Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    "Ne hall",fjale e madhe mi goce
    Ky cuni perderisa ka qendruar me ty gjate nje viti eshte e qarte qe dicka ndjen ndaj teje,dhe s'besoj qe eshte thjeshte sa per te mbushur kohen.
    Tani,te ndash cdo gje bashke gjate 4 viteve s'eshte pak:ke ndare dhimbje e gezim bashke,mbeshtetur njeri-tjetrin,dhe ne njefare forme kthyer ne shok/shoqe me te ngushte.Ne nje moment s'ju ka ecur me,dhe jane ndare.Do thote qe dhe ajo ndjenje shoqerie do zhduket nga sot ne neser?Jo,se besoj.

    Ti mund ti japesh shume,por jo cdo gje.Ndoshta ata vogelsira ai shkon e i kerkon tek ex-i i tije.qofte ne forme shoqerore,e ketu ke dhe ti faj)
    Ndoshta ti ke treguar ndonjehere ndjenja xhelozie ndaj tije nese ajo e ka kontaktuar(e kuptueshme deri diku)dhe ky ne njehere qe vijon mund te jete munduar qe te evitoje nje gjendje te tille duke bere sikur s'degjon qe ishte ajo.Ne kete rast fajin e ka vetem ky cuni?S'me duket.

    Ti duhet te tregohesh me komprensive ndaj tije,te pakten nese e do.Mundohu qe te hysh dhe ti ne shoqerine e tyre,pyete se si eshte ajo vajza,dilni e pini dicka me te nese kjo eshte e mundur.Keshtu rroli yt do ishte i qarte.
    Jepi liri dhe mos e detyro qe te te fsheh gjera,sinqeriteti ne nje lidhje eshte baza.Dhe kete sinqeritet mund ta krijosh vetem ti,duke mos treguar ndjenja xhelozie te tepruar,qofte dhe ndaj nje hijes ne te kaluaren e cunit.

    POR,nese ky cuni ka rifilluar dicka me te atehere mos i trego deren por dritaren

    Fat me tutje.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  2. #12
    Edhe dicka Ela... Ti kujton se duke takuar ish te dashuren e tij gjerat do ndryshojne?! Joooo! Mos te te genjeje mendja!Ky veprim thjesht do legalizoje budallekun e tij dhe spekullimin qe ai po ben kundrejt teje!! Po zgjodhe kete rruge, thjesht do ti tregosh atij qe "Ajo" ka te gjitha zgjidhjet magjike perhere....
    Dhe mos harro, ajo eshte po aq fajtore sa dhe ai ne gjithe kete mesele...
    Pse nuk i le o Ela, te dy bashke ti zgjidhin hallet qe kane bashke....mos e vrit shume mendjen me ndjenja fajesie pse keshtu e pse ashtu.... Nqse ai te do ty ai do vije prape tek ty dhe nqse nuk vjen thjesht ke hequr nga vetja nje njeri qe nuk ishte per ty....me nje fjale ke shpetuar!!
    Dhe gjerat " e keqia" na ndodhin per nje arsye te caktuar...dhe pse jo, shpesh ato ndodhin per te sjelle dicka shume me te mire per ne, qe e meritojme dhe na meriton me shume sesa ajo qe humbem....
    Greenflower

    P.S. Vetem ne dashuri, "sharing" eshte e papranueshme!!!...Eshte ose e bardhe ose e zeze...ose me ty ose pa ty...

  3. #13
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Eliona1
    Mendova te hapem te ju duke shpresuar se mund te me ndihmoni.

    Kam nje vit qe jam me nje djale dhe lidhja jone nuk eshte duke shkuar ashtu sic do ta deshiroja te shkonte. Ai eshte djale i mire, por une mendoj se ai eshte akoma i dashuruar me ish te dashuren e tij. Perpara se te lidhej me mua ka qene me ate per kater vjet dhe nuk e di se cila ishte arsyeja qe u ndane. Sidoqofte, ata akoma kontaktojne me njeri tjetrin, dhe mua me frikson kjo gje. Menyra se si flet per te ndonjehere shpreh nostalgji. Plus qe dy here me ka thirrur ne emrin e saj "gabimisht". Me duket sikur ai nuk me do dhe ndjehem e merzitur. Ai eshte i dashuri im i pare dhe une nuk di tamam se si te sillem ne kete lidhje, apo se si ta "mbaj" apo se si te vertetoj nese dyshimet e mia jane te verteta apo jo. Ne nuk flasim asnjehere per lidhjen tone, dhe kjo shkakton tek une lindjen e dyshimeve. Ne shume raste kam dashur te ndahem sepse dashuria ime per te, me shume po me vret se sa po me gezon.

    Nje rast konkret qe me ben mua te dyshoj eshte ky: Nja dy here kur ish e dashura e tij e ka telefonuar ne prezencen time, ai eshte munduar te hiqet sikur nuk e degjon zerin e saj. Nderkohe qe une, qe isha me larg telefonit, arrija ta degjoja shume mire zerin e saj. Ai ma ka thene vet qe kane mbetur shoke me ate vajzen, dhe une jam treguar e kuptueshme ndaj ksaj gjeje. Atehere, pse ai mundohet te evitoj kontaktin me te ne prezencen time?

    Ai sillet mire me mua, me respekton dhe eshte njeri i kuptueshem e tolerant (deri diku), por ama asnjehere nuk flet per lidhjen tone apo te me thote se cfare jam une per ate.

    Cfare mendoni se duhet te bej?

    I mirepres te gjitha keshillat apo mendimet tuaja.

    Flm
    Ela





    Pa merzitje Ela por mua kjo istoria jote sikur nuk ma mbush syrin.
    Perse?
    Sepse te jesh nje vit me tjetrin dhe mos e kuptosh,dhe mos te jesh e sigurte cfare ndien ai per ty ose ti per ate mua personalisht me duket absurde.Mos harro qe i thuet 1 vit e jo shaka.Ai eshte djale i mir ,djale per shpi dmth, bla bla bla mos nga kto gjera se sic the dhe ti eshte dashuria jote e pare uhuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu sa te tilla do kalojne.

    E rendesishme eshte te ndiesh mire ti me vetveten,dhe te tjerat pak rendesi kane.Kur nuk ndiesh mire me vetveten as tjetrit ose tjetres nuk mund ti ofrosh ate qe te ofron personi respektiv.


    Ti fole per ipoteza me lart.
    Shko mi goc kape prej veshi dhe sqaroi muhabetet,jo per ndonje gje po na ve dhe ne te forumit ne siklet,me u ba te gjithe si psikolog,filozof e ku ta di une,kush e kush te shkuaj me shume


    Gjithesesi ti the se eshte dashuia e pare e jotja dhe kam frike,mos i ke keto gjera te nxjera nga truri se ju gocat sikur i bani kto gjanat ndonjihere,dmth te eshte bere fiksim rreth asaj,dhe ja nxin jeten atij mikut te shkrete.


    Gjithesesi per mendimin tim mos i merr ne konsiderate,te gjitha cfare shkruhen ketu po bej si ta japi torrolleku i kokes pasi jeta eshte e jotja dhe ne jemi ata,qe llapim nga jashte.

    Thjesht shoqerisht,shiko jeto jeten,mos u ze mbas gjasme dashuria e pare apo e dyte ,kur ndiesh mire me vetveten atehere dhe atyre qe te rrethojne i perkushtohesh me shume.Dashuri si kjo vijne e ikin uhuuuuuuuuuuuuuuuuu sa raste ka si ky rasti jot,por mos rri ne vend hapi syte civilizohu sadopak dhe jeto jeten pa asnje tabu.Je teper e vogel pe te vene merake te tilla.

    Ja kalofsh mire.




    Ps.Uhuuuuuuuuuuuuuuu qenkan turrur te gjitha gocat kunde atij cunit,po pushoni mi dreqa se per llogje ju kemi te parat juve

    Cuna dilni me vrap nga kjo teme se do ju bajne kto per mos o zot qenkan me nerva lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 13-06-2004 mė 19:07
    .........................

  4. #14
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    O Eliona, ndaloja te flase me exin e tij! Une per vete s'do e kisha toleruar kurre. .

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    Eli ose [I]X,
    me degjo mua: celesi per te zgjidhur kete gje eshte, sic e pashe une, muzika, hobby jot.
    Ti je e re dhe mund te jete momenti te fillosh te drejtohesh tek gjera besnike flm

  6. #16
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Ne radhe te pare nuk duhet te kesh experience te mbash dhe te besh te te doje nje njeri, por duhet te jesh vetevetje, nese ai nuk te do sic je ashtu sic e pranon ti, atehere s'eshte per ty.
    E dyta duhet te flasesh me te, per ish te dashuren e tij, menyra si te shqetosen si ai flet perseri me te. Por duhet te dish se nese ai eviton foljen me te kur eshte me ty kjo eshte gje e mire, sepse mund te tregoje se ai cares about you, and does not want to hurt and makes you or him feel unconfortable. Nese aim flet perseri me ish te dashuren e tij, mund te tregoje respektin qe ke ndaj saj, dhe jo se e do akoma. Nese do ta doje akoma ai, pa dyshim qe do kthehej tek ajo mendoj une....
    E treta si eshte e mundur qe jeni te lidhur per nje vit dhe ti nuk di si ndihet ai per ty? Si ka mundesi ai s'te ka thene se te do apo se si mendon ai per lidhjen tuaj? S'te ka bere fare pershtypje ty kjo sjellje, se ke pyetur ndonjehre ti, te ti shprehe ndejnjat, apo s'te ka dhene pergjigje ty pasi ia ka shprehur ti...???

    Nje shprehje qe se harroj kurre qe me kane thene mua dhe une po ta them ty, nese e sheh se nuk po del gje nga kjo lidhje, i know it hurts, but as long as you are young, don't let a s.o.b ruin your life, enjoy it, you will meet many other guys who will make you happy, trust me...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  7. #17
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga PrideNPrejudice
    O Eliona, ndaloja te flase me exin e tij! Une per vete s'do e kisha toleruar kurre. .
    Cfare s'do i kishe toleruar ne kete rast?Se mesa shoh ky s'ka bere akoma gje,te pakten kjo s'ka prova.
    S'mund te ndalosh askujt te drejten e veprimit,maksimumi qe mund te beje eshte ta ler.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Nuk po shof ku qenka gabimi i ketij cunit. Me sa po thua vete "ai nuk flet kurre per lidhjen tuaj". Kete po e mar sikur, nuk te ka dhene fjalen per ndonje veprim me teper sesa lidhja aktuale. Pra cuni eshte ne rregull me ty, as nuk te mban me shpresa te kota, dhe ta ka bere shume te qarte qendrimin dhe shoqerine me ish-te dashuren. Ai po sillet shume korrekt me ty

    Me sa lexoj qefmbetja tende bazohet ne refuzimin e tij per te biseduar me ish- te dashuren ne prezencen tende. Ju femrat e keni pak qef ti tej-analizoni situatat. A e ke menduar ndonjehere se ndoshta ai e kupton qe ti nuk te kenaq biseda e tij me ish te dashuren dhe perpiqet ti evitoje keto biseda ne prezencen tende? Pra eshte i kujdesshem me ndjenjat e tua.

    Vlereso njeriun qe ke ne krah, sic e thua dhe vete, te respekton, sillet mire me ty, dhe mbi te gjitha nuk te jep shpresa te kota. Njerez te tille nuk jane te shumte ne bote. Dhe nese degjon injoranca te tipit "ndaloja te flase me exin e tij! Une per vete s'do e kisha toleruar kurre" te jesh e sigurt se vetem ti do humbasesh. Asnje sekonde nuk do rrija me dike qe me kufizon te drejtat e mia, pavaresisht sesa mund ta dua ate. Jam i sigurt qe keshtu do vepronte cdo njeri qe e vlereson lirine e tij, perfshi ketu te dashurin tend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 14-06-2004 mė 18:36
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #19
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Relax ppz! Step back for a moment, look around yourselves to realize that there is a REAL life apart that of the internet universe. Don't take it so seriously for crying outloud. And let people be. Last time I checked, we lived in a free world.

    Nji t'keqe t'modhe kane shqiptaret, po s'te shane e po s'te bene per nje lek, nuk i shko jeta kollaj vaj. Sikur i jep energji. Rujna Zot!

  10. #20
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    Cfare s'do i kishe toleruar ne kete rast?Se mesa shoh ky s'ka bere akoma gje,te pakten kjo s'ka prova.
    S'mund te ndalosh askujt te drejten e veprimit,maksimumi qe mund te beje eshte ta ler.
    motra, s'thashe qe kjo e ka lidhur kete djalin ne zinxhir dhe ky do beje c'te thote kjo. Ndoshta doli keq si shprehje se s'kisha shum kohe me shpjegu por e kisha me kete kuptim. Kur dy njerez jane bashke, bejne kompromise kur dicka s'i pelqen njeres pale. Kjo goca e ka hedh kete ceshtje ne forum...dmth. aq shume e shqeteson korrespondenca e ketij djalit me ishin e tij (dhe fare normale), prandaj thashe qe ti tregoje qe kjo gje e shqeteson dhe nese do kishte mundesi qe ai mos ta kontaktonte me ate vajze. Po jo qe ti thote qe "s'ke me fol, une te mbys, etj. etj." U kuptuam? S'e shpjegova kaq thelle sepse mendova qe jetojme ne ate shekull ku njerezit s'kane nevoje per shpjegime te hollesishme mbi dicka te thjeshte. Eshte si puna e atyre direksioneve mbi kutite e furcave te dhembeve qe te tregojne si lahen dhembet. Lol!

    Por per veten time, do me shqetesonte nese partneri im do fliste me ishin e tij nderkohe qe do ishte me mua. Quaje cfare te duash, por s'do me pelqente sepse do isha gjithe kohen ne dyshim. Tani ka nga ata qe jane moderne dhe s'e kane problem but hey, ky eshte mendimi im.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •