FEMIJET TANE KUPTOJNE

Kur personi eshte i vobekte edhe te mirat nuk i duken, ndersa ata qe jane te fuqishem, ata qe kane ar e $ "te keqijat" e tyre duken si "art", "fjalet e pakuptimta te tyre" degjohen si "fjale me rendesi", nderhyrjet e tyre te palogjikshme dhe te bezdisura kuptohen si filozofi, shkence, fe, mahite e ftohta dhe te merzitshme te tyre" degjohen dhe ne to qeshet pa mase.
Edhe shoqerite jane te tilla
Kur ne muslimanet kishim pasuri dhe ishim te fuqishem, profesoret e universiteteve te Spanjes e Italise si dhe filozofet dhe shkencetaret evropiane ne ligjeratat e tyre me deshire qe t'u perngjasojne Ibn Sinase, Raziut dhe Gazaliut i vishnin xhubbet dhe pelerinat e dijetareve tane fetare.
Tash, profesoret e unviersiteteve tona rrobat te cilat i veshin ne ceremonialet e ndryshme i marrin prej Perendimit. Ata mundohen t'i imitojne Kantin, Dekartin e me kete marrin pamjen e profesoreve te universiteteve franceze, angleze, italiane e spanjolle.
Zejtaret e krishtere, kur deshironin t'ua mbyllin syte bleresve ne tregjet e Evropes mbi prodhimet e tyre shtypnin shenjen "All-llah". Pra kjo eshte veper e Belhit, Buhares, Tisit, Rejit, Bagdadit, Damaskut, Egjiptit, Stambollit, Granades, Kordoves, Andaluzise, keta bile edhe mbi kryqat e venin kete shenje.
Gjate kryqezatave ata bene gjenocid mbi ne, ndersa ne e masakronim njeri-tjetrin. Krishteret dhe hebrenjte u bashkuan, kurse muslimanet u ndane ne qindra grupe. Suniti masakroi shiitin, shiiti masakroi sunitin, turku masakroi iranianin, iraniani masakroi arabin, arabi masakroi berberin, berberi tatarin e keshtu me radhe. Ne te njejten kohe ne mes tyre linden mosmarreveshjet, armiqesite, mendimet e prishuara, lufterat... te bazuara ne nocionet si: i larte, krenar, kokulur, shejh, sufi, i prapambetur, perparimtar... etj.
Vendo para vetes harten e botes. Terhiqe nje vije te drejte prej Gjirit Persik drejt Spanjes, prej aty terhiq nje tjeter drejt Kines, pra ky trekendesh ishte "Atdheu Islam": nje shoqeri, nje besim, nje liber.

Kurse tash?


Muslimanet e nje mez'hebi, nje gjuhe, nje vendi, te tubuar ne nje xhami falin namazin ne shtate menyra.
Filluan lufterat e shtatedhjete e dy shoqerive ne mes vellezerve. Te gjitha shoqerite u larguan prej Islamit, u kthyen kunder eshtrave te kalbura, kunder vendbanimeve te lashta, kunder legjendave te vdekura,...
E harruan "Zotin" e ne vend te tij vune "Token".
Kokat tona ua bashkangjiten lojerave te dheut, lojerave te gjakut, ndarjes ne grupe, ndarjes ne shoqeri, lufterave te pakuptimta e mendimeve te pabaza.
Na vune ne gjume me ninullat e tyre; edhe Perendimi nuk mbeti "Eksik" si mongolet "Erdhen, dogjen, plackiten,..."
Por, nuk u larguan
Kurse ne, ose e kishim koken e lidhur ne vete e nuk deshtem ta shohim kete, ose e kishim sulmuar njeri-tjetrin keshtu qe nuk e pame kete.
Krejtesisht ishim kthyer ne periudhen e injorances, kishim rene pas varreve te lashta, nuk ekzistonim, prandaj nuk e pame.
Ata u zgjuan, e ne fjetem. Krishteret e hebrenjte u bashkuan e ne qindra grupe u beme. Ata u pasuruan e u forcuan, kurse ne u varferuam dhe u dobesuam.
Kurse gjendja jone;
Nje grup yni i vazhdonte mosmarreveshjet e vjetra dhe nuk shihte se c'behej ne fytyre te tokes.
Nje grup tjeter i cili nuk dinte se ne dore te kujt eshte bota, eshte ulur dhe si majmun veshtron zoterinjte e vet dhe i imiton ne cdo pikepamje.
Sipas tyre vetem te Perendimit jane njerez, vetem ata meritojne nderim e respekt. Pse? Perendimi ka pasuri, ka fuqi.
Ne jemi bere te varfer, edhe te mirat tona jane zhvleresuar, te keqijat e atyre qe kane para e pasuri jane shnderruar ne art.
Ata deshirojne te na bejne te gjitheve majmune si: profesoret tane, poetet tane, te paret tane, artistet tane, filozofet, grate, burrat, jeten, qytetet, familjet, femijet tane...
Ata frikohen vetem prej nje gjeje, qe ne te mos i "imitojme".
Si mundet qe ata te mos mundemi t'i imitojme? Kjo eshte e mundur derisa "ta kuptojme" vetveten.
Ata, frikohen vetem qe ne "te mos i kuptojme". Ata nuk frikohen prej trupit tend pa marre parasysh se je i fuqishem. Nuk mund te jesh me i madh se lopa qe te te mjelin, nuk mund te jesh me i fuqishem se gomari te te ngarkojne, nuk mundesh te jeshe me i shpejte se kali qe te te shalojne.
Ata frikohen prej "te menduarit" tend.
Ata mund te mendojne qe perparimtaret te mendojne gjera te kota, edhe femijet duhet te edukohen ne kete menyre, per ate qe do ta mesojne assesi te mos mendojne, te behen femije te paster, te shendoshe, te lumtur, te buzeqeshur, te mosefusin koken kudo...


Na falni!

C'te bejne? Duhet t'i hyjne nje pune te tille ku trurin prej kokes ta transferojne tek syte. Si? Nepermjet nje metode mjaft te re amerikane: Perceptimit.
Kjo do te thote vetem syte te te punojne. Kjo do te thote vetem veshet te te punojne. A thua valle pse? Per te kuptuar ate qe fshehin, per te kuptuar punet qe ata i bejne nder mbulesa dhe pa nxjerre ze.
E gjithe ajo qe ata e sjellin dhe e marrin behet "fshehtas dhe pa ze".
Femijet tane e shohin si dhe e degjojne zerin e bute te kembeve te maces se zeze vjedhacake e cila ngjitet neper mur dhe hyn neper dritare. Pra femijet tane "kuptojne". A nuk e shihni zjarrin e shkrepeses e cila gjendet ne syte e ketyre femijeve te mprehte e kembezbathur?
Po, femijet tane cdo gje kuptojne.
Dynjane, ahiretin, cdo gje ne bote, levizjen e cdo gjeje, te pakuptimten, te kuptuaren, ahiretin, te qenurit per vete, te qenurit per shoqerine, te qenurit per Zot bile edhe shehadetin (deshmine)...

"Te berit Nje,
bile edhe zerot
e panumerta
para
Nje-shit.
Nje paska
Nje s'paska
Pervec "All-llahut"
Asgje nuk paska
Askush nuk paska
All-llahu i vetem paska qene
All-llahu dashes paska qene
All-llahu paska veshtruar
All-llahu te bukuren e paska dashte
All-llahu te miren e paska dashte
All-llahu te maturen e paska dashte
All-llahu heshtjen nuk e paska dashte
All-llahu pasivitetin nuk e paska dashte
All-llahu "asgjene" nuk e paska dashte,
All-llahu "te mosqenurit" nuk e paska dashte,
All-llahu "krijues" paska qene,
A mundej "te mos krijonte"
Menjehere krijoi rete,
Ia la gjithesise "te mosqenurit",
rete e krijuara prej "therrmijave",
Cdo therrmi:
Nje univers i vogel; emri i tij: Atom
Mu ne mes nje diell,
Rreth tij, nje yll, yje, fluturojne e rrotullohen
(Nje Qabe, rreth saj ithtaret ne rrotullim).
Rete levizjes ia filluan,
I fuqishem, i ndritshem, ne zierje, ne lumturi,
Si tym,
Si pluhur,
Si rreth,
Si ene e varur e zjarrit:
Nje atom i madh, emri i tij: Univers
Mu ne mes nje diell,
Rreth tij, nje yll, yje, fluturojne, rrotullohen.
(Rreth nje Qabeje, ithtaret ne rrotullim! Prej Gurit te zi drejt Gurit te zi).
Jeta u zhvillua,
Bimet:
Prej algave te vogla deri ne druret gjigante,
Shtazet:
Prej mikrobeve deri tek mamutet,
Ne fund njeriu:
Te keqijte e te miret,
Te miret, me te mire prej te gjitha te mirave,
Te keqijte me te keqij prej te gjitha te keqijave:
Te keqijte si Shejtani,
Te miret si All-llahu
Jeta, "nje therrmije me shpirt" nje "berthame",
Nje berthame bime:
Ne toke gjelberohet, kalbet, zhvillohet, behet fidan,
pipeton, cel degen e gjethin, jep lule e fryt, vjeterohet,
thahet, vdes, behet dhe,
Prej saj perseri mbetet berthama, si ne diten e pare,
Nje veze e shtazes:
pjelle, foshnje, i ri, i rritur, i pjekur, i vjeter,
vdekje,
Jeta zhvillohet:
Nje berthame bime, nje veze shtaze,
Prej mengjesit te lindjes deri ne mbremjen e vdekjes,
levizje gjate tere jetes, zierje, orvatje, brenda
levizjes,
Cdo moment ne nje vend tjeter,
Cdo vend ne nje gjendje tjeter,
Ne cdo kohe ne cdo vend, ne kerkimin e shijes, rreth
domosdoshmerise,
prej lindjes deri ne vdekje.
Edhe jeta rrotullohet,
Mu ne mes nje diell,
- domosdoshmeri -
Rreth tij nje i gjalle, te gjallet fluturojne, rrotullohen
Prej te mosqenurit, kah mosqenia,
(Nje Qabe rreth saj, ithtaret ne rrotullim!
Prej Gurit te zi drejt Gurit te zi).
Nje paska, nje s'paska,
Pervec All-llahut
Asgje nuk paska
Askush nuk paska,
Dynjaja u krijua,
Therrmijat, universet, gjallesat...
tokat, qiejt, yjet, diejt, lindjet, perendimet,
Bimet, shtazet, konkretet, abstraktet,
Cdonjeri ne levizje, ne orvatje,
brenda nje sistemi pasiv
ne nje ndryshim te vazhduar,
Jeta me vdekjen kishte mbaruar, vdekja pjelle e jetes,
Dita me naten kishte mbaruar, nata pjelle e dites,
Cdo gje ne levizje cdo gje ne rrotullim:
Mu ne mes nje diell,
Rreth tij, nje yll, yjet, ne rrotullim,
(mu ne mes nje Qabe, rreth saj ithtaret, ne rrotullim,
Prej Gurit te zi drejt Gurit te zi).
Nje paska
Nje s'paska
- Pervec All-llahut
Asgje nuk paska,
Askush nuk paska,
Krijimtaria mori fund, universi u be,
tokat e qiejt, yjet e diejt, lindjet e perendimet,
Gjallesat e trupat e vdekur, bimet e shtazet,
Therrmijat e universet,
Cdo gje brenda nje sistemi pasiv, gjithnje ne ndryshim
e siper, ne levizje te pergjithshme.
ne levizje te pafund, gjithnje ne kerkim, ne kerkim te
nje gjeje,
rreth e rrotull nje gjeje rrotullohen:
Mu ne mes nje diell,
Rreth tij, nje yll, yjet ne rrotullim,
(Mu ne mes nje Qabe, rreth saj ithtaret ne rrotullim,
Prej Gurit te zi drejt Gurit te zi).
Pse valle te gjitha qeniet ne univers kane formen e rrethit.
Toka, ylli, dielli,
Elektroni, protoni,
Cdo molekule, cdo, atom,
Cdo nje therrmije:
- Gurthemeli i ketij universi,
Nje univers:
- Nje qytet, nje fshat prej atdheut te pafund te qenesise -
A thua pse valle te gjitha levizjet ne univers jane ne
rreth?
Toka, ylli, dielli,
Elektroni, protoni,
Cdo molekule, cdo atom,
Cdo nje therrmije:
Gurthemeli i ketij universi,
Nje univers:
- Nje qytet, nje fshat, prej atdheut te pafund te qenesise -
Cdo nje gjallese:
Qofte bime apo shtaze,
eshte ne rrotullim e siper,
te gjitha qeniet ne univers jane ne rrotullim e siper:
Uji, dheu,
nata, dita,
mengjesi, mbremja,
Cdo sekonde, cdo minute, cdo ore,
cdo jave, cdo muaj, cdo stine,:
Pranvera, vera,
Vjeshta, dimri,
Cdo vit.
Nje paska
Nje s'paska
Pervec All-llahut, asgje nuk paska,
Askush nuk paska,
Tokat paskan qene,
Qiejt paskan qene,
Yjet, diejt,
Lindjet, Perendimet,
Gjithesia e Universit pa kend e fund,
Ne kete mjedis,
Mu ne mes nje diell,
Rreth tij nje yll, yjet ne fluturim, rrotullim:
Nje "univers" ne pergjithesi,
Ne ate mjedis edhe nje univers tjeter,
edhe nje tjeter,
Dy, tri, dhjete copa, njeqind copa, nje mije copa,
nje milion, nje miliard...
Sa miliarde, miliarde, askush nuk e di se eshte miliard!
Mbi nje gjeth shkruaje numrin "Nje",
Sa te kesh fuqi, para nje-shit ven zero,
Kur te kryhet njera ane kalo ne anen tjeter,
Kur te kryhet gjethi blej nje gjeth tjeter,
Kur te soset ngjyra e pemes, mbushe me ngjyre,
Kur te kryhet ngjyra blej tjeter ngjyre,
Kur te te lodhet dora,
Lute shokun qe t'i shkruaje zerot,
Kur te lodhet dora e tij, vazhdo perseri ti,
Kur ti do te hash buke, zerot le t'i shkruaje ai,
Kur ti do t'i shkruash zerot, ai le te haje buke,
Gjate nates flini me radhe,
Ti shkruaj zerot, ai le te fleje,
Kur te zgjohet, ti flej, ai le t'i shkruaje zerot,
Kur te plakeni, thuajuni djemve tuaj qe te vazhdojne
kete pune,
Nga fundi i jetes,
Kur teper do te plakeni,
Nje moment largoni doren prej kesaj pune:
Diten e pare ishit vetem dy femije,
Dinit te shkruani vetem zero,
Kurse tash jeni dy pleq te shtrire,
Mundeni vetem te numeroni zerot,
Perseri femije jeni bere,
Jeni bere si ne diten e pare,
Ne ato dite te rriturit ndjenin dhembje e dashuri
ndaj juve,
Ju mbronin, aty-ketu talleshin me juve,
Tash te vegjel,
pasi jeni edhe me femije se atehere,
Pasi tash jeni femije ne vite,
Femije me mjeker e mustaqe,
Keni marre rruge tetedhjete vjet, nentedhjete vjet,
njeqind vjet, keni punuar,
Vitet e jetes, vitet, prej viteve i keni kaluar,
Me ne fund perseri jeni kthyer ne fillim,
Perseri jeni bere femije,
Dhe ishit ushqim, u bete,
Nje kafshate ne gojen e babes,
Nje kafshate ne gojen e nenes,
Nje therrmije ne zemren e nenes,
Nje therrmije ne belin e babes...
Nena e baba u martuan,
Ajo therrmije e kjo therrmije u bashkuan,
Ai "nje" u bere "Ti",
Ne barkun e nenes,
Si nje veze ne barkun e pules,
Me nxehtesine e trupit te nenes, me gjakun e saj,
Ti gjete jeten, ti u rrite,
Si nje veze perfund pendlave te pules,
Nente muaj kaluan, nente dite kaluan, nente ore kaluan,
Nenes i filluan dhembjet:
"Vezen e theve",
"Menjehere u hodhe jashte",
Hyre ne brendesine e djepit,
syte s'te shihnin,
veshet s'te degjonin,
kembet s'te ecnin,
duart s'te mbanin,
Truri s'te punonte,
Asgje nuk kuptoje,
Askend nuk e njihje,
Ishe i hedhur ne brendesine e djepit,
Dije vetem tri folje:
1. - Te thithesh gjirin, 2. - te besh nevojen ne vete,
3. Te qash!
Njeqind vjet kaluan,
Syte s'te shohin, veshet s'te degjojne, kembet
s'te ecin, duart s'te mbajne, truri me s'te punon,
Asgje nuk kupton, askend nuk e njeh,
Ke ra ne shtrat,
Di vetem tri folje:
1. - .., 2. - ..., 3. - ...,
Pastaj vdes,
Te hedhin ne barkun e tokes,
edhe nje here behesh dhe,
prej teje nuk mbetet asgje,
"Ti" mbetesh,
biri i njeriut kthehet:
Si toka, si lavra, si pranvera, si cdo gjallese,:
Ujit, trendafili, toka, ylli, dielli, universet,
galaktika, te qenurit.
Asgje ishe, dhe ishe u ktheve, asgje u bere,
dhe u bere,
Prej teje mbeti vetem nje gje:
Mbeten vetem veprat e bera,
Mbetet cdo veper qe ke bere,
... Nese ben nje veper mbetesh gjalle,
Tash ulu, o femije ne moshe,
Sa u be numri i universeve, yjeve?
Para "Nje-shit" nje milion zero apo?
Nje milion zero? Ose nje miliard? Ose nje kilometer?
Ose njeqind kilometra?
Ose 12000 hapa?
Te gjitha gjallesat shumezoi me te gjitha gjallesat,
Te gjitha rezultatet shumezoi me te gjitha rezultatet,
shumezo e shumezo.
Nese kryhet njera ane kalo ne anen tjeter,
Nese kryhet gjethi blej nje tjeter,
Kur te soset ngjyra...
Kur te lodhet dora...
Gjumi..., haja..., shoku..., vazhdo..., femijet...,
Numri i yjeve, universeve, gjallesave, ne ekzistence sa u be?
"nje",
Para nje-shit zerot,
Nje mije zero?
Nje milion zero? Nje miliard?
Njeqind kilometra? Njeqind hapa?
Deri ku mberrini rendi i zerove para Nje-shit?
Pertej qytetit?
Pertej atij malit?
Pertej detit?
Deri ne shkretetire?
Deri ne horizont?
Pertej Tokes?
Deri ne fund te botes?
Jo, jo deri ne pafund, ne cdo vend,
Sa mund te numerosh,
deri ne zerot qe kisha mundesi t'i vesh para nje-shit,
Numri i bimeve,
Shpezeve, zvarranikeve, barngrenesve,
njerezve, meleqve,
tokave, qiejve,
yjeve, diejve, universeve,
konkreteve, abstrakteve,
te poshterve, te ndershmeve,
te shemtuarve, te bukurve,
numri i se mires dhe se keqes
cdo gje qe ekziston
cdo gje qe eshte brenda ketij rruzulli tokesor,
cdo gje qe ka emrin qenie,
i tere universi, te gjitha qeniet, e gjithe eshte kjo,
Domethenia e dynjase eshte kjo,
Qofte e hapur, qofte e fshehte,
Numri i te gjitha qenieve brenda universit,
Qofte ne toke, qofte ne qiell
Qofte i vdekur, qofte bime,
Numri i shtazeve, njerezve,
numri i yjeve, diejve, universeve,
Numri i tere ekzistences eshte ky:
"Nje"
Para tij
zero
te panumerta,
Shiko:
Vetem "nje-shi" eshte numer
Shiko:
Vetem "Nje numer" eshte.
Cdo qenie pervec "Nje-shit",
- qofte dhjete, qofte njeqind, nje mije, milion, miliard, panumer qofte-
Numer nuk ka, asgje s'ka,
Te qenurit vetem te mos qenur,
te mosqenurit vetem te qenur,
"Zerot"! Kjo do te thote: "Te zbrazeta" jane, "Zero" jane,
"Asgje" jane,
"Te zbrazet" jane,
"Te pakuptimta" jane,
Bile edhe "Nje" numer i zbrazet e i thate nuk jane.
"Nuk" jane!
Vetem "Nje" numer eshte prandaj
Vetem "Nje numer" eshte prandaj,
Vetem nese kjo "zero" kalon para "Nje-shit"???!
Zerot kur te kalojne para nje-shit,
"Nje-shin" e bejne qindra, miliona, miliarda,
Kurse qindrat, milionat, miliardat,
Vetem "Nje" jane,
Qindrat "Nje", milionat "Nje", miliardat "Nje"...
Vetem "Nje" numer eshte prandaj,
Dy, tre, kater, pese, gjashte, shtate, tete, nente,
Domethene:
Dy njesha, tre njesha, kater njeshta, pese njesha, gjashte
njesha, shtate njesha, tete njesha, nente njesha,
njembedhjete, dymbedhjete, trembedhjete, katermbedhjete,
pesembedhjete, gjashtembedhjete, shtatembedhjete,
tetembedhjete, nentembedhjete, njezet,
Tridhjete, katerdhjete, pesedhjete, gjashtedhjete,
shtatedhjete, tetedhjete, nentedhjete, njeqind...,
Dyqind, treqind, katerqind, peseqind, gjashteqind,
shtateqind, teteqind, nenteqind,
Nje mije, milion, trilione, katerlione... te gjitha.
Vetem
"Nje" eshte, tjetra qe mbetet eshte zero!
Ne matematike:
Vetem "Nje" eshte numer,
Cdo gje qe mbetet,
eshte zero.
Te gjitha jane zero,
Asgje jane,
Zbrazet jane,
Ne teresi jane zbrazet,
Zero-ja eshte nje rreth i zbrazet,
rrotullohet,
Fundi takohet me fillimin...,
Asgje!
Keshtu pra!
Vetem,
Nje eshte, e para tij "Zero te panumerta"
Zero-ja: Zbrazet, ne teresi zbrazet asgje!
Kur te deshiroj te mbetet vete,
Vetem me zero kur te deshiroj te mbetet,
Shpeton prej zbrazetise, prej vetmise
Behet bashke me Nje-shin!

Ti femije i vogel,
Femije nente a dhjetevjecar!
Asgje ishe, dhe u bere, ushqim u bere,
Pas tetedhjete, nentedhjete viteve, nje femije
ne moshe do te behesh,
Asgje do te behesh, dhe do te behesh,
Rrotullohesh,
Ne rreth,
Pa fortifikate, pa domethenie, i zbrazet:
Prej fundit perseri kthehesh ne fillim,
Si zero-ja,
Kur te jetosh per veten,
Kur te deshirosh te jesh vetem per "veten",
Kur te deshirosh te jesh vetem me zeron
Si nje vije e lakuar e jetes,
rrotullohet rreth teje
Si zero,
perseri prej fundit kthehesh ne krye!
Mbetesh, qelbesh,
Si liqen, si basen,
Mbyllesh, si rreth,
Si "zero"!
Kurse nese kalon para "Nje-shit"?!...
Nese deshiron te behesh vetem per "Nje-shin",
Shpeton prej zbrazetise, prej vetmise,
Behesh bashke me "nje-shin"?!...
Duhet te jetosh per te tjeret,
Jeta, zhvillohet si nje vije horizontale,
Si rruge,
si lume,
Duke u larguar prej "vetes",
Prej fundit, drejtohesh drejt ndertimtarise si rruge,
Prej fundit, derdhesh ne det si lume,
Kurse nese para "Nje-shit" kalon,
Vetem per "Nje-shin",
Duhet te vdesesh per te tjeret,
Jeta te ngrihet si nje vije vertikale,
Si vale
Si tufan
Si nje maje e larte krenare,
brenda majeve,
I lire si druri i lisit
i drejtuar drejt diellit,
Ne mesin e algave i ngritur drejt qiellit,
Si nje "person i larte", "nje deshmor", "nje imam",
"Mburoje", ne mesin e ujqeve te eger, ne mesin e
dhelprave, ne mesin e minjve, ne mesin e mizave,
Ngriesh, e mbetesh,
Ne mesin e zerove
Si "Nje"
Po
Vetem "Nje" eshte numer,
Vetem "Nje numer" eshte,
Numri i yjeve, universeve,
tokave, qiejve,
Numri i te gjitha qenieve ne univers
"Nje",
- para tij zero te panumerta -
"Nje" ka
"Nje" nuk ka,
Pervec All-llahut
Asgje nuk ka,
Askush nuk ka.