Putin: Rusia mbështet planin serb, jo pavarësisë së Kosovës
PRISHTINE (3 Qershor) - Në Kosovë ekziston rreziku që marrëveshjet e mëparshme të prishen. Këtë e deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin në përfundim të takimit me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica. Duke folur për Kosovën, Putin ka shtuar se sinjalet e shqetësimit që vijnë nga Rusia nuk kanë gjetur përgjigje dhe mirëkuptim nga asnjë nga plaët e përfshira në zgjidhjen e problemit të Kosovës. "Jam dakord me të gjithë ata që mendojnë se të gjitha marrëveshjet e arritura më parë që lidhen me Kosovën rrezikojnë të prishen", ka thënë Putin. Putin gjatë takimit me Koshtunicën ka theksuar mbështetjen e Rusisë për planin serb për zgjidhjen e problemit kosovar, edhe pse duhet të përcaktohet me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ka përsëritur se Moska është kundër çdo hipoteze për pavarësinë e saj. ro/ro (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt