Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Letër nga Ferri: Shoku Enver i shkruan Edi Ramës

    "Kaini" është ki ini



    I dashur evlat!

    Letrën tënde të fundit e mora dhe u gëzova pa masë. Thashë të të shkruaj një letër, jo se kam ndonjë porosi po kot për hoby, siç i thoni ju andej sipër, të ksemolloisemi si prindi me djalin me demek për çlodhje. E mora atë pakon që më dërgoje dhe m'u bë qejfi. E mora dhe kasetën me këngën tënde e m'u bë di herë qejfi. Ja brezi që kemi rritur, i thashë Mehmetit. Edhe këngën e bën vetë e s'e lë t'ia bëjnë të tjerët si të duan, po si t'i duhet. Me këta djem mo, do eci përpara kauza jonë e përbashkët. Me shëndet mirë kam qënë. Tani në behar që ndërronet gjaku mo, bënem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrë lëngatë e jam gati të shkatërroj jo një, po tre grupe antiparti njeherësh.

    Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet këtu në ferr. Si të mësohet njeriu. Unë për vete jam ambjentuar aq mirë. Le që se mos kish ndonjë ndryshim ajo jeta jonë andej lart nga kjo që bëjmë këtu. Ati-ati janë. Kam zënë miq të rinj. Nga të gjitha kohët, nga të gjitha moshat, se ferr hesapi këtu, ka të bardhë e të zinj...

    Më hahet muhabeti me njërin që ka hapur një tavernë këto kohët e fundit. Kain e quajnë, zotni burrë. Ka vrarë të vëllanë, ndaj e kanë prurë në ferr po nejse. Ka hapur një tavernë trendy siç u thua ti atyre lokaleve të shtrenjta. Është i biri i Adamit e Evës. Ata që thonë se krijuan njerëzimin, po unë s'i besoj ato broçkulla. Për mua botën e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohë e as vegla për kësi punësh. Po nejse ai dhe emrin tavernës ashtu ja ka vënë: Bujtina Adami & Eva.

    -Pse s'i vure ndonjë emër tjetër, - e pieta, - ndonjë nga këta emrat amerikanë që s'i kupton dot njeri.

    -Jo po dua ta vë në nderim e për respekt të prindërve, Adamit e Evës. -Eh, se mos i bëre çirak sa qenë gjallë, po do t'i ngresh tani për së vdekuri, - i thom.

    -Po se mos ti e bërë çirak Halilin, tët atë, - ma pret kopili. - Harrove që u dogje dhe Kuranin, meqë qe hoxhë, e vetë qeshje kur ngroheshe në zjarr?!

    -Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjë për një baba udhëheqësi, - i thashë, - dhe thashë ta vdisja ca nga ca. Po i lëmë këto, - i thashë, - se të di njësoj jemi më duket.

    Po le ç'kopil është treguar. E ka bërë tabelën në të dy krahët në një krah për kaurët: Adami & Eva, në krah tjetër për myslimanët Ademi & Hava. Hanë e pinë të di, palët pa mur në mes, si ai që po ngrihet në Lindje të Mesme siç më shkruaje. Po këta mislimanët vetëm çaj pinë, e ankohet për xhiron, ndërsa këta të krishterët dënden me verë. Më bie njëri një broke të madhe. Pije shoku Enver, - më tha, - se është gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashë, po e kam lënë gjakun, s'e pi më. S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirë gjak sa të duash atje sipër, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjë çikë!? Më thanë se atire tregëtarëve dhe ndërtusave jua pi gjakun me opingë. Ashtu evlat ashtu. Pirja e gjakut vetëm të mira të bën, dëgjo mua.

    Nejse, vaçë një ditë fund jave vveek end siç i thua zotrote, e gjeta të ziun Kain të dërrmuar. Kish pirë ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bërë tapë. Ja kish shkrepur të qarit me kokën mbi tavolinë. Ngreje kokën, i thom. -Po unë kam vrarë vëllanë tim, më vjen keq, më vjen turp. Bithë e plasur, i thashë. Po unë vrava barinë që e keshë në vënd të babait e s'më gjeti gjë. Le pastaj të tjerët pas tij. Kur qan ti unë duhet të vë kujen i thashë. Ngre kokën se je burrë. E mblodhi veten. Nga ajo ditë me qeras gjithnjë.

    -Nga je ti, shoku Enver? - më piet një ditë. -Nga Shqipëria, i thom. Andej marr furnizimet me zarzavate për dyqanin, tim thotë. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim. Atje s'ka pëllëmbë tokë të lirë se e mbusha vetë më bunkerë. Le që dhe po të kish, se mos do t'i punojnë ata. Po s'qeshë unë t'ju fut drunë, s'punojnë shqipëtarët, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen në Maqedoni, po tenderin e ka fituar një shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bë qejfi që për dobiçllëqe të tilla, ju punon mëndja djemve atje sipër.

    S'e ke idenë çfarë njeriu i mirë është Kaini. Më dëftoi biografinë atë ditë që qe i dehur. Ngjanim në shumë gjëra ndaj më pëlqeu firauni. Më dëftoi për perëndinë, se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindërit e tij. Eh e ke mirë ti, o Kain vëllai, se ta krijuan të tjerët kopshtin. Po unë që e krijova vetë Edenin atje sipër, dhe ika e e lashë të ma bëjë rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit. Po nejse, nejse dhe një çikë degjenerim do ketë pasur, se ai thotë që ata rrinin lakuriq në atë Kopshtin e Edenit. Kanë histori interesante këta të fesë! Ti, besoj, mbase i di, se je vetë kaur, po unë s'i kam ditur. Më kënaqi Kain vëllai me historitë e biblës. Më tha se të parët e tij iknin lakuriq meshkuj e fëmra. Unë s'ja besoj të tëra, se e di ti që jam ateist, po nejse. Këtu, si në burg, ngaqë s'ke ç'të bësh, i dëgjon historitë dhe nga dhjetë herë e të duken interesante. Më tha që ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si të duash, hëngri koqen e mollës fshehurazi dhe zoti e dënoi. Të kish ngrënë në kohën time ndonjë gjë të ndaluar, unë i këpusja kokën, i thom Kainit. Epo Zoti ka më shumë mëshirë se ti, nuk është sa ti i pashpirt.

    -Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unë. -E fale, po e vrave më pas. Dmth., e ruajte për një vakt tjetër. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mësuar gjarpëri të bënte paudhësira. Ja si Ramizi që mësonte Nexhmijen time. Le kur më dëftonte për përmbitjen e madhe. M'u kujtuan këto vitet '90 kur shpëtove vetëm ti evlat, nga raca jonë e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Që të vazhdonte raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dëftojnë andej nga kampi i myslimanëve këtë, se nuk më qasin, meqë s'jam bërë synet, po pak rëndësi ka. Shiqir që shpëtuat ju nga ajo përmbitja e madhe.

    Më vjen një natë në derë një grua me leshra lëshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku Enver, ti që je më i mënçmi, më i drejti, më i forti më i... Lëri moj këto, i thashë, po thuamë ç'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atë Kainin që ka hapur tavernën. Dua të më marrë në punë djalin, se kemi mbetur keq. Ç'je ti moj malukate, i thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetër, vëndallije denbabaden. Jam e ëma e Neronit, perandorit të dikurshëm të Romës. Pies Foto Çamin, se atë kemi më të kënduarin e birosë. Ç'është ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot të shkolloi partia deri në Bashkim Sovjetik tia!?

    -Atje, dmth., në BRSS, që nga Lenini e këtej na e fillonin historinë. Ç'faj kam unë i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budën, se ai i di këto, është marrë më varre, me ilirë e me pellazgë tërë jetën. Vjen Aleksi me temena. Ju patjetër e dini shoku Enver, vetëm se nuk ju kujtohet për momentin. -Lëri more denglat, po thuaje, se tanët jemi këtu të gjithë, e s'na del llafi. - Neroni është një perandor mizor që dogji Romën, dmth., qytetërimin romak që vrau nja tetë gra e tre-katër mijë ushtarë robër, ndërsa kjo është e ëma. Thonë se kanë pasur një inçest të dy, ndaj janë këtu në ferr.

    -Pse s'thua që qënka burrë zotni ki Neroni?! -Po ç'punë do bëjë? - i thom të jëmës. Oh ai është këngëtar i lindur, ka një zë që ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj. Veç ta dëgjosh kur këndon live. Qoftë e bërë, qënka burrë zotni ki që ka djegur Romën. Harrova të thom se e zgjeroi tani në behar bujtinën Kaini, e natën ka kthyer në pub. Pinë gjithë udhëheqësit birrë me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa. Neroni këndon live nga ora 12 deri në 4 të sabahut allafrënga. Veç të shohësh dens, rep, hip-hop. Unë për vete jam bërë ca R&B, po këta metalistët, Hitleri me shokë, s'i duroj dot as këtu, na çanë veshët! E që thua ti, dëgjoj një natë afër sabahut... Neroni live, këndonte një këngë për Romën.

    Roma, në zemrat tona

    edhe e djegur

    sido të jesh

    ti je e jona.

    I ngrihem i vete atje me atë bastunin që më kanë dhuruar punonjëset e kombinatit "Misto Mame" për ditëlindje. Ç'e ke këtë këngë ti!

    -Hip-hop shoku Enver, më thotë.

    -More s'të thom për hop-hopin unë, po ku e ke marrë. Ti vetë e dogje Romën, pse bën sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bëre çirak Shqipërinë!...

    -E di ti, more firaun, që kjo është pirateri. Të të zërë Sefedin Çela, të bën gjëmën. Kish kopjuar këngën tënde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos të ta dëgjoj më, se më kujtohet përmbitja e Tiranës Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ç'do i keshe bërë. Pimë nga një gotë.

    Ah ç'burrë i lartë je more Kain. Ah që s'të njoha në të gjallë, se do jeshë bërë një oficer i shkëlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipërit e mi ishin dhe ata që kishe, - më tha, - s'më mbetet qejfi, për kokë të fëmijëve.

    S'i paskej ngrënë akoma fëmijët e tij me ç'mora vesh. M'u ankua për biznesin. -Ky cerberi është më keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk na lë të ngrëmë kokë. Le që seç e ka shpallur dhe zonë pedonale këtë cepin e ferrit ku është pubi im dhe më mori në qafë, ra klientela. Tani njerëzit do hyjnë më një biçim karte elektronike. Dmth., siç hinin në kohën time me leje të drejtorisë së ditë në Bllok njerëzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bërë në Tiranë. Më tha Bedriu që erdhi tani këto ditë sa bëri dorëzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bërë. I kishe vënë një derr zinxhiri udhës për në Bllok. Ashtu të lumtë se u bëmë si këmbët e dhisë. Në Bllok s'mund të hijnë të gjithë, se ç'u pa puna. Vuri nja di ushtarë në krie rrugës, se ngjan më mirë, dëgjo mua. Pse si të dukesha unë tia, që s'lija njeri asaj udhe veç njerëzve tanë. Tani kthimi në identitet mund të quhet i përfunduar, se u ktheve tek unë në shumë gjëra, o evlat!

    Me kaq them ta mbill se më vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bërë më xhin kush humbet. Të fala gjithë njerëzve tanë, gjithë atire që më duan e i dua.

    PS.

    Po t'u bë mbarë, më dërgo nja di çupa nga ato që iu jep me qira diplomatëve të huaj kur vinë në Tiranë për t'i futur në thes. Të dinë të këndojnë po dhe të jenë një çikë të mbajtura. Me një fjalë të mos i mbajë Kaini me bukë, po ta nxjerrin vetë bukën e tire. Përqindjen e fitimit ta dërgoj në rastin më të parë. Këtu bëjnë goxha para çupat. U mejtoj të mos i mundoni kot duke i dërguar në Itali e Greqi. Diskutoje me shokët. Kujdes mos iu zbulon linjën Interpoli se më kanë thënë që kanë nisur ca hetime për atë punën e organeve.

    Nga Kaini ke shumë të fala të përzemërta.

    Rroftë Partia jonë e lavdishme e Punës!

    Rroftë populli shqiptar!

    Rrofshi ju...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me duket se me kete shkrim te fundit autori i ciklit ka tejkaluar veten.

    Lexo o krIetar!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Oh ha ha ha

    Na shkermoqi fare. Humor burgaxhinjsh, humor sklleverish.....iaak

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Evlat !!!

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Me duket se me kete shkrim te fundit autori i ciklit ka tejkaluar veten.

    Lexo o krIetar!


    Kush janë guerilierët kundër Ambo pro Gazprom


    Thursday, 10 May 2007


    Nga Kastriot Myftaraj - Rama, Veliaj, Klosi etj, janë përgjegjës për krijimin e një lloj gueriljeje civile me kamuflim të lëvizjes ambientaliste kundër projektit AMBO.Në të ashtuquajturën Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës “shkëlqejnë” dy njerëz të njohur si miq të Edi Ramës, Ardian Klosi dhe Erion Veliaj dhe pas tyre është Ismail Kadare, kryetar i bordit të Lëvizjes «Mjaft». Lëvizja “Mjaft” e Erion Veliajt është angazhuar drejtpërdrejt në të ashtuquajturën kauzë ambientaliste për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës dhe në krye të lëvizjes “Mjaft” si President nderi dhe kryetar i bordit është Ismail Kadare. Kështu Ismail Kadare është rikthyer praktikisht në anën e Rusisë, për të cilën ka nostalgji rinore që duken në poezitë dhe librat e tij. Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës që në fillim pretendoi se ka mbledhur minimalisht 14 mijë firma nga qytetarët e Vlorës kundër ndërtimit të naftësjellësit, dhe se numri i firmave vazhdon të rritet. Kjo gjë mund të jetë bërë vetëm nga ajo pjesë e strukturave lokale të PS-s që mbështesin Edi Ramën, njerëzit e së cilës janë në tribunat e tubimeve të kësaj lëvizjeje në Vlorë. Pra, dikush kërkon ta shndrrojë Vlorën në Rambo kundër AMBO dhe kundër SHBA dhe ky dikush në politikën shqiptare ka fytyrën e Edi Ramës. Dhe mentori i Edi Ramës është Ismail Kadare. Pasi Edi Rama i dorëzoi serbit terrorist Goran Bregoviq çelësat e Tiranës, ai sigurisht që nuk e ka për gjë t’ ia dorëzojë çelsat e Vlorës miqve të Beogradit. Tash, Kadare, mund të frymëzohet për të shkruar një roman se si Erion Veliaj, Ardian Klosi dhe Edi Rama e mbrojtën Vlorën nga anglo-amerikanët, çka do të jetë më e vërtetë se kur shkrojti që Enver Hoxha e mbrojti Vlorën nga sovjetikët. E ashtuquajtura Aleanca për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, krerë të së cilës praktikisht janë Ismail Kadare, Edi Rama, Erion Veliaj, Ardian Klosi është një bijë e fantazmës së Traktatit të Varshavës e shartuar gjeopolitikën ortodokse sllavo-greke dhe atë franko-gjermane antiamerikane. Ardian Klosi hiqet sikur tallet me fjalën “gjeopolitikë”, siç bënte vitin e kaluar në një debat me Shpëtim Nazarkon në “Zonë e lirë” të Arian Çanit, atëherë në Tv Klan, kur e quante termin gjeopolitikë si folklorik. Për fatin e keq të Klosit, pikërisht në atë kohë atë praktikisht e përgënjeshtronte vetë Presidenti i Greqisë Karolos Papulias: «Ndërtimi i naftësjellësit» Burgas-Alexandroupolis është një nga projektet me vlerë të madhe gjeopolitike, me rëndësi të qartë ekonomike dhe diplomatike, tha në maj të këtij viti, Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, në Alexandroupolos, gjatë një dreke dhënë për nder të tij, nga kryetari i bashkisë së qytetit Alexandroupolos, që është pikëmbërritja e naftësjellësit». Këto fjalë u thanë një muaj pasi qeveritë e Rusisë, Greqisë dhe Bullgarisë nënshkruan memorandumin për ndërtimin e naftësjellësit. Fjalët e mësipërme të Presidentit grek, janë është paraqitur dhe në faqen në Internet të ambasadës së Greqisë në SHBA (http://ëëë.greekembassy.org), sipas njoftimit të «Athens Neës Agency» të 16 majit 2006, çka nuk mund të merret ndryshe veç si një provokim grek për SHBA-të. Shumë bukur! Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje ekonomike, por me gjeopolitikë, të cilën tash nuk mundet ta evitojmë si kategori analitike në këtë çështje, siç kërkon Ardian Klosi, duke u tallur me ata që bëjnë analiza gjeopolitike. Tashmë kreu i shteti grek po e pohon vetë këtë. Fjala «heretike» më së fundi është thënë. Dhe është domethënëse se kur Presidenti i Greqisë rreshton vlerat e këtij projekti, ai vë të parën rëndësinë gjeopolitike dhe pastaj atë ekonomike. Në fakt vetë Ardian Klosi është krejt i involvuar në një skemë gjeopolitike si factotum i gjeopolitikës ruso-greke. Kjo e bën studiuesin Klosi të thotë gjëra për të cilat edhe një nxënës i tetëvjeçares do të merrte notën katër në gjeografi po t’i thoshte. Kështu Klosi tha se naftsjellësi do të dalë në portin grek të Aleksandropullosit dhe jo në Vlorë për shkak se deti Egje, ku gjendet ky port është i hapur, çka lejon kalimin lirisht të anijeve të mëdha petroliere, ndërsa Adriatiku është det i mbyllur dhe nuk e lejon këtë. E kundërta është e vërtetë. Mjaft që t’i hedhësh një sy hartës për të parë se Egjeu është një det i mbushur plot me ishuj të vegjël, si asnjë det tjetër në botë, si dhe një det me ujera të cekët, çka e pengon kalimin e anijeve dhe rrezikon përplasjen dhe ngecjen e tyre. Ndërsa Adriatiku është shumë më i hapur se Egjeu dhe nga Vlora dilet direkt në detin shumë më të hapur Jon, çka do të thotë praktikisht dalje në Mesdhe. Ardian Klosi i thotë këto gjëra, se kështu ia do gjeopolitika të flasë. Ismail Ismail Kadare, Ardian Klosi, Erion Veliaj janë futur me vetëdije në këtë linjë të dyshimtë ambientalisto-gjeopolitike dhe të gjithë së bashku kërkojnë të përgatisin “Dimrin e madh”, kur do ta hedhin AMBO-n në det. Ndoshta Ismail Kadare do të frymëzohet për të shkruar një roman për këtë ngjarje se cilat janë motivet e vërteta të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës dhe kush qëndron pas saj mjaft të lexosh se ç’thotë Kadare në një ese të shkurtër me titull “Unaza në kthetrat e shkabës”, të përgatitur për një forum të Këshillit të Europës në vitin 2001. Ismail Kadare shkruan: “Idenë e vjetër otomane për t’i përdorur brigjet shqiptare kundër Evropës e trashëguan sovjetikët, madje, pikërisht në bazën e vjetër ushtarake turke të Vlorës (që dikur kishte qenë romake), u bënë gati të vendosnin raketat e tyre me mbushje bërthamore. Sot me sa duket, Perëndimi do të bëjë të njëjtën gjë”. (Ismail Kadare: “Unaza në kthetra”, “Onufri”, Tiranë 2001, f. 67). Këtu mendimi i Kadaresë fillon e turbullohet shumë, duke u bërë si ai i orakujve antikë. Si do t’i përdorë Perëndimi brigjet shqiptare kundër Europës, kur Europa është vetë pjesë e Perëndimit? Për cilin “Perëndim” e ka fjalën këtu Ismail Kadare? Është e qartë se këtu “Perëndimi” është një eufemizëm për SHBA pasi ishin dhe janë SHBA ato që në periudhën paskomuniste po tregojnë vullnetin e tyre për të pasur një prani ushtarake në hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit. Me fjalët e mësipërme, Kadare përcjell preokupimin europian, posaçërisht të Francës, se prania ushtarake e SHBA në Ballkan, posaçërisht në Shqipëri, përbën një rrezik për interesat e fuqive rajonale-mike të Francës, Serbisë dhe Greqisë, që duan të dominojnë në rajon. Pra, ka një tendencë sot për ta paraqitur angazhimin ushtarak amerikan në hapësirën shqiptare dhe posaçërisht në Republikën e Shqipërisë, si një rrezik për vendet e tjera të Ballkanit dhe për Europën, të barabartë me okupimin osman që e shndërroi Shqipërinë në një plasdarm, nga i cili ushtritë osmane rrezikonin Europën. Ismail Kadare është angazhuar pikërisht në këtë linjë antiamerikane dhe antishqiptare. Këto fjalë të Ismail Kadare hedhin dritë mbi background-in gjeopolitik të atyre lëvizjeve të tashme që duan ta futin Vlorën në aventura të dyshimta gjeopolitike, qartësisht antiamerikane, përveçse antishqiptare. Vlora është një pol manjetik i politikës shqiptare dhe pika prej nga ku historikisht është trazuar shumë herë politika dhe shteti shqiptar. Një tjetër njeri i “Gazprom” në Shqipëri është Koço Kokëdhima, i cili me anë të gazetës “Shekulli” ka mbështetur gueriljen kundër AMBO në Vlorë. Kokëdhima vetë ka deklaruar para disa javësh në emisionin “Opinion+” të Blendi Fevziut në Tv Klan, se ka biznese në Rusi, ku sundon “Gazprom”. Në 29 prill 2007, në gazetën “Albania”, në Tiranë, u botua një memorandum që një shoqatë shqiptare e quajtur Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u çon institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, ku praktikisht kërkohet që qeveria shqiptare dhe kompania AMBO të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, për krime kundër njerëzimit ndaj popullit shqiptar. Në këtë memorandum thuhet: “Rrënimit të shtratit të lumenjve dhe të gjithë bregdetit po i shtohet lejimi i ndërtimit thuajse falas të TEC-eve apo naftësjellësit AMBO në brigjet e Adriatikut ku vetëm për mbrojtjen e sistemit ekologjik të hapësirës ku instalohen duhet që përfituesit të paguajnë një shumë minimale prej 20 miliardë dollarësh”. (“Albania”, 29 prill 2007, f. 9) Gjëja më interesante është se në bordin e kësaj shoqate, të cilët paraqiten dhe në publikimin e memorandumit nga gazeta “Albania” bëjnë pjesë dhe njerëz si kryetari i Akademisë së Shkencave Ylli Popa, deputeti, kryetari i Partisë Bashkimi Liberal dhe Kryetari i Shoqatës së Atlantikut, Arian Starova, vajza e Presidentit Moisiu, Rubena Moisiu, zëdhënësja e Presidentit Moisiu, Afërdita Sokoli etj. Autorët, nga të cilët asnjë prej tyre nuk e ka përgënjeshtruar deri më sot autorësinë e vet në këtë tekst, derisa konsiderojnë AMBO që është biznes amerikan, si një forcë kriminale që duhet t’i paguajë Shqipërisë dëme në një shumë aq të madhe për të filluar punë (praktikisht kërkojnë ndërprerjen e projektit AMBO dhe gjykimin e kompanisë për krime kundër njerëzimit), nuk thonë asgjë për projektet e paralajmëruara të “Gazprom” në Shqipëri dhe asgjë për dëmin që i kanë sjellë Shqipërisë depozitat greke të naftës në bregdetin shqiptar. Pra kuptohet se autorët kanë tendenca antiamerikane dhe progreke e proruse. Duke parë emrat e autorëve, nuk është e vështirë të zbulosh lidhjet e tyre dhe skema që po përgatiten në të ardhmen. Prania e Rubena Moisiut, vajzës së Presidentit Moisiu ndër autorët e këtij teksti është një investim në favor të Alfred Moisiut, i cili pas përfundimit të mandatit pritet të bëhet shef i përfaqësisë së “Gazprom” në Shqipëri me një pagë shumë herë më të lartë se ajo që merr sot zyrtarisht si kryetar i shtetit shqiptar. Prania e Ylli Popës është e kuptueshme, pasi ai ka qenë këshilltar i Janullatosit dhe një ndër njerëzit që shkuan dhe e ftuan atë të vijë në Shqipëri, duke qenë kështu njeriu i gjeopolitikës ortodokse, që ka si aspekt dhe gjeopolitikën e gazit. Por z. Popa nuk mund të jetë pas kësaj kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Presidenti Moisiu nga i cili varet Popa duhet ta shkarkojë, veç në rast se nuk e bën këtë se janë në vëllazërinë shqiptare të “Gazprom”. Edhe më interesante është prania e deputetit dhe e kryetarit të një partie të koalicionit qeverisës, Arian Starova, i cili kërkon praktikisht që kryeministri Berisha të shkojë në një Gjyq Ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit. Edhe këtu nuk është e vështirë të gjurmosh linjën moskovite të “Gazprom” se Arian Starova zuri në partinë e vet vendin e Teodor Laço, i cili u emërua nga Presidenti Moisiu ambasador në Rusi, duke qenë miku i ngushtë i Moisiut, të cilin Laço e propozoi për President në 2002, në takimin e krerëve të opozitës së asaj kohe. Moisiu e çoi Laçon në Moskë, si një njeri të besuar, për të përfaqësuar interesat e veta private që lidhen me “Gazprom”. Të tre këta, Moisiu, Laço dhe Starova kanë qenë ndër krerët e Shoqatës shqiptare të Atlantikut (Starova është sot kryetar), që del të jetë praktikisht Shoqata e Bajkalit. Plani më ambicioz i “Gazprom”(Rusisë) është që në bashkëpunim me Greqinë dhe Serbinë të financojë një luftë civile në Shqipëri për t’i larguar amerikanët nga Shqipëria dhe eventualisht edhe nga Ballkani. Pastaj “Gazprom” do ta ketë të lirë ta përdorë Shqipërinë si një domen të vetin që do ta përshkojnë lirisht vektorët e linjave të veta të gazit, madje edhe të naftës, si metastaza vdekjeprurëse. Atëherë “Gazprom” do të rimarrë edhe projektin AMBO, duke e ndërtuar vetë naftësjellësin Burgas-Vlorë, këtë herë në pronësi të “Gazprom” dhe “Hellenic Petroleum”, por Erion Veliaj, Ardian Klosi, Sazan Guri dhe Ismail Kadare, si dhe Edi Rama këtë herë nuk do të ngrenë një lëvizje qytetare kundër naftësjellësit rus. Kundërzbulimi shqiptar që është sa për lezet, sipas asaj që tha Fatos Klosi vitin e kaluar në “Top Shoë”, në Top Channel, duhet të hetojë mbi pagesat e bëra nga “Gazprom” në Shqipëri, në media, shoqërinë civile, politikë etj. “Gazprom” është një “anakondë” që kërkon të mbysë Shqipërinë. Por kush do t’i bëjë këto hetime kur kreu i sotëm i SHISH, Bahri Shaqiri, me të ardhur në këtë post, mbylli në skutën më të thellë të arkivit një dosje ku njerëz shumë të afërm të tij në linjë familjare paraqiteshin si agjentë të shërbimit sekret rus, me veprimtari edhe në periudhën pas rënies së komunizmit deri më sot. Prandaj nuk është rastësi që nuk ka asnjë dokument të SHISH ku të përmendet infilltrimi klandestin i “Gazprom” në Shqipëri. “Gazprom” është një “anakondë” që kërkon të mbysë Shqipërinë. Në betejën me “Gazprom” kemi një pikë të dobët, ambasadën amerikane në Shqipëri. A e përfytyroni dot që ambasada ruse në Tiranë të mbështesë një organizatë shqiptarë që lobon kundër “Gazprom”? E pra, ambasada amerikane në Tiranë mbështet një organizatë (Lëvizjen “Mjaft”) që lobon kundër AMBO, rivalit të “Gazprom”. Projektet e “Gazprom” janë kundër interesave amerikane dhe kundër interesave shqiptare. «Thembra e Akilit» e projekteve të «Gazprom» është se ato kanë si kusht marrëdhënie të mira mes Turqisë dhe Greqisë, kur këto vende nuk kanë hyrë në luftë në një pafundësi rastesh dekadat e fundit, vetëm për shkak të impenjimit të SHBA, që tashmë kanë një motiv më pak për të bërë paqeruajtësin mes dy vendeve me armiqësi shekullore.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    "Kaini" është ki ini



    I dashur evlat!

    Letrën tënde të fundit e mora dhe u gëzova pa masë. Thashë të të shkruaj një letër, jo se kam ndonjë porosi po kot për hoby, siç i thoni ju andej sipër, të ksemolloisemi si prindi me djalin me demek për çlodhje. E mora atë pakon që më dërgoje dhe m'u bë qejfi. E mora dhe kasetën me këngën tënde e m'u bë di herë qejfi. Ja brezi që kemi rritur, i thashë Mehmetit. Edhe këngën e bën vetë e s'e lë t'ia bëjnë të tjerët si të duan, po si t'i duhet. Me këta djem mo, do eci përpara kauza jonë e përbashkët. Me shëndet mirë kam qënë. Tani në behar që ndërronet gjaku mo, bënem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrë lëngatë e jam gati të shkatërroj jo një, po tre grupe antiparti njeherësh.

    Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet këtu në ferr. Si të mësohet njeriu. Unë për vete jam ambjentuar aq mirë. Le që se mos kish ndonjë ndryshim ajo jeta jonë andej lart nga kjo që bëjmë këtu. Ati-ati janë. Kam zënë miq të rinj. Nga të gjitha kohët, nga të gjitha moshat, se ferr hesapi këtu, ka të bardhë e të zinj...

    Më hahet muhabeti me njërin që ka hapur një tavernë këto kohët e fundit. Kain e quajnë, zotni burrë. Ka vrarë të vëllanë, ndaj e kanë prurë në ferr po nejse. Ka hapur një tavernë trendy siç u thua ti atyre lokaleve të shtrenjta. Është i biri i Adamit e Evës. Ata që thonë se krijuan njerëzimin, po unë s'i besoj ato broçkulla. Për mua botën e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohë e as vegla për kësi punësh. Po nejse ai dhe emrin tavernës ashtu ja ka vënë: Bujtina Adami & Eva.

    -Pse s'i vure ndonjë emër tjetër, - e pieta, - ndonjë nga këta emrat amerikanë që s'i kupton dot njeri.

    -Jo po dua ta vë në nderim e për respekt të prindërve, Adamit e Evës. -Eh, se mos i bëre çirak sa qenë gjallë, po do t'i ngresh tani për së vdekuri, - i thom.

    -Po se mos ti e bërë çirak Halilin, tët atë, - ma pret kopili. - Harrove që u dogje dhe Kuranin, meqë qe hoxhë, e vetë qeshje kur ngroheshe në zjarr?!

    -Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjë për një baba udhëheqësi, - i thashë, - dhe thashë ta vdisja ca nga ca. Po i lëmë këto, - i thashë, - se të di njësoj jemi më duket.

    Po le ç'kopil është treguar. E ka bërë tabelën në të dy krahët në një krah për kaurët: Adami & Eva, në krah tjetër për myslimanët Ademi & Hava. Hanë e pinë të di, palët pa mur në mes, si ai që po ngrihet në Lindje të Mesme siç më shkruaje. Po këta mislimanët vetëm çaj pinë, e ankohet për xhiron, ndërsa këta të krishterët dënden me verë. Më bie njëri një broke të madhe. Pije shoku Enver, - më tha, - se është gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashë, po e kam lënë gjakun, s'e pi më. S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirë gjak sa të duash atje sipër, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjë çikë!? Më thanë se atire tregëtarëve dhe ndërtusave jua pi gjakun me opingë. Ashtu evlat ashtu. Pirja e gjakut vetëm të mira të bën, dëgjo mua.

    Nejse, vaçë një ditë fund jave vveek end siç i thua zotrote, e gjeta të ziun Kain të dërrmuar. Kish pirë ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bërë tapë. Ja kish shkrepur të qarit me kokën mbi tavolinë. Ngreje kokën, i thom. -Po unë kam vrarë vëllanë tim, më vjen keq, më vjen turp. Bithë e plasur, i thashë. Po unë vrava barinë që e keshë në vënd të babait e s'më gjeti gjë. Le pastaj të tjerët pas tij. Kur qan ti unë duhet të vë kujen i thashë. Ngre kokën se je burrë. E mblodhi veten. Nga ajo ditë me qeras gjithnjë.

    -Nga je ti, shoku Enver? - më piet një ditë. -Nga Shqipëria, i thom. Andej marr furnizimet me zarzavate për dyqanin, tim thotë. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim. Atje s'ka pëllëmbë tokë të lirë se e mbusha vetë më bunkerë. Le që dhe po të kish, se mos do t'i punojnë ata. Po s'qeshë unë t'ju fut drunë, s'punojnë shqipëtarët, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen në Maqedoni, po tenderin e ka fituar një shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bë qejfi që për dobiçllëqe të tilla, ju punon mëndja djemve atje sipër.

    S'e ke idenë çfarë njeriu i mirë është Kaini. Më dëftoi biografinë atë ditë që qe i dehur. Ngjanim në shumë gjëra ndaj më pëlqeu firauni. Më dëftoi për perëndinë, se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindërit e tij. Eh e ke mirë ti, o Kain vëllai, se ta krijuan të tjerët kopshtin. Po unë që e krijova vetë Edenin atje sipër, dhe ika e e lashë të ma bëjë rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit. Po nejse, nejse dhe një çikë degjenerim do ketë pasur, se ai thotë që ata rrinin lakuriq në atë Kopshtin e Edenit. Kanë histori interesante këta të fesë! Ti, besoj, mbase i di, se je vetë kaur, po unë s'i kam ditur. Më kënaqi Kain vëllai me historitë e biblës. Më tha se të parët e tij iknin lakuriq meshkuj e fëmra. Unë s'ja besoj të tëra, se e di ti që jam ateist, po nejse. Këtu, si në burg, ngaqë s'ke ç'të bësh, i dëgjon historitë dhe nga dhjetë herë e të duken interesante. Më tha që ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si të duash, hëngri koqen e mollës fshehurazi dhe zoti e dënoi. Të kish ngrënë në kohën time ndonjë gjë të ndaluar, unë i këpusja kokën, i thom Kainit. Epo Zoti ka më shumë mëshirë se ti, nuk është sa ti i pashpirt.

    -Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unë. -E fale, po e vrave më pas. Dmth., e ruajte për një vakt tjetër. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mësuar gjarpëri të bënte paudhësira. Ja si Ramizi që mësonte Nexhmijen time. Le kur më dëftonte për përmbitjen e madhe. M'u kujtuan këto vitet '90 kur shpëtove vetëm ti evlat, nga raca jonë e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Që të vazhdonte raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dëftojnë andej nga kampi i myslimanëve këtë, se nuk më qasin, meqë s'jam bërë synet, po pak rëndësi ka. Shiqir që shpëtuat ju nga ajo përmbitja e madhe.

    Më vjen një natë në derë një grua me leshra lëshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku Enver, ti që je më i mënçmi, më i drejti, më i forti më i... Lëri moj këto, i thashë, po thuamë ç'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atë Kainin që ka hapur tavernën. Dua të më marrë në punë djalin, se kemi mbetur keq. Ç'je ti moj malukate, i thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetër, vëndallije denbabaden. Jam e ëma e Neronit, perandorit të dikurshëm të Romës. Pies Foto Çamin, se atë kemi më të kënduarin e birosë. Ç'është ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot të shkolloi partia deri në Bashkim Sovjetik tia!?

    -Atje, dmth., në BRSS, që nga Lenini e këtej na e fillonin historinë. Ç'faj kam unë i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budën, se ai i di këto, është marrë më varre, me ilirë e me pellazgë tërë jetën. Vjen Aleksi me temena. Ju patjetër e dini shoku Enver, vetëm se nuk ju kujtohet për momentin. -Lëri more denglat, po thuaje, se tanët jemi këtu të gjithë, e s'na del llafi. - Neroni është një perandor mizor që dogji Romën, dmth., qytetërimin romak që vrau nja tetë gra e tre-katër mijë ushtarë robër, ndërsa kjo është e ëma. Thonë se kanë pasur një inçest të dy, ndaj janë këtu në ferr.

    -Pse s'thua që qënka burrë zotni ki Neroni?! -Po ç'punë do bëjë? - i thom të jëmës. Oh ai është këngëtar i lindur, ka një zë që ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj. Veç ta dëgjosh kur këndon live. Qoftë e bërë, qënka burrë zotni ki që ka djegur Romën. Harrova të thom se e zgjeroi tani në behar bujtinën Kaini, e natën ka kthyer në pub. Pinë gjithë udhëheqësit birrë me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa. Neroni këndon live nga ora 12 deri në 4 të sabahut allafrënga. Veç të shohësh dens, rep, hip-hop. Unë për vete jam bërë ca R&B, po këta metalistët, Hitleri me shokë, s'i duroj dot as këtu, na çanë veshët! E që thua ti, dëgjoj një natë afër sabahut... Neroni live, këndonte një këngë për Romën.

    Roma, në zemrat tona

    edhe e djegur

    sido të jesh

    ti je e jona.

    I ngrihem i vete atje me atë bastunin që më kanë dhuruar punonjëset e kombinatit "Misto Mame" për ditëlindje. Ç'e ke këtë këngë ti!

    -Hip-hop shoku Enver, më thotë.

    -More s'të thom për hop-hopin unë, po ku e ke marrë. Ti vetë e dogje Romën, pse bën sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bëre çirak Shqipërinë!...

    -E di ti, more firaun, që kjo është pirateri. Të të zërë Sefedin Çela, të bën gjëmën. Kish kopjuar këngën tënde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos të ta dëgjoj më, se më kujtohet përmbitja e Tiranës Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ç'do i keshe bërë. Pimë nga një gotë.

    Ah ç'burrë i lartë je more Kain. Ah që s'të njoha në të gjallë, se do jeshë bërë një oficer i shkëlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipërit e mi ishin dhe ata që kishe, - më tha, - s'më mbetet qejfi, për kokë të fëmijëve.

    S'i paskej ngrënë akoma fëmijët e tij me ç'mora vesh. M'u ankua për biznesin. -Ky cerberi është më keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk na lë të ngrëmë kokë. Le që seç e ka shpallur dhe zonë pedonale këtë cepin e ferrit ku është pubi im dhe më mori në qafë, ra klientela. Tani njerëzit do hyjnë më një biçim karte elektronike. Dmth., siç hinin në kohën time me leje të drejtorisë së ditë në Bllok njerëzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bërë në Tiranë. Më tha Bedriu që erdhi tani këto ditë sa bëri dorëzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bërë. I kishe vënë një derr zinxhiri udhës për në Bllok. Ashtu të lumtë se u bëmë si këmbët e dhisë. Në Bllok s'mund të hijnë të gjithë, se ç'u pa puna. Vuri nja di ushtarë në krie rrugës, se ngjan më mirë, dëgjo mua. Pse si të dukesha unë tia, që s'lija njeri asaj udhe veç njerëzve tanë. Tani kthimi në identitet mund të quhet i përfunduar, se u ktheve tek unë në shumë gjëra, o evlat!

    Me kaq them ta mbill se më vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bërë më xhin kush humbet. Të fala gjithë njerëzve tanë, gjithë atire që më duan e i dua.

    PS.

    Po t'u bë mbarë, më dërgo nja di çupa nga ato që iu jep me qira diplomatëve të huaj kur vinë në Tiranë për t'i futur në thes. Të dinë të këndojnë po dhe të jenë një çikë të mbajtura. Me një fjalë të mos i mbajë Kaini me bukë, po ta nxjerrin vetë bukën e tire. Përqindjen e fitimit ta dërgoj në rastin më të parë. Këtu bëjnë goxha para çupat. U mejtoj të mos i mundoni kot duke i dërguar në Itali e Greqi. Diskutoje me shokët. Kujdes mos iu zbulon linjën Interpoli se më kanë thënë që kanë nisur ca hetime për atë punën e organeve.

    Nga Kaini ke shumë të fala të përzemërta.

    Rroftë Partia jonë e lavdishme e Punës!

    Rroftë populli shqiptar!

    Rrofshi ju...


    Tani komunikoj me shpeshe ,helbete Bota rrotullohet vetem ne saj te tyre.

Tema të Ngjashme

  1. Time: Mustafa Kemal Ataturk me prejardhje shqiptare
    Nga Cimo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-11-2012, 02:11
  2. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  3. Leka i Madh
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-03-2010, 13:37
  4. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:02
  5. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •