Nga Koha Jonė:

TOLLOVIA DHE ARROGANCA E LIBRIT SHQIP

Nga Xhevair Lleshi, Uegen-Tirane

Cdonjeri prej nesh e priste me padurim viziten me te re ne Prishtine, ne Panairin VI te Librit Shqip. Tanime vizita e librave behet perballe fytyrave te njohura si dhe shume te rinjve, te gjithe me pamje te bryllet, pa piken e qiqerimit ne sy. Nganjehere gjakimi per t'u perballur sa me heret me kete lloj deshmie kthehet ne obsesion, sidoqe secili botues e hiqte veten jashte kesaj loje.

Kontakti i pare: Prishtina tregon dhembet

Te vjen keq sa nuk e pershkruan dot. Ne kufirin ndershqiptar (te cilin pas disa ditesh nje shkrimtar shqiptar i Kosoves do ta quante me kembengulje origjine, si shqiptaro-kosovar!) ne Morine u gjendem perballe nje fakti te tmerrshem: jo, me libra nuk do te kalohej. "Ne jemi dogane e UNMIK-ut dhe pike. Asnje liber ketej! Le te jene libra shqip, pune e madhe fort. U ngopem dhe me libra tani! Hajt, ma!" Botues pas botuesi, makine pas makine po shapllanoheshin ne Morine apo Vermice, sepse te dy emrat nje vije e holle dhe e padukshme kufiri i ndan. Pritje e padurueshme, lodhje e bukur nen nje diell pervelues para shiut te akullt qe do te niste asaj mbremje, ngacmime me fjale dhe librat e stivosura qe heshtnin me nje durim per t'u marre shembull.

Pse duhej pritur kaq gjate? E pra, edhe ne jemi shtet, pse vetem ju? Edhe ne jemi doganiere, edhe ne dime t'ju vonojmw, edhe ne bejme trimeri me botues librash.

Pas 12 oresh pritje e vonese te qelbezuar nga plaga e dashurise se mezigjetur, kufiri hapet me urdher nga lart. Thua se perendia qe tallur me botuesit e uruar qe te mos shkagiteshin rrezomave te Vermices, nga nje zyre ne tjetren, me pengje eurosh dhe me pengje listash te gjata librash, por te udhetonim lirshem. Tanime Prishtina e kishte larguar nga fytyra shemtine e kercellimit te dhembeve dhe kishte vene masken e dashurise vellazerore.

Koha i sheron te gjitha plaget

Kete fjale te urte e njohin mire te dyja anet e kufirit mbareshqiptar (le te thote perseri e perseri shkrimtari e botuesi mjeran i Prishtines per kufirin shqiptaro-kosovar!). Drejt Prishtines nisi shi i deborte, ndonese ishte njezet e tre maj ne buzenate. Na priste padurimshem kontakti me vete Prishtinen.

Dhe Panairi VI i Librit Shqip ne Prishtine e celi siparin. Vershim librash. Nga magazinat e stermedha stokerore te Gabit (domethene ato te AQTLASH-it) deri tek "librarite" e rruges ne Prishtine, perfaqesuar nga ata qe kurre ndonjehere nuk kane lexuar ndonje liber ne jeten e tyre te re dhe te shungulluar ne kryeqytetin e dyte shqiptar. Megjithate vershimi i librave shqip nga Tirana eshte nje ekspansion i papermbajtshem. Vetem atje, ne Prishtine, duket sheshit se industria e librit ne kryeqytetin shqiptar ka bere emer te mire. Ashtu si televizioni Top Channel dhe posacerisht programet "Top Show", "Portokalli" dhe "Fiks Fare". Shkrimtarja Rudia Xhunga mezi pritej te ishte aty, te firmoste librin e vet, ashtu si ndoshta Kadareja, si D'Alema (me librin e tij te sapo botuar "Kosova, italianet dhe lufta"), si Agim Hamiti me romanin e tij te pare "Enigma e nje brenge", Mihallaq Qilleri me romanin "Engjejt e viteve te veshtira" e shume te tjere, librat e te cileve do te promovoheshin ne "Sallen e Kuqe" te Pallatit te Rinise.

Plagen e shkaktuar ne Vermice, me torturen ndaj librave, kishin vendosur, bashke me oret qe po kalonin, ta sheronin mediat. RTK(1), TV21, KTV si dhe gazetat "Koha ditore", "Zeri", radiot e shumta qe te gjitha me nje shqipe per t'u admiruar, folen gjere e gjate per librin shqip, shitjet, cmimet, kulturen e perkthimit, "perplasjen" me intelektualet, "dashurite me shikim te pare", "lodhjet" dhe "stermundimet" e parase per te vajtur deri te libri.

Nazmi Rahmani, per shembull, kryetar i Shoqates se Botuesve te Kosoves, del me nje intervistim te plote te "Koha ditore" duke ia futur kot, sikur gjoja nuk kishte ndodhur asgje ne doganen e Vermices. Une nuk e di se cfare quan "gje" zoti Nazmi Rahmani! Apo per te rrjedh jeta e qete nen ujerat e turbullt a te kulluar te vete kohes qe jetojme! Me siguri, po.

Eshte e vertete qe ne nuk do te qendrojme ne kete pike.

Tollovia

Buhia e tmershme pritej: Aty ku shitej (po, shitej) kompleti i dikurshem i veprave te E. Hoxhes, dukeshin edhe librat moderniste, autoret klasike, shkronjat e plumbta dhe kopertinat e ndezura te botimeve me te reja. Me tej paraqiste revisten "Ekskluzive" dhe "VIP" poeti Agim Doci qw kohet e fundit qe edhe me i pranishem neper ekrane me ane te kenges se Anjezes ne festivalin evropian, me siper botimet hijerenda te Toenes dhe pak menjane, vecse ne vendin e kahershem botimet "e zeza" te Dukagjinit. Ndarjet e vogla, "arat" e mbjella e te pambjella, botimet e shumta fetare ortodokse, katolike e sidomos muslimane (vec keto te fundit jo si ne Shkup!) rrinin perthyer perpara lexuesit te lumshem e mjaft te interesuar te Prishtines e te mbare Kosoves. Sepse qytetet jane fare prane dhe rrudhin ne Prishtine, vetem Peja mbahet si me larg, por edhe ajo vrapon aty, sidoqe ka perfaqesuesin me interesant te librit, Dukagjinin.

Tollovia nuk erdhi as nga njerezit, as nga mungesa e kultures paraqitese. Mendoj se ngushtesia e vendit e sajon bukur tollovine. Libri nuk rri mire, hapesira e ngushte, lebetia e admirueshme per t'u dukur rrefket, krijojne amulli, lodhje dhe tollovia i lodh lexuesit qe duan te gjejne, por nuk munden.

Tollovine e shkakton edhe mungesa e transparences ne shtyp. Ku shkojne te ardhurat e krijuara prej pagesws sw larte tw nje stende (90 Euro), c'harxhime, cfare qiraje, c'vend zene paraqitjet e librave te rinj, c'shpenzime kerkojne posterat dhe katalogu permbledhes etj. Kesaj mungese te transparences shtoji edhe mungesen e plote te katalogeve, fletepalosjeve dhe te posterave nga shtepite botuese dhe tollovia eshte e gatshme, e ulur kembekryq dhe sunduese ne nje Panair Libri te madh sic eshte ai i Prishtines.

Ne, me siguri e dime se tollovia nuk eshte nje fjale e mire.

Arroganca

Te flasesh per arrogancen e botuesve, po, por pastaj te vjen keq per mjerimin e tyre. Kurse te flasesh per arrogancen e librave te vjen sigurisht mire. Ne kemi deshire dhe kete gje e gjykojme per se mbari, qe te merremi me arrogancen e librave. Dhe, per me teper, kur flasim per kete dukuri te libri shqip! Mirepo e tere kjo teperi te duket boshe kur shkon paksa prapa ne kohe dhe je ne Panairin Rajonal te Shkupit, ku perplasen tere kulturat ballkanike, perendimore, jugore, qendrore dhe lindore. Madje dhe nga lindja e thelle. Ndonese kete vit paraqitja shqiptare ishte paksa me e mire, Shkupi i Librit Shqip eshte jashtezakonisht i mjere. Dhe e gjitha kjo se pari nga ndarja artificiale dhe politike qe i bejne enkas botuesit shqiptare te Maqedonise dhe me pas nga mosinteresimi, per mua, zyrtar. Pese leke te shtetit duhen investuar ne Shkup per nje paraqitje, po, plotesisht arrogante dhe prepotente te Librit Shqip. Sepse nuk do te thote nacionalizem te vesh ne nje cep me libra te mrekulueshem, kur te tjeret bejne ploje "gjaku" me librat e tyre, qe s'jane aspak me te mire nga tanet. Po, kete e themi plot gojen. Vecse gjithnje thirrja jone ka rene ne vesh te shurdhit. Dhe shurdhi ne kete rast eshte ministria e Kultures. O njerez te mire dhe nacionaliste "te terbuar" te kesaj ministrie, apo te Drejtorise se Librit, na degjoni njehere. Kushtojini vemendje dy panaireve ne Shkup dhe ne Frankfurt, per te mos lene pas dore as Selanikun, as Bolonjen, as Gjeneven. Nderohet libri shqip, nderohet Shqiperia dhe e vetmja industri (ajo e librit) qe ka vendosur t'ia nderroje faqen vendit dhe keni per te pare se edhe punet tuaja kane per te shkuar me mbroth. Sidoqofte, arroganca e Prishtines, ra ne duart e vete librit dhe te askujt tjeter. Dy librat e Prof. Dr. Aleksander Meksit per Monumentet dhe Arkitekturen e kishave paten nje teheqje totale. Paraqitja e Librit me poezi "Copera te thyera fjalesh" e Griselda Abazajt, studente e vitit te pare te Universitetit te Tiranes per anglisht, terhoqi vemendje te vecante dhe prepotenca e librit te saj erdhi ne ditet pas promovimit.

* * *

Ne kthehemi duarbosh, pa libra drejt Tiranes, Librat mbeten te gjitha ne Prishtine. Edhe dashuria jone e ankthshme fle aty. Sidoqofte, pas kemi lene qenien tone, librat, dhe permes tyre ne do te jemi edhe me shqiptare, edhe me pak te serte.