Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Kush eshte feja hyjnore ?

    Pse ka shume fe ne bote!?

    Shpesh degjojme shprehjen qe fete jane si partite!
    Ose pyetjen pse ka shume fe sot ne bote?.
    Keto pohime ose pyetje kane nje fare te drejte sepse perderisa Zoti eshte nje edhe feja duhet patjeter qe te jete nje.Per te shpjeguar realitetin pse sot ka shume fe iu referova ajetin te kuranit ku thuhet

    2:213.
    Njerėzit ishin njė popull (tė fesė sė natyrshme islame) e (kur u pėrēanė) All-llahu dėrgoi pejgamberėt pėrgėzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte tė sakta pėr tė gjykuar nė atė qė u kundėrshtuan ndėrmjet veti.



    -Pra sot egzistojen dy lloj fesh.
    (1) Feja hyjnore e shpallur dhe e emertuar prej Zotit .
    (2) Feja njerzore produkt i shpikjeve dhe mendjeve te njerzve.


    Pra njerzit nga Ademi deri ne kohen e profetit Nuh kishin nje fe te vetme ata adhuronin Zotin nje te vetem per me vone hyri per here te pare tek ata dhe ne gjithe rruzullin tokesor idhujtaria ose "feja njerzore".Si hyri ajo ose si u nda njerzimi ne dy fe feja monoteiste(hyjnore) dhe feja politeiste(njerzore).Ne ate kohe ishin disa te rinj qe kishin besimin shume te madh dhe e i kryenin urdherat e Zotit me shume rigorizitet.Mbasi keto besimtare nderruan jeten atehere njerzit per ti kujtuar dhe permendur ju ngriten perkujtimore dhe permendore(si jane lapidare sot), mbasi kaluan dy breza te njerzimit atehere shejatani i shtyu njerzit per te shkuar tek keto permendore dhe perkujtimore dhe te kerkonin prej ketyre njerzve te vdekur ndermjetsim tek Zoti ose furnizim, pasuri ,rrisk etj.Pra njerzit me mendjen e tyre krijuan fene e pare ne toke te shpikur prej njeriut e cila ishte adhurimi i njerzve te mire(krijeses) mbas vdekjes se tyre .Atehere Zoti per te mos i lene njerzit ne humbje u dergoi si profet Nuhun per ti larguar ato nga idhujtaria dhe adhurimi i krijesave dhe te adhuronin Zotin te vetem.Me vone do te tregojme histortite dhe mynyrat se si jane formuar fete njerzore nga njerzit duke u bazuar ne fakte historike dhe fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 29-05-2004 mė 08:02
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    FEJA

    .Egzistenca si ide, eshte absolute e pavarur dhe relative e varur
    Egzistence absolute e pavarur eshte Zoti i cili eshte krijuesi i qiejve dhe tokes dhe gjithckaje qe eshte egzistence relative e cila eshte e varur prej tij.Egzistenca relative e varur jane krijesat si natyra me cka ajo permban ne veten e saj qofshin ato te vdekura ose te gjalla si njerez kafshe planet yje kafshe dhe cdo gje tjeter.

    Njeriu bashke me jeten e vet eshte nder krijesat me delikate.Ai me gjithe ngjashmerine qe ka me krijesat e tjera ne natyre perseri ka dicka te vecante e cila e dallon prej tyre.Kjo eshte aftesia e te menduarit dhe aftesia e te zgjedhurit te gjerave me vullnet te lire, pra aftesia per te qene qenie fetare .

    Natyra e tij me te cilen e krijoi Zoti qe ka aftesi dhe ndjenja per te qene qenie fetare e ka cuar ate tek Egzistenca e Zotit pavarsisht nga zhivillimi i tij intelektual, shkencor ,emocional dhe material, ashtu si nuk do te kishte folur asnjehere ai po te mos kishte pasur ndjenjen natyrale per te folur.

    Pra te pasurit e ndjenjes fetare e ka bere ate te dallueshem nga gjithe krijesat e tjera duke e ngritur ate ne nje nivel me te larte te qenies se tij(per kete deshmon qe cdo gje eshte vene ne sherbim te tij nga Zoti yjet dielli ajri uji toka kafshet bimet etj.)Pervec kesaj njeriu eshte qenie qe ne te jane vendosur dy elemente shpirterorja dhe materialja secili nga keto elemente deshiron burimin e vet te ushqimit.Sepse qenia e njeriut ka nevoje per baraspeshim te ketyre dy elementeve.

    Pra duke ushqyer shpirtin e cili burimin e tij e ka duke adhuruar Zotin dhe materia e cila eshte mjet qe te con tek qellimi, dhe nuk eshte qellim ne vetvete,ajo udhehiqet nga shpirterorja per te arritur qellimin shpirteror dhe ushqimi e saj(trupit) eshte nga materia.Meqe mendja nuk eshte ne gjendje te mbaje kete baraspeshe midis materies dhe shpirterores si pasoje e kufizueshmerise se saj(mendjes) ne dituri dhe perceptim i cili vjen si pasoje e shqisave te kufizuara ka nevoje per ndihme per te arritur kete baraspeshim midis shpirterores(shpirti) dhe materie (trupit).Kjo ndihme ose udheheqje i jepet atij(njeriut) nga Zoti me ane te fese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 29-05-2004 mė 08:03
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #3
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kuptimi dhe perkufizimi i fese.

    Fjala fe eshte aq e nderlikuar saqe nuk ka fushe brenda veprimtarive njerzore e cila nuk perfshihen ne te.Pikerisht per kete fakt shkencetaret dhe dijetaret kane dhene nje perkufizim te saj duke u bazuar dhe ne qellimin e krijimit te njeriut.

    Pra sipas teologeve dhe shkencetareve islame feja i pergjigjet kuptimeve (1) Adhurim (lidhje dhe njohje e Zotit ) (2) Nenshtrim dhe Bindje (per te perputhur vullnetin e njeriut me ate te Zotit), (3) Drejtim jete, (detyra dhe porosi) (4) Shperblim dhe Denim(sipas veprave te tuaja).Pra vete jeta e njeriu permban brenda saj detyra dhe deshira te cilat duhet te udhehiqen nga vullneti HYJNOR qe te mos te demtohet njeriu, kjo krijese e larte.

    (1)-Adhurim (lidhje dhe njohje e Zotit)

    "Mesoje se ska Zot tjter pervec Allahut" (sure Muhamed)
    Dhe nuk ishin urdheruar per tjeter gje vetem ta adhuronin Zotin me nje adhurim te sinqerte"


    (2)-Nenshtrim dhe Bindje
    (per te perputhur vullnetin e njeriut me ate te Zotit

    E kush ka fe me te mire se ai qe sinqerisht i eshte nenshtruar Zotit te vet duke qene bamires..."(sure En-Nisa125)

    (3)-Drejtim jete
    (detyra dhe porosi)

    .Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj, e mos ndiqni rrugė tė tjera e t'ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė tė ruheni.[6:153]

    (4)-Shperblim dhe Denim
    (sipas veprave te tuaja).

    "Kush vepron nje te mire qe peshon sa grimca ate do ta gjeje dhe kush punon nje te keqe qe peshon sa grimca ate do ta gjeje"[99: 7-8]"

    Pra feja eshte ligj ose shpallje e vendosur nga Zoti dhe jo nga njerzit, per ta udhehequr dhe mesuar njeriun ne lidhjen e tij me Zotin ne lidhjen e tij me krijesat dhe ne lidhjen e tij me perkujdesjen ndaj vetes se tij.Mbas kesaj njeriut i dalin disa detyra-!

    1)-Detyra ndaj Zotit, Krijuesit te tij
    2)-Detyra ndaj vetes se tij
    3)-Detyra ndaj krijesave te tjera(prinderve, farefist, shoqerise)


    1)Detyra ndaj Zotit i permbledhte gjitha detyrat e tjera sepse me ane te fese Zoti ben rregullimin e jetes se njeriut duke vendosur rregulla te cilat njeriu duhet ti zbatoje.( 2) Psh Mos ta demtoje veten e tij shpirterish dhe fizikisht qofte duke adhuruar idhujt(per shpirtin) qofte duke pire droge (per trupin).(3)Te respektoje prinderit te mbaje lidhjet farefisnore te sillet mire dhe te kete vlera te larta ne shoqeri(qofshin keto morale intelektuale ose shkencore) te jete i mershirshem dhe kujdesshem kerkues e zbulues ndaj natyres qe e rrethon(pemeve, kafsheve, trupave qiellore, ujit, ajrit etj)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 29-05-2004 mė 08:07
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #4
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Feja e vertete dhe karakteristikat e saj

    a)Feja e drejte dhe e vertete eshte vetem nje si pasoje i te qenurit te Shpallesit te saj Nje (ZOTIT).

    b)Feja konsiderohet e vertete kur ajo e ka burimin e saj nga hyjnorja dhe jo nga njerzorja.

    c)Te predikoje ne themel te saj Besimin ne nje Zot dhe largim nga idhujtaria dhe adhurimi i krijesave qofshin keto njerez planete kafshe ose sende.

    d)Te predikoje per egzistencen e botes materiale dhe ideale ose shpirterore (duke marre prej te mirave te tyre dhe u lerguar prej te keqijave te tyre)

    e)Te predikoje harmonizimin ose balancimin e shpirtit dhe materies(pra asnje prej tyre te mos lihet anash).

    f)Te jete ne harmoni me natyren njerzore(pra te kete moral higjene karakter lehtesim dhe mos veshtirsim)

    g)Te udheheqe njerzimin ne perparimin e pergjithshem(shkencor )

    h)Te perfshije te gjitha fushat e veprimtarise njerzore(ciklin nga lindja deri ne vdekje eme shume se keto)

    j)Te kete parime universale (pa dallime kombesish rracash duke predikuar dashuri midis tyre)

    i)Te urdheroje per te mire dhe te ndaloje nga e keqja(sipas veprimit te tyre do kete denim ose shperblim)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #5
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Nevoja e fese per jeten njerzore

    a)Njeriu si qenie dyaliste e perbere prej trupit dhe shpirtit dhe per te arritur qellimin e kesaj bote duhet te mbaje drejtepeshim midis ketyre dy elementeve.

    Dhenia e perparesise se njerit con ne prishjen e baraspeshes dhe e qellimit te jetes .psh nese njerzit hajne dhe pijne e flejne pra e ushqejne trupin e tyre ashtu ato duhet te kujdesen per shpirtin e tyre qe edhe ai te marri ushqimin e tij i cili eshte adhurimi i Zotit Nje te Vetem.
    Po ashtu nese njeriu do te mbyllej diku per te adhurruar Zotin ai do te prishte prape ekulibrin duke lene menjeane mjetet per te ruajtur kete ekuiliber.pra ushqimin shoqerine etj.

    Pra Zoti duke e ditur qe njeriu megjithese eshte me i larte nga krijesat e tjera ai perseri eshte i kufizuar ne aftesi te menduarit dhe veprimit ndaj forcave shkatarruese(si jane deshirat e keqija shejtani padituria etj) te ketij ekuilibri shpirteroro-material. Ai(ALLAHU) i dergoi shpallje me ane te profeteve per ta udhehequr ate ne jete qe te ruaj kete ekuiliber.


    b)Feja eshte e domosdoshme per vete faktin e te menduarit te njeriut per arsye se megjithese mendja e njeriut eshte mjeti dhe begatia me e madhe qe i eshte dhuruar atij ajo kurre nuk mund te dije gjithcka qe i intereson njeriut(qofte dem ose dobi).
    Madje njeriu edhe ate qe di e ka grumbulluar si rrjedhoje e nje hulumtimi e studimi te gjate qe do kohe.Mirepo duke ditur kerkesat dhe problemet qe nxjerr jeta shpesh vonohet mendja te nxjerre rezultatet kur ajo ballafaqohet me shume pyetje qe paraqesin nevojat themelore te njeriut.Psh: I duhej mendjes njerzore shume kohe megjithese teknologjine e perparuar qe te arrije ne rezultate se disa substanca ose produkte jane te demshem per trupin e njeriut.psh duhani ose alkoli prostuticioni etj.po keshtu edhe shume pyetjeve me gjithe zhvillimin shkencor njeriu ngelet i hutuar para pyetjeve:

    -Pse kam ardhur ne kete bote ?
    -Ku do te shkoj pas vdekjes?
    -Si eshte krijuar gjithesia?
    -Si eshte krijuesi i jone?


    Pra feja i pergjigjet njeriut per te mos e lere ate ne hulumtime te pasakta dhe per te marre ai nje pergjigje te sakte dhe te shpejte.psh qellimi i krijimit eshte qe njeriu te adhuroje Zotin-

    Pra sic e theksuam edhe me lart Zoti i ka dhene njeriut ne shfrytezim shume krijesa ujin, diellin, ajrin, token, yjet, bimet, kafshet ,etj duke i treguar atij se misioni i tij eshte shume i larte dhe fisnik .
    Njeriu duhet te falenderoje dhe te adhuroje Zotin per miresite qe ai ka dhene qoftene veten e tij ose ato qe ai i shfytezon.

    Pra njeriu eshte krijuar qe ai te adhuroje Zotin ky eshte qellimi i jetes se tij ne kete toke dhe cdo gje tjeter eshte mjet per te arritur kete qellim .(psh e ushqyerit defrimet etj) jane kenaqesi per te cilat njeriu duhet te falenderoje Zotin dhe pastaj keto behen mjet per qellimin e tij dhe jo qellime ne vetveten e tyre.

    Pra njeriu ha per te jetuar dhe nuk jeton per te ngrene pastaj me jeten e tij ai adhuron dhe falenderon Zotin per miresite qe ai i ka dhuruar.

    c)Feja per njeriun eshte nevoje e pashmangshme per personalitetin e vete njeriun per trupin dhe shpirtin e tij.Njeriu lind ,rritet zhvillohet arsimohet dhe me ne fund ai vdes.
    Jeta gjate ketyre cikleve haset me gezime hidherime varferi semundje humbje te pasurise dhe ndonje te dashuri dhe ai nuk mund ti di kuptimin dhe urtesine te gjitha ketyre ndodhive qe i ndodhin dhe feja e ndihmon ate qe ti rezistoje dhe ti perballoje keto veshtirsi duke kuptuar urtesine e ndodhjes se tyre duke i dhuruar atij fuqi, shprese, gucim durim, permbatje, gezim ne mynyre qe ti perballoje keto.
    Mbeshteja tek Zoti e forcon shpirtin karakterin dhe i jep njeriut personalitet per te cilat njeriu ka nevoje ne jeten e tij komplekse dhe me veshtirsi.

    Thote Zoti ne kuran:
    "Ne do tu tju sprovojme me ndonje frike, uri me ndonje humbje nga pasuria e nga jeta si dhe nga frytet por ti jepu myzhde durimtareve"(el bekare 155)

    Shkencat psikologjike qe merren me individin vertetojne se besimi ne nje Zot ndikon shume ne sigurine dhe qendrueshmerine e njeriut ndaj problemeve ne jete.Po keshtu dhe problemit me te madh te njeriut ne jeten e tij (vdekjes) feja e ben njeriun qe mos trembet prej saj por ta kujtoje ate si mjet per te rregulluar ai veten e tij ne mynyre qe te largohet prej te keqijave dhe te veproje te mira per te cilat do te kete shperblim dhe denim.


    d)Feja pervec te tjerash eshte e nevojshme per individin sepse njeriu jeton ne mjedise te ndryshme ne familje shoqeri dhe ai duhet te jape kontributin e tij ne keto ambiente.por qe ato te jene te shendosha dhe te moralshme duhet qe dhe njeriu te jete me moral dhe sjellje te shendoshe i larguar nga veset e keqija.mirepo bazat e moralit dhe sjelljes nuk do te zbatoheshin shume mire sic ndodh sot nese ato nuk do te buronin nga nje autoritet hyjnor.
    Sepse sic e shohim sot ne shume religone dhe vende lejohet perdorimi ose veprimi i veseve te keqija si droga homoseksualizmi prostuticioni etj per te cilat mjafton nje ajet ne kuran ku mbi qindra milione muslimane nuk e pijne alkolin ose drogen etj.
    Pra feja eshte e nevojshme ne shoqeri per te vendosur normat dhe rregullat e saj.


    e)Feja eshte natyre e lindur tek cdo individ dhe si e tille ajo lind me njeriun dhe e shoqeron ate gjate jetes se tij.Ajo eshte e vjeter aq sa njeriu dhe dicka te tille e verteton kurani famelarte-
    "Drejtohu sinqerisht ne fe se vertete ,Ajo eshte natyra ne te cilen Allahu i krijoi njerzit, e nuk ka ndyshime per krijesat e Zotit..."(Er-Rrum 30)

    Pra kur njeriu eshte ne fe dhe e zbaton ate ai eshte sikur hena brenda orbites se saj kurse kur ai eshte jashte saj dhe nuk e zbaton ate eshte si hena qe ka dale jashte orbite dhe do te ndjeje shqetesime dhe veshtirsi gjate jetes se tij derisa ai te futet ne orbiten e tij(fene islame).per kete deshmon ajeti i kuranit-

    " 123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen nga Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr)". 124. E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr.125. Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: "Zoti im, prse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?" 126. Ai (All-llahu) thotė: "Ashtu si harrove ti argumentet Tona qė t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". [Sure Ta-ha]
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #6
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Fete e krijuara prej njeriut


    Te gjitha fete qe egzistojne sot ne bote jane te shpikura dhe emertuara prej njeriut prej njeriut per vec nje fese islame e cila emri dhe gjithcka qe ajo permban eshte shpallje prej Zotit kurse ne fete e tjera eshte futur dora njerzore.psh

    Feja bektashiane u krijua dhe u emertua nga njerzit duke ndjekur Haxhi Bektashin kjo fe i ka tejkaluar normat e saj duke adhuruar varret ose vendet e mira ajo dhe njerzit qe e predikojne ate kane dale jashte natyres njerzore .Sepse kujtojne se me ane te vdekurve do te afrohen tek Zoti ose prej varreve qe gjenden brenda ne tyrbe kerkojne fat, rrisk ,miresi ,largim te semundjeve, te fatkeqesive .pra i luten krijesave qe per veten e tyre ato nuk paten ndonje fuqi.ne kuran thuhet

    " Ne nuk i adhurojme ato per tjeter vetem qe ata te na afrojne tek Allahu...(zumer 3)ose ajeti tjeter

    Ata adhurojne cdo gje qe su ben as dem as dobi dhe thojne keto jane ndermjetsuesit tane tek allahu.Apo e informoni Allahun me dicka qe ai se di cka ne qiej e ne toke .i paster eshte madheria e tij nga cka i shoqerojne.


    Feja budiste mori emrin e saj nga predikuesi buda ka lindur ne vitet 537 para eres tone . Nje nga besimet budiste eshte nirvana qe do te thote "clirim i njeriut nga egzistenca dhe kalim ne mos egzistence.Tek ithtaret e kesaj feje adhurohet si Zot buda ne formen e statujave dhe kukullave .Ky lloj besimi eshte i perhapur shume ne kine tibet kore japoni etj.

    Feja hinduze ose njihet me emrin brahamizmi kjo eshte perhapur ne indi kur Zoti ndahet ne tri pjese nje brahma qe sipas tyre krijonte gjthcka pastaj Vishna ka perdetyre te mbaje boten dhe Silva qe shkatarron.Pas nje kohe te gjate besimi i indianeve mori emrin induizem kur ne kete besim u zhvillua shume kulti i shenterimit te kafsheve siodmos lopes ku ajo nuk theret e nukmhaet respektohet dhe adhurohet.Mahmata gandi ka thene =Lopa eshte kenga e meshires dhe nena e miliona njerzve.ne librat fetare te tyre thuhet se njeriu do te qendroje ne ferr aq sa qimet e nje lope qe ai ka therur .

    Fete mitologjike si shintoizmi ne japoni ose ato ne greqi dhe ne romen e lashte qe ne gjithesi kishte shume zotera njeri merresh me diellin tjetri merresh me ujin tjetri me rete tjetri me token etj.Pra idhujtari dhe politeizem.Zakonisht keto njeres jetojne ne pyje.

    Ateistet ose materialistet keto besojne se njeriu eshte Zot ne kete gjithesi ose natyra eshte ajo qe ka krijuar gjithcka.Zoti i tyre eshte natyra ose vetja e tyre duke vendosur ligje universale per njerzit sikur te dinin cdo natyre njerzore.Harrojne se vete natyra eshte e krijuar dhe i sherben njeriut ateher si ka mundesi qe zoti(natyra) ti sherbeka njeriut.keto jane me te keqinj se vete shejtani sepse shejtani e beson Zotin po nuk e adhuron ate ose nuk i bindet.

    Feja jehudiste eshte feja qe u emertua nga cifutet me emrin jehude si pasoje e emrit te tyre jehude.Burimet e saj jane ne librin tora qe eshte pese librat ne bibel dhe talmudin si komentim te ketyre librave .adhurojne Zotin dhe besojne si profet moisiun nuk besojne si profet Jezusin dhe Muhamedin a,s mirepo nuk quhesh besimtare derisa ti besosh te gjithe profetet qe ka zbrit Zoti per ket shkak te mohimit te profeteve Zoti denoi shume popuj..Besojne qe hebrejte jane i vetmi popull ne bote i shenjte dhe popujt e tjere jane sherbetore te tyre.E gjeni tek libri "Sekretet e sundimit te botes".te Fatos Alliut po ashtu ato thojne qe uzejri eshte djale i Zotit .ne bibel thuhet qe shpallja do te ikte prej popullit cifut tek nje popull tjeter sepse ata adhuruan nje vic ne kohen kur moisiu ishte per te marre shpalljen

    (ligji i perterire 32-20-50(" dhe tha-(Zoti) une do tua fsheh atyre izraeliteve fytyren time dhe do te shoh cili do te jet fundi i tyre sepse ata jane nje brez i degjeneruar ,bij tek te cilet nuk ka fare besnikeri.Ata me kane bere xheloz me ate qe nuk ishte zot (adhurimin e vicit) kane provokuar zemerimin tim me idhujt e tyre te kote dhe une do ti bej ato xheloz me njerez qe nuk jane nje popull do te ngacmoj cmiren e tyre me nje komb qe seshte ne vete.. Une do ti mbledh mbi ta mjerime do ti mbaroj shigjetat e mia.Nga jashte shpata do ti privoje nga femijet, nga brenda terrori, duke shkaktuar vdekjen e te riut virgjereshes, te foshnjes se gjirit dhe te plakut te thinjur.Une kam thene -Doti fshij njehere e mire do ta zhduk njehere e mire kujtimin e tyre(cifuteve) ne mes njerzve.


    Pra shumica e profeteve kane ardhur tek populli cifut mirepo ato perher i thyenin ligjet e tyre disa i vrisnin si gjon pagezorin zekerian etj ashtu si donin te vrisnin edhe jezusin .Ne kohen e musait ato mbasi ju hap deti dhe shpetuan nga faraoni moren nje vic dhe e adhuruan si Zot ateher Zoti u be xheloz me adhurimin qe ata i bene vicit dhe i tha qe tani profetet do te dalin tek njerez qe nuk jane nje popull(populli arab qe ishte i ndare ne fise para zbritjes se kuranit dhe nje komb qe nuk eshte ne vete sepse arabet ne ate kohe adhuronin idhujt deri sa Zbriti kurani dhe i largoi ato nga idhujtaria.ne nje verset te bibles thuhet
    "Skeptri nuk do ti hiqet judes as bastumi i komandimit nga kembet e tij derisa te vije shilohu(paqja) dhe atij do ti binden njerzit. (Zanafilla 49-10)
    pra nuk do ti iki pushteti cifuteve per profetet derisa te vije paqja dhe atij ti binden njerzit.Kush eshte kjo paqe qe do te vi do ta shohim me mire poshte tek feja islame=paqe.

    Feja krishtere ky emer u emertua nga vete njerzit mbas largimit te jezusit nga fjala krisht qe do te thota i vajosur shiko si thuhet ne bibel
    ( Veprat e apostujve) 11-26 ...Ketu ne antioki nxenesit per here te pare u quajten te krishtere"
    pra emri krishter nuk u emertua nga jezusi por nga njerzit te cilin te krishteret e adhurojne si Zot i cili ishte njeri qe ecte ne toke i derguar si profet dhe i cli gjithmone i ftonte njerzit per te adhuruar Zotin sic thuhet edhe ne bibel
    (Dhe si shkoi pak perpara ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39) dhe jo te adhuronin ate per kete thuhet dhe ne bibel
    (mateu 18 15-9)" Dhe me kot me adhurojne duke mesuar doktirna qe jane urdherime nga njerzit"
    po keshtu ne ket fe eshte i perhapur koncepti i trinitetit qe Zoti eshte i ndare ne tre Po ne bibel thuhet qe Zoti eshte nje
    "Vertet te kuptosh e te besosh se une jam Ai asnje perendi nuk u krijua para meje dhe nuk do te kete te dyte me pas.Une dhe vetem Une jam perendi dhe pervec meje nuk ka shpetimtar tjeter."(isaia 42-10)
    Krishteret e ndajne Zotin ne shume pjese nje ne qiell nje ne toke e nje eshte shpirti i shenjte qe sipas bibles gjendet tek cdo njeri

    (Korintesave I (6-19) A nuk e dini ju se trupi juaj eshte tempulli i frymes se shenjte qe eshte ne ju qe eshte nga perendia"ose "Tek nese fryma e perendise banon ne ju ju nuk jeni ne mish por ne fryme(romaket 8-9)
    .
    Pra mungon tek ato besimi monoteist dhe perfat te keq eshte futur ne to mitologjite dhe kultura greke romake etj si psh ne greqi besohej Qe zeusi ishte zoti i diellit aferdita ishte perendesha e dashurise dhe herkuli lindi si bashkim i dy zoterave dhe ishte njeri qe ecte ne toke pastaj prometeu i lidhur qe ishte perendia e zjarrit u kryqezua nga njerzit dhe ja hante shqiponja zemren keto mitologji kane ndikuar ne besimin kristian sepse njerzit ishin mesuar ta besonin Zotin te ndare dhe ne momentin qe feja krishtere vjen tek ata ata e perzine me kulturen qe kishin.Po keshtu ne librine krishterev ka ndryshime dhe gabime si shkak i futjes se dores njerzore ne to.Ne kuran thuhet
    "Eshte shkatarrim per ata qe me duart e veta shkrujaten librin edhe thane-Ky liber eshte prej Zotit e per te arritur me te nje fitim te pakte ,pra eshte shkatarrim i madh per ata qe fitojne(el bekare 79)

    ose
    "Ata i ndryshojne fjalet nga domethenia e tyre e tyre dhe braktisen nje pjese me te cilen ishin urdheruar(el maide 13)


    Biles edhe vete bibla thote jam e ndryshuar tek
    ( jeremia 8-8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.



    (Romaket 7:6)Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qėnė tė vdekur nga ē`ka na mbante tė lidhur, prandaj shėrbejmė nė risinė e frymės dhe jo nė vjetėrsinė e shkronjės.


    RISIA FRYMES ESHTE SHTESA SE FRYMES SE SHENJTE VJETERSIA E SHKRONJES ESHTE UNGJILLI ORIGJINAL.

    Argumneti qe paraqesin disa kristiane qe risia e frymes eshte dhiata e re dhe vjetersia e shronjes eshte dhiata e vjeter e hudh poshte jezusi me fjalet e tij duke i then se ai nuk erdhi per ti hequr ligjet por per ti plotesuar.
    “ Por ėshtė mė e lehtė qė tė mbarojnė qielli dhe toka, se sa tė bjerė poshtė qoftė edhe njė pikė nga ligji.” (Lluka 16:17) “ Mos mendoni se unė erdha pėr tė shfuqizuar ligjin ose profetėt; unė nuk erdha pėr t’i shfuqizuar, po pėr t’i plotėsuar.” (Mateu 5:17) Kėto janė fjalėt e Jezusit nė Bibėl pra bindjuni atyre!




    ZBULESA
    18 Unė i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t`i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.

    19 Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do t`i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr


    PRA KJO TREGON SE JEZUSI ISHTE LAJMERUAR NGA ZOTI QE E DI CFARE DO TE NDODHTE NE TE ARDHMEN PER NDRYSHIMET DHE HEQJET QE DO TI BEHESHIN BIBLES

    Shiko si thuhet ne bibel per nje ungjill tjeter kush eshte ky ungjilli tjeter kush qenken keto njerzit qe duan ta shtremberojne ungjillin mund te ma thuash.


    6 Cuditėm qė kaluat kaq shpejt nga ai qė ju thirri ju me anė tė hirit tė Krishtit, nė njė ungjill tjetėr,
    7i cili nuk ėshtė tjetėr; por ka disa njerėz qė ju turbullojnė dhe qė duan ta shtrėmbėrojnė ungjillin e Krishtit..[Galataseve-1 6-9]



    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #7
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Feja e vetme hyjnore e shpallur dhe e emertuar prej Zotit-


    Feja islame e vetmja fe e shpallur prej Zotit me argumenta nga historia dhe fete e tjera

    "Feja e pranueshme tek Zoti eshte Islami"(ali imran 19).

    "E kush kerkon fe tjeter pervec fese islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(ali imran 85)


    Ajeti tjeter i emertimit te fjales Islam thote Allahu ne kuran-

    "Dhe sot persosa per ju dhuntite e mija dhe Zgjodha per ju Islamin fe" (maide 3)


    "Islam" ne kuptimin gjuhesor perkthehet Paqe vjen nga emri i Zotit "Selam" Ai qe jep paqe dhe te ruan" dhe nga fjala tjeter qe ne gjuhen shqipe perkthehet "nenshtrim ".ne kuptimin teologjik ISLAM do te thote te jesh ne paqe me Zotin duke e besuar dhe adhuruar ate Nje te vetem dhe duke u larguar nga idhujtaria .

    Pra nese ti e adhuron Zotin nje me dituri dhe me pune atehere Zoti do te shperbleje ty dhe nuk do te denoje kurse nese ti beson ne tre zotera ose idhuj ose veten tende atehere denimi i Zotit do te ndjeki ty ne kete bote dhe boten tjeter.Po keshtu fitim i kesaj paqe me Zotin eshte dhe si shkak i zbatimit te urdherave te tij per respektimin ndaj prinderve te farefisit shoqerise etj mbrojtjen e vetes tende nga shkatarrimi sepse Zoti ta ka lene trupin dhe shpirtin amanet qe ti ruash dhe mos i demtosh ato. Pasuesit e kesaj feja quhen muslimane qe ka dy kuptime dhe kjo fjale ne kuptimin gjuhesor fjala musliman do te thote ti neshtrohesh ligjeve te Zotit.

    Dashje pa dashje njeriu i nenshtrohet ligjeve te Zotit si lindja rinia plakja sistemit te fuksionimit te jetes ne trupin e tij si frymemarrja punimi i organeve zemres stomakut melcise ,pra duam apo nuk duam ne Zemra jone rreh pa komanden tone pra kjo tregon se dikush tjter e ka ne dore ate.Po keshtu edhe hena dielli toka i neshtrohet ligjeve te Zotit si forcat relativitetit gravicionale rrotullimit ne orbite etj si keto prandaj ne kuptimin gjuhesor ato quhen muslimane si njerzit dhe objektet pavarsisht se cfare feje zbatojne.Kurse ne kuptimin teologjik fjala musliman do te thote ti nenshtohesh ligjeve te Zoti qe ai ka prure me ane te kuranit.Sepse ligjet e Zotit jane dy llojesh kozmologjike dhe teologjike .

    Ligjet kozmologjike ishin jashte vullnetit te njeriut sic e theksuam me larte kurse ligjet teologjike Zoti i ka vene qe njeriu ti Zbatoje me vullnetin e tij sic jane besimi ,falja ,agjerimi ,bamiresia largimi nga te ndaluarat etj .Pastaj nese njeriu me vullnetin e tij te lire i nenshtrohet ketyre ligjeve teologjike atehere ai do te shperblehet nga Zoti e nese jo ai do te denohet nga Ai per shkak te mos bindjes dhe mos adhurimit ose mos falenderimit per miresite qe Ai i ka dhuruar ne kete bote.Nuk lejohet termi islamik per muslimanet e as termi muhamedane sepse keto jane terma qe nuk permenden ne kuran.

    "O ju keni besuar kini frike Allahun me nje sinqeritet te vertete e mos vdisni vetem se duke qene muslimane"(ali imran 102)


    ose ajeti tjeter "O i ithtaret e librit(krishtere dhe cifute) ejani te bashkohemi tek nje fjale e vetem qe eshte e njejte midis nesh dhe jush-Te mos adhurojme te tjere pervec Allahut te mos i bejme atij shok ne adhurim te mos i konsiderojme njeri tjetrin per Zotera pervec Allahut! E ne qoftese ata refuzojne ju thoni deshmoni pra qe ne jemi muslimane.(ali imran 64)

    Tani te gjithe profete erdhen po me kete fe le te shikojme argumentat ne kuran dhe ne bibel
    Ne kuran

    Ai ju percaktoi juve qarte ate fe qe ia percaktoje Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallem ty dhe me ate me te cilen e patem porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isain(jezusin) {..esh-shuara 13}
    Dhe Isai(Jezusi) biri merjemes tha -O beni isrelite une jam i derguar i Allahut te ju jam vertetues i teuratit qe ishte para meje dhe jam pergezues per nje te derguar, qe do te vije pas meje emrit i te cilit Ahmed!E kur ai u erdhi me argumente te qarta ata thane kjo eshte magji e hapet.(es -saf 6)

    "Dhe Ne te derguam ty si meshire per te gjithe boterat"(kuran)



    Ne bibel per fjalen Islam=Paqe

    Dhiata e vjeter

    (jeremia 28-9)Profeti qe profetizon Paqen kur fjala e tij te behet realitet do te njihet si profet i vertete i derguar prej Zotit

    (pra kush ishte ky profet qe profetizon paqen dhe kush ishte kjo paqe ska dyshim profeti Muhamed a.s dhe Islami)

    "Skeptri nuk do ti hiqet judes as bastumi i komandimit nga kembet e tij derisa te vije shilohu(Paqja) dhe atij do ti binden njerzit. (Zanafilla 49-10)

    A nuk iu jane bindur njerzit Islamit


    Tek Dhiata e re
    (I selanikasve 5-21) por shqyrtoni me kujdes cdo profeci dhe zgjidhni ate me te miren

    jezusi thote ne bibel

    (gjoni14-27)"Une po ju le Paqen time .Nuk po iu jap paqen si e jep bota"


    Kuptimi i fjales Paqe ketu eshte ne lidhje me emrin e fese dhe jo me gjendje qetesie ose mos lufte sepse ne nje vend tjeter ne bibel thuhet

    (mateu 10-34)"Mos mendoni se erdha te sjell paqen mbi toke nuk erdha te sjell paqen por shpaten .une erdha te ndaj te birin nga i jati,bijen nga nena dhe nusen nga vjerra"


    Sipas fjales qe u ka dhene bijve te izraelit duke shpallur Paqen me ane te jezus krishtit qe eshte lord i te gjitheve.(veprat e apostujve 10-36)-

    Ngazėllo me tė madhe, o bijė e Sionit, lėsho britma gėzimi, o bijė e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po tė vjen; ai ėshtė i drejtė dhe sjell shpėtimin, i pėrulur dhe i hipur mbi njė gomar, mbi njė gomar tė ri.
    10 Unė do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftės do tė asgjėsohen. Ai do t`u shpalle paqe kombeve; sundimi i tij do tė shtrihet nga deti nė det, dhe nga Lumi deri nė skaj tė dheut.(zekeria 9 9/10)



    Dhe perendia e Paqes ju shenjterofte...(I thelanikasve5-23)


    SHENJA TE TJERA TE ISLAMIT NE BIBEL

    Dhe shikoni qe veprat e muslimaneve I kane beret e gjithe profetet
    thuhet ne kuran
    "..ne fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes.pershkrimi i te cilave eshte edhe ne turat dhe po ky pershkrim eshte edhe ne inxhil"(el fet-h-29)

    Tani shikoni ne bibel pershkrimi i sexhdes ose renia me fytyre ne toke

    (Dhe si shkoi pak perpara ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39) (Jezusi) -

    (I mbreterit 18-41)"por elija u ngjit ne maje te karmelit ai u ul mbi gjunje dhe fytyren e uli ne mes te kembeve"

    Joshua u ul gjer ne toke e filloi te lutej(joshua 5 -14)

    (psallmet 95-6)hajdeni ti lutemi ti perkulemi e ti gjunjezohemi perendise krijuesit tone”

    ..Dhe ata moisiu dhe aroni u perkulen gjer mbi dhe(numrat 20-61)

    Tani shikoni larjen qe muslimanet bejne para faljes kete e kane bere dhe profetet e tjere

    (eksodi 40 -31-32)”dhe moisiu dhe aroni dhe bijte e tij ne ate kohe lane duart dhe kembet e tyre.Ata pastroheshin sa here hynin ne faltore”.

    Veprat e apostujve 21-26)Pali e ndoqi keshillen dhe solli me vete kater njerez.te nesermen ai u pastrua dhe se bashku me ta hyne ne tempull”



    Heqja e kepuceve ne xhami
    (veprat apostujve 7-33)dhe Ai Zoti I tha moisut Hiqi sandalet se po qendron ne toke te
    shenjte.

    (Luka 2-21) dhe kur kaluan 8 dite pas te cilat duhej rrethprere ia vune emrin jezus (kete e quajne muslimanet berja synet
    -


    Tani shikoni per shamiat e grave-

    (letra epare e korintesave 11 5-13)edhe cdo grua qe lutet ose profetizon koke zbuluar turpron kryet e saj sepse eshte njesoj sikur gruaja te ishte e rruar .Sepse ne qoftese gruaja nuk mbulohet, le tia qethin floket ,porn e qofte per gruan eshte turp te qethet ose te rruhet le te mbuloje kryet e saj…Prandaj gruaj per shkak te engjejve duhet te kete shenje pushteti mbi kryet…Gjykoni nder veten tuaj ,A I ka hije gruas ti lutet perendise pa u mbuluar”
    Pra a nuk jane femrat muslimane ato qe mbajne flamurin e krenarise dhe fisnikerise ne kokat e tyre

    Ose pershendetja Selam aleikum qe behet nga muslimanet
    (luka 24-36) Jezusi I tha “paqja me ju”.
    Sa budalla eshte "Odisea"

Tema tė Ngjashme

  1. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  2. 24 Prill: E Diela e Meshires Hyjnore
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 16:57
  3. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •