Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Postime
    1

    Mirësia e katër fjalëve

    Mirësia e katër fjalëve



    Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të botërave, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e shokët e tij dhe mbi çdokënd që ndjek rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. E më pas:



    Me të vërtetë Allahu i Lartësuar i ka veçuar këto katër fjalë me mirësi të mëdha dhe me cilësi që dëshmojnë për rëndësinë dhe dallimin e tyre ndaj fjalëve të tjera. Këto fjalë janë: Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, Lailahe il-lallah.



    Janë transmetuar në mirësitë dhe veçantitë e këtyre fjalëve argumente të shumta nga Profeti salallahu alejhi ue selem që dëshmojnë për të mirat e tyre dhe shpërblimin e madh që ka në dunja dhe Ahiret ai i cili punon me këto fjalë. Prandaj –o vëlla musliman- do sjellim më poshtë disa nga këto mirësi ashtu që të meditosh në to dhe të shërbejnë si ndihmesë në ruajtjen dhe praktikimin e këtyre fjalëve. Allahu është Ai i cili me mirësinë e Tij plotësohet çdo e mirë, nuk ka forcë e as ndryshim vetëm se me ndihmën e Tij.



    Prej këtyre mirësive:



    1}Këto fjalë janë fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar, siç ka ardhur në një transmetim nga imam Muslim në Sahihun e tij nga hadithi i Semurate ibn Xhundub i cili tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër, nuk të prish punë se me kë prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber". {Sahihu Muslim, nr 2137}.



    Ka transmetuar Ebu Daud et-Tajalisi në Musnedin e tij: "Katër janë nga fjalët më të mira dhe ato janë prej Kuranit, nuk të prish punë se me cilën prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber". {Musnedi i Tajalisit, fq 122}



    2}Ka lajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem se këto fjalë janë më të dashura tek ai se kjo dunja dhe çka ka në të, siç ka transmetuar imam Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Hurejres radijallahu anhu i cili tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "Që të them: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber, është më e dashur tek unë se çdo gjë mbi të cilën lind dielli {dunjaja me çfarë ka në të}". {Sahihu Muslim, nr 2695}



    3}
    Prej mirësive të tyre siç ka ardhur në 'Musnedin' e Imam Ahmedit dhe 'Shuabul Iman' të Imam Bejhakiut nga Asim bin Behdeleh nga Ebu Salih nga Umu Hani bintu Ebi Talib i cili tha: Kaloi pranë meje Profeti salallahu alejhi ue selem dhe i thashë: Unë tashmë jam plakur dhe më ka dobësuar pleqëria -ose siç ka thënë ajo- më urdhëro me një punë që ta bëj duke qenë e ulur, i tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "Thuaj 100 herë Subhanallah sepse ajo është e barabartë me lirimin nga robëria e 100 robërve nga djemtë e Ismailit alejhi selam, dhe thuaj 100 herë Elhamdulilah sepse ajo është e barabartë me pregatitjen e 100 kuajve që të mbartin mbi to 100 kalorësa në rrugën e Allahut {xhihad}, dhe thuaj 100 Allahu Ekber sepse ajo është e barabartë me 100 deve të pregatitura {për në xhihad}, dhe thuaj 100 herë Lailaheil-lallah". Tha Ibn Halef {ai që transmeton këtë hadith nga Asim}: "E mbush çka ka mes qiellit e tokës, dhe nuk i ngrihen asnjërit punët atë ditë veçse nëqoftëse vjen me të njëjtat fjalë me të cilat do vish ti". {Musned Ahmed, vëllimi 6, fq 344. Shuabul Iman i Bejhakiut, nr 612} Tha Mundhiri: E ka transmetuar imam Ahmedi me zinxhir të mirë në et-Tergibu uet-Terhib, vëllimi 2, fq 409, e ka bërë hadithin hasen, dijetari i madh i kohës tonë Albani {Allahu i mëshiroftë të gjithë}.



    Vështro me vëmendje në shpërblimin e madh të këtyre fjalëve, kush thotë 100 herë Subhanallah është e barabartë me lirimin e 100 robërve nga bijtë e Ismailit, ka veçuar bijtë e Ismailit alejhi selam sepse rrjedhin nga një fis i nderuar arab. Kush thotë 100 herë Elhamdulilah ka si shpërblim si ai i cili pregatitë 100 kuaj për të luftuar në rrugë të Allahut për lartësimin e fjalës së Tij. Kush thotë 100 herë Allahu Ekber është si të ketë pregatitur 100 deve për xhihad, e kush thotë 100 herë Lailahe il-lallah, ajo mbush hapësirën mes tokës e qiellit, dhe nuk i ngrihet asnjërit puna tek Allahu vetëm atij i cili vjen me këto fjalë.



    4}Prej mirësive të shumta të këtyre fjalëve: Ato janë shkak për faljen e gjynaheve, në lidhje me këtë ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Sunenin e tij dhe Hakim në Mustedrakun e tij, nga hadithi i Abdullah ibn Umer radijallahu anhu: "Nuk ka person mbi tokë i cili thotë këto fjalë: Laihe il-lallah, Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, La haule ue la kuuete il-la bil-lah vetëm se i falen atij gjynahet, edhe sikur të jenë sa shkuma e detit". E bëri hasen Tirmidhiu, Hakimi, e aprovoi Dhehebiu dhe e bëri hasen Albani. {Musned vëllimi 2, fq 158-210, Tirmidhi nr 3460, Mustedrak vëllimi 1, fq 503, Sahihul Xhami'u nr 5636} Hadithi që përmendëm ka për qëllim gjynahet të cilat falen janë të vogla, siç ka ardhur në Sahihu Muslim nga Ebu Hurejra radijallahu se Profeti salallahu alejhi ue selem thoshte: "Pesë namazet, e xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan falin çdo gjë mes tyre nëse u largohet gjynaheve të mëdha". {Sahihu Muslim, nr 2333}



    U përmend mosfalja e gjynaheve të mëdha, sepse ato nuk shlyhen ndryshe vetëm se me pendim {teube}, në lidhje me këtë ka transmetuar Imam Tirmidhi dhe të tjerë veç tij nga hadithi i Enes bin Malik radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem kaloi pranë një peme me gjethe të thara dhe e goditi me shkopin e tij dhe ranë gjethet prej saj, tha Profeti salallahu alejhi ue selem: 'Me te vërtetë Elhamdulilah, Subhanallah, La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, ia shlyejnë gjynahet robit ashtu siç bien gjethet e kësaj peme".{E bëri hasen Albani, Sunen Tirmidhi, nr 3533, Sahihul Xhamiu nr 1601}



    5} Prej mirësive: Këto fjalë janë që mbillen në xhenet, sic ka transmetuar Tirmidhiu nga Abdullah ibn Mesud radijallahu anhu nga Profeti salallahu alejhi ue selem se ai ka thënë: "Takova Ibrahimin alejhi selam natën e Israsë dhe më tha: "O Muhamed, çoji selam umetit tënd nga unë dhe lajmëroi se xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, është tokë pjellore dhe të mbjellat në të janë: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber". {Sunen Tirmidhi nr 3462, e bëri hasen Albani në Silsiletus-Sahihah nr 105}



    6} Prej mirësive: Është se Allahu i Lartësuar i ka zgjedhur këto fjalë për robërit e Tij dhe caktoi për atë i cili i thotë këto fjalë shpërblim të madh, siç është transmetuar në 'Musned' Ahmed, 'Mustedrak' Hakim, me zinxhir të saktë nga Ebu Hurejra nga Ebu Seid radijallahu anhuma se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Me të vërtetë Allahu i ka zgjedhur katër fjalë dhe ato janë: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber. Kush thotë Subhanallah i shkruhen atij 20 të mira dhe i shlyhen 20 të këqija, kush thotë Allahu Ekber ka të njëjtin shpërblim, kush thotë Lailahe il-lallah ka të njëjtin shpërblim, e kush thotë Elhamdulilahi Rabil alemin nga vetja e tij, i shkruhen atij 30 të mira dhe i shlyhen atij 30 të këqija". {'Musned' Ahmed vëllimi 2, fq 302, 'Mustedrak' Hakim vëllimi 1, fq 512, tha Albani në Sahihul Xhamiu nr 1718: sahih}



    7}Prej mirësive:Ato janë mbrojtje nga xhehenemi për atë që i thotë këto fjalë dhe janë shpëtuese e fillim i mbarë për të Ditën e Gjykimit, sic tranmeton Hakimi në Mustedrak dhe Nesai në Amelul Jeumi ue Lejleh dhe të tjerë vec tyre nga hadithi i Ebu Hurejres radijallahu anhu tha : Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem:" Merrni mburojat e tuaja" Thamë: O i dërguari i Allahut, nga armiku që është pranë? Tha:" Jo, porse mburojë për ju nga zjarri i xhehenemit, thuani Subhanallah,Elhamdulilah,Lailaheil-lallah,Allahu Ekber,sepse ato ju vijnë Ditën e Gjykimit si fillim i mbarë dhe shpetuese për ju ,ato janë veprat e mira që ngelen". Tha Hakim: Ky hadith është i saktë sipas kushtit të Muslimit, por nuk e ka nxjerrë. E aprovoi këtë Dhehebiu dhe e saktësoi Albani.


    {Mustedrak vëllimi 1, fq 541, Amelul Jeumi ue Lejleh, vëllimi 6, fq 212, Sahihul Xhamiu i Albanit nr 3214}



    8}Prej mirësive: Këto fjalë sillen rreth Arshit të Rrahmanit dhe kanë një zë që i përngjan zhurmës së bletës dhe e përmendin thënësin e këtyre fjalëve, siç është transmetuar në Musnedin e Imam Ahmedit dhe Sunen Ibn Maxheh dhe Mustedrak të Hakim nga hadithi i Numan ibn Beshir radijallahu anhu i cili tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "Dijeni se me të vërtetë prej madhështisë së Allahut që ju përmendni është: tesbihu {Subhanallah}, tekbiri {Allahu Ekber}, tehlili {Lailaheil-lallah}, tehmidi {Elhamdulilah} dhe sillen rreth Arshit, kanë një zë që i përngjan gumëzhimës së bletës dhe përmendin thënësin e tyre. A nuk dëshiron ndonjëri prej jush të ketë këtë, apo të jetë dikush që e përmend atë vazhdimisht". Tha Buejsiri në 'Zeuaid' Ibn Maxheh: Zinxhiri i tij është i saktë, me transmetues të saktë, e ka saktësuar Hakimi.


    {Musned Ahmed, vëllimi 4, fq 268-271, Sunen Ibn Maxheh nr 3809, 'Mustedrak' vëllimi 1, fq 503}.



    9}Prej mirësive: Ka lajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem se ato janë të rënda në peshojë siç e ka transmetuar Nesaiu në 'Amelul Jeumi ue Lejleh' dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij, Hakim dhe të tjerë nga hadithi i Ebu Selmeh radijallahu anhu tha: Kam dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem duke thënë: "Bekh, bekh , - bëri shenjë 5 me dorën e tij - sa të rënda janë në peshore: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber, dhe një fëmijë i mirë që i vdes muslimanit dhe ai duron duke pritur shpërblimin {prej Allahut}". E saktësoi Hakimi dhe e aprovoi Dhehebiu. {Nesai në 'Amelul Jeumi ue Lejleh', vëllimi 6, fq 50, Sahih Ibn Hiban në kapitullin el Ihsan, vëllimi 3, fq 113, nr 338, Mustedrak vëllimi 1, fq 511-512, ky hadith ka rrugë tjetër që dëshmon për të, hadithi i Theubanit radijallahu anhu, e ka transmetuar Bezari në Musnedin e tij dhe tha: Zinxhiri i tij është i mirë. Vëllimi 4, fq 9, nr 3072}



    10}Prej mirësive: Ai person i cili i thotë këto fjalë kanë shpërblim të madh siç ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Dherrit radijallahu anhu: Disa persona nga shokët e Profetit salallahu alejhi ue selem i thanë: O i Dërguari i Allahut, na e kaluan pasanikët në shpërblime, falen siç falemi ne dhe agjërojnë siç agjerojmë ne dhe japin sadeka nga pasuria e tepërt e tyre. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "A nuk ju ka dhënë Allahu me çfarë të jepni sadaka! Çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir është sadaka, çdo tahmid është sadaka, dhe çdo tehlil është sadaka, edhe urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, dhe marrëdhënia juaj me gratë tuaja është sadaka. "Thanë: O i Dërguari i Allahut, a edhe në kryerjen e epsheve me bashkëshorten ka shpërblim? Tha: "Po sikur t'i kryente këto marrëdhënie në haram, a do ndëshkohej?! Po kështu nëse e kryen në hallall do ketë shpërblim". {Sahihu Muslim nr 1006}



    Menduan të varfërit se nuk ka sadaka vetëm se me pasuri, gjë nga e cila ata ishin të privuar, prandaj i lajmëroi Profeti salallahu alejhi ue selem se të gjithë punët e mira janë sadaka, dhe përmendi në fillim të këtyre punëve katër fjalët.



    11} Prej mirësive: Ajo që ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem se këto fjalë janë prej Kuranit, sic transmeton Ebu Daudi, Nesaiu, Darekutni dhe të tjerë nga hadithi i Ibn Ebi Eufa radijallahu anhuma, i cili tha: Erdhi një burrë tek Profeti salallahu alejhi ue selem dhe tha: O i Dërguari i Allahut, unë nuk mundem ta mësoj Kuranin, më mëso diçka e cila më mjafton mua. I tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "Thuaj: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber, La haule ue la kuuete il-la bilah". Tha personi: Kështu -duke kapur duart e tij- kjo është për Allahun, po për mua? I tha:"Thuaj, O Zot, më fal mua, më mëshiro, më jep shëndet e furnizim dhe më udhëzo." I mori ato personi dhe i mbylli pëllëmbët e duarve, tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "Sa i përket këtij, i ka mbushur duart e tij me hajr {mirësi}". {Sunen Ebu Daud nr 832, Nesaiu vëllimi 2, fq 143, Darekutni vëllimi 1, nr 313-314} Ka thënë muhadithi Ebu Tajjib el Adhijm Abadij në shtesën e tij tek Darekutni: Zinxhiri i tij është i saktë. Ka thënë Albani: Zinxhiri i tij është hasen. Sahih Ebu Daud, vëllimi 1, fq 157}



    Këto pra ishin disa mirësi dhe vlera të transmetuara në Sunet në lidhje me këto katër fjalë. Kush vështron me vëmendje në mirësitë e këtyre fjalëve, dëshmon për rëndësinë e tyre pa asnjë lloj mëdyshje. Kanë përmendur disa dijetarë se emrat e Allahut të lartësuar janë të përmbledhura në këto fjalë, psh: Subhanallah përmbledh emrat të cilat pastrojnë Allahun nga çdo e metë si psh: Kudus, Selam. Fjala Elhamdulilah pohon plotësinë e Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij. Fjala Allahu Ekber përmban madhërimin dhe lartësimin e Allahut, dhe se askush nuk e falënderon Allahun ashtu si duhet. Pra duke qenë se Allahu është i Vetmi i Cili i posedon këto cilësi, do të thotë se nuk ka tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij .



    Në përfundim e lusim Allahun të na japë sukses në përmendjen e këtyre fjalëve dhe na bëftë prej atyre të cilët i ruajnë dhe kujdesen për këto fjalë dhe prej atyre të cilët gjuha e tyre nuk pushon së përmenduri Allahun e Lartësuar, Ai është i Cili zotëron çdo gjë dhe ka mundësi për çdo gjë.



    Lutja jonë e fundit është: Elhamdulilahi Rabil alemin, ue salallahu ue seleme ala nebijjina Muhamed ue ala alihi ue as'habihi exhmein.




    Shkroi dhe mblodhi: Shejh AbduRrezak bin AbdulMuhsin bin Hamd el-Abad el-Bedr {Allahu e ruajtë}



    Përktheu: Ebu Abdurrahman {student në Medine}. 15 sefer, 1424 hixhri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blerimi boy : 10-06-2004 më 18:57

Tema të Ngjashme

  1. Ethymologjia e fjalëve: rod e rob
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 18:31
  2. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 11:35
  4. Probleme me shqiptimin e fjaleve
    Nga Lelab në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 09:03
  5. Miresia: Mallkim apo Dhurate?
    Nga green në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 18:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •