin, tashmė tė mbyllur. “Kėtu nuk mund tė hynte askush, se kjo derė ishte caktuar pėr ty. Tani po largohem dhe po e mbyll”.



    Avokati i ri

    Kemi njė avokat tė ri, doktor Buēefalusin. Pamja e tij ka pak ngjashmėri me epokėn kur ai ishte kali i Aleksandrit tė Maqedonisė; po rishtari e di ēfarė tė mendojė. S’ka shumė qė pashė njė ftues gjyqi, i cili me njė shikim plot admirim, shikim admirues tė njė ndjekėsi tė vrapimeve me kuaj, ndiqte avokatin qė po ngjiste shkallėn e mermertė tė gjyqit me hap tingėllues, ngaqė i ngrinte shumė kėmbėt.

    Gjykata nė pėrgjithėsi miraton pranimin e Buēefalusit. Duke dhėnė provė tė njė mirėkuptimi tė habitshėm, na thonė se Buēefalusi nė rregullimin e sotėm shoqėror ndodhet nė njė pozitė tė vėshtirė dhe qoftė pėr kėtė, qoftė pėr vlerėn e tij nė historinė universale, meriton vlerėsim tė madh. Sot askush nuk mund ta mohojė se ekziston njė Aleksandėr i Madh. Nuk mungon ai qė ka praktikė pėr vrasje; as mungon gatishmėria qė tė pėrshkosh mikun me ushtė tej ndanė nga njė cep i tryezės nė tjetrėn; pėr shumėkėnd, Maqedonia ėshtė tepėr e vogėl; mallkojnė Filipin, tė atin… e megjithatė askush, askush nuk i prin drejt Indisė. Edhe atėherė dyert e Indisė ishin tė paarritshme, po rruga e tyre ishte pėrcaktuar nga shtampa mbretėrore. Tani ato dyer gjenden nė njė anė tjetėr, mė tė largėt e mė tė lartė, nuk ka njeri tė rrėfejė rrugėn; shumėkush e zė shpatėn, po vetėm pėr ta vringėlluar dhe shikimi qė kėrkon ta ndjekė, ngatėrrohet.

    Pėr kėtė, mbase gjėja mė e mirė ėshtė tė zhytesh te kodet, siē ka bėrė Buēefalusi. I lirė, me ijet pa kėllqet e kalorėsit, pranė kandilit tc qetė, larg nga zhaurima e betejės aleksandrine, ai lexon dhe kthen faqet e librave tė lashtė.





    Dialog me tė dehurin

    Kur dola nga dera e madhe me hapa tė vegjėl, u sulmova nga qielli me hėnė e yje, nga kupa e madhe qiellore e nga sheshi i Bashkisė, nga kisha dhe Shtylla e Virgjėreshės.

    Kalova qetėsisht nga hija nė dritėn hėnore, zbėrtheva pardesynė dhe u ngroha; pastaj pasi ngrita duart, e bėra tė hesht zukatjen e natės dhe nisa tė pėrsiat:

    Po pse silleni sikur ekzistoni me tė vėrtetė? Doni tė ma mbushni mendjen se unė jam ireal, zotėri qesharak i ndalur mbi kalldrėmin e blertė? Eh, ka kaluar shumė kohė qė kur ti ishe real, o qiell; dhe ti, o shesh, kurrė nuk ke qenė real. Natyrisht ju jeni, gjithnjė pėrmbi mua, po vetėm se unė ju le tė qetė.

    I faleminderit zotit, ti hėnė nuk je mė hėnė! Kot vijoj tė tė thėrras hėnė, mbase sepse hėnė tė thėrrasin tė gjithė. Pėrse nuk bėn mė naze kur tė thėrras, o fener i harruar venecian me ngjyra tė ēuditshme? Pėrse tėrhiqesh prapa kur tė them Shtylla e Virgjėreshės? E pėrse, o Shtylla e Virgjėreshės, nuk e njoh mė qėndrimin tėnd kėrcėnues kur tė quaj: hėnė qė lėshon dritė tė mugėt?

    Duket se me tė vėrtetė nuk ju bėn mirė kur ndokush rri e mendon pėr punėn tėnde: ju humbni edhe nga ana shpirtėrore, edhe nga shėndeti.

    O zot sa pėrfitim do kish mendimtari, po tė mėsonte nga i dehuri!

    Ē’ėshtė kjo heshtje? Mė duket sikur nuk fryn mė erė. Dhe shtėpizat qė nganjėherė mė duket sikur e pėrshkojnė sheshin sikur tė kishin rrota, janė ngulur fort nė tokė… Hesht, hesht: nuk duket mė as vija e zezė e hollake qė zakonisht i ndan nga dheu.

    Nisa tė rend. Pa vėshtirėsi bėra tri herė rrotullimin e sheshit tė madh dhe pasi nuk takova asnjė tė dehur, duke mbajtur po atė shpejtėsi, pa ndjerė lodhje, u drejtova nga Karlsgasse. Duke u bėrė pėrherė mė e vogėl, hija ime rendte pėrkrah, pranė mureve, nė njė shteg tė hapur nė mes tė shtėpive dhe rrugės.

    Ndėrsa kaloja para kazermės sė zjarrfikėsve, dėgjova zhurma qė vinin nga Klajner Ringu; kur mbėrrita atje, dallova njė tė dehur aty te kangjellat e ēezmės, me krahė tė hapura, duke pėrplasur kėmbėt e futura nė kėpucė prej druri.

    Ndalova qė tė marr frymė, pastaj shkova drejt tij, hoqa cilindrin nga koka dhe u paraqita:

    “Mirėmbrėma zotėri i nderuar, unė jam njėzetetre vjeē, po nuk kam fituar ndonjė farė emri. Ju nga ana tjetėr, me emrin tuaj madhėshtor e melodioz, vini nga Parisi i madh. Mbani ende me vete parfumin artificial tė oborrit tė Francės, ku njeriu mezi mund tė rrijė nė’ kėmbė.

    Me sytė e lyer, keni parė me siguri damat e mėdha, qė kanė mbėrritur mbi tarracėn e lartė e tė ndritshme, qė sillen nė belin e tyre tė hollė nė mėnyrė ironike, ndėrsa bishti i fustanit tė ngjyrosur, i shpėrndarė mbi shkallė, ndėrsa bishti i fustanit tė ngjyrosur, i shpėrndarė mbi shkallė, ende u prek rėrėn e kopshtit… Kurse pėrreth, ka plot shkarthė me bluza tė gjata tė pėrhime dhe pantallona tė bardha qė kacavaren mbi purteka e hidhen prapa, apo nė njė anė, ndėrsa bėjnė pėrpjekje pėr tė ngritur nga dheu pėlhura tė stėrmėdha tė pėrhime dhe pėr t’i nderė lart, pasi damat e mėdha dėshirojnė njė mėngjes tė mjegulluar”. Ai gromėsiu, kurse unė thashė i inatosur: “Ju, pra, zotėri, po vini pikėrisht nga Parisi, nga Parisi ynė, qytet i stuhishėm e i papėrmbajtur?”. Ai prapė gromėsiu, kurse unė i mėrzitur thashė: “Ju po mė bėni nder tė madh, e di”.

    Mbėrtheva shpejt pardesynė, pastaj thashė me zjarr e njėherėsh i ndrojtur:

    “E di se nuk mė mbani tė denjė pėr njė pėrgjigje, po sikur sot mos t’ju pyesja, do tė pendohesha tėrė jetėn”.

    “A ėshtė e vėrtetė, zotėri elegant, ajo qė mė kanė treguar se nė Paris ka njerėz qė mbajnė vetėm petka tė qėndisura dhe shtėpi qė kanė vetėm derėn e madhe? A ėshtė e vėrtetė, se nė verė qielli ka njė kaltėrsi tė zbehtė, i stolisur me re tė bardha nė trajtėn e zemrės? E se ka njė vend tepėr tė ndjekur, ku ka vetėm pemė me tabelėza plot emra heronjsh, vrasėsish, dashnor ėshtė shquar?

    “Pastaj kam dėgjuar edhe njė gjė, e cila mė duket e gėnjeshtėrt: a ėshtė e vėrtetė se rrugėt e Parisit bigėzohen papritmas? Se ka rrėmujė? Jo gjithnjė ėshtė nė rregull; si do tė ishte e mundur njė gjė e tillė, nė fund tė fundit? Ndodh njė aksident, mblidhen njerėz duke rendur nga rrugėt e afėrta me atė hap qytetari qė sapo e prek kalldrėmin; tė gjithė digjen nga kureshtja, megjithėse i tremben njė zhgėnjimi, marrin frymė me shpejtėsi dhe shtyjnė pėrpara kokat e tyre. Mjafton qė tė preken pak dhe pėrkulen thellė e kėrkojnė ndjesė: “Mė vjen keq… nuk doja… ka shumė njerėz, mė falni, ju lutem… jam treguar i ngathėt, e pranoj. Emri im ėshtė… emri im ėshtė Zherom Parosh, kam njė tregtore bakalli nė Ry dy Kaboren… mė lejoni tė ju ftoj nesėr tė hamė sillėn bashkė… edhe ime shoqe do gėzohej shumė”. Flasin kėshtu nė zhurmėn shurdhuese tė rrugės sė mbushur me tymin e oxhaqeve. A ėshtė me tė vėrtetė kėshtu? A ėshtė e mundur qė nė bulevardin e gjallė tė njė lagjeje elegante, qėndrojnė dy vetura? Shėrbėtorėt hapin hijerėndė dyert. Tetė qenėr ujq tė zgjedhur siberianė, kėrcejnė jashtė dhe hidhen duke lehur nė rrugė. Thonė se ata janė ēunakė spitullaqė tė Parisit tė veshur ashtu”.

    Ai mbante sytė tė mbyllur. Kur mbarova fjalėn, ai futi duart nė gojė dhe uli mjekrėn. Petkat ishin tė pista, mbase e kishin flakur jashtė nga ndonjė pijetore dhe ende nuk kishte ardhur nė vete.

    Ishte mbase ai intervali i shkurtėr e i qetė nė mes tė ditės e natės, kur koka bie prapa dhe gjithēka, pa e vėnė re, mbetet e palėvizshme se nuk e shikojmė, e pastaj zhduket. Kur ne tė pėrkulur e tė vetmuar hedhim sytė pėrreth dhe nuk shikojmė asgjė, nuk vemė re as ajrin; kur mendojmė se pranė nesh ekzistojnė shtėpi me pullaze dhe pėr fat edhe tymtarė plot kikla, pėrmes tė cilėve errėsira depėrton nė shtėpi, duke kaluar nga papafingot nė apartamente. Ėshtė fat i mirė qė nesėr ėshtė njė ditė nė tė cilėn, sado e pabesueshme tė duket, do vihet re ēdo gjė.

    Nė atė hop, i dehuri ngriti vetullat dhe diēka vezulloi nė mes tyre dhe syve. Me ndėrprerje tha: “Me njė fjalė, ja… Unė kam gjumė dhe dua tė shkoj tė fle. Kam njė kunat nė Venzelepslac… dua tė shkoj atje, se atje banjo, atje kam shtratin tim… Po shkoj menjėherė… Vetėm se nuk e di si quhet e ku banon… Mė duket se e kam harruar… Po nuk ka rėndėsi, unė as qė e di se kam njė kunat… Tani po shkoj me gjithė mend. A thua do ta gjej?

    Iu pėrgjigj vrulltazi: “Me siguri. Po ju vini nga jashtė shtetit dhe pėr ēudi shėrbėtorėt tuaj sonte s’janė kėtu. A mė lejoni t’ju shoqėroj?”

    Ai nuk u pėrgjigj. I zgjata krahun qė tė mbėshtetej.

    1909





    Dialog me tė pėrshpirtshmin

    Njė herė e njė kohė shkoja pėr ditė nė kishė, pasi njė vajzė, tė cilėn e dashuroja, rrinte aty e pėrgjumur gjysmė ore, duke u lutur, kėshtu qė mund ta kundroja i qetė.

    Njė mbrėmje vajza nuk kishte ardhur dhe unė, i mėrzitur, rrija e vėshtroja besimtarėt. Atė hop mė tėrhoqi vėrejtjen njė djalosh hollak, i shtrirė pėr tokė. Herė pas here zinte kokėn nė mes tė duarve dhe, duke psherėtirė, e qėllonte me tė rėna tė forta e pastaj sėrishmi i mbėshteste pėllėmbėt nė dysheme.

    Ato pak plaka qė ishin nė kishė, kthenin shpesh kokat e mbėshtjella nga besimtari i ēuditshėm. Ai dukej sikur gėzohej qė u tėrhiqte vėmendjen; para se tė niste shpėrthimet e devotshmėrisė, hidhte njė vėshtrim pėrreth qė tė sigurohej a kishte publik tė mjaftueshėm. Kjo gjė m’u duk e pakėndshme dhe vendosa qė, sapo ai tė dilte nga kisha, t’i afrohesha dhe ta pyesja pėrse falej nė atė mėnyrė. Me njė fjalė do ta keni kuptuar se nuk isha fare nė qejf ngaqė nuk kishte ardhur vajza.

    Ai u ngrit vetėm pas njė ore, me kujdes tė madh bėri kryq dhe u drejtua nga uji i bekuar. Unė zura vend nė mes tė derės dhe ujit tė bekuar dhe kisha vendosur mos ta lija tė kalonte pa i kėrkuar shpjegime. Shtrembėrova gojėn, siē bėj gjithnjė paraprakisht kur dua tė flas, ēova pėrpara kėmbėn e djathtė dhe u mbėshteta tek ajo, ndėrsa e majta prekte paksa dyshemenė me majė vetėm qė tė fitoja qėndrueshmėrinė; po ai siē duket mė kishte parė me bisht tė syrit, ndėrsa lagte fytyrėn me ujin e bekuar, apo mbase mė kishte vėnė re edhe mė parė, pasi papritmas u lėshua drejt derės dhe doli turravrap. Dera me xhama u pėrplas pasi dola edhe unė; djaloshi ishte zhdukur nė njėrėn prej rrugicave tė shumta qė nisin aty nė mes tė njė trafiku tė dendur.

    Ditėt qė pasuan nuk e pashė dhe vajza ime u kthye. Ajo kishte vendosur njė petk tė zi me tantela tė nėpėrdukshme mbi supe, tė cilat pėrmbi jakėn e mėndafshtė me prerje tė pėrsosur, bėnin tė dukej trajta gjysmėhėnė e kėmishės. Vajza u kthye dhe unė e harrova djalin dhe as qė u mora mė me tė, kur nisi prapė tė vij e tė falej sipas mėnyrės sė tij. Pėrherė mė kalonte pėrpara me nxitim dhe kthente fytyrėn. Mbase prej kėsaj e mendoja gjithnjė nė lėvizje; edhe kur nuk luante nga vendi, mė dukej se bridhte tinėz.

    Njė herė u ktheva vonė nė shtėpi. Megjithatė shkova nė kishė. Vajza nuk ishte aty. U mata tė dal kur e pashė djalin tė shtrirė nė dysheme. Mė erdhi ndėrmend ajo historia e vjetėr dhe u bėra kureshtar.

    Rrėshqita drejt derės nė majė tė gishtave, i dhashė njė monedhė lypėsit tė verbėr dhe qėndrova pranė tij te dera e hapur kat e kat; aty ndenja njė orė, kushedi me ēfarė shprehjeje prej finoku nė fytyrė. E ndjeja veten rehat dhe vendosa tė kthehem edhe herė tė tjera. Po pas dy orėsh m’u duk marrėzi tė rrija aty pėr atė njeriun e pėrshpirtshėm; megjithatė pėr inatin tim lashė qė edhe njė orė tjetėr tė mė ngjiteshin gjatė petkave merimangat, ndėrsa njerėzit e fundit, duke nuhatur fort, dilnin nga errėsira e kishės.

    Mė nė fund doli edhe ai. Ecte me kujdes dhe para se tė bėnte njė hap, kėmbėt e tij provonin tokėn. U ngrita dhe me hap tė vendosur e arrita djalin. “Mirėmbrėma”, thashė dhe e shtyva poshtė shkallėve te sheshi i ndriēuar, duke i mbajtur dorėn nė qafė.

    Kur mbėrritėm nė fund, ai tha me zė tė pasigurtė: “Mirėmbrėma, i dashur zotėri dhe mos u zemėroni me shėrbėtorin tuaj tė pėrvuajtur”.

    “Po”, thashė, “dua pikėrisht tė ju pyes diēka zotėri; herėn tjetėr mė ikėt, po kėsaj here nuk ju lė”.

    “Ju jeni njeri zemėrbardhė, zotėri dhe do mė lejoni tė shkoj nė shtėpi. Jam njeri pėr t’i qarė hallin, ja kush jam unė”.

    “Jo”, thirra ndėrsa u dėgjua zhaurrima e tramit qė po kalonte” nuk ju le. Pikėrisht kėto histori mė pėlqejnė. Ti je peshk i mirė pėr mua. Madje lipset ta pėrgėzoj veten”.

    Atėherė ai tha: “O Zot, ju keni zemėr tė ndjeshme, po njė kokė prej hekuri! Le po mė quan edhe peshk i mirė: sa njeri me fat duhet tė jeni. Pasi fati im i keq ėshtė njė fatkeqėsi e paqėndrueshme, luhatet mbi njė majė tė hollė e, sapo e prek, bie mbi atė qė mė pyet. Natėn e mirė, zotėri!”

    “Dėgjoni kėtu”, thashė duke ia shtrėnguar dorėn e djathtė, po nuk u pėrgjigjėt do tė bėrtas kėtu nė mes tė rrugės. Do tė mblidhen tė gjitha shitėset e reja qė dalin prej tregtoreve bashkė me dashnorėt e tyre, ngaqė do tė kujtojnė se ėshtė rrėzuar kali i ndonjė pajtoni, apo diēka e tillė: unė do tė tė tregoj me gisht”.

    Atėherė ai duke qarė nisi tė mė puthė duart. “Do tė ju them gjithēka qė doni tė dini, po ju lutem ejani tė shkojmė tek ajo rrugė”. Pranova dhe u nisėm.

    Po nuk u kėnaq me errėsirėn e rrugės sė ndriēuar nga fenerė tė rrallė e tė mugėt e mė ēoi nė rruginėn e ulėt tė njė shtėpie tė vjetėr, para njė kandili qė rridhte, i varur mbi njė shkallė prej druri.

    Hijerėndė nxorri shaminė nga xhepi, e nderi te njė shkallinė dhe tha: “Uluni, zotėri, kėshtu mund tė mė pyetni mė mirė: Qė t’ju pėrgjigjem saktė, po rri nė kėmbė. Po mos mė torturoni”.

    U ula dhe, duke e parė nė fytyrė, thashė me mllef: “Ju jeni njė i ēmendur, i tėrbuar, ja ēfarė jeni! Ē’ėshtė ajo mėnyrė sjelljeje nė kishė? Sa gjė e shėmtuar dhe e pakėndėshme pėr t’u parė! Si mund tė lutet njeriu me pėrulėsi, kur ėshtė i detyruar tė ju shoh?”

    Ai ishte mbėshtetur i ngrirė te muri dhe lėvizte vetėm qafėn. “Mos u zemėroni, pėrse duhet tė zemėroheni pėr gjėra qė nuk ju takojnė? Unė zemėrohem kur sillem vetė keq, po kur sillet keq dikush tjetėr, ndjej kėnaqėsi. Mos u zemėroni po t’ju them se qėllimi i jetės sime ėshtė qė tė mė shohin njerėzit”.

    “Ēfarė thoni kėshtu?” thirra fort nė atė rruginė dhe nuk pata zemėr qė mė pas ta ul zėrin. “E kam me gjithė mend, ēfarė thoni kėshtu? Mė duket se e kuptova qė herėn e parė kur ju pashė se nė ē’gjendje ndodheni. Jam njeri qė kam vozitur shumė dhe pa tallje po them se ju zė deti edhe nė tokė. Sėmundja juaj qėndron nė atė se keni harruar emrat nė tokė dhe tani atyre u vini rastėsisht emra tė tjerė. Shpejt, shpejt! mendoni. Po ama, sapo largoheni, i keni harruar emrat. Plepi i fushave, tė cilin e keni quajtur “Kulla e Babelit”, se nuk e dinit, apo nuk donit ta dini se ishte njė plep i thjeshtė, prapė luhatet pa emėr dhe duhet ta quani “Noe i dehur”.

    Shtanga kur ai u shpreh: “Gėzohem qė nuk e kuptova atė qė thatė”.

    I shqetėsuar, ashtu siē isha, thashė menjėherė: “Gėzimi juaj ėshtė prova qė e keni kuptuar!”

    “E pranoj se e dhashė njė provė tė tillė, zotėri; po edhe ju folėt nė mėnyrė vėrtet tė ēuditshme”.

    Mbėshteta duart mbi njerėn nga shkallinat e epėrta dhe nė atė pozicion qė s’e thyen dot dhe mundėsit mbėshtesin shpėtimin e tyre, thashė: “Paskeni njė mėnyre tė bukur pėr tė shpėtuar, duke i bėrė tė tjerėt tė njėjtė me veten”.

    Ato fjalė e gjallėruan. Shtėrngoi duart pėr tė mbledhur tėrė energjitė dhe tha me njė mundim tė dukshėm: “Jo, nuk e bėj me tė gjithė, nuk e bėj pėrshembull as me ju, sepse nuk ia dal nė krye. Po do tė isha i lumtur sikur t’ia dilja nė krye, pasi kėshtu nuk do tė kisha nevojė pėr vėmendjen e njerėzve nė kishė. A e dini pėrse e ndjej atė nevojė?”

    Pyetja mė sėkėlldisi. Jo, jo nuk e dija dhe mė duket se as qė doja ta dija. As qė kisha dashur tė hyja aty brenda, po ai njeri mė kishte detyruar ta dėgjoja. Mjaftonte tė tundja kokėn pėr t’i rrėfyer se nuk e dija, po nuk qeshė nė gjendje ta lėvizja as kokėn. Njeriu qė rrinte pėrballė meje, vuri buzėn nė gaz. Pastaj u ul nė gjunjė dhe me fytyrėn tė ngėrdheshur, si njeriu qė ka gjumė, mė tregoi: “Kurrė nuk ka ndodhur qė tė jem i bindur pėr njėmendėsinė e jetės sime: sendet qė kam pėrreth mė ngjajnė aq te rregjura, sa mė bėjnė tė besoj se jeta e tyre ka kaluar dhe po kridhen brenda hiēit. Parreshtur mė mundon dėshira, i dashur zotėri, qė tė di si janė sendet para se tė mė shfaqen. Kanė njė jetė tė lumtur, tė qetė: kėshtu duhet te jetė, shpesh dėgjoj njerėz qė flasin pėr to nė kėtė mėnyrė”.

    Heshtja dhe shfaqja shqetėsimin me ndonjė shtrembėrim si padashje tė fytyrės. Ai pyeti: “Ju nuk besoni se njerėzit mund tė flasin kėshtu?”

    Desha ta miratoja, po nuk munda.

    “Me tė vėrtetė nuk besoni? Atėherė, dėgjoni. Njė herė kur isha fėmijė, pas njė gjumi tė lehtė, pasdite, dėgjova se nėna nė ballkon pyeste dikė poshtė, me zė fare tė natyrshėm: “Ēfarė po bėn e dashur? Sa vapė!” Njė grua u pėrgjegj nga kopshti: “Po ha zamrėn nė livadh”. Folėn pa u menduar gjatė e pa harxhuar shumė fjalė, sikur njera e priste pyetjen dhe tjetra priste pėrgjigjen.

    I bindur se do mė bėnte njė pyetje, ēova dorėn te xhepi i pasmė i pantallonave, sikur diē kėrkoja. Nuk kėrkoja asgjė, vetėm doja tė ndėrroj qėndrimin, pėr tė treguar interesin tim ndaj bisedės. I thashė se ajo histori ishte vėrtet e ēuditshme dhe unė s’kuptoja asgjė. Shtova se nuk mė dukej e vėrtetė, po atė ai e kishte sajuar pėr njė arsye tė cilėn nuk e kuptoja dot. Pastaj mbyllja sytė se mė dhimbnin. “Mirė, mirė edhe ju mendokeni si unė: nėse mė keni ndalur qė tė mė thoni kėtė, keni dhėnė njė provė tė bukur altruizmi. Pėrse duhet qė ju, apo pėrse duhct qė ne tė turpėrohemi, nėse unė nuk ec i ngrehur, me paraqitje hijerėndė, duke rrahur kalldrėmin me shkop qė tė ēajė nė mes tė njerėzve? Nga ana tjetėr, a nuk do tė kisha tė drejtė tė qahesha, qė tė ecja si njė hije rrėzė mureve, me kokėn nė mes tė supeve, duke u zhdukur herė pas here te kristalet e vitrinave?

    “Ēfarė janė ditėt e mia! Pėrse gjithēka ėshtė ndėrtuar aq keq, sa nganjėherė pallatet e lartė rrėzohen pa e marrė vesh arsyen? Unė kacavirrem te rrėnojat dhe i pyes tė gjithė: “Si mundi tė ndodhė? Nė njė qytet si ynė rrėzohet njė shtėpi e re! Mendoni, kjo ėshtė e pesta!” Askush nuk di tė mė pėrgjigjet.

    “Rrugės ndodh shpesh qė dikush plandoset pėrtokė dhe mbetet aty i ngrirė. Tregtarėt hapin dyert plot me mallra, afrohen menjėherė, e ēojnė tė vdekurin nė ndonjė cep, pastaj kthehen prapė jashtė dhe me gaz nė buzė e nė sy, thonė: “Mirėdita… Koha po prishet… Shes shamia koke… Epo, lufta!” Unė duke kėrcyer shkoj te shtėpia ku ėshtė strehuar i vdekuri dhe pasi e ngre dhe e ul disa herė dorėn me gishtin e pėrkulur, vendos tė trokas te dritarja e vogėl e derėtarit. “Para pak kohe kėtu sollėn njė tė vdekur, – apo jo? pyes me njerėzi – “Ju lutem a mund tė ma tregoni?”. Ai tund kokėn i pavendosur, kurse unė them: “O njeri i mirė, unė jam agjent i fshehtė. Ma trego menjėherė tė vdekurin”. “Tė vdekurin?” pyet derėtari gati si i fyer. “Nuk kemi asnjė tė vdekur kėtu. Kjo ėshtė shtėpi pėr tė qenė.” Unė pėrshėndes dhe largohem.

    “Pastaj mė mjafton tė kaloj sheshin dhe harroj gjithēka. Vėshtirėsia e asaj ndėrmarrjeje mė trondit dhe mendoj me vete: “Kur pėr hir tė madhėshtisė ndėrtojnė sheshe kaq tė gjėra, pėrse nuk mendojnė edhe pėr njė parmak guri qė tė lejojė pėr t’i pėrshkruar? Sot fryn era nga jug-lindja. Sheshi ėshtė plot rryma. Kreshta e kullės se komunės bėn rrathė tė vegjėl. Pėrse nuk vihet pak rregull nė kėtė rrėmujė? Tingėllinė qelqet e dritareve, shtyllat e fenerėve luhaten si bambu. Manteli i Virgjėreshės nė majė tė shtyllės pėrdridhet e duket sikur rryma do ta shqyej e ta flakė tej. Askush nuk sheh gjė? Burra e gra, nė vend qė tė mbajnė kėmbėt mbi kalldrėm, lėvizin sikur po fluturojnė. Kur pushon era, ata qėndrojnė, shkėmbejnė ndonjė fjalė, pėrulen dhe pėrshėndeten, po sapo nis pranė era, nuk mund tė qėndrojnė e kėmbėt e tyre ngrihen. Megjithėse janė tė detyruar tė mbajnė kapelat me dorė, kanė shikimin e shkujdesur sikur tė ishte ndonjė ditė e vakėt. Vetėm unė kam frikė”.

    Ashtu nė hall siē isha, thashė: “Historia qė mė rrėfehet pak pėrpara pėr nėnėn tuaj e zonjėn nė kopsht, nuk mė duket e jashtėzakonshme. Jo vetėm kam dėgjuar plot histori tė tilla, po edhe i kam jetuar. Nuk gjej asgjė tė veēantė te historia juaj. Ju besoni se sikur tė kisha qenė nė ballkon nuk do tė kisha ditur tė thosha po ato fjalė dhe tė pėrgjigjesha po nė atė mėnyrė nga kopshti? Ėshtė njė fakt i rėndomtė!”

    U duk sikur ishte i lumtur. Tha se isha veshur mirė dhe i pėlqente shumė kravata ime. Dhe sa tė bukur e kisha lėkurėn. Sipas tij, rrėfimet bėhen tė qarta vetėm kur pėrsėriten.



    Shartimi

    Kam njė kafshė tė ēuditshme: gjysmė mace, gjysmė qingj. E kam trashėguar nga im atė, po ajo ėshtė zhvilluar qė kur e mora unė: mė parė ishte mė shumė qingj se sa mace. Tani ėshtė gjysmė ashtu e gjysmė kėshtu. Nga macja ka kokėn dhe kthetrat; nga qingji – trupin dhe formėn, nga tė dy ka sytė, qė janė tė papėrqendruar dhe tė egėr, qimen tė butė e tė shkurtėr, lėvizjet qė janė edhe kėrcime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri nė pravaz tė dritares, gėrrhet dhe mblidhet kutulaē; nė livadh rend si e ēmendur sa mezi mund ta zėsh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur ėshtė para njė qingji, e sulmon. Kur ndrit hėna, bredh nėpėr ullukė se ajo ėshtė rruga qė i pėlqen mė shumė. Nuk di tė mjaullijė dhe ndjen neveri pėr minjtė. Mund tė qėndrojė me orė e shtrirė para pularisė, po kurrė s’ka pėrfituar nga rasti qė tė mbysė ndonjė shpend.

    E ushqej me qumėsht e sheqer se ai i bėn mirė. Ajo e thith me hurpa tė mėdha, duke e kaluar nė mes tė dhėmbėve si tė njė shtaze tė egėr. Kjo gjė i tėrheq shumė fėmijėt. Tė dielėn nė mėngjes kam vizita. Unė mbaj nė mes tė gjunjėve kafshėn e vogėl, kurse pėrqark zenė vend fėmijėt.

    Ata bėjnė pyetjet mė tė ēuditshme, tė cilave askush nuk mund t’i pėrgjigjet. Pse ka vetėm njė kafshė tė tillė? Pse ajo ėshtė pikėrisht nė dorėn time? A ka pasur para saj ndonjė kafshė tė kėtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Pse nuk ka kėlyshė? Si e ka emrin?

    Unė nuk e vras mendjen t’i pėrgjigjem, po vetėm u tregoj atė qė kam. Nganjėherė fėmijėt sjellin mace, njė herė sollėn dy qingja. Ndryshe nga ē’prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjė shenjė njohjeje. Kafshėt vėshtruan njėra-tjetrėn me qetėsinė mė tė madhe; ato e quajtėn ekzistencėn e tyre si njė dhuratė tė Krijuesit.

    Kur ėshtė nė prehėrin tim, kafsha e vogėl nuk njeh as frikė, nuk ėshtė agrcsive. E ndjen veten shumė mirė kur ndodhet pranė meje, e ngjeshur tek unė. Ėshtė e lidhur me familjen qė e ka rritur. S’ėshtė ndonjė besnikėri e jashtėzakonshme, po mė shumė instikti i njė kafshe qė, megjithėse ka shumė farefis, nuk ka asnjė shok nė tėrė botėn dhe e quan tė shenjtė mbrojtjen qė ka gjetur te ne.

    Mė zė gazi kur e shikoj qė nuhat, mė rrėshqet nė mes tė kėmbėve, po nuk mundet ta kryejė atė veprim. Mbase ėshtė e pakėnaqur qė ėshtė edhe mace, edhe qingj dhe kėrkon tė jetė edhe qen! Njė ditė kur unė s’po u jepja rrugė halleve tė mia tregtare dhe pasojave qė vinė prej tyre – dhe pasi desha t’i heq qafe, u mbylla nė shtėpi dhe u shtriva nė kolltuk, me kafshėn e vogėl ndėr gjunj; – kur ula kokėn, vura re se lotėt rridhnin mbi mustaqet e saj tė mėdha. Ishin lotėt e mia, apo tė sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dėshira njerėzore? Unė nuk kam trashėguar shumė, po duhet tė them se kjo qė kam diēka vlen. E them seriozisht.

    Kafsha ka shqetėsimet e tė dyve, tė maces e te qingjit, sado tė ndryshme qofshin, prandaj e ndjente veten ngushtė brenda lėkurės ku ndodhej. Nganjėherė kėrcen nga njė karrike dhe mė vė kėmbėt e pėrparme mbi sup dhe pėrplas turirin nė veshim tim. Duket sikur mė thotė diēka dhe vėrtet pastaj largohet dhe mė sheh nė fytyrė pėr tė parė pėrshtypjen qė mė ka bėrė ajo qė mė tha. Qe t’ia bėj qejfin, tund kokėn dhe bėj sikur e kam kuptuar. Atėherė ajo hidhet nė dysheme dhe vallėzon rreth meje.

    Mbase thika e kasapit mund tė jetė shpėtimi pėr tė, po pasi e kam trashėgim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet tė presė ditėn, kur do t’i mungojė fryma, megjithėse nganjėherė mė vėshtron me sy aq njerėzorė, sikur mė fton tė kryej njė veprim tė arsyeshėm. Marrė nga libri me Tregime tė zgjedhura

    Pėrktheu nga origjinali: Gjergj Vlashi

    http://www.standard.al/dialog-me-te-dehurin/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •