Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Kembet - pesediteshit

    Pasditeve midis ores 4 dhe 5 mbyllesha gjithnje ne qeli, perhere i vetem. Nuk flija e as lexoja gje, vetem kapja ngadale fundet e gishtave te kembes dhe numeroja me nge ditet qe me ngeleshin per te kryer denimin. Cdo dite ishte nje gisht dhe sa here qe beheshin pese dite bashke une i quaja nje kembe! Keshtu qe e masja kohen me kembe, cdo njera prej tyre pesediteshe! Denimi kesisoj tkurrej, e kthehej ne nje te pesten e shumes se diteve, gjithnje i matur ne kembe! Shume do kishin preferuar muajt per te genjyer veten ne kete menyre, por llogjika ime ishte shume trazovace. Perderisa njesia e muajit ishte tashme nje e vertete e pranuar edhe nga prodhuesit me shumice te kalendareve, une nuk mund ta perdorja ate, do te ishte genjeshter. Vitet sigurisht qe nuk mund te prekeshin, ata ishin perandoruce namuzmedhenj, tu uleshe ne gjunje e tu kerkoje uraten ishte nje proces aq i ngaterruar saqe nuk ia vlente barra qirane ta ndermerrje. Une i shihja vetem dy here ne jetegjatesi te tyre, i bindur qe edhe nje shikim kalimtar me teper do te ishte vetevrasje!
    Pertypem sot kur e kujtoj gjysmeroreshin marramendes! Deri ne kater e gjysem fluturoja me zell neper gishtat e mbufatur nga ecejaket e kota te mesnates. Pastaj kur i vinte fundi diteve mua me zinte nje panik frymembytes. Nuk dija nga te vervitesha. Kisha edhe gjysem ore per te kaluar dhe nuk me kishte ngelur me asnje dite per be. Llogjika prape me behej pengese per te rinisur numerimin, nuk me lejonte ta genjeja veten ashtu hapur fare. Keshtu paniku rrekej te me pertypte mushkerite me ate zvarritjen e tij fare te ngadalte. Shtrengoja koken fort dhe filloja te ulerija drejt tavanit, le te me caheshin poret e vetes, vetem ditet te zgjateshin edhe pak. Perpiqja kembet me njera-tjetren, sikur te kerkoja qellimisht zhdukjen e tyre. E cdo gje levizte me kembe, e imagjinoja te gjithe dhomen ngritur ne kembe, krahet hapur dhe qe ngerdheshej me mosqenien e kembeve te mia. Kembet e krevatit tejzgjateshin dhe tavanit i pulsonte barku. Mblidhesha kruspull me koken ngritur per lart duke u cjerre, gjithnje ne kerkim te ores 5, kur mosqenia e kembeve do te kish marre fund dhe une ndoshta do te mund te kthehesha ne mosditje perseri. “Sa eshte oraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!” Keshtu me gjenin rojet e repartit, por asnjehere perpara ores 5. E dinin qe gjysemoreshi ishte vetem imi……

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Edhe pak me

    Nuk me le forumi ta ndryshoj........

    Pershpejtohej gjithshka kur ata hynin si te ndersyer ne qeline time. Zellin e tyre mund ta krahasoja vetem me kenaqesine e nje xhelati qe e ka zgjedhur zanatin cprej femijerise. I imagjinoja qe kishin qene ata femije qe vrisnin qente e lagjes me gure per 10 qindarka me te cilat blenin akullore fill pasi ndjenin grahmen e fundit te shtazes. Keshtu me zvarrisnin neper korridoret e spital-burgut, gjysem te mpire nga perqendrimi i minutave mbi vetullat e mia. Kujdeseshin qe jarget te mos me rridhnin pa fre ne hapesirat e nderteses. Ndoshta aty kalonte mbikqyresi dhe ua terhiqte veshin per keqperdorim te prones se shtetit. Une diku afer dhomes se britmave rizgjohesha; jo nga frika e volteve qe do te me pershkonin duke u ngerdheshur trupin, por me shume ngaqe me zinte nje paranoje sikur nuk i kisha numeruar te gjitha gishteditet. Ne fillim belbezoja se duhet te kthehesha medoemos ne qeli. Aty i kisha lene te gjitha, ditet, muajt, vitet. Per me teper, kembet qe me jargaviteshin nga mbrapa nuk i shihja dot, kjo me perforconte idene qe i kisha harruar te gjitha pas, nga dhimbja e largesise prej vetes. Po me tej belbezimi shnderrohej ne proteste, gjithnje e me te forte. Ne prag te dhomes se elektro-shokut, cdo lloj kundershtimi ishte kthyer ne ulerima shkumezuese, ne kafshime krahesh, ne pellembe te leshuara pa meshire te hapura mbi cacken time te zbuluar. “Nuk i numerooooooovaaaaaaaa dooooot te teraaaaaaaa. Mos mi hani gishtditet keshtu aaaaaaaaaaaah!!!!” I ndiqja fjalet me sy tek perplaseshin ne muret e marazit te xhelateve dhe duke u shperbere ktheheshin ne copeza ajri te vdekura. Vorbulla te lageshta peshtymash qe kerkonin me ngulm buzet e mia te pergjakura nga kafshimi. Dera qe hapej me ngadale dhe shtrati metalik i mbuluar me nje carcaf te njollosur me pershpirtjet e mia e qindra te tjereve si une. Doktori i parruar prej ditesh qe dukej i lodhur nga mungesa e qetesise. Fytyren e kishte fare stoike, nuk i luante asnje muskul, madje edhe kur une i pergjerohesha me nje fryme qe te mos ma ndalonte numerimin. Me shtrinte ne krevat dhe ua bente me shenje rojave qe te me mbanin kembet. Krahet mi bente zap kemisha shtrenguese. Me lyente temthat me alkoholin qe i rridhte nga gishtat si te ishte cdo ndjenje qe e kish lene ti vdiste prej kohesh. Afronte elektrodat dhe ulte koken sikur ai i vdekuri qe i leshohet pa kundershtim fatit te tij.
    Kercim gjymtyresh, belbezime per gishta te lene panumeruar, sterrosje ajrore, vrer i leshuar furishem nga gjendrat fytore. Lekura qe bymehej nga muskujt e tej-tendosur leshonte me shume ze se c’mund te dilte nga shpirti im tashme i ajrosur. Peshperima idiote qe kerkonin te me qetesonin midis seancave: “edhe pak mik…..ja, mbaroi. Pastaj do te ulesh i vetem ne qeli dhe do te flesh si qengj. Do te enderrosh per pllenime te pambaruara me bukuroshe braziliane” dhe qeshte si i marre. Mua me shpetonin jarget nga neveria e imagjinimit te ardhjes sime te shumefishte. Tirrja me mendje nje ngjizje trupash te rrokullisur te lakuriqte mbi njeri tjetrin, thithka qe dukeshin e zhdukeshin si kurrize balenash ne ndonje emision per elefantet e detit. E pastaj qarja e pasqirjes, denesat dhe aroma e duarve te mija qe kerkonin pastrim te menjehershem. Dridhja per ne banje, llokocitja e ujit, shija e mrekullueshme e duhanit dhe pastaj belbezimet foshnjore te marrokeve rreth e rrotull. Me pushtonte nje kotje, me keputej ankthi e me binte pa zhurme ne humnerat e butesise sime. Rojet me ngrinin peshe e me conin ne qeline time, ndoshta edhe u vinte keq per mua, ndaj m’i fshinin lotet me mengen e perparses tashme te ndyre nga pergjakjet e jargavitjet e mia. Me plandosnin te tepitur ne krevat dhe terhiqnin deren ngadale, per te mos ma zgjuar edhe njehere ankthin e mos numerimit te gishtditeve, te pakten deri te nesermen.

  3. #3
    QAFIR!
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    gisht'ditet.
    ....sa mire qe erdhe,
    ....me mire kur te ikim.
    24 here ta kam permendur emrin kete jave!
    qyfooooo. urime....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Tragjedi ne Greqi, shqiptari i pret kembet se shoqes
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:59
  2. Forca e jetės nė kėmbėt e vogėlushes 10 vjeēare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 12:44
  3. Nasi Lera
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 18:21
  4. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 18:09
  5. Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •