Risto Siliqi - Luftėtari qė dėshmoi me vargje kryengritjet e 1910-1911


Shekulli

Risto Siliqi ėshtė njė prej rilindasve dhe patriotėve tė shquar tė pushkės e penės. Veēantia e Ristos qėndron nė faktin se ai me vjershat e tij, tė ruajtura dhe sot, ėshtė dėshmitari kryesor i kryengritjeve qė pėrgatitėn pavarėsinė e Shqipėrisė, periudhė nė tė cilėn dokumentet e tjerė janė tė paktė. Libri i tij “Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme” ruhet sot nė Muzeun Kombėtar, dhe pėrbėn njė vepėr dokumentare-letrare, ku detajohen kryengritja e Kosovės e 1910 dhe ajo e Malėsisė sė Mbishkodrės nė 1911, paraqiten tė dhėna pėr udhėheqėsit e luftės, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Dede Gjo Luli etj. Ristoja i ka pėrshkruar kėto luftėra me aq vėrtetėsi, pasi ishte vetė pjesėmarrės me armė nė dorė duke luftuar kundėr armiqve tė shumtė tė asaj kohe.
Ristoja ka lindur nė Shkodėr nė 16 gusht tė 1882. Qysh nė moshė tė re, Ristoja zhvillonte propagandė patriotike mes nxėnėsve tė shkollės. Qeveria turke, duke parė zellin e tij tė veēantė dhe punėn patriotike, donte ta arrestonte. Nė njė situatė tė tillė, Ristoja u detyrua tė largohej nga Shkodra dhe tė shkonte nė Cetinė tė Malit tė Zi. Nė Cetinė, Ristoja nisi njė veprimtari tė madhe, plot me sakrifica e rreziqe. Ai shpenzoi gjithė pasurinė e familjes dhe vuri kokėn nė rrezik pėr shkak tė veprimtarisė sė tij patriotike. Kjo punė vazhdoi pėr rreth 10 vjet. Gjatė kėsaj periudhe, ai shkoi me misione nė Rumani e Bullgari, ku u shqua pėr fjalimet e tij tė zjarrta patriotike. Nė kėtė kohė nisi tė botonte edhe poezitė e para. Por shteti malazez nisi tė dyshonte mbi veprimtarinė e tij, kėshtu qė Ristoja pėr tė humbur gjurmėt hapi hotelin “Albania”, qė nė tė vėrtetė ishte njė qendėr bashkimi e partiotėve shqiptarė. Nė njė odė tė tymosur pėrgatitej liria e Shqipėrisė. Aty mblidheshin kohė pas kohe krerėt e ndryshėm tė asaj kohe si: Isa Boletini, Dedė Gjo Luli etj. qė po pėrpiqeshin pėr njė kryengritje, e cila do tė fillonte nė vitin 1910.
Nė vitet 1910 e 1911 ai merr pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e Kosovės e tė Malėsisė sė Madhe duke qenė anėtar i komitetit shqiptar pėr pėrgatitjen dhe drejtimin e kryengritjes. Mori pjesė nė kuvendin e Gerēes sė Kelmendit, dhe nė hartimin e memorandumit tė famshėm. Dallohet pėr trimėri ndėr luftimet e ndryshme dhe gjatė kėsaj kohe ai shkruan vjersha, ku paraqet pėrshtypjet e tij nga kėto kryengritje. Nė korrik tė 1912 boton librin “Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme”, ku kronika historike e kryengritjeve tė veriut zė vend kryesor. Shkruan dhe vepra patriotike e i boton ndėr gazetat e ndryshme qė shtypeshin jashtė atdheut, duke nxitur shqiptarėt pėr liri.
Konflikti ballkanik e gjen sėrish nė Cetinė, ku vazhdonte veprimtarinė e tij tė palodhur. Por kėsaj here qeveria malazeze e dikton, prandaj vendos arrestimin e tij. Fatmirėsisht Ristoja njoftohet nė kohė nga njė miku i shtėpisė sė tij dhe arratistet nė Kotorr. Gjyqi i Malit tė zi, e gjykon nė mungesė dhe e dėnon me vdekje, duke e konsideruar tė rrezikshėm pėr shtetin malazez. Nė kėtė kohė nė Kotorr ishin mbledhur shumė patriotė, tė cilėt prisnin ēlirimin e Shkodrės. Mė vonė nė 1913 gjithė patriotėt, me njė anije qė qeveria austriake ua kishte vėnė nė dispozicion, mbėrritėn nė Shkodėr - mes tyre edhe Ristoja. Atdhetarėt e vėrtetė iu futėn sėrish punės. Armiku gjithnjė mundohej tė ngrinte krye midis shqiptarėve, ndaj patriotėt nisėn propagandėn pėr bashkimin e kristianėve me muhamedanėt. Pėr kėtė ēėshtje u krijua njė komision, ku Ristoja ishte anėtar. Gjithandej organizoheshin konferenca e demonstrata, ku Ristoja shkėlqente nė fjalime. Nė kėtė kohė nė Shqipėrinė e Mesme, Esat Pasha, i ndihmuar nga armiqtė, kishte fituar famė tė madh dhe mundohej tė bėnte propagandėn e vet edhe nė Shkodėr. Vetė Konferenca e Londrės njihte mė tepėr mendimin e Esatit, sesa tė Shqipėrisė sė Lirė tė shpallur nga Ismail Qemali. Komisioni i lartpėrmendur kundėrshton me tė gjitha mėnyrat politikėn e Esat Pashės, ndėrhyn te gjenerali sundimtar i Shkodrės, duke formuar njė komitet me njė organizim tė ri mė tė fortė qė merr emrin “Klubi Lidhja Kombėtare”, ku Ristoja ėshtė sėrish anėtar. Nė vitet 1913-1914 ky komitet boton fletoren “Shqypnyja e re” (drejtor Hilė Mosi, kryeredaktor Risto Siliqi, e arkėtar Karlo Suma), duke u bėrė kėshtu ndėr publicistėt mė tė njohur. Pėrveē artikujve me theks tė fortė etnik kombėtar, Ristoja boton edhe mjaft vjersha qė nuk mundi t’i botonte si libra mė vete pėr shkak tė vėshtirėsive financiare. Megjithatė, pėr shkak tė ndėrhyrjes sė Esat Pashės e tradhtarėve tė tij nė fillim tė 1914 nė Shkodėr nisi lufta e ashpėr vėllavrasėse. Komiteti u shpėrnda dhe u zėvendėsua nga njė Komision i Posaēėm, brenda tė cilit kishte edhe tradhtarė. Risto Siliqi kundėrshton prerė propozimin pėr thirrjen e njė ushtrie tė huaj malazeze qė tė shuante luftėn vėllavrasėse. Mė vonė nė Durrės nis kryengritja e Esat Pashės ndaj Princ Vidit. Nga tė gjitha vendet, nacionalistėt i vijnė nė ndihmė qeverisė sė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e kolonel Tompsonit, i cili vritet. Ristoja gjithashtu merr pjesė nė kėtė luftė. Me shpėrthimin e luftės ballkanike, Ristoja u gjend nė Shkodėr. S’kaloi shumė kohė dhe Mali i Zi pushtoi Shkodrėn. Tre ditė pas pushtimit, Ristoja arrestohet sė bashku me Luigj Gurakuqin e shumė tė tjerė dhe dėnohet me vdekje. E ndėrsa nisin ekzekutimet, mes tė cilėve u vra dhe Ēerēiz Topulli, Ristoja me patriotė tė tjerė shpėtojnė, pasi Austria pushtoi Malin e Zi e mbėrrin nė Shkodėr. Deri nė fund tė luftės ballkanike, Ristoja ushtroi profesionin e avokatit, tė cilin e kishte filluar qė nė kohėn e 5 Fuqive. Pas mbarimit tė luftės ballkanike, ku Shqipėria nisi jetėn si shtet i lirė e i pavarur, Ristoja vazhdoi avokaturėn, por duke mos lėnė pas punėt e atdheut. Qeveria e emėroi nė 1922 gjyqtar nė Vlorė dhe nė vitin 1923 si kryesekretar nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe anėtar i komisionit tė Ligjeve. Nė fund tė vitit 1923 lidh miqėsi me Fan Nolin. Mė pas, u kthye sėrish nė Shkodėr ku vazhdoi punėn e avokatit deri nė fund tė jetės. Ai vdiq mė 1 maj 1936. Nė emėr tė djelmisė shkodrane, profesor Ernest Koliqi me njė oratori tė veēantė theksoi vlerat e vėrteta nė Shqipėri e mėrgim tė Risto Siliqit, pjesėmarrjen e tij nė kryengritjet kombėtare tė veriut, duke e krahasuar me vjershėtorin shkodran Vaso Pashėn, dhe me Naim Frashėrin. Ai e cilėsoi Riston si njė poet me ndjenjė tė hollė e gazetar me kurajo dhe nė fund theksoi zotėsinė dhe ndershmėrinė e tij si avokat. Shumė njerėz tė famshėm janė interesuar e kanė shkruar mė pas pėr Riston Siliqin. Mes tyre edhe poeti Lasgush Poradeci shkroi disa artikuj nė shtypin e kohės pėr Riston si poet e atdhetar, si dhe njė baladė tė titulluar “Mbi ta”. Familja e tij ka mbledhur gjithė poezitė dhe publicistikėn nė njė libėr tė ri tė botuar nė 1998, me titull “Rreze Agimi”.



30/05/2004