Tre mjeket, nen hetim per vdekjen e Xhaferrit

Tre mjeket te cilet kane kryer diagnoztikimin e gjendjes shendetesore te ish-bosit te firmes piramidale "Demokracia Popullore", Rrapush Xhaferri, jane nen hetim nga prokuroria per shperdorim detyre. Burime zyrtare nga organi i akuzes se rrethit Tirane, thane dje, se ka filluar procedimi penal lidhur me kallezimin penal te bere nga familjaret e Xhaferrit, ndaj mjekeve, ku i fajesonin per mosdiagnoztikim te sakte te gjendjes shendetesore te Xhaferrit, pasi ishin shprehur se me ritmet e avancimit te semundjes, ai mund te etonte dhe 5 vjete. Nderkaq mesohet se kallezimit te tyre, i eshte bashkangjitur dhe raporti i Spitalit te Burgut lidhur me vdekjen e Xhaferrit.