Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Viktima, perdhunuesit, Prokurori..

    Kjo Vajza u perdhunua para disa kohesh. U be gjullurdi ne shtyp.
    Tani e shkreta mohon ne gjykat sepse kuptohet i behet presion nga te gjitha anet.
    Perdhunuesit ne Shqiperi jane te favorizuarit e vajzat e mjera jane tabela e qitjes.


    lexoni..
    ----------
    23-vjeēarja E.K. ndryshon deklaratėn: Tė pandehurit s'mė pėrdhunuan

    Mashtrim nė Gjykatė Arrestohet studentja.

    Suela Gera

    TIRANE

    Studentja 23-vjeēare E.K. provoi dje shijen e prangave nė sallėn e gjyqit, ndėrsa kishte ardhur pėr tė dėshmuar pėr shokėt e ish tė dashurit tė saj, tė cilėt i kishte akuzuar se e kishin pėrdhunuar. Gentian Bruēi dhe Gentian Tole (ky i fundit gjykohet nė mungesė) akuzohen se kanė kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me vajzėn nga Burreli. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore, studentja e vitit tė fundit tė Ekonomikut, ka mohuar gjithēka kishte thėnė njė muaj e gjysėm mė parė nė polici.

    "Nuk mė kanė pėrdhunuar dy tė pandehurit", ka qenė deklarata qė 23-vjeēarja ka bėrė para trupit gjykues nė seancėn e djeshme, e cila ka nervozuar prokurorin e ēėshtjes, Julind Papa. Duke parė se viktima ndryshoi thėniet e marra nė prokurori, pėrfaqėsuesi i akuzės, i kėrkoi gjykatės lejen pėr arrestimin e burrelases E.K. pėr "dėshmi tė rreme". Menjėherė pasi toga e shoqėrimit ka marrė miratimin nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Tona, i kanė vėnė prangat 23-vjeēares dhe e ka shoqėruar pėr nė Komisariatin e Policisė nr.2 tė Tiranės. Atje ku 47 ditė mė parė vajza kishte bėrė dhe denoncimin. Seanca e djeshme ėshtė zhvilluar me dyer tė mbyllura.

    Ngjarja pėr tė cilėn akuzohen Gentian Tole dhe Gentian Bruēi ka ndodhur pasditen e 31 majit tė kėtij viti. Sipas deponimeve tė studentes nė polici, atė ditė E.K. kishte dalur me tė dashurin e saj tek kodrat e Liqenit Artificial. Pas njė grindjeje mes tyre, djali ishte larguar duke e lėnė atė tė vetme. Studentja nė vitin e fundit kishte marrė taksi pėr t'u kthyer nė Qytetin Studenti, ku jetonte, por rrugės ka ndryshuar mendje dhe ėshtė nisur pėr nga lagjja Selita e Vogėl, ku banonte i dashuri i saj, pėr t'u sqaruar me tė. Sipas deponimeve tė vajzės nė polici, nuk ka arritur tė gjente tė dashurin e saj, por ka takuar dy tė pandehurit Gentian Tole dhe Gentian Bruēi. Tė dy kishin qenė shokė tė ish tė dashurit tė saj, madje disa herė ishin ulur nė lokal bashkė. Edhe atė ditė dy djemtė e kanė ftuar pėr tė pirė kafe, e cila ėshtė shoqėruar dhe me gota rakie. Mė vonė dy djemtė kanė marrė njė taksi. Pasi e kanė bindur vajzėn se do ta ndihmonin pėr tė gjetur tė dashurin e saj dhe mė pas do e shoqėronin pėr nė godinėn e qytetit studenti, kanė hipur tė tre nė taksi. Rrugės kanė ndryshuar drejtimin dhe e kanė ēuar nė njė hotel, ku sipas denoncimit, tė dy kanė kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me studenten. Dy ditė pas ngjarjes, vajza, ka bėrė denoncimin, e cila ėshtė shoqėruar dhe me arrestimin e Gentian Bruēit, ndėrsa Gentian Tole ėshtė shpallur nė kėrkim.
    ------------



    C'fare mendoni ju??

    A ben mire kjo Vajza qe mohon???

    A ben mire Prokurori qe i ve hekurat Vajzes?

  2. #2
    Pyetjeve te fundit dua t'ju shtoja dhe nje tjeter.
    A behet ndonje ekspertize mjeko - ligjore ne te tilla raste?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne kete rast nese nuk merr masa organi perkates une do ta zgjidhja me vetgjyqesi ceshtjen. Nuk eshte e nevojshme te behet ekspertize sepse nuk ka femer qe te deshmoje kot ne nje rast te tille.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Mina edhe une ashtu dua te mendoj nuk ka femer qe te deshmoje kot per raste te tilla por ngjarje te ndryshme tregojne qe edhe ka. Ekspertiza eshte ajo qe te jep prova konkrete ne lidhje me nje krim te cfaredo forme. Edhe ne rastin me lart nese do ishte bere ekspertiza mjeko - ligjore nuk do te binte gjithe presioni mbi ate vajzen pasi do te flitej ne baze te fakteve
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Elona Postimi #50

    gazeta
    ---------------
    GJYKIMI

    Gjykata pranoi thėniet e studentes Elona Kasa dhe pushoi gjykimin pėr Tolen dhe Bruzin

    Lirohen dy tė akuzuarit pėr pėrdhunimin e studentes

    TIRANĖ - Lirohen nga gjykata brenda njė dite, dy personat e akuzuar pėr pėrdhunimin e njė studenteje dhe vajza qė pretendonte se ishte pėrdhunuar. Gentian Tole dhe Gentian Bruzi pėrfituan dje nga dėshmia e studentes qė i kishte denoncuar, e cila u prangos dy ditė mė parė nė sallėn e gjyqit pėr dėshmi tė rreme. Njė seancė gjyqėsore mjaftoi qė tė zbardhej e "vėrteta" dhe dy tė pandehurit tė fitojnė pafajėsinė. Gentian Bruzi qė ndodhej i arrestuar qė nga data 4 qershor dhe Gentian Tole qė u gjykua nė mungesė, dje u lanė tė lirė nga gjyqtari Sokol Tona. Vendimi pėr lirimin e tyre erdhi pas kėrkesės sė bėrė nga prokurori Julin Papa pėr pushimin e ēėshtjes. Sipas prokurorit Papa, tė pandehurit nuk kanė kryer marrėdhėnie seksuale me njė tė rritur nė bashkėpunim. Nė kėtė konkluzion prokurori arriti pas dėshmisė sė dhėnė nga vajza qė pretendonte se ishte pėrdhunuar. Sipas prokurorit, Elona Kasa, studente nė fakultetin Filologjik dega gjuhė letėrsi e mbajti mbi shpinė pėrgjegjėsinė penale dhe la tė lirė dy djemtė, tė cilėt u akuzuan pas kallėzimit tė bėrė prej saj. Para gjykatės studentja u shpreh se nuk ėshtė pėrdhunuar nga dy djemtė dhe se denoncimi qė kishte bėrė ishte thjesht njė shaka ndaj tė dashurit tė saj Lorenc Meta. Gjyqtari Sokol Tona, pasi dėgjoi prokurorin qė kėrkoi pushimin e ēėshtjes dhe avokatin qė kėrkoi po tė njėjtėn gjė, vendosi tė lėrė tė lirė tė pandehurin Gentian Bruzi dhe tė rrėzojė masėn e sigurimit pėr tė pandehurin Gentian Tole, qė u gjykua nė mungesė. Ndaj tė pandehurve u zhvilluan gjithsej dy seanca gjyqėsore. Vepra penale pėr tė cilėn ata u akuzuan nga studentja Elona Kasa ishte e rėndė pasi ishte kryer nė bashkėpunim. Ndėrsa dy djemtė dolėn tė pafajshėm, studentja Elona Kasa, e cila mė 16 korrik u arrestua nė sallėn e gjyqit pėr dėshmi tė rreme qysh nga dje ėshtė e detyruar tė zbatojė vendimin e gjykatės dhe tė paraqitet njė herė nė javė nė policinė gjyqėsore. Vendimin pėr masėn e sigurisė me detyrim paraqitjeje e dha gjyqtarja Mirela Fana. Edhe prokurori Julin Papa i kėrkoi gjykatės qė vajza tė paraqitej njė herė nė javė nė polici. Tashmė prokuroria do tė vazhdojė hetimet ndaj vajzės me akuzėn e dėshmisė sė rreme dhėnė para gjykatės. Elona Kasa mė datė 4 qershor 2002, e shoqėruar nga i dashuri i saj Lorenc Meta, iu drejtua komisariatit numėr dy duke bėrė kallėzim penal kundėr Toles dhe Bruzit pėr pėrdhunim nė bashkėpunim. Para gjykatės nė seancėn e parė gjyqėsore vajza hodhi poshtė deklarimet e veta tė bėra nė polici dhe tha se nuk ishte pėrdhunuar nga dy djemtė.
    A.Ēuka

    ----------------------------------------

    Shteti ben nji sy qorr e nje vesh shurdh.
    Elona u perdhunua.
    Banditet te lire.
    Sokol Tona , gjykatesi i ceshtjes, burri i kengetares manjola nallbani shkon i qete ne shtepi. he me te lumte mo Sokol nomenklatura.

    Prinderit e Elones ulin koken per jete te poshteruar.
    Elona, malesorja nga malet kreshnike te skenderbeut te Matit, tash nga studente krenare eshte nji cop lecke e spermosur dhe e flakur.
    Kjo eshte tirana 2002.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    mosha ndihmon kriminelet.

    gsh
    --------
    Lulėzim Kruja mohon akuzėn. Prokurori kishte kėrkuar tetė vjet

    Pėrdhunoi gocėn e xhajės, katėr vjet burg 18-vjeēarit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Suela Gera

    TIRANE

    Katėr vjet brug pėr "pėrdhunuesin" e gocės sė xhaxhait. Vendimi qė deklaronte fajtor Lulėzim Krujėn, pėr "marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeēe", ėshtė dhėnė dje nė zyrėn e gjyqtarit Bujar Krasniqi. Vetė i pandehuri ka qenė i pranishėm, ndėrsa "familjarėt e vajzės sė pėrdhunuar nuk janė lejuar tė marrin pjesė" - siē deklaroi Skėnder Kruja, babai i 16-vjeēares D.K.

    Meqenėse i pandehuri nuk kishte mbushur akoma 18 vjeē, gjykata ka ulur njė tė dytėn e dėnimit tė kėrkuar nga prokurori i ēėshtjes, Saimir Hysi. Nga tetė vjet burg, Lulėzim Kruja, duhet tė vuajė 4 vjet. 18-vjeēari nuk e ka pranuar akuzėn. Ngjarja kishte ndodhur nė nėntor tė vitit tė kaluar. Sipas dėshmisė sė 16-vjeēares D.K., Luli (siē e thėrrisnin shkurt tė pandehurin) e kishte detyruar dy herė brenda dy javėsh vajzėn tė kryente marrėdhėnie seksuale me tė. Sipas saj, rasti i parė kishte ndodhur njė paradite nėntori. Luli kishte shfrytėzuar rastin kur nė shtėpi nuk kishte qenė asnjeri pėrveē goca e xhajės sė tij. "Vėllezėrit dhe motra tjetėr po luanin jashtė, ndėrsa babi e mami nuk ishin nė shtėpi, kur nė dhomėn qė isha unė hyri Luli, mbylli derėn dhe mė bėri atė punėn" - tregon 16-vjeēarja. Mė pas vazhdon "nuk i tregova gjė prindėrve, pasi Luli mė kėrcėnoi duke mė thėnė se nėse do i thoja atyre, atėherė ai do na shuante tė tėrėve si familje, se vriste babin e mamin". Ndėrsa rasti i dytė, (gjithnjė sipas dėshmisė sė D.K.) kishte ndodhur dy javė mė pas. Kishte qenė ora 05.00 e mėngjesit kur Luli kishte trokitur me gur nė xhamin e dritares dhe duke e kėrcėnuar e kishte detyruar tė dilte nga shtėpia. "Mė tėrhoqi zvarrė dhe mė ēoi tek shtėpia e Emilianos, shok i Lulit. Aty sipas saj ėshtė "pėrdhunuar" pėr herė tė dytė. Menjėherė, pasi prindėrit kishin mėsuar fatin e vajzės sė tyre, kishin bėrė denoncimin nė polici, i cili ėshtė shoqėruar me arrestimin e Lulėzim Krujės.

    -------------

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nėn vėzhgimin e pėrfaqėsuesit ligjor tė OSBE-sė dhe tė pėrfaqėsueseve tė Ambasadės Angleze, Gjykata e Tiranės dėgjoi dje dėshminė e studentes irlandeze tė pėrdhunuar natėn e 18 korrikut nga Elidon Kaēorri dhe Erdiland Vladi

    Njė ditė para se tė largohej 24-vjeēarja A. T dėshmon para Gjykatės pėr tė siguruar provėn

    Irlandezja: Orėt me pėrdhunuesit
    Tė akuzuarit dhe avokatėt braktisin sallėn e gjyqit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Vetėm njė ditė para se tė largohej studentja irlandeze A.T. pranoi tė rrėfente para togave tė zeza tė gjitha detajet e tmerrit tė natės sė pėrdhunimit nga dy tė rinjtė mirditor. Pa ndrojtje dhe mjaft e sigurtė nė vetvete, 24-vjeēarja, ka treguar deri nė detajet mė tė hollėsishme gjithė veprimet e Elidon Kaēorrit dhe Erdilant Vladi, djemtė qė ajo i akuzon si pėrdhunues tė saj.

    Ndėrkohė kėta tė fundit nuk kanė guxuar as tė qėndrojnė nė sallėn e gjyqit pėr tė dėgjuar deri nė fund dėshminė e "viktimės" sė tyre.

    Loja
    Marrja e sigurimit tė provės sė studentes irlandeze dje, nga Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės dėshtoi planin e mbrojtjes sė Elidon Kaēorrit dhe Erdilant Vladit. 24- vjeēarja A.T. sot do tė udhėtojė pėr nė qytetin e saj nė Irlandė, dhe nėse seanca e djeshme nuk do zhvillohej, atėherė prova "kyēe"(dėshmia e studentes) qė vėrteton fajėsinė e dy tė rinjve do tė kishte shkuar nė tym. Duke shpresuar nė kėtė, avokati mbrojtės, nuk ėshtė paraqitur nė seancėn e djeshme gjyqėsore, edhe pse burime zyrtare nga Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės thanė se atij i ishte dėrguar njoftimi pėr seancėn e djeshme gjyqėsore. As tė pandehurit Elidon Kaēorri dhe Erdilant Vladi, (ndoshta nė marrėveshje tė fshehur me avokatin) nuk kanė pranuar tė qėndrojnė nė sallėn e gjyqit. Dy tė rinjtė nga Rrėsheni i kanė kėrkuar trupit gjykues tė kryesuar nga Gent Sinani tė largohen, si njė e drejtė e tyre. Pasi gjyqtari ka hedhur nė procesverbal dėshirėn e dy tė pandehurve, ka caktuar njė avokat kryesisht pėr tė mbrojtur dy tė rinjtė e sapo larguar dhe mė pas i qetė ka vazhduar seancėn.

    Rrėfimi
    Sipas dėshmisė, 24-vjeēarja kishte ditė qė kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė kryer praktikėn sė bashku me njė grup studentėsh po nga Irlanda. Nė mbrėmjen e 18 korrikut sė bashku me shokėt dhe shoqet saj dhe disa shqiptarė kishin vendosur ta kalonin natėn nė pub "Kanon", tek ish-Blloku nė Tiranė. "Aty u prezantuam me Elidonin dhe Erdinaldin. Elidoni fliste anglishten sa pėr tė komunikuar me ne" - ka filluar rrėfimin sudentja e huaj. Mė vonė dy shqiptarėt i kanė propozuar grupit tė shkonin sė bashku nė disko "Calvin". Pėrveē A.T. asnjėri nuk ka pranuar tė shkojė me miqtė e saponjohur. Pasi kanė hipur nė makinė, (sipas dėshmisė) janė nisur drejt Durrėsit. Nuk kanė udhėtuar shumė dhe dy tė rinjtė, sipas dėshmisė, kanė ndaluar makinėn dhe njėri pas tjetrit kanė "pėrdhunuar" studenten. Rrugės sė kthimit A.T. ka pėrfituar nga njė aksident qė kanė pasur me makinė pėr t'u larguar dhe me autostop tė kthehej nė Tiranė, ku menjėherė ka bėrė dhe denoncimin.

    ------------
    Komisari i Rrėshenit: Ja e vėrteta ime


    --------------------------------------------------------------------------------

    a.b.

    Komisari i Rrėshenit, Rasim Shehu, ka mėsuar dje nga njė e pėrditshme se ai kishte njė lloj implikimi nė pėrdhunimin e studentes irlandeze dhe se pėr kėtė ai ishte pyetur disa herė nga Prokuroria, qė pas arrestimit tė dy pėrdhunuesve tė studentes sė huaj. Dje ai ka treguar pėr Gazetėn se ditėt e fundit pėrfshirė dhe ditėn e ngjarjes ai ka shfrytėzuar lejen e pushimeve pėr tė shkuar sė bashku me fėmijėt e tij pranė tė afėrmve tė tij nė Kukės. I rikthyer vetėm dy netė mė parė nga Kukėsi ai ka deklaruar dje, se ėshtė i gatshėm qė tė bėjė ēdo lloj ballafaqimi jo vetėm pėr mospasjen 'gisht' tė tij nė ngjarje, por dhe me prokurorin qė ka nxjerrė emrin e tij. Ndėrsa nė lidhje me implikimin e shoferit tė tij, shefi i Rrėshenit ka sqaruar se shoferi i tij, qė prej 3 vitesh, Myftar Murati, nuk ka absolutisht asnjė lidhje me ngjarjen dhe se ky si shefi i tij ka qenė me pushime pranė familjes nė Peshkopi. Ndėrsa pėr dy tė arrestuarit ai ka thėnė dje se ata nuk kanė dhe as kanė patur asnjė lidhje me blutė e Rrėshenit.

    --------------
    "Nuk ka prova kundėr tij"

    Babai nė Gjykatė mbron djalin


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    "Nuk ka prova qė tė vėrtetojnė qė djali im e ka pėrdhunuar Irlandezen. Edhe akt ekspertiza nuk vėrteton njė gjė tė tillė". Me kėtė shprehje, Gjok Kaēorri, babai i Elidonit, njė nga tė pandehurit e akuzuar pėr pėrdhunimin e 24 vjeēares A.T., ėshtė prezantuar dje para gazetarėve qė ndodheshin nė korridorin e Gjykatės. Nė gjjendje paksa tė dehur, (i vinte era raki) dhe me njė gazetė nė dorė babai i 23-vjeēarit ka qėndruar pėr mė shumė se 3 orė nė ambientet e Gjykatės. Nė njė kohė qė nė sallėn e gjyqit po merrej sigurimi i provės i studentes, Gjoka, mundohej tė shfajėsonte tė birin nga akuza qė i ka ngritur prokuroria, "marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė rritura". Madje, babai, nė apologjinė e tij tė mbrojtjes nuk ka "kursyer" asnjė ofendim pėr studenten qė kishte ardhur nė Shqipėri pėr pushime dhe qė ishte bėrė viktimė e dy tė rinjve shqiptarė.

    ---------

    rrac e poshter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-07-2002 mė 08:27

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    legeni ose i "dashuri"

    Tiranė, Mamil Pirgu akuzohet pėr heqje tė pėrkohshme tė lirisė dhe vjedhje. E akuzoi 35-vjeēarja

    Arrestohet se rrahu tė dashurėn
    Vajza: Mė rrėmbeu e keqtrajtoi nga kodrat e Liqenit


    --------------------------------------------------------------------------------

    tr.vi.

    TIRANE

    Historia e dy dashnorėve kryeqytetas pėrfundon dhunshėm dhe me kallėzim penal nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės. Pasi ka marrė vesh se njeriu i ėndrrave tė saj ėshtė i martuar dhe me fėmijė, shtetėsja T.K. ka vendosur t'i japė fund lidhjes sė saj tė dashurisė me shtetasin Mamil Pirgu. Por nuk ka qenė i kėtij mendimi "kavalieri" familjar, i cili ka kėmbėngulur nė frekuentimin, qoftė dhe me dhunė, tė mikeshės sė tij tė re (sipas dėshmisė sė saj).

    Dje ky i fundit ėshtė vėnė nėn pranga, pasi tė hėnėn nė mbrėmje e ka rrėmbyer me dhunė 35-vjeēaren T.K., lindur dhe banuese nė Tiranė. I arrestuar nė flagrancė, 49-vjeēari akuzohet pėr konsumimin e veprės penale tė vjedhjes (neni 134 i Kodit Penal parashikon: gjobė deri nė 7 vjet heqje lirie) dhe tė heqjes sė pėrkohshme tė paligjshme tė lirisė (neni 110 i Kodit Penal parashikon: gjobė deri nė 1 vit burg). Burime nga Policia e Prokuroria e kryeqytetit pohojnė se zhgėnjimi nė dashuri nuk ka pėrfunduar me aq pėr shtetasen T.K.. Ndėrsa tė hėnėn po kalonte mbrėmjen e shoqėruar nga motra dhe njė shoqe nė njė lokal nė afėrsi tė Postės Nr.8, 35-vjeēarja ėshtė rrėmbyer me forcė nga Mamil Pirgu. Viktima ka rrėfyer nė organin hetimor se, pasi Pirgu e ka hipur nė automjetin tip Benz me targa TR 2723 E, nė rrugėn "Sulejman Delvina me destinacion kodrat e liqenit, e ka keqtrajtuar. Jo vetėm kaq. Pasi ish-i dashuri i ka marrė dhe syzet e 3 mijė lekė. Nė kulmin e sherrit midis dy dashnorėve ka mbėrritur policia e njoftuar nga motra dhe shoqja e T.K-sė. Blutė kanė realizuar arrestimin nė flagrancė tė Mamil Pirgut. Gjatė kontrollit tė makinės, 49-vjeēarit iu gjetėn njė palė syze optike dhe 3 mijė lekė, tė cilat i pėrkisnin shtetases T.K. Kėto janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale. Ndėrkohė Prokuroria e Tiranės ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit Mamil Pirgu, i cili mban mbi vete akuzėn pėr "vjedhje" dhe "heqje tė pėrkohshme tė paligjshme tė lirisė". Aktualisht protagonistja e kėsaj historie tė pafat dashurie ndodhet nė banesėn e saj, ndėrsa pritet tė merret nė pyetje autori i krimit. Nuk dihet se cila do tė jetė alibia e historisė sė dy dashnorėve, kėtė herė e rrėfyer nga Pirgu.
    ------------

    te marte m... sh.... me gjith te dashur.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    cortona,itali
    Postime
    6

    E verteta?????

    une jam ish-23 vjeēarja e vitit 2002. PO lexoj sot per here te pare gjithēka keni thene apo menduar mbi ate ēka ndodhi me 31 maj te vitit 2002.Mund t'ju them vetem se ka qene momenti me i veshtire dhe poshterues ne jeten time dhe e dini se ēfare kam menduar gjate gjithe ketyre viteve?? Kjo bote eshte e mbipopulluar nga kriminelet, por s'paska me te pameshirshem se ata kriminelet te ulur ne kolltuqet e pushtetit dhe gjykatat shqiptare.Jeta ime dhe vizioni im mbi njerezit ka ndryshuar rrenjesisht tashme por endrra ime mbetet gjithmone e njejta; kur do te vije dita qe shqiptaret te ecin perpara per aftesite qe kane dhe jo me parate e ngjyera ne dinjitetin e perdhosur te njerzve te ndershem, siē isha une e mijera mijera te tjere...

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Pyetjeve te fundit dua t'ju shtoja dhe nje tjeter.
    A behet ndonje ekspertize mjeko - ligjore ne te tilla raste?
    Nese vajza ka kryer marredhenie seksuale me pare eshte shume e veshtire per ekspertizen mjeko ligjore te dalloje nese e kane perdhunuar apo jo.

    Ajo eshte ndier e pambrojtur dhe mendoj se e kane kercenuar me vdekje derisa arriti te nderroje akuzen.

  11. #11
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    cilado te jete e verteta ne rastin e kasaj vajze , fakti eshte qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin shume poshtersira te tilla..
    sa eshte nr i vajzave te cilat perdhunohen??? shume i madh!!! sa jane femrat qe heshtin??? pjesa me e madhe zgjedh heshtjen..
    sa pekrahje kane ato vajza qe vendosin te denoncojne perdhunuesit e tyre??
    pothuajse asnje..

    persa i perket rastit te kesaj vajze me vjen e veshtire te besoj qe ka denoncuar ata per ndonje motiv qe nuk ka te beje me ate qe te paguajne per cfare kane bere,, por dora ne zjarr nuk vihet per njeri

    por thjesht fakti qe ajo ka terhequr akuzat ndaj te akuzuarve le te kuptoje qe ka pasur shume presjon..

    bashkohem me pyetjen qe ka bere shigjeta me lart... a kane bere ekspertize mjeko-ligjore??''


    persa i perket reagimit qe ka pasur prokurori, mendoj qe ka gabuar sepse ne kete menyr nuk ka bere asgje tjeter vecse e ka trembur dhe bindur me shume qe te mbroje versjonin e saj te dyte...

    po mbase ai prokuror ishte me shume i interesuar per karrieren e tij sesa per te patur drejtesi per ate vajze...
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  12. #12
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Ne kete rast nese nuk merr masa organi perkates une do ta zgjidhja me vetgjyqesi ceshtjen. Nuk eshte e nevojshme te behet ekspertize sepse nuk ka femer qe te deshmoje kot ne nje rast te tille.

    Duket se jane bere te modes keto lloj '' perdhunimesh '' e dashur.Sa mire renditen ngjarjet e treguar tek shkrimi i Brarit.A thua eshte nje skenar filmi.Vajza pranon te pije kafe me dy shoket e te dashurit dhe aq naive na del sa pranon edhe te mashtrohet te shkoje ne hotel.Pallavra..Per ata te klases se pare.Hakmarrje nga ndarja.Dhe ja pendimi.Po te ishte rreale skishte nevoje te shkonte ne polici.Jo jo.Te shkonte te babai e te vellezerit e saj dhe tju tregonte cfare i kishte ndodhe.Dhe tju thoshte ta vinin nderin ne vend.E nese ato do ishin treguar frikacake te merrte vete rolin e Shote Galices e ta ngjeshte alltine ne brez.E mu ne mes te Tiranes tua numuronte plumbet ne goje '' perdhunuesve ''.Jam i bindur se heroine do behej.Ashtu siq i ka hije nje femre shqiptare kur i cenohet nderi i saj.Por kur e perlyen vete nderin me kodrat e liqenit artificial cdo te bente tjeter.Veqse ne mengjes te thoshte tjera gjera e ne dreke te tjera gjera.
    Turp

  13. #13
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga elona79 Lexo Postimin
    une jam ish-23 vjeēarja e vitit 2002. PO lexoj sot per here te pare gjithēka keni thene apo menduar mbi ate ēka ndodhi me 31 maj te vitit 2002.Mund t'ju them vetem se ka qene momenti me i veshtire dhe poshterues ne jeten time dhe e dini se ēfare kam menduar gjate gjithe ketyre viteve?? Kjo bote eshte e mbipopulluar nga kriminelet, por s'paska me te pameshirshem se ata kriminelet te ulur ne kolltuqet e pushtetit dhe gjykatat shqiptare.Jeta ime dhe vizioni im mbi njerezit ka ndryshuar rrenjesisht tashme por endrra ime mbetet gjithmone e njejta; kur do te vije dita qe shqiptaret te ecin perpara per aftesite qe kane dhe jo me parate e ngjyera ne dinjitetin e perdhosur te njerzve te ndershem, siē isha une e mijera mijera te tjere...

    Une po te them me plot gojen TURP te keni ti dhe meshkujt e familjes tende , te fisit tend.te gjakut tend.Nese nuk do kishe alltie te beje nje apel ketu dhe qe besa ta kisha dhene nje une flake te re.Ta jap edhe sot qe te vesh ne vend nderin tend.po jo ate nder te perdhunuar kodrave te liqenit artificial.

  14. #14
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Citim Postuar mė parė nga Kaprosi Lexo Postimin
    Ne kete rast nese nuk merr masa organi perkates une do ta zgjidhja me vetgjyqesi ceshtjen. Nuk eshte e nevojshme te behet ekspertize sepse nuk ka femer qe te deshmoje kot ne nje rast te tille.

    Duket se jane bere te modes keto lloj '' perdhunimesh '' e dashur.Sa mire renditen ngjarjet e treguar tek shkrimi i Brarit.A thua eshte nje skenar filmi.Vajza pranon te pije kafe me dy shoket e te dashurit dhe aq naive na del sa pranon edhe te mashtrohet te shkoje ne hotel.Pallavra..Per ata te klases se pare.Hakmarrje nga ndarja.Dhe ja pendimi.Po te ishte rreale skishte nevoje te shkonte ne polici.Jo jo.Te shkonte te babai e te vellezerit e saj dhe tju tregonte cfare i kishte ndodhe.Dhe tju thoshte ta vinin nderin ne vend.E nese ato do ishin treguar frikacake te merrte vete rolin e Shote Galices e ta ngjeshte alltine ne brez.E mu ne mes te Tiranes tua numuronte plumbet ne goje '' perdhunuesve ''.Jam i bindur se heroine do behej.Ashtu siq i ka hije nje femre shqiptare kur i cenohet nderi i saj.Por kur e perlyen vete nderin me kodrat e liqenit artificial cdo te bente tjeter.Veqse ne mengjes te thoshte tjera gjera e ne dreke te tjera gjera.
    Turp

    NUK ARRIJ TE KUPTOJ SI MUND TE GJYKOSH,,,

    te te vije turp ty per ato qe shkruan... pak respekt per ato mijera femra qe jane perdhunuar dhe te detyruara te shesin trupin e tyre sepse jane ne dyar te njerezve te pameshirshem...mos harro qe pjesa me e madhe e ketyre vajzave eshte ne moshe adoleshente dhe nuk e ka fare idene se cfare eshte trupi i saj


    sa te zotet jemi te gjykojme te tjeret, po veten arrijme ta gjykojme ndonjehere???
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  15. #15
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga maryp Lexo Postimin
    NUK ARRIJ TE KUPTOJ SI MUND TE GJYKOSH,,,

    te te vije turp ty per ato qe shkruan... pak respekt per ato mijera femra qe jane perdhunuar dhe te detyruara te shesin trupin e tyre sepse jane ne dyar te njerezve te pameshirshem...mos harro qe pjesa me e madhe e ketyre vajzave eshte ne moshe adoleshente dhe nuk e ka fare idene se cfare eshte trupi i saj


    sa te zotet jemi te gjykojme te tjeret, po veten arrijme ta gjykojme ndonjehere???
    O magjyp ..Ngaqe arrij ta gjykoj vehten arrij edhe te gjykoj te tjeret..Nuk shoh te te tjeret para se te shoh te vehtja ime.Mua me vjen shume keq per ato gra dhe vajza qe jan perdhunuar , po perdhunohen e do te perdhunohen ne te ardhmen.Ama realisht..Ejo si shume nga ato qe kenaqen kodrave te liqenit dhe kur gdhihen ne mengjes na dalin te perdhunuara.
    Por me shume me vjen keq se humbi burreria shqiptare.Humbi tradita jone me e lashte.Nderi i nenes dhe i motres.Jane bere burrat me keq se grate.Dhe qajne ne emisionin njerez te humbur se ju ka humbur gruaja apo vajza.Dhe me paturpesine me te madhe thone se e dime se kush na e mori gruan apo vajzen.E akoma dalin edhe ne televizor.Si nuk kan marre.Po keshtu eshte kur e han turpin me buke o magjyp.
    Po me vjen shume keq edhe per ty moj alltie..Eh moj te eshte ndryshk tyta.Valla kot qe te mbajme ne brez.Se per kurgje spo na duhesh.Po ta terheqim kembezen veq kur po ja drejtojme vellait.Per nje cope toke.Apo kunder kusherinit per nje gardh.E kur na cenojne nderin e nanes e te motres valla po te fusim me nje vend te keq.E kot po i themi vehtes burra shqiptare..

  16. #16
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Citim Postuar mė parė nga Kaprosi Lexo Postimin
    O magjyp ..Ngaqe arrij ta gjykoj vehten arrij edhe te gjykoj te tjeret..Nuk shoh te te tjeret para se te shoh te vehtja ime.Mua me vjen shume keq per ato gra dhe vajza qe jan perdhunuar , po perdhunohen e do te perdhunohen ne te ardhmen.Ama realisht..Ejo si shume nga ato qe kenaqen kodrave te liqenit dhe kur gdhihen ne mengjes na dalin te perdhunuara.
    Por me shume me vjen keq se humbi burreria shqiptare.Humbi tradita jone me e lashte.Nderi i nenes dhe i motres.Jane bere burrat me keq se grate.Dhe qajne ne emisionin njerez te humbur se ju ka humbur gruaja apo vajza.Dhe me paturpesine me te madhe thone se e dime se kush na e mori gruan apo vajzen.E akoma dalin edhe ne televizor.Si nuk kan marre.Po keshtu eshte kur e han turpin me buke o magjyp.
    Po me vjen shume keq edhe per ty moj alltie..Eh moj te eshte ndryshk tyta.Valla kot qe te mbajme ne brez.Se per kurgje spo na duhesh.Po ta terheqim kembezen veq kur po ja drejtojme vellait.Per nje cope toke.Apo kunder kusherinit per nje gardh.E kur na cenojne nderin e nanes e te motres valla po te fusim me nje vend te keq.E kot po i themi vehtes burra shqiptare..
    degjo ti KAPRA...nje shprehje thote.. MOS BESHTYJ LART SE TE BIE NE KOKE..


    ps.. shoh qe edukata nuk te mungoka
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  17. #17
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga elona79 Lexo Postimin
    une jam ish-23 vjeēarja e vitit 2002. PO lexoj sot per here te pare gjithēka keni thene apo menduar mbi ate ēka ndodhi me 31 maj te vitit 2002.Mund t'ju them vetem se ka qene momenti me i veshtire dhe poshterues ne jeten time dhe e dini se ēfare kam menduar gjate gjithe ketyre viteve?? Kjo bote eshte e mbipopulluar nga kriminelet, por s'paska me te pameshirshem se ata kriminelet te ulur ne kolltuqet e pushtetit dhe gjykatat shqiptare.Jeta ime dhe vizioni im mbi njerezit ka ndryshuar rrenjesisht tashme por endrra ime mbetet gjithmone e njejta; kur do te vije dita qe shqiptaret te ecin perpara per aftesite qe kane dhe jo me parate e ngjyera ne dinjitetin e perdhosur te njerzve te ndershem, siē isha une e mijera mijera te tjere...
    Elona e lexova postimin tend edhe nuk arrij te kuptoj ate ndryshimin e versionit tend.Te kercenuan tyja edhe familjen tende????Ceshtja nuk arriti aty ku kuhej apo cfare sepse vertet se marr vesh kete nderrimin e versioneve qe ke dhene.


    P.s Cfare do lloj gjeje te kesh bere nuk eshte faji i te tjereve por i joti pasi cfaredolloj kercenimi apo poshtrimi te metejshem duhet te kishe qene e forte per te vazhduar betejen ne gjykate.Sipas meje edhe pse sme takon te te gjykoj me teper mendoj se je 1 person qe ka Humbur Autostimen edhe Krenarine.
    Pse disa Plehera do arrijne te poshtrojne njerezit???
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar mė parė nga elona79 Lexo Postimin
    une jam ish-23 vjeēarja e vitit 2002. PO lexoj sot per here te pare gjithēka keni thene apo menduar mbi ate ēka ndodhi me 31 maj te vitit 2002.Mund t'ju them vetem se ka qene momenti me i veshtire dhe poshterues ne jeten time dhe e dini se ēfare kam menduar gjate gjithe ketyre viteve?? Kjo bote eshte e mbipopulluar nga kriminelet, por s'paska me te pameshirshem se ata kriminelet te ulur ne kolltuqet e pushtetit dhe gjykatat shqiptare.Jeta ime dhe vizioni im mbi njerezit ka ndryshuar rrenjesisht tashme por endrra ime mbetet gjithmone e njejta; kur do te vije dita qe shqiptaret te ecin perpara per aftesite qe kane dhe jo me parate e ngjyera ne dinjitetin e perdhosur te njerzve te ndershem, siē isha une e mijera mijera te tjere...
    E dashur me vjen keq por mund ti ndodh kujtdo sepse udhetojm gjithe diten dhe jemi te rrethuar nga gjysem kafshe-njeri. fakti qe je terhequr(frika besoj) me duket veprim shume i pamatur. A te besohet qe e kam denoncuar nje shtaz ne shqiperi vetem pse me preku te dora te ndaloja????(dhe e nxin ne dru) Nuk duhet te nenshtrohesh keshtu, nga dy minj qe ruajn ferrave kush kalon, qe kemi neper kolltuqe akoma me minj se keta e dime po lufto per veten.

  19. #19
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga Kaprosi Lexo Postimin
    Ne kete rast nese nuk merr masa organi perkates une do ta zgjidhja me vetgjyqesi ceshtjen. Nuk eshte e nevojshme te behet ekspertize sepse nuk ka femer qe te deshmoje kot ne nje rast te tille.

    Duket se jane bere te modes keto lloj '' perdhunimesh '' e dashur.Sa mire renditen ngjarjet e treguar tek shkrimi i Brarit.A thua eshte nje skenar filmi.Vajza pranon te pije kafe me dy shoket e te dashurit dhe aq naive na del sa pranon edhe te mashtrohet te shkoje ne hotel.Pallavra..Per ata te klases se pare.Hakmarrje nga ndarja.Dhe ja pendimi.Po te ishte rreale skishte nevoje te shkonte ne polici.Jo jo.Te shkonte te babai e te vellezerit e saj dhe tju tregonte cfare i kishte ndodhe.Dhe tju thoshte ta vinin nderin ne vend.E nese ato do ishin treguar frikacake te merrte vete rolin e Shote Galices e ta ngjeshte alltine ne brez.E mu ne mes te Tiranes tua numuronte plumbet ne goje '' perdhunuesve ''.Jam i bindur se heroine do behej.Ashtu siq i ka hije nje femre shqiptare kur i cenohet nderi i saj.Por kur e perlyen vete nderin me kodrat e liqenit artificial cdo te bente tjeter.Veqse ne mengjes te thoshte tjera gjera e ne dreke te tjera gjera.
    Turp
    Une ne ca pika ty te jap shume te drejte por menyra sesi i ke shprehur mund te ishte me pak abrazive.
    Cfare eshte i dashuri?Asgje xhanem derisa te kete aq guxim sa t'i shkoje ne familje vajzes dhe t'ju shprehe qellimet e tija serioze. Meqe eshte asgje atehere me sa mend nje femer ve ne rrezik sigurine e saje duke u varavitur me te kodrave? Ok, e ke te dashur, e takon ne vende publike, me njerez perreth por jo ne vende aq te izoluara.
    Pastaj"shoket e te dashurit"? Te shkosh te pish me ata? Te hypesh ne taksi me ata? Pfiuuuh. Nje njeri normal mban goxha distance nga shoket e te dashurit dhe kjo per te miren e lidhjes.

    Me vjen keq per kete gocen sepse do i duhet te jetoje tere jeten me turpin qe s'ka qene e zonja te perballohet me ligjin dhe t'i dale zot vetes, nese vertete e kane perdhunuar sepse eshte bere mode tashme qe te akuzosh ata qe te lene.
    Une jam kunder dhunes ne te shumten e rasteve ama ne nje rast te tille gurit dhe drurit do i kisha rene dhe nese ligja s'do kishte bere gje, drejtesine do ia kisha bere vetes.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Vendndodhja
    cortona,itali
    Postime
    6
    te dashur forumiste, une ju falenderoj te gjitheve per kohen e harxhuar duke shkruajtur gjithēka keni shprehur me lart.duke mos ju njohur dhe duke mos ditur gjithsesi moshat perkatese qe ju keni mund t'ju them vetem se jeni shume larg nga konceptet e mia per jeten dhe te perballuarit e saj.eshte e vertete qe une konfliktet i "zgjidh" ne menyren time, ndoshta te gabuar dhe te pakuptueshme per disa nga ju por ndonjehere qellon qe duhet te zgjedhesh "te keqen me te vogel"...nuk e di se sa me kuptoni.Por gjithsesi nuk arrij te kuptoj pse duhet te jem une ajo qe duhet te turperohet???!!!!Llogjikisht ju jap te drejten te gjykoni mbi ate ēka kane shkruar gazetat, por jo mbi ate qe ndodhi me te vertete...une nuk jam perdhunuar ne kodrat e liqenit, dhe "KJO GOCA" nuk jeton me asnje lloj turpi, pastaj te dashur forumiste nga ISH- I DASHURI im m'u propozua edhe qe t'u shtija ne mes te tiranes...etj ,etj. Ah, qe te mos harroj, prokurori "i dashur" i mbushi xhepat dhe ishte pjese e akordit te bere me te gjithe(perveē meje), madje dhe me te dashurin tim i cili me detyroi me menyrat e tij prej USHTARAKU te terhiqja gjithe c'kisha deshmuar, ne seancen gjygjesore...i vetmi person te cilit une i detyrohem per humanitetin, efiēencen dhe kompetencen e treguar eshte drejtori i komisariatit n2 ne tirane ne 2002.Une zgjodha te jetoj e lire larg te gjitheve, dhe nuk ndjej turp, apo tjeter...une gurit e drurit i kam rene vertet por per te rindertuar jeten time. une nuk mund te harroj te kaluaren time, gabimet e bera, naivitetin ne besimin e dhene njerezve,POR sot ndjehem e ndertuar me te kaluaren, e kenaqur me te tashmen dhe e stimuluar nga e ardhmja...mgjth ju falenderoj te gjitheve per opinionet tuaja. E dua jeten, perpiqem ēdo dite te vleresoj shansin e dyte qe m'u dha.SE SHPEJTI...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Gjykata dėnon Sali Veselin pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, komandat Drinit
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Emėrime, shkarkime, ndryshime listash e falsifikime mandatesh
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 15:21
  5. Ku humbi MJAFT-i ?
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •