Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kriza e naftës .Evropa shqetësohet për çmimin e arit të zi.

    kriza e naftës

    reagimet ndërkombëtare


    Evropa shqetësohet për çmimin e arit të zi. Mblidhen urgjent ministrat e Bashkimit Evropian


    BE: Nafta do frenojë ekonominë
    Në bursa fillon rënia e çmimit. Dje një fuçi kushtoi 38 USD




    Tiranë

    Ministrat e Financave të Euro-Zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre për kuotat e larta të çmimit të naftës.

    Gjatë një takimi të zhvilluar dje në Bruksel ministrat theksuan se, çmimi i naftës përbën një rrezik për zhvillimin e ekonomisë së vendeve evropiane. Sipas fjalëve të presidentit të OPEK-ut, Purnomo Yusgiantoro, ekonomia botërore duhet të përgatitet të durojë këto nivele të larta çmimesh deri në verë të këtij viti. Eksportuesi më i madh botë, Arabia Saudite, pati propozuar më parë rritjen e sasisë së prodhuar. Megjithatë, për evropianët rritja e çmimit ka bërë që e gjithë vëmendja të përqendrohet në rritjen ekonomike dhe jo në rritjen e inflacionit. Sipas tyre, mendohet që rritja e çmimit të naftës do të ulë nivelin e rritjes ekonomike.

    Çmimi i naftës ra pak nga niveli më i lartë që arriti të premten. Kjo pas deklaratës së përfaqsuesve të eksportueses më të madhe të naftës, Arabisë Saudite, se prodhuesit e OPEK-ut duhet të rrisin kuotat e ofertës për të ulur ccmimet. Çmimi i naftës së papërpunuar në Amerikë ra me 21 cent, duke arritur vlerën 38,72 dollarë/fuçi, gati 1,50 dollarë më pak se çmimi prej 40 dollarë/fuçi i së premtes, çmimi më i lartë i 13 viteve të fundit. Ndërkohë, në Londër ky çmim ra afërsisht 14 cent, duke arritur në 35,83 dollarë/fuçi. Arabia Saudite propozoi një rritje të limiteve formale të prodhimit me të paktën 1,5 milionë fuçi në ditë, për të mundësuar uljen e çmimeve. Ky propozim do të shqyrtohet në 3 qershor, kur ministrat e OPEK-ut të mblidhen për të diskutuar politikat. Kostoja e naftës së papërpunuar është rritur rreth 20 për qind këtë vit. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë që këshillon rreth 26 vende të industrializuara lidhur me energjinë e mirëpriti propozimin saudit, por tha se kjo lëvizje nuk ishte e mjaftueshme për të ulur çmimin e naftës. “Nuk mendoj se është e mjaftueshme, sepse “qetësimi” i tregut do të jetë një proces i gjatë, por, sidoqoftë, është një hap i parë dhe unë jam shumë i kënaqur me këtë hap”, tha Claude Mandil, drejtori ekzekutiv i agjencisë. Një presion i madh i është bërë OPEK-ut nga vendet më të mëdha importuese të naftës për të ulur çmimin e naftës, që javën e shkuar arriti 40 dollarë/fuçi për herë të parë në 13 vitet e fundit. OPEK-u prodhon tashmë rreth 2 milionë fuçi në ditë më shumë se prodhimi formal “tavan” prej 23,5 milionë fuçi në ditë, dhe Mandil nuk është i sigurt se rritja e kuotave formale do të sjellë vërtet rritjen e ofertës. “Mbetet të shihet nëse OPEK-u do të rrisë targetin apo do të rrisë prodhimin”, tha Mandil. Kërkesa e madhe e Kinës, zvogëlimi i rezervave të karburantit në SHBA dhe shkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme të pasur me naftë, e kanë “ushqyer” rritjen e çmimit të naftës.

    Të dhëna

    Çmimi në SHBA (dje) 38,72 USD/fuçi, ulur me 21 cent
    Çmimi në Londër (dje) 35,83 USD/fuçi, ulur me 14 cent
    Çmimi më i lartë u arrit të premten e kaluar me 40 USD/fuçi
    Kostoja e naftës së papërpunuar është rritur rreth 20 për qind këtë vit
    OPEK-u prodhon 23,5 milionë fuçi në ditë. Premtohet një rritje prej 1,5 milionë fuçi në ditë


    REAGIMET

    Trichet: Evropa e rrezikon rritja e çmimit

    Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, pranoi se rritja e fundit e çmimit të naftës krijon një risk afatshkurtër për inflacionin e eurozonës. Deklarata u bë pas një takimi të keshillit guvernativ të Bankës Qendrore Evropiane, në të cilin u vendos që norma e interesit të ruajë vlerën 2 për qind. Trichet shtoi se Banka Qendrore Evropiane nuk do ndërmarrë për momentin asnjë veprim, as për rritjen, as për uljen e normës së interesit. Nderkohë që, vetëm një javë më parë, po Trichet kishte deklaruar se “një rritje në çmimin e naftës nuk është aspak e mirëpritur, si për inflacionin, ashtu edhe për rritjen ekonomike, megjithëse ekonomitë e eurozonës duhet të jenë në gjendje ta përballojnë atë”. Sipas Trichet, “Bankës Qendrore Evropiane i është dashur të përballet me disa probleme që nga koha e krijimit të euros. Ne kemi treguar aftësitë tona në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe në mbajtjen e stabilitetit të ccmimeve”. I pyetur nëse OPEK-u duhet të rrisë kuotat e prodhimit për të përmbushur nevojat e SHBA-së dhe Azisë, Trichet tha: ”Unë mendoj se çdo partner në ekonominë globale duhet të jetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e veta”.



    Greenspan: Në SHBA mund të ulen investimet

    Kryetari i Federal Reserve, Alan Greenspan, tha se rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë (naftës dhe gazit) do të ndikojë në kontrollin e përdorimit të energjisë në SHBA dhe do ta detyrojë një pjesë të bizneseve të rishikojë vendimet e veta për investimet në fushën e energjisë. Sipas tij, rritja “dramatike” në çmimin e naftës dhe gazit natyror në vitet e fundit, potencialisht, do të ndikojnë në trajektoren afatgjatë të ekonomisë amerikane. “Megjithëse kuotat e prodhimit të OPEK-ut kanë qenë faktor përcaktues në vendosjen e çmimit për më shumë se 30 vjet, prej 1973 ky çmim ka qenë pasojë e fuqisë së tregut, po aq sa edhe e fuqisë mbi tregjet”, theksoi kryetari i Federal Reserve, Alan Greenspan. Nga 22 deri në 28 dollarë/fuçi ka qenë çmimi target i OPEK-ut që prej nëntorit të shkuar, ndërkohë që më 6 maj, ky çmim arriti 40 dollarë/fuçi, rekord ky pas rritjes gjatë luftës së parë të Gjirit, në vitet ‘90. Ministri saudit i Naftës, Ali al-Naimi, tha se ekspertët e kishin nëvlerësuar kërkesën për naftë në 3-mujorin e parë të vitit. “Ka shenja se disa vende kanë filluar të krijojnë rezervat e tyre, por askush nuk është i sigurtë për këtë.”



    Linjat e avionëve paralajmërojnë shtrenjtimin e biletave

    Kompanitë e fluturimeve kanë qenë shoqëritë e para në Evropë të cilat kanë parashikuar një rritje të çmimit të biletave të tyre. Sipas ekspertëve të këtyre kompanive, parashikohet që British Airways të rrisë çmimin e çdo shërbimi me rreth 2,5 paund. Kjo sipas kalkulimeve është edhe kostoja shtesë e rritjes së çmimit të naftës. Të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe linjat e tjera evropiane. Linja britanike renditet e dyta në Evropë për nga madhësia. Ekonomistët evropianë nuk e prisnin një reagim kaq të shpejtë të shoqëriuve të fluturimit, aq më tepër pas krizave të njëpasnjëshme që ato po kalojnë.

    © 2003 Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ka ndaluar rritjen, nderkohe qe eshte vene re nje renie shume e lehte e cmimit, nga 40 dollare per fuqi ne 39.5 dollare dje. Shkak per kete eshte bere nje mbledhje e mundshme e vendeve te OPEC-ut per rritjen e nivelit te prodhimit. Dje ministri i Energjise i Arabise Saudite, Ali al-Naimi i ka bere thirrje vendeve prodhuese te naftes qe te rrisin prodhimin ne takimin e rradhes me me shume se 1,5 milione fuqi ne dite. Sipas tij, vendimi per rritjen e prodhimit duhet bere per te parandaluar renien e ekonomise globale dhe rritjen e pergjithshme te cmimeve. Por ne fakt, sipas deklaratave te para duket se vendet e OPEC nuk do te jene dakord per kete mase. Purnomo Yusgiantoro, Ministri i Energjise se indonezise por edhe President i rradhes i OPEC, eshte shprehur ne nje interviste per "Financial Times" se vendet e prodhuese te naftes nuk do te ishin dakord per rritjen e prodhimit, por edhe nese vendimi do te ndryshonte cmimi nuk do te kishte renie. Per shkak se kerkesa per nafte eshte rritur ndjeshem. Vetem Kina e ka shtuar ate me 6 milione fuqi ne dite dhe Japonia me 8 milione fuqi. Nderkohe qe vendet e antare te OPEC-ut thone se, cmimi i naftes nuk eshte shume i larte i krahasuar me vleren e ulet te dollarit. Sakaq prej rritjes se cmimit te naftes, linjat e transportit kane filluar te ngrejne cmimet e biletave. British Aireays rriti cmimin e biletave dje me 2,5 paund.


    Marre nga Korrieri.com i dates 05/12/2004
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Çmimi i naftës arrin një shifër rekord

    Oil Hits $42 Record After Saudi Attack

    Tue Jun 1, 2004 01:19 PM ET
    By Toby Reynolds

    LONDON (Reuters) - U.S. oil prices leapt to a record $42 a barrel on Tuesday after an attack in Saudi Arabia by Islamic militants killed 22 people, heightening fears about political instability in the world's biggest oil exporter.

    U.S. light crude (CLc1: Quote, Profile, Research) rose $2.12, more than five percent, to touch $42 a barrel following an attack by suspected al Qaeda militants on the offices of Western companies in the Saudi oil city of Khobar on Saturday.

    That was the highest seen in 21 years of crude trading on the New York Mercantile Exchange. Prices later relaxed to $41.74.

    London Brent crude (LCOc1: Quote, Profile, Research) rose $2.01 to $38.59 a barrel.

    Traders fear the attack could be the start of a concerted al Qaeda offensive to disrupt Saudi supplies at a time when oil prices are already high enough to threaten world economic growth.

    A statement purporting to come from al Qaeda claiming responsibility said it had hit "American companies ... that are specialized in oil and steal the wealth of Muslims."

    "This is the worst escalation in terrorism in Saudi Arabia we've seen. It shows these guys are serious and will attack again," said independent London energy analyst Geoff Pyne.

    "Even if they are not capable of doing serious damage to oil infrastructure, political instability and the threat to the ruling family is of real concern and promises to haunt the oil market for some time to come."

    Saudi Arabia's leaders rushed to assure they were in full control after the Khobar attack, the second major strike in a month on the Saudi oil industry. But Britain warned more strikes were probable in the kingdom, which holds about one quarter of global petroleum reserves.

    "(Attacks) are clearly possible. I would go further than that and say they are probable," said Britain's ambassador to Saudi Arabia, Sherard Cowper-Coles.

    Khobar has no production, export or refining facilities but Western oil firms have offices and housing in the city 400 km (240 miles) northeast of Riyadh.

    STEPPING UP SECURITY

    Kuwait's oil minister said on Tuesday his country was stepping up oil installation security and was co-ordinating with fellow Gulf producers to protect against attacks.

    Ministers from the Organization of the Petroleum Exporting Countries meet on Thursday in Beirut where they are expected to agree a rise in crude supply limits of up to 2.5 million barrels per day (bpd), or 11 percent.

    A senior cartel delegate said on Tuesday such a rise in the quota could bring with it about one million barrels per day of extra real crude, mostly from Saudi Arabia.

    OPEC is already pumping more than two million bpd above its existing formal ceiling of 23.5 million bpd.

    The only producer with significant spare capacity, Saudi has already vowed to lift output this month about 10 percent to nine million barrels daily, irrespective of cartel quotas.

    Kuwait said on Monday it had ramped up production by 150,000 bpd to 2.35 million bpd.

    Many traders say the market has not reacted to the promise of more oil because it is waiting for hard evidence of stock builds in consumer nations.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Po shtoj nje postim tek kjo "Kryetema" ...sepse ka nje muaj e shkreta qe eshte ngritur ne pozite dhe asnjeri nuk paska postuar...

    Shkruani dicka ...O Popull... se jane "Kryetema" pra...

    Nje dicka tjeter kam vene re une tek drejtuesit e ketij forumi :

    ---------------------------------------------
    Hapin tema , (biles Kryetema) dhe shkruajne nje roman te tere ne gjuhe te huaja...

    ...nga ana tjeter u kerkojne antareve te tjere (atyre pa grada dhe dekorata lol) qe te postojne vetem ne shqip!
    ---------------------------------------------

    Paradoksale , apo jo ?!

    Normalisht...normalisht!

    Ne lidhje me temen ,

    ndjehem teper i shqetesuar per faktin qe "Cmimi i naftes arrika nje shifer rrekord"

    ...dmth vetem titullin kuptova , se ato xhixhilet me poshte nuk po i merrka vesh daja...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po i pergjigjem mikut tim sepse nuk mund te lindin dyshime midis nesh.
    Ne Problemet Nderkombetare ashtu si ne te gjithe forumin nuk lejohet te shkruhet teresisht ne gjuhe te huaj.
    Por edhe midis moderatoreve ka pasur keqkuptime sepse ka ndodhur dhe ndodh qe shkruajne vetem ne gjuhe te huaj.
    Po do ta zgjidhim shpejt edhe kete problem keshtu qe te flejme pak me te qete te gjithe
    Sa per naften na rropen plako me keto çmime.
    Te zen frika te dalesh nga shtepia.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Por sigurisht qe do te ngrihet cmimi i naftes perderisa Fedaiet se bashku me leckamanet e Al Sadr'it e te ndihmuar nga Al Zahawi me pjesen e tij te barkboshesve te importuar nga skaje te ndryshme te Saharase e oazet emrat e te cileve fillojne ose me El ose me Al,sabotojne Pipeline's te naftes duke ulur sasine e exportit deri ne 50%, e duke shkaktuar deme financiare qeverise se re e te brishte Irakiane ne miliarda dollare, valute e cila eshte vitale per rindertimin e Irakut,ndertimin e shkollave e spitaleve, mireqenien e kombit irakian.

    Ku eshte qellimi i ketyre sabotimeve? Sa perfiton irakiani i thjeshte nga keto sabotime? Ku qendron e ardhmja e Irakut nese do te vazhdohet keshtu?

    Situata eshte fare e qarte. Sabotatoret nuk duan ti a dine per Irakun e irakienet. Qellimi si gjithmone mbetet i njejti.

    1) Al Qaida fiton miliona nga levizjet e burses ,ashtu sic beri dite mbas 11 shtatorit,kur bursa boterore u kolaps e vetem ne 3 dite Bini fitoi 300 milion dollare, duke i ja hapur syte qeverise amerikane qe ti ja ngrinte asetet neper banka boterore,pare te cilat sherbenin per financimet e celulave vdekje prurese anembane botes se civilizuar.

    2) Iraku po perdoret si mish per top, ardhmeria e tij, pasurija natyrore e tij po sabotohet ne emer te Jihadit, qe me pak fjale eshte Imperializem Islamik me qellim qe ta shnderroje boten ne nje Kalifat gjigand arab.

    3) Zhuli bastardo-al'qaidor tashme nuk e ka me ne dispozicion Afganistanin per ta kthyer ne nje parcele masive opiumi , qe furnizonte ne ate kohe tregjet perendimore per te mbytur rinine. Nuk e ka ne dispozicion as Pakistanin ; Musharafi kercen perpjete duke deklaruar se do ja bej gropen rraces se keqe. Arabia saudite ka angazhuar ushtrine per ta qeru faren e keqe. Egjipti i var me tel pleshtat. Gadafi akoma kujton me drithma sulmet e natos disa dekada me pare ku edhe humbi pjestare familieje. Ajatullahu i Iranit mesoi shume nga fati i Sadamit.

    Gjullurdia ne Irak eshte i vetmi refuge per te Pashpreset. Ata e dine se me lakrat qe kane ne koke per nje bote nen Shehrian, Iraku ne kaos eshte e vetmja fortese edhe per disa muaj jete-qeni qe ata kane zgjedhur. Well whatever, it is their own choice.

    Por mos-kompromisit jihadist i toleruar ekstremisht nga administrata e Clintonit tashme i hasi sharra ne gozhde. Bushi tha ;- War Do You Want..? War You Get..!
    Ndryshuar për herë të fundit nga LONDON-TIRONC : 06-07-2004 më 11:56
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892
    dje ne londer dhe nju york cmimi i fucise se naftes arriti 45 dollare

    sigurisht qe kjo eshte per tu shqetesuar dhe po vazhdoi keshtu mund te shkoje deri ne 100 dollare per fuci nese komuniteti nderkombetar nuk nderhyn per te zbllokuar situaten, them per te zhbllokuar situaten sepse nje cmim i tille nuk eshte arritur kurre ne kohe paqeje , them ne kohe paqeje sepse ne arenen nderkombetare nuk ka asnje konfikt qe te influencoje direkt ne rritjen e cmimit te naftes ne tregun boteror

    te pyetur ekspertet ne lidhje me kete fenomen te cuditshem , ata japin keto komente

    arsyeja e pare eshte situata e vazhdueshme dhe sabotimet , atentatet , dhe trazirat ne irak

    arsyeja e dyte eshte falimentimi i kolosit gjigjand rus yukos qe merej me nxjerrjen dhe prodhimin e naftes

    arsyeja e trete eshte kerkesa ne rritje e kines per nafte, kina eshte nje vend i madh dhe me nje rritje ekonomike te vazhdushme

    arsyeja e katert eshte spekulimet e pa moralshme qe behen ne bursat nderkombetare sot

    arsyeja e peste eshte se nuk po gjindet nje burim tjeter alternativ energjie qe te konkuroje perdorimit energjine e naftes

    arsyeja e gjashte eshte se vendet anetare te opekut qe jane vendet kryesore ne nxjerrjen dhe eksportin e naftes kane kuota fikse ne eksportin e naftes, dhe mbledhjen e ardhshme keto vende e kane ne vjeshte , pra deri ne vjeshte keto vende nuk mund te rrisin prodhimin e eksportit te naftes

    ka edhe arsye te tjera qe une nuk mund ti tregoj ketu ne forum
    .................

Tema të Ngjashme

  1. Si u vranë inxhinierët e shkëlqyer pas letrës anonime të nje roje
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 16:36
  2. TEC i Vlorës fillon punën në muajin qershor
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:36
  3. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  4. Nafta D2, rekord i ri ne cmim. U shit dje 109 leke/liter
    Nga White_Angel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 15:12
  5. Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •