A ka kush te shpjegoj per ziqrin.
Cfar menddoni per ziqrin? A eshte i arsyeshem ziqri e tj.
A ka kush te shpjegoj per ziqrin.
Cfar menddoni per ziqrin? A eshte i arsyeshem ziqri e tj.
Sigurisht qe dhikri duhet dhe eshte i domosdoshem, pasi me te plotesohen veprat e mira te muslimanit.
Allahu i madheruar thote:"Me kujtoni ju Mua qe tju kujtoj ju me falenderoni dhe mos me mohoni"
Pra Zoti e lidhi ndihmen dhe mbeshtetjen e Tij ndaj basimtarit ne baze te perkujtimit qe ai i ben.
Po ashtu profeti Muhammed as thote:"Dy fjale jane te lehta per shqiptimin gjuhes te renda ne peshoren e veprave te mira, dhe te dashura tek meshiruesi."Subhanellahu ue bihamdihi" dhe "subhanelahi el adhim"
Pra(madherimi e falenderimi i takon Allahut . dhe madherimi i takon Allahut Madheshtor"
Po ashtu Allahu i Madheruar urdheron e thote:" O ju besimtare, le te mos behen pengese pasuria juaj dhe femijet nga permendja e Allahut kush e ben kete nuk ka dyshim qe eshte i humbur"
Po ashtu nu suren Xhumua thote:"Perkujtojeni Allahun fort qe te shpetoni.
Prandaj I nderuari Hendrix dhe ti Misjon kini kujdes se nuk eshte loje per tu tallur kjo por eshte nje prej veprave qe ndrit rrugen e muslimanit, behet shkak per shpitimin e suksesin e tij.
Selam .Flash Mx.
TE PERKUJTUARIT Dhiker
Meq nuk ka zot pos Allahut,gjithecka qe e arrin ndjenja dhe njohuria e njeriut ia kujton Allahun si realitetin e Vetem.Nuk ka asgje e qe nuk e kujton Allahun.K.21:41. Sa ma i carte qe te jete kjo e permendur,aq me afer do te jete Realitetit.Te permendurit dhe te kujtuarit e Njemendesise se vertet eshte esenca dhe qellimi i ekzistences se njeriut.Te falurit namazi-salat sikur forme e obliguar e lutjes ndaj Zotit,eshte i caktuar ne kohera,afrime,pozita,levizje,te folurit dhe peshperitjes.Te kujtuarit dhiker- ndense obligim,sipas urdherit Kuranor eshte orientuar nga plottenia e qenies dhe kohes andaj pranon shume forma.Ajo eshte zgjatje e te falurit salat dhe nuk mund te ndahet nga ajo.
Te kujtuarit e pasqyruar ne forma te mbyllura synon dhe prodhon orientimin me mend dhe vemendje.Kuptimi me i thelle i nocionit te Kujtuarit supozon njohjen e qellimit,shkakut dhe menyres se te kujtuarit Allahut.Ndersa kjo eshte,e lidhur ngushte me te kuptuarit e qarte te tri gjenezave te besimit: Njeshesia e ZotitTewhid,Dergueshmeria nubywet dhe (kthimi-mendoje nje perkthim i gabuar i versit Kuranor nga dijetaret,me e pershtatshme do te ishte) orientimi nga Allahu K.2:156.Kurani veten e percakton si te kujtuarit dhe te permendurit.Prandaj te kujtuarit dhe te permendurit eshte pergjigje e njeriut ndaj Allahut.Te jesh njeri nenkupton ta kujtosh,ta pranosh dhe ta vertetosh ate qe eshte evidente.Te kujtuarit i perket vetem Zotit,meqe asgje tjeter nuk e meriton lutjen e njeriut.
Kurani ben fjale mbi te kujtuarit dhe te permendurit e Zotit dhe Emrave te Tij: Dhe permende Emrin e Zotit tend dhe lutju Atij. K.73:8,2:114,22:40,24:36,76:25 dhe 87:15. Te kujtuarit eshte antiteze e harreses se njeriut.Kurani prandaj preras pasembdhjete here e urdheron.Mirepo,krahas kesaj,te kujtuarit eshte kusht i kthimit nga harresa: Me kujto,pastaj Une do te kujtoj tyK.2:152.Zoti do ti harroje ata te cilet e harrojne Ate: Sot Na ju kemi harruar,ashtu siq e keni harruar ju takimin e kesaj dite; dhe strehimi juaj eshte Zjarri K.45:34,20:126,32:14,38:26,59:19. Zemrat e atyre te cilet kujtojne jane plote vetedije dhe frike,nderrsa zemrat e mohuesve jane kryeneqe lidhur me te kujtuarit e ZotitK.39:22-23. Allahu e le ne mashtrim ate qe deshiron,ndersa prane Vetes e afron ate qe i lutet me pendim; ata qe besojne dhe zemrat e te cileve,kur permendet Allahu qetesohen ndersa zemrat vertete,kur permendet Allahu,qetesohen! K.13:27-28. Ta arrine kete qetesim te zemres nenkupton ta pasosh Profetin : Shembull te mire e keni te Derguarin e Zotit,i cili mbeshtetet ne Allahun dhe ne Diten e fundit dhe shpesh e permend Allahun. K.33.21. Profeti eshte model i persosur i te kujtuarit dhe te permendurit te Allahut.Rruga e tij ofron te gjitha hollesit mbi te kujtuarit dhe te permendurit e Zotit ne teresin e jetes.I Derguari i ndershem,te kujtuarit dhe te permendurit e quan menyren me te mire te lutjes drejtuar Zotit dhe mjet per pastrimin dhe qilterine e zemres.Ai thote: Le te mbetet e njom gjuha nga te permendurit e Zotit. Allahu e don,thote ai,ate qe e permend shpesh Allahun e Madheruar,ndersa ai i cili e permend shpesh Allahun e Madheruar do te arrije dy lirime; lirimin nga zjarri dhe lirimin nga hipokrizia.Ne nje tradite te shenjteKudthi hadith Allahu thote Une jam me robin i cili Me permend.Nese Me permend ne vete,Une e kujtoje ne Vete,e nese Me permend ne tubim,Une e kujtoj ne grup me te mire se te atij. Imam Aliu as. deklaron: ai i cili e permend ne vete Allhun e Madheruar Ai e permend shume.Hipokritet Allahun e permendin publikisht por jo edhe ne vete.
Tradita ofron deklarimet me kryesore,te kujtuarit dhe te permendurit: Nuk ka zot pos Allahut la ilaha illallah,falenderimi i takon Allahut Al-Hamdu lillah,Allahu qofte madheruar Subhan Allah,Allahu eshte i Madh Allahu Akbar,nuk ka fuqi as pushtet pos Allahut Wa la havla wa la quwwata illa billah.etj.Gjate te kujtuarit dhe te permendurit mund te shfrytezohen edhe te gjitha Emrat e Zotit.Profeti deklaron: Ne xhennet do te mbillet nje peme per ata qe deklarojne se nuk ka zot pos Allahut.Ai thekson rolin e veqante te mirenjohjes,te lavduarit dhe te madheruarit te Allahut me shfrytezimin e te thenave te shenuara. Te lavduarit e Zotit,thote Imam Aliu,eshte gjysma e mases,ndersa te falenderuarit Zotit eshte mase e plote.Nderkaq,shton ai,te madheruarit e Allahut permbushe tere hapsiren midis qiellit dhe Tokes.Te kujtuarit e tersishem nenkupton kthim ne persosmerine origjinare njerezore,e cila ne kuptimin e skajshem eshte e Allahut,andaj ky kthim eshte i mundur vetem duke bere thirrje me Emrat e Zotit.Komentuesit ofrojne renditje dhe veprime te ndryshme permendurit te Emrave te Zotit.Keto udhezime dhe renditje e marrin ne konsiderate karakterin e cdo individi.Shpesh jane bashkuar me menyren e thellimit dhe shqyrtimit,me pozita te trupit,me levizjet dhe frymarrjet.
Dallojme tri nivele te te kuptuarit dhe te permendurit.I pari eshte te permendurit me gjuhe cka derdhet ne zemer.Ne shkallen e pare te ketij niveli ekziston mesimi i zgjedhur,me permendje qe i Permenduri te vendoset ne zemer,ne harmoni me deklarimet e sakta dhe pozitat te cilat ua meson mesuesi.Ne shkallen e dyte ky mesim vazhdon pa kundershtim.Permendesi e ndalon levizjen e gjuhes dhe e shikon fjalen ose modelin duke rrjedhur neper te.Mirepo,tri veqanti akoma jane te pranishme: vetedija individuale e pervojes,gjendja e vetedijesimit dhe i Permenduri.
Niveli i dyte eshte te permendurit me zemer.Permendesi me kete e arrin gjendjen ku e ka fshire gjurmen e fjales ne gjuhen e vet,andaj e gjene zemren e vet te orientuar vazhdimisht nga te kujtuarit.Edhe ketu ekzistojne dy shkalle.Ne te paren me veshtersi,do te thote me deshire jo forte te kjarte,qendron shembulli qe prodhon ngjashem dhimbjes se provuar me ane te zemres fizike,gjersa ne tjetren,pa veshtersi,kjo prani shprehet ne nje lloj te shembullit me te rrahurit e zemres fizike, dhe me te rrahurit e gjakut ne damare,pa kurfare shqiptimesh, madje as me mend.Mirepo,fjalet megjitheate ketu mbesin.Kjo eshte forme e pranise se domosdoshme,ku gjendja e vetedijesimit sublimohet(tretet) ne nenshtrimin e fituar,respektivisht shkalle te absorbimit.
Niveli i trete eshte te kujtuarit e qeniesise me te brendshme.Zemra ketu eshte epiqender e njohurive mbi veqantite e Zotit.Qenesia me e brendshme, thelbi me i rafinuar se shpirti,do te jete vendi i shikimit te tyre.Ne te vendosen edhe Njeshesia tewhid,njohja e Njeshesise se Zotit dhe bashkimi i thelbeve une-ore me Thelbin Une-ore dhe Thelbi Une-ore me Zotin.Komentuesit kete nivel te trete te kujtuarit,shpesh e lidhin me gjendjen e bukurise dhe persosmerise se shpirtit. Arritja e kesaj te kujtuarit te qenesise me te brendshme eshte e njohur sipas asaj qe nese ti e le te kujtuarit,ai nuk do te le ty,andaj tere qenesia e perkujtuesit shendrohet ne gjuhe e cila shpreh kujtim.Robi i Zotit zhduket edhe nga te kujtuarit edhe nga vete qellimi i te kujtuarit.Keshtu nuk mbetet asnje medyshje.Por shkalla e dyfishte dallohet edhe ne kete rast: E para eshte shuarje nga te kujtuarit dhe qellimit te tij ndaj Zotit; e kurse e dyta eshte shuarje nga te shuarit ne Zotin.
Mesuesit i pershkruajne dukurite te cilat i percjellin keto tri nivele te te kujtuarit.Niveli i pare,te kujtuarit me gjuhe,e pershkruar si tingujt e zerave dhe te rrahurit brenda kokes.Me fjale tjera,i biri i Ademit eshte kombinim i te gjitha tersive,te ulta dhe te larta,andaj zerat e degjuar arrijne nga cdo perberes i ketyre teresive.Kjo e kujtuar e liron harmonin mes botes se jashtme dhe asaj te brendshme.Te kujtuarit e zemres i gjason zukatjes se bletes pa ze te ngritur ose shqetesues,ndersa kohe pas kohe eshte e shoqeruar me paraqitjen e dritave dhe ngjyrave.Keto dukuri behen,siq e theksojne komentuesit,edhe me te ndritshme ne nivelin e te kujtuarit te brendshem,te ciles i jane shenje karakteristik.Athere zjarri i te kujtuarit nuk del dhe dritat e tij nuk fluturojne.Gjithnje shikon disa drita duke u ngritur dhe te tjerat duke u leshuar.Keto drita qe leshohen dhe ngriten jane te pershkruar sikur ndriqim Hyjnor.Ato jane dukuri te lidhura me pervojen ne masen deri ne te cilen te kujtuarit e qenesise me te brendshme e ka liruar pjesen e Hyjnis ne shpirtin njerezor qe del direkt nga Zoti.Te kujtuarit ndikon edhe ne lidhjen direkte te boteve.Te kujtuarit e gjuhes hyn ne boten e Gjithefuqise.Nivelet me te larta shpijejne ne fushen e esences se engjujve.ato mund te shpijejne madje edhe deri ne boten e Qenesise se Hyjnis. Nese te kujtuarit Dhikr e shpreh me qenesine me te brendshme shpreh edhe Arshin me tere boterat e tij,perderisa te kujtuarit te mos bashkohet me Qenesine e Hyjnis.E kjo eshte te dalurit ne Drite K.65:11,orientim(kthim) ne Zotin.
Dervish me fale, ndoshta nuk munda te gjeje nje gjuhe me te lete per te shpjeguar Dhikrin.
Krijoni Kontakt